Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Platforma e Shqipërisë Natyrale - Koço Danaj

Shko poshtë 
+2
xhiti
valmir9
6 posters
AutoriMesazh
valmir9
Anëtar i ri
Anëtar i ri
valmir9


Male
Numri i postimeve : 141
Age : 33
Vendi : Theranda (Slloveni)
Registration date : 27/03/2009

Platforma e Shqipërisë Natyrale - Koço Danaj Empty
MesazhTitulli: Platforma e Shqipërisë Natyrale - Koço Danaj   Platforma e Shqipërisë Natyrale - Koço Danaj EmptyMon Jun 01, 2009 8:12 pm

Platforma e Shqipërisë Natyrale - Koço Danaj Kocodanaj2

Eshte hartuar Platforma e Shqiperise Natyrale. Pas librave, Shqiperia Natyrale, “Te Denuar te Bashkohemi” dhe “Kryengritja e Pambaruar”, eshte hartuar nje Platforme me e plote per bashkimin e kombit shqiptar. Platforma eshte 200 faqe. Platforma po perkthehet ne serbisht, greqisht, maqedonisht dhe anglisht. Do te botohet ne 100 mije kopje dhe do te promovohet ne Pallatin e Kongreseve ne Tirane.



Bazamenti i Platformës



· Platforma e Shqiperise Natyrale bazohet ne trashegimine pozitive te shqiptareve qysh nga epoka e Skenderbeut dhe pervoja e Lidhjes se Prizrenit. Kuvendi i Lezhes dhe Lidhja e Prizrenit mbeten dy kulme te perpjekjeve te shqiptareve per tu bashkuar.



· Platforma bazohet ne Kuvendin e Vlores i cili shpalli pavarsine e Shqiperise Natyrale dhe jo te Shqiperise qe eshte sot. Shqiperia qe eshte sot eshte produkt i Konferences se Londres 1913.



· Platforma bazohet ne Dokumentet e Konferences se Bujanit te 31 dhjetor 1943 qe shpalli bashkimin e Kosoves me Shqiperine pas perfundimit te Luftes se Dyte boterore.



· Platforma bazohet ne betimin e luftetareve te UÇK ne Kosove, ne trojet e tyre ne IRJM, Lugine e Presheves, i cili bashkimin e trojeve shqiptare e konsideron thelbin e luftes se tyre.



· Platforma bazohet ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise, e cila bashkimin e Shqiptareve e konsideron si nje aspirate te ligjshme dhe shekullore. Ne Preambulen e saj thuhet se: Ne, Populli i Shqipërisë... me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar..... Sanksionimi në Kushtetutën e Shqipërisë i të drejtës për bashkim kombëtar, miratimi i kësaj të drejte me Referendum Popullor, pranimi i saj edhe nga ekspertët ndërkombëtarë të Komisionit të Venecies dhe se fundi nga ekspertet e NATO, përbën themelin mbi të cilin mund dhe ka nevojë të ndërtohet arkitektura e përfundimit të mosionit te pambaruar së shqiptarëve .



Pse tani kjo Platformë


· Sepse shqiptaret e kane te pambaruar misionin e tyre kryesor, te pambaruar. Kryengritja e shqiptarëve në vitet 1911-1912 mbeti një Kryengritje e Pambaruar. Pavarsia e Shqipërisë, u njoh dhe realizua si e tillë, vetëm në një pjesë të teritorit shqiptar. Pjesët e tjera të hapsirës shqiptare mbetën apo u aneksuan nga shtete të tjerë.



· Lufta e quajtur nacional-çlirimtare përgjatë luftës së dytë botërore, mbeti e pambaruar. U realizua vetëm një pjesë e saj, që kishte të bënte me nocionin «çlirimtare», por mbeti pa u realizuar pjesa që kishte të bënte me nocionin «nacionale». Më shumë se gjysma e nacionit (kombit) mbeti jashtë kufijve të Shqipërisë.



· Kryengritja e shqiptarëve në Kosovë që mori hov në fillimvitin 1998, mbeti e Pambaruar. Ajo realizoi vetëm shkëputjen e Kosovës nga Sërbia, duke mos realizuar akoma pjesën e dytë të saj, që është bashkimi me Trungun kombëtar me Shqiperine.



· Të njëjtin fat pësoi edhe Kryengritja e shqiptarëve në Maqedoni ne vitin 2001. E nisur si çlirim kombëtar ajo përfundoi me liri dhe të drejta për shqiptarët duke pranuar një shtet tjetër si atdhe të shqiptarëve dhe duke u rreshtuar në radhët e para të mbrojtjes së këtij shteti.



· Përfundimi i misionit nga elita politike shqiptare në trekëndëshin Tiranë - Prishtinë - Tetovë ka një taban të fortë mbështetës historik, por është edhe nocion europeist.



Cili është tabani historik mbështetës?




Përgjatë afër një shekulli, shqiptarët festojnë si Ditë të Pavarsisë së tyre, 28 Nëntorin e vitit 1912. Ndërkaq, kufijtë administrativë u përcaktuan më vonë në Konferencën e Londrës, në korrik 1913, e cila me vendimet e saj, e ndau ne pese pjese.



Pavarsisht se bashkësia ndërkombëtare nuk e njohu 29 nëntorin 1912 dhe kufijtë e Shqipërisë i caktoi në 29 korrik 1913, shqiptarët kanë festuar dhe vazhdojnë të festojnë vetëm 1912. Eshtë një mospranim në heshtje, por gjithsesi është i tillë.



Platforma e Shqiperise Natyrale eshte hartuar tani duke marre parasysh realitetin politik rajonal Ne momentin e tanishem, fuqite e medha jane duke riparuar gabimet e bera prej tyre ndaj popujve te Ballkanit, dhe vecanerisht ndaj shqiptareve.



Ja disa nga riparimet e gabimeve te fuqive te medha:




· Mali i Zi rifitoi pavarsine e cila i ishte mohuar perdhunshem nga Konferenca e Versajes e vitit 1919.



· Bosnja fitoi pavarsine e cila ju mohua nga Konferenca e Versajes e vitit 1919.

· Ajo merr parasysh ne faktin se ne mjediset politike dhe qeverisjet demokratike rajonale, nuk ka tema tabu midis te cilave edhe ato qe kane te bejne me thelbin e kombeve.



· Platforma e Shqiperise Natyrale analizon dhe merr parasysh, ndryshimet ne gjeopolitiken rajonale, ndryshime qe shkojne ne favor te kombit shqiptar, rirregullimet e thyerjeve te se kaluares konfliktuale dhe riparimet e tyre nga vete fuqite e medha.



Cilat jane mjetet e realizimit te Shqiperise Natyrale?




· Mjetet e realizimit te Shqiprise Natyrale jane dialogu dhe debati demokratik.



· Shqiptaret pergjate nje shekulli kane derdhur aq shume gjak sa mund te bejne disa Shqiperi. Prandaj nuk ka me nevoje per gjak. Platforma mbeshtetet ne sentencen: Dialog me kedo, Dialog per gjithshka, pa vendosur fillimisht per ndonje gje.



Sot kur forca e se drejtes ka marre perparesi mbi te drejten e forces, sot eshte moment qe shqiptaret duhet te kerkojne te drejtat e tyre kombetare. Per kete arsye ne Platforme i jepet perparesi debatit, dialogut, respektimit te thelbit te demokracise qe eshte vetvendosja e popujve dhe vecanerisht nevoja e referendumit popullor.



Marrdheniet me fqinjet



· Platforma argumenton qe askush nga fqinjet nuk duhet te trembet nga Shqiperia Natyrale. Nacionalizmi shqiptar qe respekton kulturen dhe traditat e fqinjeve, nuk eshte gje tjeter vecse nacionalizem i bukur, i deshirueshem, i padebatueshem, i domosdoshem per stabilitetin rajonal.



· Platforma argumenton tezen se Shqiperia Natyrale eshte nje nocion progresist dhe duke qene e tille, progresist do te jete edhe realiteti i saj i neserm.



Pertej bindjeve politike eshte vetem Shqiperia Natyrale




· Shqiperia Natyrale kërkon nje bashkim te ri, te panjohur me pare nga shqiptaret. Por nuk e kerkon kete bashkim per pushtet, por per komb dhe shtet. Kombi dhe shteti kerkojne bashkime pertej bindjeve politike. Pertej te majtes apo te djathtes, pertej shoqatave apo grupacioneve politike qendron vetem Shqiperia Natyrale. Pushteti dhe rotacioni i tij kane nevoje vetem me debate alternativash politike te partive te ndryshme.



· Partizanet e Shqiperise Natyrale nuk kane mall dhe as nostalgji per Ahmet Zogun, por per mijra perkrahes te tij, nuk kane mall dhe nostalgji per Enver Hoxhen, por per mijra mbeshtetes te tij, nuk kane nostalgji dhe nuk i merr malli per Mitat Frasherin, por per mijra mbeshtetes te tij. Nuk i merr malli per Xhaferr Deven, por per mbeshtetesit e tij. Nuk i merr malli per Fadil Hoxhen, por per mbeshtetesit e tij. Atyre ju intereson, Shqiperia Natyrale, bashkimi i te gjalleve, prandaj edhe respektojne mitet e vdekura te tyre. Mesimin e historise, ata e duan per te rregulluar gabimet e te sotmes dhe per te garantuar te ardhmen pa gabime te kombit te tyre.



Cfare synon Shqiperia Natyrale?




Shqiperia Natyrale synon shndërrimin e kombit shqiptar nga zjarrfikes sic eshte sot ne paqeberesin kryesor te rajonit te Ballkanit. Paqja dhe stabiliteti rajonal ka nevoje per paqeberes dhe jo per zjarrfikes. Ti lesh kombit shqiptar rolin e zjarrfikesit do te thote se parashikon zjarre te tjere ne rajon.



Shqiperia natyrale ka nevoje per nje Londer - 2




· Ne Platforme argumentohet nevoja e nje Konference nderkombetare Londer-2 per te riparuar gabimet e Londres-1 mbi kombin shqiptar, gabime qe i pranojne vete fuqite e medha boterore.



· Sot mbi kombin shqiptar ushtrojne fuqine e tyre juridike disa marreveshje nderkombetare te cilat asesi nuk jane natyrale. Ato kane mbetur artificiale.

- Marreveshja e Londres 1913.

- Marreveshja e Versajes 1919,

- Marrveshja e Jaltes 1945

- Marreveshja e Rambujese 1999,

- marreveshja e Kumanoves 1999.

- Marreveshja e Konculit 2001,

- Marreveshja e Ohrit 2001.

Shtate Marreveshje per nje komb!!!



Me ane te ketyre Marreveshjeve, fuqite e medha krijuan nje rajon artificial me emrin Ballkan. Artificialiteti i rajonit solli me vone edhe emertimin politik Ballkani - fuçi baruti.



Krijesat më artificiale të këtij rajoni ishin dy:




· Formimi i mbretërisë sërbo-kroato-sllovene, të quajtur më vonë Jugosllavi ishte krijesa e parë artificiale.

· Dhe Shformimi i kombit shqiptar duke e pjestuar për pesë ishte krijesa e dytë artificiale e rajonit. Ndërsa shformimi i Jugosllavise ishte hapi i pare i kalimit nga artificialiteti në natyralitet.



· Krijimi i 6 shteteve të përhershme dhe një shteti të përkohshem si Kosova eshte faza e parë e shndërrimit te rajonit të Ballkanit nga artificial ne natyral. Shpërbërja e dhunshme e saj që arriti kulmet në luftën ndëretnike në Bosnjë dhe në gjenocidin sërb ndaj shqiptarëve të Kosovës shpjegohet sa me karakterin ultranacionalist të shtetit sërb, aq edhe më sedrën e sëmurë politike të disa fuqive të mëdha, të cilat e patën të vështirë të pranonin se krijesa e tyre me emrin Jugosllavi ishte një dështim.



· Faza e dytë eshte unifikimi i kombit shqiptar qe ka përbërë deri më sot artificialitetin e dyte madhor te rajonit. Kjo fazë tashme po përfundon aktin e parë madhor të saj që është shteti i përkohshëm shqiptar i Kosovës. Shqiperia Natyrale ka nevoje per nje Konference Nderkombetare. Por ajo nuk duhet te jete e llojit

- Rambuje,

- Koncul,

- Oher etj

te cilat vetem sa e kane arnuar kombin shqiptar. Rajoni ku kombi shqiptar luan rolin kryesor ka nevoje per riformatim, dhe jo per arnim. Prandaj, vetem nje Konference nderkombetare qe do ti afrohet problematikes se rajonit ne menyre teresore, mund ta realizoje kete. Kjo Konference duhet te jete e ngjashme per nga marrja e vendimeve me Konferencen e Londres 1913.



Cfare do te thote Shqiperi natyrale?




Shqiperi natyrale do te thote, mirqenie, dinjitet, qetesi dhe stabilitet ne rajon. Ato ne ua kemi borxh femijeve, niperve dhe mbesave tona. Prandaj ne emer te tyre dhe jetes se tyre le ta bejme ate Shqiperi Natyrale do te thote sa me pak greke, maqedonas, Italian, turq me origjine shqiptare dhe sa me shume shqiptare me mentalitet europian. Prandaj ne emer te shqiptareve me mentalitet europeiste le ta bejme sa me pare Shqiperine Natyrale.



Fazat e formimit te Shqiperise Natyrale




Formimi i Shqiperise Natyrale duhet te kaloje neper disa faza:



· Faza e pare eshte ndermarrja nga Presidenca e Republikes se Shqiperise se procedurave te bashkimit bazuar ne Kushtetuten e Shqiperise. Kushtetuta nuk diskutohet, ajo eshte e detyrueshme per tu zbatuar. Ne kete, Presidenti i Shqiperise dhe ai i Kosoves bashkedrejtojne Keshillin e te Urteve me dijetare dhe eksperte te te gjitha fushave.



· Faza e dyte duhet te jete krijimi i Konfederates Shqiperi - Kosove dhe e drejta e referendumit. Njekohesisht duhet te zhvillohet edhe kerkesa per federalizimin e Maqedonise - Faza e fundit duhet te jete bashkimi ne nje shtet te vetem i cili do te kete disa pakica etnike brenda teritorit te tij, ashtu sic do te kete disa pakica kombetare jashte teritorit te Shqiperise natyrale.



· Ne ndihme te zbatimit te fazave te mesiperme, pas Publikimit te Platformes, do te krijohet Komiteti i Shqiperise Natyrale si shoqate demokratike me pjesmarrjen ne gjirin e tij te shqiptareve nga gjithe kombi shqiptar. Komiteti do te marre persiper, argumentet, propaganden dhe popullarizimin e Shqiperise Natyrale ne hapsiren e kombit shqiptar mbi bazen e dialogut dhe debatit demokratik. Deviza kryesore e veprimtarise se Komitetit do te jete:

· Po nuk u bashkuam sot, do të sodisim shpërbërjen kombëtare nesër! Bashkimi ndërshqiptar është europeizëm siç ështe paqe dhe stabilitet rajonal.



· Shënim


Platforma do të botohet me ndihmat vullnetare të të gjithë shqiptarëve që e duan atë.



Me respekt

Koço Danaj - Doktor i shkencave politike

Drejtor i Institutit për Prognoza Rajonale

Tiranë - 31 Maj 2009
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 63
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Platforma e Shqipërisë Natyrale - Koço Danaj Empty
MesazhTitulli: Re: Platforma e Shqipërisë Natyrale - Koço Danaj   Platforma e Shqipërisë Natyrale - Koço Danaj EmptyMon Jun 01, 2009 8:39 pm

Po ide e mire ,po kesi ide kishin dhe kane shume organizata ilegale dhe legale.
PO asgje deri tashe nuk u arrit!
Per platforma kishim nuk eshte kjo e fundit.
Po pa u bashkue kokat politike kombetare patriotike.
Dhe ti thojne jo servileve tradhtareve dhe ti largojne nga politika nuk ka bashkim,kjo do te jet vetem nje deshire sikur shume deshira te kahmotshme me shekuj te shume patrioteve shqiptare.kesi Platforma kishte edhe ne shekujt e mehershem po te gjitha deshtuan sepse ne politik erdhen te ndegjueshmit tradhtaret servilet e evropes.Edhe fan Noli edhe Ismail Qemajli edhe Isa Boletini kishin kete qellim .
PO deshtuan te gjithe sepse vendin e tyre ne politik e zunen ishe tradhtaret bashkpunetoret antikombetare.Dhe keta i larguan nga shtei atdheu.Dhe vendin e tyre e zunen Ahmet zogat Hesat pashe Toptanat si ne shqiperi se ne kosove.
Edhe kjo platforme dote jet vetem deshire.
vetem nje levizje e pergjithshme popullore anembane trojeve shqiptare do tja lekund themelet kesaj politike servile antishqiptare ne te tri anet e vendit.
Dhe kure te bashkohen te gjitha levizjet te gjitha kokat patriotike ne nje koke ateher mund te ndodhe mrekullia.
Siq nuk beri deri tashe asgje as FBKSH-AKSH nuk dote bene as Koqo danaj duke i pas parasysge keto qe i permenda.
Duhet pune vullnet seriozitet se me letra e me shkrime kurre nuk jemi bashkue dhe nuk dote bashkohemi.
Uroi qe njehere e pergjithmone shqiptaret te vetdijesohen .
Dhe njehere duhet larguar nga pushteti sali berishoviqat sejdioviqat negjatoviqat e viqat tjere ,planin e Ahrtisarit kete kushtetut multietnike antishqiptare tani te shofim. fla
Mbrapsht në krye Shko poshtë
valmir9
Anëtar i ri
Anëtar i ri
valmir9


Male
Numri i postimeve : 141
Age : 33
Vendi : Theranda (Slloveni)
Registration date : 27/03/2009

Platforma e Shqipërisë Natyrale - Koço Danaj Empty
MesazhTitulli: Re: Platforma e Shqipërisë Natyrale - Koço Danaj   Platforma e Shqipërisë Natyrale - Koço Danaj EmptyMon Jun 01, 2009 10:10 pm

xhiti mir e ki po ndegjo...

Ne krejt trojet shqiptare ne skenen politike po mbahet ne politik kunder apo pa kurqfar vizioni per bashkim, pra ata punojn per qato qka kan per karrik e keshtu. Ata nuk e kan dert ku esht molla kuqe atynve i intereson parja dhe kurgjo tjeter.

Pra krejt keto organizata do te egizstojn per tja ndryshuar mendjen popullit per mos mei perkrah keta, edhe ket gje levizja Vetevendosje esht ka e ber shum mir, ky organizacion thot "jo" gjdo dit ndonje send qe vjen nga plani ahtisarit, ose naj lider nderkombetar...

Edhe nje pytje interesante, qka kish ndodh ne rast se do te ket nje referendum te Kosove? Un mendoj se nuk do ta perkrahin krejt 100% bashkimin sepse Thaci disa tjerve ju ka fut "kosovarizmin" ne gjak edhe flamurin e ri.

Edhe dje kur e hapen tunellin ne Kalimash dyt, Berisha dhe Thaci e keqperdoren fjalen "Bashkimi Kombetar" edhe kjo esht nje minus per bashkim kombetar te vertet sepse populli mendon se pernime jemi bashkue.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Platforma e Shqipërisë Natyrale - Koço Danaj Empty
MesazhTitulli: Re: Platforma e Shqipërisë Natyrale - Koço Danaj   Platforma e Shqipërisë Natyrale - Koço Danaj EmptyMon Jun 01, 2009 10:16 pm

Po valmire xhiti me ven e ka!
keta kane tradhtue interesat e shqiptareve.Dhe tashe para zgjedhjeve dalin ne preurimin e nje tuneli qe ska lidhje me bashkim te kombit.Ajo eshte nje magjistrale qe ne gjermani serbi kroaci eshte normale.keta e rritin me mashtrue popullin qe ti fitojn zgjedhjet.Dhe disa ketu si ky Agim Qeni bene propagand se u bashkuam fituam me hutu popullin,qe mos te leviz.
Albini keta e shajne se albini ja ka qjerr marret tradhtit.Dhe tashe e izolojne kercenojne dhe bile i thojne shpijun serbe.
qfare marrina .
keta jane vet shpijun serbe.
Albini nuk pranon kete status as kete flamure as kushtetut!
Po shuem nuk pranojne se kosova seshte shtet po koloni e eulex unmik dhe sundojne te huajt dhe serbet-serbija.
keta rrejne
Po pulli eshte si dhent kushe fiton me ty jam. fla
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Platforma e Shqipërisë Natyrale - Koço Danaj Empty
MesazhTitulli: Re: Platforma e Shqipërisë Natyrale - Koço Danaj   Platforma e Shqipërisë Natyrale - Koço Danaj EmptyMon Jun 01, 2009 10:17 pm

Po valmire xhiti me ven e ka!
keta kane tradhtue interesat e shqiptareve.Dhe tashe para zgjedhjeve dalin ne preurimin e nje tuneli qe ska lidhje me bashkim te kombit.Ajo eshte nje magjistrale qe ne gjermani serbi kroaci eshte normale.keta e rritin me mashtrue popullin qe ti fitojn zgjedhjet.Dhe disa ketu si ky Agim Qeni bene propagand se u bashkuam fituam me hutu popullin,qe mos te leviz.
Albini keta e shajne se albini ja ka qjerr marret tradhtit.Dhe tashe e izolojne kercenojne dhe bile i thojne shpijun serbe.
qfare marrina .
keta jane vet shpijun serbe.
Albini nuk pranon kete status as kete flamure as kushtetut!
Po shuem nuk pranojne se kosova seshte shtet po koloni e eulex unmik dhe sundojne te huajt dhe serbet-serbija.
keta rrejne
Po pulli eshte si dhent kushe fiton me ty jam. fla
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Teuta.Gjika
Anëtar i ri
Anëtar i ri
avatar


Female
Numri i postimeve : 145
Age : 39
Vendi : Mitrovice
Profesioni/Hobi : "Shqiperine e mori turku, i vu zjarr. Shqipetar, mos rri, po duku, shqipetar!
Registration date : 13/05/2008

Platforma e Shqipërisë Natyrale - Koço Danaj Empty
MesazhTitulli: Re: Platforma e Shqipërisë Natyrale - Koço Danaj   Platforma e Shqipërisë Natyrale - Koço Danaj EmptyTue Jun 02, 2009 12:32 am

Mua me duket se Koco Danaj nenvlereson antishqiptarizmi i fqinjeve dhe shpreson pa baza ne realitet se ata (pushtuesit dhe kolonizatoret) do te pranojne te behen dialog me shqiptaret. Prej kesaj del gabimi ne zgjedhjen e mjeteve. Nje shoqate - Komiteti i Shqiperise Natyrale - nuk mund te zgjedh problemin kolonial shqiptar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Platforma e Shqipërisë Natyrale - Koço Danaj Empty
MesazhTitulli: Re: Platforma e Shqipërisë Natyrale - Koço Danaj   Platforma e Shqipërisë Natyrale - Koço Danaj EmptyTue Jun 02, 2009 11:10 am

gja ska prej platforme e shofim!
vetem me ba karier mundohen shqiptaret emer me ba!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Platforma e Shqipërisë Natyrale - Koço Danaj Empty
MesazhTitulli: Re: Platforma e Shqipërisë Natyrale - Koço Danaj   Platforma e Shqipërisë Natyrale - Koço Danaj EmptyTue Jun 02, 2009 7:12 pm

DO BEHEJ DIQKA PO TE SHOFIM
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

Platforma e Shqipërisë Natyrale - Koço Danaj Empty
MesazhTitulli: Re: Platforma e Shqipërisë Natyrale - Koço Danaj   Platforma e Shqipërisë Natyrale - Koço Danaj EmptyTue Jun 02, 2009 7:53 pm

Shpresoj qe kjo platforme te jete Bibla dhe Kurani i çdo shqiptari/shqiptareje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Platforma e Shqipërisë Natyrale - Koço Danaj Empty
MesazhTitulli: Re: Platforma e Shqipërisë Natyrale - Koço Danaj   Platforma e Shqipërisë Natyrale - Koço Danaj Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Platforma e Shqipërisë Natyrale - Koço Danaj
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» ALN: Hartohet Platforma e Shqiperise Natyrale -KOCO DANAJ
» Sa e duam Shqipërin Natyrale?!
» Kryengritje e pambaruar... Koço Danaj
» U hartua Platforma e Shqiprisè natyrale
» BRENDA SHQIPËRISË NATYRALE, NUK KA AS EDHE NJË PËLLËMBË TË T

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: