Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Serbia po e shtyn Luginën e Preshevës drejt Kosovës

Shko poshtë 
3 posters
AutoriMesazh
kacimix
Anëtar i ri
Anëtar i ri
kacimix


Male
Numri i postimeve : 104
Age : 46
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Sporti , Muzika
Registration date : 26/10/2008

Serbia po e shtyn Luginën e Preshevës drejt Kosovës Empty
MesazhTitulli: Serbia po e shtyn Luginën e Preshevës drejt Kosovës   Serbia po e shtyn Luginën e Preshevës drejt Kosovës EmptySat Jul 18, 2009 5:54 pm

Kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa ka akuzuar pjesëtarët e xhandarmerisë serbe se, në mënyrë brutale po hyjnë në shtëpitë e shqiptarëve në Komunën e Preshevës dhe po i maltretojnë madje edhe fëmijët e vegjël.
"Nëse vazhdojnë aksionet brutale të xhandarmerisë, secili oborr dhe shtëpi në Preshevë dhe rrethinë do të jenë të hapur, pasi nuk dëshirojmë që ata të thyejnë dyert dhe dritaret për të hyrë. Çdo gjë do të jetë e hapur dhe në disponim të tyre”, ka thënë Mustafa, transmeton agjencia Fonet.

Mustafa po ashtu është shprehur se, “nuk do të ketë arsye që pushteti lokal të punojë, nëse vazhdon ky represion”. "Do të hapim godinën e Kuvendit dhe institucioneve të tjera, dhe le ta vendosë policia dhe xhandarmeria pushtetin e vet. Ne nuk do të jemi pjesë e kësaj”, është shprehur ai.

“Në situatën kur xhandarmeria në mënyrë brutale futet në shtëpitë e njerëzve, dhe maltreton madje edhe fëmijët e vegjël, nuk kemi çfarë të themi tjetër pos që - nëse vazhdon kjo gjë - do të tërhiqemi nga organet zyrtare të pushtetit komunal”, ka thënë Mustafa.

Sipas tij, gjëra të tilla kanë ndodhur gjatë dekadës së kaluar në Kosovës. "Policia njësoj është sjellë edhe në Kosovë, dhe e dimë se çfarë ka ndodhur atje. Serbia e ka humbur Kosovën. Mos në këtë mënyrë po e shtyn edhe Luginën e Preshevës drejt Kosovës”, ka pyetur ai.

Mustafa po ashtu ka vlerësuar se, është problem i madh që përfaqësuesit e pushtetit lokal nuk mund të arrijnë deri të përfaqësuesit e Qeverisë së Serbisë. "Askush nuk flet me ne – vetëm në gazeta lexojmë deklaratat e tyre. Këtu ekziston një problem i madh dhe dikush duhet të flasë me njerëzit, të shohim si ta zgjidhim atë”, është shprehur ai. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
haxhiu
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1150
Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak
Registration date : 29/06/2008

Serbia po e shtyn Luginën e Preshevës drejt Kosovës Empty
MesazhTitulli: Re: Serbia po e shtyn Luginën e Preshevës drejt Kosovës   Serbia po e shtyn Luginën e Preshevës drejt Kosovës EmptySun Jul 19, 2009 12:00 am

Te dashure shqiptar ,po zbatohet rezuluta 1244 qe vete komandantet e uçk e nenshkruan,dhe a kan te drejte luftetaret te revoltohen e ta djegin qeverin,une them se kan te drejte nese vertete kan qen luftetar dhe Ramush Haredinaj duhet tu prij se ka bugjet!!!Ndryshe luginen e Presheves jo ne kosove por siq po shihet me shengen vizat edhe shqiperi po kufiri e per shqiptar deti adriatik ruga drejte permbysjes kete e kam thene ate dite kur pala shqiptare e nenshkroi kete tradheti rezuluten e Rambujes
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Serbia po e shtyn Luginën e Preshevës drejt Kosovës Empty
MesazhTitulli: Re: Serbia po e shtyn Luginën e Preshevës drejt Kosovës   Serbia po e shtyn Luginën e Preshevës drejt Kosovës EmptyMon Aug 03, 2009 11:55 pm

Relativisht shpejt do te Bashkohemi, te gjitha trojet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Serbia po e shtyn Luginën e Preshevës drejt Kosovës Empty
MesazhTitulli: Re: Serbia po e shtyn Luginën e Preshevës drejt Kosovës   Serbia po e shtyn Luginën e Preshevës drejt Kosovës Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Serbia po e shtyn Luginën e Preshevës drejt Kosovës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Te votojm per Bashkim Kombetar - Levizja per Bashkim
» Thaci: Serbia, pergjegjesi per demin ndaj Kosoves
» Qeveria e Kosovës nuk çan kokën për kufijtë e Kosovës
» Kosova ka obligim,tè mbroj Luginen e Preshevesè
» Serbia po e tepron!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: