Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 E ARDHMJA RELIGJIOZE E KOSOVËS

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 73
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

E ARDHMJA RELIGJIOZE E KOSOVËS Empty
MesazhTitulli: E ARDHMJA RELIGJIOZE E KOSOVËS   E ARDHMJA RELIGJIOZE E KOSOVËS EmptyFri May 21, 2010 12:35 am

Mexhid Yvejsi: E ardhmja religjoze e Kosovës
)

E ARDHMJA RELIGJIOZE E KOSOVËS U1_MexhidYvejsiE ardhmja religjoze e Kosovës
Nga Mexhid YVEJSI, Gjakovë
Kosova nuk është më ajo që ishte. Kosova nuk do të jetë kjo që është. Si do të jetë Kosova ? Mendoj, Kosova do të jetë ashtu siç dhe sa do të përpiqemi, ne, shqiptarët, për te…!
Për dhjetë vjetët e fundit, kur u dha nga tre përqind për Kosovë, sa fituam? Ndoshta më mirë të pyesim : sa humbëm ?!
Kur luftuam me pesë përqind, nga gjithë ai potencial, mjaft arritëm…! Por, a mjafton kjo? Sidoqoftë, ndodhën ndryshime spektakulare në Kosovë… Ndër ndryshimet kryesore ishte përmbytja e iluzioneve të iluzionistëve se kishin krijuar shtet…
Ishte 31 janari 2000 dita kur u përmbytën: ,,Presidenti” , ,,Presidenca” , ,,Parlamenti” , ,,Pushteti paralel” e përralla të tjera…
Të gjitha këto ,,institucione” u-përmbytën me një nënshkrim të dr. Kushner-it, mbretit të pakurorëzuar të Kosovës, me pajtimin e liderëve të shqiptarëve, të shqiptarëve të përçarë…!
Kur mendonim se u përmbysen iluzionet dhe iluzionistët e të gjitha llojeve, qe na dolën iluzionistë të rinj, me iluzione të reja, taze, të vitit 2000 !
Kush janë këta iluzionistë? Këta janë disa konvertues në krye me një ,,profet”, që profetizojnë: të ardhmën religjioze të Kosovës. Po, cili është ky ,,profet”? Ai është Femi Cakolli. Kush është ky Femi? Jo, nuk është fëmijë, ai është ,,burrë”, është edhe kryeredaktor i revistës fetare ,,Letra e gjallë”, Revistë e Përkohëshme Ungjillore e Kishës Protestante: ,,Bashkësia Ungjillore e Mesisë”, rruga: ,,Hasan Prishtina”, nr. 33, Prishtinë, Kosovë.
Revista ,,Letra e gjallë”, nr.5, nëntor 1999-shkurt, 2000 e cila ka 24 faqe, me tema: historike, demografike, politike, aktualitete…, që nga editoriali i redaksisë ,, Fjalët e Para” e deri në fjalët e fundit, të kryeredaktorit, ku parashikohet e ardhmja religjioze e Kosovës, nuk ka veçse mashtrime, trillime, kundërthënje e pështjellime. Pothuajse në të gjitha faqet shprehet një dalldisje antiislame, antikombëtare… Në emër të kombit, në mënyrë dinake, copëtohet kombi… Qe vetëm disa shembuj: Në shkrimin ,,Histori dhe aktualitete shqiptare”, ndër të tjera thuhet:
,,Shteti: Shqipëria, Kosova, Maqedonia (Iliria e lashtë).
,,Kultura: Mes paganizmit të vdekur dhe krishterimit tradicional si dhe islamizmit historik.”
,,Edukimi: ,,Metropolat” shqiptare: për shqiptarët e Shqipërisë është Italia (katolike), për kosovarët është Gjermania (protestante) dhe për shqiptarët e Maqedonisë është Arabia (muslimane)
,,Shqiptarët i kanë tri koka, tri ,,metropola”, tri kryeqytete, tri fe të mëdha.”
,,Rregullimi politik: Republikë transsocial- demokratike.
Religjioni: katolikë, ortodoksë, myslimanë, protestantë, bektashianë, ateistë.”
,,Letërsia: Fillon me frazën: ,,Unë të pagëzoj në emër të Atit, të birit dhe të shpirtit të shenjtë”, Pal Engjëlli, 1462. Pastaj për tre shekuj zhvillohej një letërsi e literaturës krishtere.”
Ligji historik: Kanuni i Lekë Dukagjinit apo Tora shqiptare. Kreu i saj i parë bën fjalë për kishën.”
,,Ekceset më të mëdha kombëtare: islamizmi dhe komunizmi.” (,,Letra e gjallë,” faqe:3).
Të gjitha këto mendime të shënuara këtu janë të redaksisë ,,Letra e gjallë”, që jep të kuptohet se ata, të gjithë, mendojnë njësoj.
Në këtë rast, Volteri do të thoshte: ,,Kur të gjithë mendojnë njësoj, atëherë do të thotë se askush nuk mendon shumë”
Me ata që nuk mendojnë shumë, a ja vlen të humbet kohë?
Sa pak kohë u dashka për të ndryshuar gjithçka, tha Hygo, dhe ,,Letra e gjallë” në një gjysëm faqe ndryshoi gjithçka në historinë shqiptare…!
Popullin shqiptar, me nëntëdhjetë përqind muslimanë e bën popull biblik, por që kanë tri ,,metropola”: Italinë (katolike) për shqiptarët e Shqipërisë, për kosovarët është Gjermania (protestante) dhe
Arabia (muslimane) për shqiptarët e Maqedonisë”.
A pranohen këto ndarje me arsyen e tyre çnjerëzore ?
Wajdi tha: ,,Mund të pranohet dhuna njerëzore, ndërsa arsyeja çnjerëzore është e padurueshme.”
Si mund të kenë shqiptarët tri fe e të përmenden, të shënohen, gjashtë ? Në të vëtetë, populli shqiptar, i ka përqafuar dy fe: Krishterimin dhe Islamin.
Platoni tha: ,,Shkalla më e lartë e padrejtësisë është ajo kur mbulohet drejtësia”. A mbulohet drejtësia edhe me ateistë ? Të hyjnë edhe ateistët shqiptarë në një nga ,,gjashtë fetë” e shqiptarëve, ky është një rrezik i madh !
Por rreziku më i madh për marrëdhëniet në mes njerëzve, thoshte Kant-i, është kur ata i shkaktojnë padrejtësi njëri-tjetrit.
Dhe a ka padrejtësi më të madhe se: Islamizmi, rruga e vetme e vërtetë, që e shpallën tërë profetët biblikë e kur’anorë, që e shpëtoi popullin shqiptar nga asimilimi sllav e grek, të quhet ekcesi më i madh kombëtar?!
Kush dyshon, le t’a thotë të vërtetën !
Sepse, e Vërteta ekziston, trillohen vetëm gënjeshtrat, rrenat.
Gënjeshtra më e dëmshme, thoshte Tolstoi, është gënjeshtra dhelparake dhe e veshur me petkun e madhështisë e të solemnitetit, siç
del zakonisht gënjeshtra fetare.
Qe një e tillë: ,,UÇK APO RUGOVA”
,,Thuhet se UÇK-ja është kështu, e Rugova ashtu. Politika e Rugovës është politikë universale, edhe si kulturë apo edhe si parim, sepse mbështetet mbi paqen, tolerancën, humanen. Politika e Rugovës i kalon kufijtë nacionalë. Sot ne mund ta fyejmë dhe ta pështyejmë, por bota e kulturuar, demokratikisht, e admiron Rugovën. Politika e Rugovës është sublimim i virtytetve dhe i visareve të popullit tonë në raporte me popujt tjerë. Autenciteti i politikës së Rugovës mbështetet në kulturën e krishterë…” (Faqe,17)
Me të tilla gënjeshtra merret revista fetare ,,Letra e gjallë”. Gënjeshtrat janë aq pjellore, tha Goldoni, sa vetëm nga një mund të lindin një mijë të tjera. Ndërsa, sipas Gorkit, gënjeshtra është feja e robërve dhe zotërve.
Se cila është feja e këtyre vërehet që në Fjalët e
Para, editoriali i redaksisë, që fillon me këtë lutje:
,,Perëndi, të lutemi, na mbrojë nga minat nën tokë dhe nga minat në zemrat tona !”
Sa lutje e bukur ! Ah ! Sikur të ishte e sinqertë !
Mjerisht, sa shpesh ndodh që, pas fjalëve të bukura mëshefen gjërat më të shëmtuara ! Ndërsa redaksia lutet për mbrojtje nga minat, po ata i vendosin minat jo vetëm në Kosovë, por në të gjitha trojet shqiptare, jo vetëm nën tokë e në zemrat tona, por edhe shpirtrat tonë…! Së pari, ata përhapin mjegull. Pse ? Sepse:
,,Tash për Kosovën ka filluar një epokë e re.
Tash Kosova është qendër e botës.
Tash Kosova është qendër e xhipave të bardhë”
Po, është e vërtetë se tash për Kosovën ka filluar një epokë e re, por ka filluar me faqe të zezë: me krime, kidnapime, dhunime e mashtrime, me kaos të përgjithshëm rrugor, mendor e shpirtëror…
Po, Kosova tash është një qendër e botës, por jo e vetes; bota po ia plotëson të gjitha kushtët për anarki e korrupsion…! Bota po përpiqet për një Kosovë multietnike, multikulturore e multi-fetare…
Po, është e vërtetë se tash Kosova është qendër e xhipave të bardhë, të cilët veç kanë filluar të na nxijnë jetën…!
E si do Perëndia që të jetë Kosova? Redaksia thotë:
,,Perëndia do që Kosova të jetë jo vetëm një republikë politike, por një kontinent të krishterësh ungjillorë për gjithë botën. S’ka asnjë mënyrë se si t’u kthehet gjithë ky favor i kombeve të tjera për ne, përveç se duke ua predikuar Ungjillin, Lajmin e Mirë të Jezusit.” (,,Letra e gjallë”, faqe:2.)
Pra,sipas redaksisë, që flasin në emër të Perëndisë, Kosova do të jetë jo vetëm një republikë politike, por një kontinent të krishterësh ungjillorë për gjithë botën…
Po, Ungjilli, Lajmi i Mirë i Jezusit thotë:
,,Jo secili që më thotë: O Zot, o Zot ! do të hyjë në Mbretërinë e Qiellit, por vetëm ai që e kryen vullnetin e Atit tim që është në qiell” (Ungjilli sipas Mateut, 7:21)
Megjithë këtë, kryeredaktori, Femi Cakolli, në profetizimin anilitik: “E Ardhmja Religjioze e Kosovës”, ndër të tjera, thotë:
“Sot në Kosovë shumica e njerëzve janë të besimit nominal musliman, deri në 3% katolikë dhe disa qindra protestantë. Në qershor të vitit 1999 ortodoksia religjioze dhe politike (ruse dhe serbe) u thyen në fushëbetejat e Kosoves. Fitoi Evro Amerika dhe shqiptarët e Kosoves Evropa e sotme nuk është ajo e shekullit XVI të apo XVII – të. Shtetet më të fuqishme në botë janë protestante, tani prezente në Kosovë. Prania e NATO-s në Kosovë paraqet një siguri që të mos kthehet kufiri pravosllav në Kosovë si dhe për të penguar fundamentalizmin islam në Kosovë. Kosova do të mbetet shtet laik dhe demokratik” (Faqe: 22).
Sa të vërteta ka në pohimet sipërshënuara? Duhet të bëhemi të ndërgjegjshëm se bishtnimi i së vërtetës e nxitë padrejtësinë, kurse mungesa e drejtsisë e ushqen mashtrimin…
Nuk është e vërtetë se në fushëbetejat e Kosovës u thye ortodoksia religjoze dhe politike (ruse dhe sërbe). Sot, ato janë më aktive se kurrë, duke filluar prej Patrikut të Moskës e gjithë Rusisë e deri te Peshkopi Artemije e At Sava i Deçanit…
Lufta nuk përfundoi me kapitullim…, por me marrëveshje, kompromise; pa thyerje kufijsh religjiozë apo politikë…
Kosova mbeti ,,pjesë e R.F.të Jugosllavisë,” sipas rezolutes 1244, të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Sipas tyre, Sërbia është jashtë Kosovës, por Kosova nuk është jashtë Sërbisë…! Për këtë dualizëm, shqiptarët, si gjithmonë, nuk i pyeti kush në Rambuje, Paris, New York, madje as në Kumanovën shqiptare, ku u-nënshkrua…
Pas nënshkrimit të marrëveshjes në Kumanovë, 10 Qershor 1999, ndërsa trupat e NATO-s (KFOR-i anglez) hyri me frikë në Kosovë nga Maqedonia. Ndërsa trupat ruse, të ardhura nga Bosnja, veç ishin rehatuar këmbëkryq në aeroportin e Prishtinës…
Më vonë, sipas marrveshjes, KFOR-i rus u-vendos nëpër Drenicë, Malishevë e deri në Rahovec; pra, m’u në zemër të Kosovës…
Trupat e NATO-s, deri më sot, mars, 2000, nuk dëshmuan aq siguri në kufi! Kufiri pravosllav në Kosovë jo vetëm që mbet i hapur në veri të Mitrovicës, por u krijuan kufij të ri në Graçanicë, Brezovicë, Mitrovicë… Ndërsa kishat ortodokse (politike) sërbe, kudo nëpër Kosovë po mbrohen nga trupat e KFOR-it. Po mbrohen me tanke e autoblinda gjatë 24 orëve, madje edhe gërmadhat e tyre, siç është ajo në qendër të Gjakovës…
Po, sigurisht, Evropa nuk është ajo e shekujve XVI-të apo XVII-të, kur filloj reformacioni protestantë, sikur që nënkuptohet, por që nuk e shprehni, megjithëkëtë edhe sot e kësaj dite Franca, Italia, Spanja, Portugalia, Austria…, janë ende shtete katolike, kurse Greqia, si gjithnjë mbeti ortodokse, Turqia, siç dihet, myslimane…
Të nëntëmbdhjetë shtetët e NATO-s, me popullsi protestante, katolike, ortodokse dhe myslimane, kur vendosin çifutët (masonë), vetëm bëjnë: Amen ! Amin !
Përse i mbyllni sytë përpara këtyre të vërtetave?
Demokracia dhe shoqëria tolerante nuk mund të krijohet në Kosovë as gjëkundi, nëse ndaj dukurive negative bëhemi të verbër e të shurdhër…
Ndërsa ju shkruani se:
,,Kosova do të mbetet shtet laik dhe demokratik”.
Po Kosova nuk ka as farë statusi, e si do të mbetet shtet laik dhe demokratik ?!
Kuptohet, kur Kosova sot është me aq telashe, me aq probleme e pa status, kur çdo gjë po dirigjohet nga ndërkombëtarët, derisa të demo-kratizohet Sërbia, Cakolli ka tjetër cak; ai s’e ka hallin e Kosovës në këtë kohë.
Po, cili është caku i Cakollit, në këtë kohë ? Ai thotë:
,,Tani janë kushtet komfore për shqiptarët e Kosovës që t’i ngrisin fuqishëm ndërlidhjet me perëndimin”. (Faqe: 22)
Po, përse në këtë kohë, kur Kosova po zhytet në kaos, qenkan kushtet komfore për shqiptarët e Kosovës?…”
Cakolli thotë :
,,Tash është koha e ngritjes së kishës protestante në Kosovë, dhe kjo duhet të bëhet urgjentisht me gjithë vullnetin e kosovarëve. Urgjenisht duhet kthyer kokën edhe shqiptarët e Maqedonisë kah ungjilli. Urgjentisht, edhe shqiptarët e jugut, duhet shkëputur lidhjet me ortodoksinë dhe së bashku me katolikët t’i kthehën Krishtit dhe kishës së reformuar ungjillore”. (Faqe: 22)
Përse me kaq urgjencë, përse me kaq nxitim, po kërkon kryeredaktori, Cakolli, që të gjithë shqiptarët myslimanë të Kosovës, Maqedonisë e të Shqipërisë, bashkë me shqiptarët ortodoksë e katolikë të konvertohen në protestantë ? Përse ky konvertues nuk i ngucë ateistët shqiptarë që ka me bollëk? Sepse djalli gjithmonë ka punë me besimtarë !
Megjithëkëtë, Cakolli thotë :
,,Ju shqiptarë, vëllezër dhe motra, të cilët jeni të lodhur nga hoxhallarët e priftërinjtë, nga hënat e kryqat, nga agjërimet e pakuptimta, nga rrozaret e nga tespitë, nga këmbanat e nga minaret, nga Maria e Muhamedi, ejani dhe bëjëni fryte pendimi dhe besimi te Jezusi…” (Faqe 22.)
Sa më i mirë e më i ditur është njeriu, aq më shumë e vë re të mirën te të tjerët. Sa më i keq e më injorant është njeriu aq më shumë i ndodh e kundërta, siç thotë vetë Cakolli !
Cakolli ka nevojë të pendohet, se vetë Jezusi tha:
,,Jo secili që më thotë: O Zot, o Zot ! do të hyjë në Mbretërinë e Qiellit, por vetëm ai që kryen vullnetin e Atit tim që është në qiell. Shumë do të më thonë atë ditë: O Zot, o Zot, a nuk profetizuam në Emër tënd, a nuk bëmë shumë mrekulli në Emër tënd ? Atëherë unë do t’ju them: Kurrë nuk ju kam njohur! Shporruni prej meje, o keqbërës” (Ungjilli sipas Mateut, 7:21-23)
E dëgjuat Jezusin ? ,,Kurrë nuk ju kam njohur !”
,,Shporruni prej meje, o keqbërës”!
Këta konvertues ambiciozë, që dëshirojnë urgjentisht, t’i kthejnë të gjithë shqiptarët myslimanë, ortodoksë e katolikë në protestantë, që Jezusi u-tha : ,,Kurr nuk ju kam njohur !” dhe,, Shporruni prej meje o keqbërës !, s’ju ka mbetur tjetër shpresë veç në shtetet protestante, të cilat janë më të fuqishmet, pra të parët në botë…
Por Jezu Krishti tha :
,,Shumë prej atyre që janë të parët do të jenë të mbramët, ndërsa shumë të mbramët do të jenë të parët” (Ungjilli sipas Markut, 10:31)
,,Letra e gjallë” në krye me Cakollin, vjen pyetja, meqë janë fetarë, a janë të çiltër ? Balzaku do t’iu thoshte: ,,Atje ku ka hyrë ambicia, atje nuk ka vend çiltërsia.”
Atje ku përlyhen me baltë: ,,hoxhallarët e priftërinjtë, hënat e kryqat, rrozaret e tespitë, minaret e kambanaret… deri edhe Maria e Muhamedi, atëherë, çka mbeti?! Tagore do të thoshte: ,,Balta mund t’i përlyejë diamantët, por nuk mund t’i kthejë në baltë.”

,,Përndryshe, o vëllezërit e mi, gëzohuni në Zotin !
T’ju shkruaj të njëjtat gjëra unë nuk e kam vështirë, kurse për ju është përforcim: Ruajuni prej ,,qenëve”! “Ruajuni prej punëtorëve të këqij!“ (Bibla, Filipianëve, 3:1)
Më në fund, i them Cakollit me kompani, ato që i tha Shekspiri: ,,Po të dëshironi të arrini qëllimin e përpjekjeve tuaja, pyetni më parë me mirësjellje se ku është rruga e drejtë që e keni humbur.”
Rruga e drejtë, të cilin e keni humbur, gjendet te: Ad fontes, domini! Te burimet, zotërinjë! Burimet janë Bibla e Kur’ani.

Bibla, o vëllezërit e mi, tha: “gëzohuni në Zotin” ! (Filipianëve, 3:1)
Ndërsa, Zoti në Kur’an urdhëron e thotë :
,,All-llahu është një, nuk ka zot tjetër përveç Atij…
Në fe nuk ka dhunë. Është sqaruar e vërteta nga mashtrimi…
E kush i beson All-llahut, ai është kapur pë lidhjën më të fortë, e cila nuk ka këputje…” (Kur’ani, 2:254-255)
Pra, kjo është lidhja më e fortë, lidhje e cila s’ka këputje…
Kjo është rruga e drejtë, rruga e shpëtimit për shqiptarët, për njerëzimin! Ashtu u bëftë !
Revista: “FRYMËZIMI”, Nr.3, Faqe 20-24, Mars, 2000, Gjakovë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

E ARDHMJA RELIGJIOZE E KOSOVËS Empty
MesazhTitulli: Re: E ARDHMJA RELIGJIOZE E KOSOVËS   E ARDHMJA RELIGJIOZE E KOSOVËS EmptyFri May 21, 2010 4:38 pm

Mexhid-punen e KFORI-t te lumt se e paske elaboru shum mir ashtu dot thot se ma interesant ja ca kisha te ruhen me ushtar e tela me gjemba se kufijt e nji shteti per ta siguruar at popullat qe jeton mbrenda atyre kufijve,pra kishat jan shum problem a kufini ska lidhje kushdo net hyn e let te del,ktu po shifet per ledine se sa kem vler 2mil njerz sa 3-4 kisha, pra un mendoj dhe duhet qe instucionet tona duhet sa ma par qe te kerkojn marrveshje te re me KFORI-N e jo me vle hala me marrveshje e milloshit ,se nuk esht ne favot tonin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
E ARDHMJA RELIGJIOZE E KOSOVËS
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Qeveria e Kosovës nuk çan kokën për kufijtë e Kosovës
» Turqit te gatshem t'i sulmoin Kurdet.
» Historia e Kosovës
» Historia e Kosovës
» Video historike

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: