Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumiForumi  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  IdentifikohuIdentifikohu  
Share | 
 

 Droga dhe parandalimi i saj

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
arberkyqyku
Fillestar/e
Fillestar/e


Male
Numri i postimeve: 32
Age: 21
Vendi: Prishtine
Profesioni/Hobi: Futbollist,IT Computer
Registration date: 21/09/2008

MesazhTitulli: Droga dhe parandalimi i saj   Thu Mar 26, 2009 9:51 pm

Droga dhe parandalimi i saj
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.ajaxitc.com
Agrone
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Male
Numri i postimeve: 609
Age: 29
Vendi: jasht
Registration date: 28/01/2009

MesazhTitulli: Re: Droga dhe parandalimi i saj   Fri Mar 27, 2009 11:02 am

droga esht nje perderje kimike dhe ndollet ne shum tipe ilaqesh por shkaqet e saj turullosese e qojn njeriun ta perdori per argetim droga si kokaina esht perdorur dhe ne kohrat me primitive si lend sheruese por cdo gje e perdorur gabim o e teperuar ben dem, gjethet e kokaines u jepeshin sklleverve qe punoshin ne minjera e cila i bente te punoshin me shum dhe mos te ndjeni urijn por nuk e kalonte kush mboshen 25 vjecare me von esht perdorur si drog ajo te corjenton rrit rrahjet e zemres madje deri ne infrakt pastaj efektet te tjer varen nga perzirja qe i jepet si morfina etj. marihuana esht e perdorur akoma sot nga mjekesija e cila pershkruhet nga doktori dhe quhet drog e lehte e ne shum raste ajo perdoret per ato qe kan probleme shikimi ajo esht perdorur dhe ne koh te lasht nga ato gra te quajtura shtriga pasi perzirjet me bim te tjera ne masa te gabuara jepeshin efekte aluqinogjene (te shohish gjera jo rreale) qe coshin ne perfundim se keto gra ishin shtriga, ekstazi u zbulua gjat viteve 70/80 nese nuk gaboj, dy shok hipi testuan ne laborator nje tip droge te re aluqinogjene e cila permban madje dhe helm mijesh kjo esht ajo drog qe ben vrima ne tru e perdoret per argetim ne diskoteka, eroina esht ner drogat me te keqija pasi nje person qe perdor ket drog hup dinjitetin madje dhe shitet behet dipendent i kesaj droge, drogat e tjera jan perzirje ne mes te ketyre qe permenda si ajo e quajtur speed esht e ber me mbeturina kokaine dhe heroine kokrrat e ekstazit ndahen ne shum drejtime ne baz te efekteve pasi perberja kimike ndikon ne menyr te ndryshen ne trurin e njeriut duke i llen emocjone te ndryshme si dashurije dhe urrejtjeje sot ka njerez te cilve keto nuk i mjaftojn madje perdorin e shesin dhe nje drog qe nuk esht ber per perdorimin e njeriut ajo perdoret zakonisht vetem per kuejt qe te ecin me shpejt (ne gara), ka dhe drog qe te rrisin masen muskolare si asteroidet qe perveq mases te bejn qeros madje dhe me kancer e steril ne permjet ketyre drogave mund te rrisish masen muskolare ne pak koh por ato jan muskuj te ber me uj pasi nuk jan origjinal ato qe bejn gara perdorin dhe kokainen pasi ajo terhek trupin mund te flitet gjat per drogat por gjeja qe duhet te din te jith esht se te ben dem dhe ilaqet e thjeshta si aspirina bejn dem prandaj munohuni e mos i perdorni si nje person qe perdor shpesh her aspirina per llimjen me te vogel te kokes atij llimja i behet kronike dhe ka ndevoj vazhdimisht per perdorim aspirinash ose nje qe vuan per pa gjumesi e perdor ilaqe ato nuk bejn mir pasi rreagojn me trurin me llafe te varfera te bejn budall efektet e droges jan dhe me shkaterruese pasi nje qe perdor kokain eroin o ekstazi dhe droga si asteroidet mun te shkoj dhe ne nje status vegjetal drogat e argetimit ndikojn ne trurin ton da bejn te inmagjinojm gjera jo rreale madje te besojm se jemi ujk o vampir gjat perdorimit nuk mund te ndijesh llodhjen deri ne momentin qe te leshon zemra ka njerez qe jan hellur nga humneri pasi kujtoshin qe ishin te zotet te fluturonin prandaj i bej thirrje qe te gjithve cfar jan shqiptar qe te mendoni mir para se te beni nje gje te till droga nuk esht zakon shqiptari
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
voglushja
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Female
Numri i postimeve: 906
Age: 32
Vendi: ngat njanit
Profesioni/Hobi: psikologe
Registration date: 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Droga dhe parandalimi i saj   Wed Apr 08, 2009 1:56 pm

Thuhet se droga bėn mrekulli, por nė tė vėrtetė funksioni i saj ėshtė shkatėrrimi i personit qė e konsumon


Pėrdorimi i drogės ėshtė njė ves i vjetėr, po aq sa edhe pėrpjekja pėr tė lehtėsuar dhimbjen dhe pėr tė shmangur problemet e shumta. Qė nė fillim tė viteve ‘60, pėrdorimi i drogės u pėrhap kudo me shpejtėsi tė madhe. Atė kohė, fenomeni mori pėrmasa tė mėdha dhe njė pėrqindje e lartė njerėzish u bėnė konsumatorė dhe vartės tė saj. Me fjalėn drogė nėnkuptojmė qetėsuesit, kokainėn, marijuanėn, hashashin, heroinėn, e shumė e shumė tė tjera. Gjithashtu te droga ėshtė klasifikuar edhe alkooli.

Thuhet se ajo bėn mrekulli, por nė tė vėrtetė funksioni i saj ėshtė shkatėrrimi i personit qė e konsumon.

Problemet e krijuara nga droga nuk marrin fund kur ajo nuk konsumohet mė. Efektet e krijuara nga pėrdorimi i substancave narkotike mund tė lėnė pasoja tė mėdha, si fizike, ashtu dhe psikologjike. Edhe ai qė nuk konsumon mė drogė prej kohėsh mund tė ndiejė "momente boshllėku". Pėrdorimi i rregullt i drogės mund tė zvogėlojė aftėsinė e njė njeriu pėr t‘u pėrqendruar, pėr tė punuar dhe mėsuar, madje pėr njė kohė tė shkurtėr mund tė marrė njė jetė. Megjithatė, pavarėsisht rreziqeve dhe fushatave tė pafundme, njerėzit vazhdojnė t‘i pėrdorin.

Tė gjithat llojet e drogave janė helme. Sasia qė konsumohet pėrcakton efektin: njė dozė e vogėl vepron si stimulues, njė dozė mesatare vepron si qetėsuese, ndėrsa njė dozė e madhe vepron si njė helm dhe mund tė vrasė njė person.

Ekzistojnė mė shumė se 2000 ilaēe pėr trajtimin dhe parandalimin e drogave nė fazėn e eksperimentimit klinik, me ndėrhyrjen direkte ose financimin e shumė klinikave tė specializuara nė kėtė fushė. Madje, mbi kėtė temė po organizohet njė konferencė ndėrkombėtare me pjesėmarrjen e neurologėve dhe biokimistėve mė tė mėdhenj tė botės. Shumė revista shkencore dėshirojnė tė reklamojė kėrkimet e tyre, tė cilat janė bazuar nė kėtė temė. Nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės ka nisur lufta kundėr drogave dhe nismėtarja ėshtė drejtoresha e "Drag Abuse" tė Institutit Ndėrkombėtar tė Shėndetit.

Psikiatre dhe neuroshkencėtare me famė botėrore, drejtoresha ka treguar se pėrdorimi i drogave ka verifikuar ndryshime fizike nė reagimet cerebrale, tė cilat janė tė pėrfshira nė arsyen, vendosmėrinė dhe kėnaqėsinė. Duke punuar pėr ciklin e dopaminės, njė neurotransmetues ka treguar se sasitė e pranishme nė trurin e njė individi mund tė luajnė njė rol tė rėndėsishėm nė pėrcaktimin e pėrgjegjėsisė sė saj nė marrjen e drogės dhe qė ulja e disa substancave si acidi "gama aminobutyric" dhe "glutamato" mund ta mjekojnė sėmundjen. Rezultati i kėrkimeve tė saj ka shėrbyer pėr tė stimuluar atė qė mund tė jetė pėrshkruar si njė hap efikas kundėr substancės, e cila kuron tė droguarit. Drejtoresha ka dhėnė njė intervistė pėr ta shpjeguar mė mirė kėtė fenomen.

Si ndikojnė lėndėt narkotike nė jetėn e njė individi dhe sa mundėsi kanė qė tė luftohen?

Me zhvillimin e teknologjisė dhe teknikave tė specializuara pėr njė parashikim tė kompjuterizuar tė proceseve fiziologjike, na ėshtė dhėnė mundėsia qė tė kėrkojmė nė trurin e personave tė droguar. Ėshtė konfirmuar se bėhet fjalė pėr njė shqetėsim fiziologjik, qė ndikon nė proceset cerebrale, tė cilat rregullojnė arsyen, mėnyrėn nė tė cilėn merren vendimet dhe mekanizmat qė parandalojnė mėnyrėn e sjelljes. Madje jo vetėm kaq, por edhe arritjen e pėrparimit nė mėnyrėn e tė mėsuarit. Ky ėshtė njė avantazh pėr ne, sepse kėshtu konsolidojmė informacionet dhe arkivojmė pėrvojat.

Ēfarė anomalish shkaktojnė ato?

Me konsumimin e lėndėve narkotike pėrfshihen shumė hapėsira tė trurit dhe mosbalancime kimike tė ndryshme. Ndryshimet mė tė mėdha ndodhin nė sistemin e dopaminės, njė neurotransmetues i rėndėsishėm, sepse ėshtė i pėrfshirė nė uljen dhe rregullimin e aktiviteteve tė hapėsirave cerebrale. Dopamina ndikon mjaftueshėm nė hapėsirat e trurit, tė cilat janė pėrgjegjėse tė gjendjes sonė emocionale dhe qė kontrollojnė dėshirat dhe pasionet tona. Ajo ėshtė e pėrshirė edhe nė pėrgjigjen e menjėhershme tė stimujve emocionalė dhe ambientalė, pra, luan njė rol tė rėndėsishėm nė kujtesė. Me pak fjalė, dopamina ėshtė njė nga neurotransmetuesit parėsorė dhe njė prej pėrzierėsve kimikė qė goditet mė shumė nga pėrdorimi i drogave. Nėse ngacmohet dopamina, shqetėsohen tė gjitha hapėsirat pėrgjegjėse tė sjelljeve qė pėrshkruam deri tani.

Ēfarė i ndodh sistemit tė dopaminės nga pėrdorimi i drogave dhe ē‘duhet bėrė pėr tė ristabilizuar ciklin natyror?

Qelizat qė prodhojnė dopaminėn zakonisht janė tė aktivizuara nga ngjarje tė rėndėsishme nga shumė pikėpamje. Diēka qė tė jep kėnaqėsi vėrehet menjėherė, tė njėjtėn gjė mund tė themi edhe pėr atė qė provokon dhembje. Kur qelizat e dopaminės janė tė aktivizuara, e shtyjnė trurin tė pėrgjigjet ndaj stimulit. Pėr shembull: nėse njė vajzė, qė ėshtė njė person i shėndoshė, takon njė mik, sistemi i saj i dopaminės aktivizohet dhe i tejēon njė mesazh trurit, duke i komunikuar se ėshtė e nevojshme tė arrijė kėnaqėsinė e plotė nga ai stimul. Pse ndodh kjo gjė? Ajo pėrdor njė sėrė strategjish - dėshiron ta vonojė rikthimin e tij nė vendin e punės, nė shtėpi ose nė shkollė - pėr tė qėndruar me shokun e saj.

Ndėrsa kur pėrdoren droga si kokaina, marijuana apo alkooli, krijohet njė konkurrencė e brendshme pėr aktivizimin e sistemit tė dopaminės. Aktivizimi i shkaktuar nga drogat ėshtė mė i fuqishėm dhe mė i qėndrueshėm se ai i prodhuar nga stimujt natyrorė. Pėrdoruesi i drogės nė fund nuk i pėrgjigjet mė stimulit natyror, por vazhdon tė reagojė ndaj stimulit tė drogės. Kėshtu krijohet njė rreth vicioz dhe pėr tė motivuar njė person duhet tė ndėrhyjnė stimuj mė tė fuqishėm se ata natyrorė.

Studiuesit po kėrkojnė mjekime specifike, tė cilat luftojnė kėtė efekt. Deri ku kanė arritur kėrkimet?

Shkencėtarėt kanė arritur tė zbulojnė dy molekula shumė premtuese, gaba dhe glutamato, qė janė tė afta tė ngacmojnė neuronet. Gaba ėshtė penguesi kryesor i tyre (luan rolin e frenave), ndėrsa glutamato i shėrben trurit si pėrshpejtues i motorit. Kėshtu, kur pėrdoret gaba, qelizat nuk ngacmohen, ndėrkohė qė reagojnė fort kur pėrdoret glutamato. Tė gjithė pėrbėrėsit sė bashku kėrkojnė tė kompensojnė efektin e drogave nė tru. Nė shumė raste gaba arrin tė zvogėlojė kapacitetin cerebral pėr tė reaguar nė mėnyrė graduale ndaj stimulit tė drogės.

Nė kėtė rast, ēfarė ndodh?

Marrim si shembull pėrgjigjen normale tė trurit njerėzor ndaj njė dėshire. Shpeshherė na ndodh tė shikojmė diēka qė duam, por jo gjithmonė reagojmė nė mėnyrė tė vetėdijshme; shumė herė vendosim tė bėjmė mė pak gjėra pėr shumė arsye. Nė kėtė ēast ėshtė gaba ajo qė vepron. Duke mos lejuar kėtė efekt, personi do tė ketė vėshtirėsi pėr tė kontrolluar intensitetin e dėshirės nė zotėrim dhe kjo do tė shkatėrrohet. Njė nga hapėsirat ngacmuese tė kėrkimit pėr ilaēet direkte nė mjekimin e tė droguarve ėshtė ajo relative ndaj pėrdorimit tė ilaēeve qė zhvillojnė pėrqendrimin e gabas nė tru. Nė pėrgjithėsi ilaēet pėr tė trajtuar epilepsinė, si Topiramato dhe Balclofen, funksionojnė mė sė miri nė ristabilizimin e ekuilibrit tė gaba-s dhe japin rezultate tė kėnaqshme nė mjekimin e tė alkoolizuarve dhe tė atyre qė marrin kokainė.

Kjo do tė thotė qė vetėm njė ilaē mund tė jetė ndihmė nė tė gjitha llojet e vartėsve?

Nėse jo nė tė gjithė, tė paktėn nė njė pjesė tė mirė. Disa pėrbėrės ndikojnė nė reagimin e trurit si depresioni apo inati. Sigurisht qė tė njėjtat ilaēe mund tė pėrdoren nė luftimin e atyre drogave qė shkaktojnė tė njėjtat reagime. Dhe ndoshta mund tė funksionojnė edhe nė shėrbim tė lindjes sė sėmundjes, si loja me zare apo mosfunksionimi i sjelljeve seksuale.

Cilat janė hapėsirat e trurit qė ndikojnė nė formacionin e sjelljes sė tė droguarit?

Hapėsirat kyēe janė amigdala, qė gjithmonė luan njė rol tė rėndėsishėm tek emocionet; korja frontale ėshtė e pėrfshirė kur pėrcaktojmė njė pėrvojė ose stimul. Kur njė person ėshtė i droguar, kjo e fundit pėrshpejtohet dhe pėrfshin si kujtesėn, ashtu edhe trurin.

Njė ilaē qė arrin tė bllokojė reagimin e amigdaloidit mund tė ndalojė aktivizimin e sė gjithė punės.

Ju mendoni me tė vėrtetė qė neurofiziologjia mjafton pėr tė shpjeguar tė droguarit kronikė?

//Unė mendoj se vetėm duke kuptuar mė mirė se cilat janė arsyet qė i japin drejtim kėsaj sjelljeje, duhen trajtuar me kujdes. Marrim si shembull tė droguarit kronikė: ka njė ndryshim tė madh mes atyre qė pėrdorin marijuanė dhe atyre qė pėrdorin kokainė ose amfetaminė. Nuk duhet tė kuptojmė vetėm trajtimet e pėrgjithshme tė njė vartėsie. Nėse njėri merr amfetaminė, sistemi i dopaminės prishet mė nė brendėsi po ta krahasosh me drogat e tjera. Ata qė e pėrdorin janė tė shkatėrruar dhe aftėsitė e tyre njohėse janė tė rėnduara.

A mund t‘i ndihmojė vetėm njė ilaē tė droguarit kronikė?

Sigurisht qė njė ilaē tė ndihmon, tė paktėn bllokon "pėrhapjen" e sėmundjes. Por i vetėm nuk mundet. Duhet tė ndėrhyjmė me ndryshimin e sjelljeve dhe kjo fazė e dytė arrin mė shumė nėse personi nuk ėshtė i burgosur mendėrisht nė domosdoshmėrinė pėr tė marrė dozėn e pėrditshme. Ilaēet kundėr varėsisė mund tė jenė protagonistė tė kundėr dhembjes: pėrdoren pėr tė qetėsuar dhembjen dhe mė pas pėr tė kuruar pacientin. E njėjta gjė mund tė ndodhė me ilaēin kundėr varėsisė: bllokohet dėshira qė mė pas tė ndėrhyhet me terapinė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
voglushja
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Female
Numri i postimeve: 906
Age: 32
Vendi: ngat njanit
Profesioni/Hobi: psikologe
Registration date: 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Droga dhe parandalimi i saj   Tue Apr 21, 2009 8:28 pm

Dr. med. Musli Ferati
Ėshtė njė rrjet aq mirė i organizuar i prodhimit, pėrpunimit, distribuimit dhe pėrdorimit tė drogės, saqė edhe masat mė tė rrepta legale nuk kanė gjasa pėr njė kohė tė gjatė ta zhdukin. Mbetet qė tė kufizohen kėto kanale tė thella, qė tė ndėrgjegjėsohet rinia jonė dhe sė paku deklarativisht tė potencohen rrethanat parandaluese dhe favorizuese qė ēojnė nė njė ekspansion masovik tė kėsaj shprehie ogurzezė. Kjo pėr vetė faktin se deri mė sot nuk kemi njė program nacional kundėr narkomanisė, nė tė cilin rolin e vet tė pazėvendėsueshėm do ta jepnin tė gjitha strukturat dhe institucionet shoqėrore e shtetėrore, siē janė shėrbimi shėndetėsor, organet e rendit e tė pėrndjekjes, mediumet, sistemi i pėrgjithshėm arsimor, feja e tė ngjashme. Sugjerimet e mėsipėrme nuk janė ndonjė parafrazim megaloman, por njė pėrvojė mjaft dobiprurėse qė vite me radhė po zbatohet nė vendet e zhvilluara perėndimore dhe SHBA.


Nė kuptimin gjithpėrfshirės droga paraqet njė varg materiesh psiko-aktive, tė cilat po qe se konsumohen nga ana e njeriut kanė aftėsi qė tė ndryshojnė dhe dėmtojnė seriozisht integritetin psiko-fizik tė subjektit i cili i pėrdorė, gjegjėsisht i keqpėrdorė ato. Thuhet me tė drejtė se abuzimi me kėto substanca psikotrope ėshtė njė problem i madh shoqėror dhe shėndetėsor mbarėbotėror, ngase pasojat qė dalin nga efektet e drejtpėrdrejta dhe tė tėrthorta nga kjo shprehi e kobshme morbogjene janė shumėfish tė dėmshme pėr vetė individin qė ėshtė bėrė rob i marrjes pa masė i materieve dehėse, si dhe pėr rrethin mė tė gjerė social ku jeton dhe vepron ky ose njė grup mė i madh abuzuesish tė drogave.

Qė tė kemi njė ide mė tė qartė mbi kėtė fenomen tė rrezikshėm mediko-social, dhe jo vetėm kaq, fillimisht do t’i referohemi definicionit mbi varshmėrinė nga droga qė kohėve tė fundit e ka dhėnė Organizata Botėrore e Shėndetėsisė (OBSH), nė tė cilin tekstualisht thuhet: Vartėsia nga droga paraqet njė gjendje tė intoksikimit (helmimit) periodik ose kronik me droga natyrale, gjysmėsintetike, dhe e cila karakterizohet me njė dėshirė dhe apasion tė prafrenueshėm qė tė merret me ēdo kusht, prirje pėr tė rritur dozėn (toleranca), varshmėri fizike dhe psikike dhe veprimit destruktiv mbi personalitetin e narkomanit. Problemi del se ėshtė edhe mė i mprehtė kur kihet parasysh fakti se kjo epidemi moderne mė sė shumti prek rininė, ardhmėrinė e ēdo komuniteti, nė tėrė globin, duke mos kursyer asnjė shtreė sociale dhe pėrkatėsi nacionale dhe konfesionale. Dukuri pothuajse e pashmangshme qė shoqėron ēdo abuzim me kėto lėndė shkundulitėse ėshtė shfaqja e sindromit abstinencial fill pas ndėrprerjes sė konsumimit tė drogės, shpeshherė edhe me simptome dhe komplikime mė tė rėnda se substanca qė ka shkaktuar kėtė varshmėri kėmbėngulėse.

Nė kėtė grup materiesh nootropike, para sė gjithash, sipas klasifikimit mė tė ri tė ērregulliomeve mentale, qė vijnė si rezultat i pėrdorimit kompulsiv, bėjnė pjesė kėto nėngrupe substancash distimike:



  • alkooli
  • opiatet
  • kanabinoidet
  • sedativet dhe hipnotikė
  • kokaina
  • kofeina dhe stimulues tė tjerė tė sistemit qendror nervor
  • halucinogjenėt
  • duhani
  • tretėsit qė avullohen
  • adikcioni me mė shumė lloje drogash njėkohėsisht.
Duke patur parasysh objektivin e kėtij diskutimi, aspektin teorik dhe praktik tė kėsaj materie kaq voluminoze, do tė shqyrtojmė pėrciptazi shkaqet dhe faktorėt qė sjellin deri tek paraqitja dhe pėrhapja me pėrmasa kėrcėnuese tė kėtij vesi kompleks qė me njė shpejtėsi marramendėse dėmton dukshėm mirėqenien e mbarė njerėzimit, pa mos anashkaluar edhe mjedisin tonė vulnerabil. Pėrkundėr ligjeve dhe konventave antidrogė qė ka miratuar ēdo shtet, dukuria e narkomanisė sa vjen e po bėhet mė aktuale, ngase po rritet numri i konsumuesve tė rinj, bile edhe ndėr nxėnėsit e shkollave fillore.

Ėshtė njė rrjet aq mirė i organizuar i prodhimit, pėrpunimit, distribuimit dhe pėrdorimit tė drogės, saqė edhe masat mė tė rrepta legale nuk kanė gjasa pėr njė kohė tė gjatė ta zhdukin. Mbetet qė tė kufizohen kėto kanale tė thella, qė tė ndėrgjegjėsohet rinia jonė dhe sė paku deklarativisht tė potencohen rrethanat parandaluese dhe favorizuese qė ēojnė nė njė ekspansion masovik tė kėsaj shprehie ogurzezė. Kjo pėr vetė faktin se deri mė sot nuk kemi njė program nacional kundėr narkomanisė, nė tė cilin rolin e vet tė pazėvendėsueshėm do ta jepnin tė gjitha strukturat dhe institucionet shoqėrore e shtetėrore, siē janė shėrbimi shėndetėsor, organet e rendit e tė pėrndjekjes, mediumet, sistemi i pėrgjithshėm arsimor, feja e tė ngjashme. Sugjerimet e mėsipėrme nuk janė ndonjė parafrazim megaloman, por njė pėrvojė mjaft dobiprurėse qė vite me radhė po zbatohet nė vendet e zhvilluara perėndimore dhe SHBA.

Meqė momentet etiologjike janė tė shumta, faktorėt dhe rrethanat qė shpien deri nė pėrhapjen e narkomanisė do t’i klasifikojmė nė tre grupe, edhe atė: faktorėt qė pėrcaktojnė personalitetin e narkomanit, kushtet socio-ekonomike dhe vetė substanca psikoaktive si faktor provokues.





  • Pėr sa i takon veēorive qė karakterizojnė tiparet e personit qė konsumon drogė, mund tė thuhet se nė rastet tipike kėto subjekte janė adoleshentė psiko-labil tė cilėt pėrveē tjerash jan
    ė intolerant ndaj streseve dhe traumave fizike dhe psikike, endacakė me teke tė ēuditshme, psikopatė latentė qė janė personalisht tė papjekur, neurotikė dhe individė qė i pėrkasin grupit “border line”, si dhe njė dyzinė delikuentėsh qė i ka inaktivizuar pėr punė kreative ndjenja e mosbesimit dhe agresivitetit.



  • Mė tė akuzuar dhe njėherit mė tė prevenueshėm janė konditat socio-ekonomike, nė tė cilin rolin dominant e ka funksionimi i shėndoshė i mjedisit familjar me tė gjitha premisat e harmonizuara morale dhe materiale. Ambienti ku rinia shkollohet dhe edukohet, pa dyshim, ndikon pozitivisht dhe nė shumė raste negativisht nė paraqitjen e kėsaj dukurie tė mbrapshtė. Raportet e kėqija ndėrnjerėzore qė ekzistojnė dhe nė mėnyrė perfide maskohen nga udhėheqėsit lokalė irritojnė tė rinjtė, tė cilėt janė mė tė ndjeshėm ndaj padrejtėsive, edhe ashtu zhgėnjyese, papunėsia dhe neglizhimi pothuajse total i shtetit ndaj tė rinjve kontribuon nė shtimin e numrit tė narkomanėve.



  • Substancat e ndryshme psioko-aktive, me cilėsitė e tyre toksike dhe farmakoterapeutike, pėrbėjnė njė moment tjetėr inicues dhe favorizues qė tė rritet pa ndalė aradha e atyre qė shpėtimin idilik e kėrkojnė dhe gjenė tek droga, ose siē shprehet njė psikiatėr i njohur i Zagrebit, Ceriq, tek “patericat kimike”.
Pėr sa u pėrket tė dhėnave epidemiologjike dhe statistikore mbi numrin e pėrgjithshėm tė narkomanėve nėpėr vendet e ndryshme tė botės, duhet tė jetė i rezervuar mbi saktėsinė dhe prezentimin real tė gjendjes faktike, ngase eksperienca ka treguar se pėr ēdo tė regjistruar si viktimė e lėndėve tė ndryshme qė e harlisin gjendjen mendore dhe shpirtėrore vinė sė paku edhe 10 individė qė fshehtas e pėrdorin drogėn, d.m.th. as edhe mė tė afėrmit nuk e dinė se i pikasuri ėshtė narkoman.

Megjithėkėtė, sot llogaritet se nė pėrmasa botėrore ka mė se 200 milionė narkomanė aktiv, nga tė cilėt dy tė tretat e pėrbėjnė grupmoshėn deri nė 28 vjeē, kurse nga numri i mėsipėrm rritet pėrqindja e atyre 12-13 vjeē, qė sigurisht duhet tė na brengosė tė gjithėve. Ajo qė duhet tė theksohet kėtu ėshtė se, nė dy dekadat e fundit ėshtė dyfishuar numri absolut dhe relativ i pėrdoruesve tė drogės si rezultat i rėnies sė bllokut socialist. Vlen tė pėrmendim se toksikomania i pėrngjet njė sėmundje infektive, ngase ēdo konsumues droge patjetėr nė kėtė lojė tė rrezikshme e fut herėt a vonė shokun e vet mė tė ngushtė. Ajo qė i shtyn tė rinjtė tanė, sidomos, qė tė provojnė njėherė drogė dhe mė pas tė mos ndahen kurrė nga ajo, qėndron nė tė dhėnėn qė ēdokush mė e din, se pėrfitimet nga kontrabanda me drogė janė astronomike dhe brenda natės.

Duhet tė na shqetėsojė fakti se, edhe pėrdorimi legal i medikamenteve anksiolitike, hipnotike, bile edhe narkotike, qė arsyetohet fare lehtė nga mjekėt me anė tė recetave, indirekt shton kuotėn e narkomanėve. Duke analizuar tė dhėnat komparative statistikore mbi pėrmasat e narkomanisė nėpėr vendet e ndryshme tė botės, mund tė thuhet se nė trevat tona narkomania nuk ėshtė edhe aq e pėrhapur dhe pikėrisht gjendet nė stadiumet fillestare, qė nuk pėrjashton mundėsinė e njė vale tė madhe qė mund tė pllakos nė njė tė ardhme tė afėrt. Kjo para sė gjithash kur dihet mentaliteti ynė patologjik pėr tė fituar para me batakēillėqe alla kollumbiane.

Derisa jemi tek shkoqitja e faktorėve stimulues dhe inhibues tė kėsaj dukurie me pasoja tė rėnda shėndetėsore dhe implikime tė parenovueshme socio-ekonomike, ėshtė e udhės tė pranojmė si tepėr inkurajuese studimet e shumta nėpėr SHBA, tė kryera nga Instituti Nacional i Abuzimit me Drogė (NIDA), nė tė cilat ėshtė konstatuar se masat e ndryshme preventive deri nė 50% kanė ulur numrin e narkomanėve ndėr adoleshentė pėr njė periudhė kohore 10 vjeēare. Mė tutje nė kėtė raport vihet nė dukje se, programi parandalues ul koston e shpenzimeve pėr 4 herė nė mjekimin dhe shėrimin definitiv tė njė narkomani. Cilat janė, pra, kėto masa profilaktike qė mundėsojnė njė efikasitet tė tillė kundėr kėsaj sėmundje sociale? Para sė gjithash, duhet punuar mė tepėr me prindėrit dhe arsimtarėt tė cilėt rrisin dhe edukojnė brezin e ri, gjė tė cilėn nė rend tė parė duhet ta bėjė personeli mjekėsor nė krye me mjekėt familjar, psikiatrėt, psikologėt, sociologėt dhe pedagogėt.

Vuajtjet e shumta jetėsore na kanė mėsuar se njė e keqe nuk shkon e vetmuar, andaj edhe ky “dėfrim” rrėnues pėrcillet me rritjen e numrit tė tė sėmuarve nga hepatiti, SIDA, si dhe kriminalitetit nė formė vjedhjesh, dhunės, prostitucionit dhe vrasjeve. Njė gabim tjetėr ndėr ne bėhet kur i stigmatizojmė narkomanėt, tė cilėt edhe mė tepėr mbyllen nė botėn e tyre tė pashpresė, duke i ēuar tė njėjtit kah gremina e izolimit dhe bojkotimit social dhe profesional. Duhet tė dijmė se edhe ata janė njerėz tė cilėve u duhet ndihmė jo vetėm mjekėsore, por edhe mbėshtetje morale e materiale pėr njė risocializim sa mė human, qėndrim ky i cili shumė do tė rriste numrin e atyre qė do tė heqin dorė nga ky aktivitet keqbėrės.



_______________

marrė nga: Revista Vepra
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 

Droga dhe parandalimi i saj

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Psikologji-