Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 POEZI NGA KOLEC TRABOINI

Shko poshtë 
AutoriMesazh
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

POEZI NGA KOLEC TRABOINI Empty
MesazhTitulli: POEZI NGA KOLEC TRABOINI   POEZI NGA KOLEC TRABOINI EmptySat Nov 22, 2008 9:14 pm

i

KOLEC TRABOINI

E perhimta dimerore
- cikel poetik -
1- E PERHIMTA DIMERORE
Gezuar mikja ime e larget ne keto caste qe viti po ndrron
edhe ju miq te paket qe keni mbetur si shterg pa atdhe - gezuar,
packa se ne qiell nuk ka me zogj e vec ca re te perhimta
dimerore - na thone se dikur kemi qene dikush e dikur...
Boston Dhjetor 2005 2- PA EMER...

Gris, fshij, shuaj, harro;
mesazhet, letrat, piketakimet, ekspresin tek Shallvaret,
kafenene me emer grek, Itake, ne mitologji e ngujuar.
Edhe mollen e kuqe qe nje buzembremje kafshuam te dy
kur bashkuam frymet si enderr pa zgjim
ne pragun e shkalleve te dritherimes, ta shtypesh
me takat e kepuceve - me pas ti fshish,
mos harro .

Mos i kujto me njerezit, ngjarjet, takimet, enderrimet,
se ata, te grisurit, te fshirit jane fajtore
e duhen denuar e braktisur ne kete dimer me shi
ne kete stine politike pa drita e me endrra te ftohta
si trupa lakuriq aferditash te ngrira qe s'i do me
askush.

Mire ben cfare gris, shqyen, harron,
se gjithmone ka gjera per te grisur e shqyer ne kete bote,
por cfare do te arrish pas kesaj - ti vehtes nuk guxon tja thuash,
ti thuash se nuk eshte gjithmone e qenesishme fakti se vetem rrojme,
qofte dhe te cliruar prej pengut te se djeshmes
pa emer.

25 nentor 2005

3- FARI I SHPRESES

Vare enderrimin tek ndonje yll
si nje shamize e kalter ne eren qe fryn
neper gjokse vajzerie.

Ta shohe nga larg ikanaku njeri f
ergellimen e gjirit tend ne qiell
e te pervelohet prej deshirave te zgjimit.

Ikanaku
qe harruar detrave te botes mbeti
neper dimra pikellimi pa ty.

4- TRENDAFIL POETIK

Nje buze eshte nje petal,
nje puthje eshte nje trendafil, nje enderr,
eshte nje udhez per tek njeriu – ndaj merre
kete trendafil endrrash dhe kurre nga dora mos e hiq
se brenda tij jam une - e brenda meje je ti,
e aroma e tij e mbeshtjell qenien tone
ashtu si qielli pafundesisht mbledh:

yjet nen te cilet fleme dhe zgjohemi,
bejme dashuri dhe vdesim,
dremisim ne nje jon drite, prej ku
do ti shohim te gjitha lulezimet e pranverave te botes
dhe gjitha dashurite e brezave qe do te vine.

... Merre kete trendafil poetik - eshte per ty!

22 nentor 2005

5- LEPURUSHI I KLARES

Lepurushi i Klares a rron ende,
megjithese ne librin tim gjithmone gjallnon ne faqen 95
tek i gezohet si atehere veshtrimit tend
si cicerime laureshe ne pyllin e vjeshtes...

Do te isha shume i trishtuar te mirrja lajme si ky;
se, "qimebardhi nuk jeton me dhe endrrat jane shuar",
sepse gjithmone ate lepurush e kam patur ndermend,
ne kete bote si kafsha me fatlume.

Ndoshta -ndoshta
se ai i gezohej asaj qe mua me ndalohej,
e te ndodhte asisoj ajo qe nuk mund te besohet:
tia kisha zili lumturise se nje kafshe.

26 tetor 2005

6- ENIGMA KTHIMI
Meditim per ty qe me ke humbur

Kur kalon koha e dritezat e ngjarjeve si yjeza shuhen,
njeriu nis e ndjen brenda vetes
regetimen e stines- qe ne harrim la pas
e prej te ciles druhej.

Nese eshte dimer,
pikellon per vjeshten qe dha shpirt
nen kercitje gjethesh - nen kepucet e tij
si muzike funeber ne parqe.

Dhe cfare e rendomte i dukej,
krejt e paperseriteshme dhe e bukur
si nje fytyre pas qelqit- qe nuk mund ta preke me
i rishfaqet.

Kur kalon koha e stina-stinen kembezvarre,
pa ditur ku shkon e nga vjen e terheq,
njeriut per te djeshmen - dhe vetveten
here-here i vjen keq.

Kur te dashuren kurre te mos ta kete me,
digjet e pervelohet per ate,
enigma e kthimit brenda njeriut - si keterr
ne nje zgaver lisi me nje sy hapur fle...

18 nentor 2005

7- PLEQERISHTE

Megjithese ditet perseriten
ne te njejten trajte, si e njejta gje
ato nuk mund te jene njesoj
se koha qe fshehtas kalon
e ne mes nesh shtigjet i ze,
neper to ze fryn si ere
dicka te re ne mes nesh te sjelle
e keshtu t'na duket, mbase gabuar,
se jeta serisht ka nis, ze fill,
pas dimrit serisht ka beh pranvera
me dallendyshe neper qiell.

Ne te vertete cdo nje prej nesh
aty ku fati e ka nderprere
enderron udhezen ta rinise
packa se e keqja i ka zene shteg
e jeta i heq kembet zvarre,
nje kohe te re e trajte te re
brenda vetvehtes per te ndjere...

Valle cfare thote Buda per kete;
a ka kund shprese per pleqte e mjere?

Dhjetor 2005

8- "NUK BEHEN GJERAT KREJT ASHTU..."

E di qe gjerat s' behen "ashtu" -
si meteore ne nete gushti,
po si i behet qe te behen
e ne si pleq te mbledhim mendjen.

Se duke ndenjur gojekycur
- as keshtu e as ashtu ,
zogjte ne qiell fluturojne
si harrakate tutje-tu...

Vec koha iken e pas saj
si qerre fshati na terheq,
ndaj per ca gezime pleqerie
ne mos i pacim na vjen keq..

E di, qe flas, jangellesh- gabim,
se me ngeli mendja tek nje flutur
me flatra dielli krejt praruar
atje ne Tiranen tone te bukur...

KT2005

9- KUR DIKUSH TE PERSHENDET NGA ROMA

A. M.

Vetem nje here kam qene ne Rome,
ne tetor 2003 - Lumturimin e Nene Terezes - por ajo here
me mjaftoi per ta ndjere flladin e gjenialitetit qe fryn
ne cdo skaj te qytetit magji, ku mengjesi,
t'i prek enderrat me rreze dielli qe trokasin ne dritare
e ti kapur pas tyre si fijeza te argjendeta zbret neper rruge e sheshe,
aty ku fryma te mbetet pezull prane muresh ciklopike
e prane cdo statuje ndjen frymemarrje njeriu te hershem.

Ndaj kur mora pershendetjen e AM nga Roma e larget,
permes stuhi borerash e ererash polare ne Nju Ingland,
shpirti mu trazua serisht me ndjesi madheshtie e brenda vetvehtes
ndjeva te me rrokullisej nje gur - sikur Mikelanxhelo rigdhendete Moisiun
e si pasoje, nen goditje cekani qe thyen mermer e rikrijon njeriun,
nen ngasje krijimi nuk mund te heshtja - do te behesha fjalaman
pa tjeter dhe une...

Per Romen sa dobesi paska njeriu.
flet dhe atehere - kur desheron te heshte
e me fjalen si cekan, do s'do, thyen gure te rende
mendimi.

1 janar 2006

10- DESHIRA TE VRARA

Shpesh here e ndjej vehten
vrases deshirash ende te palindura
qe nje dite mund te beheshin femije,
nese njeri-tjetrin s'do ta kishim braktisur
ne vjeshten e fundit
me shi...

Ne te dy jemi vrases,
packa se kriminele s'na quan njeri...

2 janar 2006

11- AROMA

Kjo bote ku jetoj eshte e madhe e bukur, por gjithesesi jashte meje,
eshte si frutat e medha hibride neper supermarkete,
por pa leng e shije si frutat e Mesdheut plot arome.
Dhe oqeani qe kam diku pas shpatullave, nuk ka
ngrohtesine e detkaltrit tone.
Kerkojme dimensione edhe ne hapsirat qiellore- kudo qe te jete,
kur aroma e frutave dhe e miqesive, pas,
ne atdheun tone te varfer e te keputur - eshte si det...

Boston 3 janar 2006
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
POEZI NGA KOLEC TRABOINI
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» KOLEC TRABOINI - BIOGRAFI
» Xhelozia R. Moisiu, mllefi Kolec Traboini nga Agron Shele
» KUMTE TE PEGAISTEVE PER GJAKMARRJEN , JOZEFINA TRABOINI
» Personalitetete te etikes letrare JOZEFINA TRABOINI
» Poezi - Eva Sotiri

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: