Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Pse Prishtina nuk është ende qytet?

Shko poshtë 
5 posters
AutoriMesazh
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Pse Prishtina nuk është ende qytet? Empty
MesazhTitulli: Pse Prishtina nuk është ende qytet?   Pse Prishtina nuk është ende qytet? EmptyMon May 25, 2009 12:13 pm

Një grumbull me ndërtesa. Ose: Pse Prishtina nuk është ende qytet?

"Në këtë qytet syri fiton një mëvetësi, e cila është e ngjashme me atë të lotit. Dallimi i vetëm është se syri nuk shkëputet nga trupi, por e nënshtron atë plotësisht.

Pas një kohe - në ditën e tretë apo të katërt këtu - trupi fillon ta shoh veten vetëm si bartës të syrit, si një lloj nëndetëse periskopin e saj (...)".
Joseph Brodsky, "Bregdeti i të humburve", shënime për Venedikun

Çdo krahasim i Prishtinës me Venedikun do të ishte sakrilegj, do të ishte lartësim i të neveritshmes përballë të bukurës. Citati i mësipërm i nobelistit rus Joseph Brodsky, ku ai e lavdëron autonominë e syrit derisa shikon Venedikun, në këtë tekst mund të shërbejë vetëm si shembull për të treguar të kundërtën: se ka qytete që s'e meritojnë këtë emër.

Për shembull kryeqyteti i Kosovës - Prishtina. Këtu, në këtë kasaba të kiçit, sytë nuk të pushojnë kurrë po shikuat arkitekturën, rrugët, shtëpitë, ndërtesat e institucioneve. Këtu sytë nuk hapen nga kureshtja, por rrudhen nga neveria.

Çfarë shihet? Një antikulturë ndërtimore pa asnjë rregull, mungesa pothuaj totale e shtetit dhe - mbi të gjitha - mungesa e arsyes, e cila shprehet përmes "urbanizmit familjar" me shtëpi me dy, tri ose gjashtë hyrje (nga një për secilin vëlla, motrat edhe ashtu dikur shkojnë te burri, për to, sipas kësaj logjike të mbrapshtë, nuk ka hise), me një pseudoarkitekturë me fasada të kaltra prej xhami, të cilat simulojnë imazhin e një metropoli, një megapolisi të biznesit.

Para një viti, krejt i pavënw re, në Prishtinë qëndroi arkitekti zviceran me famë botërore Marcel Meili. Atyre ditëve në mediat e Kosovës dominonte një temë: Kushtetuta e re që pritej të miratohej.

Edhe sot politikanët e Kosovës nuk lodhen duke lavdëruar ligjin themelor të shtetit, duke e quajtur atë si më modern në rajon, në kontinent dhe në botë. Thua se shtetkrijimi qenkësh shpikur në Kosovë, thua se këtu, për herë të parë, u shkruajt një Kushtetutë.

I ballafaquar me këtë debat të mërzitshëm Marcel Meili kishte kritikuar një të metë të Kushtetutës së Kosovës, kur kishte thënë se ligjvënësit duhej të përfshinin edhe një nen të veçantë që do të ndalonte fasadat e xhamit. Me këtë humor tepër serioz Meili kishte tërhequr vëmendjen te një defekt serioz i shoqërisë në Kosovë: prirjen për shtirjen e modernitetit dhe urbanitetit.

Guerila pseudourbane

Kjo dukuri është shfaqur sidomos pas vitit 1999 dhe mund të duket edhe sot lirshëm dhe pa konsekuenca pothuaj çdokund në Prishtinë. Dëshironi të ndërtoni një shtëpi në kopsht? Ndërtojeni!

Dëshironi të shtoni një aneks për turshi? Urdhëroni! Keni qejf t'i zgjatni shkallët deri në gjysmë të trotuarit? Vazhdoni punën! Ju pëlqen të ndërtoni lagje të tëra nëpër ara të bukës?

Në këtë qytet të mbrapshtë do t'ju thonë - puna e mbarë! Kjo është gjuha e shtetit dhe institucioneve të tij, të cilat nuk japin prova e dëshmi se synojnë të krijojnë rend urbanistik, por qëmoti janë pajtuar se mjafton të administrohet kaosi, të mos investohet në infrastrukturën e vjetëruar, të vazhdohet me shërbimet komunale pothuaj mesjetare, të mos i ngjitet dora sektorit të shkatërruar të shëndetësisë, të lejohet mospuna e gjyqeve bizantine dhe të pranohet keqfuksionimi i shkollave mediokre.

Kështu Prishtina është shndërruar në një grumbull me ndërtesa, në një mishmash stilesh me skulptura xhami dhe ngrehina betoni. Pra, një biçim-qytet që e tërheq të keqen si me forcë magnetike.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Pse Prishtina nuk është ende qytet? Empty
MesazhTitulli: Re: Pse Prishtina nuk është ende qytet?   Pse Prishtina nuk është ende qytet? EmptyMon May 25, 2009 12:14 pm

Rrjedhimisht tani dhjetë vjet në kryeqytetin e Kosovës mbretëron kjo moto e punës dhe e jetës: shijonë pështjellimin urbanistik, sepse rendi është i tmerrshëm, mbytës! Sepse rendi arkitektonik për këtë "qytet" të humbur me njerëz që e kanë pranuar humbjen do të thotë luks i tepërt kulturor.

Sepse pseudoguerila urbane kurrë nuk mund ta pranojë të vërtetën se përditshmëria e njerëzve që jetojnë në një qytet karakterizohet në pjesën më të madhe nga ndërtimet, nga arkitektura, që na rrethon dhe që përbën kuadrin e nevojshëm brenda të cilit lëvizim. Kështu së paku thuhet në veprën "Historia e arkitekturës së shekullit 20-të" të historianit të artit, arkeologut dhe publicistit gjerman Jürgen Tietz.

Mentaliteti i kolkozit

Kaosi bashkon amatorët. Rrjedhimisht në Prishtinën e turbo-urbanizmit deri më sot nuk ka pasur shans të lërë gjurmë të mira asnjë arkitekt serioz nga bota e jashtme.

Një gjë të tillë nuk e lejon koalicioni me ndërtimtarë të etur për fitime të shpejta, me arkitektë provincialë, pa ambicje dhe shpesh pa ndjeshmëri kulturore dhe me politikanë egoistë.

Ky koalicion i së keqes s'mund të krijojë gjë tjetër përveç se një mentalitet të arkitekturës së kolkozit. Në kuadër të këtij mentaliteti hyjnë edhe planet megalomane për ndërtimin e godinës së operës dhe baletit në Prishtinë.

Siç dihet konkursin tejet jotransparent e ka fituar një arkitekt i panjohur nga Berlini, i cili ishte i njohur vetëm për një grup interesaxhinjsh në Prishtinë. Edhe për këtë arsye Prishtina për një kohë të gjatë nuk do të meritojë emrin qytet, por do të mbesë një grumbull me ndërtesa që të shkakton jo vetëm kokëdhimbje, por edhe sydhimbje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

Pse Prishtina nuk është ende qytet? Empty
MesazhTitulli: Re: Pse Prishtina nuk është ende qytet?   Pse Prishtina nuk është ende qytet? EmptyMon May 25, 2009 12:27 pm

Sepse LDK-ja e ka ne dore pushtetin lokal.

Katastrofe , ani kur i ndegjoj duke thene "Prishtina metropol".

Edhe pak vite ne Prishtine levizja me makina do te jete e pamundur per shkak te mbi popullimit , makinave te shumta , ... nderdesat shumekateshe qe po mbijne si kepurdha pa pike garancioni e as sigurie , rruget e ngushta , ...
Nese ndodh ndonje termet ne Prishtine me permasa te medha demet do te jene te medha (ne njerez dhe materiale) per shkak se jane be shume mbindertime paleje disa me leje(leje permes ryshfetit) , ndertesat qe i permenda pa pike garancioni , sigurie e standarti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Pse Prishtina nuk është ende qytet? Empty
MesazhTitulli: Re: Pse Prishtina nuk është ende qytet?   Pse Prishtina nuk është ende qytet? EmptyMon May 25, 2009 2:39 pm

Nje fshat ne gjermani eshte shume me i bukur se prishtina ,berllogu era e keqe papasteritja rruget e ngushta ,rruget me balte,trishtim pa plan pa parkinge pa uje pa rryme papapa.
Me zi se ne afganistan! fla Turp per politikanet qe para zgjedhjeve premtojn parjsen kurse pas zgjedhjeve naj bin ferrin!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arbeni24
Anëtar
Anëtar
arbeni24


Male
Numri i postimeve : 246
Age : 39
Vendi : Slloveni (Lublan)
Profesioni/Hobi : Biznisman
Registration date : 13/04/2009

Pse Prishtina nuk është ende qytet? Empty
MesazhTitulli: Re: Pse Prishtina nuk është ende qytet?   Pse Prishtina nuk është ende qytet? EmptyWed May 27, 2009 4:06 pm

prishtina nuk esht ende qytet sepse nuk ka ardh detektive me e ndreq hauhauhau se kur te vjen bobobobobo do te ben St.Pauli hauhuahau
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Delia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Delia


Numri i postimeve : 514
Registration date : 13/01/2008

Pse Prishtina nuk është ende qytet? Empty
MesazhTitulli: Re: Pse Prishtina nuk është ende qytet?   Pse Prishtina nuk është ende qytet? EmptyWed May 27, 2009 4:57 pm

Për tu bër Prishtina një qytetë,duhet vetë qytetarët të vetdijsohen dhe ta hjekin bërllogun para dyerve të tyre dhe ta fusin nëpët kontenjera dhe ta gjuajn nga katet ku baojn në rrug se mund që ta lëndojn ndo kend ,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Pse Prishtina nuk është ende qytet? Empty
MesazhTitulli: Re: Pse Prishtina nuk është ende qytet?   Pse Prishtina nuk është ende qytet? Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Pse Prishtina nuk është ende qytet?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» ÇFARË ËSHTË PRISHTINA PËR SHQIPËRINË ?
» Kush është Hasan Prishtina-Polaci
» Kush eshte krenar qe eshte shiptare
» Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ??
» Jeta ne fshat-qytet

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: