Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj   Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj - Faqe 2 EmptyMon Dec 22, 2008 12:01 am

PARAFUSHATË ZGJEDHORE

---------------------------------------------

Dhelpra dilte derë më derë,

mblidhte gomerë.

I ushqente me bar e tagji,

i strehonte në stallë për bukuri.

Kafshët e tjera vranë mendjen gjatë:

-Ku do të dalë dinakja bishtgjatë...?

Një ketër truppakët,

i shkoi pranë:

-Si shpiegohet ky kujdes i paparë ?

Kjo bie ndesh me tëndin karakter...!

-Eh,o ketër,s'more vesh një herë !

Veshgjatët,

nuk i mbaj kot si ujët e pakët

dhe i përkujdes me ç'më vjen për dore.

Pas dy muajsh vjen fushata zgjedhore,

s'kupton as kaq,o lumë e përrua,

Do jenë ata që do pëllasin për mua.



ATË E BIR

----------------

-Baba,nga e tërheqin njeriun ?

--Nga dora,bir,pse si është puna ?

-Unë kam dëgjuar mamin që thotë:

''Burrin tim e tërheqin nga hunda''.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj   Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj - Faqe 2 EmptyMon Dec 22, 2008 12:02 am

PLEHHEDHËSI

-----------------------

Aty mes arash,në anë të pyllit,

një fshatar plehronte arën e fqinjit.

Një tjetër e pa:

-Nga të tillë na ruaj,

lë arën e vet,

plehron arën e huaj ?!

Plehhedhësi i doli përballë ironisë:

-Plehroj arën e kryetartit të partisë.

Hëm,të kuptova sapo gojën hape,

duket që s'ke përvojë partiake...

Duhet ta dish,nga këto plehrime,

do dalë edhe plehu për arën time...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj   Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj - Faqe 2 EmptyMon Dec 22, 2008 12:02 am

FERRAMBJELLËSI

-----------------------------

Tani çudia kish ardhur tek dera:

në arën e fqinjit,

dikush mbillte ferra !

Një udhëtar e pa,ndaloi,shqeu sytë:

-Epo kjo është çudi mbi çuditë ?!

Ngrehuni,o duar,e bjerini kokës,

lë arën e tij,

ferron arën e botës ?!



-Më kot i fut thumba ironisë,

unë bëj thjesht detyrën e partisë.

Këtë arë-kufi me arën tonë,

kryetari i opozitës e ka për pronë.

Mesa duket,partisë sonë,

s'ia ditke taktikën:

ne nuk ndreqim veten,

shkatërrojmë opozitën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj   Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj - Faqe 2 EmptyMon Dec 22, 2008 12:02 am

ÇATIA DHE ÇADRA

------------------------------

''Burri-çati e shtëpisë'',

kësaj,grua,s'ke ç'i thua !

-Hera-herës,-tha e shoqja,-

është edhe çadra e gruas.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj   Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj - Faqe 2 EmptyMon Dec 22, 2008 12:02 am

KËSHILLTARJA

------------------------

Dhelpra e pranoi detyrën,

të bëhej këshilltare e luanit mbret

dhe i përveshi krahët punës.

-Kjo,i tha ketri,-s'më duket e udhës.

Mesa gjykoj këtej,majë pemëve,

mendjen tënde e bën të varur,

nga mendja e të tjerëve.

-Përkundrazi,-tha dhelpra,

me një buzëqeshje intime,-

do veprojë edhe mbreti,

me mendjen time.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj   Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj - Faqe 2 EmptyMon Dec 22, 2008 12:03 am

INTERVISTË ME NJË PUSHTETAR

----------------------------------------------------

-Më thoni,sa kohë do t'ju mbajmë mbi krye,

ju pushtetarëve,që s'kini të ngopur ?

-Ne do të jemi këtu në majë,

sa kohë t'i hajë gënjeshtrat ky popull.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj   Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj - Faqe 2 EmptyMon Dec 22, 2008 12:03 am

FILMIMET

---------------

Majmunit i nxorrën filmimet,

drejt e nga aparati.

-Këtu,-i thanë,-na jep shpiegime,

se s'mban më ujë pilafi !



Tek ky filmim,për shef luanin,

fjala të rrjedh si mjaltë.

Tjetri filmim,prapë për luanin,

nga goja vjell farmak.



Leri përdredhjet e mashtrimet

dhe dili për zot fjalës !

-...Lëvdatat...ia bëj para syve,

të tjerat...prapa krahësh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj   Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj - Faqe 2 EmptyMon Dec 22, 2008 12:03 am

DHELPRA KËSHILLON DRERIN

------------------------------------------------

Dhelpra i jipte këshilla drerit,

të sapoemëruar në detyrë pushteti.

-Në punë bëj ç'të duash,-s'bën zarar,

për punën s'pyet kush,

e ndreqi,s'e ndreqi.

As aftësinë s'e vë kush në kandar.

Veç vur vath në vesh një këshillë:

në do ta mbash detyrën e pushtetit,

mos i dil kundër kryetarit të partisë !

Lere mënjanë krenarinë,që kanë drerët,

sillu urtë e butë,

ul kokën si të tjerët !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj   Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj - Faqe 2 EmptyMon Dec 22, 2008 12:04 am

MONEDHA

------------------

Mes lekëve si fletë byreku,

i zoti kish një monedhë leku.



Një ditë,si bëri dashuri,

ia dha të dashurës së tij.



Ajo drejt në shtëpi e shpuri.

E la ajo,e mori burri.



Të njëjtën gjë edhe ai,

ia dha të dashurës së tij.



Monedha rri e flet me vete:

-Në këtë botë,lere se ç'vete...!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj   Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj - Faqe 2 EmptyMon Dec 22, 2008 12:04 am

TË MENÇUR DHE TË MARRË

---------------------------------------------

Pyetën të marrin:-Pse s'bëtë parti më vete ?

-E, ç'vlen,-u tha,-të drejtojë budallai budallanë,

kur na mirëpresin në partitë e të mënçurve

dhe na hapin rrugën t'u bëjmë komandë ?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj   Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj - Faqe 2 EmptyMon Dec 22, 2008 12:05 am

MISIONI I ZAGARËVE

---------------------------------

Ia nisën zagarët e rrugës,

njëherësh ham e ham

dhe iknin vrap,ktheheshin zhurmshëm,

me lehje poshtë e lart.



-Mos u kanoset ujku dhenve,

a njerëzve ndonjë kob ?

Dhe nderej pyetja si mjegull,

shpiegim nuk gjente dot.



Po një zagar,në pikë të vrapit,

me lehje dha shpiegim:

-Po përgatisim situatën,

vjen shefi i partisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj   Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj - Faqe 2 EmptyMon Dec 22, 2008 12:05 am

REKLAMA DHE MALLI

----------------------------------

Thërriste hauri:

-Jam plot e përplot !

(vetvetes i bënte reklamë).

Të joshur nga ç'dëgjuan prej tij,

njerzit shkuan e panë,

atë që s'dukej nga jashtë.

* * *

...Hauri,që thërriste me të madhe,

brenda kishte ca kashtë...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj   Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj - Faqe 2 EmptyMon Dec 22, 2008 12:05 am

HAPJA E UDHËS

---------------------------

Ndodhi ajo që s'e priste njeri:

dhelpra me qenin bëri dashuri.



E pa dhelpraku,zemra i therri:

-Ah,dhelpër,dhelpër,ke shkelur nderin !



Ia ktheu dhelpra:-Thjesht hapa udhën,

të shkoj nesër në darkë të ha pulën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj   Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj - Faqe 2 EmptyMon Dec 22, 2008 12:06 am

ALEANCA

----------------

Lepujt formuan partinë e lepujve

dhe shpallën programin:

''Të mbrohemi nga gjahtarët ''.

* * *

Në zgjedhje,

bënë aleancë me zagarët.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj   Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj - Faqe 2 EmptyMon Dec 22, 2008 12:06 am

NË ANË TË LUMIT

----------------------------

I mënçuri mendohej në anë të lumit:

-Do vë këmbën,

në majë të gurit,

pastaj tek tjetri,tek tjetri më tej

dhe...hop matanë ujit !

Po prapë mëdyshej:

-Po sikur të shkas?

Dhe mendjen e vriste prapë e prapë...

I marri erdhi,

në pikë të vrrullit,

një këmbë në gur,

një këmbë në ujë,

u gjend matanë lumit.

Iu kthye të mënçurit:

-Rri aty ku je,

mjerë ti i mjeri,

për mendjen që ke !

Tjetri ca fjalë,

përtypi tek dhëmbët:

-Unë dua të hidhem,

pa lagur këmbët...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj   Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj - Faqe 2 EmptyMon Dec 22, 2008 12:06 am

LEHJA

----------

Sapo mbrëmja lëshonte terrin,

një qen lehte,sa të fuste tmerrin.



Kalimtarët me fjalë shprehnin simpatinë:

-Ah,ç'kafshë besnike,ruan shtëpinë !



I dëgjonte qeni,me vete nënqeshte:

-S' kuptojnë që leh,se trembem për vete...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj   Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj - Faqe 2 EmptyMon Dec 22, 2008 12:07 am

DASHURIA DHE TRADHËTIA

-------------------------------------------

Në shenjë e vunë tradhëtinë:

-E pabesë,e djallëzuar !

Ti shkatërron dashurinë,

me etje të patreguar.



E ndjek ethshëm hap pas hapi,

si gjahtari prenë e vet,

në shteg,sa ta bie fati,

me dredhi e pret në besë.



-E ç'duhen kaq përcaktime,-

tha urtë e butë tradhëtia.

-Unë luftoj për veten time,

marr ç'lë mangut dashuria.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj   Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj - Faqe 2 EmptyMon Dec 22, 2008 12:07 am

BISEDË FËMIJËSH

-----------------------------

Fëmija i parë:

-Kur nuk është babi në shtëpi,

tek neve vjen teta Sofi.



Sa më bezdis kur e dëgjoj,

nuk lë njeri pa zënë në gojë...!



Fëmija i dytë:

-Kur nuk është babi në shtëpi,

tek neve vjen xhaxhi Avdi.



Po nuk bën kurrë as fjalë,as zhurmë,

me mamin shkon,bie në gjumë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj   Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj - Faqe 2 EmptyMon Dec 22, 2008 12:07 am

SAADIU DHE I PASURI

-----------------------------------

Saadiu,i madhi Saadi,

poeti i artë i Persisë,

sa lart ishte në dituri,

aq zhytur qe mes varfërisë.



Një ditë prej ditësh e pa ngushtë,

ai,poeti mendjelartë,

më i pasuri në dituri,

në xhep nuk kish asnjë qindarkë.



Ndaj mori rrugën i menduar,

prej varfërisë kërrusur,mpakur

dhe halli vet këmbët ia shpuri,

të kërkojë borxh tek një i pasur.



I pasuri,si e dëgjoi,

Saadinë e urtë mati me sy:

-Një pyetje në trurin tim,

më rri e varur si çudi:



Si ndodh kështu,asnjë i pasur,

nuk troket kurrë tek një i ditur,

i dituri tek një i pasur,

troket në derë,fort i uritur ?



Tani qe radha e Saadiut,

ta matëte tjetrin me sy:

dhe iu përgjigj poeti i madh,

me fjalë që rridhnin mënçuri:



-I dituri,se është i ditur,

di t'ia çmojë vlerën pasurisë.

I pasuri ka tjetër botë,

nuk ia çmon vlerën diturisë.

SHQIPTARI I ISHUJVE FIXHI

-------------------------------------------
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj   Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj - Faqe 2 EmptyMon Dec 22, 2008 12:15 am



SHQIPTARI I ISHUJVE FIXHI

-------------------------------------------

Tregim satiro-humoristik nga :ILIAZ BOBAJ



-Siç e dini,revista jonë letrare-artistike ''Era e mëmëdheut'',shpall çdo vit çmimet e saj vjetore,për krijimtarinë më të mirë këtu në emigracion,-ia nisi kryetari i komisionit të ndarjes së çmimeve, pasi u hodhi një vështrim të ftohtë Halimit dhe Andonit,që i kishin përqëndruar sytë mbi të.

Dhe vijoi:-Ky vit,që sapo uli siparin,ishte tërë befasime artistike.Njeri më i bukur se tjetri. Revista jonë,e cila mban peshën kryesore të botimit të prurjeve letrare,ka nderin dhe përgjegjësinë para letërsisë shqipe e pse jo edhe asaj botërore,të shpallë fituesit e saj.Ky nder dhe kjo përgjegjësi, i takon revistës sonë. Domethënë neve.Mua,të parit e...natyrisht edhe juve. Mendimi im është ta nisim nga fundi,për të dalë në majë.Si në një piramidë.Desha të them, nga çmimet e ulëta,për të mbërritur tek ''Pena e artë''.E di që mendimi juaj dhe imi përputhenplotësisht.Si gjithmonë.Jini ju ata,që nuk ma kini bërë kurrë fjalën dy.Prandaj mendoj se do të ishte më e udhës t'ju lexoj listën e fituesve,ashtu siç i kam parashikuar unë.Nuk besoj të kini ndonjë kundërshtim.Por edhe po të kini ndonjë mendim,natyrisht do ta diskutojmë me tolerancë e mirëkuptim të plotë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj   Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj - Faqe 2 EmptyMon Dec 22, 2008 12:15 am

Demokracia ka qenë dhe mbetet brumi i punës së komisionit tonë.''Çmimin inkurajues'' mendoj t'ia japim Adrianit,atij studentit që kemi në Selanik.Kështu edhe atij i bëjmë pakëz qejfin, por edhe e mbajmë të lidhur pas qerres së revistës sonë.Halimi dhe Andoni panë njeri-tjetrin në sy, me një pamje të papërcaktuar,që më së shumti shprehte habi.

-E kuptoj mendimin tuaj miratues,-tha kryetari,duke tundur kokën.Dhe shtoi:-Adriani mbetet fitues i ''Çmimit inkurajues''.

Le të hidhemi tek ''Çmimi i tretë''.Këtë çmim mendoj ta marrë Ordeta.Është ajo vajza e re e brishtë si zanë,që i afrohet hera-herës revistës sonë.Poezia e saj është e lehtë si flladi,e bukur si ylberi.

Gjatë këtij viti ka botuar plot dy herë në revistën tonë.

-Unë nuk e njoh,-tha Halimi,me një zë të mekur,i cili nuk u kuptua nëse e lëshoi vet apo i doli padashur.

-As unë,-ngriti supet Andoni.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj   Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj - Faqe 2 EmptyMon Dec 22, 2008 12:16 am

-Si nuk e njihni ! -u nxeh në çast kryetari i komisionit,duke e ngritur zërin në kreshendo.-Nuk e kuptoj, kë njihni ju,kur nuk njihni bashkëpuntorët e revistës sonë? Zaçen e Braçes njihni? Është ajo,të cilën dallga e mërgimit e hodhi në Zelandën e Re.Mos thoni që nuk e njihni,por që nuk doni ta njihni !

Thoni edhe atë,që nënvleftësoni brezat e rinj,të ardhmen e letërsisë ! Femrat krijuese,po ashtu !

Thoni edhe tjetrën,që nuk i njihni vlerat e vërteta të letërsisë së re moderne,që po troket në panteonin e letërsisë sonë ! Mendimi im është i prerë:Ordeta meriton ''Çmimin e tretë'' dhe pikë ! Kush është dakort?

Ishte në të mirë të punës së komisionit,që,pas fjalës së kryetarit,të dy antarët arritën të kuptonin vlerat artistike,që po i sillte Ordeta letërsisë shqipe.

-Jemi dakort ! -thanë me një zë.Dhe ngritën duart lart.

-Po ecim në unitet të plotë mendimi,-theksoi kryetari me zë të butë dhe vijoi:

-''Çmimin e dytë'' mendoj t'ia japim Ilir Cakinit,poetit shqiptar,mërgimtar në Kanada.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj   Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj - Faqe 2 EmptyMon Dec 22, 2008 12:16 am

-Kush është ky?-pyeti Halimi.-E njeh ti,Andon?

-Jo.

Kryetari këtë herë u nxeh më shumë se herën e parë.U ngrit në këmbë.I ra edhe tryezës me grusht,aq sa Halimi me Andonin u mblodhën sa një dorë.

-Do mësoni ndonjëherë gjeografinë e krijuesve ju,apo do të mbeteni këtu,në hapësirat e ngushta të kafeneve të mërgimit? Matufë ! Dhe unë kërkoj mendimin tuaj ! Nuk e kuptoj,ka mendje kjo mendja juaj, apo ju ka lënë me shëndet? Ka gjykim ky gjykimi juaj,apo ju është firasur,si rakia në një shishe pa tapë?

Prapë fjala e kryetarit të komisionit e bëri efektin e duhur tek dy antarët e tjerë.Halimi me Andonin qenë katandisur për të qarë hallin. E kishin lëshuar timonin e gjykimit,si ai që e lë varkën të lirë në mes të detit dhe ia këput gjumit,duke e lënë atë në mëshirën e fatit.Vetëm se kishin një të mirë:me një të

bërtitur,zgjoheshin dhe vinin në vete.Pas këtij diskutimi demokratik,u arrit përsëri një mirkuptim i plotë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj   Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj - Faqe 2 EmptyMon Dec 22, 2008 12:16 am

-Siç e shihni,po ngjitemi përherë e më lart.Me mirkuptim të admirueshëm.Tani kemi mbërritur tek “Çmimi i parë''.Ai i takon Agronit,mikut tonë poet.Po jo vetëm poet.Edhe dashamirës i revistës sonë, të cilën e ka sponsorizuar dy herë.Ky nuk i takon brezit të ri,por brezit të pjekur.Ka botuar pesë vjersha në revistën tonë dhe pena e tij nuk ka të pushuar.Ka një frymëzim të mbarë,si ajo era e mbrëmjes,që i shtyn varkat me vela në det.Duam s'duam ne,një talent i tillë ta rrëmben nga duart çmimin e parë dhe të thotë:''Më takon mua!''. Ne nuk kemi ç't'i themi tjetër,veçse:ta gëzosh!

Kryetari i komisionit ndali për një çast,buzëqeshi,hodhi sytë në drejtim të dy antarëve të komisionit dhe mori frymë thellë,sikur do të mësynte majën e një mali të lartë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj   Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj - Faqe 2 EmptyMon Dec 22, 2008 12:17 am

-Dhe tani na mbetet çmimi ''Pena e artë''.Vështirësia dhe bukuria,janë të dyja këtu.Të dyja madhore.

Të dyja sublime. Herë të rrëmben njera,herë të rrëmben tjetra.Herë të dyja bashkë.Si në ngjitjen e majës së Himalajeve.Këtu ju dua !

Dy antarët e komisionit prisnin emrin konkret të mëtuesit të çmimit.Por gabuan përsëri.Surpriza,që ju bëri kryetari,i hutoi.

-Pres mendimin tuaj...!

Ata u gjendën aq të papërgatirur,sa dukeshin si dy lolo fshati,që mbeten të hutuar,kur dikush i cakton në një detyrë,të cilën as që jua rrok mendja.Mbetën pa gojë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj   Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 3Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3  Next
 Similar topics
-
» - ESE - DHE FABULA TË NDRYSHME

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: