Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Bashkimi është mrekullia që do të ndodhë - Mbreti Leka I

Shko poshtë 
+3
arbeni24
Mergimtari
valmir9
7 posters
AutoriMesazh
valmir9
Anëtar i ri
Anëtar i ri
valmir9


Male
Numri i postimeve : 141
Age : 33
Vendi : Theranda (Slloveni)
Registration date : 27/03/2009

Bashkimi është mrekullia që do të ndodhë - Mbreti Leka I Empty
MesazhTitulli: Bashkimi është mrekullia që do të ndodhë - Mbreti Leka I   Bashkimi është mrekullia që do të ndodhë - Mbreti Leka I EmptyWed Apr 15, 2009 3:18 pm

[img:8a1a]http://botasot.info/te_vogla/THAQI[1].jpg[/img:8a1a]

“Ne kemi disa probleme në Shqipëri, por me kohë shpresoj se do të kalojnë. Ju ato probleme nuk i keni, vetëm mos lejoni të ndaheni. Le të mos kthehemi në ditën e kallashit”, porosit Lartmadhnia e Tij Mbreti Leka I

Lartmadhnia e Tij - Mbreti i shqiptarëve Leka I i ka porositur udhëheqësit institucionalë e politikë të Kosovës të mos lejojnë ndasi ndërmjet vete, duke thënë se bashkëpunimi dhe bashkimi ndërmjet tyre është forca më e madhe që ka Kosova.

Ai ka përkujtuar problemet në Shqipëri, ndërkaq është lutur të mos ketë kthim, siç u shpreh ai ‘në ditët e kallashit’. “Ne kemi disa probleme në Shqipëri, por me kohë shpresoj se do të kalojnë. Ju ato probleme nuk i keni, vetëm mos lejoni të ndaheni. Politika ka rrugët e veta, njerëzit kanë besimet e ndryshme dhe kjo kuptohet. Le të mos kthehemi në ditën e kallashit”, tha ai gjatë takimit me kryeministrin Hashim Thaçi. Mbreti Leka I, i cili po qëndron në Kosovë për të tretën ditë me radhë, bashkë me të birin Princin Leka II dhe një delegacion nga Oborri Mbretëror, shfaqi dëshirën për një integrim edhe më të madh të kombit shqiptarë, ndërsa ndihej i lumtur që Kosovën e sheh të pavarur. “Kur të vijë momenti dhe shpresoj të jem gjallë për ta parë, do të jetë një integrim ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, i cili do të jetë i mrekullueshëm për kombin shqiptar”, tha ai.

Kryeministri Hashim Thaçi, pavarësinë e Kosovës dhe hyrjen e Shqipërisë në NATO, i quajti momente historike jo vetëm për qytetarët e dy të vendeve, por edhe për rajonin, për të ardhmen integruese, për zhvillimin dhe mirëqenien sociale të qytetarëve, për çka falënderoj edhe Lartmadhërinë Mbretin Leka I për rolin aktiv që ka luajtur në këtë drejtim. Mbreti Leka I është njoftuar nga kreu i ekzekutivit për suksesin e arritur në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë, për njohjet e fuqishme, për progresin e arritur edhe në zhvillimin ekonomik, si dhe për hapat e rëndësishëm që janë bërë në reforma për t’u integruar sa më shpejt në strukturat euroatlantike. “Kosova është shtet funksional, një shtet efektiv me mbështetje të gjithanshme ndërkombëtare, me perspektivë të sigurt për integrime. Pavarësia ka sjellë paqe, stabilitet dhe bashkëpunim rajonal”, tha Kryeministri, duke mos harruar të përmendë edhe mbështetjen që Shqipëria i ka dhënë këtij procesi të rëndësishëm në vazhdimësi. I pari i Qeverisë nuk ka dashur të komentojë më shumë deklarimet në media të Oborrit Mbretëror se Mbreti Leka I ka ndihmuar luftën e UÇK-së, por theksoi se pa mbështetjen e plotë të Shqipërisë nuk do të ndodhte as liria e Kosovës. “Edhe Lartmadhëria ka menduar mirë vazhdimisht për Kosovën, për lirin dhe pavarësinë e Kosovës dhe çmoj kontributin e tij. Pavarësia e Kosovës është kontribut i gjithë shqiptarëve dhe çdo shqiptar duhet të ndihet mirë dhe krenar për kontributin e vet”, tha Thaçi, sipas të cilit pa mbështetjen e plotë të Shqipërisë nuk do të ndodhte as liria e Kosovës, një mbështetje politike, humanitare dhe diplomatike, kundër ushtrisë, policisë dhe administratës serbe në Kosovë.

Mbreti Leka Zogu I përmbyll sot vizitën e tij në Kosovë, duke marrë titullin “Qytetar Nderi” i komunës së Vitisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

Bashkimi është mrekullia që do të ndodhë - Mbreti Leka I Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi është mrekullia që do të ndodhë - Mbreti Leka I   Bashkimi është mrekullia që do të ndodhë - Mbreti Leka I EmptyWed Apr 15, 2009 5:50 pm

burri qe ka fol, keta qe thone une kam be kete e ate s'ka gje prej tyre.

Nuk di çfare kontributi ka ky per 3 luftrat e fundit , apo veproi njejte si Sala qe ne intervisten e tij te cilen e mbushi plote me genjeshtra...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arbeni24
Anëtar
Anëtar
arbeni24


Male
Numri i postimeve : 246
Age : 39
Vendi : Slloveni (Lublan)
Profesioni/Hobi : Biznisman
Registration date : 13/04/2009

Bashkimi është mrekullia që do të ndodhë - Mbreti Leka I Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi është mrekullia që do të ndodhë - Mbreti Leka I   Bashkimi është mrekullia që do të ndodhë - Mbreti Leka I EmptyWed Apr 15, 2009 7:46 pm

bashkimi mundet vetem me ndodh nese ''Lekut'' do zhduken....


Familja Leku ka shit
-Kosoven (PMB)
-Malsine
-Camerine
-Iliriden

....:::::::::::::::

vetem nje denim i caktuar mund te pasteron ket shitje.....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 63
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Bashkimi është mrekullia që do të ndodhë - Mbreti Leka I Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi është mrekullia që do të ndodhë - Mbreti Leka I   Bashkimi është mrekullia që do të ndodhë - Mbreti Leka I EmptyWed Apr 15, 2009 8:21 pm

Po tradhtari ,flet per bashkim!
A shiten atdheun,miq serbe grek e Rumun!
Ky eshte problemi se tradhtaret dijne te flasin..
A pas shpine te kallin dhe ngojem goje me armiqet tone..
Ky popull ju beson secilit!
besimi naj ka lujt nan.....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rolling
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
rolling


Male
Numri i postimeve : 2086
Age : 31
Vendi : Shqiptari
Profesioni/Hobi : Revolucionar
Registration date : 17/05/2008

Bashkimi është mrekullia që do të ndodhë - Mbreti Leka I Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi është mrekullia që do të ndodhë - Mbreti Leka I   Bashkimi është mrekullia që do të ndodhë - Mbreti Leka I EmptyThu Apr 16, 2009 2:23 am

ky edhe sali berisha po mundohen te krijojne autorietet ne kosove me ane te idese per bashkim, ne kohen kur ishte koha per ndihme saloja e zhduki remzi hoxhen, tash shitet me patriot se adem jashari
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ada_Kondi
Fillestar/e
Fillestar/e
Ada_Kondi


Female
Numri i postimeve : 49
Age : 40
Vendi : Gjermani
Registration date : 27/12/2008

Bashkimi është mrekullia që do të ndodhë - Mbreti Leka I Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi është mrekullia që do të ndodhë - Mbreti Leka I   Bashkimi është mrekullia që do të ndodhë - Mbreti Leka I EmptyThu Apr 16, 2009 2:34 am

Ku ka goje te flasi i ashtuquajturi mbret per Bashkim apo te flasi ne emer te shqiptarise. Biri i atij qe e shiti dhe e bleu Shqiperine sipas interesave te urryera personale. I atij qe e dhuroi Shen Naumin si te ishte nje shami dore. Shqiptaret dine te bejne vete mrekullite dhe Bashkimin dhe nuk kane nevoje per nje mbret prej lecke. Mbreti i vetem i shqiptareve eshte Gjergj Katrioti Skenderbeu.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Bashkimi është mrekullia që do të ndodhë - Mbreti Leka I Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi është mrekullia që do të ndodhë - Mbreti Leka I   Bashkimi është mrekullia që do të ndodhë - Mbreti Leka I EmptyThu Apr 16, 2009 2:52 am

Shpresoj që Leka do të fillojë e t'i pranoj gabimet e bëra nga baba i vetë i cili shiti "Shën Naumin dhe Vërmoshin" që pastaj ta ketë të drejtën të flas për Bashkimin Kombëtar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ada_Kondi
Fillestar/e
Fillestar/e
Ada_Kondi


Female
Numri i postimeve : 49
Age : 40
Vendi : Gjermani
Registration date : 27/12/2008

Bashkimi është mrekullia që do të ndodhë - Mbreti Leka I Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi është mrekullia që do të ndodhë - Mbreti Leka I   Bashkimi është mrekullia që do të ndodhë - Mbreti Leka I EmptyThu Apr 16, 2009 2:55 am

Mua me duket se Leka e ka humbur me kohe aftesine e te kuptuarit, shkak droga qe ka perdorur gjate jetes se tij dhe menyra abuzive e te jetuarit qe ka bere
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Bashkimi është mrekullia që do të ndodhë - Mbreti Leka I Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi është mrekullia që do të ndodhë - Mbreti Leka I   Bashkimi është mrekullia që do të ndodhë - Mbreti Leka I Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Bashkimi është mrekullia që do të ndodhë - Mbreti Leka I
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Larg snobizmit politik, synimi jonë real është Bashkimi Komb
» MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN
» Si ta ribashkojmë kombin she shtetin shqiptar?
» Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ??
» Mbreti Abdullah në mesin e njerëzve më të fuqishëm

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: