Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 ''C'far te meson K'urani''

Shko poshtë 
+13
Agrone
MUHAMETII
Urata
E_Bukura
Çamshqiptar
NetSerseri
shaban cakolli
Kosovarja
Sofra
Hana
Anna
fatlum
Beton
17 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
Urata
Përjashtuar
Përjashtuar
Urata


Numri i postimeve : 1894
Registration date : 13/12/2007

''C'far te meson K'urani'' - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ''C'far te meson K'urani''   ''C'far te meson K'urani'' - Faqe 2 EmptyFri Feb 08, 2008 4:18 am

4. LIDHJET PRAPAVAJTËSE NË KUR’AN



Në botëkuptimet e mishërimit shpirtëror nuk mund të flaken lidhjet prapavajtëse. Shpeshherë ato janë bazë e madhe që nisin prej gjyshit – djalit – nipit, dhe krijojnë klimë për zhvillimin e një rrethi ku ringjallen shumë gjëra që identifikohen në trashëgimi . Për atë themi se gjithçka ka një qendër rreth së cilës rrotullohet. Apo, “ gjithçka ka zemër “! Ndërsa zemra e Kur’anit është Ja’sini, prej të cilit do të citojmë ajetët 82 dhe 83, ku thuhet : “Mjafton urdhri i Tij, vetëm t’i thotë “Bëhu”, dhe ajo bëhet. Prandaj qoftë lartësuar Ai në duart e të cilit është pushteti mbi të gjitha , dhe te ai do të kthehemi “.

Ky rreth xhirim i këtillë lë përshtypjen se në të njëjtën kohë botës së krijuar edhe i plaken edhe i rriten , edhe i lindin edhe i vdesin vlerat qofshin ato me moshë të vjetër, apo me moshë të re, ku kuptimet herë do – kurdo shkojnë e vijnë në një domethënie se i Gjithmëshirshmi, Fuqiploti, All’llahu, kur do e çka do rregullon dhe kontrollon.

Në këtë përkufizim të kësaj lidhjeje del sheshazi pasqyra e të reflektuarit se si plaku po rënkon nga dhembjet e nga barra e shpirtit mu në vitet e pleqërisë së thellë dhe dita – ditës po përpiqet të përmbushë përbetimet, lutjet, namazin , ndërsa biri turret e turret pas punëve e ngarkesave që i dalin apo që i krijon për hir të dëshirës së madhe për të arritur pozitën materiale, politike, kulturore në një ane e duke i lenë pas dore detyrat e Islamit. Ndërsa nipi, i përkdhelet jetës për t’u kthyer në idenë e përcaktimit fetar. Në këtë përmasë të këtij shembulli mund ta fusim Pollog – Pellagoninë që për hir të ngushticave të damarit Islam u deshtë që të kalojë nëpër katandi të përndjekjeve dhe t’i qëndrojë besnike rrënjës shpirtërore ku popullata e përcaktimit Islam dhe shqiptarët bënë përpjekje për t’u përkrahur ndërmjet veti. Gjithë kjo bëhej vetëm me një qëllim të mbijetimit, sepse ballafaqimi me kundërshtarët e Islamit krijonte kërkesën e përhershme që të bëhej asimilimi në aspektin kombëtar, dhe asimilimi në aspektin fetar. Kjo ndjenjë mohuese qëndroi mbi besimtarët e Islamit si shpata e Demokleut. Bile , në gjysmën e dytë të shekullit XX thundra e ideologjisë sllavokomuniste bëri batërdi. Por, assesi nuk ia arriti ta shporrë Islamin nga përmasa e atyre që kishin falur gjithçka vetëm ta ruajnë fenë Islame dhe të veprojnë sipas mësimeve të Kur’anit .

Në këto rrethana populli shqiptarë ku më pak e ku ma shumë shpirtërisht e moralisht i fortë nuk lejoi që në botëkuptimin Islam të hyjë dhe të rrënjoset ideja e një “emancipimi” plot prapësi. Në këtë përballje ai krijoi kritere sepse ishte i distancuar nga imponimet e huaja. Kjo mbyllje në vetvete dhe veprimi i tij sipas lidhjes trefishe të mësimeve të Kur’anit, ia krijoj mundësinë që ta trashëgojë Islamin, ndërsa barazi me këtë arriti ta ruaj edhe ndjenjën e identitetit kombëtar që iu nëpërkëmb e kurrë nuk iu përfill nga politika e mësimeve të ndjenjës mohuese e diskriminuese deri në shkallën e barbarizmit dhe të despotizmit të anarkisë.

Pikërisht , mu në atë kohë kur edhe Islami gjendej përballë tmerrit të paparë, në xhami e në dhoma ku shënoheshin përvjetorët e lindjes se Pejgamberit Muhammedi as., ka ngjarë që të kalohet mbi mësimet e Kur’anit edhe shkarazi . Duke qenë të shtrënguar nga rrethanat e politikës ditore nuk ka mundur të bëhet mësimi i organizuar as nëpër xhami e ku të flitej nëpër shkolla që ktheheshin dita – ditës në qendra të edukimit dhe të mësimit të gjeneratave si të bëheshin pabesimtarë që gjenezën e njeriut ta kërkonin nga majmunët. Megjithatë , mësimet e Kur’anit gjithkah nga bëheshin ishin ma kuptimplota dhe depërtuan në përmasën e njerëzve për t’ua zgjeruar atyre kuptimin për domethënien reale. Mbase është përvjedhur dhe është ngulitur thënia se në parimin e domethënies urti Kur’ani ka paraprirë me domethënien : Imani – Vatani, duke mos e mohuar as parimin tjetër të domethënies : Vatani – Imani.

Në pikëqëndrimin e këtyre lidhjeve ku raporti i flijimit është dëshmi e madhe e një krajate jetësore e një populli të ndarë e të përçarë në territor, por edhe në përqendrimin fetar nga qëllimkeqinjtë që në shpirt e në zemër ruajnë ndjenjën e padronëve duke imponuar ndikime të përcaktimit të vet fetar, shenjat e batërdisë së tillë haptas shfaqen dhe janë ngritur kryekëput në ndjenjën e mohimit të Islamit. Vrazhdësia e terrori u ka rënë si barrë e rëndë pishtarëve që u përpoqën ta ruajnë e kultivojnë drejt duke e nderuar dhe duke iu bindur se All’llahu është ai që krijon gjithçka, e pastaj pejgamberët, që thirren në emrin e Tij për në Islam. Prandaj, Kur’ani mbeti libri prej ku dolën dhe dalin mësimet e urtisë që nisin drejt shtigjeve që i mbyllën pabesimtarët , dhe predikueseve të Islamit deshën me çdo kusht t’ua krijojnë zezonën e përjetshme .Çdo gjë në këtë pozitë nuk ka qenë rastësi. Ata që u ndoqën , u ndoqën për hir të pushtetit dhe politikës dinake që sundoi gati një shekull. Megjithatë , po ajo politikë dhe pushtet dinak kishte rënë shumë herë përpara Islamit. Sërish e përjetoj asgjësimin. Ndërsa ata që përkrahën Islamin shënuan zhvillim shpirtëror dhe shkallë të lartë të devotshmërisë kombëtare, krahas thyerjes shpirtërore të atyre që shkuan nga pozitat e prapësisë që t’i ngjajnë djallit ! Zoti i mallkoftë...!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Urata
Përjashtuar
Përjashtuar
Urata


Numri i postimeve : 1894
Registration date : 13/12/2007

''C'far te meson K'urani'' - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ''C'far te meson K'urani''   ''C'far te meson K'urani'' - Faqe 2 EmptyFri Feb 08, 2008 4:18 am

5. ALL’LLAHU – PEJGAMBERËT – NJERËZIT



Ky trekëndësh i ngritur në lidhjen e trefishe tregon raportin e mishërimit të madh me botën qiellore – tokësore, dhe atë të ahiretit. Përderisa në çdo rast e në çdo përkufizim të idesë për realitetin objektiv është përcaktuar raporti i qëndrimit të njëri – tjetrit është krijuar edhe domethënia e Suretul Fatihasë në Mekkë :

Lavdërimi është për All’llahun , Zot i botës.

Në këtë lidhje të tillë kur Pejgamberët kanë krijuar mishërimet shpirtërore dhe mrekullitë i kanë zbatuar sipas urdhrit ashtu të përulur përpara të Gjithmëshirshmit- Mëshirëplotit . I tillë ishte Miraxhi i Pejgamberit Muhamed as. Siç ishin të tilla edhe bisedat e hazreti Musait. Ata, çdo herë me modesti kanë pritur të marrin urdhra të zbatojnë punën e tyre , por, gjithmon në emër të All-llahut u përpoqën ta përcjellin me bindje dhe urti tek njeriu që tërhiqej e dita sot tërhiqet drejtë botës jallane.

Ka ngjarë dhe ngjan çdo herë në mesin e njerëzve të përvidhet prapësia .Duke i shkëlqyer rrugët e mashtrimit, njeriu është nisur me bindje të plotë se është vetë i plotfuqishëm ! Dhe në atë rropatje është larguar edhe nga Pejgamberët edhe nga All’llahu. Edhe sot e këtë ditë , sa e sa herë për hir të një fitimi personal ose për hir të marketingut të interesit politik, sa e sa shoqëri, parti, organizata bile edhe taborë që gjenden në akademi shkencash, lejojnë teza joracionale , përpilojnë programe e propaganda të tepruara vetëm e vetëm që të ndezin në damarin e gjakut të njeriut dhe në arsyen e të menduarit të tij demonët e shterpësive . Shpeshherë edhe kleri ortodoks apo kleri i katolicizmit në këtë anë janë të prirë që të tejkalojnë porositë që i marrin nga librat e shenjtë të atij drejtimi për atë që janë në shërbim të politikës ditore të pushtetit.

Në ato raste mbi të vërtetën , mbi gjykimin e drejtë , mbi urtinë mundet të mbisundojë çdo gjë që s’ka lidhje me racionalitetin e urtisë dhe të së vërtetës që i duhet në shërbim , realitetit praktik. Bile, në atë klimë ku kontrolli është i pamundur ka ngjarë të ndodhë e pabesuar! Lexo : Si e pa Musai popullin pas bisedës me All’llahun. Ndërsa mësimi i Kur’anit qëndron në lidhjen trefishe ku raporti i Gjithëfuqishmit – Mëshirëplotit, çdo herë qëndron nga anësia , por, në gjithësi di, shikon, dëgjon. Megjithatë urdhrin e tij e zbatojnë Pejgamberët.: “Si mundeni ta mohoni All’llahun ju që keni qenë të vdekur dhe ju ka ngjallur, pastaj ju vdes dhe prapë ju ringjallë dhe mandej te Ai do të ktheheni “ ( El - Bekare, 28 ). Ndërsa në ajetin 29 : “ Ai është All’llahu që ka krijuar për ju gjithçka që ka në tokë, pastaj vullnetin e tij e ka drejtuar kah qielli dhe i rregulloj shtatë qiej. Ai për çdo send ka dijeni “. Në këtë kuptim urdhrat e pejgamberëve kanë vetëm forcën, por, hyjnë në zbatim përmes shëmbëlltyrave e mrekullive të tyre të përsosura si në sjellje, si në gjykim dhe, si në qëndrim!

Sa e sa herë është vënë pozita e tyre ndërmjet moralit dhe amoralitetit, por kurrë s’janë rrëmbyer nga udhët e paudha. Sa e sa herë ka mundur të plasë sherri për ndonjë ndodhi për hir të gjykimit. Sa do të kishin pësuar ose do të ishin shkatërruar shpirtërisht e moralisht vetë njerëzit ndër breza! Sa e sa here një qëndrim i tyre do të shmangte rastet e vlerave të Islamit për hir të paqartësisë. Prandaj me një vetëmohim të lartë ata në çdo vend e në çdo kohë e përfillën, zbatuan dhe e shfaqën atë që ishte marrë si vendim nga i Gjithmëshirshmi, Mëshiruesi, Fuqiploti – All’llah.

Sot kur ndeshemi me përballje të ndryshme të situatave, sa herë ngjan që për qëndrime të njëanshme, për gjykime jo të pjekura , për hir të shkallës së ulët të moralit shpirtëror të botëkuptimit fetarë tek njerëzit paraqitet arrogancë. Mbase kjo vë edhe në përballim popujt që vijnë deri te përplasjet , konfrontimet, gjakderdhjet, siç ndodhi me rastet e shumta në historinë njerëzore, dhe konkretisht kur blloku ortodoks dhe ai i krishterë bëjnë çka mos për të dominuar e për të imponuar sipas totemëve të pushteteve dhe klaneve të ndryshme që i përkrah kleri, për interesa të veta . Vallë ! Ku ndjehet ndërgjegjja e të tillëve që krahas meshave që bëjnë të dielave mbajnë mallkimin e shumë nënave e baballarëve të atyre që ua morën lirinë, vatanin, jetën !

Çka do të bëhet me robtë tanë ? ( citim i lirë).

Kjo vlen të përmbyllet se ai që prin kurrë nuk shikon se çka do të flijojë nga shpirti i tij. Sepse shpirti, zemra dhe trupi i tij i mishëruar thellë me lidhjen e ashtuquajtur : All’llahu – Pejgjamberët – Njerëzit, kërkuan për të gjithë shpëtim …!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Urata
Përjashtuar
Përjashtuar
Urata


Numri i postimeve : 1894
Registration date : 13/12/2007

''C'far te meson K'urani'' - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ''C'far te meson K'urani''   ''C'far te meson K'urani'' - Faqe 2 EmptyFri Feb 08, 2008 4:20 am

POTENCIALI SHKENCOR – TEKNIK NË KUR’AN




“Thuaj! A me të vërtetë, ju mohoni atë i cili ka krijuar tokën për dy ditë, madje i bëni edhe shok? Ai është Zoti i botës. Ai nëpër të , përmbi, ka bërë kodra të pa lëvizëshme, i ka bekuar edhe prodhimet e saj i ka bërë për katër ditë, - sqarim për ata që pyesin! (Suratu Filisat 9, 10).

Shtigjet e ngritjes së një mundësie të këtillë e të kësaj përmase ku ngrihet e mbështetet Porosia e madhe në Kur’an, është pasqyra e të Madhërishmit, Fuqiplotit, që për aq sa do edhe mundet të ndërtojë e, padyshim, edhe të rrënojë ! Forca e të mundshmes për të krijuar një tërësi që shoqëri e breza që shkuan e që vijnë në jetë dhe rëndësia e përgjegjësisë dhe domethënies mbinatyrore mundet të plotësojë nevojat për mirëqenien e të gjithëve që krijojnë sipas figurës dhe formës, madhësisë dhe modelit, tërësisë dhe aftësisë për krijim të pikave kryesore në kthesat jetësore, sipas rasteve dhe vendeve që zënë!

Nga njëra anë, ky potencial kaq i madhërishëm i këtij krijimi s’ka si të mos hyjë në kornizën e botëkuptimeve të mendimtarëve, që vrasin mendjen dhe hyjnë në kontura të botëkuptimeve të ndryshme të mendimtarëve , që vrasin mendjen dhe hyjnë në llojllojshmëri radhitjesh! Ndërsa nga pika tjetër e shikimit në fazën zhvillimore të industrializimit të lartë ku shkenca dhe teknika kanë shënuar kthesë me domethënie të rëndësishme në ndryshimet rrënjësore të arritjes së produktivitetit që për shoqërinë ka shumë rëndësi, shikuar në ecuri zhvillimi. Por kuptuar në bazë të potencialit kaq të theksuar të një krijimi për mundësi të aktivitetit prodhues sipas citateve të ajeteve të lartë theksuara, një hap i tillë as që është arritur e as që është tejkaluar!

Në zhvillimin shoqëror të brezave ku për nga specifikat e tyre ndahen sistemet, domethënie të madhe ka pasur faktori politik, i cili ka ndikuar në shkallën e zhvillimit, në dinamikën e rritës, në shpejtësinë e rritjes shkencore e teknike që nga Porosia e madhe e Kur’anit , del se shkenca dhe progresi teknik janë potencial të primatit të parë! Sepse, pa ngjyrime politike, ajo që është krijuar “ i ka bekuar edhe prodhimet e saj” që shumë breza t’i kenë për t’i shfrytëzuar si të mira materiale, të shënojnë ngritjen e mirëqenies shoqërore për aq sa domethënia e mirësisë të zinte vendin kryesor!

Shkalla e produktivitetit krijues nga pozita e paraqitjes në ajetet e lartë thekësuar, për tu fituar lloji i prodhimit të tillë (si në formë e si në ide), ka në brendi të tërë asaj edhe nivelin e përkufizimeve , siç është rasti i krijimit të tokës “për dy ditë“! Pastaj për tërë atë plleshmëri të asaj që do ta japë si prodhim për çdo kohë, niveli informativ i të sqaruarit në ajet vë dijeninë për përbërjen e shumëllojshme e të ndërthurur të një potenciali të një ekipi të tërësishëm të aktivitetit ekonomik në tërë rruzullin tokësor!

Për tërë këtë strategji ngritjesh ku qëndrojnë vepra pavdekësie s’kemi se si të flasim e as të kërkojmë tërësi sistemore të masës se si u ngrit Gjithësia, ku mbështetet qielli, kur lëvizin yjet... Gjithë ky ndërtim si u bë. Kush ishte arkitekti ? Mjetet që e ngritën, numri i të punësuarve , kualifikimi i kuadrit të tillë. Sepse, mbi të gjitha qëndrojnë duart e All-llahut që instalojnë ngritjen e një potenciali të tillë tekniko shkencorë që vihet në raport të asaj që vjen përmes Porosisë së madhe – Kur’anit. Mbase një dëshmi e tillë bazohet në kontura pyetjesh të drejtuar: “Ju mohoni atë i cili ka krijuar tokën? Atë që mbanë llogari për gjithçka dhe për çdo gjë di !

Sfera ku ngrihet e ripërtërihet prodhimi ose gjallëria e llojllojshme bimore e shtazore e saj, në përjetësi sipas strukturës thuajse është shumë e gjerë. Diametri i gjerësisë së përkufizimit as që dihet e as që mund të shikohet, kur, gjallëria e lloj lloj gjallesave është e mundur edhe në brenditë e thella të tokës! Prandaj ky degëzim i shtresuar ka dhe theksin e veçantë të një shkalle të lartë të automatizimit ku parametrat e matjes, të funksionimit dhe të kontrollit padyshim se punojnë nën urdhrin e All’llahut dhe sipas ligjit preciz. Koeficienti i krijimit të këtyre vlerave është i madh, ndërsa humbjet as që parashikohen. Lirisht mund të thuhet se nuk krahasohet as modernizimi i nivelit ma të lartë i atyre të mirave materiale që në vete kanë forcë për prodhime serike sepse dikur e humbin pjesërisht apo krejtësisht. Me çka e si të matet forca e krijimit të Gjithësisë për serinë e “prodhimeve që ka bërë për katër ditë“, dhe që ka shënuar për aq vite prodhim pa asnjë shkallë të amortizimit! Sepse botëkuptimi i ndërrimit të këtij fitimi për atë që mund të ndodhë sipas Porosisë së madhe Kur’anit të All-llahut, amortizimi i tërësishëm i saj, ku qëndruan “kodra të palëvizshme” mund të ndodhë atëherë “ kur të fryhet në sur”!

“Pastaj vazhdon ngritja e qiellit ku ishte mjegullnajë dhe i tha atij dhe tokës: Qasuni (largoheni – nënvizimi im), me dëshirë a me dhunë! Dhe caktoi për dy ditë shtatë qiej dhe u shpalli se çka do të gjendet në secilin qiell. Kurse qiellin më të afërt e zbukuruan yje të shkëlqyeshëm dhe mbrojtje. Ai është ligj i të Fortit, të Gjithëmëshirshmit! (Suratu Fussilat 11, 12)... F.Ramadani
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



''C'far te meson K'urani'' - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ''C'far te meson K'urani''   ''C'far te meson K'urani'' - Faqe 2 EmptyFri Feb 29, 2008 3:42 am

Ky është një tregim i një motre muslimane të cilën e ka sprovuar Allahu, xhele shanuhu, në ditën e parë të martesës së saj.

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të gjitha botërave, paqja, mëshira dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij të fundit (Muhamedin), mbi familjen tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që e pasojnë rrugën e tij deri në ditën e fundit.

Si t'ua bësh të tjerëve do të kthehet ty:

Ky është një tregim i një motre muslimane të cilën e ka sprovuar Allahu, xhele shanuhu, në ditën e parë të martesës së saj, por për ata që bëjnë durim Allahu ka thënë: "... Për durimtarët ka shpërblim pa masë." (Zumer: 10)

Martesa e tyre ishte një martesë e thjeshtë islame. Kur erdhi koha të dy bashkëshortët hynë në dhomë. Gruaja u ngrit dhe e solli ushqimin pranë burrit të saj dhe ata u bashkuan në sofër pranë ushqimit. Papritmas dikush trokiti në derë, ndërsa burri i hidhëruar tha: kush është që vjen në këtë orë? U ngrit gruaja për ta hapur derën, u ndal pranë derës dhe pyeti: kush është në derë? Një zë pas derës u përgjigj: jam lypës, kërkoj pak ushqim. Gruaja u kthye te burri i saj dhe i tregoi se kush ishte dhe çfarë donte. Burri u hidhërua edhe më shumë: ky na e trazon qetësinë tonë në natën e parë të dhëndërrisë! Doli te ai dhe e goditi fort duke e larguar atë atë në mënyrë shumë të poshtër. Lypësi u largua nga dera e shtëpisë tij i përulur e uria ia rëndonte shpirtin, trupin dhe nderin e tij.

Burri pastaj u kthye tek nusja e tij i neveritur nga ky person i cili ia ndërpreu kënaqësinë dhe bisedën me gruan e tij, mirëpo papritmas atë e goditi diç e ngjashme me prekje nga xhinët dhe iu ngushtua toka me gjithë gjerësinë që e ka. Ai doli nga shtëpia duke bërtitur dhe duke e lënë gruan e tij në natën e nusërisë, të cilën e goditi një trishtim kur e pa burrin e saj në atë gjendje, mirëpo kjo ishte dëshira e Allahut të Madhëruar.

Kjo motër muslimane qëndroi në këtë gjendje pesëmbëdhjetë vite (pa u martuar) duke duruar dhe shpresuar shpërblimin tek Allahu i Madhëruar. Dhe, pas pesëmbëdhjetë viteve të kësaj ndodhie asaj iu prezentua një musliman për martesë me të cilin pranoi të martohej.Në natën e parë të martesës së saj, ajo u ul me burrin e saj pranë sofrës së ushqimit që të darkonin por papritmas ata dëgjuan se dikush e trokiti derën. Burri i tha gruas së tij që ta hap derën. U ngrit gruaja për ta hapur derën, u ndal pranë derës dhe pyeti: kush është në derë? Një zë pas derës u përgjigj: jam lypës, kërkoj pak ushqim. Gruaja u kthye te burri i saj dhe i tregoi se kush ishte dhe çfarë donte. Burri e ngriti ushqimin me duart e tij dhe i tha: merre këtë dhe ofroja atij le të hajë deri sa të ngopet, e çka të mbetet prej ushqimit e hamë ne.
Ajo e mori ushqimin dhe ia ofroi lypësit por shpejt u kthye duke qarë. Burri i saj e pyeti: ç'ke? pse qan? çka ndodhi? të ofendoi? të injoroi? A të rëndoi diçka? Jo - iu përgjigj ajo kurse lotët i rridhnin nga sytë? E pse qan atëherë? – e pyeti përsëri burri. Ajo u përgjigj: ky njeri pranë derës tënde dhe që han nga ushqimi yt ka qenë burri im para pesëmbëdhjetë viteve. Në natën e parë të martesës, e trokiti derën një njeri dhe kërkoi ushqim por burri im doli dhe e largoi atë nga dera duke e goditur. Pastaj, u kthye tek unë i neveritur por atij iu ngushtua gjoksi e pastaj më duket se është çmendur apo është sëmurë nga xhinët. Ai doli nga shtëpia dhe nuk dinte se kah shkonte dhe prej atij çasti nuk e kam parë më deri sot. Kurse tani ai kërkon lëmoshë nga njerëzit ...
Papritmas burri i saj shpërtheu duke qarë. Ajo e pyeti: pse qan? Ai u përgjigj: a e din se kush ka qenë ai njeri të cilin e ka goditur burri juaj? Kush? – pyeti ajo. Ai u përgjigj duke qarë: unë jam ai.
I Lartësuar qoftë i Fuqishmi Hakmarrës, i Cili u hakmorr për robin e Tij të varfër e të gjorë i cili erdhi me kokë të përulur për të lypur prej njerëzve, kurse dhembja ia rëndonte zemrën e tij prej urisë, dhe ky njeri ia shtoi dhimbjen edhe më shumë duke e larguar në mënyrë mizore prej derës së tij, kurse zemra ime donte të copëtohej për shkak të nënçmimit dhe përbuzjes që e kishte goditur, mirëpo Allahu i Madhëruar nuk e don padrejtësinë, dhe e zbriti dënimin e Tij mbi atë që e nënçmoi njeriun dhe i bëri padrejtësi, dhe e shpërbleu robin i cili bëri durim. Kaluan ditë dhe Allahu e furnizoi me të mirat e Tij, dhe e dërgoi dënimin mbi atë njeri i cili bëri padrejtësi, dhe ia mori mendjen e ia humbi pasurinë, e ai u bë një lypës i gjorë.
Dhe, i Lartësuar qoftë Allahu i Cili e furnizoi robëreshën e ndershme besimtare e cila bëri durim në sprovën e Allahut pesëmbëdhjetë vite dhe ia zëvendësoi burrin e saj me më të mirë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII


Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

''C'far te meson K'urani'' - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ''C'far te meson K'urani''   ''C'far te meson K'urani'' - Faqe 2 EmptyMon Aug 04, 2008 1:45 pm

Sekretet e KUR’AN-it ne Psikologji



- Në një studim që u zhvillua në klinikën "Akbar" në florida të SH.B.A-së u vërtetua edhe një herë që KUR'AN-i është fjala e Zotit.
- Studimi ishte planifikuar të realizohej nga ajetet-(versetet) e KUR'AN-it që flasin për mëshirën dhe kurimin.
- Ky studim do të bëhej në lidhje me ndikimin fizik te KUR'AN-it dhe veçoritë kuruese të tij mbi organizmin, qe do te vezhgoheshin nga mjetet më moderne të kompjuterizuara.
- Për këtë studim, u morën vullnetarisht persona jomusliman, që nuk dinin arabisht dhe të moshave te ndryshme.Pra, eksperimenti do të kryhej mbi ata që nuk kane asnjë njohuri në lidhje me ndikimin kurues të KUR'AN-it.
- Të eksperimentuarit, së bashku me origjinalin arabisht të KUR'AN-it, dëgjuan edhe përkthimin e tekstit në anglisht.
- Në këtë kohë, leximi i KUR'AN-it bëhej nga zëra të ndryshëm, duke u marrë parasysh kështu veçoria e ndikimit të zërit.
- Pas studimeve prej një viti, përfundimi që doli me një fjalë të vetme, ishte i jashtëzakonshëm, sepse 97% të vullnetarëve të eksperimentuar u vu një rënie e theksuar e stresit, për shkak të ndikimit të drejtpërdrejtë në sistemin nervor autonom. Një arritje tjetër e eksperimentit ishte edhe mundësia e matjes së ndikimit të dëgjimit te KUR'AN-it mbi trupin e njeriut.
- Në këtë sukses rolin kryesor e luajtën mjetet matëset kompjuterike, të prodhuara posaqërisht për këtë eksperiment.
- Matjet u bënë në saje të ndryshimit të potencialit elektrik të muskujve, përqimit elektrik të lëkurës, shpejtsisë së rrahjes së zemrës dhe ndryshimit të nxehtesisë së lekurës.
- Të gjitha këto ndryshime ndikuan në organet e tjera të trupit dhe ne funksionet e tyre, duke bërë të mundur të përcaktohej kështu dhe ndikimi mbi sistemin nervor autonom. Ky sistem gjithashtu tregoi ndikimin e KUR'AN-it edhe në vënien në levizje të sistemit imunitar, duke bërë të mundur parandalimin e kancerit dhe te shumë semundjeve te tjera. Përfundimet e pjesës së parë të eksperimentit u paraqitën në "Kongresin e 17-të të mjeksisë Islame", në MISURI te Amerikes Veriore, ku rezultatet u pranuan me entuziazëm.
- Kështu doli në pah, krahas burimit kurues shpirtëror, edhe forca shëruese, në drejtimin material dhe fizik të KUR'AN-it.

MJETET QË U PERDORËN NË KËTË EKSPERIMENT JANË:

>. Kompjuteri - MEDAC 2000 system. Ky mjet realizonte matjet e ndryshimeve në trupin e njeriut, i prodhuar nga qendra Mjeksore e Universitetit te Bostonit. Më anë të këtij mjeti vëzhgoheshin drejtpërdrejtë matjet fiziologjike të ndikimeve të dëgjimit të KUR'AN-it mbi trupin e njeriut. MEDAC 2000 system, punonte duke qenë i lidhur me disa sisteme të tjera të cilat ishin:
>>.Kompjuteri APPLE 2, i pajisur me dy disqe regjistruese, videotransmetues dhe printer.
>>.Electromyography (E.M.G), që mat perqimin e aktivitetit nervor të muskujve dhe të lekurës.
>>.Electrodermal Response, matë shpejtsinë e frymarrjes dhe kohën e rrahjeve te zemrës, gjithashtu matë ndjeshmerinë e lekurës, duke qene tepër preciz, arrin të kapë edhe " micro-siemens " në madhesine 0.007.
>>.Photo-Elerctric Plethysm Graphy,- ky aparat maste vazhdimisht shtypjen e gjakut dhe nxehtësinë e lekurës, ky mjet i pajisur me tufa dritash dhe me sisteme kohore, mund te tregonte çdo ndryshim, sado te vogël, në shpejtsinë e rrahjeve të zemrës dhe në shpejtsinë e levizjeve të gjakut.

Këta matësa, duke mos i lënë vend rastesisë, nxirrnin çdo herë të njejtin rezultat të ndikimit të KUR'AN-it tek te eksperimentuarit, dhe u vu re se ndaj dëgjimit të fjalës " A L L A H " ,qarkullimi i gjakut, rrahjet e zemrës dhe nxehtësia e lekurës u normalizuan.

Vlen të përmendet se dëgjuesit nuk dinin gjë rreth asaj që degjonin. Megjithate, kur degjonin fjalen " A L L A H ", ndikimet ishin te menjehershme, ndryshe prej pjeseve te tjera. Dhe kjo vërteton në menyrë të perpiktë ajetin-(versetin) KUR'AN-or :

>>>" NE UA DËRGUAM KUR'AN-in NJERËZVE PËR MËSHIRË SHËRIM "<<<


Eksperimenti u realizua mbi persona të moshave të ndryshme që nuk dinin arabisht, nga 17-40 vjeq, meshkuj dhe femra me gjithsej 210-eksperimente, ku te gjithë ishin jomusliman.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Agrone
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Agrone


Male
Numri i postimeve : 609
Age : 39
Vendi : jasht
Registration date : 28/01/2009

''C'far te meson K'urani'' - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ''C'far te meson K'urani''   ''C'far te meson K'urani'' - Faqe 2 EmptyFri Feb 27, 2009 11:43 am

arabshen
Mbrapsht në krye Shko poshtë
elisa
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
elisa


Numri i postimeve : 2298
Registration date : 10/07/2008

''C'far te meson K'urani'' - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ''C'far te meson K'urani''   ''C'far te meson K'urani'' - Faqe 2 EmptyFri Feb 27, 2009 2:13 pm

Agrone arabshen siq po thu ti mundesh ta mesosh dikund tjeter .Kurani eshte liber i shenjte i derguar nga Allahu xh.sh . Lexoje do ta kuposh per qka na meson .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Agrone
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Agrone


Male
Numri i postimeve : 609
Age : 39
Vendi : jasht
Registration date : 28/01/2009

''C'far te meson K'urani'' - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ''C'far te meson K'urani''   ''C'far te meson K'urani'' - Faqe 2 EmptyFri Feb 27, 2009 3:05 pm

kurani esht liber historije si te gjith ato librat e tjer fetar e mos me thuaj se nuk esht e vertet
Mbrapsht në krye Shko poshtë
socratus
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
socratus


Male
Numri i postimeve : 556
Age : 43
Vendi : Prishtinë
Profesioni/Hobi : psikologji, teologji, design
Registration date : 11/02/2009

''C'far te meson K'urani'' - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ''C'far te meson K'urani''   ''C'far te meson K'urani'' - Faqe 2 EmptyFri Feb 27, 2009 3:08 pm

Tungjatjeta!

E vertet kjo nga Kurani-fisnik edhe mund te mesosh historin

sinqerisht
Socratus
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.forum.ds-point.com
Vizitor
Vizitor
avatar



''C'far te meson K'urani'' - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ''C'far te meson K'urani''   ''C'far te meson K'urani'' - Faqe 2 EmptyFri Feb 27, 2009 6:25 pm

Agrone shkruajti:
arabshen

Cilen, te vjetren apo te ren? Sepse perkunder asaj qe disa thone se arabishtja eshte gjiuhe e pandryshuar, te tjere thone se kurani eshte shkruar ne "arabishten e vjeter".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Agrone
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Agrone


Male
Numri i postimeve : 609
Age : 39
Vendi : jasht
Registration date : 28/01/2009

''C'far te meson K'urani'' - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ''C'far te meson K'urani''   ''C'far te meson K'urani'' - Faqe 2 EmptyFri Feb 27, 2009 6:40 pm

ni e kam pas nga ato qe mahen ne partafol e e kam hull se nuk merrsha gje vesh
Mbrapsht në krye Shko poshtë
socratus
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
socratus


Male
Numri i postimeve : 556
Age : 43
Vendi : Prishtinë
Profesioni/Hobi : psikologji, teologji, design
Registration date : 11/02/2009

''C'far te meson K'urani'' - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ''C'far te meson K'urani''   ''C'far te meson K'urani'' - Faqe 2 EmptyFri Feb 27, 2009 7:08 pm

Tungjatjeta!

Kohet e fundit edhe pse jam anetar i ri ne kete forum po me duhet vazhdimisht te nderhy ne keto tema mbi qeshtjet fetare. Prandaj ne mendjen e disave nga ju duke perfshir edhe Z.Akilin po krijohet nje pershtypje e gabuar sikurse une te jem predikues i nje feje apo mbrojtes i vlerave te nje feje te caktuar.
Perkundrazi jam duke u munduar qe ne menyre te drejt ti kuptojm gjerat.
Ja p.sh ne kete rubrik pyetja eshte: "C'fare te meson K'urani"
Nje pergjigje e drejt dhe diskutimi i drejt do duhej te vazhdonte ne kete menyre:

Gjerat qe mund te mesohen nga "K'urani":

- Historia
- Gjuha arabe
- Traditat arabe, krishtere, hebreje, pagane, budiste.
- Nese lexohet ne gjuhen shqipe do mund te paiseni me njohuri mbi: virtytin, moralin, te drejten, te bukuren, te keqen, pasojat e shperblimit, pasojat e denimit, drejtesin, do mesoni fjale te urta, thenje filozofike, madje mund te beheni edhe nje njeri qe do e kuptoj rendesin e respektimit te ndersjellet.
- Do paiseni me informacione te qmuara per ta zene ngusht nje musliman gjate debateve qe do pasojn ne te ardhemen.
- Do mesoni mbi praktikat dhe ritualet muslimane.
- Do mesoni rendesin e kuranit per muslimanet.
- Do mesoni rendesin dhe shkallen se sa eshte i respektuar i derguari si Muhameti a.s dhe profetet e tjere per nje musliman.
- Do e kuptoni psikologjin e nje njeriu besimtar.
- Do kuptoni qe nje liber qfardo qoft meriton te respektohet.
- Do mesoni qe te kaloni nje jete sa me te bashkuar me bashkeatdhetaret tuaj.
- Do mesoni artin e te degjuarit.
- Do beheni nje njeri me durim
- Do zvogeloni nivelin e agresivitetit tek ju.

Pra ne te mund te mesoj cdo kush ate cka e intereson apo ate cka do.
Forumist te nderuar duhet te kemi respekt per te tjeret e sidomos per libra qe disa grupacione i konsiderojn te shenjeta. Eshte ne regulle mospajtimi juaj me Kuranin, biblen apo Tevratin, por nuk mund te tolerohet qe njerezit te nencmohen apo te poshtrohen per shkak se i takojn nje komuniteti apo nje feje. Kjo eshte nje e drejt elementare e te gjitheve cdo tentim i njeriut per privimin e liris se tjetrit konsiderohet krim kete ju lus qe mos ta haroni.
Prandaj e kemi mundesin e debatimit te mirefillt, jeta do ishte teper e merziteshme nese te gjithe njerzit do mendonin njelloj, bukuria e debatit qendron ne ate se njerezit me vlera dhe mendime te ndryshme mundohen te gjejn te verteten.

Respektoni te tjeret qe nje dite edhe ju te jeni te respektuar.

Sinqerisht
Socratus
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.forum.ds-point.com
Agrone
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Agrone


Male
Numri i postimeve : 609
Age : 39
Vendi : jasht
Registration date : 28/01/2009

''C'far te meson K'urani'' - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ''C'far te meson K'urani''   ''C'far te meson K'urani'' - Faqe 2 EmptyFri Feb 27, 2009 7:28 pm

scokatus nerhyrjet e tuja me pelqejn se zejn vend e mund te mesojm shum gjera e do mesesh i rrespektuar nga ana ime por un doja te dija mendimin e nje personi te vetem te cilin po e kerkoja te debatoja me te e te dija mendimn e tij e nesse ai mund ti japi pergjigje pyetjeje te mija prandaj me falni nese mund tu jem dukt i pa takt nuk ishte ajo qe kisha ne mend
Mbrapsht në krye Shko poshtë
socratus
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
socratus


Male
Numri i postimeve : 556
Age : 43
Vendi : Prishtinë
Profesioni/Hobi : psikologji, teologji, design
Registration date : 11/02/2009

''C'far te meson K'urani'' - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ''C'far te meson K'urani''   ''C'far te meson K'urani'' - Faqe 2 EmptyFri Feb 27, 2009 7:35 pm

Tungjatjeta z.Agrone!

Se pari te falenderoj per fjalet frytedhenese.
Me shkrimin e siperm nuk i jame drejtuar ne veqanti dikujt por thjesht qe tensionet dhe acarimet ne mese shqipetareve te eliminohen.
Kame nder dhe kenaqesi per mundesit e ofruara nga ju qe te mund te debatojm.

Sinqerisht
socratus.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.forum.ds-point.com
Agrone
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Agrone


Male
Numri i postimeve : 609
Age : 39
Vendi : jasht
Registration date : 28/01/2009

''C'far te meson K'urani'' - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ''C'far te meson K'urani''   ''C'far te meson K'urani'' - Faqe 2 EmptyFri Feb 27, 2009 7:54 pm

me vjen keq qe i merrni persmrapshtit fjalet e mija un per sa kemi debatuar kam krijuar rrspekt per ju un nuk kisha dhe nuk kam acarime me kend por u pergjigja me shum qe mos te biem ne keq kuptime
Mbrapsht në krye Shko poshtë
socratus
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
socratus


Male
Numri i postimeve : 556
Age : 43
Vendi : Prishtinë
Profesioni/Hobi : psikologji, teologji, design
Registration date : 11/02/2009

''C'far te meson K'urani'' - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ''C'far te meson K'urani''   ''C'far te meson K'urani'' - Faqe 2 EmptyFri Feb 27, 2009 7:59 pm

Tungjatjeta!

I nderuari vella Z.Agrone, ju jeni te respektuar nga ana ime fjalet e cekura me larte nuk jane te drejtuara kah ju, nuk jemi vetem une dhe ti anetar ne kete forum, ato i ceka per lexuesit e ardheshem. Per mundesi te ndikimit tek ata, e jo per ju. Nese kam gabuar apo nuk kame pase aftesi te shprehem ne menyren e duhur ju kerkoj ndjese pra te falur.

Besoj se jemi larguar nga tema do ishte mire qe ti kthehemi, natyrisht nese edhe ju jeni te nje mendimi

Sinqerisht
Socratus
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.forum.ds-point.com
Agrone
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Agrone


Male
Numri i postimeve : 609
Age : 39
Vendi : jasht
Registration date : 28/01/2009

''C'far te meson K'urani'' - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ''C'far te meson K'urani''   ''C'far te meson K'urani'' - Faqe 2 EmptyFri Feb 27, 2009 8:21 pm

normalisht

korani na meson te jemi me te mir
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



''C'far te meson K'urani'' - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ''C'far te meson K'urani''   ''C'far te meson K'urani'' - Faqe 2 EmptySat Feb 28, 2009 5:16 pm

socratus shkruajti:
Tungjatjeta!

Kohet e fundit edhe pse jam anetar i ri ne kete forum po me duhet vazhdimisht te nderhy ne keto tema mbi qeshtjet fetare. Prandaj ne mendjen e disave nga ju duke perfshir edhe Z.Akilin po krijohet nje pershtypje e gabuar sikurse une te jem predikues i nje feje apo mbrojtes i vlerave te nje feje te caktuar.
Perkundrazi jam duke u munduar qe ne menyre te drejt ti kuptojm gjerat.
Ja p.sh ne kete rubrik pyetja eshte: "C'fare te meson K'urani"
Nje pergjigje e drejt dhe diskutimi i drejt do duhej te vazhdonte ne kete menyre:

Sinqerisht
Socratus

Socratus, ty personalisht asnjehere s'te kam kqyre me ate sy...Pajtohem me gjitha ato qe i ke thene. Sepse edhe mua personalisht me ka ndihmuar leximi i kuranit pothuajse ne gjitha ato qe i keni cek ju, sidomos per te bere debat me disa antar ketu, te cilet mundohen te jene musliman te mire. Perndryshe nuk do te kisha bere gjithe keto debate....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
laloni
Anëtar
Anëtar
laloni


Male
Numri i postimeve : 259
Age : 32
Vendi : gjilan
Profesioni/Hobi : leximi
Registration date : 12/03/2009

''C'far te meson K'urani'' - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ''C'far te meson K'urani''   ''C'far te meson K'urani'' - Faqe 2 EmptyFri Mar 27, 2009 1:40 am

tungjatjeta
kjo tem eshte per musliman
nuk e di pse nderhyjn te tjere dhe e fyejn ket fe
a nuk keni frik Allahun ?!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhavo_
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
xhavo_


Male
Numri i postimeve : 782
Registration date : 20/03/2008

''C'far te meson K'urani'' - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ''C'far te meson K'urani''   ''C'far te meson K'urani'' - Faqe 2 EmptyFri Mar 27, 2009 2:48 am

Kur'ani na mëson moralin e lartë, drejtësinë; qe te jemi të drejtë ndaj njerëzve edhe nëse i urrejmë.

"...Urrejtja ndaj një populli, që iu pat penguar nga xhamia e shenjtë, të mos iu shtyej të silleni në mënyrë të padrejtë kundër tyre. Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në të mbara, e mosni në mëkate e armiqësi..." (Kuran)

"O ju që besuat! Bëhuni plotësisht të vendosur për hirë të All-llahut, duke dëshmuar të drejtën, dhe të mos u shtyjë urrejtja ndaj një populli e t'i shmangeni drejtësisë; bëhuni të drejtë, sepse ajo është më afër devotshmërisë. Kinie dro All-llahun se All-llahu di hollësisht për atë që veproni." (Kuran)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
laloni
Anëtar
Anëtar
laloni


Male
Numri i postimeve : 259
Age : 32
Vendi : gjilan
Profesioni/Hobi : leximi
Registration date : 12/03/2009

''C'far te meson K'urani'' - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ''C'far te meson K'urani''   ''C'far te meson K'urani'' - Faqe 2 EmptyFri Mar 27, 2009 5:57 pm

E VERTET XHAVO
Zoti nuk e ndryshon gjendjen e nje populli perderisa ata nuk e ndryshojne gjendjen e tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





''C'far te meson K'urani'' - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ''C'far te meson K'urani''   ''C'far te meson K'urani'' - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
''C'far te meson K'urani''
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2
 Similar topics
-
» ''C'far te meson Bibla''
» KURANI, LIBRI MË I FUQISHËSH NË BOTË
» Kurani më i madh në botë në Rusi
» Kurani - Porosia E Madhe-Ferit Ramadani
» Cfar s'do benit kurre ?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: