Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 EUROZONA

Shko poshtë 
3 posters
AutoriMesazh
Veneta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Female
Numri i postimeve : 1008
Registration date : 02/06/2008

EUROZONA Empty
MesazhTitulli: EUROZONA   EUROZONA EmptyMon Feb 23, 2009 11:33 am

Zona valutore optimale: Unioni Monetar Evropian

Që nga 1 janari i vitit 2002, më shumë se 300 milion qytetarë Evropianë

përdorin euron si nje pjesë normale të jetës së tyre të përditshme.


Duheshin vetëm dhjetë vite që nga Traktati i Mastrihtit (Shkurt 1992), ku u përfshi ideja për valutën unike evropiane, deri në këtë pikë ku banknotat dhe monedhat e euros do të qarkullojnë në 12 shtete të Uninonit Evropian. Kjo kohë cilësohet si kohë shumë e shkurtër për të realizuar një operacion që është unik në historinë botërore.

Euro ka zëvendësuar valutat që për shumicën e shteteve ishin simbole dhe instrumente të vjetra shekullore të sovranitetit të tyre nacional. Duke e bërë këtë, valuta e re ka lëvizur Evropën shumë afër unionit ekonomik. Gjithashtu, qytetarëve të Uninonit Evropian u ka dhënë një sens më të qartë të identitetit të përbashkët evropian. Me eurot në xhepat e tyre, njerëzit mund të udhëtojnë dhe të blejnë në pjesën më të madhe të Unionit, pa pasur nevojë për të konvertuar paratë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Veneta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Female
Numri i postimeve : 1008
Registration date : 02/06/2008

EUROZONA Empty
MesazhTitulli: Re: EUROZONA   EUROZONA EmptyMon Feb 23, 2009 11:39 am

Si lindi ideja për valutë unike Evropiane?

Që në vitin 1970, Raporti Urner, i emëruar sipas kryeministrit të atëhershëm të Luksemburgut, propozoi bashkim të ekonomive dhe të valutave të gjashtë shteteve të Bashkimit Evropian. Hapi i parë në këtë drejtim nuk u ndërmor deri në Mars të vitit 1979, kur u formua Sistemi Monetar Evropian (EMS).

Sistemi Monetar Evropian u dizajnua që të reduktojë variacionet në kurset e këmbimit mes valutave të shteteve anëtare. U lejoi atyre lëvizje mes 2.25% dhe 6%, por mekanizmat e këtij sistemi u dobësuan pas një serie të krizave të shkaktuara nga jostabiliteti i dollarit amerikan dhe dobseimit të disa valutave, që ishin pre e spekulantëve, veçanarisht në kohërat e tensioneve ndërkombëtare.
Nevoja për një zonë stabile monetare u ndje kur Evropa arriti progres në kompletimin e tregut unik. Akti unik Evropian, i nënshkruar në shkurt të vitit 1986, logjikisht implikoi përputhje mes ekonomive evropiane dhe nevojës për të limituar lëvizjet në kurset e këmbimit mes valutave të tyre.

Si mundet një treg unik, që mbështetet në lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave dhe kapitalit, të funksionojë ashtu si duhet nëse valutat mund të zhvlerësohen?

Zhvlerësimi i një valute do t’i japë valutave tjera përparësi jokorrekte kokurruese dhe do të çojë në çrregullime në tregëti. Për këtë arsye, në Qërshor të vitit 1989, në Këshillin Evropian të mbajtur në Madrid, Kryetari i Komisionit Zhak Delor prezentoi një plan dhe orar për realizim të një Unioni Ekonomik dhe Monetar (EMU).

Ky plan u përfshi në traktatin që u nënshkrua në Mastriht, në Shkurt të vitit 1992. Traktati vendosi disa kritere që duhej të përmbusheshin nga shtetet anëtare, nëse ato kualifikoheshin për Unionin Ekonomik dhe Monetar. Të gjitha këto kritere ishin për disiplinë financiare: uljen e inflacionit, zvogëlim të shkallëve të kamatës, reduktim të deficitit buxhetor në 3%, dhe stabilizim të kursit të këmbimit të valutave.

Në anëks protokolet e këtij Traktati, Danimarka dhe Britania e Madhe mbajtën të drejtën për të mos kaluar në fazën e tretë të EMU-së ( vënia në qarkullim e monedhës unike Euros), edhe nëse ato i plotësonin kriteret. Kjo u quajt “largim”. Pas mbajtjes së referendumit, Danimarka deklaroi se nuk ka ndërmend të vëjë në qarkullim euron.

Edhe Suedia shprehu rezerva lidhur me përdorimin e euros. Kishte nevojë për një mënyrë që do të sigurojë stabilitetin e valutës unike, sepse inflacioni e bënë ekonominë më pak konkurruese, zvogëlon vetbesimin e njerëzve dhe redukton fuqinë e tyre blerëse.

Kështu u formua Banka Qendrore Evropiane (ECB), një bankë e pavarur me seli në Frankfurt, të cilës iu dha detyra të përcaktojë shkallë kamatore, për të ruajtur vlerën e euros. Në Amsterdam, në Qershor të vitit 1997, Këshilli Evroian miratoi dy rezoluta të rëndësishme:


¨E para, e njohur si “pakti për stabilitet dhe zhvillim”, i cili i detyroi shtetetpërkatëse që të kenë disiplinë buxhetore. Ato të gjitha do të vrojtonin njëra-tjetrën dhe nuk do të lejonin që ndonjëra prej tyre të kalonte në deficit të tepruar.

¨E dyta, ishte për zhvillimin ekonomik, e cila përfshinte që shtetet anëtare dhe Komisioni të jenë të përkushtuar për të siguruar që punësimi të mbetej në krye të agjendës së Unionit Evropian.



Në Dhjetor të vitit 1997, në Luksemburg, Këshilli Evropian miratoi edhe një rezolutë për të korodinuar politikat ekonomike. Kjo përfshinte vendimin e rëndësishëm që “ministrat e shteteve që marrin pjesë në eurozonë mund të takohen mes vete për të diskutuar çështje që kanë të bëjnë me përgjegjësitë e tyre të përbashkëta për “valutën unike”.

Për këtë arsye, liderët politik të Unionit Evropian hapën rrugën për lidhje që shkuan edhe më larg se Unioni Monetar duke përfshirë politikat financiare, buxhëtore, sociale dhe fiskale. Progresioni në Unionin Monetar Evropian ka lehtësuar hapjen dhe kompletimin e tregut unik, pa marrë parasysh situatat e ndryshme botërore (kriza e bursave, sulmet terroriste dhe lufta në Irak), eurozona ka pasur një stabilitet dhe parashikueshmëri për të cilën kanë nevojë investitorët dhe konsumatorët.


Vetbesimi i qytetarëve evropianë në eurozonë u nxit nga vënia e shpejtë dhe e suksesshme në qarkullim e monedhave dhe banknotave gjatë pjesës së pare të vitit 2002. Njerëzit vlerësojnë mundësinë për të blerë më lehtë. Tani ata në mënyrë direkte mund t’i krahasojnë çmimet në shtete të ndryshme Evropiane.

Euroja është bërë valuta e dytë më e rëndësishme në botë. Në rritje është shfrytëzimi i saj për pagesa ndërkombëtare dhe si valute rezervë, përkrah dollarit amerikan. Integrimi mes tregjeve financiare në eurozonë është përshpejtuar me bashkime që ndodhin jo vetëm mes ndërmarrjeve për shitblerje të aksioneve në bursë, por edhe mes vetë bursave.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Veneta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Female
Numri i postimeve : 1008
Registration date : 02/06/2008

EUROZONA Empty
MesazhTitulli: Re: EUROZONA   EUROZONA EmptyMon Feb 23, 2009 11:42 am

EUROZONA

Eurozona eshte nje union monetar i perbere nga 16 shtete – antare te Unionit Europian, te cilat e kane adaptuar euron si valuten e tyre te vetme zyrtare. Keto shtete jane Austria, Belgjika, Qipro, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Irlanda, Italia, Luxemburgu, Malta, Holanda, Portugalia, Sllovakia, Sllovenia dhe Spanja.

Jozyrtarisht, ne Eurozone jane perfshire edhe vende qe nuk jane anetare te Unionit Europian, por qe kane adaptuar euron si valute te tyre. Perderisa tre shtetet e vogla europiane, Monako, San Marino dhe Vatikani – permes marreveshjeve me Unionin Europian kane arritur ta adaptojne euron si valuten e tyre zyrtare, asnjeri prej tyre nuk jane formalisht pjese e eurozones dhe as te perfaqesuara ne Bordin e Bankes Qendrore Europiane. Kosova, Mali i Zi dhe Andorra poashtu e kane adaptuar kete valute, por pa ndonje marreveshje formale. Bazuar ne normat kembimore te perdorura Eurozona eshte e para apo e dyta ekonomi me e madhe ne bote. Politikat monetare te shteteve te Unionit Europian brenda zones jane pergjegjesi e Bankes Qendrore Europiane, ndonese nuk ka ndonje perfaqesim, qeverisje ose politike fiskale te perbashket per unionin monetar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Veneta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Female
Numri i postimeve : 1008
Registration date : 02/06/2008

EUROZONA Empty
MesazhTitulli: Re: EUROZONA   EUROZONA EmptyMon Feb 23, 2009 11:46 am

Vendet anetare

Me 1998, 11 vende – shtete te Unionit Europian kane plotesuar kriteret konvergjente, dhe me 1 janar 1999 Eurozona filloi funksionimin e saj me hedhjen e valutes euro ne treg. Greqia u kualifikua ne vitin 2000 dhe u pranua me 1 janar 2001. Ndersa me 1 janar 2002 banknotat dhe meteliket jane prezantuar per here te pare ne kete shtet . Sllovenia eshte kualifikuar ne vitin 2006 dhe i eshte bashkuar Eurozones me 1 janar 2007. Qipro dhe Malta jane kualifikuar ne vitin 2007 dhe i jane bashkangjitur zones ne vitin 2008. Sllovakia eshte kualifikuar ne vitin 2008 dhe i eshte bashkuar zones me 1 janar 2009.

Per momentin jane 16 vende – shtete te Unionit Europian, antare te Eurozones me mbi 325 milion popullsi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Veneta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Female
Numri i postimeve : 1008
Registration date : 02/06/2008

EUROZONA Empty
MesazhTitulli: Re: EUROZONA   EUROZONA EmptyMon Feb 23, 2009 11:55 am

Integrimi i shteteve me marreveshje formale

Disa shtete jashte Unionit Europian e kane adaptuar euron si valuten e tyre. Per adaptimin formal, perfshire ketu edhe te drejten e shtetit per shtypjen e metelikeve, duhet te behet marreveshje monetare me Unionin Europian. Marreveshje te tilla jane bere me Monakon, San Marinon dhe Vatikanin.


Keto shtete fillimisht kane bere marreveshje me Unionin Europian (Italia ne kete rast per Vatikanin dhe San Marinon dhe Franca per Monakon) duke fituar te drejten e perdorimit te euros dhe shtypjes se metelikeve me simbolet e tyre shteterore ne pjesen e pasme te metelikut dhe per te qarkulluar ne Eurozone. Keto shtete nuk kishin te drejte te shtypnin banknota. Marreveshje pak a shume e njejte eshte bere me Andoren.


Marreveshjet perfshin poashtu edhe dy territore tjera jashte Frances, Saint – Pierre – et Miquelon ne Kanada dhe Majota (Mayotte) ne Oqeanin Paqesor jane jashte Unionit Europian, por jane lejuar ta perdorin euron si valute te tyre. Sidoqofte, ato nuk lejohen te shtypin banknotat dhe meteliket e euros.

Me 22 shkurt 2007, Saint Barthélemy dhe Saint Martin u ndane politikisht nga Guadalupe me qellim qe te formohen dy bashkesi franceze jashte.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Veneta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Female
Numri i postimeve : 1008
Registration date : 02/06/2008

EUROZONA Empty
MesazhTitulli: Re: EUROZONA   EUROZONA EmptyMon Feb 23, 2009 11:58 am

Integrimi i shteteve pa marreveshje formale

Andora nuk kishte valute zyrtare te sajen, por perdorte frangen franceze dhe pesos-in spanjoll, madje as per keto valuta nuk kishte marreveshje me Francen dhe Spanjen, sidoqofte, EU dhe Andora jane ne negociata e siper sa i takon statusin zyrtar te euros ne Andora. Sipas zyrtareve te Andores, Andora per here te pare ka shtypur euron e saj ne vitin 2006.

Kosova dhe Mali i Zi poashtu e kane perdorur valuten euro qe prej hedhjes se saj ne treg, ku paraprakisht perdornin marken gjermane, respektivisht dinarin jugosllav. Kjo ndodhi gjate trazirave qe shkaktoi Serbia ne Kosove, ku destabilizoi tregjet e ketyre vendeve, te cilat me pas moren ndihmen perendimore ne adaptimin dhe perdorimin e markes. Pastaj larguan marken nga tregu dhe sollen euron, por pa ndonje marreveshje me Banken Qendrore. Kosova ka perdorur edhe dinarin ne te njejten kohe ne disa vende te populluara me serb.

Perdorimi i euros ne Mal te Zi dhe Kosove ka ndihmuar ne stabilizimin e ekonomise, dhe per kete arsye adaptimi i euros per vendet e vogla ka qene inkurajim edhe pse keto vende nuk e kane gezuar mbeshtetjen e plote nga Banka Qendore sepse kane vepruar unilateralisht. Njesoj ka vepruar edhe Qiproja veriore, e cila edhe pse nuk eshte pjese e BE e ka adaptuar euron si valuten e saj zyrtare, ne menyre unilaterale.

Pas adaptimit te euros nga Qiproja, Akrotiri dhe Dhekelia, te cilat me pare kishin perdorur pounden qipriote, adaptuan euron poashtu. Keto zona jane territore te Britanise se Madhe, por nuk jane antare te Unionit Europian dhe jane nen juridiksion ushtarak. Sidoqofte ligjet dhe valuta e tyre jane rreshtuar perkrah atyre te Republikes se Qipros, duke e adaptuar euron ne keto dy zona. Pjesa veriore e Qipros nen administrimin e Kombeve te Bashkuara, e ashtuquajtura Republika Turke e Qipros Veriore, akoma perdor liren turke. Kjo pjese nuk eshte e integruar ne Unionin Europian.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Veneta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Female
Numri i postimeve : 1008
Registration date : 02/06/2008

EUROZONA Empty
MesazhTitulli: Re: EUROZONA   EUROZONA EmptyMon Feb 23, 2009 12:00 pm

Euro – valute sekondare

Me 1998, Kuba lajmeroi se do ta zevendesonte dollarin amerikan me euron si valuten e saj zyrtare me qellim zhvillimin e tregtise nderkombetare. Me 1 dhjetor 2002, Koreja e Veriut beri te njejten gje. (Valuta e saj e brendshme nuk eshte e konvertueshme dhe nuk mund te perdoret per blerjen e mallrave te huaja. Euro gezon popullaritet, sidomos mes banoreve te huaj. Siria ndoqi kete politike ne 2006.

Ne tetor 2008, qeveria e Islandes forcoi kontrollin e valutes se huaj, duke rregulluar vlerat e valutes se saj ne raport me euron.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Veneta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Female
Numri i postimeve : 1008
Registration date : 02/06/2008

EUROZONA Empty
MesazhTitulli: Re: EUROZONA   EUROZONA EmptyMon Feb 23, 2009 12:02 pm

Politikat fiskale

Per garancine dhe stabilitetin reciprok te valute se tyre, antaret e Eurozones duhet ta respektojne Paktin per Rritje dhe Stabilitetit, i cili vendos limite ne borgjet dhe deficitn kombetar, i shoqeruar me sanksione per devijime. Pakti vendos nje limit prej 3% te GDP per deficitin vjetor te te gjitha vendeve antare te Eurozones. Me gjobe per secilin shtet qe e kalon kete vlere. Ne vitin 2005, Portugalia, Gjermania dhe Franca e kane tejkaluar kete vlere, por Keshilli i Ministrive nuk votoi per gjobitjen e ketyre vendeve. Me pas, reformat kane qene te pershtatura te sigurojne me shume fleksibilitet dhe siguri per deficitin e kritereve ne kushtet ekonomike te shteteve antare dhe faktoreve shtese.

Organizata per bashkepunim dhe zhvillim ekonomik beri parashikimet e saj per pjesen e pare te vitit 2008 per Eurozonen. Europa nuk ka dhoma te lehtesoje politikat fiskale dhe monetare, sic paralajmeroi grupi 30 kombesh. Per Eurozonen, kjo organizate parashikoj rritje te GDP per 0.5% ne tre mujorshin e pare, pa ndonje permiresime ne tre mujorshin e dyte, i cili pritet te sjell vetem 0.4% fitim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Veneta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Female
Numri i postimeve : 1008
Registration date : 02/06/2008

EUROZONA Empty
MesazhTitulli: Re: EUROZONA   EUROZONA EmptyMon Feb 23, 2009 12:04 pm

Kriza globale financiare

Me 11 tetor 2008, zyrtare te Eurogrupit te shteteve dhe qeverive mbajten nje samit ne Paris, qe te definonin nje plan veprimi te perbashket per Eurozonen dhe per Banken Qendorore Europiane qe ti japin fund trazirave te krizes globale financiare.

Lideret e Unionit Europian u fokusuan ne nje plan konfrontimi me krizen globale financiare, i cili plan perfshin qindra bilion euro per iniciativen e re te “shkrirjes” se frikes nga kriza. Ata jane marr vesh per nje plan shpetimi: qeverite do te blejne nga bankat qe te nxisin borgjet financiare dhe garancite midis bankave te brendshme. Koordinimi kunder krizes eshte konsideruar jetik per parandalimin e veprimit te ndonje shteti qe demton shtetin tjeter dhe per te keqesuar aftesine e bankes per te paguar dhe problemet e mungeses se kredive.

Eurozona hyri ne fazen e pare zyrtare te recesionit ne kuartalin e trete te 2008, kjo zyrtarisht u figurua ne janar 2009.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

EUROZONA Empty
MesazhTitulli: Re: EUROZONA   EUROZONA EmptyMon Feb 23, 2009 12:53 pm

Veneta ke sjell material shumë të mirë përmes temës të cilën e ke hapur për diskutim, forumistët kanë çka të mësojnë nëse kanë interes Very Happy .

Vazhdim të mbarë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Veneta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Female
Numri i postimeve : 1008
Registration date : 02/06/2008

EUROZONA Empty
MesazhTitulli: Re: EUROZONA   EUROZONA EmptyMon Feb 23, 2009 1:07 pm

Flm Sofra, une pres te debatojme rreth kesaj teme dhe te shohim nese Eurozona paraqet nje zone optimale monetare apo jo, te shohim beneficionet dhe demet qe kjo ekonomi u ka sjelle vendeve europiane (atyre te zhvilluara dhe atyre ne zhvillim e siper). Perndryshe keto shkrime qe kam sjelle jane nje projekt qe une e kam bere ne studimet master.

Vazhdim te mbare!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

EUROZONA Empty
MesazhTitulli: Re: EUROZONA   EUROZONA EmptyMon Feb 23, 2009 1:34 pm

Veneta tash pakashum po kyqem edhe unë të jap mendimin tim për këtë temë por duhet mendimi im të jetë jo aq i saktë sepse në këtë fushë kam pak njohuri.

Mendimi im është se bëhet luftë e madhe kundër Bashkimit Evropian sepse Bashkimi Evropian dmth është një rrezik për dominim të Amerikës në botë, prandaj janë prapaskenat të cilat i bëjnë pengesa Evropës në të gjitha rrugët që e dërgojnë ate drejtë bashkimit.
Me sa kam ndëgjuar Gjermania ka investuar nga buxheti i vetë 70% për daljen në përdorim të euros dhe sotë populli i gjermanisë është vetë në një krizë shumë të madhe... të cilën krizë unë mendojë se e bënë me qëllime të caktuara për një kohë sa ta sigurojë buxhetin të cilin e ka investuar në të kaluarën për daljen në përdorim të euros.
Pos kësaj krize që nuk po e përjeton vetëm populli i gjermanisë, janë prapë prapaskenat e tri vendeve të evropës të cilat bëjnë gara se cila do ta merr rolin udhëheqës në Bashkimin Evropian; të Francës, Anglisë dhe Gjermanisë.... pra Anglia psh shumë hapur shihet në shumë raste kur saboton disa iniciativa që miren në lidhje me të ardhemen e Bashkimit të Evropës... etj etj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Veneta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Female
Numri i postimeve : 1008
Registration date : 02/06/2008

EUROZONA Empty
MesazhTitulli: Re: EUROZONA   EUROZONA EmptyMon Feb 23, 2009 3:33 pm

E vertete kjo qe keni thene Sofra. Kur po debatohej per krijimin e Eurozones qellimi primar ishte te futej ne treg nje valute e perbashket me qellim rritjen e tregtise nderkombetare dhe eliminimin e barrierave ne kembimin valutor meqe kufijte ekonomik po shkriheshin si pasoje e globalizimit te tregjeve. Dhe po te arrihej kjo, Eurozona - si zone ekonomike europiane, do ti behej konkurrente ekonomive te fuqive boterore si asaj amerikane, japoneze, kineze etj.
Britania duke qene njera nder shtetet me te fuqishme europiane per nje kohe te gjate e bllokoi me vetedeshire integrimin ne eurozone, sepse ne kete menyre do ta zhvillonte tregtine me cmime me te ulta (sipas cmimeve brenda eurozones). Ne kete menyre do te dilte me humbje.
Eurozona eshte prekur nga kriza globale financiare sepse per shume produkte eshte furnizuar nga ekonomia amerikane, japoneze e kineze dhe per shume produkte financiare (bankare) ka bashkepunuar me bankat amerikane.
Shtetet ne zhvillim e siper tentojne te kyqen ne Eurozone duke plotesuar kriteret e caktuara, por meqe kjo do kohe dhe pune, Eurozona po ecen me hapa te ngadalshem.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sema
Fillestar/e
Fillestar/e
Sema


Numri i postimeve : 12
Registration date : 08/06/2008

EUROZONA Empty
MesazhTitulli: Re: EUROZONA   EUROZONA EmptyMon Feb 23, 2009 7:56 pm

Evropa eshte bashku me hile edhe kjo hile ka me i kushtu shume me mos sukses ose ma shkurt me thane me mosfinalizim te saj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Veneta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Female
Numri i postimeve : 1008
Registration date : 02/06/2008

EUROZONA Empty
MesazhTitulli: Re: EUROZONA   EUROZONA EmptyTue Feb 24, 2009 11:08 am

Ne fakt Eurozona ka arritur te behet njera nder dy ekonomite me te fuqishme boterore dhe cdo dite eshte duke integruar brenda vetes shtete te reja duke i nxitur ato te jene me konkuruese ne tregjet e gjera boterore. Parashikimet e eksperteve thone qe ne dy dekadat e ardhshme ekonomia amerikane do te kaloj ne vendin e trete, pas asaj te Kines dhe Europes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

EUROZONA Empty
MesazhTitulli: Re: EUROZONA   EUROZONA EmptyWed Feb 25, 2009 5:24 am

Nuk e di sa është e vërtetë Veneta, diku kam lexuar se në të ardhmen Evropa e ka në planë të fus edhe kontinentin e Afrikës në këtë zonë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





EUROZONA Empty
MesazhTitulli: Re: EUROZONA   EUROZONA Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
EUROZONA
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Ekonomia-
Kërce tek: