Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Lavdi Dëshmorëve të Kombit!

Shko poshtë 
+11
agim__barja
feratkoca
Driniiiii
Sofra
Parapsikologu
gjergji
detektivi
arbeni24
xhiti
an-di
Orfe@
15 posters
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Lavdi Dëshmorëve të Kombit! Empty
MesazhTitulli: Lavdi Dëshmorëve të Kombit!   Lavdi Dëshmorëve të Kombit! EmptySun Apr 19, 2009 11:34 pm

NE KETE TEME SJELLNI





SY MË SY E BALLË PËR BALLË ME XHELATËT

Lavdi Dëshmorëve të Kombit! 253563xhmajlibrisha011


E dashura Nënë, motër dhe vëllezër të dëshmorit të kombit prof. Xhemajli Berisha!
Të dashura familje të dëshmorëve të kombit!
Të nderuar invalidë, veteranë dhe ushtarë të ushtrive çlirimtare shqiptare!
Të nderuar veprimtarë të çështjes kombëtare!
I nderuar Kryetar i Komunës së Prizrenit prof. Dr. Ramadan Muja!
Të nderuar përfaqësues të institucioneve lokale dhe qendrore të Kosovës!
I dashur popull shqiptar!
Të nderuar teleshikues të Radio Televizionit të Kosovës!

Po ndjehem shumë i nderuar që në emër të Klubit Politik, që mban emrin e udhëheqësit të madh të Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës, Heroit të Kombit ”Afrim Zhitia”, të flas sot në Akademinë Përkujtimore me rastin e 20 vjetorit të rënies heroike, dhe 51 vjetorit të lindjes së njërit prej burrave të mëdhenj të atdheut dhe popullit shqiptar - dëshmorit të kombit prof. Xhemajli Berisha.

Motra dhe vëllezër!

Sot më 17 Prill 2009, mbushën 51 vjet që kur nëna e heroinë Mihrije Berisha solli në jetë Xhemajliun e vogël, i cili me vetëm 31 vite jetë, i pajisur me dije e kulturë të gjerë shkencore, atdhetare, politike e kombëtare, i angazhuar në Lëvizjen politike ilegale atdhetare më përparimtare të kohës, në Lëvizjen Popullore për Republikën e Kosovës, do të binte në sytë e kolosëve të veprimit e të mendimit politik ilegal kombëtar dhe do të admirohej figura e Tij nga Ata, por edhe do të bëhej tmerr për pushtuesin serb dhe veglat e tyre, jo vetëm në Prizren, por në tërë Kosovën dhe viset e saj.
Jo vetëm burrave të mëdhenj dhe emrave të shquar të kombit tonë, por atyre të tërë universit u ndodhin lindja dhe rënia në të njëjtin muaj ose edhe në të njëjtën ditë. Ka shumë përputhje të tilla në historinë e lavdishme kombëtare dhe njerëzore. Të tillë e kemi dëshmorin e kombit, prof. Xhemajli Berishën që po e përkujtojmë dhe nderojmë sot. Po kujt i ka shkuar mendja se pas 31 vitesh po në muajin Prill, Xhemajli Berisha do të përfundonte jetën e tij në rrethana dramatike?! E jashtëzakonshme.
Në rrugën e lavdishme të luftës për liri të popullit shqiptar prof. Xhemajli Berisha, përjetoi vdekjen më madhështore dhe më të tmerrshme njëkohësisht. Madhështore se me vetëdije të plotë shkon në Olimp të Panteonit kombëtar, renditet përkrah burrave më të shquar të kombit, të tmerrshme sepse në qelitë famëkëqija të UDB-së, torturohet dhe vritet barbarisht.
Të gjithë të rënët për liri e kanë vendin e rënies dhe betejën ku kanë zhvilluar luftën!
Po prof. Xhemajli Berisha, të cilit ne sot i përulemi me respektin më të madh, ku ka rënë vallë?
Për atdhetarët e mëdhenj e të flaktë, rënia heroike në istikamin e luftës për liri me pushkë në dorë, ishte vetëflijim suprem i çlirimtarit të armatosur, që e donte me çdo kusht çlirimin dhe pavarësinë e atdheut!
Po rënia heroike, sy më sy e ballë për ballë në luftë absolutisht të pabarabartë me armikun, pa pushkë e pa bomba në duar, çfarë është?
A është tejkalim edhe i rënieve me armë në duar në luftë frontale me pushtuesin?
A ka rënie më madhështore se sa t’i tronditësh mendjet dhe imagjinatën kriminale të udbashëve titistë, të mos u tregosh asgjë nga ajo që ke vepruar në rrugën tënde ilegale patriotike të luftës për liri?
Cila ka qenë gjendja shpirtërore dhe morale e udbashëve të zinj serb e shqiptarë, që përballë vendosmërisë së profesorit të hekurt, që nuk pranonte të jepte asnjë shok, që nuk dekonspironte asnjë ngjarje, që kishte qëndrim të prerë: të ruante në mendje dhe zemër gjithçka që kishte vepruar dhe krijuar në të mirë të luftës ilegale për lirinë e popullit dhe atdheut të Tij, dhe asgjë nga ajo ecje e mundimshme, por e lavdishme të mos mësonte regjimi i pushtuesit dhe veglat e tyre të ndyra.
Dëshmori i kombit Prof. Xhemajli Berisha, shqiptari me zemër të madhe, i lidhur këmbë e duar me pranga e zinxhirë, i torturuar për vdekje, në burgun e qytetit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, jetoi qaste tronditëse të jetës së Tij. Ai derdhi gjakun themeleve të kullës së Lidhjes së lavdishme shqiptare dhe kalldrëmit ku kishin hedhur hapin e tyre historik figurat e ndritura të kombit, patriotët e mëdhenj si Abdyl Frashëri, Sylejman Vokshi, Mic Sokoli etj.
Për net dhe ditë të tëra, Prizreni që kishte dëgjuar thirrjen historike kombëtare të tribunit të kombit Ramiz Cerrnica në Kuvendin famëkeq të vitit 1945 ”JO ME SERBINË, POR ME SHQIPËRINË”, ishte dëshmitari i madh që po përjetonte ngjarjen makabre të përfundimit tragjik të jetës së profesorit që qëndronte i pathyeshëm në gestapon serbe, si çelik.
Pa dyshim se është rënia më madhështore dhe heroizmi më i madh i mundshëm. Prof. Xhemajliun e kanë hedhur të gjallë nga ndërtesa e burgut famëkeq apo të mbytur nga torturat çnjerëzore? Nëse luftëtari kombëtarë është hedhur i gjallë nga ndërtesa famëkeqe e burgut apo e UDB-së, çfarë ka mundur të mendojë kur e ka parë formën e ekzekutimit?
Po nëse është hedhur nga ndërtesa i mbytur pas torturave çnjerëzore, sa kriminelë ta kenë shtyrë vallë për ta përplasur për tokën nënë?

Cilado që të jetë e vërteta, të gjithë mund ta imagjinojmë se sa të madhe duhet ta kesh zemrën, kur armiqve dhe tradhtarëve nuk u mbetet rrugë tjetër, pos asaj që të ekzekutojnë në mënyrën më barbare, ashtu siç ia bënë dëshmorit të kombit prof. Xhemajli Berishës.
Pushtuesit serb si kriminelë të pashembulltë që ishin, tentuan ta fshihnin krimin monstruoz që e kishin bërë, duke ia ofruar Ortopedit të njohur Prizrenas Dr. Halil Berishës një dokument për ta nënshkruar se gjoja prof. Xhemajliu kishte kërcyer nga dritarja e burgut dhe ishte vetëvrarë, por doktori patriot, kur e kishte parë se kriminelët e kishin bërë copë-copë e kishin shqyer trupin e Xhemajliut të pamposhtur, duke ecur gjurmëve të paraardhësit të tij të famshëm atdhetarit Dr. Ali Sokoli, që nuk kishte pranuar të nënshkruante mbytjen në tortura të Fazli Graiqevcit, refuzon në mënyrë kategorike nënshkrimin, ndaj kriminelët serb më 2 Qershor 1989 i hakmerren, një muaj e gjysmë pas vrasjes në torturë të prof. Xhemajli Berishës, e helmojnë doktorin atdhetar - Halil Berisha.

Motra dhe vëllezër!

Historia e qëndresës heroike nëpër burgjet dhe kazamatet jugosllave të bijve të mëdhenj të popullit tonë, është e njohur për të gjithë, por janë të paktë ata që hynë në burgje dhe nuk dolën të gjallë nga to.
Fazli Grajçevci nga Drenica, Shaban Shala nga Llapi, Afrim Abazi nga Ferizaj, Xhemajl Blakaj nga Istogu, Zija Shemsiu nga Gjilani, Xhemajli Berisha nga Prizereni, Arif Seferi nga Kumanova, Besnik Restelica nga Pudujeva janë të burgosurit politik shqiptar, të cilët janë mbytur në tortura çnjerëzore.
Është i njohur fakti se luftës së armatosur çlirimtare të popullit shqiptar në Kosovë, Maqedoni dhe Kosovë Lindore, i ka paraprirë një epokë e tërë e përpjekjeve dhe ngjarjeve të lavdishme kombëtare.
Në atë epokë që është shkruar në historinë e popullit shqiptar me shkronja ari, roli dhe kontributi i prof. Xhemajli Berishës, ishte i rreshtave të parë.
Lëvizja politike ilegale në Kosovë e vise, me rënien e dëshmorit të kombit prof. Xhemajli Berisha, morri një goditje të rëndë, sepse humbi përgjithmonë një nga anëtarët dhe drejtuesit e saj, i cili me vlerat e larta që përfaqësonte, paralajmëronte një udhëheqës të përmasave të mëdha kombëtare.
Viti 1989 ishte viti i ngjarjeve të mëdha për Kosovën dhe popullin shqiptar.
Shokët dhe bashkëveprimtarët e dëshmorit të kombit prof. Xhemajli Berisha, me gjithë humbjen që përjetuan me rënien e Xhemajliut, luftën për liri nuk e ndalën, por përkundrazi i dhanë hov edhe më të madh.
Rënia për liri dhe gjaku i derdhur nga dëshmori i kombit Xhemajli Berisha, u pasua në të njëjtin vit me 2 Nëntor 1989, nga Udhëheqësi i Lëvizjes politike ilegale Afrim Zhitia, dhe shoku e bashkëluftëtari i tij Fahri Fazliu.
Llapjanët legjendarë të popullit shqiptar në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë, duke mos u dorëzuar filluan një luftë shumë të pabarabartë me ata armiq të cilët para 7 muajve kishin mbytur në tortura çnjerëzore shokun e bashkëluftëtarin e tyre në burgun e Prizrenit dëshmorin e kombit prof. Xhemajli Berisha.
Pas rënies së Xhemajliut, Afrimit dhe Fahriut, dhe pas largimit për shërim të Fadil Vatës, ilegalët e Kosovës u dobësuan shumë, por luftën dhe përpjekjet për liri e pavarësi nuk i ndalën.
Duke e parë se pushtuesi po i mbyste e vriste të gjithë ata që guxonin t’i kundërviheshin, u themelua e lavdishmja Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e cila me luftën e saj të armatosur çlirimtare, bëri realitet shumë nga ëndrra e madhe e të rënëve për liri jo vetëm të vitit 1989.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës e mori hakun dhe gjakun e qindra dhe mijëra shqiptarëve të vrarë e të masakruar para, gjatë dhe pas Luftës Dytë Botërore, në mënyrë të veçantë atë të dëshmorit të kombit prof. Xhemajli Berishës që po e nderojmë sot, por edhe të Fazli Grajçevcit, të Shaban Shalës, Afrim Abazit, Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës, Bardhosh Gërvallës, Rexhep Malës, Nuhi Berishës, Bajram Bahtirit, Zija Shemsiut, Ali Ajetit, Bedri Sokolit, Afrim Zhitisë, Fahri Fazliut, Arif Seferit, Besnik Restelicës, Hasan Ramadanit, Dëshmorët e Zhurit, e të shumë të rënëve të tjerë, por edhe të doktorëve legjendarë Ali Sokoli dhe Halil Berisha.

Motra dhe vëllezër!

Dëshmorët e këtillë si prof. Xhemalji Berisha që po e përkujtojmë dhe nderojmë sot, që do të nderohet për jetë e mot nga breza të tërë që do të vijnë. Prandaj do të pyesja vallë, a është e mjaftueshme që vetëm shtëpia e Kulturës në Prizren ta mbajë emrin e këtij vigani që edhe burgun serb e ka bërë të pavlerë, pa folur për udbashët që ua ka shpartalluar të gjitha teoritë dhe praktikat e ndëshkimit shpirtërorë dhe fizik të të burgosurit politik shqiptar?

Prandaj me këtë rast do t’i drejtohesha të parit të qytetit të Prizrenit:
Shumë i nderuar Kryetar i Komunës së Prizrenit prof. Dr. Ramadan Muja, kam nderin e madh të ju ftoj publikisht që duke shfrytëzuar kompetencat Tuaja ligjore, që ish-shkollën “Dimitrije Tucoviq” në ambientet e të cilës u arrestua para syve të nxënësve të Tij, sot “Ymer Prizereni” ku ka dhënë mësim për vite të tëra Dëshmori i Kombit, t’ia vëni emrin prof. Xhemjali Berisha.
Dhe jo vetëm kaq, i nderuar Kryetar prof. Dr. Ramadan Muja, në flamurin e gjatë me kilometra të tërë që e bartët në Prizren me rastin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, që ishte një gjest shumë madhështor dhe do të mbetet gjatë në kujtesën e kombit si një ngjarje e rrallë, aty në ballit të flamurit kombëtar, qëndron emri i artë i prof. Xhemajliut, andaj ju propozoj gjithashtu që trupin e Dëshmorit të Kombit prof. Xhemajli Berisha, ta dërgoni me ceremoni madhështore nderimi e respekti, atje ku prehet nderi i kombit, pra te varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

Të nderuar të pranishëm!

Nuk do të ndjehem i qetë nëse Kryetarit të Komunës së Prizrenit, nuk do t’i kërkoja edhe një emërtim që do të na bënte nderë në tërë Kosovën e veçanërisht qytetit të Prizrenit.

I nderuar Kryetar prof. Dr. Ramadan Muja, Dr. Ali Sokoli që ka kundërshtuar ta nënshkruaj aktin e “vetëvrasjes” së patriotit të madh nga Drenica Dëshmorin e Kombit Fazli Grajçevci, populli dhe Qeveria e kanë përjetësuar duke i dhënë shkollës së Mjekësisë në Prishtinë emrin e Tij, ndërkaq Dr. Halil Berisha që ka kundërshtuar nënshkrimin e “vetëvrasjes” së Dëshmorit të Kombit prof. Xhemajli Berisha, dhe pas një muaj e gjysmë është helmuar nga kriminelët serb, nuk i është bërë deri sot edhe pas 20 viteve asnjë nderim publik, unë sot ju propozoj që Shkolla e Mjekësisë në Prizren, që mban emrin “Luqiano Matroni” ku ka dhënë mësim doktori i pavdekshëm, të merrni vendim dhe ta emëroni me emrin “Dr. Halil Berisha”.

Duke nderuar të rënët dhe gjakun e derdhur për liri, dëshmojmë se meritojmë të ecim krenarë dhe me nderë përkrah popujve të lashtë e me kulturë të tërë botës.
Lavdi Dëshmorit të Kombit prof. Xhemajli Berisha!
Lavdi Dëshmorëve të Kombit!

Ismet Sylejmani
Kryetar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
an-di
Anëtar i ri
Anëtar i ri
avatar


Male
Numri i postimeve : 168
Age : 96
Vendi : Kushtrimi KOMBIT
Profesioni/Hobi : nuk rri kot!
Registration date : 11/03/2009

Lavdi Dëshmorëve të Kombit! Empty
MesazhTitulli: Re: Lavdi Dëshmorëve të Kombit!   Lavdi Dëshmorëve të Kombit! EmptyMon Apr 20, 2009 12:25 am

Lavdi dëshmorëve të Kombit,
të gjithë dëshmorët kanë vetëm një emër

"DËSHMORË"
por Qeveria i dallon në shumë sfera ata,si në përkujtime,
përvjetore,organizime dhe dokumentare të ndryshme
e cka jo tjetër!

Lavdi dëshmorëve të Kombit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 63
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lavdi Dëshmorëve të Kombit! Empty
MesazhTitulli: Re: Lavdi Dëshmorëve të Kombit!   Lavdi Dëshmorëve të Kombit! EmptyMon Apr 20, 2009 12:42 pm

Lavdi deshmoreve qe rane per bashkim kombetare!
Poshtersi tradhti keta qe flasin ne mer te tyre se kinse ata UCK-deshmoret kane luftue per kete pavaresi multietnike pa ushtri pa identitet kombetare pa flamur pa sovra´nitet!

Turpi ska kufi as fytyre!
Keta Hesat pash Toptana qe shiten qka ka shqiptare dhe edhe me shume coptuan tokat tona shqiptare!
Gjaku i deshmoreve i mbulofte dhe i denofte!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arbeni24
Anëtar
Anëtar
arbeni24


Male
Numri i postimeve : 246
Age : 39
Vendi : Slloveni (Lublan)
Profesioni/Hobi : Biznisman
Registration date : 13/04/2009

Lavdi Dëshmorëve të Kombit! Empty
MesazhTitulli: Re: Lavdi Dëshmorëve të Kombit!   Lavdi Dëshmorëve të Kombit! EmptyMon Apr 20, 2009 2:23 pm

LAVDI TE GJITHEVE ATYRE QE VDEKEN PER KOMB
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Lavdi Dëshmorëve të Kombit! Empty
MesazhTitulli: Re: Lavdi Dëshmorëve të Kombit!   Lavdi Dëshmorëve të Kombit! EmptyMon Apr 20, 2009 7:32 pm

lavdi deshmoreve,posht tradhtaret sevilet qe thirren ne emer te uck-se...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Lavdi Dëshmorëve të Kombit! Empty
MesazhTitulli: Re: Lavdi Dëshmorëve të Kombit!   Lavdi Dëshmorëve të Kombit! EmptyMon Apr 20, 2009 7:32 pm

lavdi deshmoreve,posht tradhtaret sevilet qe thirren ne emer te uck-se...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjergji
Fillestar/e
Fillestar/e
gjergji


Male
Numri i postimeve : 25
Age : 45
Vendi : belgjikê
Registration date : 09/11/2008

Lavdi Dëshmorëve të Kombit! Empty
MesazhTitulli: Re: Lavdi Dëshmorëve të Kombit!   Lavdi Dëshmorëve të Kombit! EmptyTue Apr 21, 2009 12:29 am

Lavdi Dëshmorëve të Kombit! Nasuf_krasniqi5
ATA QE RANË PËR LIRI NUK VDESIN KURRË.
Lavdi Deshmorve te kombit, lavdi rrespekt per heronjet e gjallê qe ne kuitesen e tyre ende e mbainê te fresket amanetin,idealin e Deshmorve te kombit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Lavdi Dëshmorëve të Kombit! Empty
MesazhTitulli: Re: Lavdi Dëshmorëve të Kombit!   Lavdi Dëshmorëve të Kombit! EmptyTue Apr 21, 2009 12:39 am

Deshmoret e morines spot

https://www.youtube.com/watch?v=byVLm9KQM6s
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Parapsikologu
Hero anëtar
Hero anëtar
Parapsikologu


Male
Numri i postimeve : 3125
Age : 56
Vendi : Ferizaj-Kosovë
Profesioni/Hobi : Poezia
Registration date : 18/07/2008

Lavdi Dëshmorëve të Kombit! Empty
MesazhTitulli: Re: Lavdi Dëshmorëve të Kombit!   Lavdi Dëshmorëve të Kombit! EmptyTue Apr 21, 2009 12:39 am

Lavdi deshmoreve te kombit dhe mos qofte kurr i harruar gjaku i tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Lavdi Dëshmorëve të Kombit! Empty
MesazhTitulli: Re: Lavdi Dëshmorëve të Kombit!   Lavdi Dëshmorëve të Kombit! EmptyTue Apr 21, 2009 1:39 am

Populli Shqiptar brez pas brezi për t'i mbrojtur dhe çliruar tokat tona i ka nxjerrë nga gjiri i tijë djemt dhe vajzat më të për t'i dalur në ball kësaj toke.

Lavdi të gjithë atyre djemve dhe vajzave të cilat e derdhën gjakun e tyre për liri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
an-di
Anëtar i ri
Anëtar i ri
avatar


Male
Numri i postimeve : 168
Age : 96
Vendi : Kushtrimi KOMBIT
Profesioni/Hobi : nuk rri kot!
Registration date : 11/03/2009

Lavdi Dëshmorëve të Kombit! Empty
MesazhTitulli: Re: Lavdi Dëshmorëve të Kombit!   Lavdi Dëshmorëve të Kombit! EmptyWed Apr 22, 2009 7:37 pm

Prishtinë: Në 10 vjetorin e rënies u përkujtuan dëshmorët Isa Kastrati, Sokol Sopi dhe Afrim Vitia

Lavdi Dëshmorëve të Kombit! Isakastrati
Isa Kastrati.

Me një akademi përkujtimore të mbajtur sot në Prishtinë, në 10 vjetorin e rënies janë përkujtuar dëshmorët Isa Kastrati, Sokol Sopi dhe Afrim Vitia, nga ku iu bë thirrje të gjithë atyre që synojnë ti përvetësojnë dëshmorët, mos ta bëjnë këtë sepse ata janë të të gjithëve, janë dëshmorë të kombit.
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, dega në Prishtinë, Ibrahim Mehmetaj, foli për jetën dhe veprën e lavdishme të dëshmorëve Isa Kastrati, Sokol Sopi e Afrim Vitia.
Duke folur për veprimtarinë e tyre atdhetare dhe momentet e rënies në altarin e lirisë , Mehmetaj tha se rënia e dëshmorëve Isë Kastrati, Sokol Sopi e Afrim Vitia, ishte humbje e madhe për UÇK-në dhe për Kosovën

“Isë Kastrati ishte atdhetar, intelektual, strateg, vizionar, simbol i qëndresës e i krenarisë, frymëzues , udhëheqës revolucionar. Ai i nevojitej gjeneratave të atëhershme dhe iu vu në shërbim. Ai, sakrifikoi për gjeneratat e tanishme, për ne që të jetojmë të lirë”, tha Mehmetaj.

Ndërkaq, ushtaraku nga Shqipëria i cili ishte komandant i “ Brigadës 153 “, të Zonës Operative të Llapit, Adem Shehu, si strateg i luftës i kujtoi momentet e luftës që kishin bërë bashkë me dëshmorët.

“Sot u mbushën 10 vjet që në mesin tonë nuk i kemi fizikisht dëshmorët por jetojmë me kujtimet dhe lavdinë e tyre. Diplomën e magjistraturës që ia ofroi Beogradi shokut tim të luftës Isë Kastrati ai e dha dhe e mori në Bullaj të Marecit. Kjo diplomë është e kuqe dhe e tillë do të mbetet tek ne dhe të afërmit”, tha Shehu.

Në këtë akademi përkujtimore, në emër të familjeve të dëshmorëve u bë thirrje që dëshmorët të mos ndahen në lagje e regjione sepse dëshmorët kanë rënë për lirinë e Kosovës, tha Xhavit Jashari , kryetari i Organizatës së familjeve të Dëshmorëve.

“Iu bëjmë thirrje në emër të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së se nuk do ti lejohet askujt që t’i ndajë dhe pjesëtojë dëshmorët në lagje dhe regjione. Ata kanë rënë për një qilim dhe kanë një emër janë dëshmorë të kombit”, tha Jashari.
Të pranishmit në këtë Akademi Përkujtimore në emër të familjeve të dëshmorëve i falënderoi Qëndron Kastrati, djali i dëshmorit Isa Kastrati.




21 prill 2009 - 17:52:29
Mbrapsht në krye Shko poshtë
an-di
Anëtar i ri
Anëtar i ri
avatar


Male
Numri i postimeve : 168
Age : 96
Vendi : Kushtrimi KOMBIT
Profesioni/Hobi : nuk rri kot!
Registration date : 11/03/2009

Lavdi Dëshmorëve të Kombit! Empty
MesazhTitulli: Re: Lavdi Dëshmorëve të Kombit!   Lavdi Dëshmorëve të Kombit! EmptyWed Apr 22, 2009 8:08 pm

Isë Kastrati
(komandant "GACA")

Një jetë në shërbin kombëtar
Një jetë në resistencë ishit,
Këtë e bënë vetëm shqiptari
që kurr s'u përulë para armikut.


Hogoshti që të lindi trim
Nana që të rriti baca Isë,
Krenarë jem' deri n'amshim
Mbi Kosovën sot rrezon dritë.

Në lapidar të fshatit
Me shikim t'shqiponjës,
U krenuat me fatin
Në liri duke i bërë roje.

Roje në luftë,
Roje në liri,
Të kujtojmë me mall
Simbol për atdhedashuri.

Të putha ftyrën në përmendore
të ndjeva se buzeqeshe fortë
mbete krenar sic ishe prore
e mua me rrodhën lotë.

______________________

Ramadan S. Latifaj
Dardanë-shtator 2000
-----------------------------------

E përshëndes kolegun-autorin shumë ndërsa dëshmorëve u mbetemi borgj përherë dhe të mos shkelim as të mos i lejojmë të tjerët të shkelin mbi gjakun etyre.

Lavdi dëshmorit Isa Sabit Kastrati dhe të gjithë dëshmorëve të kombit tonë, këta ishin fjala - vepra dhe liria për atdheun.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 42
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Lavdi Dëshmorëve të Kombit! Empty
MesazhTitulli: Re: Lavdi Dëshmorëve të Kombit!   Lavdi Dëshmorëve të Kombit! EmptyWed Apr 22, 2009 10:18 pm

Dhe Historia jon e Art, an-di

LAVDI DESHMORET.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feratkoca
Anëtar
Anëtar
feratkoca


Male
Numri i postimeve : 294
Age : 35
Vendi : Shqiperi/Mitrovicë
Registration date : 21/10/2008

Lavdi Dëshmorëve të Kombit! Empty
MesazhTitulli: Re: Lavdi Dëshmorëve të Kombit!   Lavdi Dëshmorëve të Kombit! EmptyThu Apr 23, 2009 3:05 am

paqim fatin e tyre
Lavdi te gjithe deshmoreve te Kombit Shqiptar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.feratkoca.multiply.com
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Lavdi Dëshmorëve të Kombit! Empty
MesazhTitulli: Re: Lavdi Dëshmorëve të Kombit!   Lavdi Dëshmorëve të Kombit! EmptyThu Apr 23, 2009 9:38 pm

lavdi te gjithe deshmoreve te shqiperise etnike
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Lavdi Dëshmorëve të Kombit! Empty
MesazhTitulli: Re: Lavdi Dëshmorëve të Kombit!   Lavdi Dëshmorëve të Kombit! EmptyThu Apr 23, 2009 9:45 pm

Lavdi gjithe Deshmoreve dhe frymzimit te SHOKUT ENVER HOXHA LAVDI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Lavdi Dëshmorëve të Kombit! Empty
MesazhTitulli: Re: Lavdi Dëshmorëve të Kombit!   Lavdi Dëshmorëve të Kombit! EmptyThu Apr 23, 2009 10:09 pm

lavdi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
haxhiu
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1150
Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak
Registration date : 29/06/2008

Lavdi Dëshmorëve të Kombit! Empty
MesazhTitulli: Re: Lavdi Dëshmorëve të Kombit!   Lavdi Dëshmorëve të Kombit! EmptySun Apr 26, 2009 2:47 pm

Lavdi patriotave dhe deshmoreve qe dhan jeten per atedhe,vdekje tradhetareve shqipfolesa!
Familet Toptani kan qen perhere patriota e zogu e nxiti Avni Rrustemin per 35 franga me vra dajen e tij kinse si tradhetar,dhe ne fund edhe Avnis ja hangri koken sepse ky Avniu ishte nje student qe nuk mesonte hare !
Tradhetar shpallen patriotat
Edhe une jam tradhetar sepse tradhetareve ua shprishi qerdhet e tyre te zeza !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
haxhiu
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1150
Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak
Registration date : 29/06/2008

Lavdi Dëshmorëve të Kombit! Empty
MesazhTitulli: Re: Lavdi Dëshmorëve të Kombit!   Lavdi Dëshmorëve të Kombit! EmptySat May 30, 2009 3:01 am

+
----
-

lavdi deshmoreve,poshte tradhtaret sevilet qe thirren ne emer te uck-se..

po edhe ne varreza i lodhem deshmoret e gjore,ja kemi lodhur !Femit e tyre vajtojn e ne i bejna lavd!A kan nevoje per keso fjale apo me u ba ndihma me ua punsue femit,a po na qeverisin qenet,pisat,tradhetaret!Pse keshtu more burra me neve ?çka doni me than lavdi deshmoreve ?A ka deshmor te gjalle dhe nuk ua fusni pordhavice!A vetem me vdek ithuani lavdi,a ata qe dhane mundin e vertete ska lavdi,sepse duhet me marr qeverisjen dhe kjo nuk na pelqen se na qet ne rruge,e ne rruge te drejte nuk po na& kana!!!!Hajt se qeshtu mire i kena punet !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MARY
Anëtar
Anëtar
MARY


Female
Numri i postimeve : 261
Age : 38
Vendi : VL
Profesioni/Hobi : music
Registration date : 28/03/2008

Lavdi Dëshmorëve të Kombit! Empty
MesazhTitulli: 11 VJET PA DËSHMORIN E KOMBIT FEIM MORINA   Lavdi Dëshmorëve të Kombit! EmptyTue Jul 14, 2009 12:36 pm

(Familjarë, shokë, bashkëluftëtarë e veprimtarë të ndryshëm, kanë përkujtuar me respekt dëshmorin, në një tubim simbolik në vendlindje, në Samadraxhë dhe në vendin e vrasjes së Feimit dhe të Bashkimit, në një pusi të organizuar 11-vjet më parë, në afërsi të fshatit Hoxhaj të Tropojës).

Shkruar nga Mehmet Bala 

VEPRIMTARIA DHE SAKRIFICA SUBLIME E DËSHMORIT, TREGON SE SI LUFTOHET DHE SI VDISET PËR ATDHE 

Ata të cilët e donin atdheun, popullin dhe lirinë, e urrenin tejmase robërinë dhe pushtuesin. Me punën aktive, të palodhshme e këmbëngulëse, me mundin, djersën dhe gjakun e derdhur, dëshmuan përfundimisht, se si veprohet, luftohet dhe vdiset për atdhe. Një nga këta bij të shumtë, që u sakrifikua në luftë për liri, është edhe Feim Faik Morina. 
Feim Morina është fëmiu i tretë i babë Faikut dhe nënë Zylfies, i cili iu kishte lindur pas dy djemve të tjerë që kishin, më 19 gusht të vitit 1966, në fshatin Samadraxhë, ku edhe jetonin në kushte tepër të rënda mjerimi. Shtëpia në të cilën banonin prindërit, ishte trashëgim nga stërgjyshi, pothuajse në rrënim e sipër. Mu aty u lind edhe fëmiu i tretë i tyre. Po në ato vite, babai i tij kishte hedhur themelet e një shtëpie të re, të cilën arrin ta përfundoj me mundime të shumta. Më vonë aty do të kalojnë fëmijërinë Feimi, dy vëllezrit më të rritur, së bashku me tri motrat dhe fëmijët e tjerë të axhës. 
Feimi në fëmijëri dallohet për shkathtësi, urtësi e guxim, për zgjuarsi e mendjemprehtësi. Këto veti të tij vërehen sidomos gjatë shkollimit fillor, të cilin e përfundon me sukses të shkëlqyeshëm. Veçanërisht në klasën e shtatë dhe të tetë, atë e shohim të angazhuar dhe të pandashëm nga leximi i romaneve të ndryshme dhe të literaturës letrare të rilindasëve dhe autorëve të tjerë shqiptarë. 
Vitet kur Feimi kreu shkollën fillore ishin vite të tronditjeve të mëdha, vite të protestave e të pakënaqësive, të shpërthimit të urrejtjes ndaj: robërisë, shtypjes e shfrytëzimit, kolonializmit e skllavërimit të popullit shqiptar. 
Në vitin 1982 vazhdoi shkollën e mesme në Suharekë, edhepse, po atë vit ishin bërë arrestime dhe burgosje të disa nxënësve veprimtarë, ndër ta edhe vëllai i dytë i tij ishte burgosur me disa shokë. Përkundër kësaj fushate, ende kishin mbetur veprimtarë të pazbuluar nga UDB-ja, të cilët e bënin punën që e kërkonte koha. Atëbotë, Feimi si nxënës i vitit të parë në shkollën e mesme, njihet me këta shokë të cilët vepronin të organizuar në organizatat ilegale dhe i ndihmon, posaçërisht në shpërndarjen e materialeve propagandistike, si: libra, gazeta dhe pamflete të ndryshme. 
Dita e 17 janarit të ‘83-shës i zbardhi mjaft qytete dhe fshatra me pamfletet për njëvjetorin e vrasjes së vëllezërve Gërvalla dhe të Kadri Zekës. Ndër to është edhe fshati Samadraxhë, në të cilin shpërndarjen e pamfleteve e kishte bërë vetë Feimi. 
Nga që kishte përfituar përvojë në shpërndarjen e trakteve dhe shkruarjen e parullave, në maj të ’83-shës kur familja bënte dasmë, me ç’rast martohej vëllau i tij Kujtimi, për të mos rënë në sy të spiunëve dhe agjentëve të UDB-së, në natën e dasmës e stolis tërë fshatin me parulla, sa që në mëngjesin e së nesërmës, mbesin të stepur e të befasuar fshatarët e Samadraxhës, nga ato parulla të shumta nëpër muret e fshatit. 
Spiunët e thjeshtë të fshatit dhe hyzmeqarët e tjerë perfid të pushtetit titist, kishin filluar të gjurmonin në forma të ndryshme rreth familjes së Feimit, ngase po ato ditë ishte liruar nga burgu edhe vëllau i dytë (Rexhepi). 
Gjurmuesit silleshin si miqë e dashamirë kur shkonin në familjen e tyre, duke i thënë plakut në odë: “për hajr që e martove djalin e madh, e shyqyr që të erdhi edhe i dyti nga burgu”, por gjithnjë duke u interesuar: “ka i ke djemt, çka po të punojnë, kah po shkojnë etj...”. Sjelljet e këtyre “miqve” familja i kishte vërejtur hapur. Për t`iu shmangur ndonjë arrestimi, Feimi merr rrugën e kurbetit dhe shkon në Idria të Sllovenisë ku edhe inkuadrohet në punë, në një ndërmarrje ndërtimore. Ky është edhe shkaku kryesor që Feimi e ndërprenë shkollimin e mesëm. Vajtja në Slloveni sa për t`iu shmangur syrit të armiqëve, tani e ndali edhe për shumë kohë, sepse diktonin edhe rrethanat ekonomike të familjes. Pra, së bashku me vëllain e madh u detyruan për një kohë të gjatë të qëndrojnë e të punojnë në vende të ndryshme të Sllovenisë. 


Fillimi i luftës në Slloveni dhe Kroaci, e detyroi edhe Feimin si shumë shqiptarë që të braktisë jetën e kurbetqarit dhe të kthehet në vendlindje. Pas një kohe të shkurtër, martohet me Elhame Elshanin nga Suhareka dhe u lindin dy djem: Etniku më 1994, Erandi më 1996 dhe vajza, Kosovarja, në nëntor të 1998-ës (katër muaj pas rënies). 
Edhe në vendlindje vazhdoi të merret me punë të ndërtimtarisë, si çdo herë, me punë të rëndë fizike, por gjithmonë i qeshur, i urtë e i palodhshëm. Kur kthehej mbrëmjeve në shtëpi, shpesh herë takohej në odën e burrave me shokët e vëllaut të tij (Rexhepit), i cili vepronte ilegalisht në organizatën Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës. Aty bisedonin së bashku për hallet e popullit dhe zgjidhjen e tyre. Nganjëherë, si mjeshtër i rrallë që ishte i çiftelisë, e merrte dhe ekzekutonte melodi të ndryshme. Shpesh ndodhte kur krijohej atmosferë e zymtë nga bisedat mbi brengat e përgjithshme, Feimi e thente monotoninë e zymtësisë me tingujt e ëmbël të çiftelisë. 
Qëndrimi tij i gjatë në mërgim, puna e vazhdueshme dhe e lodhshme e ndërtimtarit, e kishin shmangur paksa nga rrjedha e mëhershme e veprimtarisë ilegale. Mirëpo tani kur LKÇK-ja kishte hedhur themelet e një organizimi të mirëfilltë politiko-ushtarak, nxiti kurreshtjen dhe interesimin e mjaft bijve të mirë të popullit. Ndër ta është edhe Feimi, i cili interesohet shpesh për pikëpamjet e LKÇK-së, se si e sheh ajo zgjidhjen e çështjes kombëtare, duke u konsultuar me të vëllain. 
Fillimisht si simpatizantë tregon gatishmëri në shpërndarjen ilegale të gazetës ”Çlirimi”, ndërsa me fillet e luftës së armatosur në Kosovë, i vetëdijshëm për rrethanat, me guxim dhe trimëri, pa hezituar fare, ju bashkua njësitit luftarak si anëtar i LKÇK-së. Po në këtë kohë, pra në fillim të majit 1998 kishin rënë heroikisht dy shokët udhëheqës të LKÇK-së, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani, rënien e të cilëve, Feimi e përjetoi si një humbje të rëndë, dhe vazhdimisht theksonte “hakun duhet ta marrim dhjetëfish për shokët”. 
Me marrëveshjen në mes të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe Këshillit të Përgjithshëm të LKÇK-së, njësitet luftarake të cilat ishin organizuar kryesisht nga anëtarë të LKÇK-së, në disa fshatra të Suharekës, hynë në komandën ushtarake të UÇK-së. Pasi që Feimi i njihte mjaft probleme ushtarake, merret me stërvitjen taktiko-fizike, si dhe aftësimin e vullnetarëve liridashës në përdorimin e armëve, të cilët inkuadroheshin në kuadër të njësitit ”Çeliku”, që vepronte asokohe në fshatin Ilirion (ish Dobërdelan). Gjatë kryerjes së kësaj detyre dëshmoi sukses të veçantë dhe njohuri praktike për veprime luftarake. Me konsolidimin e Brigadës 123 dhe rregullimin e niveleve komanduese, në qershor të 1998-ës, për meritat e treguara, Feimi caktohet komandant togu në kompaninë e tretë. 
Në këto momente lufte, kur çdo ditë shtoheshin radhët me luftëtarë të lirisë, shtohej edhe nevoja e armatimit. Dhe, Feimi si njohës i mirë që ishte për llojet e ndryshme të armëve, ngarkohet edhe me detyrën e furnizuesit nga komanda e Brigadës. Ishte fillimi i muajit korrik të vitit 1998 kur Feimi së bashku me një grup të rinjsh nga njësiti “Çeliku” niset në detyrën e caktuar. Në këtë muaj realisht kishte marrë hov zgjerimi i UÇK-së, por edhe betejat e luftës me pushtuesin. Po në këtë kohë, edhe Feimi kishte kaluar nga Dobërdelani në Gllogjan, dhe prej andej kah Rrasa e Zogut në Hoxhaj të Tropojës, fshat në të cilin ishte një bazë armatimi e UÇK-së. Duke qëndruar në pritje për t`u përgatitur me të gjitha pajisjet e nevojshme që kërkonte lufta, më 10 korrik 1998, nga ajo bazë e fshatit Hoxhaj, zbret në Qytetin Bajram Curri, për të blerë një uniformë ushtarake, bashkë me Bashkim Kabashin nga fshati Leshan i Suharekës. Me t’u kthyer nga qyteti rreth orës 16 - 17 të asaj pasditeje, në mes të fshatit Hoxhaj dhe Tropojës, goditen me plumba vdekjeprurës nga një pusi e përgatitur prej agjentëve kriminel të pushtuesit serb. Kjo dorë e zezë kriminale, duke vrarë këta luftëtarë trima, kishte për qëllim të vrasë shumëfish luftën çlirimtare të popullit tonë dhe interesin e përgjithshëm. Qëllimet e tyre të errëta e kobtare, kriminelët gjakatarë, nuk arritën kurrë t’i realizojnë. Luftëtarët i vranë por nuk arritën ta vrasin idealin e tyre, të cilin e vazhduan mijëra luftëtarë e dëshmorë të tjerë, duke rënë në altarin e lirisë, ku tani populli i ka ngritur në piedestalin e dëshmorëve të kombit, duke i mbajtur të gjallë e të pavdekshëm për jetë e mot.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
haxhiu
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1150
Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak
Registration date : 29/06/2008

Lavdi Dëshmorëve të Kombit! Empty
MesazhTitulli: Re: Lavdi Dëshmorëve të Kombit!   Lavdi Dëshmorëve të Kombit! EmptyTue Jul 14, 2009 5:31 pm

VEPRIMTARIA DHE SAKRIFICA SUBLIME E DËSHMORIT, TREGON SE SI LUFTOHET DHE SI VDISET PËR ATDHE
!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Deshmoret i ngisni pasi vdesin ne altarin e lirise ndersa femive te shkretit ia çnjerezoni gruan,vajzat e ma zi pa buke duke bredh rrugeve si majmuna!!!
LAVDI deshmoreve eshte sikurse hymni vdisni per atedhe e vete mshefur e kur te perfundon lufta dilni sikurse buklat nga zgavrat dhe e merrni pushtetin ne dore pa marr parasysh a eshte i roberuar populli api ne liri e njejta gje me sundue e me plaqkitur popullin pa meshire!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Xili
Hero anëtar
Hero anëtar
Xili


Numri i postimeve : 4309
Registration date : 06/04/2008

Lavdi Dëshmorëve të Kombit! Empty
MesazhTitulli: Re: Lavdi Dëshmorëve të Kombit!   Lavdi Dëshmorëve të Kombit! EmptyWed Jul 15, 2009 12:03 am

lavdi te gjithe deshmoreve te kombit
i lehte ju qofte dheu i Shqipetarise se bashkuar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
haxhiu
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1150
Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak
Registration date : 29/06/2008

Lavdi Dëshmorëve të Kombit! Empty
MesazhTitulli: Re: Lavdi Dëshmorëve të Kombit!   Lavdi Dëshmorëve të Kombit! EmptyWed Jul 15, 2009 10:20 am

Nuk ka lavdi ,por duhet nderuar ata e sidomos femit e tyre kjo eshte lavdi e jo ata lavderoi me Lavdi e femit e tuj q.mamen!
Kjo ka qen sllogan e tradhetareve ju vdisni ne lufte e ne bajrakun !Ata qe thone lavdi deshmorev
Mbrapsht në krye Shko poshtë
haxhiu
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1150
Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak
Registration date : 29/06/2008

Lavdi Dëshmorëve të Kombit! Empty
MesazhTitulli: Re: Lavdi Dëshmorëve të Kombit!   Lavdi Dëshmorëve të Kombit! EmptyWed Jul 15, 2009 10:21 am

Ata qe thone lavdi deshmoreve ,duhet mi shti ne lufte qe te vriten sepse keta pisa ne fund po e marrin pushtetin e neve kungjin
Mbrapsht në krye Shko poshtë
haxhiu
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1150
Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak
Registration date : 29/06/2008

Lavdi Dëshmorëve të Kombit! Empty
MesazhTitulli: Re: Lavdi Dëshmorëve të Kombit!   Lavdi Dëshmorëve të Kombit! EmptyWed Jul 15, 2009 10:31 am

RRofte Ahmet Zogu,Rrofte biri zogut Enver Hoxha,RRofte Fadil Hoxha,Rrofte Ibrahim Rugova,Rrofte shoku tito,rrofte Thaqi,rrofte Ali Ahmeti,dhe ja na prunen bashkimin e kombit ska si ma mire !

O secili shqiptar duhet te thuani rrofsha une dhe me shpirt do te luftoi gjere sa ta bashkoi kombin e leni ata qe ja kan qier nuenen popullit e vete kan pasuri me na masakrue ma zi se shkijet!!!!
Secili tregoni per veten e juaj se çka ke kontribue per komb siq e kam cekur une per veten time dhe zoti e edhe populli duhet te na shperblei per punen e jo populli mu tute me na perkrah!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Lavdi Dëshmorëve të Kombit! Empty
MesazhTitulli: Re: Lavdi Dëshmorëve të Kombit!   Lavdi Dëshmorëve të Kombit! Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lavdi Dëshmorëve të Kombit!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» A meritojne me shume familjet e deshmoreve...!?
» Gezuar 5 Majin Diten e Deshmoreve
» GAZA ME PIKËLLIM E PRET BAJRAMIN E DËSHMORËVE
» Krijime nga Adem Berisha
» A ishte Amneti i deshmoreve kosova multietnike(per qka luftu

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: