Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 KOSOVA ME PAVARËSI APO NJË MASHTRIM I RI ?

Shko poshtë 
+6
xhiti
BashKom
Driniiiii
xhema
detektivi
Mexhid Yvejsi
10 posters
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 73
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

KOSOVA ME PAVARËSI APO NJË MASHTRIM I RI ? Empty
MesazhTitulli: KOSOVA ME PAVARËSI APO NJË MASHTRIM I RI ?   KOSOVA ME PAVARËSI APO NJË MASHTRIM I RI ? EmptyWed Feb 17, 2010 11:32 pm

Mexhid YVEJSI, Gjakovë


KOSOVA ME PAVARËSI-
APO NJË MASHTRIM I RI…?

”Më mirë është të ndodhin padrejtësi
se sa të rregullohen në mënyrë të padrejtë.”
- Goethe (Gëte)

Me 17 Shkurt 2008, në Prishtinë, tani më të gjithë e dinë, se Kosova e shpalli pavarësinë…
Pavarësinë e shpallën shqiptarët, por, në të vërtetë, këtë pavarësi e projektuan ndërkombtarët…
E projektuan ndërkombtarët jo për hatër të shqiptarëve, por për hirë të ”qytetarëve”…
Kjo pavarësi është më e drejtë të quhet “Ahtisaari”…
Kjo pavarësi ose kjo “Ahtisaari” nga dallkaukët tonë, pa iu bërë vonë, është pranuar, miratuar, fare pa e kundërshtuar…
Aristofani i kishte shumë inat dallkaukët. Një ditë, njëri nga këta iu ngjit pas dhe ia bënte qejfin duke i miratuar çdo fjalë.
Si e dëgjoi një kohë të gjatë, Aristofani i tha më në fund:
Të lutem shumë, kundërshtom së paku një herë, që të kem përshtypjen se jam vetë i dytë…!
Shqiptarëve të Kosovës, kjo pavarësi, kjo “ahtisaari” iu është imponuar, tani përpara iu është shtruar, e zbukuruar, e maskuar, vetëm për t’i mashtruar…
E vërteta është se kjo pavarësi është Pavarësi e Mbikqyrur, që çështjen shqiptare s’ka për ta zgjidhur, por edhe me më shumë nyje ka për ta lidhur...
Kosova, me këtë pavarësi, vërtetë u bë shtet, por jo shtet i shqiptarëve, por shtet i “qytetarëve”, i të gjithë ”kosovarëve”…
Kosova si shtet i “kosovarëve”, për fillim, është shumë mirë që po pranohet ndërkombtarisht, por më vonë ka me na dalë dardhë me bisht… Pse?
Sepse, në sytë e ndërkombëtarëve, Kosova nuk njihet si shtet i shqiptarëve…
Shqiptarët, që janë mbi 90%, shumicë, do të shndërrohen në pakicë, kurse të tjerët që janë nën 10%, pakicë, do të shdërrohen në shumicë…! Pse?
Sepse pakicat kanë të drejta të garantuara, janë tej mase të privilegjuara, me shumicën shqiptare ata po bëjnë hajgare, sepse janë lazdruar prej bashkësisë ndërkombëtare…
Pavarësia e Kosovës është Pavarësi e Mbikqyrur, e cila këmbë e duar ka me na lidhur, gojën me dry ka me na mbyllur…
Goja na lejohet me u hapë vetëm për ndonjë deklaratë të thatë…
Deklaratë të thatë, që s’ka manfat, deklaratë me rekomandime, me porosi, siç ishte Deklarata për Pavarësi…

Deklarata e Pavarësisë

Në Deklaratën e Pavarësisë, ndër të tjera, siç e dëgjuam, siç e lexuam, shkruan:
1. Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe Sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonë dhe është në pajtueshmëri të plotë me rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe Propozimin e tij Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit
të Kosovës.
2. Ne e shpallim Kosovën një republikë demokratike, laike dhe multietnike…
3. Ne pranojmë plotësisht obligimet për Kosovën të përmbajtura në Planin e Ahtisaarit dhe mirëpresim kornizën që ai propozon…
Në paragrafin e 12, të fundit, shkruan:
12. Ne, nëpërmjet kësaj, afirmojmë në mënyrë të qartë, specifike dhe të parevokueshme se Kosova do të jetë ligjërisht e obliguar të plotësojë dispozitat e përmbajtura në këtë Deklaratë, përfshirë këtu veçanërisht obligimet e saj
nga Plani i Ahtisaarit…
Mjafton, për atë që mendon, se Deklarata e Pavarësisë është një Deklaratë e Varësisë, sepse ajo përqëndrohet në detyrimet, në obligimet e Kosovës dhe aspak në lirinë, pavarësinë e saj…
Deklarata e Pavarësisë ka edhe tetë pika, paragrafe të tjera, më të forta se guri, të cilat do t’na mbështesin për muri…
Muri do të rritet me Kushtetuten e Republikës së Kosovës që po na përgatitet…

Kushtetuta e Republikës së Kosovës
Kushtetutë e smutë…

Muri do të forcohet kur Kushtetuta të aprovohet…
Muri do të lartësohet kur Plani i Ahtisaarit fillon të zbatohet, kur Kosova fillon zyrtarisht, ligjërisht të coptohet, të sakatohet, të tjetërsohet…
Në Projekt-Kushtetutën e Republikës së Kosovës,
e cila kanë 16 Kapituj dhe 160 nene, në Kapitullin I, Dispozitat Themelore, Neni 1. (Përkufizimi i Shtetit) shkruan:
1. Republika e Kosovës është shtet i pavarur, Sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm.
Ky neni 1., i Kaptitullit të parë, sa i bukur duket për shqiparë, kështu siç shkruan në letër, por e vërteta është diçka tjetër…
Kosova nuk është e pavarur, sepse është e varur…
Kosova nuk është sovrane, haj medet, sepse, s’ka sovranitet…
Kosova nuk është shtet demokratik, as unik…
Kosova nuk është shtet i pandashëm, sepse ndarja veç u ba, por dallkaukët, kanë sy, por s’dojnë me pa…
Në nenin 2., shkruan:
Republika e Kosovës është shtet i shtetasve të saj…
Cilët janë shtetasit e saj?
Kjo nuk tregohet, por nënkuptohet, janë “kosovarët”, pra, kurrsesi shqiptarët…
Karakterit të “kosovarëve” “shumëetnik” - Kushtetuta e Republikës së Kosovës me simbole i qëndron besnik…
Në nenin 6., (Simbolet), shkruan:
Flamuri, stema dhe hymni janë simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës të cilat pasqyrojnë karakterin shumëetnik të saj.
Kështu pra, qysh tani, Republika e Kosovës me “karakterit e saj shumëetnik” është në rrezik… Pse?
Sepse, me “karakterin shumëetnik” Kosova po tjetërsohet, me Atdheun, Nanën Shqipni, po “armiqësohet”…
Pse?
Sepse në Kushtetutë shkruan: (Përkufizimi i Shtetit)
Neni 3. Republika e Kosovës nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti ose pjesë të ndonjë shteti dhe nuk do të kërkojë e as të pranoj të bashkohet me ndonjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti.
Më në fund, po e themë shkurtë, trup, urtë e butë: kjo kushtetutë është e smutë… Pse?
Sepse është: anti-njerëzore, anti-shqiptare, anti-fetare, anti-kombëtare…
Si interpretohet kjo?
Në Kapitullin XIII, Dispozitat Përfundimtare, shkruan:
Neni 143. (Interpretimi)
1. Kushtetuta e Republikës së Kosovës do të interpretohet në pajtueshmëri me Propozimin Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, datë 26 mars 2007. Në rast kontradikte midis dispozitave të kësaj Kushtetute dhe dispozitave të Marrëveshjes, kjo e fundit do të mbizotërojë.
Pra, Plani i Carit, Shën Ahtisaarit, do të mbizotëroj…
Do të mbizotërojë, do të thotë: Ne mbesim me gishta n’gojë…!
Me gjithë këtë, që mbesim me gishta n’gojë, Republika e Kosovës , kundër vetvetes, duhet të veprojë, të punojë… Pse?
Sepse, në nenin vijues, që është nen obligues, detyrues, shkruan:
“Republika e Kosovës merr përsipër të gjitha detyrimet në Propozimin Gjithëpërfshirës për zgjidhjen e Statusit të Kosovës, datë 26 mars 2007 dhe do të ndërmarrë veprimet e duhura për implimentimin e tyre.”
Deri në implimentimin e të gjitha detyrimeve të Planit të Ahtisaarit, Kosova e Pavarur do të jetë e Varur…
Kjo Pavarësi e Varur ose Mbikqyrur ka me na ndrydhur…
Kur Plani i Ahtisaarit të zbatohet në tërësi, atëherë kjo që tani po quhet Pavarësi – e që në të vërtetë është koloni, “Ahtisaari”, një mashtrim i ri, atëherë edhe të përgjumurit do të shohim me kthjelltësi se:
Kosova nga Sërbia u shkëputë, por edhe Sërbia në Kosovë u futë…
Kosova jonë e dashur, Kosova jonë e shkretë edhe sa kohë ka me hjekë…!? Pse?
Sepse me Planin e Carit, Shën Ahtisaarit, Kosova edhe me qenë shtet i ndërtuar, i zhvilluar, i lulëzuar, ky Plan ka për ta shkatërruar, varfëruar, shkretëruar…Pse?
Sepse ne po jetojmë jashtë vetes. Kur nis të jetosh jashtë vetes, thoshte Hemingueji, atëherë gjithçka është e rrezikshme.
Dhe krejt në fund, siç thoshte Gëte:
”Më mirë është të ndodhin padrejtësi
se sa të rregullohen në mënyrë të padrejtë.”

Mexhid YVEJSI, Gjakovë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

KOSOVA ME PAVARËSI APO NJË MASHTRIM I RI ? Empty
MesazhTitulli: Re: KOSOVA ME PAVARËSI APO NJË MASHTRIM I RI ?   KOSOVA ME PAVARËSI APO NJË MASHTRIM I RI ? EmptyWed Feb 17, 2010 11:55 pm

Mexhid Yvejsi
ne po e kuptojme po,servilet servilet jo.
Ata qe jane mesue te jene servile tradhtare ata bejne qmos qe te mashtrojne popullin,po jo te gjithe neve qe kemi pervoje me keta servile te huaj.
keta me zell i sherbyen shkaut dhe i sherbejne edhe shkaut edhe te huajve,qe jane ardhe me naj lujt nan..
Shqiptaret ja luajne vetes me qef ,per karrig e pushtet shesin baben e vet.
Shume kjarte e pershkruan kushtetuta antishqiptare.
ne bote jemi regjistruar si shume etnik dhe nuk munde te bashkohesh neser me shqiperine as me tokat shqiptare se sje etnik po multietnik.
Bota nuk te pranon bashkimin,se duhet leje e magjupeve romeve ashkalive serbeve malazezeve dhe boshnjakeve per bashkim .
Pra edhe ne qe jemi per bashkim do te kemi probleme edhe nga te huajt .
Se do na thojne si te bashkohi kure jeni multietnik kete e kane pranue vet shqiptaret thojne.
Ky plan antishqiptare eshte si pas luftes se dyte kure tradhtaret thoshin se republika e kosoves do te zgjidhet me vone.
Po kurre su zgjidhe u rrafen u burgosen u likviduan ata qe kerkojshin republik.
Edhe tashe ata qe kerkojne shtet referendum per shtet rrafen burgosen dhe gjykohen nga vet shqiptaret servile dhe te huajt.
me kenaqesi pranuan kete status antishqiptare servilet parti politike e lider te shitur ,bile perbehen ne kete status antishqiptare ,po edhe nje pjese e popullit te pa pergjegjshem festojne me flamure antishqiptare muti etnik.
Dhe skuqen fare.
Cenzur ne te gjitha tv gazeta si ne kohen e Millosheviqit Rrahman Morines ,dojne me naj qerrue syte keta sahanlepires me propagande serbe.
Turpi ska kufi marria tradhtia kosovarqe me njerez kosovare tradhtare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

KOSOVA ME PAVARËSI APO NJË MASHTRIM I RI ? Empty
MesazhTitulli: Re: KOSOVA ME PAVARËSI APO NJË MASHTRIM I RI ?   KOSOVA ME PAVARËSI APO NJË MASHTRIM I RI ? EmptyThu Feb 18, 2010 12:55 am

kosova e pa varur per hajdut, per mafioza, per udbash, per te gjith llojet e njerzve qe jetojn, per veq per pupull shqiptar jo!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

KOSOVA ME PAVARËSI APO NJË MASHTRIM I RI ? Empty
MesazhTitulli: Re: KOSOVA ME PAVARËSI APO NJË MASHTRIM I RI ?   KOSOVA ME PAVARËSI APO NJË MASHTRIM I RI ? EmptyThu Feb 18, 2010 12:34 pm

mashtrim i ri si pas luftes se dyte borore me zi bile.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

KOSOVA ME PAVARËSI APO NJË MASHTRIM I RI ? Empty
MesazhTitulli: Re: KOSOVA ME PAVARËSI APO NJË MASHTRIM I RI ?   KOSOVA ME PAVARËSI APO NJË MASHTRIM I RI ? EmptyThu Feb 18, 2010 5:28 pm

mashtrim i cilli dot na kushtoj shtrejt, dhe kisha me qujt mashtrim shekullor, veq edhe pak sa te zbatohet tersisht ATISARI, e tan dot ta shofin shqiptar apsurditetin e radhes qe e benen se kush kamen se lujti!
dhe nuk mund ti kuptojn kta politikualt tan se si bin ne kso gracka qe ni analfabet e kish kuptuar ket mashtrim. sikur ne qe i sjellim katrahura vetes nuk ka ne rruzullin toksor. jena pesti i vetvetes!budalleku skish fund.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

KOSOVA ME PAVARËSI APO NJË MASHTRIM I RI ? Empty
MesazhTitulli: Re: KOSOVA ME PAVARËSI APO NJË MASHTRIM I RI ?   KOSOVA ME PAVARËSI APO NJË MASHTRIM I RI ? EmptyThu Feb 18, 2010 11:06 pm

A nuk e kemi shpall pavarsin me 1990 ...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

KOSOVA ME PAVARËSI APO NJË MASHTRIM I RI ? Empty
MesazhTitulli: Re: KOSOVA ME PAVARËSI APO NJË MASHTRIM I RI ?   KOSOVA ME PAVARËSI APO NJË MASHTRIM I RI ? EmptyThu Feb 18, 2010 11:54 pm

pamvarsija e 90 -tave drini esht e LDK-stav.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

KOSOVA ME PAVARËSI APO NJË MASHTRIM I RI ? Empty
MesazhTitulli: Re: KOSOVA ME PAVARËSI APO NJË MASHTRIM I RI ?   KOSOVA ME PAVARËSI APO NJË MASHTRIM I RI ? EmptySat Feb 20, 2010 11:26 pm

Boll jane paku keta LDK-esat por...!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 54
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

KOSOVA ME PAVARËSI APO NJË MASHTRIM I RI ? Empty
MesazhTitulli: Re: KOSOVA ME PAVARËSI APO NJË MASHTRIM I RI ?   KOSOVA ME PAVARËSI APO NJË MASHTRIM I RI ? EmptySun Feb 21, 2010 1:29 am

Vetem nji mashtrim dhe Pamvarsi ne leter (kur e kishim shakun e dinm qe jemi ne robri po ma robri se robrija sepse i joni po na manipulon per qellime ?)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 63
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

KOSOVA ME PAVARËSI APO NJË MASHTRIM I RI ? Empty
MesazhTitulli: Re: KOSOVA ME PAVARËSI APO NJË MASHTRIM I RI ?   KOSOVA ME PAVARËSI APO NJË MASHTRIM I RI ? EmptySun Feb 21, 2010 1:42 pm

Po edhe mu pakue po i zevendeson pdk akk.
Jen bere te njejte hajna bashkpunetore te huaj .
te korruptuar rrenca .
Te gjithe jane bashke per shkaterrimin e kombit shqiptare nuk kane dallim.
Secili secila parti mundohet te bene me shume dem se tjetra.
Duhet ardhe ne pushtet gjenerata te reja me vetdije kombetare atdhetare.
keta duhet me i penzionue dhe me ja marre pasurine e popullit qe e kane vjedhe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
dodgjeka
Anëtar i ri
Anëtar i ri
dodgjeka


Male
Numri i postimeve : 76
Age : 85
Vendi : vulaj malsia
Profesioni/Hobi : autolakir ën penzion -poezia
Registration date : 30/06/2009

KOSOVA ME PAVARËSI APO NJË MASHTRIM I RI ? Empty
MesazhTitulli: PAVARSIJA   KOSOVA ME PAVARËSI APO NJË MASHTRIM I RI ? EmptySun Feb 21, 2010 1:47 pm

Pash besën a ini KRENAR e t'knaqun o, kosovar çi kini mbet pa flamur kuq e zi,pa hymnë e nacionalitet SHQIPTAR edhe ma fukara se ini kën akurr
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.gurraelecit.blogspot.com
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

KOSOVA ME PAVARËSI APO NJË MASHTRIM I RI ? Empty
MesazhTitulli: Re: KOSOVA ME PAVARËSI APO NJË MASHTRIM I RI ?   KOSOVA ME PAVARËSI APO NJË MASHTRIM I RI ? EmptySun Feb 21, 2010 2:00 pm

Pasha besen po jemi krenar dhe shum, se nuk mundi te na mposhte.
As roma, as bizanti, e as sulltani.
Sa u perket ketyre, qe mendoin qe e kane ndryshu flamur e komb,kollaj he burre nje referendum dhe u kry puna, mos u merzit ti se popull e din kete.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
medvegje
Fillestar/e
Fillestar/e
medvegje


Male
Numri i postimeve : 18
Age : 62
Vendi : Gjermani
Registration date : 20/04/2009

KOSOVA ME PAVARËSI APO NJË MASHTRIM I RI ? Empty
MesazhTitulli: Kosova me pavaresi apo nje mashtrim i ri ?   KOSOVA ME PAVARËSI APO NJË MASHTRIM I RI ? EmptySun Feb 21, 2010 8:38 pm

Ne kohen e jugosllavis shqiptaret dhane jeten per flamur kombetar,kurse prape shqiptaret ne kohen e demokracis ne shkurte 2008 me deshire e hoqen flamurin kombetar.Ket flamur Kosovar mo zo ma keq qe e kane pranu nuk do te mundin aq lehte ta hudhin siq po mendojne disa njerze se ky populle e ka pranu .Kjo politik do te na koshtoje shume mos harroni.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Xili
Hero anëtar
Hero anëtar
Xili


Numri i postimeve : 4309
Registration date : 06/04/2008

KOSOVA ME PAVARËSI APO NJË MASHTRIM I RI ? Empty
MesazhTitulli: Re: KOSOVA ME PAVARËSI APO NJË MASHTRIM I RI ?   KOSOVA ME PAVARËSI APO NJË MASHTRIM I RI ? EmptySun Feb 21, 2010 10:42 pm

as me
as pa
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

KOSOVA ME PAVARËSI APO NJË MASHTRIM I RI ? Empty
MesazhTitulli: Re: KOSOVA ME PAVARËSI APO NJË MASHTRIM I RI ?   KOSOVA ME PAVARËSI APO NJË MASHTRIM I RI ? EmptyMon Feb 22, 2010 12:40 am

Nuk eshte e drejt ta fajsoim popullin pas populli nuk eshte pytur per as nje referendum.
Shtrohet pytja se kujt i duhet nje shtet pa sovranitet, pa ushtri te mirfillt, dhe te mvarur nga te huajt, dihet Europes Lavire qe po na injoron, dhe nencmon, ama nje dite populli do ta braktis durimin.
Medvegje
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 54
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

KOSOVA ME PAVARËSI APO NJË MASHTRIM I RI ? Empty
MesazhTitulli: Re: KOSOVA ME PAVARËSI APO NJË MASHTRIM I RI ?   KOSOVA ME PAVARËSI APO NJË MASHTRIM I RI ? EmptyMon Feb 22, 2010 11:35 am

Nuk fajsohet Populli por ne fund po e vuan Populli .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

KOSOVA ME PAVARËSI APO NJË MASHTRIM I RI ? Empty
MesazhTitulli: Re: KOSOVA ME PAVARËSI APO NJË MASHTRIM I RI ?   KOSOVA ME PAVARËSI APO NJË MASHTRIM I RI ? EmptyMon Feb 22, 2010 1:47 pm

Republika e Kosovës lindi nga një nënë e re dhe e pjekur për lindje normale. Por me urdhërim e kolegëve të Frakneshtajnit nga Brukseli, lindja u bë me operacion cezarik. Foshnja u nda nga nëna dhe u futë në inkubatorin e Ahtisarit, ku qëndron edhe pas dy viteve të lindje së saj.

Prindërit e saj: LPK dhe Adem Demaçi, u shpallën të vdekur për të gjallë dhe tani foshnje e ka adaptua për veti Brukseli, për të vazhduar eksperimentin për krijimin e kombit “multietik”, që ata do të e provojnë në BE, nëse eksperimenti në Kosovë do të ketë sukses. Nëse foshnja nuk e mbijeton eksperimentin ata nuk do të mërziten pse eksperimentin e bën, si pas tyre me një foshnje “myslimane”!

Tani e dy vite ne festojmë ditëlindjen e një foshnje e cila qëndron në inkubator dhe të cilës nuk i dihet fati se a do të ketë jetë apo jo! Sot ne ngrehim dolli për ditëlindjen e saj por, pas derës po rrinë gati lopatat e Brukselit dhe të Beogradit për varrimin e saj! U shpall pavarësia por pavarësia nuk u bë. Mbeti në letër!

Dhe edhe nëse foshnja shpëton ajo do të mbetet e gjymte sepse ia amputuan (prenë) gjymtyrët e saj ekonomike, ia verbuan sytë me rreze ultraviolet që ajo të mos sheh me sytë e vet, duke ia nxjerr jashtë politikës njerëzit më të përkushtuar të saj. Dhe në vend syve ia vuan “sytë e dhisë”, për tu dukur se foshnja ka sy! Ia shkatërruan UÇK që ajo të mos ketë mbrojtjen e saj.

Republika e Kosovës u ndal në stacionin e Frankenshtajnit të foshnjave të porsalindura, pas shpalljes së pavarësisë të saj! Dhe ne “festojmë” një ditë para dhe një ditë pas, ditëlindjen e saj! As gjë më shumë! Dhe kënaqemi me kaq! Deri dje ka mundur të na nxjerr nga kjo baltë e gjallë Adem Demaçi, po ta venim ne në ballë. Sot këtë më nuk mundet më ta bënë as ai!

Por, Zoti është i madh! Kombi Shqiptar do ta mbijeton edhe Frankenshtajnin e Bashkimit Evropian sikur që e ka mbijetua Franken-stalinin e Bashkimit Sovjetik!

Urime ditëlindja foshnja ime e dashur. Nëna është nisur dhe po vjen me të marrë në gji! Mos e humb shpresën Republika e Kosovës! Zgjedhjet po vinë dhe “sytë e dhisë” do t´ia kthejmë Brukselit, se nëna i ka ruajtur sytë e tu!

Në Konferencën famëkeqe të korrikut 1945 në Prizren, kur Ramiz Cernica thotë se “...Kosova duhet me u bashkua me Shqipërinë, se kjo është vendos në Konferencën e Bujanit...”, Ali Shukria, dhëndri i Vuk Shaliqit, pat deklarua se “... Kosova nuk duhet të bashkohet me Shqipërinë, se Shqipëria nuk mundet as një shkrepës me e prodhua, prandaj duhet me u bashkua me Serbinë...”!

Tani nipat e ti politik po hercin fërkemeve të ti, dhe ata flasin për bashkim euroatlantik. Më kurrë nuk flasin për bashkim kombëtar! Republikën Shqiptare të Kosovës e quajnë “muti-etnike” e herë kosovare!

Por, edhe nipat e Ramiz Cernicës janë gjallë dhe kjo punë nuk ka me përfundua kështu!
Edhe kjo koha e Frankenshtajn Ahtisarit, si dukur koha e Franken-Titos e Millosheviqit, do ta nxjerr prapë në fushë të mejdanit Adem Demaçin dhe Adem Jasharin e vet!Postuar: 0:58 / 21 Shkurt 2010 | RSS
ADEM DEMAQI DUHET TI PRIJ BK SE ESHT TRIM MBI
TRIMA.


Vërejtje: Telegrafi.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit, kanë përmbajtje fyese ose përdoren për promovimin e faqeve të tjera.
Ju falemnderit për mirëkuptim!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

KOSOVA ME PAVARËSI APO NJË MASHTRIM I RI ? Empty
MesazhTitulli: Re: KOSOVA ME PAVARËSI APO NJË MASHTRIM I RI ?   KOSOVA ME PAVARËSI APO NJË MASHTRIM I RI ? EmptyMon Feb 22, 2010 7:35 pm

Pmvarsija e kosoves se keshtu sikur sod plan esht plan i milloshit -atisarit dhe -qernomerdinit rus, pra dihet qfar pamvarsie na japin kta homoseksuala!!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

KOSOVA ME PAVARËSI APO NJË MASHTRIM I RI ? Empty
MesazhTitulli: Re: KOSOVA ME PAVARËSI APO NJË MASHTRIM I RI ?   KOSOVA ME PAVARËSI APO NJË MASHTRIM I RI ? EmptySun Feb 28, 2010 2:49 pm

Sa me madheshtore dhe frymezuese te jet genjeshtra, aq me teper e beson ate populli.A.Hitler
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

KOSOVA ME PAVARËSI APO NJË MASHTRIM I RI ? Empty
MesazhTitulli: Re: KOSOVA ME PAVARËSI APO NJË MASHTRIM I RI ?   KOSOVA ME PAVARËSI APO NJË MASHTRIM I RI ? EmptyFri Mar 05, 2010 12:25 pm

si ne kohen e titos ,mashtrim i madhe i servileve shqiptare.
kosova seshte shtet as republik fare.
po republik e Ahrtisarit ne leter ne kuader te serbise.
mje lloje autonomie pa sovranitet pa komb e identitet e pa ushtri
e coptueme e skatueme.
po keta rrejne si fadil Hogja ne ate kohe e Ali Shukrija.
Kosova multietnike tashe .
atehere vellezerim bashkim.
vetem emrin ja kane nderrue me i mashtru te mashtruarit.
hesat pasha i vjeter tradhtoi atdheun nen prorektoratin e vropjan italian po kishte identitet populli dhe flamure.
keta hesat pashat e rinje hiqen me komb me identitet me komb.
A kesaj i thuani ,,pavaresi" jo varesi ...
hej more trullana do qe po perbehi ne keta servil e tradhtare ju jeni vet si ata.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

KOSOVA ME PAVARËSI APO NJË MASHTRIM I RI ? Empty
MesazhTitulli: Re: KOSOVA ME PAVARËSI APO NJË MASHTRIM I RI ?   KOSOVA ME PAVARËSI APO NJË MASHTRIM I RI ? EmptyFri Mar 05, 2010 9:09 pm

ky pamvasim i kosoves esht nji kurthÉ i ri deri ta marrim vesh ne te gjoret!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

KOSOVA ME PAVARËSI APO NJË MASHTRIM I RI ? Empty
MesazhTitulli: Re: KOSOVA ME PAVARËSI APO NJË MASHTRIM I RI ?   KOSOVA ME PAVARËSI APO NJË MASHTRIM I RI ? EmptyMon Mar 08, 2010 5:38 pm

mashtrim i ri.
shtet sipas rez 1244 nen serbi.
pa flamur pa identitet pa kulture identitet kulturor pa ushtri püa sovranitet e coptueme ,me enklava serbe.
katastrofe.
hiqen qka ka shqiptare keta politikan deputet e kuvend tradhtare si kuvendi i Rrahman Morines me 1989.
Bile ata e mbajten flamurin naj hiqen autonomin.
Po kushe jane ne pushtet po ata te 1989 shit ketyre ju kane bashkue ata qe pas lufte tradhtuan luften uck.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Angela
Fillestar/e
Fillestar/e
Angela


Female
Numri i postimeve : 33
Age : 38
Vendi : Shqiperi
Registration date : 02/03/2010

KOSOVA ME PAVARËSI APO NJË MASHTRIM I RI ? Empty
MesazhTitulli: Re: KOSOVA ME PAVARËSI APO NJË MASHTRIM I RI ?   KOSOVA ME PAVARËSI APO NJË MASHTRIM I RI ? EmptyMon Mar 08, 2010 11:24 pm

Si mund te jete Pavaresi kjo qe zbatohet ne Kosove, kur nuk mundet te veproje sic ja do zemra popullit te saj. Si eshte pavaresi kur flamuri i ofruar nuk ka asgje te perbashket me ate flamur per te cilin kane derdhur gjakun gjithe ata bij e bija shqiptare ne Kosove?! Cfare pavaresie eshte kur qeveria zbaton ne menyre te perpikte vetem deshirat dhe urdherat e te huajve dhe nuk punon per interesat e popullit te vet? Kur idealet e perjetshme te shqiptareve kane qene per Bashkim Kombetar, si mund t'i gezoje shqiptaret kjo pavaresi e cenuar, e munguar, me pjese te tera, lene jashte trupit te saj. Per cfare shumeetniciteti flitet kur Kosova eshte e gjitha shqiptare, nje pjese e rendesishme e shkeputur ne menyren me te dhunshme nga trungu i Atdheut te saj natyral. E gjitha kjo eshte nje pavaresi false dhe nje mashtrim. E gjitha kjo te ben edhe nje here te kuptosh se lirine dhe pavaresine askush nuk ta dhuron ne kete jete. Ajo fitohet vete me trimeri dhe me guxim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

KOSOVA ME PAVARËSI APO NJË MASHTRIM I RI ? Empty
MesazhTitulli: Re: KOSOVA ME PAVARËSI APO NJË MASHTRIM I RI ?   KOSOVA ME PAVARËSI APO NJË MASHTRIM I RI ? EmptyMon Mar 08, 2010 11:45 pm

Nese keshtu pra, na masakruan per autonomi, tash duhet te masakrohemi per sovranitet dhe kjo vlen edhe per ILIRIDEN dhevllezrit Mal te Zi e kosov lindore Qameri,dhe tani ja te luftojm per Bashkim Kombetar,ja te masakrohemi perseri, nese nuk pregaditemi!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

KOSOVA ME PAVARËSI APO NJË MASHTRIM I RI ? Empty
MesazhTitulli: Re: KOSOVA ME PAVARËSI APO NJË MASHTRIM I RI ?   KOSOVA ME PAVARËSI APO NJË MASHTRIM I RI ? EmptyThu Mar 11, 2010 12:19 am

qfare ,,pavaresie" po tregon Nato.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





KOSOVA ME PAVARËSI APO NJË MASHTRIM I RI ? Empty
MesazhTitulli: Re: KOSOVA ME PAVARËSI APO NJË MASHTRIM I RI ?   KOSOVA ME PAVARËSI APO NJË MASHTRIM I RI ? Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
KOSOVA ME PAVARËSI APO NJË MASHTRIM I RI ?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next
 Similar topics
-
» Me cilën pavarësi pajtohet Serbia? - Frasher Krasniqi
» KEK-u dhe Kosova
» Kosova e pavarur apo jo!?
» Kosova?
» Kah po shkon Kosova!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: