Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 DR.REXHEP KRASNIQI (1906-1999)

Shko poshtë 
4 posters
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 73
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

DR.REXHEP KRASNIQI (1906-1999) Empty
MesazhTitulli: DR.REXHEP KRASNIQI (1906-1999)   DR.REXHEP KRASNIQI (1906-1999) EmptyMon Oct 05, 2009 12:05 am

DR.REXHEP KRASNIQI (1906-1999) U1_RexhepKrasniqiDr. Rexhep Krasniqi
(1906-1999)

Nga Mexhid YVEJSI, Gjakovë

Prof.dr. Rexhep Krasniqi, një figurë e shkëlqyeshme shqiptare, me prejardhje gjakovare, ka lënë gjurmë të pashlyeshme në çështjen kombëtare.
Ka qenë Kryetar i Kuvendit Shqiptar, Drejtues i Arsimit Kombëtar, doktor i shkencave historike, luftëtarë për Shqipninë Etnike...

Rexhep Krasniqi lindi në vitin 1906, në Gjakovë. Qysh si fëmi, në moshë të njomë, mbeti jetim pa babë, pa nonë. Nona i vdiq në vitin 1908, kur Rexhepi ishte dy vjeçar, ndërsa babai, Hoxhë Deda, ndrroi jetë në vitin 1914, kur djaloshi Rexhep ishte 8 vjeçar...
Rexhep Krasniqi u rritë, mbasi i vdiqën prindët, nën kujdesin e Bajram Currit, në shtëpinë e tij, në Malësi të Gjakovës....
Mësimet fillestare ia nisi në Gjakovë, kurse i përfundoi në Shkodër. Në vitin 1920, Bajram Curri e përcolli Rexhep Krasniqin nga Shkodra deri në Bari të Italisë – për të vazhdue shkollimin në Vjenë të Austrisë.
Në Vjenë të Austrisë e kreu shkollën e mesme “Theresianum”, që ishte një prej shkollave më aristokrate në tërë Evropën Qendrore.
Në vitin 1934, djaloshi jetim, pa nanë, pa babë, i lindur në Gjakovë, rritur në Malësi, Rexhep Krasniqi, në Vjenë, mori titullin akademik “Doktor në filozofi”. Teza e doktoraturës ishte: “Kongresi i Berlinit dhe Shqipëria Verilindore”, Relator i Temës së Doktoraturës qe Dr. Karl Potsch, Drejtor i Institutit Ballkanik, ekspert për Historinë e Ballkanit, në veçanti në Sllavistikë dhe Albanologji.
Mbas afër 15 vjet qëndrimi, mësimi, studimi në Vjenë, që nga regjistrimi 1920, deri te doktorimi 1934, Dr. Rexhep Krasniqi menjëherë kthehet në Tiranë, siç thoshte, për t’i ndihmue Shqipnisë Nanë...
Në Tiranë, kur u kthye, trokiti në dyert e Ministrisë së Arsimit, tue iu thanë: “Ju falënderoj për bursën që më keni dhënë. Jam i gatshëm të punoj kudo që do t’më caktoni.”
Ministria e Arsimit e caktoi profesor në Gjimnazin e Gjirokastrës, ku Dr. Rexhep Krasniqi e filloi punës si profesor i historisë dhe gjeografisë, ku ishte më i pari profesor me gradë shkencore, pakëz më vonë erdhi për të dhënë mësim edhe Prof. Eqrem Qabej...
Në vitin 1939, Dr. Rexhep Krasniqi emërohet Drejtor i Arsimit dhe më pas Kryeinspektor pranë Ministrisë së Arsimit në Tiranë.
Në vitet 1941-942, kur Kosova, kryesisht, ishte bashkue me Shqipninë, Dr. Rexhep Krasniqi qe Drejtor i Gjimnazit në Prishtinë., Komisar i Lartë i Shkollave Shqipe dhe për një vit caktohet edhe profesor në lëndët histori e gjeografi... ..
Organizimi e zhvillimi i arsimit shqip në “Kohën e Shqipnisë”, gjatë viteve1941-1944, u bë për pishtar ndriçues në trojet shqiptare të ish-Jugosllavisë...
Më 1943, në Qeverin e kryesuar nga Mehdi Frashëri, Dr.Rexhep Krasniqi merr pjesë si Ministër i Arsimit.
Po në këtë vit, 1943, zgjidhet Kryetar i Kuvendit Kombëtar të Shqipnisë, ndërsa zgjidhët në Prizren N/Kryetar i Lidhjes së Dytë të Prizrenit...
Kur në fund të vitit 1944, kur komunistët e morën pushtetin në Shqipni dhe Jugosllavi, forcat partizane-çetnike në Kosovë vranë mbi 50.000 shqiptarë, midis tyre ishin edhe disa nga drejtuesit e “Lidhjes së Dytë të Prizrenit” si Musa Shehu, Aqif Blyta, Asllan Boletini, Qerim Begolli etj., ndërsa me qindra, mijëra të tjerë u burgosën....
Në fillim të muajit dhjetor 1944, Dr. Rexhep Krasniqi, me një grup atdhetarësh nga Kosova, në krye me Ing. Xhafer Devën, si Tahir Zajmi, Rexhep Mitrovica, dhe Xhelal Mitrovica u vendosën në Austri... Nga Austria, në vitin 1947 doli në Itali, nga Italia në Egjipt, nga Egjipti në Damask, Siri....
Nga kryeqyteti i Sirisë, Damasku, Dr. Rexhep Krasniqi shkoi në Australi, ku në fillim punoi punë të rënda fizike, më vonë në industrinë e automobilave, deri në vitin 1956..
Në vitin 1956, ftohet nga Ministria e Jashme Amerikane, përmes Komitetit të Radios Amerikane “Free Europe”, për të themelue Komitetin “Shqiperia e Lirë”, qëllimi i të cilit ishte lufta kundra komunizmit....
Komiteti “Shqipëria e Lirë” , me zyret në një nga qendrat e New Yorkut, nën kryesinë e Dr. Rexhep Krasniqit, veproi deri në vitin 1992, kur u shembë komunizmi ..
Për herë të parë me Dr. Rexhep Krasniqin u takova në zyrën e tij, në Komitetin “Shqipëria e Lirë”, kur një ditë, në muejin dhjetor të vitit 1972, shkova për t’i ba një vizitë.
Sekretari i Komitetit “Shqipëria e Lirë”, z.Mexhid Dibra, kur më pyeti si quhesh dhe nga jeni e unë iu përgjigja se: quhem Mexhid Yvejsi, jam nga Gjakova, sekretari sikur u step, u befasue, menjëherë në kambë u çue, më përqafoi dhe hyri në zyre të kryetarit, Dr. Rexhep Krasniqit, duke i thanë: Na ka ardhë një djal i ri, me emnin, sikur temin, Mexhid, por që qenka nga vendlindja e yte, Gjakova.
Dr. Rexhepi, një burrë i gjatë, zotni, më doli përpara, edhe ai dukej i befasuem, dhe tani që të dytë me rend më përqafuen....
Përveç detyrës zyrtare që kryente në Komitetin “Shqipëria e Lirë”, Dr. Rexhep Krasniqi është marrë edhe me krijimtari, Është autor i një numri të madh punimesh, shkrimesh, studimesh, të cilat janë botuar në gjuhën shqipe, angleze dhe gjermane.
Ka marrë pjesë me kumtesa në shumë konferenca shkencor akademike nëpër Qendra Universitare Amerikane dhe Evropiane...
Gazeta “Shqiptari i Lirë” , që e botonte Dr.Rexhep Krasniqi, si Organ i Komitetit “Shqipëria e Lirë” me qendër në New York, për shumë kohë do të mbetet shembull i gazetarisë shqiptare...
Ditën e mërkurë, më 16 janar 2008, Qendra Ndërkombëtare e Kulturës “Arbnori” në Tiranë, në sallën e kinemasë paraqiti librin “Kongresi i Berlinit e Verilindja e Shqipërisë”, të autorit Prof. Dr Rexhep Krasniqi..
Studiuesit Luan Malltezi, Beqir Meta, Ferid Duka dhe Muharrem Dezhgiu, para një auditori të gjerë me qytetarë, nxënës të shkollave të mesme dhe studentë të historisë, vlerësuan studimin e vitit 1934 si mjaft të rëndësishëm për historiografinë dhe albanologjinë shqiptare.
Ish-kryetar i parlamentit shqiptar, ish-drejtues i arsimit shqiptar në Tiranë dhe në Prishtinë, doktor i shkencave historike Rexhep Krasniqi, nga Gjakova, shkroi gjermanisht në Vjenë këtë tezë doktorature në fillim të viteve 30 të shekullit të kaluar, mbi fatin tragjik të verilindjes së Shqipërisë dhe përpjekjet kombëtare për shtetformim, një libër që erdhi në shqip vetëm sot pas 60 e ca vjetësh.
Historiani, Dr.Ferid Duka, për këtë vepër, ndër të tjera tha:
“Risjellja e kësaj vepre përpara publikut shqiptar, i ndihmon njohjes së një periudhe shumë të rëndësishme, asaj të lëvizjes kombëtare shqiptare, të nacionalizmit shqiptar, pra, shekullit 19, kohë kur nacionalzimi shqiptar lindi, u zhvillua, kur pati edhe zhvillime të tjera kulmore si Lidhja Shqiptare e Prizrenit”
Ndërsa, historiani, Prof. Beqir Meta, drejtor i Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, për autorin, Dr. Rexhep Krasniqi, ndër të tjera, tha:
“Dr.Krasniqi e provoi veten që ishte një njeri brilant si në fushën e shkencës ashtu edhe në fushën e kontributeve politike në favor të atdheut dhe të kombit të tij. Pikërisht për këto dy kontribute të mëdha që nuk mund të ndahen nga njëra-tjetra, por janë pjesë e njëra-tjetrës, ai mbetet një figurë e nderuar dhe e respektuar për gjithë brezat e shqiptarëve...”.
Prof.Dr. Rexhep Krasniqi ndrroi jetë me 13 shkurt 1999 në New York. Meqë nuk ishte i martuar, nuk la pasardhës, për varrimin e tij u kujdes miku, bashkëpunëtori i tij, shkrimtari, studiuesi, publicisti, z.Idriz Lamaj....Zoti e shpërbleftë. Amin!

Mexhid YVEJSI, Gjakovë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

DR.REXHEP KRASNIQI (1906-1999) Empty
MesazhTitulli: Re: DR.REXHEP KRASNIQI (1906-1999)   DR.REXHEP KRASNIQI (1906-1999) EmptyMon Oct 05, 2009 3:18 am

Ha more Mexhit paske shku me vizitu Rexhepin mose kishitakim ne zyren tij te klyshyt te Xhafer Deves te paska vrare mbrapa shum mire e mbajtsh me shnet vaj halli i paske bere hyzmetin ska me kushe te vret mbrapa me duket e po hulmutone ketu sjell pallavrat e tradhtardhe
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 70
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

DR.REXHEP KRASNIQI (1906-1999) Empty
MesazhTitulli: Re: DR.REXHEP KRASNIQI (1906-1999)   DR.REXHEP KRASNIQI (1906-1999) EmptyMon Oct 05, 2009 5:05 am

Rexhep Krasniqi,intelektuali qe adhuronte Shqiperine Etnike


DR.REXHEP KRASNIQI (1906-1999) Rexhepkrasniqi-melburnPregatiti: Naile ZHUPANI
Prof. dr. Rexhep Krasniqi lindi në Gjakovë me 1906. Në qytetin e lindjes mbaroi 4 vjet të shkollës fillore dhe dy vitet e fundit në Shkodër. Shkollën e mesme e kreu në “Theresianum” të Vjenës (Austri), e cila ishte dhe vazhdon të jetë një ndër shkollat më të njohura të Europës Qendrore. Me 1934 përfundon studimet universitare duke mbrojtur doktoraturën me temën “Kongresi i Berlinit dhe Verilindja e Shqipnisë”.Për relator kishte prof. dr. Carl Patsch, kryetar i Institutit të Balkanologjisë pranë Universitetit të Vjenës, albanolog dhe historian i mirënjohur. Pas përfundimit të studimeve të larta, dr. Krasniqi kthehet në atdhe dhe fillon punën si profesor i historisë dhe gjeografisë në shkollën qytetare të Gjirokastrës, ku më vonë emërohet edhe si zëvendësdrejtor.
Me 1939 ai emërohet drejtor i arsimit dhe më pas kryeinspektor pranë Ministrisë së Arsimit. Më 1941 është komisar i lartë i shkollave shqipe në Kosovë si dhe drejtor i Gjimnazit të gjuhës shqipe në Prishtinë. 1941-1942 Dr Rexhep Krashniqi takohet me Dr Profesor Miftar Spahija edhe me ndihmen e tij caktohet në gjimnazin e Prishtinës ku për një vit jep lëndët e historisë dhe gjeografisë Në këtë qendër arsimore të rëndësishme për popullin e Kosovës, jepnin mësim edhe patriotë e antikomunistë të njohur si Vasil Andoni, Ymer Berisha.Me 1943 merr pjesë në qeverinë e Mehdi Frashërit si ministër i Arsimit. Lidhur me shërbimet e tij ndër shkollat shqipe, në Shqipërinë Verilindore, jashtë kufijve politikë të shtetit shqiptar, më 1994, prof. Krasniqi u dekorua prej presidentit të Shqipërisë dr. Sali Berisha me Urdhrin “NAIM FRASHËRI” i Klasit të Parë.Në vitin 1943 zgjidhet kryetar i Kuvendit Kombëtar (Parlamentit), ku për të parën herë morën pjesë përfaqësuesit e zgjedhur me vota të lira (demokratikisht) ndër të gjitha viset shqiptare: nga Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia (trevat e verilindjes shqiptare).Në këtë Kuvend shpallet bashkimi i tokave të zaptuara me shtetin shqiptar si dhe pavarësia e neutraliteti i Shqipëisë përkundrejt fuqive ndërluftuse. Dr.Krasniqi u zgjodh dy herë nënkryetar i Lidhjes së Dytë të Prizrenit kur ajo drejtohej prej z..Musa Shehu e Xhafer Deva. Me ardhjen e komunizmit në fuqi, i tha lamtumirën atdheut dhe së bashku me grupin kosovar të Lidhjes së Prizrenit, mori rrugët e mërgimit.
Qëndroi për një kohë të shkurtër në Siri dhe prej andej emigroi në Melbourne Australi. Aty, nga fundi i vitit 1956, thirret prej Ministrisë së Jashtme Amerikane me marrë pjesë në riorganizimin e formimit të Komitetit “Shqipëria e Lirë” me qender në Nju Jork dhe zgjidhet kryetar i Komitetit, të cilin e drejtoi për 35 vjet rresht deri në përmbysjen e regjimit komunist në Shqipëri. Dr. Krasniqi është autor i një numri të madh studimesh të botuara në shqip, anglisht dhe gjermanisht. Dr. Rexhep Krasniqi ishte bashkëstudent dhe mik i prof. Eqrem Cabejt. Ai ishte një ndër studiuesit më të njohur të çështjes shqiptare si dhe çështjeve ballkanike në tërësi. Ai ka qenë lektor në shumë universitete të SHBA-së dhe Europës. Janë shumë të njohura konferencat e tij akademike në universitetet e ndryshme të Amerikës e të Europës si dhe shkrimet e botuara në shtypin prestigjioz amerikan dhe sidomos në organin e Komitetit “Shqipëria e Lirë”, gazetën “Shqiptari i Lirë.”Prof. dr. Rexhep Krasniqi vdiq me 13 shkurt të vitit 2000 duke i dhuruar Federatës “Vatra” me qendër në SHBA gjithë bibliotekën e tij të pasur si dhe mijëra faqe studime të klasit të parë, kryesisht në fushën e historisë dhe albanologjisë, të cilat presin për t’u botuar. Instituti i Historisë si dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë duhet të interesohet për tërheqjen e këtij korpusi albanologjik, duke siguruar edhe mjetet e nevojshme financiare për publikimin dhe studimin e tij. Me interesimin e miqve të tij pritet të dalë nga shtypi libri i dr.Krasniqit, “Kongresi i Berlinit dhe Verilindja e Shqipnisë.” Shkrimi botohet vetëm pak ditë pas pesëvjetorit të vdekjes së tij. Rexhep Krasniqi do të kujtohet si një patriot i devotshëm dhe një nga zërat mbrojtës të çështjes shqiptare jashtë atdheut.Dr Rexhep Krasniqi kishte qenë një mik i ngushtë i babait tim,që unë fatkeqsisht nuk e njoha kurrë vetëm u përkula me lot pranë varrit të tij në New-York 2001. Ai veqanerisht ishte një mik i ngushtë i Xhafer Devës dhe i Lidhjes së dytë të Prizrenit.

Pe Rexhep Krasniqi dhe shoket eti jan te rralle qe ia fali Zoti tokes shqyptare!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 70
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

DR.REXHEP KRASNIQI (1906-1999) Empty
MesazhTitulli: Re: DR.REXHEP KRASNIQI (1906-1999)   DR.REXHEP KRASNIQI (1906-1999) EmptyMon Oct 05, 2009 5:11 am

Botohet në Tiranë vepra e Prof. Dr. Rexhep Krasniqit
Ilirian Agolli, Tiranë
Zëri i Amerikës
16-01-2008

Një grup historianësh shqiptarë përuruan sot në Tiranë studimin e Prof. Dr. Rexhep Krasniqit “Kongresi i Berlinit dhe Verilindja e Shqipnisë”, një botim dygjuhësh shqip-gjermanisht, i realizuar nga Qendra Ndërkombëtare e Kulturës.
Në një auditor të gjerë me qytetarë, nxënës të shkollave të mesme dhe studentë të historisë, studiuesit Luan Malltezi, Beqir Meta, Ferid Duka dhe Muharrem Dezhgiu vlerësuan studimin e vitit 1934 si mjaft të rëndësishëm për historiografinë dhe albanologjinë shqiptare.
Ish-kryetar i parlamentit shqiptar, ish-drejtues i arsimit shqiptar në Tiranë dhe në Prishtinë, doktor i shkencave historike Rexhep Krasniqi shkroi gjermanisht në Vjenë këtë tezë doktorature në fillim të viteve 30 të shekullit të kaluar, mbi fatin tragjik të verilindjes së Shqipërisë dhe përpjekjet kombëtare për shtetformim, një libër që erdhi në shqip vetëm sot pas 60 e ca vjetësh.
Risjellja e kësaj vepre përpara publikut shqiptar, i ndihmon njohjes së një periudhe shumë të rëndësishme, asaj të lëvizjes kombëtare shqiptare, të nacionalizmit shqiptar, pra, shekullit 19, kohë kur nacionalzimi shqiptar lindi, u zhvillua, kur pati edhe zhvillime të tjera kulmore si Lidhja Shqiptare e Prizrenit” - thotë historiani Ferid Duka.
Krahas veprës “Kongresi i Berlinit dhe Verilindja e Shqipnisë”, Prof.Dr. Rexhep Krasniqi është autor i një numri të madh studimesh të tjera historike të botuara në anglisht, shqip dhe gjermanisht në shtypin shkencor dhe atë të emigracionit, si edhe pjesëmarrës në shumë konferenca akademike nëpër universitete të SHBA dhe Europës.
“Dr.Krasniqi e provoi veten që ishte një neri brilant si në fushën e shkencës ashtu edhe në fushën e kontributeve politike në favor të atdheut dhe të kombit të tij. Pikërisht për këto dy kontribute të mëdha që nuk mund të ndahen nga njëra-tjetra, por janë pjesë e njëra-tjetrës, ai mbetet një figurë e nderuar dhe e respektuar për gjithë brezat eshqiptarëve të sotëm” – thotë historiani Beqir Meta, drejtor i Muzeut Historik Kombëtar.
Në vitet 50 të shekullit të kaluar, Prof. Dr. Rexhep Krasniqi organizoi në Nju Jork Komitetin “Shqipëria e Lirë”, të cilin e drejtoi për 35 vjet, deri në rrëzimin e diktaturës komuniste në Tiranë.
Së bashku me veprimtarinë politike antikomuniste dhe punës së madhe për ngritjen e arsimit kombëtar në Shqipëri dhe në Kosovë, me jetën e tij pothuaj njëshekullore, Dr.Krasniqi la pas për qarqet shkencore një numër të madh studimesh, dokumentesh, dhe libra të vlefshëm për albanologjinë.//lk
Mbrapsht në krye Shko poshtë
haxhiu
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1150
Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak
Registration date : 29/06/2008

DR.REXHEP KRASNIQI (1906-1999) Empty
MesazhTitulli: Re: DR.REXHEP KRASNIQI (1906-1999)   DR.REXHEP KRASNIQI (1906-1999) EmptyMon Oct 05, 2009 11:40 am

Kush jeni shqiptar te vertete e qe deshironi ti bashkoni trojet shqiptare regjistroheni ne kete emel tek Haxhi Kuçi

liria nuk fitohet me pallje por me lufte te eger



perparimi@hotmail.fr!



Hajdeni shqiptar ju therret atedheu,nese doni bashkimin shqiptar!

Vetem nje ta dini ata qe nuk deshirojn mu kyq ne troje nuk kan vend kurrr
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





DR.REXHEP KRASNIQI (1906-1999) Empty
MesazhTitulli: Re: DR.REXHEP KRASNIQI (1906-1999)   DR.REXHEP KRASNIQI (1906-1999) Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
DR.REXHEP KRASNIQI (1906-1999)
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Rexhep Krasniqi,intelektuali qe adhuronte Shqiperine Etnike
» Përmbledhje nga krijues të ndryshëm
» REXHEP QOSJA: SHKEMBIM TERRITORESH!
» Kompleti i veprave të Akademik Rexhep Qosja
» DITAR I REXHEP MALËS “KUJTIME NGA BURGU“

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: