Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Babë e birë luftuan me një pushkë në mbrojten e nderit.....

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
shqipdon
Fillestar/e
Fillestar/e
shqipdon


Male
Numri i postimeve : 42
Age : 40
Vendi : Fush Kosove
Registration date : 01/09/2010

Babë e birë luftuan me një pushkë në mbrojten e nderit..... Empty
MesazhTitulli: Babë e birë luftuan me një pushkë në mbrojten e nderit.....   Babë e birë luftuan me një pushkë në mbrojten e nderit..... EmptyThu Sep 02, 2010 3:03 pm

Edhe Baca Kif iu bashkua fisnikëve të lirisë
Masakrat e tmerrshme dhe dhuna sistematike që ushtronte pushtuesi serb kishin bërë që jeta e shqiptarëve të Kosovës të mos ketë alternativë tjetër vetëm të organizohen në mbrojtje të qenies së tyre ekzistenciale. Kështu, përveç në Drenicë, Dukagjin, Anadrini, Llap, Karadak e gjithandej Kosovës në mbrojtje të nderit familjar, pragut të shtëpisë dhe nderit të kombit kishin dalë shumë djem dhe vajza kosovare, por edhe nga tërë shqiptaria. Këta djem dhe vajza iu kundërvunë pushtuesit barbar serb, i cili në pamundësi për të luftuar në mejdan me ushtarët e UÇK-së bënte masakra në popullatën e pambrojtur civile, si në fëmijë, gra e pleq.

Për këtë shkak në të gjitha anët e Kosovës ishin organizuar celulat e para të UÇK-së, por edhe në Rrafshin e Kosovës, përkatësisht në rajonin e Fushë Kosovës dhe Kastriotit, një trevë e cila shquhet për rezistencë të kamotshme kundër armikut serbo-çetnik.

Pas luftës dhe sakrificës së Komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jasharit dhe familjes së tij për lirinë e Kosovës, kushtrimit të lirisë iu kishin bashkuar shumë burra dhe gra po nga treva e Rrafshit të Kosovës duke hyrë përgjithmonë në analet e kështjellës së krenarisë së kombit. Kësaj rruge të lirisë së Kosovës, përveç burrave të shquar të kombit si, Zahir Pajaziti, Fehmi Lladrovci, Luan Haradinaj, Agim Ramadani, Bekim Berisha-Abeja e shumë luftëtarë tjerë, padyshim iu kishte bashkuar edhe luftëtari Hakif Kurtesh Berisha alias Baca Kif, një burrë trim, besnik, i pathyeshëm, temperament, por edhe shumë i rreptë kundër armikut kur e kërkonte nevoja. Baca Kif rrjedh nga një familje me traditë patriotike, e ndershme, bujare dhe mjaft e respektuar në këtë anë. Mbi të gjitha kjo familje shquhet si e urtë, por kur e kërkonte koha dinte t’i dilte përball armikut dhe të mbronte nderin e vet, të kombit dhe të vatanit.

Hakif Berisha lindi me 21 tetor 1942 në fshatin Graboc i Poshtëm të Komunës së Fushës Kosovës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Kastriot, ndërsa pas përfundimit të saj punësohet në Minierën e Bardhit dhe punon deri ne vitin 1990, me ç’rast pushtuesi serb e largon me dhunë nga puna.

Hakifi kishte një familje me traditë patriotike dhe veprimtaria e prindërve të tij kishte ndikuar shumë në brumosjen e tij atdhetare. Nga babai i tij Kurteshi kishte trashëguar trimërinë, i cili për shkak të luftës së tij kundër çetnikëve dhe për veprimtari në Ballin Kombëtar ishte dënuar me 12 vjet burg të rëndë në kohën e Jugosllavisë së Titos. Me pushkën e tij M48 të quajtur “Kësulkuqja” kishte zmbrapsur hordhitë çetnike në Ortakoll, të cilët kishin ardhur nga Rashka për të masakruar shqiptarët e kësaj ane. Me këtë rast, Baca Kurt kishte vrarë me dhjetëra çetnik, ndërsa shumë prej tyre ishin detyruar të kthehen mbrapshtë në Serbi. Kjo betejë kishte lënë gjurmë të thellë në shpirtin e Hakifit, por edhe të familjarëve dhe rrethit ku jetonin.

Veprimtari patriotike e Hakifit fillon nga viti 1968 dhe 1981, sidomos me demonstratat e organizuara dhe ishte njëri ndër pjesëmarrësit aktiv të tyre. Padyshim, vlen të përmendet rasti i 30 prillit të vitit 1993, kur familja e Hakif Berishës bastiset nga policia kriminale serbe me pretekst të kërkimit të pushkës së babait të tij M48, të cilën e ruante me xhelozi të madhe. Me këtë rast Hakifi së bashku me djalin e tij Kurteshin ishin maltretuar shumë nga policia serbe. Dhe, përkundër maltretimeve kurrë nuk e kishte dorëzuar pushkën M48 që e kishte amanet nga babai, por me këtë pushkë më vonë do të luftojë kundër barbarëve serb.

Fshati Graboc gjatë vitit 1998 ishte një pikë mjaft neuralgjike për forcat e armikut dhe rreth e përqark kishte forca të shumta policore e ushtarake serbe të cilat donin ta detyronin popullin e kësaj ane të shpërngulet, sepse ishte bazë logjistike për Zonën e Çiçavicës. Duke parë këtë gjendje të vështirë burrat e kësaj ane ishin organizuar dhe në krye me Abedin Sogojevën kishin formuar guerilen e parë të UÇK-së, Togun e Grabocit dhe padyshim Hakifi ishte ndër ushtarët e parë që iu bashkua kësaj ushtrie. Ky Tog ishte pjesë përbërëse e Brigadës 114 Fehmi Lladrovci të Zonës Operative të Drenicës dhe për Komandant ishte emëruar Abedin Sogojeva. Hakifi mori pjesë në të gjitha betejat e rëndësishme që ishin zhvilluar në atë kohë, por duhet theksuar njërën prej tyre të 14 prillit 1999, në të cilën betejë luftohej në largësi prej 20 metra me armikun pa i lëkundur pozicionet e UÇK-së. Gjatë kësaj beteje kishte rënë dëshmor Ferid Curri, ndërsa ishte plagosur vëllai ë tij Petriti dhe ushtari Fidaim Berisha. Kjo betejë luftëtarëve tjerë, por edhe vetë Bacit Kif i kishte shtuar urrejtjen e madhe ndaj armikut, por edhe një guxim të pashoq në luftë kundër armikut. Hakifi ishte shumë i lumtur që përfundimisht hordhitë serbo-çetnike po ikin nga Kosova dhe po realizohet amaneti i babait të tij, çlirimi i Kosovës nga bandat serbo-çetnike.

Sot, ky vend falë gjakut të dëshmorëve frymon lirshëm dhe lufta e tyre ishte e pastër si loti, e shenjtë për lirinë e vendit të tyre, por ishte edhe krenaria më e madhe për kombin. Dëshmorët dhe luftëtarët e Togut të UÇK-së së Grabocit si, Abedin Sogojeva, Hakif Berisha, Ferid Curri, Ahmet Berisha, Petrit Curri, Bedri Berisha, Lirim Jakupi, Vullnet Ibishi e shumë të tjerë do të jenë krenaria e Rrafshit të Kosovës, përkatësisht të Fushë Kosovës, por edhe të gjithë Kosovës dhe mbarë shqiptarisë.
Lavdi dëshmorit të kombit Hakif Berisha!
Lavdi të gjithë dëshmorëve të rënë për lirinë e trojeve shqiptare!
Me respekt B.Berisha
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 63
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Babë e birë luftuan me një pushkë në mbrojten e nderit..... Empty
MesazhTitulli: Re: Babë e birë luftuan me një pushkë në mbrojten e nderit.....   Babë e birë luftuan me një pushkë në mbrojten e nderit..... EmptyThu Sep 02, 2010 4:46 pm

Hallal ju kofte po per ke kane luftue ,
qe te gezojne lirin hajnat shpijunat e serbise e greqise ....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shqipdon
Fillestar/e
Fillestar/e
shqipdon


Male
Numri i postimeve : 42
Age : 40
Vendi : Fush Kosove
Registration date : 01/09/2010

Babë e birë luftuan me një pushkë në mbrojten e nderit..... Empty
MesazhTitulli: Re: Babë e birë luftuan me një pushkë në mbrojten e nderit.....   Babë e birë luftuan me një pushkë në mbrojten e nderit..... EmptySat Sep 04, 2010 12:51 pm

FJALË RASTI

(POST MORTUM)



Nga Mejdi Asllani (Komandant Plaku)

I

Në emër timin dhe të familjes time, përshëndes familjen shumë të nderuar të Hakif Berishës, e cila në tri breza dha luftëtarë për çlirimin e atdheut, nga gjyshi i Hakifit, babë Kurteshi dhe vetë Hakifi.

Në këtë përvjetor të parë pas vdekjes, së veteranit të UÇK-së, duke përkujtuar jetën dhe veprën e shokut dhe vëllait tonë Hakif Berishës, nga ditët e vështira për Atdheun dhe kombin. Po e shfrytëzoj rastin për t’i përshëndetë, gjithë ata djem e vasha që me vendosmëri i kapën armët për t’i dalë zot atdheut, kur ai dergjej nga robëria e stërzgjatur dhe kur i kanosej rreziku, ndër më të mëdhenjtë në histori. Përshëndes edhe ata që në çfarëdo mënyre e ndihmuan ose e përkrahën luftën. por me theks të veçantë i përshëndes, ato familje që më të dashurit e vet i ndanë nga zemra dhe ja falën ATEHDUT, PËR T’I BËRË TË PAVDEKSHËM.

Këto, si i thanë parafolësit e mi, janë shumë të vërteta por ka ende për t’u thënë, shpresojmë se brezat e ardhme do t’i thonë. Unë vetëm po e shtoj në emër të të gjithë luftëtarëve të mirëfilltë, se ideali i të gjithë luftëtarëve të gjallë e të vdekur, ka qenë dhe mbetët, çlirimi dhe bashkimi i të gjitha trojeve shqiptare në një shtet natyral, ashtu si dhe ku e ka krijuar Zoti. E jo për ndarje në principata, sikur para Agronit e Teutës. Bile edhe më keq, sepse këto principata qeverisen nga të huajt si që janë:Çamëria, Lugina e Vardarit, Lugina e Preshevës, Bujanovci, Vraja, Medvegja, Plava, Gucia, Tuzi e Ulqini, po edhe Kosova tani për tani nuk është shumë më mirë. Disa prej tyre qeverisen nga armiqtë e përbetuar të kombit shqiptar, si që janë: Grekët, Sllavo-Maqedonasit dhe Serbia.

Prandaj unë për të mos i përsëritur fjalët e parafolësve të mi, po e lexoj një këtë tekst, të shkurtër, që ka të bëjë me rastin për çka jemi ftuar.

Atëherë kur kombi shqiptar gjakosej, dhunohej, dëbohej nga barbaria serbe dhe kasapi i Ballkanit, Millosheviq, patëm nderin që Hakif Berisha, unë dhe shumë burra tjerë të moshuar, të radhitemi krah për krah me djemtë dhe vashat tona të reja, për t’i treguar armikut se as të moshuarit nuk janë plakur por as të rinjtë nuk janë fëmijë, por janë burra që i dalin zotë Atdheut dhe dinë t’i trokasin në ndërgjegjeje popujve të civilizuar, për t’i ndihmuar kësaj race të njerëzimit, të lënë pas dore dhe të harruar.


Po them se patëm nderin, sepse gjithë ata të rinj, i konsideronim si nipa e mbesa, për të cilët në çdo kohë dhe situatë ishim në gjendje t’ua presim breshëritë e plumbave me gjoksin tonë. Po ja se pa thënë Zoti as nuk lindet as nuk vdiset. Edhe pse disa gojëkqinj flasin e thonë, se ata si kanë luftuar të gjithë janë vrarë. Këtë punë më mirë e dinë ata, që kanë qenë me ne, në vijë të frontit. Nëse kemë luftuar si duhet apo jemi kursyer duke u strukur.

Sikur ta kishte pyetur dikush Hakifin derisa ishte gjallë, ose mua që jam ndër ju për ditët tona të lumturisë më të madhe?- përgjigjja do të ishte: ditët e luftës tonë për atdhe!

Sepse, atëherë dinim, se bënim diçka për kombin tonë të shumëvuajtur. Prandaj, nga kjo foltore i lus ata gojëkëqinjtë, që nëse nuk na respektojnë, së paku të mos na fyejnë. Sepse ne në luftë nuk kem shkuar vetëm për vete e për familjet tona, por edhe për ata.

Edhe sa të presim ore vëllezër e motra, që disa shqiptarë të mbushen mend dhe për një plesht të mos e djegin jorganin, për inati të rejës të mos i vdektë djali. Ose çka është më keq, nëse një hoxhë apo prift, apo lider partiak e bën një punë të keqe, të përgojohen gjithë hoxhallarët, priftërinjtë ose komplet struktura politike. Njëherë e përgjithmonë duhet shporrur kjo praktikë. Si i miri, si i keqi, kanë emër dhe mbiemër, nuk duhet përgjithësuar gjërat, sepse kopshti i luleve në vend se të kultivohet, nuk është mirë të shkretnohet.

Aq më tepër, kur, si duket prapë këto lule do t’i hynë në punë Kosovës. Sepse pretendimet e disa popujve që nuk ia duan të mirën kombit shqiptar, realizimi i aspiratave të arsyeshme, shekullore të popullit shqiptar dhe amaneti i Dëshmorëve të kombit, nuk mund të shtyhet deri në pafundësi! Prandaj, obligim i çdo shqiptari është, ta përgatisë veten, familjen dhe rrethin që në rast nevoje të reagohet si komb, e jo si një pjesë e vogël e kombit. Vetëm atëherë nuk do të ketë xhelozi, sepse të gjithë do të jemë me merita të njëjta.

Edhe një herë ju përshëndes dhe ju falënderoj për pjesëmarrje në këtë ditë përkujtimore.

Lavdi i qoftë veteranit të luftës Hakif Kurtesh Berishës!

Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Babë e birë luftuan me një pushkë në mbrojten e nderit..... Empty
MesazhTitulli: Re: Babë e birë luftuan me një pushkë në mbrojten e nderit.....   Babë e birë luftuan me një pushkë në mbrojten e nderit..... Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Babë e birë luftuan me një pushkë në mbrojten e nderit.....
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» ME PUSHKË DHE PENË PËR ÇLIRIM KOMBËTAR
» Luftetaret Shqiptare që luftuan në Kroacine

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: