Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumiForumi  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  IdentifikohuIdentifikohu  
Share | 
 

 Pėrsėri nė kėmbė nga Ligor Shyti, Pėrmet

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve: 11399
Age: 55
Vendi: Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi: Poetry
Registration date: 04/07/2008

MesazhTitulli: Pėrsėri nė kėmbė nga Ligor Shyti, Pėrmet   Fri Jan 23, 2009 11:30 pm

fla


Reportazh




Ligor Shyti, shkrimtar me sensibilitet tė lartė ndaj jetės shoqėrore dhe shoqėrisė, angazhuar nė betejėn pėr respektim reciprok kundėr diskriminimit tė ēdo lloj forme qoftė; racial ose social. Vete shkrimtari ėshtė person me aftėsi tė kufizuara dhe sukesi i tij tregon edhe njė herė qė, pavarėsisht nga andikapi qė mund tė kemi, brenda ēdo personi ekzistojnė dėshira dhe energji, qė mund tė vihen nė shėrbim tė shoqėrisė, pėr tė ecur pėrkrah tė tjerėve pa paragjykuar tė metat fizike apo rangun social.



Gazetari: Z. Ligor. Kemi ardhur nė qytetin tuaj pėr tė bėrė njė intervistė me Ju pėr jetėn dhe aktivitetin tuaj gjatė viteve tė fundit. A mund tė na e krijoni kėtė mundėsi?



Pėrgjigje: Padyshim, madje ėshtė kėnaqėsi pėr mua. Pa modesti do t’u thosha se ndihem i privilegjuar, sepse mė jepni rastin tė ftoj publikun tim pėr tė ndarė sė bashku momentet e lumtura dhe vėshtirėsitė e jetės, veēanėrisht pėr mua qė jam person me aftėsi tė kufizuara, por kjo, nė asnjė moment, nuk mė ėshtė bėrė pengesė pėr pasionin tim, letėrsinė, dhe komunikimin nėpėrmjet librit. Pėr tė mposhtur njė pasion tek njeriu, mendoj se duhet mė teper se kaq dhe nuk mjafton njė andikap fizik, pėr tė mė penguar qė t’i jap publikut atė qė ai pret nga njė shkrimtar.



Pyetje: Ne dimė tashmė qė ju jeni lindur e rritur nė kėtė qytet tė bukur si Permeti, pra, jeni “djalė vendi” siē thuhet shpesh me krenari nga pėrmetarėt kur i pyesim pėr ju. Por ne duam tė dimė pak mė teper se kush ėshtė Ligor Shyti, pra, cila ėshtė jeta e vėrtetė e shkrimtarit ?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve: 11399
Age: 55
Vendi: Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi: Poetry
Registration date: 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Pėrsėri nė kėmbė nga Ligor Shyti, Pėrmet   Fri Jan 23, 2009 11:30 pm

Pėrgjigje: Kush jam unė, kush ėshtė jeta ime… ?! Sa herė qė ndodhem pėrballė kėsaj pytjeje, zhytem nė kujtimet e fėmijėrisė sime dhe kujtoj plot gjėra. Si ēdo kush, kam kujtime tė bukura dhe tė hidhura qė mė vijnė nė mendje sa herė kthej kokėn pas dhe mendoj tė shkaurėn time. Pra, jeta ime ėshtė e ngjashme me dhjetra jetė tė tjera tė kohės dhe epokės time.

Jam lindur nė vitin 1957 nė njė familje me shumė fėmijė. Prindėrit na kanė rritur e edukuar gjithnjė me dashurinė pėr punėn dhe njerzit. Fėmijėrinė time e kam kaluar nė fshatin Kosinė, ku jetonin prindėrit e mi Niko e Thomaidha Shyti, madje pėrfitoj nga rasti pėr t’i falenderuar pėr pėrkushtimin dhe pėrpjekjet qė ata kanė bėrė pėr tė na rritur me kėto vlera tė mira morale e qė kanė ndikuar gjithnjė nė jetėn time.

Pas pėrfundimit tė shkollės nė qytetin e Pėrmetit ju pėrkushtova karieres profesionale nė telefoni nė sektorin e ushtarak. Por kjo u ndėrpre brutalisht nė vitin 2001 nga aksidentimi tim nė punė. Qė prej asaj kohe jetoj nė njė karige me rrota. Kėtė ndryshim social, nga njė person aktiv, nė njė person me aftėsi tė kufizuara, e pėrjetova me dhimbje morale dhe fizike. Nė ndryshime tė tilla, ēdo gjė tjetėrsohet, nė ēdo gjė duhet tė adoptohesha me njė situatė tė re e tė pa njohur per mua deri nė atė kohė. Pra, ēdo gjė ishte e vėshtirė pėr mua. Por kjo, ėshtė vetėm njė pjesė e jetės sime. Pra, jeta ime nuk pėrmblidhet vetėm nė momentet e dhimbshme tė fatkeqėsisė. Ajo ka edhe aspekte tė tjera.

Pėr t’i dhėnė njė pėrgjigje sa mė tė saktė pyetjes tuaj, unė do ta ndaja jeten time nė tre apekte kryesore; nė jetėn e individit si pjestar i shoqėrisė, jetėn si person me aftėsi tė kufizuar dhe jetėn artistike si shkrimtar. Pra, tė tre kėto aspekte gėrshetohen dhe krijojnė njė tabllo me njė stuhi emocionale qė ėshtė vėshtirė tė shpjegohet me fjalė.

Gazetari: Atėherė tė fillojmė nga jeta juaj. Cilat ishin ėndrrat tuaja dhe cilat janė momentet mė interesante tė kėtij aspekti tė jetės tuaj?

Pergjigje: Pavarėsisht se kam lindur nė njė familje me shumė fėmijė dhe, mundėsitė pėr tė ėndėrruar ishin tė limituara, jeta ime ka pasur plot momente lumturie, qė krijojnė njė album me kujtime tė bukura me shoqėrinė dhe tė afėrmit e mi. Nga fėmijėria, mė kujtohen gjithnjė me nostalgji dhe emocion, mbremjet nė dimėr, kur im atė kthehej nga puna dhe unė i dilja pėrpara pėr ta pyetur nėse kishte vrarė ndonjė gjė atė ditė. Babai tim e kishte shumė qejf gjuetinė dhe mbante njė armė gjahu dhe gjuante lepuj apo thėllėza. Ai, shpesh, mė sillte ndonjė thėllėzė tė gjallė dhe unė e mbaja me kėmbėt e lidhura deri nė mbrėmje kur nėna fillonte t’i pėrgatiste pėr darkė. Nė dimėr gjyshi na mblidhte pranė zjarrit dhe na tregonte ngjarje nga jeta e tij nė Stamboll, si emigrant, duke pire duhan me llullėn e tij, qė shpesh e shkundte nė qoshe tė vatrės sė zjarrit dhe e mbushte pėrsėri nga qesja e tij. Mbasditeve e grinte duhanin hollė-hollė dhe e vinte pranė zjarrit pėr t’u tharė sa mė mirė. Me dukej gjitmonė si njė ceremoni rituale e tė riturve, qė, ndoshta, do ta adoptoja dhe unė kur tė ritesha. Pastaj e dėgjoja me vėmendje kur tregonte, pasi ai kishte njė art tė veēantė nė rrėfimin e ngjarjeve. Gjithashtu mė kujtohet nė atė epoke gjithnjė nėna, qė, pasi ishte ngritur qė herėt e na kishte pėrgatitur ushqimin tė gjithėve, sa herė mė pėrcillte pėr nė shkollė mua me vėllain e madh, na shoqėronte deri te fundi i rrugės duke na kėshilluar vazhdimisht me kujdesin e nėnės pėr gjėra qė na i kishte thėnė me mijra herė... Janė plot gjėra tė tilla qė kur i kujtoj mė japin njė emocion tė veēantė dhe them gjithnjė qė kam pasur fat qė kam pasur kėta prindėr.

Mė vonė, fillova tė rritem e tė ndihem mė i pėrgjegjshėm pėr atė qė mė priste nė njė familje si e jona qė pėrbėhej nga shumė fėmijė. U rrit pėrgjegjėsia pėr tė dalė mė mirė me mėsime, filluan kėrkesat tė rriten. Mbaj mend, nė muajt e verės shkoja me shokėt e mij natėn pėr tė ruajtur misrin e kooperativės nga baldosat. Mė i madhi ishte xhaxhai i njė shokut tim, ndėrsa mė i vogli, isha unė. Kėto momente kanė qėnė shumė tė bukura dhe mbushur me emocion dhe mister. Edhe pse ishim akoma tė parritur, qė nė moshėn 13-14 vjeē ne filluam tė ėndėrronim pėr jetėn, pėr ėndrrat e sa ardhmes, pėr dėshirat se ē’do tė bėheshim nė tė ardhmen. Nė atė kohė pėlqeja shumė misterin qė fshihte qielli me yjėsinė e tij dhe ėndėrroja qė nė tė ardhmen tė studioja pėr astronomi. Mė pėlqente shumė edhe bota e bimėsisė, pemėt, lulet, natyra nė pėrgjithėsi, por, kur njeriu jeton nė njė vend kaq tė bukur, siē ėshtė zona e Pėrmetit, nė njė farė mėnyrė e konsumon kėtė dėshirė dhe ndihesh i realizuar. Mė pas erdhėn vitet e rinisė kur njeriu kėrkon tė jetė i pavarur dhe kėrkon tė shkėputet nga guacka e familjes duke njohur horizonte e aspekte tė reja tė jetės. Filluan aktivitetet me rininė e shkollės, konkurset, koncertet, mbrėmjet e vallzimit etj. Nga kjo periudhė kujtoj qė kam qenė rrethur nga shokė dhe miq tė mirė, gjithnjė do tė kisha dikė pėr tė folur dhe pėr tė mė dėgjuar. Plus kėsaj do t’i shtohej edhe situata dhe konteksti polotik i asaj kohe, qė nuk tė jepte dhe shumė mundėsi pėr tė shpresuar. Liria e njeriut ishte e drejtuar nė shina tė paracaktuara dhe vėshtirėsisht mund tė dilje prej tyre. Por, njeriu, nė ēdo situatė qoftė, di tė krijojė momente tė kėndshme tė jetės sė tij, pra them gjithnjė, qė jeta ėshtė e bukur, sidoqoftė ajo nuk duhet shpėrdoruar, por duhet pėrfituar pėr ta gėzuar, sepse koha kalon shpejt.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve: 11399
Age: 55
Vendi: Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi: Poetry
Registration date: 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Pėrsėri nė kėmbė nga Ligor Shyti, Pėrmet   Fri Jan 23, 2009 11:31 pm

Pyetje: Kur jeni aksidentuar dhe cila ka qėnė jeta juaj gjatė kėtyre viteve si Person me Aftėsi tė Kufizuara?

Pėrgjigje: Unė jam aksidentuar nė verėn e vitit 1991 nė njė aksident automobilistik dhe qysh prej asaj kohė jetoj nė kushtet e invaliditetit me dėmtime tė kollonės vertebrale. Po tė analizoja jetėn time tė kėtyre 17 viteve, do tė mė duhej tė shkruaja ndoshta vėllimin mė tė madh qė kam shkruar ndonjėhere. Njė pjesė tė saj e kam shkruar nė romanin “Ēmimi i Faljes”, por ajo ėshtė vetėm njė pjesė, ose e thėnė ndryshe maja e ajzbergut. Shiko. Jeta e njė invalidi, nė kushtet e sotme nė Shqipėri, ėshtė si njė njeri qė shkon nė njė fushė tė minuar, qė, po s’ishe i pėrgatitur shpirtėrisht, moralisht dhe nuk ke mbėshtetjen e familjes dhe tė shoqėrisė, nga ēasti nė ēast mund tė shkelėsh mbi mina dhe tė rrezikosh jetėn. Unė, falė prindėrve, tė afėrmve, shokėve dhe miqve, ia kam dalė tė mbijetoj dhe e kam bėrė mė tė lehtė rrugėn nėpėr tė cilėn kam kaluar kėto 17 vjet. Njė invalid, qė ka njė gjėndje relativisht tė vėshtirė, qė tė bėhet pjesė e shoqėrisė dhe tė integrohet nė tė, duhet nė rradhė tė parė tė ndihet mirė me vetveten. Tė pranojė atė qė i ka ndodhur, ta njohė sėmundjen deri nė detaje dhe ta sfidojė atė me tė gjitha mėnyrat. Unė ia kam dalė ta bėj njė gjė tė tillė dhe kjo mė ka dhėnė mundėsi qė edhe tė shfaq aftėsitė e mia pėr letėrsinė. Pėr ta bėrė kėtė nuk ėshtė gjė e lehtė. Zakonisht kėto shoqėrohen me trauma tė fuqishme shėndetėsore dhe sociale, por njeriu ėshtė qėnie e arsyeshme qė e do jetėn dhe pėr hir tė kėsaj dashurie lufton pėr ta fituar betejėn.. Nė njė farė kuptimi kam kryer njė shkollė mė vete. Kam fituar eksperienca tė reja, jam pėrballur me vėshtirėsi qė nganjėherė janė edhe tė paimagjinueshme pėr njė njeri tė thjeshtė. Ėshtė e natyrshme se nė kėtė shkollė nuk kam qėnė i vetėm. Kam bashkėpunuar me individė, organizma tė specializuara shoqėrore e institucionale, por, pėr ta bėrė kėtė nuk mė ka munguar asnjėherė vullneti dhe vendosmėria.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve: 11399
Age: 55
Vendi: Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi: Poetry
Registration date: 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Pėrsėri nė kėmbė nga Ligor Shyti, Pėrmet   Fri Jan 23, 2009 11:31 pm

Pyetje: Cili ka qėnė kontakti juaj me letėrsinė?



Pėrgjigje: Unė nuk kam pasur ndonjė moment tė caktuar ku tė kem vendosur njė raport tė mirėfilltė me letėrsinė, por, meqėnėse po mė pyesni, po ju them se, nė klasėn e parė, me rastin e festės sė abetarės, mėsuesja mė ngarkoi tė luaja njė pjesė sė bashku me njė shokun tim pėrpara prindėrve qė kishin ardhur tė na shihnin e tė na dėgjonin. Mė kujtohet, dola shumė mirė nė atė interpretim dhe duartrokitjet e njerzve tė pranishėm mė bėnė tė kuptoja se kisha talent nė interpretimin e pjesėve tė ndryshme. Gjatė harkut kohor tė tre katėr viteve tė shkollės fillore u aktivizova nė koncertet e shkollės dhe recitoja pjesė tė ndryshme. Nė klasėn e gjashtė kam marrė pjesė nė njė konkurs tė fjalės artistike nė Shtėpinė e Kulturės nė qytetin e Pėrmetit dhe dola mirė. Aty mė lindi dėshira pėr tė lexuar mė shumė dhe fillova tė kėrkoj libra tė ndryshėm. Nė fillim u njoha mė njė libėr me tregime tė Petro Markos qė na e rekomandonte mėsuesi nė shkollė. Mė pas u njoha me krijimtarinė e Ismail Kadaresė, Dritėro Agollit etj. Nga fundi i klasės sė shtatė, qė pėrkon me fundin e viteve 60, u njoha me Romanin “Nėna” tė Maksim Gorkit, i cili nė atė kohė ishte njė nga mė tė lexuarit nė Shqipėri. Kur e lexova nė atė kohė nuk m’u duk ndonjė vepėr kushedi, ndoshta s’e kuptoja nė atė kohė, por mė vonė e rilexova dhe arrita ta pėrjetoj me shumė dashuri. Mė vonė lexova romanin “Lumi i Vdekur”, “Mėrgatė e Qyqeve” e N. Jorgaqit, e shumė e shumė tė tjerė nga letėrsia shqipe dhe e huaj.

Megjithėse nė pėrgjithėsi letėrsia e asaj kohe ka qėnė e orientuar dhe e kontrolluar me autorėt e lashtėsisė dhe ata tė mesjetės, ne, me pak vėshtirėsi, mundnim tė kontaktonim edhe me autorė tė krijimtarisė botėrore. Pas viteve 90 –tė, ka pasur njė dyndje e letėrsisė moderne botėrore dhe kontakti me tė ėshtė i bollshėm sa shpesh nuk arrijmė t’i asimilojmė.



Pyetje: Kur ju ka lindur dėshira pėr tė shkruar dhe, pse shkruani, ndėrkohė qė ju mund tė bėnit njė punė apo tė zgjidhnit njė fushė tjetėr?



Pėrgjigje: Unė do t’u thosha se, nė moshėn e adoleshencės, apo mė vonė, kur njeriu u jep liri ėndrrave tė veta, as qė e kisha menduar ndonjėherė se njė ditė mund tė shkruaja apo tė meresha me krijimtari. Nė vitet e shkollės sė mesme dhe mė pas, kam patur rastin tė bėj ndonjė poezi, apo tė interpretoja nė skenė, por kurrė s’mė kishte shkruar nė mendje se do tė shkruaja vetė njė ditė. Mė ka pėlqyer shumė tė lexoja dhe relativisht kam lexuar shumė, por fusha e krijimtarisė mė ėshtė dukur larg. Kam pasur njė ditar timin tė viteve tė gjimnazit dhe mė pas, duke hedhur disa nga momentet mė pikante tė jetės, por kjo nuk ka qėnė me ndonjė prapamendim. Pas aksidentit, nga viti 1995-96 shkrova disa poezi qė i mbaja nė sirtarin tim dhe vetėm kaq. Njė ditė m’i zbuloi njė miku im dhe ai u bė shkas pėr tė mė pėrballur me njė mėsuesin tim tė vjetėr, poet dhe shkrimtar i njohur nė rang kombėtar. Ai, pasi i lexoi, ato mė shtyu tė shkruaja duke mė thėnė se kisha talent dhe nė tė ardhmen do tė bėja gjėra tė bukura. Pas atij momenti dyluftova gjatė me veten pėr tė shkruar romanin tim tė parė “Ēmimi i Faljes”. Qė nga ai ēast hyra nė botėn e krijimtarisė dhe pas kėsaj nuk mund tė jetoj dot pa tė. Mė vonė shkrova romanin “Letėr nga ferri” e mė pas, nė vitin 2007, u botua romani “Franēi, mbesa e kapitenit”. Sė shpejti pres tė botoj njė roman tjetėr tė cilin e kam pėrfunduar si dhe njė pėrmbledhje poetike qė pėrmban krijimtarinė time tė dhjetė viteve tė fundit. Gjatė kėtij harku kohor kam shkuar artikuj tė ndryshėm nė shtypin e pėrditshėm, kam shkruar disa tregime nė gazetėn “Drita” si dhe disa pjesmarrje nė konkurset kombėtare dhe ndėrkombėtare pėr poezinė dhe fabulėn nė tė cilėt jam vlerėsuar edhe me ēmime pėr njė kontribut tė lartė nė promovimin e letėrsisė shqipe nė kėto vende, kryesisht nė Greqi dhe Itali.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve: 11399
Age: 55
Vendi: Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi: Poetry
Registration date: 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Pėrsėri nė kėmbė nga Ligor Shyti, Pėrmet   Fri Jan 23, 2009 11:32 pm

Pyetje: A mund tė na thoni pėrse shkruan Ligori?



Pėrgjigje: Kėsaj pyetje e kam tė vėshtirė t’i pėrgjigjem sepse edhe vetė nuk e di se pėrse shkruaj, por, duke iu referuar njė optike tashmė tė njohur botėrore e quajtur “optika oruelliane”, mė duhet t’ju shpreh tre ose katėr motive qė e bėjnė krijuesin tė shkruajė; sė pari ka njė lloj egoizmi tė mirėfilltė tek ai qė shkruan, pavarėsisht nėse e shfaq apo jo ai kėtė. Sė dyti, nė krijimtarinė e tij krijuesi pėrfshihet nga njė lloj entusiazmi estetik qė nė momentin e krijimtarisė sė tij e ka nė nivele tė larta, pėrtej vlerėsimit qė do tė marrė mė pas nga lexuesi apo kritika e mirėfilltė. Nė momentet qė shkruan ai nuk e merr fare parasysh njė gjė tė tillė. Sė treti, shkrimtari, apo poeti, nė momentin qė shkruan nuk mund t’i shmanget njė lloj shtyse historike e cila e obligon atė tė bėhet pjesė e saj. Pėrtej stilit, fantazisė, gjetjeve qė bėn njė krijues nė krijimtarinė e vet, ai nė mėnyrė tė pashmangshme bėhet pjesė e kėsaj shtyse historike, qė nė njė farė mase tregon edhe periudhėn historike nė tė cilėn ai ka shkruar. Dhe e fundit, pėr tė mos u zgjatur shumė, ėshtė qėllimi politik nė tė cilėn autori do tė bashkohet apo tė synojė me krijimtarinė e tij. Ėshtė tjetėr gjė tė ngatėrrosh bėrjen e politikės me atė tė bėrjes sė letėrsisė, dhe tjetėr gjė tė realizosh njė qėllim tė caktuar politik nė krijimtarinė tėnde. Nėse ti e realizon me mjeshtėri kėtė qėllim dhe arrin tė ngacmosh ndėrgjegjen e lexuesve, pjesė e njė shoqėrie tė caktuar ku ti kėrkon tė realizosh qėllimet e tua politike pėr njė shoqėri mė tė mirė, mė tė zhvilluar e mė tė civilizuar, atėherė them se e ke realizuar kėtė qėllim.

Nė ballafaqimin e shumė krijuesve me kėtė pyetje ka shumė interpretime, qė pėr mendimin tim duhen respektuar. Ka krijues qė shkruajnė pėr njė katėgori tė caktuar lexuesish, ka njerėz tė tjerė qė kushtėzohen nga fakti se sa janė tė pėlqyer nga masa e njerzve, ka tė tjerė qė nuk u intereson fare lexuesi dhe kritika, por kjo ėshtė relative nė gjykimin tim. Pėr mua, letėrsia ka njė mision zbavitės, argėtues dhe meditativ pėr atė ē’ka thuhet nė tė. Nėse njė poezi, njė tregim apo njė roman i plotėson tė tria kėto komponentė, ajo duhet tė jetė e pėlqyshme, por, ka edhe krijues qė kanė vetėm njė nga kėto elementė dhe janė tė pėlqyshėm pėr njė katgori lexuesish...

Pyetje: A mund tė na thoni njė motiv pėr tė cilin unė si lexues duhet ta blej librin tuaj?



Pėrgjigje: Pėr mua njė individ qė e do letėrsinė, nė rradhė tė parė do tė dije nėse libri qė do tė blejė ėshtė, apo jo, libėr i bukur, nėse ka nivel artistik dhe nėse fabula qė pėrshkon veprėn letrare tė jetė tėrheqėse qė atė ta argėtojė. Sė dyti, ai do tė dijė nėse gjatė leximit e argėton dhe i krijon emocione, apo jo, dhe sė treti, nėse mesazhi qė i pėrcjell lexuesit dhe shoqėrisė ky libėr ėshtė aktual dhe ē’vlera pėrmban? Unė mendoj se me krijimtarinė time ia kam pėrcjellė kėto tri elementė lexuesit dhe ata gjatė leximit mund tė argėtohen, mund tė emocionohen, mund tė meditojnė dhe tė mėsojnė shumė gjėra gjatė leximit tė librave tė mi.



Pyetje: Gjatė leximit tė librit tuaj tė parė “Ēmimi i Faljes” mė tėrhoqi qė nė fillim titulli i librit. Ē’kini dashur tė thoni me kėtė titull?



Pėrgjigje: Mund t’ju them qė nė ballė qė cikli i romaneve tė mia shkruar nga viti 2000 e mė pas i pėrket njė nevoje tė brendshme qė vlon brėnda meje si thirje drejtuar shoqėrisė pėr disa fenomene qė e shqetėsojnė shoqėrinė tonė pas viteve 90-tė. Unė, me njė pjesė tė shkėputur nga jeta ime, kam dashur tė bėj prezent nė shoqėrinė shqiptare e mė tej njė element shpirtėror qė ka tė bėjė me raportet e individit nė familje dhe nė shoqėri, siē ėshtė “falja”. Ne shqiptarėt, por edhe pėrtej kufijve tė Shqipėrisė, vesin e faljes e paguajmė gjithmonė me njė ēmim dhe tėrė jetėn pastaj punojmė pėr tė paguar ēmimin. Nuk mund t’ju them mė tepėr pėr kėtė, pasi lexuesi mė parė duhet ta lexojė kėtė libėr dhe pastaj tė kuptojė se ėshtė kėnaqur, apo jo. Pėr mendimin tim lexuesit pas leximit tė kėtij libri do tė ndihen mė tė kėnaqur, mė humanė, mė njerėzorė. Pėr njė gjė jam i sigurt; nėse dikush do tė fillojė ta lexojė kėtė libėr, nuk ka pėr ta lėnė nė mes.



Pyetje: Po ju lexoj njė pasazh nga libri juaj i dytė: “Letėr nga Ferri” kapitulli i dhjetė me titull “Dashuri nė shtėpinė e priftit”. Pasi ta lexoj do tė doja tė dija mendimin tuaj, ē’kini dashur tė pėrcillni te lexusi me kėto pasazh:

“Atė mbrėmje Lesi do tė lehte vazhdimisht pas porte, duke lėnė tė kuptohej se dikush qėndronte aty nė heshtje dhe s’kishte ndėrmend tė largohej. Qetėsia e natės dhe rrezet e hėnės qė sapo kishte dalė mbi lartėsinė e malit Poste-han, i dhanė njė siguri tė brendshme pėr tė shuar kuriozitetin dhe pėr tė parė kush ishte ai qė, jo vetėm Lesit, i kishte tronditur qėnien e saj nė kėtė orė tė vonė tė natės.

... Zbriti shkallėt ngadalė dhe iu afrua portės sė oborrit tė madh shtruar me pllaka. Nė ēast Lesi u bė mė agresiv dhe filloi tė lehte mė shumė, duke u hedhur me kėmbėt e para tek kanatet e portės.

-Hesht! – i foli ajo ngadalė qenit dhe tė dy qėndruan si me komandė nė heshtje duke pėrgjuar. Njė trokitje e lehtė u dėgjua nga jashtė portės, duke lėnė tė kuptohej se pas saj dikush priste.

Vendosi ta kapte nė befasi. Hoqi ngadalė shulin e portės dhe duke tėrhequr me dorėn tjetėr kanatin e majtė, pyeti menjėherė: “Kush je ti qė pėrgjon te porta?”

-Jam unė...

-ē’po bėn aty?

-Po rri… tė pres ty…

Nė ēast e njohu dhe, sikur ta kishte menduar qysh mė parė, vazhdoi:

-Tė pėlqej?

-Po. Jashtė mase. Nuk mund…

-Shėėėt. Futu brėnda! –tha ajo ngadalė duke e tėrhequr prej jakės sė kėmishės me dorėn e djathtė. Mbylli me tė shpejtė kanatin dhe, ashtu siē ishte, e ngjeshi pas trupit ndėrsa ai rrinte si zog i zėnė nė ēark dhe mbante tufėn me trendafila pėrpara.

-Po kėto? –pyeti ajo kur ndjeu tufėn e trendafilave, gjėmbat e tė cilėve i shpuan duart e saj tė buta.

-I solla pėr ty. I kėputa tek lulishtja e Vilės. Janė tė freskėta, tani sapo i kėputa, s’pata as kohė t’i rregulloja pak...

Nuk mundi dot ta pėrmbante afshin e dashurisė qė i shpėtheu nė ēast...”
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve: 11399
Age: 55
Vendi: Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi: Poetry
Registration date: 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Pėrsėri nė kėmbė nga Ligor Shyti, Pėrmet   Fri Jan 23, 2009 11:33 pm

Pėrgjigje: Kjo ėshtė njė pjesė e marrė nga romani “Letėr nga ferri”. Nė konceptin tim pėr Parajsėn dhe Ferrin unė kam dashur t’i them lexuesit se Parajsa dhe Ferri janė kėtu midis nesh, janė brėnda nesh dhe, jemi ne ata qė mund ta ndėrtojmė jetėn tonė ku tė duam, nė Parajsė apo nė Ferr. Ky ėshtė njė pasazh dashurie midis dy tė rinjve qė dashurojnė dhe ngrejnė Parajsėn e tyre nė Ferrin e njė qyteti X. Le t’ia lėmė lexuesit tonė tė mėsojė ngjarjet e mėtejshme.



Pyetje: Nė romanin tuaj tė tretė “Franēi, mbesa e kapitenit” kini prekur njė temė delikate, duke guxuar tė prekni ēėshtjen ēame dhe raportet midis dy tė rinjve tė kombėsive tė ndryshme me njė fabul qė pėrplaset midis fantazisė dhe realitetit. Pse kini dashur ta bėni njė gjė tė tillė?

Pėrgjigje: Po... ajo ėshtė e vėrtetė. Fabula ka nisur nga njė ngjarje e vėrtetė aktuale qė ka ndodhur nė vitet 90 dhe mė pas unė kam fluturuar me fantazinė time pėr t’i dhėnė udhė njė revolte tė brendshme qė mė ka shqetėsuar prej vitesh. Nė fund tė fundit, sido qė mendojnė njerėzit nė tė dy anėt e kufirit shqiptaro-grek, popujt tanė kanė njė dhe vetėm njė tė ardhme; rrugėn drejt Evropės.



Gazetari: Ē’dėshironi t’i shprehni lexuesit tuaj pėrpara se t’ju falenderoj pėr intervistėn?

Pėrgjigje: Natyrshėm mė duhet t’i falenderoj pėr pėrkrahjen qė mė kanė dhėnė gjatė kėtyre viteve tė fundit me anė tė telefonatave, mesazheve, letrave tė shumta dhe ju uroj atyre shendet dhe lumturi kudo qė janė. Pėrfitoj nga rasti t’i drejtohem me anėn e kėsaj interviste tė gjithė atyre qė kanė nė dorė tė japin kontributin e tyre pėr kategorinė e njerzve me aftėsi tė kufizuar, duke u thėnė se me qindra invalidė sot kanė nevojė tė ndihmohen, kanė nevojė tė integrohen nė shoqėri, kanė nevojė pėr mė shumė dashuri njerėzore. I bėj thirrje me kėtė rast Kryetarit tė Bashkisė sė qytetit tim dhe tė gjithė kryetarėve tė bashkive kudo qė janė, Kryeministrit tė vendit tim, Presidentit tė Republikės, deputetėve dhe gjithė strukturave shtetėrore, se invalidėt sot kanė nevojė mė shumė se kurrė pėr ndihmėn tuaj. Askush nuk ka bėrė dhe nuk mund tė bėjė kontrato me jetėn dhe jeta e invalidėve pėr fat tė keq ėshtė e shkurtėr. Ju bėj thirrje edhe nė emėr tė tyre: zgjidhini nė kohėn e duhur problemet e invalidėve, sepse ata janė nė luftė tė pėrditshme me sėmundjen qė nga dita nė ditė kėrkon t’i mposhtė.

Lexuesve ju bėj thirje tė blejnė librat e mi pėr tė shtuar kėnaqėsinė dhe bibliotekėn e tyre, por, nė tė njėjtėn kohė, mė ndihmojnė edhe mua tė vazhdoj nė rrugėn e bukur tė krijimtarisė.



Pyetje: Ku mund t’i gjejnė lexuesit librat tuaj?



Pėrgjigje: Ata mund tė komunikojnė me drejtuesit e Shoqatės sė Personave me Aftėsi tė Kufizuar, zotin LLazar Dako, nė adresėn: adpa@adanet.com.al ose me mua nė adresėn: shytiligor@yahoo.it Ndėrkohė mund tė blejnė librat e mi nė librarinė e qytetit Pėrmet dhe Shtėpinė botuese “Medaur” nė Tiranė.



Gazetari: Atėherė nuk mė mbetet gjė tjetėr, veēse t’ju falenderoj pėr kėtė intervistė, duke e lėnė tė hapur bisedėn tonė pėr takime tė tjera. Faleminderit dhe punė tė mbarė!



Ligor Shyti: Punė tė mbarė edhe ju dhe faleminderit!





Pėrmet mė 20 qershor 2008.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve: 11399
Age: 55
Vendi: Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi: Poetry
Registration date: 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Pėrsėri nė kėmbė nga Ligor Shyti, Pėrmet   Fri Jan 23, 2009 11:34 pm

DETEKTIVI




Pėrpara se tė afroheshim nė kryeqytet, treni ecte drejt asaj reje tė zezė nė formė shtėllunge qė sa mė shumė i afroheshim, aq mė poshtė ulej, sikur tė ishte nė garė me trenin pėr tė kapur kryeqytetin. Sinjalin e fillimit tė rrebeshit na e dha njė shkrepėtimė e beftė e shoqėruar me njė bubullimė tė mbytur qė lėshoi mė pas litarėt e saj mbi gjithēka dhe mbėshtolli edhe trenin tonė me curila uji tė rrjedhshėm nga tė gjitha anėt.

Mbritėm nė stacion. Ende pa sistemuar mirė valiēet, pėr t’i nisur mė pas me hamejtė e rastit drejt qendrės, sikur ta kishte prerė me thikė pamjen qė ndan stacionin me bulevardin qendror, u shfaq rrezja e parė e diellit qė depėrtoi nė brendėsi tė bulevardit dhe krijoi njė tė ēarė tė qiellit pikėrisht nė zonėn qendrore tė sheshit “Skėnderbej”. Atė mėngjes pranvere tė lagėsht me mjergull tė pėrshkėnditur nga rrezet e diellit, ajėri i freskėt tė flladiste fytyrėn, sikur tė bėnte fresk me pendė pėllumbash. Era e malit tė Dajtit ndihej nė mes tė bulevardit njėlloj sikur tė ishte nė lartėsinė e malit, edhe pse pallatet e lartė e vėshtirėsonin depėrtimin e tyre. Fasadat e pallateve nga tė dy anėt e rrugės shndrisnin si pasqyrė nga pikat e shiut qė sapo kishte pushuar dhe reja e zezė filloi tė largohej drejt jugut. Njerėzit filluan tė dilnin nė rrugė nga tė gjitha anėt, pėr tė vazhduar jetėn e tyre normale, tė ndėrprerė nga stuhia e pak minutave mė parė. Menjėherė u rivendos gjendja e mėparshme. Filluan pėrsėri makinat dhe autobusėt e linjave tė lėviznin nėpėr stacionet e tyre. Jeta iu kthye normalitetit. Nė fytyrat e njerzve shihje vetėm gėzim dhe hare, sikur shiu t’u kishte kthyer humorin qė u mungonte prej kohėsh. Edhe kumbullat e egra anės trotuarit ndiheshin ēuditėrisht tė qeshura dhe lėshonin nė ajėr aromėn e tyre kėnaqėsindjellėse. Edhe kulla e sahatit ndrinte atė mėngjes jo si herė tjetėr, duke lėnė tė nėnkuptohej se ndihej e kėnaqur qė ishte mė e lartė se monumenti i kalit tė Skėnderbeut dhe rrezet e diellit i shijonte mė parė se ai qė qendronte i heshtur e i palėvizur me shikimin e tij drejt stacionit tė trenit, nga ku vinim ne dhe i afroheshim, sikur objektivi ynė tė ishte ai dhe jo qendra e Tiranės.

Pasi u sistemova nė njė hotel afėr qendrės, pėr tė qendruar disa ditė me miqtė e mi nė atė qytet, zbrita shkallėt dhe dola nė rrugė. Nuk e mora mundimin tė lidhesha me ta, si zakonisht, e t’u lajmėroja ardhjen time. Ēuditėrisht, atė mėngjes, mė pėlqente tė rrija i vetėm e tė shijoja ato pamje qė u shfaqėn pas ikjes sė atij shiu tė rrėmbyshėm dhe daljes sė rrėzeve tė bukura tė diellit. Pamjet magjike qė tė ofron Tirana pas shiut, tė rrėmbejnė e tė bėjnė pėrvete, duke tė ftuar t’i shijosh ato, pa bėrė ndonjė plan se ku do tė shkosh, apo me kė do tė takohesh.

Nostalgjia e kujtimeve tė viteve tė shkuara mė kishte rrėmbyer krejt dhe, si pa dashje, ia lashė rastėsisė tė mė merrte nė vorbullėn e saj. Kujtimet filluan tė zgjoheshin njė nga njė, si trupa tė rėnė nė koma prej vitesh dhe turma e njerzve mė rrėmbeu pa e kuptuar drejt “Rrugės sė Barikadave” ku ndodheshin njeri pas tjetrit dyqane nga mė tė ndryshmet. Diur, vite mė parė, nė njerin nga ata dyqane, kisha blerė njė ēantė tė zezė me zinxhir pėr tė mbajtur dokumentat dhe ajo mė shoqėron akoma nė udhėtimet e mia. Qesha me vete kur mendova se ēanta ime po kthehej tė shihte pronarin qė kishte lėnė aty mė shumė se njėzet vjet mė parė.

I shtyrė nga kureshtja, apo, ndoshta pėr tė shtyrė kohėn e lirė, iu drejtova pėrsėri asaj rruge, me shpresė se mos shihja ndonjė pamje tė ngjashme me atė tė njėzet viteve mė parė, apo ndonjė fytyrė tė njohur me tė cilin mund tė bisedoja pėr kujtimet e viteve tė shkuara. Nė vetvete ndjeja thellė nė shpirt se atė ditė diēka ishte ndryshe, jo si ditėt e tjera. Nuk e di pėrse njė instikt i brendshėm mė shtynte tė mendoja se do tė mė ndodhte diēka e paparashikuar dhe, ngaqė minutat po iknin dhe mua nuk po mė ndodhte gjė, nuk e di se si m’u krijua njė gjendje ankthi, qė mė shtynte edhe mė shumė tė mendoja se ajo po vononte dhe unė isha i sigurt se do tė mė ndodhte.

Vėshtroja me vėmendje njerėzit qė mė rrethonin dhe, si i trembur nga vėshtrimet e tyre, mundohesha tė dalloja tek ata edhe detajet mė tė vogla tė fytyrės, apo ndonjė shėnjė tė veēantė qė mua mė tėrhiqte vėmendjen. Ngaqė koha po kalonte dhe mua nuk po mė ndodhte asgjė, shkova nė verandėn e njė lokali dhe po vėshtroja nga trotuari njerėzit qė kalonin poshtė tij. Kamerieri erdhi menjėherė dhe nuk e mbajta mend se ē’porosita pas ikjes sė tij. Tė gjithė mė dukeshin si figura gjeometrike qė lėviznin sa nė njė krah tė rrugės, nė tjetrin dhe unė nuk mundja tė njihja asnjė prej tyre, edhe pse nė kėtė qytet kisha shumė shokė e miq.

Mė shumė se gjysmė ore qendrova nė atė kolltuk. Nė brendėsi tė qenies sime plogėshtia kishte bėrė pakt me ndjenjat e mia tė heshtura, qė s’bėnin gjė tjetėr veēse sodisnin pamjet qė tė ofronte veranda e lokalit nė drejtim tė sheshit qendror, nga ku vinin e shkonin turma njerėzish me fytyra tė qeshura, qė diskutonin me njeri-tjetrin, shpesh dhe me zė tė lartė.

S’kishte kaluar mė shumė se njė orė dhe mua nuk po mė ndodhte gjė e pazakontė atė mėngjes tė zakonshėm tė jetės sė njė qyteti, qė vlon nga zhurma e mė shumė se tetėqind mijė banorėve. Ndjenja e pritjes sė njė diēkaje tė paplanifikuar, qė askush dhe asgjė nuk ma kishte premtuar se do tė mė ndodhte, mė kishte bėrė tė ndihesha i sigurt dhe nuk mė shtynte tė kundėrshtoja, apo tė mendoja se ajo, tė cilėn unė prisja, nuk ishte gjė tjetėr veēse njė sajim, apo pjellė e fantazisė sime, aq mė pak, njė parandjenjė e tė qėnit tim supersticioz pėr fatin.

I pėrgjumur nė vėshtrimet e mia tė humbura, drejt hyrjes ku njerėzit vinin e shkonin, vura re njė njeri qė u shfaq disa herė brenda njė afati kohor tė shkurtėr dhe, si pa u kuptuar, u zhduk pėrsėri nė thellėsi tė turmės. Nuk e di pse, ky njeri mė tėrhoqi vėmendjen dhe fillova tė mendoja pėr tė. Ndoshta ishte veshja e tij me xhaketėn gri dhe kėpucėt e rėnda ushtarake qė mė bėnė tė mendoja se, ai njeri, nuk ishte si gjithė tė tjerėt. Ndoshta vėshtrimi i tij disi i trembur, i ngjethur, i ēoroditur, jo si tė tjerėt, mė bėri tė mendoja se mė pas unė do t’i kushtohesha atij, pėr tė kaluar orėt e asaj paradite qė brenda qenies sime kishte rėndėsi tė veēantė. Kur hyri nė brendėsi tė turmės, u mata tė ngrihesha e t’i shkoja pas, por ishte tepėr vonė dhe koha nuk mė premtoi tė paguaja e tė nisesha.

Me ndjenjėn e fajėsisė, ngaqė nuk shkova nė kohė ta shihja nga afėr, vendosa qė nėse ai do tė shfaqej pėrsėri, do ta ndiqja. Kėtė rradhė bėra gati lekėt dhe i lashė mbi tavolinė, pėr tė qėnė i gatshėm tė largohesha nė ēdo kohė. Ai njeri, pamjen e tė cilit mė dukej sikur e njihja prej kohėsh, mė bėnte tė mendoja se brenda tij diēka tė rrallė do tė gjeja, apo ndoshta do tė zbuloja njė gjė tė re qė kurrė mė parė s’e kisha njohur. Nė fund tė fundit, kush ishte ai njeri dhe pse mė kishte bėrė mua tė ndihesha aq kurioz me qenien e tij? Tė ishte ecja, ajo qė mė kishte tėrhequr vėmendjen, apo mėnyra se si ishte veshur! Jo, jo! Veshja jo! Ai nuk kishte ndonjė gjė tė veēantė nga tė tjerėt, qė unė tė kuptoja se veshja e tij nėnkuptonte diēka, edhe pse xhaketa e tij diēka mė kujtonte, apo kėpucėt e tij me qafė si kėpucė ushtarake. “E pamundur!” -thashė me vete. “Ky njeri, nuk mund tė mė ketė ngacmuar me veshjen e tij. Ai ka diēka tjetėr qė mė tėrhoqi vėmendjen kaq shumė dhe mė bėri tė kuptoja se nuk ishte si tė tjerėt”.

Ndėrsa kisha rėnė nė mendime dhe po hetoja shkaqet qė mė kishin bėrė tė kuptoja se ai njeri kishte diēka jonormale, burri me xhaketė gri mė kaloi pėrpara syve dhe me shpinėn kthyer nga mua iu drejtua shkallėve. U ngrita menjėherė si i llahtarisur. Pėr tė mos i lėnė shije tė hidhur pronarit tė lokalit, i vura kartmonedhėn nė dorė afėr banakut dhe pa humbur kohė iu drejtova shkallėve pa ia ndarė sytė. Burri, qė nė pamjen e parė tė jepte pėrshtypjen se ndiqte me vėmendje gjithėēka qė e rrethonte, ktheu njė herė kokėn pas, sikur nuk i interesonte fare mjedisi qė kishte rreth e rrotull, nxori njė kunjė shkrepseje dhe po vėshtronte reklamat nė njė afishe nė anė tė trotuarit. Unė isha afėr, shumė afėr dhe ndiqja me vėmendje tė gjitha lėvizjet e tij, edhe pse nuk kisha dėshirė qė ai ta merrte vesh se po e ndiqja. Nė njė farė mėnyrė mė dukej vetja si detektiv dhe kjo nuk mė pėlqente. Nė fillim mendova se mos ishte ndonjė hallexhi i papunė, apo hajdut xhepash qė priste rastin e pėrshtatshėm tė sulmonte prenė e tij, por kur vura re se personazhi im ishte qethur shkurt dhe mbante njė kapelė tė pastėr, ndėrrova mendim. Njė herė mendova se po i bija kot mė qafė kėtij fakiri, por kur e vura re nga afėr se si i vėshtronte njerėzit me bisht tė syrit, mendova se nuk do tė dilja pa gjė me atė njeri.

Pas pak u nis me tė shpejtė drejt sheshit “Skėnderbej” Mėnyra si po ecte mė la tė kuptoja se kishte njė hall tė madh. Kurioziteti mė shtyu ta ndiqja pas e tė mos i ndahesha. Ē’tė ishte ai njeri! E ndoqa deri tek stacioni i autobusit, nė anėn e poshtme tė lulishtes, afėr Bankės Kombėtare. Nga mėnyra se si iu afrua njerėzve mė la pėrshtypjen se ishte ndonjė intelektual, por kur vura re se po kruante dhėmbėt akoma me kunjėn e tij tė disa minutave mė parė, kuptova se kisha gabuar. Ai vazhdonte i qetė tė kruante dhėmbėt pa e ēarė kokėn fare se aty afėr kishte tė tjerė qė prisnin tė hipnin nė autobus. Mendova tė tėrhiqesha nga aventura time, por nuk e di pėrse atė ēast m’u kthye mendja dhe vendosa ta shoqėroja akoma mė tej. Vendosa tė hipja bashkė me tė nė autobusin e parė qė pritej tė vinte. Pėr ēudi edhe autobusi i stacioneve tė veriut tė Tiranės po vonohej.

Autobusi mbriti dhe njerėzit filluan tė hipnin. Me bindjen se “gjahu” im do tė nxitej tė futej sė bashku me turmėn, u afrova si tė gjithė tė hipja edhe unė dhe, me bisht tė syrit, ndiqja nga afėr lėvizjet e tij. Pėr ēudi, apo ndoshta e kishte vėnė re se po e ndiqja, bėri njė kthesė tė papritur dhe mori anash autobusit tė linjės dhe u nis drejt trotuarit pėr nė sheshin qendror. Aty e kuptova se ajo pėr tė cilėn unė kisha dyshuar pak minuta mė parė, tani ishte njė realitet. Nuk isha gabuar. Personi qė mė kishte tėrhequr vėmendjen diēka fshihte dhe mua mė duhej ta shpija deri nė fund aventurėn time. Tani ai nuk ishte mė njeri i zakonshėm dhe unė, dashje, pa dashje, duhet ta zbuloja misterin qė fshihte. Pėrse ai ndėrroi mendim dhe nuk hipi nė urban? Cili ėshtė shkaku or mik, qė u tėrhoqe nga vendimi yt? Patjetėr qė kėtu diēka fshihej dhe unė, qė tashmė kisha marrė pėrsipėr kėtė detyrė, duhej ta ndiqja. Tani instikti im ishte kthyer nė njė detyrė qė s’ma kishte ngarkuar askush dhe pėr asgjė s’isha i detyruar tė jepja llogari, nėse kėrkimi im dėshtonte, edhe pse isha i bindur qė nė kėtė ndėrmarrje s’kisha arsye pse tė dėshtoja, aq mė tepėr tani qė ai mė dha njė shans mė shumė me ndryshimin e drejtimit tė tij tė udhėtimit. E ndoqa pas. Kalova trotuarin dhe e vėshtroja nga larg, pėr tė mos i lėnė tė kuptonte se po e ndiqja. Duke ecur m’u krijua bindja se ai s’ishte gjė tjetėr, veēse njė detektiv i policisė qė shkonte kudo dhe vėzhgonte ēdo gjė qė mund t’i shėrbente atij si element i dyshimtė. Tirana ėshtė qytet i madh me popullsi nga krahina tė ndryshme dhe padyshim detektivėt civilė luajnė njė rol tė rėndėsishėm nė zbulimin e elementėve kriminalė qė veprojnė nė qytet.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve: 11399
Age: 55
Vendi: Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi: Poetry
Registration date: 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Pėrsėri nė kėmbė nga Ligor Shyti, Pėrmet   Fri Jan 23, 2009 11:35 pm

Do tė kisha ndėrruar mendim dhe do tė kisha hequr dorė nga roli im prej “detektivi” nė ndjekje tė atij njeriu, por, kur vura re se ai u kthye me tė shpejtė nė drejtim tė bustit tė Skėnderbeut, hoqa dorė nga mėdyshja dhe u binda plotėsisht se ai njeri paraqiste interes. Zbulimi im tashmė kishte hyrė nė rrugė pa kthim dhe mua s’mė mbetej gjė tjetėr veēse ta ndiqja dhe tė mėsoja tė vėrtetėn. Ankthi dhe kurioziteti po mė shtrėngonte gjoksin. Mezi prisja tė zbuloja atė qė, ndoshta, edhe punonjėsit mė tė specializuar tė policisė sekrete do ta kishin zili. Isha njeriu mė me fat qė do tė kisha mundėsinė tė shihja nga afėr njė skenė qė nga ēasti nė ēast mund tė ndodhte. Askush nė kėtė qytet nuk ishte mė i pėrgatitur se mua shpirtėrisht pėr tė ndjekur atė pamje qė fati ndoshta ma kishte rezervuar vetėm mua.

Fillimisht u tremba kur mendova se ai mund tė ishte ndonjė atentator apo terrorist qė mund tė bėnte ndonjė shpėrthim me dinamit nė afėrsi tė institucioneve, aq mė tepėr qė aty ishte qendra e kryeqytetit, por, kur vura re se ai u kthye nga lulishtja, nė pjesėn e pasme tė monumentit dhe, sikur tė kishte frikė nga dikush qė mund ta vėshtronte, nxorri nga xhepi i brendshėm njė celular, vėshtroi njė herė majtas e djathtas dhe me tė shpejtė formoi njė numėr telefonik, ndėrrova mendim. Aty u binda se miku im s’ishte gjė tjetėr veēse njė informator civil i policisė qė u jep informata eprorėve. Biseda nuk zgjati mė shumė se tridhjet sekonda dhe ai futi menjėherė celularin nė xhep dhe u ul nė njė stol nė qoshe tė lulishtes. Atė ēast mendova tė largohesha dhe ta lija rehat fukaranė qė bėnte punėn e tij pėr tė mbajtur familjen me bukė.

Do tė kisha ikur dhe s’kishte pėr tė mė rėnė kurrė ndonjėherė nė mend ajo fytyrė, po tė mos kisha kthyer kokėn dhe ta shihja si pėr herė tė fundit pėr ta pėrshėndetur. Pikėrisht kur unė vendosa tė largohesha dhe shpresat e mia pėr tė parė diēka tė veēantė e tė rėndėsishme po shuheshin, vura re njė lėvizje tė ēuditshme qė mė tėrhoqi vėmendjen dhe mė bėri tė ndryshoja mendim. Isha shumė afėr. Vetėm njė rresht me lule na ndante dhe unė kisha mundėsinė ti shihja fytyrėn dhe gjithėēka qė kishte tė bėnte me atė njeri misterioz. Nė lulishte kishte shumė pak njerėz, ndoshta vetėm ne tė dy. Unė qė e shihja dhe ai qė nuk mė shihte. Unė qė kisha mė shumė se njė orė qė e ndiqja, dhe ai qė bėri gjithė ato lėvizje dhe akoma nuk e kishte vėnė re se dikush po e ndiqte. Mė erdhi rėndė qė bėja njė veprim tė tillė, por kur ktheva kokėn dhe nėpėrmjet njė boshllėku pashė mikun tim qė po qante, u gjenda i ēuditur dhe ndjeva keqardhje. Ai njeri, qė unė e kisha quajtur punonjės tė policisė sekrete, kishte kapur kokėn me duar dhe po qante me dėnesė. Ē’tė ishte vallė ajo skenė dhe pėrse ai njeri po qante?

Vendosa tė largohesha. Ai njeri ishte njė hallexhi qė s’i prishte punė askujt. “Nė fund tė fundit” –thashė me vete, “njė qytet i madh ka dhe raste tė tilla”. Hodha disa hapa drejt muzeut Historik, por shpejt u pendova. Nė mendjen time filloi njė duel ndjenjash qė mė bėnte tė ndihesha fajtor. Pak minuta mė parė, kur unė kisha interes pėr ta ndjekur, ai ma kishte plotėsuar kėnaqėsinė time dhe mė kishte mbajtur pėr mė shumė se njė orė me ankth e emocion, ndėrsa tani qė ai kishte nevojė mė shumė se kurrė pėr mua, e braktisa. “Jo, jo!” thashė me vete dhe, si me telekomandė, u ktheva pas pėr tė shkuar pėrsėri atje ku ai ishte ulur dhe qante me ngashėrim.



Eca drejt lulishtes i sigurt se miku im nuk do tė mė kishte vėnė re. Kalova pranė tij dhe bėra sikur nuk e kisha vėnė re mė parė, pėr tė mos e vėnė nė siklet e ta bėja me turp qė e shihja qė qante, por ai asqė e vuri re fare praninė time. Rrinte kokėulur dhe herė pas here nxirrte nga xhepi njė shami dhe fshinte lotėt. Iu afrova, qėndrova i heshtur para tij dhe me mirėsjellje iu drejtova:

-A mund tė ulem?

Mė vėshtroi sikur deshi tė hetonte praninė time aty dhe, si nėpėr tym m’u pėrgjegj me zė tė ngashėryer:

-Ulu! –tha dhe lėvizi pak nga e majta.

Pėr mė shumė se pesė minuta ndėnjėm sė bashku pa folur. Unė mendoja pėr tė dhe pėrpiqesha tė gjeja shkakun qė e bėnte atė burrė rreth tė pesėdhjetave qė qante me ngashėrim, dhe, herė pas here vėshtronte nga maja e pishave tė parkut, sikur donte tė ngushėllohej me to, ndėrsa ai e ndėrpreu ngashėrimin dhe, ndoshta nga prania ime, filloi tė meditonte duke u mbėshtjellė mė tepėr me xhaketėn e tij jo shumė tė pėrshtatshme pėr stinėn.

-Nga tė kemi? –pyeta pas pak.

-Urdhėro? –u pėrgjegj ai sikur u shkund nga mendimet qė e kishin gllabėruar.

-Kėtu banon? –pyeta pėrsėri pėr tė kuptuar nėse ishte vėndas apo i ardhur nė Tiranė. Ai mė vėshtroi me vėmendje nga koka tek kėmbėt dhe, si pėr t’u siguruar mė parė se nuk isha njeri i keq, m’u pėrgjigj thatė:

-Kėtu, kėtu banoj!

-Jeni i ardhur? –kėmbėngula, duke i lėnė tė kuptoja se biseda jonė nuk kishte ndėrmend tė mbaronte me kaq. Ai mė vėshtroi edhe njė herė drejt e nė sy dhe, si u bind nė vetvete se s’mund tė isha njeri i keq, m’u pėrgjigj:

-Jam i ardhur nga Pėrmeti!

-Nga Pėrmeti? Po fol a derbardhė. Qėnkemi patriotė. Edhe unė nga Pėrmeti i kam prindėrit! –vazhdova tashmė i lehtėsuar, por ēuditėrisht edhe atij iu ēelėn sytė dhe, si pėr t’u shfajėsuar nga ajo skenė qė kisha vėnė re pak minuta mė parė, uli kokėn dhe tha i dėshpėruar:

-Nga Pėrmeti jam, por… ē’e do. Ika, e lashė Pėrmetin. Tani mė duhet tė mat rrugėt e Tiranės si zagar i zgjidhur.

-Pse? –pyeta unė duke mos e lėnė bisedėn tė ftohej, aq mė tepėr qė edhe ai ishte akoma nė njė gjendje tė tronditur dhe nė sy i dukej hapur shqetėsimi qė kishte. Pasi u prezantuam dhe i shpjegova origjinėn e prindėrve tė mi, ai vazhdoi:

-Lėre, lėre, se jam bėrė pėr tė vrarė veten!

-E ke gabim. –ndėrhyra pėr ta qetėsuar. –Njeriu nė jetė kalon shumė vėshtirėsi, por kjo nuk do tė thotė se, sa herė tė kemi probleme, tė mendojmė pėr vetvrasje.

-Po, ke tė drejtė! –tha ai me njė shprehje tė qartė tė fytyrės, ku dukej sheshit se halli i tij i kalonte kufijtė dhe unė nuk isha nė gjendje ta kuptoja. –Edhe unė deri pėrpara njė viti kėshtu mendoja, por sot ndihem si njė njeri qė i rėndon dheut kot. Po ta dije hallin tim, do tė mė jepje tė drejtė.

-Mos u shqetėso! –ndėrhyra. -E di ē’ke ti, a shkojmė ulemi nė ndonjė lokal dhe pimė ndonjė kafė e bisedojmė shtruar?

-Jo, faleminderit! –tha ai i vendosur dhe u mbėshtoll mirė me xhaketėn e tij tė hollė, ndėrkohė qė unė kėmbėngula:

-Po hajde, ē’ke ti? Qiras unė!

-Jo, jo. –tha ai. –Po tė jetė pėr tė qirasur, do tė ta jap unė kafen.

-Mirė, dakort! –thashė dhe e kapa prej krahu e iu drejtuam lokalit mė tė afėrm nė pjesėn e poshtme tė monumentit. Miku im tashmė ishte qetėsuar disi dhe vėshtrimi nuk qe ai i pari. Dukej i qetė dhe i heshtur edhe pse shprehja e fytyrės e tradhėtonte dhe gjendja i ikte herė pas here nga kontrolli. Ndonjėherė mė dukej se fliste me veten dhe mundohej qė nė praninė time ta shmangte njė fenomen tė tillė.

Pasi morėm nga njė kafe ekspres dhe u rehatuam nė tavolinė pėrballė njeri-tjetrit, miku im, qė me sa e mbaj mend quhej Perikli, pyeti:

-Nė Kuēovė banon?

-Po, -thashė menjėherė.

-Je mirė, mos u largo nga Kuēova. Ėshtė vend i bukur dhe i qetė. Unė e hėngra atė tek tani dhe s’e ndryshoj dot…

-Pse? –pyeta gjithė kurreshtje, apo ndoshta pėr t’i dhėnė shkak qė ai tė fillonte rrėfimin e tij.

Pasi mori frymė thellė, mė vėshtroi drejt e nė sy dhe, si pėr tė hetuar dėshirėn time pėr ta dėgjuar, vazhdoi:

-Siē tė thashė, kam bėrė njė gabim qė ndoshta do tė mė kushtojė shtrenjtė. E tepėrt tė ta them, por mua mė duket sikur mė tregojnė tė gjithė me gisht, dhe e gjithė kjo, vjen ngaqė i jam dorėzuar jetės dhe s’kam mė dėshirė pėr tė jetuar.

-E ke gabim! –ndėrhyra unė, por ai nuk mė la tė vazhdoja.

-Dėgjomė deri nė fund dhe do tė mė japėsh tė drejtė, -tha duke vėshtruar nga dritarja dhe tundi kokėn, sikur miratonte diēka qė ai vetė e propozonte. –Dikur, jo mė larg se dy vjet mė parė, kam qėnė oficer dhe u kam bėrė moral ushtarėve pėr karakter tė fortė e … ē’nuk u kam thėnė, por ja qė jeta u kthye mbrapsht dhe tani s’jam nė gjendje ti jap kurajo as vetes. Kam qėnė oficer nė brigatėn e Artilerisė, me gradėn kapiten i parė. Isha njeri i nderuar dhe asnjėherė s’e kisha humbur ekulibrin, me gjithė vėshtirėsitė e shumta qė kam hequr pėr 25 vjet me rradhė. Mė ėshtė q… nėna maleve nėpėr dėborė, ku s’kam shkelur, megjithėatė kam qėnė i lumtur. Zoti mė dha dy djem si yje dhe i rrita me gjithė tė mirat. Tani e kuptoj se nuk i kam rritur ashtu siē duhet. Kur i kisha fėmijėt tė vegjėl, kisha shumė ėndėrra pėr tė ardhmen e tyre dhe nuk kurseva gjė qė ata tė rriteshin me tė gjitha tė mirat. Pėr vete jam rritur me fukarallėk tė madh dhe nuk doja qė edhe fėmijėt e mi tė kishin tė njėjtin fat. Tani po e kuptoj se prindėrit e mi nuk kanė qėnė vetėm tė zotėt qė na rritėn njė tufė me kalamaj, po heronj. Edhe sot, nėna ime, qė ėshtė 75 vjeē, kujdeset pėr tė gjithė ne, si dikur, kur ishim tė vegjėl, ndėrsa unė…

Miku im ktheu kokėn mėnjanė dhe disa pika loti i rrodhėn nė faqe.

-Mė fal, se… ndoshta tė mėrzita. –tha pas pak.

-Jo, jo, - i thashė i prekur nga lotėt qė i rridhnin si fėmijė edhe pse herė pas here pėrpiqej t’i mbante. Pasi rrufiti disa herė kafen e ngrohtė, vazhdoi:

-Gruaja ime, nė fakt, ka qėnė e vetme nė rritjen dhe edukimin e fėmijėve tė mi. Kuptohet, unė mė shumė nė repart se nė shtėpi, por kjo nuk e justifikon gabimin qė kam bėrė me fėmijėt. I madhi, mbaroi gjimnazin dhe u fut nė njė kolegj pėr tė vazhduar mė tej studimet. Ishte djalė i rregullt dhe i disiplinuar. Doli shumė mirė me studime. Mėsoi edhe dy gjuhė tė huaja, ndėrsa tė voglin e pėrkėdhela ca si shumė dhe nuk mė eci mirė nė gjimnas. Ngeli dy vjet nė vitin e parė dhe s’mund tė vazhdonte mė tej. Pashė, ē’pashė, e futa dhe atė nė njė kolegj fetar. E ndihmoi shumė i vėllai me shokėt qė kishte atje. Nė kolegj, pėr tre vjet, doli me rezultate tė mira dhe mėsoi dhe njė gjuhė tė huaj. Nė fund tė vitit tė tretė, djali i madh filloi punė nė njė televizion privat nė Tiranė dhe u shkėput nga marrėdhėniet me kolegjin, megjithėse e paguanin pak dhe nuk kishte ndonjė prespektivė. Kėtu filloi kalvari i halleve tė mia, qė sot e kėsaj dite s’dihet se si do t’i vejė filli. Djali i vogėl, mbaroi shkollėn nė kolegj dhe iu ngrit mendja tė vazhdonte njė shkollė dy-vjeēare pėr piktor. Mirė e kishte ai, por shkolla i kėrkonte ēdo muaj nga 10 mijė lek, dhe kėto i donte nga mua. Bisedova me gruan, e cila nė atė kohė punonte si shitėse nė njė market ushqimor, dhe ia plotėsuam dėshirėn djalit. “Sidoqoftė, -thamė, -pėr djalin tonė po sakrifikojmė!” Pa mbushur vitin nė Tiranė, djali i madh u njoh me njė vajzė. I bėra fejesėn dhe filloi tė bashkėjetonte me tė. Sikur tė mos mjaftonte kjo, pas tre muajsh mė vjen i vogli, qė s’kishte mbushur akoma tė njėzetat, dhe mė thotė se ishte lidhur me njė vajzė nga Lushnja, tė cilėn e kishte njohur nė kolegj. S’mė erdhi mirė qė u ndodha pėrpara njė fakti tė tillė, por gruaja mė foli dhe… desha, s’desha, i bėra fejesėn edhe atij.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve: 11399
Age: 55
Vendi: Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi: Poetry
Registration date: 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Pėrsėri nė kėmbė nga Ligor Shyti, Pėrmet   Fri Jan 23, 2009 11:36 pm

Deri kėtu, mirė, por mė e keqja mė erdhi mė pas. I vogli, kur pa tė vėllanė qė bashkėjetonte, kėrkoi edhe ai tė merte njė dhomė me qira e tė jetonte me tė dashurėn e tij. Tė dy ishin pa punė dhe pa tė ardhura. Mė erdhi nj’a dy net nė Pėrmet dhe mė tha se kishte ndėrmend tė fillonte punė si kamerier nė njė lokal, pėr tė nxjerrė lekėt e qirasė sė shtėpisė, por donte nga ana ime ta ndihmoja pėr tė ngrėnė e jetuar. Unė i jepja dhjetė mijė ēdo muaj, por ato nuk i dilnin. U shqetėsova dhe i thashė se e kisha tė vėshtirė t’i jepja mė shumė, por ai m’u pėrgjegj: “Bėj si tė duash o babi, por unė kėto dy vjet kam nevojė. Kur tė mbaroj shkollėn, nuk ta kam nevojėn pastaj!” U vura nė pozita tė vėshtira. Sapo kisha ndėrtuar njė objekt tregėtie dhe akoma s’kisha mbaruar kredinė e ndėrtesės. Mė zuri aq keq or’ ti mik, qė s’dija ē’tė bėja. Unė atė djalė kam pėr pleqėri dhe me atė them ta ngrys jetėn, nė e ngrysēa. Desha, s’desha, ia dhashė fjalėn, por unė e di se ē’kam hequr. Punoja qė nga mėngjesi nė mbrėmje dhe gjumi s’mė zinte kur vinte dita qė t’i dėrgoja lekėt djalit. Ai mezi i priste, aq sa nganjėherė mė merrte dy tri ditė pėrpara nė telefon. Ku e dija unė i ziu se ē’bėhej nė Tiranė. Ndoshta fola pak si shumė dhe… tė mėrzita.

-Jo, jo, pėrkundrazi, s’jam mėrzitur fare! –thashė duke e ndjekur bisedėn me shumė interes.

-Pa mbaruar mirė vitin e parė i vogli, mė vjen njė natė djali i madh dhe mė thotė se nusja dhe shokėt i kishin kėrkuar qė tė bėnte dasmėn. Nė mes tė atij shqetėsimi qė kisha pėr tė voglin, edhe dasma e tė madhit mė duhej. Mė premtoi se do t’i gjente vetė lekėt e dasmės, por se ku do t’i gjente, as zoti s’e dinte. Ai paguan njėzet mijė lek qiranė e shtėpisė, pėrveē ujit, korrentit dhe shpenzimeve pėr tė jetuar. Tė gjitha tė ardhurat qė kisha mbledhur pėr afro pesė muajsh, i harxhova pėr dasmėn e tij. Edhe ca para qė m’u mblodhėn, ua dhashė dhe i nisa pėr pushime nė plazhet e Vlorės. Sido qė bėra, edhe pse u lodha dhe u sfilita, ua pranova tė gjitha, por, sikur tė mos mė mjaftonin tė gjitha kėto, m’iu shkrep tė voglit tė merrte njė dyqan me qira nė pallatin ku jetonte. “More djalė, -i thashė, -kush do tė ta mbajė dyqanin ty me furnizim dhe tė tė shesė tėrė ditėn? Ne po ngordhim nga mėngjesi nė mbrėmje, dhe mezi fitojmė ndonjė lek, ndėrsa ti, nė njė anė shkollėn, nė njė anė dyqanin. Nuk bėhet kjo! – i thashė, por u tregova i dobėt. Ma mbushi mendjen. E kishte biseduar me tė shoqen dhe kishin vendosur qė tė merrnin tė vėllain e saj pėr paradite. Pasdite tė shiste vetė. E pranova. Ku e dija unė se ē’do tė vinte mė pas. S’kaloi as njė muaj, mė merr nė telefon. Mė thotė se kishte gjetur njė motor tė mirė dhe i duhej pėr tė bėrė furnizimin e dyqanit. Mė vuri pėrpara njė fakti, qė m’u duk e arėsyshme dhe, desha s’desha, ia bleva.

U nisa dhe erdha vetė nė Tiranė. Thashė tė vete njė herė, tė shoh ē’bėhet. Kisha vite pa ardhur. Tirana ėshtė bėrė ehuuu… s’e merr vesh ku fillon dhe ku mbaron. Kur erdha, ē’tė shoh? Dyqani qė kishte marrė im bir ishte nė njė pallat nė thellėsi, qė s’kishte xhiro fare. E zonja e dyqanit merrte rrehat qiranė dhe s’donte t’ia dinte nėse kishe, apo s’kishe fitim ti. Kunati i djalit ishte njeri i mirė, po… i ri, as ia kishte idenė nga tregėtia. U mėrzita shumė, por vura re se edhe djali nuk ishte shumė i kėnaqur nga kjo punė. Atė mbrėmje, pasi hėngrėm darkė, djali mė tha: “A vini dhe ju o babi, kėtu me ne? Ē’do tė bėni nė Pėrmet? Gjithė bota drejt Tiranės po vijnė, vetėm ju dhe disa fshatarė kini ngelur nė atė qytet. Hajdeni kėtu dhe tė pėrpiqemi tė gjejmė ndonjė punė. Mami le tė merret me dyqanin paradite, sa tė vij unė nga shkolla. Edhe kėtė vit, pastaj unė mbaroj shkollėn dhe zgjidhet problemi”. Nė kėtė periudhė e shoqja kishte filluar punė nė njė bankė si ekonomiste. Ky propozim m’u duk i ēuditshėm. As qė e kisha menduar ndonjėherė mė parė. Shtėpinė nė Pėrmet sapo e kisha mbaruar dhe unė e di se ē’hoqa qė e bėra pėr sė mbari.

U ktheva me mendje tė ngritur. Fėmijėt i kisha tė dy nė Tiranė, ndėrsa unė rrija atje me gruan. Kishim disa vjet qė rrinim vetėm dhe vetmija dukej sikur na vriste. “Na ruat qė kemi dy djem!” thoshte gruaja sa herė qė mėrzitej. Dhashė e mora e s’dija ē’tė bėja. Nga njė anė mė vinte mirė tė shkoja afėr djemve, por kur mendoja se ē’do tė bėja nė Tiranė dhe me se do tė rroja, mė zinte paniku. Gruaja mė thoshte se duhej tė vinim qė tani afėr fėmijėve dhe jo kur tė bėheshim pleq e tė zinim vend. Me lekėt qė do tė shisja shtėpinė dhe objektin nė Pėrmet, unė nuk blija dot as njė dhomė e njė guzhinė, e jo tė arrija e tė blija ndonjė dyqan tė vazhdoja aktivitetin tregėtar. Pėr mė shumė se tre javė s’mė zinte gjumi. Nė Tiranė djemtė i kisha pa shtėpi dhe pa punė. Njė natė, mė mori nė telefon nusja e djalit tė vogėl dhe mė tha se e kishte marrė malli shumė, por s’vinte dot se ishte e zėnė me punė. Edhe djali dukej i pėrmalluar dhe s’kishte mundėsi pėr tė ardhur. Atė natė ndodhi ajo gjėmė e madhe qė s’kam pėr t’ia falur vetes kurrė.

U ngrita tė nesėrmen si i marrė dhe i thashė gruas tė bėhej gati pėr t’u nisur drejt Tiranės. E kisha vendosur. Tė bėhej ē’tė bėhej. Nė djall tė vejė. Kur ikin gjithė ata njerėz dhe rrojnė, unė i vdekur jam! Nxorra lajmėrimin nė qytet pėr tė shitur shtėpinė dhe lokalin dhe nė krye tė javės u shitėn. Ishte prag krishtlindjesh dhe mė duhej tė shkoja t’i festoja me fėmijėt. Unė pėr tė ikur kisha njė ditė, pse tė mos ishte ky momenti i ikjes, thashė me gruan.Dhjetori i 2003-shit ishte koha kur u largova nga Pėrmeti dhe, ndoshta, shkatėrrimi pėrfundimtar i jetės sime. Shtėpinė dhe objektin atje i shita 2.7 milion lek dhe s’kisha asnjė lek mė tepėr. Sa erdha nė Tiranė, djali me nusen mė propozuan tė merrnim njė shtėpi mė tė madhe me dy dhoma e njė kuzhinė qė tė ishim mė rehat, por mė vonė, mė doli nga hundėt.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve: 11399
Age: 55
Vendi: Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi: Poetry
Registration date: 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Pėrsėri nė kėmbė nga Ligor Shyti, Pėrmet   Fri Jan 23, 2009 11:37 pm

Shtėpia kushtonte shtrenjtė dhe, veē asaj, mė duhej tė paguaja edhe ujin dhe korrentin, pėrveē shpenzimeve tė pėrditshme qė sa vinin e shtoheshin. Vetė, fillova punė tek njė pronar qė merej me montimin e kondicionerėve, por ika shpejt. Punoja gjithė ditėn nga mėngjesi nė mbrėmje dhe mė jepte shumė pak. Gruaja filloi tė punonte nė dyqan, por edhe aty fitimet ishin tė pakta. Djali, sa bėnte furnizimet nė mėngjes dhe, deri nė orėn katėr tė pasdites gruaja s’lėviste nga dyqani. Unė, herė punoja, herė s’punoja. Kur vinte fundi i muajit, pronari i dyqanit na kėrkonte lekėt e qirasė, kishe apo s’kishe fituar ti. Edhe pronari i shtėpisė, sa vinte data, donte njėzetmijėshin. Pėrveē shpenzimeve, mė duheshin ēdo muaj afro pesėdhjet mijė lek tė reja vetėm pėr pagesėn e qirave. Ku t’i gjeja unė? Nga dyqani sa qė mbanim frymėn gjallė. Kur isha nė Pėrmet, s’kishte ditė qė tė haja bukė e tė mos pija njė gotė verė. I kisha mundėsitė. Vetėm nga rrushi qė kisha nėpėr oborr, nxirrja afro dy kuintalė verė nė vit, pa diskutuar rrushin qė hanim dhe rakinė. Ē’tė tė them? Kur e kujtoj, mė vjen tė qaj. Mė mblidhet njė lėmsh nė grykė qė mė merr frymėn.

Dukej se ishte tronditur thellė dhe kishte nevojė tė pushonte pak. Buza iu tha nga pėshtyma. Piu pak ujė nga gota qė kishte sjellė kamerieri dhe vazhdoi:

-Pa mbushur mirė gjashtė muaj, harxhova mė shumė se njė milion lek tė vjetra nga lekėt e shtėpive. S’kisha ē’tė bėja. Djali, sa na solli kėtu dhe s’e vriste fare mendjen se ē’do tė bėnim. Dilte nga shkolla, merrte nė celular tė shoqen dhe tėrė pasditen me shokė e shoqe. Bleu dhe njė motor tė shtrenjtė, gjasma me kursimet e sė shoqes, dhe as qė duan t’ia dinė se ka, apo jo shtėpia. Pashė, ē’pashė, vendosa tė blija shtėpi. Sido qė tė ishin, vetėm t’i kisha tė miat dhe tė mos paguaja qira. Erdha vėrdallė njė javė tė tėrė pėr tė gjetur ndonjė shtėpi me ēmim tė arsyeshėm.

Njė ditė, takova njė mikun tim, i cili mė drejtoi tek njė agjenci. Sa hyra atje, shoh njė patriotin tim nga Pėrmeti qė drejtonte agjencinė. U mbretėrova nga gėzimi. Sido qė tė ndodhė, thashė, mishin do tė ma hajė, por kockėn do tė ma ruajė. I shpjegova problemin dhe shumėn e lekėve qė kisha nė dispozicion. Ai u tregua menjėherė i gatshėm. Mbylli zyrėn dhe u nisėm nė “Kinostudio” pėr tė parė shtėpinė qė do tė blija. Ishte nė njė lagje qė… “Kinostudio” i thėnēin, po mė mirė tė themi nė fshat. Edhe shumė nuk mė pėlqeu, por, kur mendoja se ēdo muaj po mė shkonin nga pesėdhjet mijė lek tė reja, nė djall tė vejė, thashė. I dhashė fjalėn se do tė vija pas njė jave t’i shpija lekėt dhe tė bėnim dokumentat, por miku im mė foli prerė: “Po s’pagove njėzet mijė lek tani, si garanci, unė nuk tė garantoj qė e gjen pas njė jave!” Mendova njė herė tė hiqja dorė, por u tregova i pavendosur. Patrioti im mė siguroi se po t’i merrja shtėpitė, njėzet mijė lekėt do tė mi zinte nė llogari. E vendosa. Unė i humbur e i humbur jam, thashė, kėto njėzet mijė lek nuk do tė mė nxjerin nga moti.

Kur shkova nė shtėpi, gati sa s’mė mbytėn nė grykė tė gjithė. Nė njė anė gruaja, nė njė anė djali me nusen, m’u lėshuan sikur tė kisha bėrė ndonjė krim. Njeri mė thoshte: “Ikė bano vetė atje, se ne s’tė vimė!” tjetri mė thoshte: “Tė gjeti ty Bujari, kėshtu e quajnė pėrgjegjėsin e agjencisė, dhe tė shiti shtėpi tė mbetura nė fshatrat e Tiranės…” Ē’tė tė them, ore mik! Mė gjeti belaja, por mė e keqja ishte kur shkova tek patrioti im , tė nesėrmen, pėr t’i thėnė se nuk mund t’i blija. Ai, as qė ma vėrshėlleu fare. “S’dua ta di unė!” –mė tha. “Nuk mbaj pėrgjegjėsi se tė kthehet mendja ty. Unė, kėtė punė kam dhe me jėtė rroj. Perikli, mė tha, jemi nė ekonominė e tregut. Nuk ėshtė si qėmoti. Po deshe, po s’deshe…” sikur tė mė kishte vrarė, s’do tė mė dilte pikė gjaku. Kishim kaluar njė jetė tė tėrė me familjen e tij nė Pėrmet dhe na lidhte edhe miqėsia, por, qė tė ma bėnte ai kėtė, s’e besoja. Tė humbasėsh duke ndenjur njėzet mijė lek, kjo ėshtė pėr tė ulėritur.

U mėrzita shumė. Dilja pėr ndonjė punė por, s’mė merte njeri. Sipėrmarrėsit duan djem tė rinj. Unė i mbusha tė pesėdhjetat dhe s’punoj dot si mė parė. Tani mė dridhen duart dhe ndihem i pafuqishėm. Njė i njohuri im mė adresoi njė palė shtėpi nė “Allias”. Vajta i pashė. Ishin shtėpi tė mira, nė vend tė kulluar, por ishin pak larg nga qendra e Tiranės. Gruaja sikur u bind, por nusja me djalin ma prenė nė mėnyrė kategorike. “E pamundur, tha nusja, me se do vij unė qė nga “Alliasi” nė punė? Apo tė bėhem me baltė dhe tė mė tallin njerėzit?” Ēudi, thashė me vete, kėta sikur kanė lindur aty, pas kalit tė Skėnderbeut!

Njė natė, pasi kisha bėrė fjalė me gruan, pėr disa qėndrime tė tyre qė binin ndesh me traditėn nga anėt tona, thashė tė dilja njė xhiro nga kodrat e liqenit artificial, tė merrja ajėr tė pastėr. Kisha vite pa dalė nga ajo anė, qė kur isha student. Vendosa tė shkoj nė kėmbė, edhe pse ishte pak larg. Kur u ktheva qė andej, mė kishte mbaruar shkrepsja e duhanit dhe hyra nė njė bar-restorant afėr ish parkut “Rinia” Do tė blija shkrepsen dhe do tė dilja, por djali i madh mė kishte vėnė re dhe erdhi menjėherė. Ē’tė shoh? Ata ia kishin shtruar tė katėrt me meze e birra dhe po bėnin qejf sikur t’i kishin tė tėra nė vijė. Mė ra nė kokė kur i pashė, por s’e dhashė veten. Mė ftuan tė ulesha, por mua m’u bė koka miza miza.

I pėrshėndeta nė heshtje dhe dola. Tė them tė drejtėn, sikur tė kisha ndonjė armė atė ēast, do tė kisha vrarė veten. “Hajde o Perikli, hajde!” thashė me vete. “Puno o qerata tė rritėsh fėmijėt dhe tė hash veten me dhėmbė se s’ke shtėpi!” Kisha njė vit ardhur nė Tiranė dhe akoma s’po kuptoja grackėn qė mė kishin ngritur fėmijėt. Ata ma kishin patur nevojėn qė tė vija nė Tiranė e tu mbaja hapur dyqanin dhe gruaja t’u lante e t’u shpėlante shtėpinė e t’u bėnte gjellėn. Nuk mė zuri gjumi atė natė dhe, qė atėhere, s’mė zė mė. Fle apo s’fle dy orė nė natė. Ē’kam bėrė, ē’kam bėrė! Mė shumė se pesė vitet e fundit, u dėrgoja fėmijėve nga pesė mijė lek ēdo muaj, me merakun qė tė mos mbeteshin keq e t’i shtrinin dorėn njeriu, por tani e kuptoj se ē’gabim kam bėrė. Tani po e vras mendjen qė fėmijėt e mi gjetėn parajsėn nė Tiranė dhe u joshėn nga jeta e bukur e kryeqytetit. Se, po ta shohėsh nga pamja e jashtėme, tė merr mė qafė Tirana. U ēudit lagjia kur bėra dasmėn e djalit nė Pėrmet, aq sa thoshin njerėzit: “ Kur u bėnė kaq tė qefit kėta djemtė e Perikliut!” ku ta dija unė i ziu, se djemtė e mi s’kishin lėnė lokale e bare pa bredhur e pa shijuar. Tani po e kuptoj shkakun qė i detyroi fėmijėt e mi tė martoheshin nga 20 e 24 vjeē. Domosdo, njė fėmijė qė zgidhet nga zinxhiri, ē’do tė bėjė!

Pasi mori frymė thellė dhe porositi kamarierin t’i sillte edhe njė gotė ujė, vazhdoi i menduar:

-Sido qė ma bėnė, unė, pėrsėri fėmijėt e mi i kam, s’mund t’i hedh poshtė, po…ē’ti bėj fatit qė mė ka vėnė pėrparė me gurė. Qė nga ajo ditė, vendosa tė veproja pa pyetur fėmijėt. Tė nesėrmen, mora gruan dhe shkuam tek njė biznesmen me origjinė nga ana jonė, qė merret me ndėrtim banesash. I vajta nė shtėpi me gjithė gruan dhe i qava hallin. i thashė: “Nė daē mė ndihmo, nė daē mė hidh nė lumė. Unė dua tė mė japėsh njė hyrje me ato para qė kam!” Ai, i shkreti, ėshtė burrė i mirė, por mė sqaroi se s’kishte shtėpi tė gatshme. “Po tė paguani lekėt qė kini, unė mund tua bėj gati hyrjen nga mesi i vitit qė vjen!” -na tha.

Pasi na siguroi se do tė bėnte ēdo veprim sipas rregullave ligjore dhe shtėpia do tė ishte gati pas gjashtė muajsh, vendosėm tė paguanim. Tė nesėrmen dorėzova lekėt dhe bėmė njė dokument noterial pėr pagesėn. Sido qė tė shkonte puna, pas gjashtė muajsh do tė kisha shtėpinė time. I pagova lekėt, po unė e di se ē’kam hequr. Kur e mori vesh djali me nusen, sa s’u vramė fare. “Ē’ėshtė kjo qė ke bėrė? –Ulėrinte djali. –Pse, kafshė jemi ne qė tė rrimė nė njė dhomė e kuzhinė? Apo do flemė si qėmoti…” E ē’nuk mė thanė! Mė e keqja ishte se, flitej qė biznesmeni ishte nė krizė ekonomike dhe pallati kishte mbetur nė vend. Rrezikohej tė mos e ngrinte nė afatin e duhur. Kjo mė bėri tė ēmendem. Unė dhe pėr tre muaj lek kisha tė paguaja qiranė. Mė pas i zoti i shtėpisė do tė mė nxirrte pėrjashta. U bėra pėr tė vrarė veten kur mė tha edhe njė tjetėr se punimet e pallatit kanė mbetur nė vend.

Sikur tė mos mė mjaftonte kjo, djalin e madh ma pushuan nga puna dhe s’kishte lek as pėr tė paguar qiranė e shtėpisė. Thashė se mė iku kapaku i kokės. Nė Pėrmet s’kthehem dot nga turpi, aq mė tepėr qė s’kam ku tė vete. Tani s’kam asnjė lek dhe, sido qė tė vejė puna, mė duhet tė rri kėtu e tė pres se si do t’i vejė filli pallatit qė kam paguar. Nuk di ē’tė bėj. Fėmijėt i kam pa punė. Vetė, herė gjej, herė s’gjej. Qiradhėnėsit s’duan t’ia dinė. Vajti fundi i muajit, ata duan paratė. Sė shpejti mė lindin dy nuset e djemve. Janė shtatzėna, po shpenzimet do tė mė shtohen. Me se t’i pėrballoj tė gjitha kėto?!

U mbėshtoll mirė me xhaketėn e tij ngjyrė gri dhe u mbėshtet pas kariges, sikur ishte ēliruar nga njė barrė e rėndė. Fytyra herė pas here i merrte njė pamje tė zbehtė, qė dukej sikur do tė pėsonte ndonjė paralizė faciale nga ēasti nė ēast. Tendosja e muskujve ishte e pakontrollushme dhe atij nuk i ngelej gjė tjetėr, veēse tė mbante shpesh nofullėn e poshtme me pėllėmbėn e dorės.

Pas njė pauze tė shkurtėr, nė kohėn kur unė mendova t’i bėja ndonjė sugjerim, ai u ngrit si i trembur dhe, pa pritur t’i thosha diēka, foli nė ikje e sipėr:

-E di ē’do tė mė thuash. Lėre, e kam marrė vesh qė jam treguar i dobėt. Mos e zgjat!

Mė dha pak majėn e dorės dhe u largua si me telekomandė. Me sa duket, diēka iu kujtua dhe iku me tė shpejtė. Ndoshta nuk ishte nė gjendje tė pėrballej me gjykimin e tjetrit, aq mė tepėr qė nuk mė njihte. Tė ndodhesh pėrballė gjykimit tė njė tė panjohuri, nuk ėshtė gjė e lehtė, veēanėrisht pėr ushtarakėt. Pėr mė shumė se njė javė tė qendrimit tim nė kryeqytet, nuk munda ta shihja mė atė njeri, tė cilin nė fillim tė tregimit tim e quajta: “Detektivi”.



Ligor Shyti, Permet. Tetor 2004.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 

Pėrsėri nė kėmbė nga Ligor Shyti, Pėrmet

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar ::  :: -