Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 E PA BESUESHME POR E VĖRTETĖ

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: E PA BESUESHME POR E VĖRTETĖ   Wed Feb 04, 2009 10:03 pm

E pa besueshme , por e vėrtetė:

ME FAKULTET TĖ MUZIKĖS – NUK DINĖ T’ I LEXOJNĖ NOTAT MUZIKORE?!

Shembulli mė i mirė , se si mund tė merren diplomat e fakulteteve sot, sidomos ato qė kanė tė bėjnė me profilet e studimeve profesionale , ndėr tė tjerė , janė edhe kuadrot profesioniste muzikore qė kanė dalė nga Shkolla e Muzikės sė Gjilanit , e qė tė njėjtit kanė diplomuar nėpėr fakultetet pėrkatėse profesionale , qoftė nė Prishtinė , apo nė ndonjė universitet tjetėr !

Anomalia mė e madhe e kėtyre akademikėve profesionist tė profileve tė ndryshme muzikore , ėshtė se shumica prej tyre edhe pse i kanė diplomat pėrkatėse tė specializimeve tė ndryshme , ata sot e gjithė ditėn nuk dinė qė t’ i lexojnė notat muzikore , partiturat dhe literaturėn e shkruar muzikore ?!

Raste tė kėtilla dhe dėshmi tė gjalla , mė ka rėnė qė t’ i vėrtetoj nė disa raste , kur unė personalisht , ua kam ofruar disa partitura me kėngė tė deshifruara me nota muzikore , pėr t’ i ekzekutuar ato , qoftė me anė tė kėndimit notal , qoftė me anė tė ekzekutimit instrumental , qoftė edhe gjatė incizimeve nėpėr studio , por qė asnjėri prej tyre nuk ka qenė nė gjendje qė t’ i lexojnė notat muzikore , deri sa unė ua kam diktuar dhe pastaj ata i mėsonin meloditė pėrmendėsh me anė tė veshit , pėr t’ i kėnduar , apo luajtur me instrumente muzikore ?!

Akademistėt e kėtillė muzikor , jo qė nuk dinė t’ i lexojnė notat muzikore , por ata nuk i njohin as tė gjitha shkallėt muzikore dhe nuk dinė t’ i perceptojnė as ritmet dhe masat e ndryshme muzikore , qofshin ato tė rregullta , apo tė kombinuara ?!

Ajo qė ėshtė edhe mė e dhembshme pėr gjeneratat e reja , tė cilėt janė viktima tė kėtyre akademistėve , ėshtė fakti se shumica prej tyre janė me ditar nė dorė dhe luajnė rolin e edukatorėve e pedagogėve muzikor nėpėr shkolla tė ndryshme !

Akademistėt e kėtillė profesionistė muzikor , kanė specializuar dhe diplomuar nėpėr fakultete tė muzikės , duke zhvilluar aktivitete “profesioniste” muzikore , nėpėr dasma, ahengje, kafene , restorante e bankete tė ndryshme , ku tėrė potencialin e tyre teorik , praktik dhe vokal e kanė shkrirė duke e studiuar tregun, muzikėn “Tallava” dhe biznesin e egėr muzikor !

Merrni me mend , se “profesionistėt” dhe “pedagogėt” e tillė muzikor, qė nga klasa e –II-tė fillore, i kanė ndjekur mėsimet nė shkollėn fillore tė muzikės 6 vite radhazi , pastaj shkollėn e mesme tė muzikės 4 vite dhe Akademinė e Muzikės 4 vite, qė do tė thotė gjithsejtė 14 vjet kanė mėsuar muzikėn dhe nuk dinė qė t’ i lexojnė notat muzikore?!

Pėr hir tė realitetit historik , po theksojmė se Shkolla e Muzikės nė Gjilan , ėshtė hapur qysh nė vitin 1979 dhe ajo sivjet shėnon 30 vjetorin e themelimit tė saj . Por fatkeqėsisht , pėr 30 vjet punė , kjo shkollė nuk ia doli qė tė nxjerr nga gjiri i saj , ndonjė specialist tė dalluar tė muzikės , qoftė si instrumentist , solo kėngėtar, dirigjent, kompozitor, etnomuzikolog... me pėrjashtim tė specializimit tė muzikantėve dasmorė e ahengxhinj !

Edhe pas 30 vite pune tė Shkollės sė Muzikės , qyteti i Gjilanit, as sot e kėsaj dite nuk e ka orkestrėn simfonike , orkestrėn kamere , korin e qytetit , por asnjė festival tė cilit do zhanėr tė muzikės sė kultivuar artistike ?!

E tėrė kjo mangėsi profesionale ėshtė e lidhur nė kontinuitet me Akademinė e Muzikės nė Prishtinė, e cila ėshtė themeluar qė nga viti 1974 , por e vėrteta e hidhur ėshtė se nė tė gjitha shkollat e muzikės nė Kosovė dhe nė vet kėtė Akademi, edhe sot e kėsaj dite punohet me literaturėn profesionale muzikore , tė cilat janė botuar nė Beograd, Zagreb e gjetiu, literaturė kjo qė as nuk u pėrkthye sė paku nė gjuhėn shqipe?!

Nisur nga kėto rrethana , qyteti i Gjilanit pėr tė vetmin manifestim tradicional me karakter shumė kulturor, qė e ka njėherė nė vit, pra fjala ėshtė pėr manifestimin “Flaka e Janarit”, qė sivjet shėnoi 18 vjetorin e ekzistimit tė tij , ėshtė detyruar qė tė importojė nga jashtė : dirigjent , instrumentistė dhe kėngėtarė profesionistė , pėr t’ i dhėnė ngjyrė dhe karakter artistik kėtij manifestimi .

Derisa vitin e kaluar u importua Grupi muzikor “Korona” nga Prishtina dhe disa “yje tė muzikės pornografike”, sivjet u importua Babai i “Koronistėve” – Fahri Beqiri , si dirigjent i kėngėve popullore, bashkė me disa instrumentistė si pėrforcues dhe mėsues tė muzikantėve dhe kėngėtarėve tė Gjilanit ?!

Me importime tė kėtilla tė “profesionistėve tė mėdhenj” , pas tė cilėve fshihen interesa tė ngushta individuale, karrieriste dhe materiale, si gjithmonė mė parė , edhe sivjet u nėnēmuan, u pėrbuzėn dhe u nėpėrkėmbėn shumė kėngėtarė e instrumentistė tė dėshmuar , me tė cilėt do tė mund tė mburrej jo vetėm Gjilani !

Tė drejtėn e prezantimit para publikut vendor , kėtyre artistėve , ua uzurpoi “Babai i Koronės”, i cili nuk e lejoi asnjėrin prej tyre qė tė kėndojė ndonjė kėngė solistike e as tė afrohen rreth orkestrinės popullore ?!

Me kėtė rast , padrejtėsia, injoranca dhe nėnēmimi mė i madh profesional , pa dyshim se iu bė disa pedagogėve mė tė dėshmuar profesionistė muzikor , ndėr tė cilėt po i pėrmendim profesorėt e nderuar: Isa Jakupi, Izet Kallaba, Xhevat Ismajli, Zekė Isufi e shumė tė tjerė !

Anomalia mė e madhe profesionale nė mbikėqyrjen artistike tė manifestimit tradicional “Flaka e Janarit-2009” , ėshtė e vėrteta se “Babai i Koronės”, as qė e di fare, se kujt nė tė vėrtetė i dedikohet ky manifestim ?!

Andaj, ky dirigjent i kėngės popullore dhe pedagog 75 vjeēar , merr mbi vete edhe pėrzgjedhjen e repertorit tė kėngėve popullore, nė tė cilat futė potpuri me kėngė dashurie, kėngė dasmore, kėngė ahengu qytetar dhe tė tjera – tematika e tė cilave me asgjė nuk i shkon pėr shtati idealeve tė manifestimit “Flaka e Janarit” ?!

Me veprime tė kėtilla, gjithnjė e mė shumė po pėrforcohet ndjeshmėria alergjike ndaj zhanrit tė kėngėve rapsodike, revolucionare dhe patriotike , ku pėrkundėr faktit se manifestimi shumė kulturor “Flaka e Janarit” , zgjatė prej datės 11 e deri mė 31 Janar, organizatori i kėtij manifestimi eliminoi nga skema programore mbrėmjen me kėngė e valle folklorike ?!

“Babai i Koronės” , si dirigjent i kėngės popullore dhe pedagog i moshės 75 vjeēare , pėrveē pėrfitimeve materiale , gėzon tė drejtėn morale, qė t’ i provokojė , nėnēmojė, madje edhe t’i shajė instrumentistėt, kėngėtarėt dhe kolegėt e tij (gjithnjė nė emėr tė kulturės), sa herė qė ta ēeli gojėn, madje herė shqip e herė serbisht ?!

Njė sharje tė tillė nga ana e profesorit , e fitoi si shpėrblim edhe autori i kėtij artikulli, i cili njėherėsh ėshtė edhe autor i dyfishtė i himnit tė kėtij manifestimi, me po tė njėjtin titull:”Flaka e Janarit”!

Gjatė njė pauze tė shkurtėr nė prova , profesori iu afrua autorit tė kėngės – himn dhe i tha:

-Duhet t’ ia heqim njė strofė kėsaj kėnge, se po na shkon gjatė !

Autori, me urtėsi dhe butėsi i tha profesorit:

-Nuk bėnė tė shkurtohet kėnga, nga se do t’ i dėmtoheshin gjymtyrėt mė vitale tė saj dhe do ta humbas kuptimin e destinuar !

Profesori i revoltuar, ia ktheu autorit me njė tė sharė nė gjuhėn serbishte:

-Hajde, bre , nemoj da mi pallamudish !(Hajde, bre, mos m’i tollovit k...tė!).

Po. Vetėm “Babai i Koronės” e gėzon kėtė tė drejtė dhe privilegj, nga se pa te dhe “Koronistėt” e tij, nuk mund tė imagjinohet as organizimi i ndonjė manifestimi, as festivali mė tė vogėl nė Kosovė, nga se ai ėndėrron qė njė ditė (para se tė shkojė nė pension tė dhunshėm ), ta shpallė vet –vetin :”Mbret i muzikės sė Kosovės!”

Pėr kėtė, edhe i ka siguruar qė moti kushtet dhe votat, nga se ai me “kronistėt” e tij, i kanė uzurpuar edhe katedrat e akademive muzikore, Radio-Televizionin Publik tė Kosovės dhe Ministrinė e Kulturės sė Kosovės !

Dhe krejt pėr fund: - Manifestimi tradicional “Flaka e Janarit -2009”, pėrfundoi me injoranca, rivalitete dhe struktura paralele tė aktiviteteve muzikore, duke i shpėrblyer krijuesit e tė gjitha lėmenjve tjerė tė artit e tė kulturės, por jo edhe krijuesit muzikor e as autorin e dyfishtė tė himnit “Flaka e Janarit”, pėr tė cilin publiku gjilanas dy herė u ngritė nė kėmbė i tėri, pėr ta nderuar himnin dhe autorin e tij !

Gjilan, mė 02. 02. 2009. Demir KRASNIQI
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
klodian
Pėrjashtuar
Pėrjashtuar
avatar

Male
Numri i postimeve : 107
Age : 32
Vendi : europe
Registration date : 25/12/2008

MesazhTitulli: Re: E PA BESUESHME POR E VĖRTETĖ   Wed Feb 04, 2009 11:30 pm

Hahahahhaaah

vertet qesharake zotni Shabani,

sdi se sa e njef ti demir krasniqin por as ai nuk din fort...
ai nese ti e njef sa duhet kurr ne jeten e tij ska pasur suksese, sukseset u takojne atyre qe ishin apo jane kombetar si shkurtja, shyhretja, ilir shaqiri , arif vlkladi etj etj por demir krasniqi ka qene nje rapsod i cili edhe nese u dekoru ndojhere ate e ka mrri ne ish jugosllavine komuniste me ndonje kene per titon apo " oj lulija jone me limona", ta marresh apo ti logarisht te arriturat e muzikes sot ato i kane mrri te gjithe kufijte dhe demir krasniqi eshte fare nen zero meqe ska asnje vlere, te shkruaj ndonje tekst muzikor mundet por tjeter sen-hiē!

Per ata qe kryejne fakultetin e muzikes apō kultures muzikore te lezohen notat ne pentagram eshte sikur te thuhet me fakultet te msuesise e te mos dij te lexoj!

pra i thuaj demir krasniq - it mos ia fut kot sikurse edhe ti qe na lodhe me kto shkrime te demirit!

vertet e pabesueshme por e vertetet 500 “%

shnet
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: Re: E PA BESUESHME POR E VĖRTETĖ   Fri Feb 06, 2009 4:13 pm

znj.ju sikur e njihni me mire se une,beni mire te i thoni vet,une njoh titujt qe kane njerezit dhe perhapi tekste me vlere,sepse keshtu e don rregulli,kush nuk njeh vleren e tjetrit nuk ofron vlere.Pra jo vetem per Demirin,beni veshtrim forumit dhe do te hasish shkrimet e mija per gjdo intelektual.Nese diqka ju lodh do tebeni mire te e kaloni ne heshtje
rrespekt per ju.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: E PA BESUESHME POR E VĖRTETĖ   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
E PA BESUESHME POR E VĖRTETĖ
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Muzikė-
Kėrce tek: