Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 GËNJESHTRA, DUKURIA E NJË MORALI TË RI KOSOVAR

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
nanda
Fillestar/e
Fillestar/e
nanda


Male
Numri i postimeve : 15
Age : 65
Vendi : Prizren
Registration date : 04/09/2008

GËNJESHTRA, DUKURIA E NJË MORALI TË RI KOSOVAR Empty
MesazhTitulli: GËNJESHTRA, DUKURIA E NJË MORALI TË RI KOSOVAR   GËNJESHTRA, DUKURIA E NJË MORALI TË RI KOSOVAR EmptyThu Jan 08, 2009 3:48 pm

GËNJESHTRA, DUKURIA E NJË MORALI TË RI KOSOVAR





Sikur po na shpaloset ky realitet, e tërë Kosova është e zhytur në gënjeshtra. Me sa duket, asgjë më nuk është ashtu sikur na prezantohet. Miku gënjen mikun, gruaja burrin, prindërit fëmijët, fëmijët prindërit, i dashuri dashnoren...etj.

Kudo dhe në çdo hap gënjehet dhe vetëm gënjehet. Gënjejnë më të mëdhenjtë dhe më të nderuarit, gënjejnë kryetari, kryeministri dhe ministrat, forumet më të larta dhe klerikët; gënjehet në deklarata dhe proklamata, në televizion, radio dhe gazeta... kudo dhe në çdo hap gënjehet!
Gënjehet dhe vetëm gënjehet!
Si duket, gënjeshtra na është bërë si art i të jetuarit dhe si një ves që e ka përfshirë çdo pore të jetës sonë, që nga familja, politika, e deri tek tregtia; që nga sporti, e deri tek kultura; që nga ideologjia, e deri tek zbavitja...
Kudo të shkosh, dhe çka do që të krahasosh, çdo kund dhe në çdo hap sundon principi i “hedhjes së pluhurit në sy”, ose, më “shul shqip”, ”kush kujt mundet me ja ngulë”!
Si duket, më në fund nuk na ka mbet asgjë tjetër, veçse të pranojmë se gënjeshtra na është bërë pjesë e pandashme e realitetit tonë, duke na u instaluar pa presedan dhe si një shprehi negative e morali tonë të ri shoqëror në vazhdimësi.
Por, fatlumësisht (apo fatkeqësisht) gënjeshtra nuk është vetëm si karakteristikë specifike e shoqërisë kosovare, sepse, ajo si fenomen, është mjaft e shprehur edhe gjetiu.
Zakonisht, në nivelet globale, gënjeshtrat më të “ëmbla” thuren në emër të lirisë dhe demokracisë, si dhe vlerave tjera të larta universale. Për interes gjoja të paqes, me gënjeshtra të fabrikuara mirë, shkaktohen luftërat; nën pretekstin e lirisë, tentohet të vihet kontrolli ndaj të gjithëve; në emër të barazisë bëhet diskriminimi, ndërsa, në emër të drejtësisë bëhen padrejtësitë edhe më të mëdha... e kështu me radhë.
Posa të dëgjoni që ndonjë funksionar autoritar ndërkombëtar të ketë deklaruar se në këtë apo atë pjesë të botës, me sukses veprohet në planin humanitar dhe mbrohen e të drejtat njerëzore, menjëherë duhet të dyshohet se kemi të bëjmë me diçka krejtësisht të kundërt. Qëllimi i fundit konspirativ i këtyre veprimeve kinse humanitare dhe kinse në emër të instalimit të demokracisë së mirëfilltë, është, pikërisht, suspendimi i të drejtave dhe kufizimi i lirive të atij grupi, populli apo shteti.
Merrni me mend?! Kemi ardhur në aso situate ku demokracia instalohet me dhunë, duke përdorur edhe forcën ushtarake dhe policore. Prapa këtij preteksti, kudo vriten njerëzit dhe nuk kursehen as fëmijët, ndërsa ne si masë popullore, apo opinion, këto gënjeshtra të arsyetuara nga zyrtarët, i gëlltisim si veprime të paevitueshme dhe nevoja të pashmangshme ekstreme.
Më 10 shkurt të vitit të kaluar, a nuk ishim edhe ne kosovarët dëshmitarë dhe pjesëmarrës aktiv të këtij realiteti?!
Gjeniu më i madh botëror i marketingut politik dhe bashkëpunëtori i ngushtë i Hitlertit, Gebelsi, në një prononcim të vetë publik, dikur pat deklaruar:
“Nëse veç duhet të gënjesh, atëherë bëje një gënjeshtërt të madhe, sepse, edhe kur të zbulohet ajo dikur, ende do të ketë mjaftë njerëz që do të mendojnë : “Hajt se nuk i dihet! Ka diçka aty”.
Edhe pse kishte deklaruar kështu, dihet se Gebellsi, këtë mënyrë të veprimit e ka pasur si një metodë të programuar dhe të bashkërenditur mirë, andaj, gënjeshtrat e tija eventuale të qëllimshme, mund të merren vetëm si taktikë e një strategjie të përsosur politike.
Ndërsa, gënjeshtarët kosovare janë diçka tjetër, dhe tejet specifik. Ata kur ta lëshojnë një rrenë, vetë i besojnë asaj më tepër. Pra, na rrenë, dhe vetë kujtojnë se është “pënima”...
Runa Zot prej gënjeshtarëve tanë...!!

Adnan Abrashi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
kosovaboy
Fillestar/e
Fillestar/e
kosovaboy


Male
Numri i postimeve : 18
Age : 54
Vendi : Prishtine
Registration date : 06/01/2009

GËNJESHTRA, DUKURIA E NJË MORALI TË RI KOSOVAR Empty
MesazhTitulli: Re: GËNJESHTRA, DUKURIA E NJË MORALI TË RI KOSOVAR   GËNJESHTRA, DUKURIA E NJË MORALI TË RI KOSOVAR EmptyThu Jan 08, 2009 7:01 pm

Plotesisht pajtohem me ty.Kjo ka qen dukuri e serbeve e tash e kemi pervetesu ne si popull.Duhet me pas njeriu kujdes ne cka beson sepse ne te shumten e rasteve keto jane genjeshtra.Keta jemi ne per fat te keq.Me pas qen me te mire ishim bere shtet si te tjeret para 200 viteve e jo tash.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
GËNJESHTRA, DUKURIA E NJË MORALI TË RI KOSOVAR
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kosova e pavarur apo jo!?
» Morali
» "Metafizika dhe Morali"
» Shqiptar apo Kosovar
» Ushtria serbe arreston një kosovar

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: