Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 HAFIZ SELIM YVEJSI (1913-2001)

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 73
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

HAFIZ SELIM YVEJSI (1913-2001) Empty
MesazhTitulli: HAFIZ SELIM YVEJSI (1913-2001)   HAFIZ SELIM YVEJSI (1913-2001) EmptySun Aug 02, 2009 11:08 am

Mexhid YVEJSI, Gjakovë

HAFIZ SELIM YVEJSI
(1913-2001)

Hafiz Selim Yvejsi rrjedh prej një familje të vjetër gjakovare, një familje intelektuale, e cila ndër shekuj, brez pas brezi ishte bartëse e jetës arsimore, edukative, kulturore, fetare dhe atdhetare në Gjakovë, në Kosovë …
Stërgjyshi i tij, Myderriz Yvejs Efendiu, me prejardhje nga Shkodra, prej të cilit vjen mbiemri Yvejsi, ka qenë Myderrizi i parë i Medresës së Madhe të Gjakovës, që ishte drita e Kosovës…
Hafiz Selim Yvejsi është i biri i Mulla Abdurrahimit. Lindi në Gjakovë, më 4 maj 1913. Ishte më i vogli prej katër vëllezërve, që të gjithë hoxhallarë: Myderriz Tahir Efendiu (1898-1984), Mulla Ragibi (1900-1984), Hafiz Hysniu (1910-1954) dhe Hafiz Selimi(1913-2001). Edhe babai i tyre, Mulla Abdurrahimi, ishte vëllau i katër vëllezërve, të gjithë hoxhallarë. Pra , ky duket një rast i rallë, ndoshta i pa parë, në dy brezni - tetë hoxhallarë…! Por, ku do Zoti – çdo gjë bëhet.
Mësimet e para i kreu në mejtepin e “Halil Efendisë”, në Gjakovë. Në moshën 14 vjeçare, me një shok të vetin, Xhafer Bokshi, djali i burrit të njohur në Gjakovë, Ahmed Bokshi, shkuan në Prizren, për të mësuar hivzin tek dijetari i njohur Hafiz Kemal Kajserliu.
Brenda dy vjetësh, dy djemt e ri nga Gjakova, Selim Yvejsi dhe Xhafer Bokshi, e mësuan Kur’anin e Shenjtë përmendësh në Prizren, tek Hafiz Kemal Efendiu…
Kur u kthyen në Gjakovë, ylematë e vjetër organizuen pritjen e dy hafizëve të ri me ceremoni, në Xhaminë e Hadumit…
Hafiz Selim Yvejsi, pasi u kthye nga Prizreni, u regjistrue në Medresenë e Madhe të Gjakovës, ku diplomoi më 1938, pranë myderrizit më të njohur të Gjakovës, Hafiz Fahri Ef. Iljazit
Hafiz Selim Efendi Yvejsi i shërbeu popullit për më se gjysmë shekulli, si imam, predikues e mësues në disa nga xhamitë e Gjakovës, si në Xhaminë e Haxhi Ymerit, të Mahmud Pashës, të Sefës, Mulla Jusufit, të Sofës etj.
Një prej nxënësve të tij, që vlen të përmendet , ka qenë edhe prof. Nexhat Nahi, i biri i Myderrizit, Hasan Efendi Nahi, (1905-1991), përkthyesi i Kur’anit në gjuhën shqipe.
Në dokumentet sekrete të Beogradit, të publikuara nga dr.Hakif Bajrami, ndër hoxhallarët që e penguen shpërnguljen e shqiptarëve nga Gjakova, nga Kosova, përmendet edhe emri i Hafiz Selim Yvejsit, ku ndër të tjera thuhej:
“Mulla Selimi kundërshtoi shpërnguljen…”
Hafiz Selim Yvejsi ishte një hoxhë i ditur, pedant, bashkohor, orator, guximtar, atdhetar, ndër të parët në Gjakovë, në Kosovë, që e filloi, e praktikoi përdorimin e gjuhës shqipe në shërbimet fetare. Ka qenë më i riu prej hoxhallarëve të vjetër, ylemave të moçëm, por erdhi dita kur u plak dhe ishte më i vjetri prej të rinjve…!
Ishte i vetmi prej ylemave të vjetër të Gjakovës që kapërceu në mijëvjeçarin e tretë, duke përjetuar edhe luftën e vitit 1998-1999, por nuk e lëshoi Gjakovën, nuk e lëshoi Kosovën, deri sa mbylli sytë në Gjakovë, moshën 88 vjeçare, me 16 maj 2001.
Do të kujtohet për një kohë të gjatë, prej besimtarëve e qafirëve, si një hoxhë i ditur, i ndritur, arsimdashës, predikues, orator me një fjalor bashkohorë dhe më zë të bukur…
U varros me 17 maj 2001, me nderime të mëdha, ku morën pjesë në përcelljen e fundit shumë qytetarë, shejhlerë e hoxhallarë, jo vetëm të Gjakovës, por nga të gjitha anët e Kosovës…!

Mexhid YVEJSI, Gjakovë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

HAFIZ SELIM YVEJSI (1913-2001) Empty
MesazhTitulli: Re: HAFIZ SELIM YVEJSI (1913-2001)   HAFIZ SELIM YVEJSI (1913-2001) EmptyMon Aug 03, 2009 1:14 am

Po lej haxhit dhe hoxhallaret o Mexhid po shiko kujtoje Deshmoret se ka djem qe kane rene ne lule te rinise dhe duhet kujtuar te pakten mos u mer me Anadoll lal gabim eshte, e mbushe Forumin me tema per haxhillare e me Hoxhallare e Efndi e krejt Gabel po sjemi ne Turqi nuk dua te te fyej por nuk e dij pse kaq simpati te madhe per gjith keto njerez te panjohur jame i bindur qe nuk i din se sa Deshmore kane rene ne Komunen e Gjakoves se sa i dine sa Hoxhallare e Fodull te Anadollit kane vdekur, qe asgje skane bere per token Meme Shqiperine
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
HAFIZ SELIM YVEJSI (1913-2001)
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» PËRKUJTIM: NË 100 VJETORIN E LINDJES - HAFIZ SELIM EF. YVEJS
» MULLA SELIM SELIM (1978-1998)
» DY LIBRA NGA MEXHID YVEJSI
» Shtypi shqiptar në 1913-ën, në mbrojtje të Kosovës
» Ngjarjet historike 1913-1944 në Kosovë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: