Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 kushtetuta e republikes se kosoves apo rezoluta nr 1244keshi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

kushtetuta e republikes se kosoves apo rezoluta nr 1244keshi Empty
MesazhTitulli: kushtetuta e republikes se kosoves apo rezoluta nr 1244keshi   kushtetuta e republikes se kosoves apo rezoluta nr 1244keshi EmptySat Nov 29, 2008 9:49 pm







KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS APO REZOLUTA NR. 1244 KËSHILLIT TË SIGURIMIT TË OKB-SË?
Publikuar më datë 2008-11-28 17:46:42 nga moderatori admin1 | Lexime totale: 148
[img(320,200)]http://lajme.dervina.com/foto/ae5855f653b567f9ad328a3d81038a6c/rexhepahmeti[1].bmp[/img]


Mr. Rexhep AHMETI

Ja çfarë misioni të madh të natyrshëm i shtron koha Republikës së re të Kosovës: që edhe në fëmijërinë e saj ta vetëdijesoi, një pjesë të bashkësisë ndërkombëtare dhe Serbinë se politika e vjetër e millosheviqiane nuk mund të bëhet e padukshme dhe funksionale me petkun modern, që ia vë asaj kryetari aktual i Republikës së Serbisë, z.Tadiç dhe ithtarët e tij.( WWW.dervina.com, artikulli:Formulë kombëtare shqiptare, autor R.A., shikuar më 16 nëntor 2008

Më 26 nëntor 2008 Republika e Kosovës në mbledhjen e KS të OKB-së e zyrtarizoi fitoren juridiko-politiko-diplomatike kundër Republikës së Kosovës. Për Republikën e Serbisë dhe për OKB-në edhe një herë vlejti dhe u vu në zbatim Rezoluta nr. 1244 e KS të OKB-së, prandaj u zyrtarizua edhe njëherë nga një pjesë e madhe e bashkësisë ndërkombëtare fatkeqësia më e madhe për Kosovën dhe kombin shqiptar në përgjithësi-baza juridike (shumë e padrejtë) e misionit të EULEX-it në Kosovë dhe shtrirja e tij në tërë Kosovën. A mund te jetë neutral EULEX-si ndaj Statusit të Kosovës kur për Mision ka realizimin e interesit te Republikës së Serbisë dhe kur Serbia pohoi se “për herë të pare OKB-ja realizoi interesat e Serbisë “që zyrtarizohet me rifuqizimin e 1244-tërshit.
Republika e Kosovës përmes përfaqësuesve të saj zyrtar, si në nivel kombëtar ashtu edhe në atë ndërkombëtar, refuzoi këtë bazë juridike të EULEX-it dhe 6 pikëshin e Ban Ki Moonit. JO-ja goxha e fortë e Prishtinës, në këtë rast, i dha një leksion të mirë një pjese të Bashkësisë ndërkombëtare, se nuk duhet të marr vendime të padrejta ndaj qytetarëve të një vendi dhe shteti kushtetues, ngase ai vend që i imponohen vendime të padrejta, është i detyruar t’i refuzojë ato patjetër. Këtë fat e pati, sot të tregojë, e të bëhet shembull për këtë Republika e re e Kosovës. Me këtë, kjo Republikë, tregoi vlerë bashkëkohore dhe rriti e forcoi identitetin e vet si shtet dhe si faktor real, si subjekt, de facto, në marrëdhëniet ndërkombëtare. Pa asnjë dyshim se në këtë kundërshtim të domosdoshëm dhe me këtë JO zyrtare të Republikës së Kosovës për Rezolutën nr. 1244 të K S të OKB-së, Republika jonë praktikisht bëri edhe një hap në të provuarit e sovraniteti dhe pati ndjenjën e të qenit sovran, sikurse edhe populli i saj dhe mendimi i tij për sovranitetin që u brohorit më 19 nëntor 2008 në Demonstratën e shoqërisë civile në Prishtinë, kur rinia e mençur dhe heroike shqiptare brohoriti fuqishëm dhe artistikisht: ” Jo, ndarje jo! Të bëhemi sovran!” Thirrja: TË BËHEMI SOVRAN! nuk ishte thirrje e një njeriu, një qytetari, një politikani, një debatuesi... por ishte zë i fuqishëm dhe mençuri e KOMBIT, në vendin e tij dhe në kohën e duhur. Bile kombi shqiptar e ka përvojë, e ka në vetëdije dhe nënvetëdije se Liria nuk dhurohet por FITOHET. Këtë transferë të përvojës dhe të dijes e vetëdijes duhet ta bartë tani edhe në lidhje me kategorinë kushtetuese të SOVRANITETIT, që e ka të sanksionuar edhe në nenin 2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Po ashtu duhet të mendohet e veprohet edhe për fitimin e drejtësisë individuale e kolektive në të drejtën pozitive kombëtare e ndërkombëtare. Pra, pushtetarët tanë, të sotëm dhe të ardhshëm një gjë duhet ta kenë të qartë: se Liria (ende e paktë për ne), Sovraniteti (vetëm fillestar tani për ne), Drejtësia (ende e brishtë për ne) nuk dhurohen por fitohen për çdo ditë, për çdo javë, për çdo muaj, për çdo vit. Bile këto vlera duhet të fitohen e rifitohen shumë herë e në shumë forma, përmbajtje e rrugë, nëpër çdo njësi kohe. Vetëm të kundërtat e këtyre vlerave; robëria, nënshtrimi, serviliteti, padrejtësia po u gjendkan të gatshme, të fituara lehtë dhe të imponuara atyre që nuk janë shitur dhe që nuk shiten duke iu nënshtruar shitësve të këtyre vlerave sublime juridike, njerëzore, sociale, politike, etj. Pra, çdo politikan në Kosovë duhet ta kuptojë fort mirë se tani, gjithnjë e më pak do të vlejë “parimi” politik që ka dominuar gjer më tani në Kosovës se “etika nuk ka lidhje me politikë”, se “ politika është rrenë”, (edhe në raport me qytetarët dhe popullin tënd), se “ politika dhe morali nuk shkojnë bashkë “ etj.
A mund ta jetësojmë ne vullnetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe vullnetin e KOMBIT të Republikës së Kosovës duke lejuar që të vlejë ende në Kosove 1244-tërshi. Misioni i EULEX-it ka bazë 1244-tërshin. Republika e Kosovës ka ligj mbi ligjet, ka bibël e kuran (të ndryshueshëm) Kushtetutën e Republikës. DE FACTO, në praktikë cila bazë juridike do të vlejë në raportet mes institucioneve të Republikës dhe EULEX-it? Cili legjislacion do të zbatohet në praktikë në vitin 2009 në Kosovë? Rezoluta 1244 e KS të OKB-së, të cilën në Kosovë e përkrahin më shumë shtete, apo Kushtetuta e Republikës së Kosovës të cilën e përkrahin, pak shtete dhe për rëndësinë e të cilës dhe për “krasitjen” e saj (duke ia hequr edhe Pakon e Ahtisaarit) nuk janë aq të vetëdijshëm as pushtetarët e Republikës së Kosovës, madje as Kuvendi i Kosovës, e shumica e qytetarëve të Republikës sonë.
Si mund të jetë neutral misioni i EULEX-sit ndaj Statusit të Kosovës kur ka bazë juridike Rezolutën nr. 1244, e cila pranon dhe siguron sovranitetin territorial të Republikës së Serbisë mbi territorin e Republikës së pavarur, sovrane, demokratike, unike, të pandashme të Kosovës?
Në nënin 2 të KUSHTETUITËS SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS është sanksionuar: Sovraniteti i Republikës së Kosovës buron nga populli, i takon popullit dhe ushtrohet, në pajtim me Kushtetutën, nëpërmjet përfaqësuesve të zgjedhur, me referendum, si dhe në forma të tjera, në pajtim me dispozitat e kësaj Kushtetute.
Kuvendi i Kosovës ka detyrë të zbatojë Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe sa më shpejt që është e mundur, bile do të ishte shumë e arsyeshme që pikërisht sot, më 28 nëntor 2008 të zbatonte Kushtetutën e vet duke mohuar Rezolutën 1244 të K S të OKB-së, e cila në bashkëveprim me Republikën e Kosovës bëri agresion kushtetues, më 26 nëntor 2008, kundër Republikës së Kosovës.
Sot është edhe ligjërisht DITA E SHQIPTARËVE, 28 Nëntori i Madh. Ditë e pashmangshme dhe e pashlyeshme nga qenia dhe identiteti i kombit shqiptar. Dje më 27 nëntor, kah ora 15 një gazetar i TV-së Koha Vizionit më pyeti:
-A po e shihni nuk janë vënë në Prishtinë, në sheshin kryesor, flamujt kombëtarë!
Iu përgjigja, përafërsisht, kështu: Flamuri kombëtar është në zemrat e njerëzve, në subjektivitetin e tyre. Nga aty nuk e kanë zhdukur shekujt, prandaj nuk do të hiqet nga aty as në të ardhmen.
Sot më 28 Nëntor 2008 bota do të shikon dhe kupton se sa thellë është i ngulitur flamuri kombëtar shqiptar në subjektivitetin e kombit tonë. Do të realizohet në jetë në Kosovë emërtimi DITA E SHQIPTARËVE, që është fituar edhe me formulimin identik në ligjin nr.03/L-064 të Kuvendit të Kosovës. Sigurisht, që po sot do t’i tregohet botës së kjo DITË është shumë më shumë se “ditë memoriale”. Askush nuk do të mund të na ndalojë më FLAMURIN KOMBËTAR SHQIPTAR. As Rezoluta nr. 1244, as OKB-ja, as Serbia. Askush nuk do të mund të na detyrojë të bëhemi federatë-konferderatë me Serbinë dhe jo RIBASHKIM ME SHQIPËRINË. Përsëri do të tregojmë fuqishëm se SHPIRTI SHQIPTAR NUK NËNSHTROHET AS ME POLITIKËN MË TË STËRHOLLUAR ANTISHQIPTARE. Se nuk nënshtrohet me dhunë shqiptari, këtë e kemi treguar shumë herë në histori, gjer më tani.
Të gjithë shqiptarëve kudo që janë dhe dashamirësve tonë, ua urojë me shpirt festat madhore të 28 Nëntorit të fuqishëm të identitetit shqiptar!

28 Nëntor 2008,
Mitrovicë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
kushtetuta e republikes se kosoves apo rezoluta nr 1244keshi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» DEMONSTRATA KUNDER ZGJEDHJEVE TE SERBISE
» Kushtetuta - mohon sovranitetin dhe integritetin territorjal
» Flamuri i Kosovës
» Qeveria e Kosovës nuk çan kokën për kufijtë e Kosovës
» Nje pyetje kryeministrave shqiptar.

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: