Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Varri i Ymer Prizrenit eshte ne Ulqin

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Ilmi Veliu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Ilmi Veliu


Male
Numri i postimeve : 178
Age : 71
Vendi : Kerçove
Profesioni/Hobi : Historian
Registration date : 26/12/2008

Varri i Ymer Prizrenit eshte ne Ulqin Empty
MesazhTitulli: Varri i Ymer Prizrenit eshte ne Ulqin   Varri i Ymer Prizrenit eshte ne Ulqin EmptyFri Jan 23, 2009 12:42 pm

Ilmi Veliu-Kerçovë

NE ULQIN, DUKE KERKUAR VARRIN E ALI PASHE GUCISE
GJETA VAARRIN E YMER PRIZRENIT


Duke kërkuar varrin e komandantit të Ushtrisë së Lidhjes së Prizrenit për Plavë e Guci - Ali Pashë Gucia, hasa në varrin e kryetarit të Lidhjes së Prizrenit – Haxhi Ymer Prizreni.

Qëllimi im dhe i shokut tim Xhemail Osmani ishte që të bënim një udhëtim deri në Bokën e Kotorit ku do të vizitonim kalanë e mbretëreshës ilire Teuta. E dinim se ajo e tradhëtuar nga komandanti i sajë Dhimitër Fari , humbi luftën kundër romakëve dhe u mbyllë në Kalanë e Risanit që sot gjindet afër Bokës së Kotorit, por asnjëherë nuk kishim qenë atje dhe ta shihnim atë kala madhështore të cilën malazezët edhe sot e thirrin Kalaja e Teutës (Teutina Tvrdjava) duke mos e pranuar se edhe vetë ata janë pasardhës të Teutës e që në atë kohë quheshin Dokleatë, ne mesjetë Dukla dhe sot Mali i Zi.
Pastai,duke udhëtuar drejtë jugut u ndalëm në Kalanë e Tivarit ku nga mbishkrimet antike mësuam se emri antik i Tivarit ka qenë Antivarino. Biseduam me dy shokët tonë nga Ulqini, bashkëshortët Adem dhe Zana Lika për shqiptarët e vrarë në Tivar në fund të Luftës së II Botërore e që kanë qenë mbi 6 mijë, numri më i madh i te cilëve ka qenë nga Kosova. Treguan ata se kanë dëgjuar nga vendasit se kësulat e bardha shqiptare kanë notuar në det disa muaj me radhe dhe se uji i detit ka qenë i kuq nga gjaku i shqiptarëve te vrare dhe te hudhur ne det,gjat tërë vitit.
Pasi i thamë lamtumire Kalasë Ilire të Tivarit, në kuadër të të cilës ishte edhe një xhami e ndërtuar nga Osmanlinjët, shkuam drejt Ulqinit i cili është mbi 90% shqiptarë e që kohën e fundit kan filuar ta pushtojnë rusët duke i blerë plazhet dhe hotelet.
U tregova miqëve tonë nga Ulqini se unë kam shkruar një libër për Lidhjen e Prizrenit dhe se jam shumë i interesuar të dijë se ku do të mund ta kishte varrin Ali Pashë Gucia, përfaqësues i shqiptarëve të Malit të Zi në Kuvendin e Lidhjes së Prizrenit dhe komandant i ushtrisë së Lidhjes për Ulqin Plavë e Guci. U tregova se shqiptarët kanë bërë një luftë shumë të ashpër kundër Malit të Zi, Sërbisë, Turqisë po edhe disa forcave evropjane të cilat kishin vendosur ne Kongresin e Berlinit, 1878, që këto troje ti ndaheshin Malit të Zi.
Adem dhe Zana Lika nga fshati Katërkoll (Vlladimir) i Ulqinit na treguan se këtu afër Ulqinit ka disa varreza private, që i quajnë “Varret e Mulla Beqirit” ku shumica e varreve jënë me mbishkrime osmane, dhe do të ishte mirë të shkonim dhe të gjurmonim.
Aty kishte vetëm 20 varreza të rrethuara dhe rregulluara bukur.Te vdekurit para vitit 1945 i kishin mbishkrimet në gjuhën osmane me alfabet arab kurse ata më vonë me shkronja shqipe. Unë në fillim deshifrova emrin e një far Aliu por nuk ishte ai që kërkoja, sepse ky ishte i varrosur shumë më vonë se Ali Pashë Gucia. Duke lexuar nga varri në varr hasëm në varrin ku shkruante ne gjuhen osmane se “Këtu pushon rahmetliu, ndjesë pastë, Zotëri haxhi Ymer Prizreni, i biri i Sylejmanit, i varrosur më 1886 (1404).
U interesuam dhe pyetëm disa ulqinakë të vjetër te cilet na thane se sipas asaje qe u kishin treguar te paret e tyre, ishte se Mulla Beqiri ka qenë Muftiu i Ulqinit pas vitit 1880, dhe mik i ngushtë i Ymer Prizrenit. Kryetari i lidhjes së Prizrenit sëmuhet rëndë dhe shkon për tu shëruar tek një mjek në Ulqin. Ai, thanë ata, ka qenë i vendosur në shtëpinë e Mulla Beqirit, dhe si duket aty edhe ka nderruar jete, dhe ja që ata e paskan varrosur në varrezat e tyre familjare.

Unë si historian dhe si shqiptar, po edhe shoku im Xhema, u përulëm para varrit të këtij burri kaq të madh të historise shqiptarëve, por edhe e ulëm kokën nga turpi që na shqiptarët, e sidomos kosovarët i kemi lënë kaq largë Prizrenit eshtrat e këtij kolosi të Historisë së Popullit Shqiptar.
Nëse institucionet e Kosovës kanë rast ta lexojnë këtë thirrje të timen, po edhe popullata Kosovare e mbarë shqiptare, të shkojnë në Ulqin, tek varrezat e Mulla Beqirit ti marrin eshtrat e Ymer Prizrenit dhe ti sjellin në Prizren, sepse ai ka qenë figura kryesore e Lidhjes,i cili e shkriu të gjithë pasurinë e tij te madhe për të konsoliduar një shtet shqiptarë në të gjitha trojet shqiptare.

Autori është historijan
dhe drejtor i Muzeut të Kërçovës
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Varri i Ymer Prizrenit eshte ne Ulqin
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kush eshte krenar qe eshte shiptare
» Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ??
» Masakra e Tivarit
» ENDE NUK DIHET KU NDODHET VARRI I FERAT MUJËS
» HAXHI YMER PRIZRENI (1821-1887)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: