Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Drejt, hapur, qartë!

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Mariglen Gjoka
Fillestar/e
Fillestar/e
Mariglen Gjoka


Male
Numri i postimeve : 46
Age : 44
Vendi : Athine (Greqi)
Registration date : 14/01/2009

Drejt, hapur, qartë! Empty
MesazhTitulli: Drejt, hapur, qartë!   Drejt, hapur, qartë! EmptyWed Apr 29, 2009 6:35 pm






Drejt, hapur, qartë!




Sot të gjithë betohen se thonë
të vërtetën dhe vetëm të vërtetën. Betohen dhe çfarë të betuari, më një
shenjtëri të përkryer prej jezuiti. Deputetët përgjërohen në betime para
popullit në: çdo fushatë: elektorale; minisistrat, betohen para presidentit;
presidenti betohet para parlamentit, shërbënjësit e (pa) drejtësisë iu betohën
me përulësi paragrafeve të thata e të pagojë të ligjit. Te gjithe bëtëhën, pra.
Edhe instrumentat shurdhuesë të shtypit e të radio TV të shumta betohen në emër
te së vërtetës, bile, unë kam parë edhe një fletushkë, të cilën nuk e lexon
askush, që ka pikërisht këtë emër "zëri i së vërtetës". Të gjithë
betohen për të vërtëtën. Dhe çuditërisht, më saktëi aspak çuditërisht, fare të
qetë e me buzen në gaz, të gjithë gënjejnë
e mashtrojnë paturpësisht, gënjeshtra e mashtirme të perditëshmë sistematike,
të unifikuara si komanda e një ushtrie të-rregullt agresive, e gatshme për
pushtime të reja.



Mashtrimi është diafragma e sistemit
kapitalist, pa të cilën ky sistem nuk mund të funksionojë. Ec e betohu edhe ti,
po deshe, se do të thuash të vërtetën dhe vetëm të vërtetën. Mundim i kotë,
askush nuk do të të bësojë. Njerëzit vetëm sa do të buzëqeshin me qesëndi dhe do të largohen duke tundur
kokën. Nëse dëshiron; të të besojnë sadopak, të lutem mos nxito të betohesh.
Ja, kjo do të ishte një këshillë e urtë për kohërat, që jëtojmë.


Pra, ne nuk po betohemi sërish; Aq më tëpër që
siç e ka thënë dikur poeti kombëtar Dritëro Agolli, komunistët betohen vetëm
një herë: Së pari jemi betuar në gjunjë përpara Flamurit tonë Kombëtar,
solemnisht, me gjakun valë & shpirtin prush nga dashuria e.shenjtë për
atdheun. Me zemrën të flakëniar nga ideali komunist e përsëritën këtë betim,
kur u pranuam në radhët e Partisë së lavdishme të Punës, të themeluar e të
udhëhequrnga Enyeri ynë i madh. S'kishte nder më të lartë për fisnikërinë e njeriut!
Në të dy rastet ka qenë i njëjti Betim: jetën tonë do
t'ia
kushtonim initeresave të larta të atdheut, të popullit e të socializmit.
Këtij betimi do t'i qëndrojmë besnikë, deri në vdekje, pa u
trembur nga vështirësitë, që dalin dhe sakrificat, që na kërkohen: Këtë e kemi
dëshmuar deri më sot dhe do të vazhdojmë të dëshmojmë edhe në të ardhmen, me
vepra konkrete e jo me llafe të bukura.





Sot, me dhimbjet, brengat dhe
hallet e mëdha e të panumërta, që po përjeton vendi ynë, me tragjedinë që po
luhet në kurriz të atdheut e të popullit, kemi doemos nevojë për Enverin, na
zhuriti malli përvëluës për praninë e tij fizike, për mençurinë dhe trimërinë e
tij të pashoqe, për drejtësinë dhe tërë veprën e tij të pavdekshme. Një popull
i tërë po e kërkon Komandantin e vet legjendar. Pret e rënkon populli, kërkon e
gjëmon rinia dhe në ditët me rrebesh e stuhi me siguri do ta gjejë përsëri. Në
të vërtetë Ai këtu ka qenë, brenda nesh, në zemrën e madhe të popullit, në zemrën
e flakë të rinisë, në zemrën e pastër të komunistëve të vërtetë. Dhe
gjithnjë na ka folur me dashurinë e tij
atërore, siç i flet zemra-zemrës, vëllai-vëllait, prindi -fëmijës. Por dikush
është shurdhuar nga majmëria, dikujt
tjetër i është topitur mendja, i është tkurrur zemra apo i ka ikur fare
zeri. Ndodh, pra, edhe kështu.



Jeta është luftë dhe luftë e
rreptë, komplekse, e ashpër, ku të dobëtit rrëzohen, lëvizin rrëshqanthi, zvarriten,
duke lëpirë ate çka të tjerët e pështyjnë. Zhabat nuk bëhen dot shqiponja.
Ditët, që vijnë, do të rjedhin herë të turbullta e me shkumëzim dallgësh, herë
me rryma të fuqishme nëntokësore, por kurrë të qeta e të pandjeshme. Dhe kur,
shumë shpejt, shqiponjat do të ngrihen përsëri në fluturim, kur ato të mos
tremben, nga shtrëngatat, por të sulen mes tyre si shigjetë, atëherë do të
shfaqet si Diell Enveri, me tërë. madhështinë e tij. Për të ndriçuar rrugën e
shqiponjave, për të garantuar shpresën e popullit, për të firmosur fitoren e
proletarëve.



Sistemi, që na sundon me dhunë
e mashtrim, është i padrejtë e amoral dhe aty, ku zotëron padrejtësia, aty nuk
ka vend për drejtësi, e vërteta paguhet shtrenjtë. Si bij të këtij populli dhe
si ushtarë të Enverit, ne nuk jemi as naivë apo euforikë ndaj të ashtëquajturës
"demokraci pluraliste", por as frikacakë e as servilë ndaj pushtetit
realist e të egër të sundimtarëve
tanë. Ne e dimë, ku jetojmë dhe i kemi bërë llogaritë
tona. Si qytetarë që e duam lirinë dhe demokracraë e vërtetë të popullit,
që e
duam Shqipërinë më shumë se jetën tonë, ne do të jemi të sinqertë para popullit
dhe kurdoherë do të flasim drejt, hapur dhe qartë, pavarësisht nga çmimi, që do
të na kërkohet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Drejt, hapur, qartë! Empty
MesazhTitulli: Re: Drejt, hapur, qartë!   Drejt, hapur, qartë! EmptyWed Apr 29, 2009 6:52 pm

shum shkrim i mire,dhe ke thene te verteten!
Shiqo tashe se si te versulen udbashet servilet ,kinse patriot po me bateri!
QE tokat tona po coptohen per qdo dite!
Dhe keta trimat e internetit ne vend qe te mirren me keto gjera kombetare ,te dalin me ide se si ti nadlojme keta tradhtare politikan qe bejne pazar me tokat tona pa e pyetur popullin ,keta mirren jo ky jo ai!
Duke e share patriotet qe kerkojne bashkim dhe kritikojn politiken servile!
Nuk e kam ditur se jemi kesi populli tallava dhe i shkojme tradhtareve servileve mbrapa!
Thote nje fjal popullore siq eshte hoxha eshte xhemati siq eshte xhemati eshte hoxha!
Vetem per ne shqiptaret.
Nje grushte shkije 3% naj murren kosoven kurse ne vetem neper koncerte salla hotele tallava!
Armiqet punojn ne kercejm! Festojm humbjet! fla
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Drejt, hapur, qartë!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Anthology poetical “KORSI E HAPUR” (OPEN LANE” 3
» Kush do te na udhehqte drejt bashkimit
» Letër e hapur Kacelares Merkel nga Astrit Reçka
» Veteranët e Luftës së Kosovës adresojnë letër të hapur Veter
» Sa eshte e drejt?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: