Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 MEVLUDI, DITLINDJA E MUHAMMEDIT a.s.

Shko poshtë 
4 posters
AutoriMesazh
Ilmi Veliu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Ilmi Veliu


Male
Numri i postimeve : 178
Age : 71
Vendi : Kerçove
Profesioni/Hobi : Historian
Registration date : 26/12/2008

MEVLUDI, DITLINDJA E MUHAMMEDIT a.s. Empty
MesazhTitulli: MEVLUDI, DITLINDJA E MUHAMMEDIT a.s.   MEVLUDI, DITLINDJA E MUHAMMEDIT a.s. EmptyTue Mar 31, 2009 1:39 pm



MEVLUDI, DITLINDJA E MUHAMMEDIT a.s.

Autori:M-r.Sc.Ilmi Veliu


Redaktor dhe lektor: Prof. Shaqir SADIKU (ndjesë pastë)


Recenzentw: Prof, dr. Ismail AHMEDI


Rradhitja kompjuterike:
Nxënësit e klasëve të dyta të Gjimnazit të Kërçovës,të cilëve autori u ka ligjëruar Lëndën e Historisë, gjenerata e regjistruar 2006 / 07. Zoti xh.sh. i shpërbleftë.

Për shpirtin e nënës Hankë dhe babait Veli të cilët aqë shumë sakrifikuan për mua dhe për shpirtin e të gjithë ulemave që u munduan dhe luftuan për fe dhe vatan

Eudhu bil-lahiminesh-shejtanirr-rraxhijm Bismil-lahirr-rrrahmanirr-rrahiim;
Në emër të Zotit të Mëshirshëm dhe Mëshirplotë.


Parathënie

I pari që shkruajti mevlud në gjuhën shqipe, nga gjeneratat e reja, është kolegu dhe shoku im i shkollës, Haxhi Fahrudin ef.Osmani nga Reqni i Gostivarit. Mevludi i dytë është ai që e shkruajta unë Ilmi Veliu nga Kërçova dhe mevludi i tretë është i shkruar nga Haxhi Miqail ef.Osmani nga Ladorishta e Struga. Pasi që mevludët e parë në gjuhën shqipe të bazuar në atë të Qelebiut nuk jënë të shkruar në gjuhën letrare, dhe jënë të mbushur me fjalë arabe, turke e persijane, e që nuk kuptohen nga masa e sotme intelektuale, nxënësit dhe studentët, dhe duke u bazuar në kërkesën e madhe të këtyre teksteve, vendosa që ta ribotoj këtë Mevlud te botuar per here te pare ne vitin 1997.
Mevludi i pare ne gjuhen shqipe është hartuar nga Hafiz Ali Ulçinaku më 1878 i bazuar në mevludin e Sulejman Qelebiut dhe i dyti nga ish drejtori i medreses „Alaudin" në Prishtinë, Haxhi Sherif ef. Ahmeti më 1965 i bazuar te mevludi i përbashkët i Tahir ef. Popovës dhe Tahir ef. Llukës nga Kosova botuar më 1905 në Stambol.

MUHAMMEDI PROFETI ISLAM

Njeriu që e ndryshoi historinë e botës, Muhammedi as, u lind në prill te vitit 57O në Mekke, Gadishulli Arabik. . I ati i Muhammedit as quhej Abdullah i cili ishte i biri i Abdul Muttalibit, e ai i biri i Hashimit të Abdi Menafit.
E ëma e Muhammedit as, quhej Emine, e bija e Vehebit të Ibni Kilabit.
Kur ai i mbushi 6 vjet, e ëma i vdiq, kurse i ati i kishte vdekur ende pa u lindur Muhammedi as. Në përkujdesje e mori gjyshi Abdul Muttalibi, por kur pas dy vjetesh edhe ai vdiq, e mori xhaxhai i tij Ebu Talibi, sepse gjyshi plak i ja kishte lënë amanet.
Në moshën 25 vjeqare u martua me Hatixhen, të bijën e Huvejlidit. Në muajin Ramazan të vitit 6lO filloi ti shpallej "Kurani", fjala e All-llahut, xh.sh.nëpër mes të melekut "Xhibril". Misioni i profetërise në Mekke vazhdoi plot l3 vjet. Në vitin 622 nga kërcnimet e kurejshitwve detyrohet të shpërngulet në Medine së bashku me besimtarët e parë. Kjo shpërngulje quhet "Hixhret" dhe është zanafilla e Kalendarit Islam i cili e llogarit kohen sipas henes.
Në vitin 63O ai këthehet ne Mekke te cilën e merr pa luft nga kundershtaret e tij dhe nuk hakmerret ndaj tyre. Misioni i tij zgjati deri më 632, kur Muhammedi as,ndërroi jetë. Autori anglez Michaell H. Hart në veprën e tij "lOO njerëz që e ndryshuan historinë e botës," Muhammedin as. e vë në vend të parë. Deri sa një autor i krishterë ka një mendim aq të lartë për Pejgamberin, atëhër si do ta vlerësonim ne dhe çka do tw shkruanim për Profetin tonë të nderuar Muhammedin alejhi selam.

Fjala "MEVLUD" dmth i lindur dhe në këtë rast ka për qëllim ditëlindjen e Muhammedit as. Nga aspekti letrarë Mevludi është lloj poezije e shkruar nga autorë të ndryshëm dhe këndohët me qëllim të përkujtimit tw ditwlindjes sw Muhammedit as, dhe njëkohësisht është shprehje e dashurisë dhe respektit ndaj tij. Mevludi nuk është fjalë e shenjëtë si Kurani e as hadith, fjalë ë Muhammedit as, por poezi e shkruar nga poetë, kushtuar lindjes dhe jetës së Muham-medit as.
Pra Mevludi nuk është farz, vaxhib apo synnet sepse nuk është shkruar e as kënduar në kohën e Muhammedit as e as zavendsave të tij "Hulefai Rrashidin" por është poezi që këndohët për nderë të ditëlindjes së Profetit dhe bazohet në dashurinë dhe respektin që kanë muslimanët për të.
Me fjalë të tjera këndimi i mevludit është zgjedhur si mënyrë për ti shprehur falënderim Zotit te madheruar që e dërgoi Muhammedin as, si pejgamber dhe për ti shprehur mirënjohje Muhammedit as, për sakrificat që dha gjat përhapjes së Fesë Islame.

Me sa dihet, për herë të parë mevludi u shkrua në gjuhën arabe nga Muzaferudin Gërbur më l232. Sulejman Qelebiu e shkruajti në gjuhen turke më l4O9, kurse të gjith autorët shqiptarë si që ishin Hasan Zuko Kamberri, , Hafiz Ali Korca, Ibrahim Dalliu, nga Shqipërija Perëndimore; Hafiz Ali Ulqinaku nga Ulqini,(Shqipeia Veriore),Tahir Efendi Popova dhe Tahir Efendi lluka nga (Vuçiterna e Gjakova) Kosova, shkruajtwn mevlude nw gjuhwn shqipe.









.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ilmi Veliu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Ilmi Veliu


Male
Numri i postimeve : 178
Age : 71
Vendi : Kerçove
Profesioni/Hobi : Historian
Registration date : 26/12/2008

MEVLUDI, DITLINDJA E MUHAMMEDIT a.s. Empty
MesazhTitulli: Re: MEVLUDI, DITLINDJA E MUHAMMEDIT a.s.   MEVLUDI, DITLINDJA E MUHAMMEDIT a.s. EmptyTue Mar 31, 2009 1:45 pm

MEVLUDI

E udhu bil-lahiminesh-shejtanirr-rraxhijm
Bismil-Lahirr-rrrahmanirr-rrahijm
Innel-lahe vemelai ketehu jusal-lune alen-nebijj.
Ja ejjuhel-ledhijne amenu, sal-lu alejhi,
Sal-luu alejhi ve sel-limu teslimaa
***
Në emër të All-llahut xh.sh.

"Bismil-ahi" themi ne kur të fillojmë
Emrin e All-llahut ne ta përkujtojmë
All-llahu Një, ekziston Ai Fuqiplotë
I Madhrishëm, nuk ka nevojë Ai për shokë.
I përhershëm, Ai, fillim - mbarim nuk ka
muslimanët në xhen-nët kanw për ta parë.
Perëndija në çdo kohë mund të veproi
urdhërin e Tij s’mundet kush ta kundërshtojë.
Ligjet e All-llahut ne ti respektojmë
ne se shohim, Ai na sheh ne si veprojmë.
Se Ai është i pa kufishëm në dituri
vetë natyra e dëshmon mjeshtrinë e Tij.
Urdhërat e Zotit i kemi në Kur’an
fjalët e Tij, kuptimin të shenjtë e kanë.
All-llahu Një, i thonë Zoti i gjithësisë
Ai e shpalli fenë dhe rrugën e mirësisë.
Zoti nuk ka si kur ne, trup dhe gjymtyrë
ta mendojmë Zotin e madh është shumë vështirë.
Dhe ata qe se kuptojnë, flasin gabim
por do të binden se është Një dhe s’ka dyshim.
All-llahu Një, ekziston Ai me të vërtetë
s’është i lindur,"Lem jelid ve lem juuled."
S’mundet të thotë kush se unë Zotin e di
si do qoft, All-llahu, Ai vehten e di.
Po ne të themi La ilahe Il-lAllah
masandej Muhammedurr-rresulUllah.
(Tri herë këndojmë tekbir)
All-llahu ekber All-llahu ekber, la ilahe il-lellahu vall-llahu ekber, All.llahu ekber ve lil-lahi elhamd.
(Dikush nga xhemati këndon: "Alaa resulina salevaat").


BESO NË ZOT DHE MUHAMMED

Muslimanët All-llahun Një e besojnë
urdhërat e Tij i kryejnë dhe i respektojnë.
Njeriu që beson në Zot dhe Muhammed
do t’shpërblehet në këtë botë dhe ahiret.
Prej djepi deri ne varr ne të studjojmë
ekzistencën e All-llahut ta kuptojmë.
Na dalloi nga shtazet Ai me mençuri
me moral, sjellje, edhe me dituri.
Na dha trupin edhe mendjen të veprojmë
Dhe vetëm All-llahun të falendërojmë.
Ai njeri që se beson at Perëndi
nuk e kupton natyrën si mrekulli.
Argument e kemi tokën dhe qiellin lartë
Yje dhe hënë që shndërisin në mjesnatë.
Të shtatë qiellnat dhe planetet që vezullojnë
Ekzistencën e All-llahut e dëshmojnë.
Toka për rreth Diellit lëviz hiq pa ndal
Ta kuptojmë´ këtë vepër ne si ideal.
Fjalët e Kur’anit qartë e potencojnë
të gjith trupat, në gjithësi pa ndal notojnë.
Ne shumw ligje nuk i kuptojmë në gjithësi
çdo gjë ndalet edhe lëviz në emër t`Ti
Pra All-llahun, vetëm At ta adhurojmë
Madhërinë e Tij na nuk duhet ta harrojmë.

Prej resulit ndashi ju të keni shefaat
Pejgamberit na ti biem salevaat.

MEVLUDI VEPËR LUTJESH

Për ata që shqipen e kanë gjuhë të vët
Ky mevlud si vepër lutjesh le të jetë.
Mevludi është ditëlindja e profetit tonë
Lindja e tij e zbukuroi gjith "dynjanë".
Për ditëlindjën, ka gëzim bota Islam
Muslimanët këndojnë Mevlud edhe Kur’an
Të këndojmë mevlud ne edhe salevaatë
Muhammedi n’Ahiret do t’na bëjë shefaat.
Kur të dalim para Zotit në Ahiret
Do t’na ndihmoi me shefaat ai pejgamber
Me ujë Kevtheri shpirtin tonë do ta freskojnë
për hatër t’ Muhammedit do t`na nderojnë.
Për ju vllezër unë e kam një porosi
Ti kërkojmë falje të Madhit Perëndi.
Nese doni shokë të keni në Ahiret
Për muslimanwt, luteni Zotin shpëtim të ketë.
Çdo njeri që për tw vdekurit lutje bënë
mëshira e Zotit permbi ta qoftë përgjithmonë.
Çdo kush që mëshirën e Zotit ta kërkojë
për të vdekurit, një fatiha le ta këndojë.
Lil-lahil-lfatiha meas-salevat
(I gjith xhemati këndojnë Fatiha dhe salavat pa zw)


LINDJA E MUHAMMEDIT A.S.

Ditëlindjen e Muhammetit ta festojmë
Pejgamberin me dashuri ta përkujtojmë.
Nëse duhet kusht t’kujtohet në këtë jetë
Pa dyshim e meriton ai Muhammd.
Abdullah e kishte emrin babai i tij
Ndërroi jetë ai, pa u lindur Muhammedi.

Emine quhej nëna e pejgamberit tonë
Zoti i Madh, do ta gëzonte atw me djal.

Hazreti Eminja, nëna e tw dashurit ton
Si është lindur Muhmmedi, na tregon.

Tha, u gëzova kur afroi lindja e tij
T’gjith njerzimit do ti sillte lumturi.

„Rebbiul Evvel", ishte e dymbëdhjeta natë
Prej Muhammedit, mori shkëlqim- qielli lartë.
Edhe "Mekka" do të gëzohej atë natë
Që Zoti ia dërgonte atë dhuratë.
Tre flamuj nga qelli erdhën duke valu
Në ta emri i Muhammedit ishte shkru.
Lajmëronin për të madhin Muhammed
Për gjithw botën do të vinte ai pejgamber.
Shumw melek nga qielli zbritën duke thënë
Lumja ti Emine që do të lindësh këtë djalë.
T’ porosisim: emrin epja Muhammed
Më i lëvduar se ky nuk ka në dy jetë.
Veç Zoti e dinte dhe zemra e sajë
Trupi, lodhur, edhe sytë mbushur në vaj.
I pa melaqet, dhe harroi dhimbjen e vet
Nuk pa, se kush ja ofroi një gotë sherbrt.
I ra ndër mend Fuqija e Perëndisë
Tha: të qofsha fal ty Drita e gjithësisë.
Ngriti duartë, ju lut Zotit të vërtetë
S’kish kush ti nndihmonte, ajo ishte vetë.
Tha: o All-llah, hiqma dhimbjen e vështirë
Dhe të lutem mbi gjith nënat bënë mëshirë.
Erdhë meleku, sikur shpend, e ledhatoi
Dhe Eminen nga gjith dhimbjet e lëroi.
(Xhemati ngritet dhe këndojnë së bashku).
"U lind ,vula e të gjith pejgamberisë
Muhammedi më i dashuri i Perëndisë"
Allahumme salli alel Mustafaa
Nebiurr-rresulu ve barus-safa.

Allahumme sal-li alel hashimijn
Beshirun-nedhirun alel alemijn.
Allahumme sal-li ala Muhammed
Xhismuhu sherifun ismuhu Ahmed.

(Ala resulina salevaat).


MIRË SE ERDHE O MUHAMMED

Gjith krijeat e Allahut anë embanë
U gëzun shumë për Muhammed Mustafanë.
Pa pushim një thirrje vinte nga çdo anë
Mirë se erdhe,mirë se erdhe,të gjith i thanë.
U lind Muhammedi shkëlqeu diell e hënë
I dërguar i Zotit të përhapë Islam.
E dërgoi Allahu shpëtim i njerzisë
Mirë se erdhe, mw i zgjedhuri i Perëndisë
U ndricua bota me ty në katër anë
Mirë se erdhe Resul, me ty të gjithw janë.

Të zgjodhi Allahu të t’ bindemi ne
Kundër tyre që kishin mbetur pa fe.
Për ty Muhammed u gëzua gjithësija
Lindi e vërteta edhe drejtësija.
Feja e Ademit që ia pru njerëzisë
Ti e përsërite n’rrugë të Perëndisë.
Të mos kishe ardhur ti o Muhammed
Pa Islam do t’ishim , pa fe të vërtetë.
Sepse "Kaba",faltorja e Perëndisë
Nga idhujt e Mek-kes ishte katandis.
Do ta pastronte shtëpinë e Perëndisë
Muhammedi, pejgamberi i njerëzisë.
Tha Eminja, po sa u lind ai në këtë jetë
Filloi lutjet për besimtarët e vet.
I bëni lutje ai Allahut të vërtetë
Ymmetin e tij, ta shpërblei me Xhennet.
Si fëmi, ai kërkoi falje për ymmet
Fenw Islame na e la si amanet.

Prej Profetit n’dashi ju t’keni shefaat
Muhammedit thuni me ashk essalaat.

Essalatu vesselamu alejke ja resulAll-llah
Essalatu vesselamu alejke ja habibAll-llah
Essalatu vesselamu alejke ja shefiAll-llah.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ilmi Veliu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Ilmi Veliu


Male
Numri i postimeve : 178
Age : 71
Vendi : Kerçove
Profesioni/Hobi : Historian
Registration date : 26/12/2008

MEVLUDI, DITLINDJA E MUHAMMEDIT a.s. Empty
MesazhTitulli: Re: MEVLUDI, DITLINDJA E MUHAMMEDIT a.s.   MEVLUDI, DITLINDJA E MUHAMMEDIT a.s. EmptyTue Mar 31, 2009 2:18 pm

MREKULLITË E MUHAMMEDIT A.S.
(Muëxhizet)



Pejgamberët e All-llahut në këtë botë
Porositën të besohet veç Një Zot.
Prej Ademit deri tek Muhammedi
Kanë pasur kitabe edhe mrekulli
Nuhi, Musai, Ibrahimi dhe të tjerë
Muxhize kanë pasur ata për çdo herë.
Por mrekullitë e Muhammedit nuk kanë fund
Për të qenë pejgamber, pa ta nuk ka mund.
E çuditshme, dhe më e madhja mrekulli
Është Kur’ani i All-llahut Plotëfuqi.
Mrekulli tjetër që kishte ai në jëtë
Është vula e fundit, ai ndër Pejgamber.
Në jetën e tij modest ka qenë përherë
Pleqve dhe jetimave u bënte nderë.
Nuk pranonte ti shërbejw as një njeri
Obligimet vetë i kryente në shtëpi.
Kryelartit nuk i donte ai Muhammed
Porositëte: njerëzit të jenë të vërtetë.
Ligjëronte ëmbël edhe shumë ngadalë
Si me shokët, dhe me ta që e kanë sharë.
Pak ushqehej, sa t’mundej të jetojë
veshte rroba aq sa trupin ta mbulojë.
Pasurinë dhe salltanatin pa kufi
Si pëlqente dhe si deshi ai nebij.
Por ai ishte edhe trim e guximtar
Në luftë printe, me armikun, ball për ball.
Mu në Bedër u dëshmua ai për trimëri
Ebu Sufjanin e tmerroi me gjithw ushtri.
Aliu me te,rreshtohej nw vijw tw parw
Ka tregu pwr Muhammedin se cka parw

Lufta e Bedrit ishte shumw me rwndwsi
Komandonte me ushtrinw vetw ai Nebij

Edhe n’Uhud, si komandant, ka pri n’mejdan
Luftonte për Dinin edhe për vatan.
Muhammedi kish dhe tjera mrekulli
Nuk i binte kurrë në tokë hija e tij.
Pararojë një re i rrinte përmbi kokë
Hije i bënte dhe e mbronte me gjithë shokë.
Muxhizja që e dalloi at si pejgamber,
Është Miraxhi-hipja e tij përmbi qiell.
********
Prej Resulit ndashi ju të keni shefat
Muhammedit thuni me ashk essalat.




MIRAXHI
(Shkuarja e Muhammedit a.s. mbi Qiell)


Allahu shumw e ka dashur at Muhammed
Me "Miraxh"e ka graduar në këtë jetë.
Fjala Miraxh ka kuptim dhe peshë për ne
Është udhtimi i Pejgamberit mbi qiej e re.
Ajo ngjarje madhështore për çdo kohë
Muhammedit nga Allahu i është bërë.
Miraxhi ishte vetëm një mrekulli
All-llahu i ja fali për dashuri.
Se miraxhi ka qenë udhtim shumë i shpejtë
Nga toka hipi mbi qiej ai Muhammed.
Kishte mjet udhtimi ai për të fluturu
Me "Burak" dhe "Taxh" mbi qiell ,ai paska shku.
Është gjunjëzuar përmbi "Sidrei Munteha"
Me Allahun bisedoi ai hiq pa fjalë.
Bëni lutje për mëshirë ai Muhammed
Për ummetin, kërkoi vend për në Xhennet.
Ja Allah tha, te Ti unë kamw një dëshirë
Ndaj Ymmetit tim, ki falje dhe mëshirë.
Shpesh pengohen ti kryejn rregullat në Islam
I sulmojnë, në pasuri edhe vatan.
Pra të lutem o Allah për ditë e natë
Kij mëshirë për besimtarët në azabë.
Ja Muhammed , tha Allahu dhul xhelal
Për dëshirën, ymmetin tënd do ta fal.
Në vend miraxhit, namazin kan obligim
Nga ana e Perëndisë e kan shpërblim.
Rruga e mbarë të qoft ty o Muhammed
Shko përhap Islamin, rrugën e vërtetw.
Ai që beson dhe të veproi me Kur’an
Do të ketë ndihmën e Zotit anembanë.
Me leje të Zotit Muhammedi u këthy në tokë
Ku e pritën muslimanët, miq e shokë.
Ja urunë miraxhin dhe shum u gëzunë
Urdhërat e Allahut të gjith i besunë.

{Nëse mevludi këndohet për syneti, dasem, pagëzim te femiut ose ndonje feste tjeter, atëherë përfundohet duke kënduar:Të gjith ata njerz që në dritë të Zotit u shkrinë RidvanAll-llahi alejhim exhmeiin, dhe bëhet duaja,dmth. nuk kendohet pjesa per ndrrimin e jetes se M.a.s..


NDRRIMI I JETËS SË M.a.s.

Jeta kalon porsi vesa në mëngjes
Ai që është lind' në këtë botë, duhet të vdesë.

I gjith trupi do të na bëhet tokë e hi
Nuk din kush se, kur në varr ka për të hyrë.
Ne dot vdesim, këtë nuk duhet ta harrojmë
Do ti lejmë pas, pasurinë dhe shtëpinë tonë...

Vetëm veprat tona do të vinë me ne
T'gjitha veprat tona do ti gjejmë atje.
Kur,ani i shenjtë të gjithëve na tregon
Se prej Azrailit askush nuk shpëton.

Kjo melaqe neve do na e bëjë „dermanë"
Nuk na len, që neve ta pushtojmë „dynjanë"
Dikush do t` thotë: Azrail, mos më merr mu
Në jetën time asnjësend nuk kam fitu

Pasurinë e kamë kursy' se kamë hargju'
Jetimat shumë i kamë sharë dhe qortu'.
Tjetri do’t thotë Azrail, ti merhaba
Fytyrë ma të bukur se të tënden nuk kam parë

Jam ba gati, ka shumë kohë që po të pres
Shkoi tek Zoti, nuk frigohem unë pse vdes.
Edhe Resuli e ka pritur, me gëzim
Azrailin, kur i erdhi me nderim
Muhammedi e përshëndeti në qetësi
Kur i erdhi meleku mbi kokë atij.
Muhammed-tha, jeta jote është plotësu'
Por All-llahu dhul xhelal më ka urdhëru'

Nëse ti don, Zoti jetën ta vazhdon
Edhe njëmijë jeta ty Ai ti dhuron.
Engjëll i Zotit, ty te gjithë të respektuan
Shumë mbreter te fuqishem nuk shpetuan.

Unë jam ba gati për në Ahiret
Të takohem me All-llahun në Xhennet.
Vetëm, Ymmetit ti lëjë një "amanet"
Mos ta humbin ata rrugwn e vërtetë.
Për t’iu lutur Zotit, nuk duhet t’ harrojnë
Prej zjarrmit të Xhehenemit të shpëtojnë.

Të hollat me fajde duhet t’i mallkojnë
Vrasjen në mes vedi duhet ta ndalojnë.
Se vëllavrasjen Zoti shumë rreptë e ndalon
Ai që vret vëllanë, n’Ahiret do ta dënojnë.

Por kur t’ju sulomojnë n’familje, edhe nderë
Mos tju dhimbet jeta, jepnje kurdoherë.
Për vatan por edhe për fytyrë të dëlirë
Ju ndihmon Zoti në çdo luftë të vështirë.

Fjalë të fundit që ka folur në këtë jetë
Ngriti duartë , ju lut Zotit të vërtetë.
O Zot Fuqiplotë, të lutem o Madhëri
Kij mëshirë mbi besimtarët n’përgjithësi.

Ditën e gjykimit atë ditë të vështirë
Madhërija e Jote mbi ta pastë mëshirë.

Pasi i ka kryar të gjitha porositë
Shpirtin e dlirë i ja dorzoi Perëdisë

Gjitë Ymmeti e vajtuan me dënesë
Të dashurin Muhammed, të parin e fesë.
Dhe trupin e Pejgamberit aq të shenjtë
Hazreti Aliu e lau me dorë të vet

Dhe në varr me duarë të veta e vëndoi
Imam Hasani dhe Hyseni e ndihmoi.

O All llah, për hatër të Muhammedit
Mos na largo neve kurrë prej rahmetit.

Ja Allah pashë hak Muhammed Mustafanë
Kur të vdesim merrna shpirtin me iman

Atij që ju këndu ky mëvlud fali mëshirë
Me xhennet plotësoja të vetmen dëshirë.

Të gjith ata njerz që në dritë të Zotit u shkrinë
Ridvan Ullahi alejhim exhmeijn.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ilmi Veliu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Ilmi Veliu


Male
Numri i postimeve : 178
Age : 71
Vendi : Kerçove
Profesioni/Hobi : Historian
Registration date : 26/12/2008

MEVLUDI, DITLINDJA E MUHAMMEDIT a.s. Empty
MesazhTitulli: Re: MEVLUDI, DITLINDJA E MUHAMMEDIT a.s.   MEVLUDI, DITLINDJA E MUHAMMEDIT a.s. EmptyTue Mar 31, 2009 2:22 pm

LUTJA E MEVLUDIT, SHQIP

Eudhu bil-lahiminesh-shejtanirr-rraxhijm
Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim

ElhamduliLahil-ledhij lem jet-tehidh sahibeten ve la veleda.Vessalatu vesselamu ala Muhammedin huve efdalun-nasi mevlidaa.Ve alaa-aalihi ve asëhabihil-ledhijne lem juthiru alejhi maalen ve la vaaliden ve la mevludaa.

Këtë dua në gjuhën shqip kur ta dëgjojmë
Me gjith zemër dhe me gojë amin të thojmë.
Ta kuptojmë ne por edhe gjithë vëllezërit tanë
Se do’t vdesim dhe do ta lejmë këtë botë
Ta lëvdojmë Atë, të Madhin All-llah
Pastaj atë Muhammed ResulAll-llah.
Ja Rab-bi në emrin Tëndë do të fillojmë
Mëshira Yte të na mbulojë, lutje bëjmë.
Të lutemi Ty, Zot i Madh, dhe atij Resuul
Këtë Kur’an dhe këtë Mevlud t’i bësh kabull.
Zot të lutemi, besimtarët Tu, te sinqertë
Bëjmë gabime dhe mekate ne kete jete.
Ja Rabbi mungesat na i bënë tamam
Edhe na merr neve shpirtin me ijman.
Ja Allah, vdeken ta kemi të lehtë
Se në këtë botë njeri pa vdekë, nuk ka mbetë.
Edhe varrin ta kemi të gjërë
Melekëve, përgjigje lehtë me ju dhënë.
Të lutemi falna neve ja Allah
Veç Teje që na ndihmon tjetër nuk ka.
Ja Rabbi mëshirën tëndë na kërkojmë
Se të gjithë me shpirt e zemër të besojmë.
Prej tradhëtarëve, munafikëve të na mbrosh
Edhe neve xhennetin të na e dhurosh.
Ai njeri që nuk e do vëllaun e vet
Nuk e ka ndihmën ë Zotit në këtë jetë.
Sa të jetë dhe të jetoi në këtë dynja
Zoti nuk ka për ta lënë pa një bela.
Zemrës tonë jepi shëndet ja Rabbi
Armikut gjithnjë ti rrimë kundrejt-karshi.
Të lutemi na i Madhi Perëndi
Bëna të mundur edhe ne n’xhennet të hymë.
Të kënaqemi, bukurinë tënde duke parë
Send më të mirë dhe më të gëzuar për ne s,ka
Përshëndetje Pejgamberit dhe selam
Edhe shokëve të tij që kanë qenë.
Hazreti Ebu Bekir dhe Ymer
Hazreti Osman, hazreti Ali dhe shokët tjerë.


Enbijai murselinë,
Velhamduli-Lahi Rabbil alemijn,
Elfatiha.


LUTJA E MEVLUDIT KUR KENDOHET ME GJITHE TEVHIDIT

O Zot i Madhërushëm dhe i Mëshirshëm, Krijues i të gjitha botërave, paçsh lavdi dhe të qofshim fal. Jemi tubuar nën dritën e Kuranit që Ti na e dërgove me anë të Pejgamberit të mbramë, Muhammedit a.s. të gjunjëzuar para Madhërisë Tënde dhe me duar të ngritura lartë po të shprehim dëshirën tonë dhe po të lutemi:
"Kelimei tevhidin që e bëmë me gjith Kur’ani keriimë dhe mevludin që e kenduam, bëni kabull e magbull, pranoi për sevab dhe punë të mirë, e ne e kemi bërë nijet dhe ja kemi bërë dhuratë shpirtit të (rahmetliut, rahmetlies) që ndërroi jetë.Të gjith ne, me gojë dhe me zemër dëshmojmë se"La i lahe il-lAllah Muham medurr-rresulAllah."Allahu është Një dhe se Muhammedi është Pejgamber dhe i Dërguari i Tij.
Sevabi nga Kur’ani, mevlud, kelimei tevhidi dhe sevabi i kësajë lutje që na e bëjmë le t’ija hijeshojnë shpirtin atij (asajë) për të cilin është bërë nijet dhe le të ja ndriçojë rrugën e Aresatit, e vendi ku do të rrijë shpirti i këti rahmetliu (kësajë rahmetlije) le të jetë një nga bahqet e xhennetit.
Ja All llah, emri Yt që u përmend le të ja shtoi sevabet, shehadeti dhe salevati le ti bëhen urë mbi Xhehennem kurse tingujt e Kuranit le të ja shndërrisin imanin.E, ne të gjallëve, na ndihmo Zot xh.sh. të jemi besimtarë të mirë, të drejtë, dhe të vërtetë.
Le të mos jemi dyftyrësha, frigacakë, kriminelë dhe tradhëtarë. Mos lejo të harrojmë se: edhe neve na pret dita e vdekjes, kur doemos do të duhet ta lejmë këtë jetë dhe gjithçka kemi ne të: Edhe postin, edhe pasurinë, edhe familjen edhe shtëpinë..
Na ndihmo Zot i dashur që në kraharorin tonë ta ruajmë fenë tone madhështore, traditat tona atëdhetare dhe gjuhën tone shqiptare.Ta ruajmë fenë tonë, kombin tonë, dhe vatanin tonë, sepse, Zoti i madh, Ti na porosit edhe Muhammedi a.s. vetë ka thënë se: borxh e kemi të luftojmë për vatan edhe iman. Zot xh.sh. të lutemi që edhe fëmive tanë tua shtosh dashurinë ndaj fesë, kombit edhe atdheut, dhe këtë ndihmë jepjau të gjithë shqiptarëve anë e mbanë botës, po edhe të gjith muslimanëve kudo që jënë në rruzullin tokësorë.
Para setë vdesim dhe ta lëshojmë këtë jetë, i mbrami mendim dhe të mbramat fjalë tonat qofshin ata se"La ilahe il-lAllah Muhammedurr-rresulAllah, se Allahu xh.sh.është Një dhe se Muhammedi është pejgamberi dhe i dërguar i Atij.
Të lutemi edhe njëherë, që sevabi i këtyre këndimeve dhuratë ti shkojë shpirtit të Pejgamberit tonë Muhammed, pastaj të gjith vëllezërive dhe motrave tona qe kanë vdekur me iman dhe të gjithë atyre muslimanëve që kanë rënë dëshmor dhe kanë dhënë jetën për vatan.
Në fund edhe për këtë rahmetliun (rahmetlijen) që është bërë nijet po edhe për këtë familje të tij që jënë bërë sebep, Zoti xh.sh. të gjith i shpërbleft me Xhennet, enbijai murselin, velhamdulil-Lahi rabbil alemijn.
Elfatiha
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Tatoo
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Tatoo


Male
Numri i postimeve : 148
Age : 40
Vendi : ne Parajse
Registration date : 23/01/2009

MEVLUDI, DITLINDJA E MUHAMMEDIT a.s. Empty
MesazhTitulli: Re: MEVLUDI, DITLINDJA E MUHAMMEDIT a.s.   MEVLUDI, DITLINDJA E MUHAMMEDIT a.s. EmptyTue Mar 31, 2009 6:13 pm

Per cfare sherben nje teme e tille ne nje forum te Bashkimit Kombetar te Shqiptareve? Ku po e coni kete forum drejt fondamentalizmit me keto tema qe po i hapni nje nga nje? A ju duket e logjikshme qe ne nje moment kur Shqiperia ka perpara te shtruar si alternative bashkimin e shenjte dhe lenien menjane te ngjyrimeve fetare te cilat aspak nuk i duhen, lenien menjane te cdo lloj dallimi, lokalizmi, kontradikte, kundershtie - por bashkimin i cili eshte forca e vetme qe do coje perpara Shqiperine dhe shqiptaret - ne nje moment te tille ne kete forum qe mban nje emer te shenjte te hapni tema te tilla nje nga nje sikur te ishte nje forum fetar, nje forum islamik fondamentalist....????? E kujt i duhet kjo lloj historie e shpalosur ketu?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

MEVLUDI, DITLINDJA E MUHAMMEDIT a.s. Empty
MesazhTitulli: Re: MEVLUDI, DITLINDJA E MUHAMMEDIT a.s.   MEVLUDI, DITLINDJA E MUHAMMEDIT a.s. EmptyTue Mar 31, 2009 9:51 pm

Tatoo shkruajti:
Per cfare sherben nje teme e tille ne nje forum te Bashkimit Kombetar te Shqiptareve? Ku po e coni kete forum drejt fondamentalizmit me keto tema qe po i hapni nje nga nje? A ju duket e logjikshme qe ne nje moment kur Shqiperia ka perpara te shtruar si alternative bashkimin e shenjte dhe lenien menjane te ngjyrimeve fetare te cilat aspak nuk i duhen, lenien menjane te cdo lloj dallimi, lokalizmi, kontradikte, kundershtie - por bashkimin i cili eshte forca e vetme qe do coje perpara Shqiperine dhe shqiptaret - ne nje moment te tille ne kete forum qe mban nje emer te shenjte te hapni tema te tilla nje nga nje sikur te ishte nje forum fetar, nje forum islamik fondamentalist....????? E kujt i duhet kjo lloj historie e shpalosur ketu?
Ke te drejte, plus kesaj nje pjese e ketij teksti eshte ne gjuhen arabe.
Ketu shihet qarte se si kjo fe eshte "internacionale".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhavo_
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
xhavo_


Male
Numri i postimeve : 782
Registration date : 20/03/2008

MEVLUDI, DITLINDJA E MUHAMMEDIT a.s. Empty
MesazhTitulli: Re: MEVLUDI, DITLINDJA E MUHAMMEDIT a.s.   MEVLUDI, DITLINDJA E MUHAMMEDIT a.s. EmptyTue Mar 31, 2009 10:04 pm

Përderisa forumi "bashkimi kombetar" e ka rubriken e vet qe merret me qështje fetare (teologjia), atëhere përse brengoseni ju kaq shumë, per kete punë?

Pasi qe qenka kaq te rendesishme temat për qështjen kombëtare e s'po u deshka te shkruhet ne tema tjera, atëhere perse e keni mbushur kete forum me tema si: "mos.." "erdha-shkova", "me tha e i thash" e x tema te ketij zhanri?

Nëse ky forum është gjithpërfshirës, atëhere skeni ju përse te kërkoni qe te ngushtohet rrethi i mendimeve dhe i asaj se çka mund e çka s'mund te flitet e shkruhet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ilmi Veliu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Ilmi Veliu


Male
Numri i postimeve : 178
Age : 71
Vendi : Kerçove
Profesioni/Hobi : Historian
Registration date : 26/12/2008

MEVLUDI, DITLINDJA E MUHAMMEDIT a.s. Empty
MesazhTitulli: Re: MEVLUDI, DITLINDJA E MUHAMMEDIT a.s.   MEVLUDI, DITLINDJA E MUHAMMEDIT a.s. EmptyThu Apr 02, 2009 12:02 pm

I nderuar Tatoo 25 vjeq
I nderuar Mergimtar,17 vjeq
Shihet se qenkeni shume te rinje dhe me njohuri shume te kufizuara. Historikisht eshte e vertetuar se shqiptaret po te mos ishin islamiuzuar do te ishin sllavizuar ose greqizuar, kjo nuk eshte teori e imja por e te gjithe kokave te medha shqiptare. Lexo Kristo frasheri, Kasem Biçoku, Dritan Egro,Ferit Duka etj etj. Shembull ke shqiptaret qe shkuan ne Itali, Peloponez e Zarë te Kroacise te cilet jene asimiluar krejtesisht. Ne kete forum une pashe tema nga ma te ndryshmet, dhe aty ku eshte per Teologji, per te gjitha fete e frakcionet fetare. Ju fatkeqsisht nuk e kini kuptuar temen e as e kuptoni fjalen fundamentalizem. Sidoqofte, ju keni te drejte te mos i lexoni temat qe nuk ju pelqejne ose te shkruani ndonji teme edhe per fete tjera qe ju mendoni se kini njohuri. Pershendetje.Ilmiu
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





MEVLUDI, DITLINDJA E MUHAMMEDIT a.s. Empty
MesazhTitulli: Re: MEVLUDI, DITLINDJA E MUHAMMEDIT a.s.   MEVLUDI, DITLINDJA E MUHAMMEDIT a.s. Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
MEVLUDI, DITLINDJA E MUHAMMEDIT a.s.
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Mëshira e njerëzimit - Muhammedit (a.s.)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: