Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumiForumi  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  IdentifikohuIdentifikohu  
Victor Hygo 5 2.7 7
Share | 
 

 Victor Hygo

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
Guximi
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve: 2427
Age: 20
Vendi: Nė "Komedinė Njerėzore"
Profesioni/Hobi: Student
Registration date: 12/09/2007

MesazhTitulli: Victor Hygo   Sat Dec 13, 2008 5:58 pm

Ne kete teme do te kemi mundesi te diskutojme per veprat madheshtore te shkrimtarit te pavdekshem franceze Victor Hygo.

Se pari ka deshire te filloj me nje vjerrshe te tij qe titullohet "Ultima Verba" ne shqip do te thot " Fjalimi i fundit"

E ka perseritur e do ta perseriris, kete vjerrshe 5 here ne dite ndodhe qe e recitoj



Ndėrgjegjja njerėzore ka vdekur; n’aheng zhyer,
Ai shkryhet mbi tė; kjo kufomė i pėlqen;
Ndonjėherė, gjithė gaz, sygjak e i ndėrkryer
Ngre dorėn e i bie sė vdekurės qe s’ndjen.

Korrupsioni i sjell tė ardhura gjyqtarit.
Kur sheh ē’bėjnė klerikėt njeriu e humbet,
Gėrmojnė e gjejnė qesen nė arėn e poēarit;
Krishtin qė shiti Juda, Siburi prapė e shet!

“Qesari mbretėron. Vet Zoti i lavdėruar
E zgjodhi,-thonė ata.- Popull falju me shpirt!”
Teksa me duart mbyllur shkojnė duke kėnduar,
Duket nėpėr gishtėrinj floriri si u ndrit!

Oh! Gjersa tė qėndroj nė fron ky horr nga princat,
Me bekimin e papės perandor,-maskaraj,-
Nė njėrėn dorė sqeptrin, nė dorėn tjetėr pincat,
Karli i Madh prej Mandrinit qė e gdhendi satanaj;

Gjersa tė bėjė pallė duke bluar me dhėmbė
Besė, nder e virtyt, zulmin tėnd, o atdhe,
Si derri nė batak i zhytur kokė e kėmbė
Sa kohė qė tė jetė ky turp i zi mbi dhe;

Edhe sikur tė arrinte poshtėrsia nė jetė
Sa qė ta adhuronin atė qė ndjell ndot,
Edhe sikur Anglia e Amerika vetė
T’i thoshin mėrgimtarit: “Shko se nuk tė mbajmė dot!”

Dhe si fletė e kėputur tė vėrtiteshin ne erė,
Edhe tė na mohonin tė gjithė gjer nė fund,
Dhe sikur mėrgimtari tė endej derė mė derė,
Arratisur, pa i zėnė kėmbėt dhe asgjėkund;

Dhe sikur shkretėtira, ku rrallė shkel njeriu,
T’i zbonte tė pėrzėnt e t’ua mbyllte ēdo shtek;
Dhe sikur varri i zi tė ēahej prej vetiu
E tė vdekurit jashtė t’i hidhte brek me brek




Jo! S’do pėrkulem unė! Pa njė ankim ne gojė,
Zinė thellė nė shpirt, po i qetė e krenar!
Ne syrgjyn zemra ime do tė ju pėrqafojė,
Liri flamuri im! Mėmėdhe,-o alltar!

O shokė tė syrgjynit, i falem kultit tuaj;
Republika, o shokė, na lidh e na bashkon.
Ēdo gjė qė shajnė e shkelin - nder e lavdi e quaj
Dhe damkėn unė i vė dhunės qė triumfon.

Hakmarrja do tė jem e atdheut tė gjorė,
Zėri qė hedh mallkimin! Goja qė thotė: Jo!
Kur lėvrin tė tregojnė, Qesar, larot, me dorė,
Birucėn – do tė them – qė po tė pret shiko!

Pėrpara tradhtisė dhe atyre qė iu shtruan,
Do tė kryqėzoj duart, ballin lart, plot zemėrim.
Besnikėri e hidhur ndaj sė drejtės qė vuan
Shtylla ime ti bėhu, gėzimi e krahu im!

Po! Sa tė jetė aty, o Francė, Francė e shtrenjtė,
O nėnė e adhuruar qė tė dua me zjarr,
Do tė me qaj syri pėr ty o tokė e shenjtė, -
Fole e jetės sime dhe i gjyshėrve varr!

S’do t’i shoh ato anė ku mendja ime rendėn,
O Francė! Veē detyrės, ēdo gjė do tė harroj.
Me shokėt nė arrati kam pėr tė ngulur tendėn,
Do rri nė dhe tė huaj, po skllav, jo, nuk rroj!

Do vuaj, do duroj pa u penduar kurrė,
Pa shikuar tjerėt nė qėndrojnė apo jo,
Nė u pėrkul ndokush qė e pandehnim mė burrė,
Nė ikshin shumė veta qė nuk u ka hie kjo.

Njė mijė po tė mbeten, do mbetem edhe vetė;
Edhe njėqind tė bėhen, nuk tundem, jo qė aty.
I dhjeti tė jem po qe se mbeten dhjetė:
E ne mbet vec njė, - do jemi unė ai!

Victor Hygo Edhe pse nje perkrahes i revolucionit te madh borgjeze ne Frnace ne te me vone filluan te kishin jete disa terme komoniste sikurse "barazia shoqerore" ai vazhdimisht ka goditur borgjezine franceze, dhe sistemin e ri shoqeror, sistemin kapitalist, dhe borgjezine franceze ne pergjithesi, sidomos ne vjerrshen e tij qe e postova me siper dhe ne veprat e tjera.
Nje nder kundershtaret me te flaket te tij eshte presidenti i tanishem francez Sarkozi.

Ja nje leter drejtuar Victor Hygos nga shkrimtari Honore de Balzak:

Zotit Victor Hygo

Ju qe patet fatin e Rafaeleve dhe te Piteve te beheni
nje poet i madh qe ne moshen e njome kur njerezit
jane ende te vegjel, ju, si Shatobriani, si te gjitha
talentet e verteta, keni luftuar kunder ziliqareve te
Fshehur prapa shtyllave te Gazetes ose te strukur
ne bodrumet e saj. Prandaj deshiroj qe emri juaj


[size=12]ngadhenjimtar te ndihmoj per suksesin e kesaj
qe jua kushtoj juve, e qe sipas disave, eshte jo
vetem nje akt i guximshem, po edhe nje histori plot
vertetesi. Mos valle gazetaret s'do te meritonin
penen e Molierit dhe Teatrin e tij sic e meritojne
markezet, financieret, mjeket dhe prokuroret? Pse,
pra, "Komedia njerezore" qe castigat ridendo mores
te lere pas dore njeren prej fuqive shoqerore kur
shtypi parizian nuk le pas dore asnjerin?
Jam i lumtur, zoteri, qe po me jepet rasti te them se
jam admirues dhe miku juaj i sinqert

Marr nga libri "Iluzionet e Humbura"

Jeta dhe vepra e V.Hygos






Perfundimisht V.Hygo mbetet babai i letersise boterore, dhe ata qe nuk i kane lexuar veprat e tij i ftoj t'i lexojne se jane nder me te mirat te historise letrare, te cilat nxjerrin ne pah shume dukuri negative, duke perdorur me nje mjeshtri te rrall artistike edhe leteresine.

Ju lutem merrni pjese ne kete teme sepse kam shume deshire te diskutojme per veprat e tij.

Respekt
Guximi
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.bashkimikombetar.com
Guximi
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve: 2427
Age: 20
Vendi: Nė "Komedinė Njerėzore"
Profesioni/Hobi: Student
Registration date: 12/09/2007

MesazhTitulli: Re: Victor Hygo   Sat Dec 13, 2008 5:59 pm

Vitet e para te jetes i kaloi ne shume vende te ndryshme i detyruar me familjen per shkak te punes se babait i cili ishte nje gjeneral ne fushatat aktive Napoleniane pas 3 vjetesh ne Korsike; 2 ne Paris dhe disa vjet ne Italine Jugore ai nisi shkollen ne Spanje dhe me vone e vazhdoi ne Paris. Publikimi i tij i pare ishte nje vellim i "Odet" te cilen e publikoi vetem kur ishte 20 vjecar, nje veper nen influencen e shkolles klasike. Ne letersine franceze tashme kishte filluar te perhapej romanticizmi, ku Hygoi bazaur ne kete botoi pjesen e dyte te "Odet". Gjate viteve 1831 dhe 1841 ai shkroi shume vepra te cilat ia rriten shume reputacionin, dhe me pak prej ketyre arritjeve ai u be pjesetar i akademise franceze ne moshen 39 vjecare. Romani "Notre Dame de Paris" dhe dramat "Lucrece Borgiaa", "Marie Tudor" dhe "Le roi s“amuse" nga e cila Verdi mori subjektin per operen e tij Rigo, paten nje sukses te madh. Gjate viteve 1841-1851 Hygo shkroi pak, dhe u mor me politike, fillimisht si perkrahes i monarkise se Lui Filipit me ide te zjarrta napoleoniane. Me vone ai shfaq dhe mbeshtet Lui Napoleonin si president, por nuk perkrahu Napoleonin III, dhe kjo i kushtoi atij debimin nga franca. Megjithate vitet e mergimit ishin shume te frytshme, gjate kesaj kohe shkroi dhe romanin "Te mjeret" e cila e beri te njohur edhe jasht frances "Punetoret e detit", "Njeriu qe qesh" etj. Me renien e perandorise Hygoi u kthye ne Paris dhe beri nje tentative pa sukses pjeserisht ne pjesen politike te Frances. Vitet ne vazhdim e deri ne vdekje i kaloi ne Paris. Ne vitin 1881 u emerua senator i perhershem. Vdiq me 22 maj 1885 dhe u varros me nje ceremoni madheshtore ne Paris. Viktor Hygo eshte konsideruar si nderi i letersise franceze dhe ka arritur majat e saj. Ai u vleresua ne rradhe te pare si poet, por edhe ketu ai i theu rregullat kryesore, thelbesore ne te cilat bazohej letersia franceze e asaj kohe. Stili i tij epik dhe lirika e tij jane te paarritshme. Ai do te ngelet perhere nje nga shkrimtaret me te ndritur e te lavdishem te Frances. Jashte Frances Viktor Hygo njihet kryesisht per prozat e tij teresisht romantike, ai dashuronte antitezen, dhe kjo e conte ate ne ekzagjerim dhe krijon karikatura groteske. Krijimet e tij jane te gjalla dhe shume te goditura, shpesh here romanet e tij jane me detaje teknike dhe me pershkrime te tepruara. Viktor Hygoit i mungonte sensi i mases dhe kjo duket e qarte ne idete e tij te egzagjuara, si dhe mungesen e humorit ne te gjithe veprat (perafersisht). Ne kete aspekt ai nuk ishte kurre lider ne politike. Rradhitet ne nje nga shkrimtaret qe te prek shpirtin kur lexon veprat e tij. Ai diti te qendronte larg nga modelet melankolike dhe te vetmuara qe karakterizonin poetet e kohes, duke ditur te pranoje peripecite jo gjithmone te lumtura te jetes se tije per ti bere eksperienca thelbesore dhe te mbledhi vlerat dhe sfumaturat e shpirtit human. Shkrimet e tij harriten te mbulonin te gjitha gjinite letrare, nga lirika, tek tragjedia, tek zakonet, tek satira politike, tek romani historik e social, duke ngjallur konsensus ne te gjithe Europen. Biografia Gjate rinise se tij ndoqi te atin Léopold-Sigisbert Hugo, ushtarak i ushtrise se Bonapartit, qe guxonte te merrte me vete ne spostimet e tija, te shoqen Sofia Trébucher, dhe te bijte Victor, Abel dhe Eugene. I ati pati dhe nje rol deciziv per kapjen e Fra Diavolo ne Itali per kete u emerua Guvernator i Avellinos; me tej u dallua eshe ne Spanje, ku Bonaparti i dha graden e gjeneralit. Ne periudhen nga 1815 deri ne 1818 Viktori frekuentoi per nje periudhe, per te plotesuar deshiren e atit, Politeknikun e Parisit, por shume shpejt i la studimet teknike per t’iu dedikuar letersise drejt se ciles e shtyu e ema. Shkroi Odet, dhe keto ishin kompozimet e para letrare. Sebashku me vellain Abel themeloi Konservatorin Letrar (1819); shkroi me pas Odet dhe poezi te ndryshme (1822) dhe shume shkrime te tjera deri tek Odet dhe balada, qe i vleu nje rent prej 1 mije franga nga ana e mretit Luigji i XVIII. Ne 1823 u martua me Adele Foucher nje shoqe femijerie; dasma u kremtua ne kishen e Saint-Sulpice (ne te njejten kishe ku u pakezuan markezi Franēois de Sade dhe Baudelaire). Ne te njejten periudhe nisi te frekuentoje rrethin e romantikeve te parisit mes te cileve edhe ate te Charles Nodier. Nga martesa me Foucher linden kater femije: Leopoldine, Charles, Franēois-Victor e Adčle. Zbulimi, mbas disa vjetesh, e trdhetise se te shoqes me mikun e familjes Sainte-Beauve, do ta coje te beje nje jete te lire; e dashura e tij per gati 50 vjet u be Juliette Drouet, nje aktore teatri te cilen e njohu gjate provave te Lucrezia Borgia (1833). Drouet i qendroi gjithmone prane pavaresishte tradhetive te shumta te Viktorit. Babai i Romanticizmit Ne 1827 shkruan dramen historike per teatrin Kromuell, ai qe u konsiderua si manifestimi i teorive te reja romantike, ndersa ne 1830 u prezantue Hernani ne Komedine Franceze; prenzantimi u nderpre nga perplasjet mes mbeshtetesve te Hygos me disa horra. Puna megjithate iu njohe nga shefi i shkolles se re romantike. Vete Hernani u kompozua me muzike dhe u prezantua edhe nga Giuseppe Verdi (Ernani, 1844). Ne 1841, Hygo bente pjese ne Akademine Franceze, ndersa ne 1831 u publikua Notre-Dame de Paris, i cili pati nje sukses te menjehershem dhe te gjere. Ne 1843 mbytet e bija Leopoldine dhe dhendri; Viktori e mori lajmin kur po kthehej nga pushimet duke e lexuar ne gazeten Siecle ( shekulli ). Tragjedia, e bashkuar me mos suksesin e punes teatrale “I Burgravi” ne 1845, i shkaktoi nje depresion te madh qe do ta mbaje large botes letrare per 10 vjet. Ne te njejtin vit emerohet Par i Frances nga mbreti Lui Filipi i Orleansit. Ne 1848 Hygo bene pjese si deputet ne Asamblene Konstitutive, por grushti i shtetit i 1851 sjell ne pushtet Napoleonin e III. Fillimisht, e mbeshtet, por pastaj – kur vete nisi te sillet ne menyre antiliberale – vendos distancimin dhe e sulmon me shkrime dhe diskutime kunder varferise dhe shtypjes qe behen nderkohe gjithnje e me pak te tolerueshme. Mergimi Keto kontraste e cuan Hygoin te arratiset ne ishullin Guernsey, duke e shtrenguar keshtu te jetoje ne mergim per 15 vjet. Por, Hygo, gjate mergimit nuk pushoi kurre se konsideruar nga francezet si Babai i atdheut ne mergim. Mbyllet keshtu per te nje periudhe e lumtur, edhe pse me kntraste te forta, dhe po hapej nje tjeter ne te cilen do te merrte forem figura mitike e tij ne poetike qe duhej me pas ti dorezohej tradites historike letrare. Shkruan,duke shprehur ndjenjat e tij me personale, satira “Napoleone on i pettit” ( Napoleoni i vogel) 1852 dhe vargjet “Chatimente” (Ndeshkimet) 1853 qe evidentuan ne menyre te shenjuar dhe polemike veprimet e Napoleonit III. Me inspirim humanitar ishin veprat Les contemplations (“ Mendimet”) (1856) dhe me “ Legjenda e shekujve” Hygo pershkoi historine e njerezimit nga Gjeneza ne shekullin e XIX, veper qe u publiku ne tre pjese: pjesa e pare ne 1859, e dyta ne 1877 dhe e treta ne 1883. Shkroi ne te njejten periudhe veprat e tij me te njohura qe do perconin famen e tij ne te gjithe Europen si “Te mjeret” (1862), “Punetoret e detit” (1866), dhe “Njeriu qe qesh” (1863). Gjate kesaj periudhe nuk iu kursyen fatekeqesite: ne 1855 vdes vellai i tij Abel, ne 1863 vajza e tij Adele cmendet dhe arratiset ne Kanada, ne 1868 vdes edhe e shoqja dhe disa niper, por ne te gjitha keto fatkeqesi do te kete gjithmone prane besniken Zhuliet. Impenjimi anti-monarkik e coi ne nje publikim te ri dhe shume me te mbyllur publicistik ne favor te ideve demokratike. Me mergimin impenjimi i tij anti-napoleon (Napoleoni i III) nuk pushoi. Ai talli perandorin e ri ne vepren e tij Napolé on le petit ( Napoleoni i vogel), 1852. ne librin Les chā timents (ndeshkimet), 1853 dhunes verbale i pergjigjet dhuna e diktatorit; ajo ishte e vazhdueshme ne Les contemplations (“ Mendimet”), 1856 ne te cilen shkrimi behet kozmologji morale qe vesh cdo fat njerezor, shprehje e jetes se brendeshme dhe e rikuperimit te memories ne nje dimension mitik. Te vitit 1862 jane romanet “Te mjeret”. Ne 1866 i pason “Punetoret e detit”, veper e pasur me figura fantastike dhe sureale. Kushtet proletare behen gjithnje e me shume kusht romantesk, shkrimtari gjendet gjithnje e me shume ne prove me fatalitetet e gjerave (deti, natyra) dhe me fatalitetin e gjithepranishem te zemres njerezore. Rikthimi ne atdhe Rikthimi i tij ne atdhe ndodh ne 5 shtator 1870, pas mposhtjes se Napoleonit te III. U prit nga nje turme brohoritese dhe entuziaste qe kishte ardhur per te pershendetur rikthimin e tij ne Paris. Shtepia e tij behet serisht vend pritjesh mes shkrimtaresh dhe ai rifitoi qetesine duke rinisur prodhimin letrar me “Viti ‘93” (1873); shkroi poezi tetjera, disa ne lidhje me jeten e tij familjare si “Femijet e mi” (1874), dhe poezi te tjera satiro – politike si “Babai” (1887). U rikthye serisht te beje pjese ne Senat ne 1876. Ne 1878 goditet nga nje kongjestion celebral por kjo nuk e pengoi – pavaresisht se semundja e detyroi te pakesonte aktivitetin e tij – te coje deri ne fund “Torquemada” (1882), nje veper mbi fanatizmin e inkuizicionit qe kishte nisur disa kohe me pare. 80 njetori i tij u festua nga nje turme festuesish qe vendoste lule perpara shtepise se tij; disa muaj me vone do te goditej nga nje zi e re, me vdekjen e besnikes se tij Zhuliet. Hygo qendroi per ta qare i vetem deri ne 22 mars 1885, pra deri ne vdekje ne shtepine e tij ne Paris. Trupi i tij u vendos per nje nate nen Harkun e Triumfit dhe u shoqerua nga 12 poet. Ne ceremonine e tij te varrimit moren pjese persona te ardhur nga cdo cep i Frances. Tashme Viktor Hygo (1802-1885), ne romanticizem te plote, kisht filluar te fiksonte prototipin e kllounit tragjik me personazhet e Tribuletit dhe te Guinpleinit, respektivisht protagonista te veprave Le roi s’amuse ( Mbreti defrehet ) dhe L’homme qui rit ( Njeriu qe qesh ). Ky roman i fundit ( 1869 ), ne vecanti, eshte nje veper pak e njohur e Viktor Hygos, ne te cilen shfaqen opinionet dhe angazhimi i tij politik. Ne kete veper Hygo e vendos njeriun perkundrejt shoqerise shfrytezuese, dhe zhvillon pikepamjet e tij demokratike mbi te kaluaren dhe mbi epoken e tij. Ne pjesen e pare te romanit qe perben nje te treten e te gjithe vepres, fabula nuk e kapercen pikelidhjen: Guinpleni i braktisur shpeton vogelushen Dea dhe se bashku me te gjen strehe tek endacaku filizof, Ursusi. Personazhi i pare i denje per tu permendur qe hasim eshte nje shites ambulant me emrin Ursus. Shoku i tij i vetem eshte Homo, nje ujk i zbutur. Ursus jeton ne nje karvan, me te cilen spostohet nga panairi ne panair per ti shitur njerezve kurat e tij popullore. Ngjarja zhvillohet ne nje breg deti diku ne kontinentin europian: eshte nata e 29 janarit 1690. nje grup njerezish, identiteti i te cileve nuk na tregohet, pergatitet per tu nisur me anije. Para se te nisen, ata braktisin ne breg nje femije 10 vjec Femija, i deshperuar, i uritur dhe kembezbathur, endet neper stuhi derisa harrin nje forca, ku gjen kufomen e nje te varuri. Me tutje, zbulon te mbuluar me bore nje grua te vdekur nga i ftohti, qe mban ne krahe nje te porsalindur akoma te gjalle. Me ne fund strehoet ne nje karvan, qe zbulohet qe eshte ajo e Ursusit. Aty meson qe vogelushja eshte e verber. Ne pjesen e dyte, pjesa me e gjere e romanit, paraqitet Anglia aristokratike e fillimit te shek. XVIII – te, perkundrejt se ciles qendron si misherim i nje parimi moral me te vertet fisnik qe rrojne mes njerezve te mjere, heronjte kryesore: Guinpleni, Dea dhe Ursusi. Njgjarja spostohet perpara me 15 vjete. Takojme dukeshen Xhoziane, qe, e merzitur nga jeta e oborrit, meson se i vetmi sherim nga cdo merzitje eshte “Guinplein”, edhe pse nuk e di se cfare apo kush eshte ky Guinpleini. Femija i mesiperm, tashme, eshtebere nje burre 25 vjecar. Emri i tij zbulohet te jete tamam Guinplein. Nga femijeria e tij, na thote naratori, ka fytyren dhe buzet e shperfytyruara – gati sa formon nje ngerdheshje te frikshme. Jetimja e verber, me emrin Dea, eshte tashme 15 vjece. Ursus dhe cifti i te rinjeve jetojne me spektakole te vogla qe i prezantojne ne dite festash. Dukesha Xhoziane, duke marre pjese ne nje prezantim teatral, dashurohet me Guinplenin. Zhvillimi i subjektit kushtezohet, nga nje ane, dashurise se dlire te Guinplenit per Dean dhe pasionit te ulet qe ushqen ndaj Guinplenit bukuroshja demoniake, aristokratia Xhoziane, dhe nga ana tjeter, prej zbulimit te sekretit te origjines se Guinplenit, hyrjes se tij ne dhomen e Lordeve dhe fjalimin demaskues qe ai mban ne parlament. Gjete nje performance, nje nenpunes i shtetit e urdheron Guinplenin ta ndjeki ne nje burg ku po torturohet per vdekje nje burre me emrin Hardkuanoni. Ai e njohu aktorin, qe ai vete, 23 vjete me pare, e kishte shperfytyruar per ta bere nje palaco. Ne vitin 1682, gjate mbreterimit te Jakut te II, nje nga armiqt e mbretit ishte Lord Klencarli. Mbreti urdheroi vrasjen e fisnikut. Me vdekjen e tij, biri i tij, Fermen, trashegimtar i tokave te tij, iu dorezua, me ndihmen e Hardkuanoni, bandes se Kompracikos, tregetareve te femijeve. I malavitosi, ne 1690, me ne fund e kishin braktisur femijen, Fermen/Guinplein, gjate nje stuhie. I shperfytyruari rifitoi titullin e tij fisnik, por, mbasi beri nje fjalim ne Dhomen e Lordeve ne te cilen denoncon indiferencen e qeverise mbi kushtet ne te cilat jeton populli anglez, perqeshet per shkak te ngerdheshjes se tij te pavullnetshme. Heroi romantik qe ka sfiduar ne emer te popullit turmen e aristokrateve qe gajasen se qeshuri, mbetet i vetmuar. Ne bresherine e talljeve dhe fyerjeve, ai ndien prapa shpines se vet mbeshtetjen e miliona njerezve, dhe kjo i jep force qe te vazhdoje. Por, vetem demaskimi me fjale del i pamjaftueshem per te ndrequr rendin shoqeror, dhe Guinpleni deshton ne orvajtjen e tij per ti bere aristokratet te kuptojne te verteten. Megjithate, fjalimi i tij pershkohet nga nje optimizem social, i dreitohet te ardhmes. Vendos te kthehet tek Ursus dhe Dea. Guinpleini u bashkua me te dashurit e tij nderkohe qe keta gjenden mbi nje varke, ne pritje per tu nisur per ne kontinent. Kur Dea ndjen prezencen e te dashurit, vdes. I riu e “harrin”, duke u hedhur nga anija per tu mbytur ne det. “Ursus, ankohej, oh i mjeri une!, qe nuk kam qare kurre. Serbatori i i loteve ishte plote. Nje rezerve e tille, i cili eshte mbledhur, pike per pike, dhimbje mbas dhimbjeje, gjate gjithe egzistences se gjate, nuk boshatiset ne nje cast. Ursus Renkoi gjate. Loti i pare eshte nje shpim. Qau mbi Guinplenin, mbi Dean, mbi veten e tij, Ursusi, mbi Homon. Qau per te gjithe ate per te cilen kishte qeshur. Pagoi edhe per te prapambeturit. E drejta e nje njeriu per te derdhur lote nuk jepet me recete”. Finalja tragjike e romanit nuk e pakeson besimin ne clirimin e ardhshem te njerezve te shtypur, sepse ne anene e heronjeve mbetet forca e pathyeshme e drejtesise morale. Demokratizimi i flaket i Hygoit qe shihte tek populli burimin e te gjitha forcave te gjalla dhe krijuese te kombit, urrejtja e tij per te gjithe shtypesit e popullit, - te gjitha keto percaktojne pathosin ideologjik dhe vleren artistike te romanit “Njeriu qe qesh”. Personazhet Secili nga heronjte e romanit eshte nje figure, rendesia dhe kuptimi i se ciles del ne pah jo vetem nga fjalet dhe veprimet e veta por, edhe nga pershkrimet e autorit qe i prijne ose i shoqerojne veprimet. Figurat e paraqitura ne roman, kane pak vecanti konkrete te shek XVIII. Forcen bindese artistike ua jep atyre jo aq perputhja me epoken e dhene sesa vertetesia e pergjithshme sociale e psikologjike. Moria e personazheve te dhene ndihmojne ne zhvillimin e veprimit dhe e nderlikojne intrigen e romanit. Ata i nevojiten autorit per te vene ne dukje edhe me teper me ane te kontrastit mes tyre fisnikerine e shpirterore, pastertine morale dhe humanizmin e larte te heronjeve te tij pozitive.

wikipedia.org
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.bashkimikombetar.com
Guximi
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve: 2427
Age: 20
Vendi: Nė "Komedinė Njerėzore"
Profesioni/Hobi: Student
Registration date: 12/09/2007

MesazhTitulli: Re: Victor Hygo   Sat Dec 13, 2008 6:00 pm

Portreti i Deas Dea tashme ishte 16 vjece. Ajo ishte e zbehte, me floke te zeza, me shtat te hedhur, te hajthet dhe aq te holle, sa dukej sikur po keputej ne mes, e bukur si hyjneshe, me syte plote drite por, e verber. Verbesia i kishte bere te palevizshem pergjithmone bebezat e asaj femije, e cila tani ishte grua. Ne fytyren e saj, qe nuk mund te pershkrohej nga drita, kendet e buzeve te varura me trishtim shprehnin nje deluzion te hidhur. Syte e saj, te medhenje e te shkelqyer, kishin nje veti te cuditeshme: ishin te shuar per te por, shndrinin per te tjeret. Pishtare te mistershem, te ndezur, qe ndriconin vetem boten e jashtme! Leshonte drite ajo qe s’kish per vete. Syte e saj vezullonin. Ajo roberesh e erresires kthjellonte ambjentin e ngrysur ku jetonte. Nga fundi i terit te saj te pasherueshem, qe prapa atij muri te zi qe quhej verberi, ajo shndrinte. Nuk e shihte diellin tone, por tek ajo shihej shpirti i saj. Veshtrimi i saj i vdekur kishte nje palevizshmeri qiellore. Ajo ishte misherim i nates dhe ndrinte si yll, ndrinte ne ate erresire te dendur qe e rrethonte nga cdo ane. Ursusi e kishte pakezuar me emrin dea dhe ajo padyshim qe shembellente me nje perendeshe. Ajo vogelushe perfaqesonte boten qiellore. Ligeshtia e saj eshte ne te vertet plotefuqi. Ngjashmeria dhe uniteti i te dy figuarave Te dy keta personazhe edhe pse ne dukje te kundert ne thelbet e tyre ishin te njejte. Ne te dy ishte misheruar mjerimi njerezor. Dukej sikur kishin ardhur ne kete dhe nga bota e hijeve: ai nga pjesa ku mbreteron tmerri, dhe ajo nga pjesa ku mbreteron erresira. Kete terr Dea e kishte brenda ne veten e saj, kurse Guinpeni ne fytyren e tij. Dea kishte dicka si fantazem, kurse Guinpleni dicka si hije. Dea rrethohej nga nje hon i zi, Guinpleni dicka edhe me te tmerrshme. Per Guinplenin qe kishte sy ekzistonte edhe mundesia per tu krahasuar me te tjeret. Te kesh sy ne te cilet nuk pasqyrohet bota e jashtme, eshte nje fatekeqesi shume e rende, por jo aq e madhe sa te jesh enigma e vetvetes. Dea kish nje tis mbi syte e saj, Guinpleni kish nje maske: fytyren e tij. Te dy ishin te vetmuar. Vetmia e Deas ishte e trishtuar: ajo nuk shihte asgje. Vetmia e Guinplenit ishte ogurzeze: ai shihte gjithcka. Mbi ta rendonte denimi i kobshem i fatit, dhe fati nuk e kish shnderruar kurre me aq mjeshteri jeten e dy qenieve njerezore te pafajshme ne nje vuajteje te paprere, ne nje torture te sketershme. Dhe, megjithate, ata ishin ne parajse: duheshin. I endur me kontraste, figura e Guinplenit vihet perkundrejt figures se Deas dhe njekohesisht eshte i lidhur me te ne menyre te pazgjidhshme. Nga njera ane kemi nje shemtim te dukshem, nga ana tjeter nje bukuri te natyrshme dhe te verber. Te dy jane misherim i vetive pozitive qe karakterizojne njerezit e popullit: pasterti morale, pasuri shpirterore, dliresi ndnjenjash, aftesi per te dashuruar dhe vetemohim. Fatet e tyre jane te pandashem nga njeri – tjetri. Ai eshte syte e saj, dhe ajo fytyre e tije.
. Romantizmi ne vepren e Hygoit Romanticizmi ishte nje levizje komplekse shpirterore dhe kulturore qe prodhoi nje rinovim te thelle ne letersi, ne art dhe ne mendim, ne politike dhe ne zakone. Romanticizmi u zhvillua nga ai mutacion i shijeve dhe i ndjeshmerise qe u verifikua ne Europe ne fund te shekullit te XVII. Mes poeteve te rinje te perfshire ne rrymen e Romanticizmit ishte edhe Viktor Hygo, qe atehere ishte 25 vjec. Ne publikimet e tija lirike, dicka rreth 50 mije vargje, manifestohet Hygoi i rinise dhe i theksimit te romanticizmit, idhull i gjenerates se re ne vargjet e tij shpreh brendesine e shpirtit. “Njeriu qe qesh”: nje nder librat me te bukur qe kam lexuar. Ne veper munda te vihet re pastertia ne pershkrimin e atyre qe jane sjelljet dhe karakteristikat tipike e races njerezore, ato jane realiteti qe Hygoi harrin ti beje te pavdekshme me fjale te thjeshta. Ne “Njeriu qe qesh” autori ka vene ne dukje kontradiktat e forta te botes qe ka pasione qe shpesh shkojne ne kahe te kunderta dhe kurre paralelisht. Dashuria e paster dhe e dlire, lakmia per prestigj, luksi si hobi: te gjitha keto pasione jane mbledhur ne te njejten shoqeri qe diferencon per dukje dhe qe nuk harrin te shikoj me tutje, por vetem te qeshe me fatekeqesin. Ne kete liber kuptova qe njeriu fshihet o mbas se keqes, ose vdes per dashurine. Kur e lexova librin mbeta e mahnitur nga embelsia dhe ndjeshmeria e personazheve qendrore qe me lidhin drejt per drejt me autorin. Romanticizmi dhe dliresia i vesh personazhet kryesore ne cdo veprim, mendim dhe fjale. Sociologjia romantike e Hygoit shihet vazhdimisht ne trajtimin metafizik te rendit shoqeror anglez si ne te kaluaren ashtu edhe ne te tashmen.Romantizmi i Hygoit shfaqet ne menyren e trajtimit te materialit historik konkret. Ai behet mbrojtes i madh i te drejtave te njerzve dhe shpreh “revolten e shpirtit” per shtypjen e padurueshme te popullit te thjeshte. Hygoi shume mire mund te prezantoje vete esencen e Romantizmit, duke u bere metafora e gjalle. Viktor Hygo, vepra e tij kaq e shumellojte dhe kaq komplekse, prezenca e tij kaq e shndritshme dhe luftarake, pervecse domethenese, “perfaqeson nje sinteze fatesh te ketij shekulli, mbi te gjitha te kontrdiktave te tij dhe te ambivalencave te tij, dhe te problemeve qe perbene dhe ndertuan kete pasuri te cmuar. Hygo radhitet ne radhet e “romantiques militants” (militantet romantike), qe mblidhen per ti dhene jete perqendrimeve te rendesishme te nje shpirti revolucionar qe do te shfaqet thelbesor per te kanalizuar dhe per te bere efikase dhe ndertuese forcen e pabesueshme dhe te jashtezakonshme shtytese te R[[Category:Shkrimtarė francezė]

wikipedia.org
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.bashkimikombetar.com
Guximi
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve: 2427
Age: 20
Vendi: Nė "Komedinė Njerėzore"
Profesioni/Hobi: Student
Registration date: 12/09/2007

MesazhTitulli: Re: Victor Hygo   Sat Dec 13, 2008 6:38 pm

"E drejta qendron mbi revolucion sikurse yjet mbi stuhi"

"Ka nje pike ku fatkeqet dhe famekeqet bashkohen e perzihen ne nje fjale te vetme, fjale fatale: Te mjeret."

"Ai qe nuk eshte i afte te duroj varferine, nuk eshte i afte te jete i lire"

"Eshte pune e lehte te jesh i mire, por e veshtire te jesh i drejte"

"Mjerimi lind burra, pasuria pjell mostra"

"Semundja e nje kombi, nuk mund te vras njereimin"

"Ska gje me pa mend se sa te mposhtesh, lavdia eshte te bindesh"

"Popujt, ashtu si zogjte, nuk i terheq dordoleci"

Victor Hygo
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.bashkimikombetar.com
Guximi
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve: 2427
Age: 20
Vendi: Nė "Komedinė Njerėzore"
Profesioni/Hobi: Student
Registration date: 12/09/2007

MesazhTitulli: Re: Victor Hygo   Sat Dec 13, 2008 6:46 pm

"Populli merr instinktivisht nen mbrojtje te tij gjithcka kunder se ciles drejtohet gishti kercnues i pushtetit"
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.bashkimikombetar.com
Eva0506
Hero anėtar
Hero anėtar


Female
Numri i postimeve: 3323
Age: 31
Vendi: Shume larg...!
Registration date: 28/01/2008

MesazhTitulli: Re: Victor Hygo   Sat Dec 13, 2008 7:36 pm

Urime Guxim per temen shume te bukur dhe te vecante qe ke hapur sot ketu. Te falenderoj dhe te uroj te vazhdosh edhe me tej.

Pak fjale per Victor Hygo (1802 - 1885)

Victor Hygo ze pa dyshim nje vend te vecante ne historine e letersise franceze. Nje nga figurat me shquara te shekullit te tij, krijues i nje vepre mjaft te madhe e te gjithanshme, qe nis qe me poezine lirike, satirike, epike e gjer te drama ne proze e ne vargje e tek romanet; luftetar i paepour per idealet e lirise, te barazise dhe per te drejtat e popullit, kunder cdo shtypjeje te njeriut, Victor Hygo zoteroii boten letrare franceze (dhe jo vetem ate, sepse ndikimi i tij i madh u ndie ne tere sferat e jetes) per nje kohe te gjate.

Qe udheheqes i levizjes romantike ne France, e megjithekete vepra e tij nuk perfshihet dot brenda kufijve te ngushte te romantizmit; poet politik, social, qe e mori artin gjithnje te lidhur me jeten, me problemet e kohes, ai evoluoi bashke me kohen, qofte persa i takon artit te tij, qofte persa u takon ideve te tij.

Nga lirizmi dashuror tek frymemarrja e gjere epike, nga kenget e thjeshta tek himnet filozofike e kozmike, Victor Hygo ka krijuar vargje nga me te bukurat te poezise franceze, te cilat do t'i sjell me pas.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Eva0506
Hero anėtar
Hero anėtar


Female
Numri i postimeve: 3323
Age: 31
Vendi: Shume larg...!
Registration date: 28/01/2008

MesazhTitulli: Re: Victor Hygo   Sat Dec 13, 2008 7:44 pm

Kenga e atyre qe ikin pertej detit

- Victor Hygo -
(Melodi bretone)

Atdhe lamtumire!
Vala shfryn si egersire.
Atdhe lamtumire,
Kaltersi!

Lamtumire, kopsht, pjergull e shtepi,
Lamtumire o lule te arta mbi avlli!

Atdhe lamtumire!
Pyll e livadh, qiell i dlire!
Atdhe, lamtumire,
Kaltersi!

Atdhe lamtumire!
Vala shfryn si egersire.
Atdhe lamtumire,
Kaltersi!

Lamtumire e vluar ballefarfuri,
Era eshte e forte, qielli eshte i zi.
Atdhe lamtumire,
O Lize, Mari, Elvire!
Atdhe lamtumire,
Kaltersi!

Atdhe lamtumire!
Vala shfryn si egersire,
Atdhe, lamtumire,
Kaltersi!

Syri yne i mbushur ne lot e ne zi,
Shkon nga vala me e zeze te shorti me i zi.

Atdhe, lamtumire,
Per ty them zemerngrire.
Atdhe, lamtumire,
Kaltersi!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Eva0506
Hero anėtar
Hero anėtar


Female
Numri i postimeve: 3323
Age: 31
Vendi: Shume larg...!
Registration date: 28/01/2008

MesazhTitulli: Re: Victor Hygo   Sat Dec 13, 2008 7:49 pm

Gurra dhe oqeani

- Victor Hygo -

Gurra qe lart nga shkembi qan
E bie mbi det si pika loti.
I pameshirshmi oqean
I flet: "Moj qaramane, c'do ti?"

Furtuna e tmerri une jam.
Mbaroj atje ku fillon qielli.
"O Pikel, e c'nevoje kam
Per ty, une i Paani, i Thelli?"

Perulesisht te njelmtit hon
Ja kthen atehere gurra e delire:
"Qe te te jap cfare te mungon, -
Ca pika uje per te pire".
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Eva0506
Hero anėtar
Hero anėtar


Female
Numri i postimeve: 3323
Age: 31
Vendi: Shume larg...!
Registration date: 28/01/2008

MesazhTitulli: Re: Victor Hygo   Sat Dec 13, 2008 7:59 pm

Ne nje nga barrikadat...

- Victor Hygo -

Ne nje nga barrikadat me gure te latuar,
Ndyre me gjak te fajshem e lare me gjak te kulluar,
Nje djale dymbedhjetevjecar u kap me burrat tok.
"Po ti me keta je?" "Po, me keta jam shok."
"Mire - tha oficeri - me plumb dhe ti e ke!
Prit te te vije radha!" Rrufera djali sheh.
Dhe poshte, rreze ledhit, te tere shoket i vrane.
I thote oficerit: "Te vete ketu prane?
Kete sahat sim' meje t'ja coj gjer ne konak?"
"Do t'ja mbathesh?" "Do kthehem!" "Shiko se c'frikacak!
Rrugaci! Ku banon?" "Aty te kroi ngjitur!
Mor zoti kapiten, do vij, s'rroj i koritur"
"Shko dreq!" Dhe cuni shkoi...Dredhi prej kalamani!
Edhe ushtaret qeshnin e qeshte kapitani.
Ndersa renkonin mbytur ata qe jepnin shpirt.
Por gazi u pre: djaloshi erdhi me vrap, pa prite,
E si u mbeshtet pas ledhit, krenar, si Viala'
Me nje veshtrim perbuzes: "Ja tek me keni!" u tha.

Vdekjes i erdhi turp dhe oficeri e fali.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Eva0506
Hero anėtar
Hero anėtar


Female
Numri i postimeve: 3323
Age: 31
Vendi: Shume larg...!
Registration date: 28/01/2008

MesazhTitulli: Re: Victor Hygo   Sat Dec 13, 2008 8:07 pm

Ajo ish kembezbathur...

- Victor Hygo -

Ajo ish kembezbathur, floket derdhur menjane,
Mes luleve te varura po rrinte ne vetmi,
Andej kur po kaloja mu duk se pashe nje zane,
Edhe i thashe: "Me mua ne fusha do vish ti?"

Ajo atehere me hodhi veshtrimin e fshehtesise
Qe i mbetet bukurise, me drita dhe me hije.
Edhe une i thashe: "Tani eshte muaji i dashurise,
Me mua a do vish te veme ne korie?"

Kembet ajo i fshiu buze lumit me blerime
Dhe per te dyten here me pa vasha sydrite.
Kjo shtojzovalle e bukur pastaj ra ne mendime,
Thelle, ne pyll sa embel kendonin zogjte ate dite!

Sa bukur perkedhelte bregun ujet e gjelber!
Permes kallamishtes vasha atehere shpejt m'u qas,
E bukur dhe e lumtur, e trembur dhe e eger,
Ashtu flokeleshuar, fytyre e sy plot gaz...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Eva0506
Hero anėtar
Hero anėtar


Female
Numri i postimeve: 3323
Age: 31
Vendi: Shume larg...!
Registration date: 28/01/2008

MesazhTitulli: Re: Victor Hygo   Sat Dec 13, 2008 8:14 pm

Dy vajzat e mia

- Victor Hygo -

Ne vagullim te mbremjes qe bie dalengadale,
Njera posi nje mjelme dhe tjetra si lumbardhe,
Te bukura e gazmore te dyja, o mrekulli!
Shikoni, motra e madhe dhe e vogla perbri
Atje tek hyrja e kopshtit, sa bukur jane ulur!
Karafilat e bardhe siper tyre perkulur,
Ne nje saksi mermeri, ku flladi i lekund,
Sodisin kete pamje qe s'eshte pare gjekund.
E fergellojne ne hije, e diuken buze saksise,
Si flutura ne ere, te ngrira prej mahnise.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Guximi
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve: 2427
Age: 20
Vendi: Nė "Komedinė Njerėzore"
Profesioni/Hobi: Student
Registration date: 12/09/2007

MesazhTitulli: Re: Victor Hygo   Sat Dec 13, 2008 8:54 pm

Eva te falenderoj gjithashtu shume per materialin shume te rendesishem qe postove mbi kete shkrimtar.
Eva a e din se kush i ka perkthyer keto vjerrsha?

Respekt
Guximi
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.bashkimikombetar.com
Eva0506
Hero anėtar
Hero anėtar


Female
Numri i postimeve: 3323
Age: 31
Vendi: Shume larg...!
Registration date: 28/01/2008

MesazhTitulli: Re: Victor Hygo   Sat Dec 13, 2008 9:00 pm

guximi shkruajti:
Eva te falenderoj gjithashtu shume per materialin shume te rendesishem qe postove mbi kete shkrimtar.
Eva a e din se kush i ka perkthyer keto vjerrsha?

Respekt
Guximi

Po, Guximi, keto poezi i kane perkthyer Vedat Kokona dhe Sotir Caci. Ne ditet ne vijim do te sjell dhe poezi te tjera te Hygoit. Jane te mrekullueshme!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Guximi
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve: 2427
Age: 20
Vendi: Nė "Komedinė Njerėzore"
Profesioni/Hobi: Student
Registration date: 12/09/2007

MesazhTitulli: Re: Victor Hygo   Sat Dec 13, 2008 9:05 pm

Po Eva faleminderit, per perkthime eshte i famshem Vedat Kokona, e per Sotir Cacin nuk kam degjuar shume per te.
Pothuajse te gjitha veprat e Hygoit si "Njeri qe qesh" si "Te mjeret", si "Viti 93" jane te perkthyera nga Z.Kokona.

Do te ishte knaqesi te lexoi poezi te tjera te Hygoit. Very Happy

Respekt
Guximi
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.bashkimikombetar.com
Guximi
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve: 2427
Age: 20
Vendi: Nė "Komedinė Njerėzore"
Profesioni/Hobi: Student
Registration date: 12/09/2007

MesazhTitulli: Re: Victor Hygo   Wed Dec 17, 2008 7:04 pm

Permbajtja e librit "Njeriu qe qesh" e Victor Hygos, permblodhi Guximi


Njeriu qė qesh“Njeriu qė qesh” ėshtė romani i nėntė i shkrimtarit francez V.Hygo, i cili u botua nė vitin 1869. Kjo vepėr fantastike, pėrshkruan kohėn kur nė Britanin e Madhe mbretėronte sistemi monarkist nė llojin absolut. Pershkruan njerėzit tė cilėt i kishte shkelur ky lloj sistemi.
Titulli i librit tė bėn tė mendosh nė njė libėr komik kurse e vėrteta ėshtė se pėrmbajtja e librit ėshtė plotėsisht antonim mė titullin, pėrmbajtja tregon gjith mjerimin njerėzor, megjithatė titulli flet vetėm pėr pamjen e jashtme tė disa pėrsonave sikurse Guinpleni.
Fati i disa njerėzve mund tė takohet, mund tė thuhet kėshtu pėr arsye se janė tė njėjtės kategori, tė urrejtur, tė zemruar, tė mjerė. Kėshtu u takua fati i Guinplenit, fėmijės sė braktisur, me fatin e Ursusit, njeriut bishė.
Ursusi kishte rėnė nė dorėn e fatit, kurse Guinpleni nė dorėn e kompraēikosėve.
Megjithatė tė dy jetonin nė njė errėsirė tė qetė si varrė, tė dy tė pėrjashtuar nga shoqėria, tė dy tė shėmtuar, tė dy pa familje, tė dy tė pa strehė, Guinpleni njėri me fėtyrė tė qeshurė e nga brenda zjarrė, kurse Ursusi me fėtyrė tė zakonshme, e brenda i jashtėzakonshėm, ngjallte urrejtje ndaj njerzimit. Guinpleni vetėm sa kishte lindurė, dhe po zhvillohej si lulja nė stinėn e pranverės, kurse Ursusin e kishte kapluar pleqėria dhe po i numronte ditėt e fundit tė tij.
Te asnjėri nuk mund tė shihje buzėqeshje po flas pėr njė buzqeshje shpirtėrore, njė lloj i buzėqeshjes ekzistonte vetėm te Guinpleni, por artificiale, e krijuar nga dikush tjetėr. Plaku Ursus me vetėdije ishte kundėr sistemin monarkist kurse fėmiju thjesht vetėm i urrente njerėzit tė cilėt e kishin mbyllur nė atė varrė edhe pse nuk i njihte fare, nė tė vėrtet shkaktari kryesorė i mbylljes sė tij ishte vetė sistemi. Kėto janė tė pėrbashkėtat dhe veqoritė e dy fatkeqve .
Kompraēikosėt ishin ata tė cilėt krijonin buzėqeshje. A mund ta merrni me mend se ē’farė buzėqeshje? E merrnin fėmijėn nė familje tė cilat ishin ta paknaqura me ta, e mpinin me njė lloj ilaēi dhe i prenin gojėn gjer te vesht i shtypnin hundėn, i’a deformonin fytyrėn, thjesht e bėnin pėrbindėsh. Dhe tani ai qeshte.
Nė kėtė shoqatė tė pėrhapurė nė shekullin e XVII e XVIII e gati tė zhdukur nė shek e XIX kishte rėnė fėmiju me emrin Guinplen, ishin bėrė punimet me fytyrėn e tij, dhe ishte liruar. Mbeti vetėm, i braktisurė, nė errėsirė, ku shikonte anijen e cila po largohej pa tė. Ajo anije qė quhej “Matutina” me tė cilėn po larguheshin kompraēikosėt, ata burra me pelerina e maska, pėr nė spanjė ku mund ta vazhdonin veprimtarin e tyre ogurzezė, sepse tani i ndiqte gjoja mbretėria mė e drejt, mbretėria e Karlit II.
Pas njė mėkati, vjen edhe dėnimi. Meqė pushteti vetėm sa kishte filluar ti ndiqte, natyra vendosi ti dėnojė vet, dhe dėnimi tė cilin e sjell natyra ėshtė mė i tmerrshėm e mė poshtrues se varja nė trekėmbėsh. Ata do ta hapnin vet varrin kėshtu thoshte V.Hygo. Anija tashmė gjendej nė shpatėn e mprehtė tė natyrės e cila do ti vriste pa pikė mėshire.
E gjithė ngjarja shkonte pak a shumė kėshtu:
Fėmijėn tashmė burrat e panjohurė e kishin braktisur e kishin lėnė nė brigjet e detit dhe ishin nisur drejt tmerrit dhe vdekjes sė tyre, drejt oqeanit. Furtuna nuk kishte tė ndalur valėt ngriheshin deri nė tedhjetė kėmbė dhe pėrplaseshin mė anijen “Matutina”. Tani ata po hynin drejt disa shkėmbinjėve, nė tė cilat i kishte dėrguar era. Kaluan shumė shkėmbinjė tė rrezikshėm, me shumė fat, por atėherė kur nuk pritet atėherė ndodhė e keqja. Furtuna u ndal dhe tė gjithė, kėndonin e brohorisnin nė shenjė gėzimi, por pėr fat tė keq pėr ta, nė fundin e anjes ishte shpuar njė vrim ku prej saj futej ujė me vrull. Dhe tani vdekja nė oqean ishte e sigurt. Tashmė e kėrkonin erėn e fort sepse ajo do tė ishte shpėtimi i vetėm pėr ta, sepse do t’i dėrgonte nė njė copė tokė ku mund tė merrnin frymė tė lirshėm, por era tashmė ishte ndalurė. Kur pak orė mė parė e kėrkonin ndaljen e erės, tashmė e kėrkonin fillimin e saj. Tė gjith nga anija hidhnin mjete e objekte nė mėnyrė qė ajo tė peshoj mė pak e tė fundosėt mė ngadal me shpresėn sė do ti shpėtonte ndokush. Kishte edhe tentativa tė tjera pėr shpėtim, por tė kota. Anija tashmė kishte mbetur bosh, tė gjitha objektet ishin hedhur nė ujė. Por a kishte mė mjete pėr tė hedhur? Njė plak qė dukej tė ishte i menēurė, tha: Po , tė gjithė pandehėn se kishte edhe njė shpres shpėtimi por kjo shpres u shua kur plaku vazhdoj: Krimin tonė. Tė gjith u penduan pėr ato krime qė kishin bėrė, por tani ishte tepėr vonė, anija ishte pranė vdekjes. Ajo pas pak kohe u fundos dhe siq thotė V.Hygo duke e hapur vet varrin.
Perderisa anija po mbytej dhe i’u kishte dėrzuar natyrės, djaloshi Guinplen po luftonte kundrejt saj. Ai ngjitej nėpėr male e kodra duke u munduar tė gjej ndonjė shtėpi ku mund tė strehohej. Ai ngrinte, por luftonte si i tėrbuar.
Njerėzit e bėjnė veshin shurdhėr pėr tė mjerėt, tashmė Guinpleni nuk ishte vetėm ishte edhe me foshnjėn tė cilėn e gjeti duke ardhurė pėr nė fshat pran nėnės sė saj tė vdekur, por foshnja e mbeshtjellur me rroba kishte shpėtuar bukur, dhe tash fati i buzėqeshi, gjendej nė dorėn e njė djaloshi tė quajtur Guinplen, ai po i’a rilindėte jetėn.
Duke trokitur djaloshi nėpėr portat e shtėpive tė fshatit, njerėzit e bėnin
veshin shurdhėr, u dėgjua zėri i njė kafshe. I kujtohet lexuesit kur tham se fati i disa njerėzve takohet kur janė pak a shumė tė ngjajshėm, tani fati po e
binte Guinplenin dhe foshnjen nė duart e njė tė mjeri tjetėr nė duart e
Ursusit, zėri i kafshės ishte zėri i Homos. Ursusi i mjerė u tregua i mirė pėr
njė tė mjerė, e ftoj brenda Guinplenin duke i dhėnė bukė, e foshnjės
qumshtė. Nė kasollėn e Ursusit mund t vėreje : Ursusi Filozof.
Ngjarje mė e dhimbėshme e librit, ėshtė mėngjesi i assaj skene, ku Ursusi
i pa fėtyrėn Guinplenit, dhe pyet: Ēke qė qesh, Guinpleni i’a kthen: Unė nuk
qeshi. Ursusi ca nga habia e ca nga mėshira fillon ti prek fėtyrėn Guinplenit.
Ajo vėrtet ishte qeshje, qeshje e mjerueshme.
Gjithashtu lexuesi e mėson se Dea vajza tė cilėn e gjeti Guinpleni ishte
e verbėr, pasi bebėzat e syrit nuk lėviznin fare.

Teni mė Guinpleni, Dea, Ursusi, dhe Homoja ishin bėrė njė familje e pandashme.
Guinpleni tashmė ishte nė zė si “Njeriu qė qesh”, kudo nė vend dėgjoheshin fjalėt e njerzve pėr kėtė fėmijė tė quditshėm, pėr kėtė fėmijė qė edhe kur tėrbohet rri i qeshurė, qė edhe kur digjet zjarrė, buzėqeshja nuk i ndalet kurrė. Pėrshembull i biri i republikanit tė flakt lord Klenēarlit, i njeriut i cili u bė gazi i botės, kur shkoi nė njė ndeshje boksi me tė shoqėn Xhozianėn, e shoqja i tha tė shoqit: Kujtoja se kjo do tė ma hiqte mėrzin. Lord Davidi i’a ktheu: Kundėr mėrzisė nuk ka veēse njė bar. Cili- i tha Xhoziana. Guinpleni.
Jeta e tre familjarėve dhe njė ujku pėrshkruhet shumė mirė. Tregohet gjithashtu pėr shfaqjet qė i luante Guinpleni dhe prej tė cilave u bė i famshėm, dhe prej sė cilės kishin fitime.
Fati Dean dhe Guinpleni po i bashkonte edhe mė shumė ata, u martuan, dhe vazhduan jetėn e tyre bashkshortore.
Guinpleni i’a shihte bukurin vajzės sė tij, dhe mahnitej nga ajo, kurse pėr fat tė mirė Dea nuk i’a shihte shėmtin tė shoqit, megjithatė jo edhe aq shėmti, njė njėri qė rri pėrherė i qeshurė.
Do t’ia preferoj ēdo nxėnsi tė shkollave fillore e tė mesme kėtė libėr shumė tė mirė tė shkruar nga njė shkrimtar shumė i mirė. U mundova tė paraqesė vetėm pėrmbajtje tė shkurtuar nė mėnyrė qė vetė lexuesi ti gjej e ti zbuloj ngjarjet mė tė hollėsishme. Mendoj se kjo libėr ėshtė tepėr e pasurė me krahasime, metafora, e lidhje tė ndryshme tė cilat e bėjnė njė libėr madhėshtorė.
Shkrimtari Victor Hygo u mundu ta paraqesė nė kėtė libėr kohėn, dhe mjerimin e disa personave tė shtypur nga monarkia. Disa pėrsona ku vet natyra e tyre i pėrjashtonte nga shoqėria, dhe i linte nė njė vetmi tė frikshme.

Guxim Klinaku



Edhe njėmijė nė qėndrofshin, do qėndroj edhe vet
Po edhe njėqind nė mbetėshin, nuk tunbem kurrsesi
I dhjeti do jem, po qė se mbeten dhjetė
E nė mbet veē njė, do jemi unė ai

Victor Hygo
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.bashkimikombetar.com
 

Victor Hygo

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-