Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Çka tha poeti - Din Mehmeti

Shko poshtë 
3 posters
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 73
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

Çka tha poeti - Din Mehmeti Empty
MesazhTitulli: Çka tha poeti - Din Mehmeti   Çka tha poeti - Din Mehmeti EmptyFri Nov 12, 2010 8:35 pm


Mexhid YVEJSI, Gjakovë



ÇKA THA POETI-

DIN MEHMETI



Dikur pyesnin pleqët:

Kur rri dreqi?

Të gjithë e dinin,

Kur bënin llafe,

Se dreqi rri n’kafe!



N’Kafe t’Madhe

Ndërsa po bisedonim

Me miqë letrarë

Erdhi, u ulë, edhe poeti

Bacë Loku, Din Mehmeti.



Miku që e kishte fjalën

Posa e përfundoi,

Pa u vonue,

Poeti, Din Mehmeti

Iu drejtue:

„Unë, qysh me t’besue ty

Kur ti nuk i beson Zotit?“



Miku i përbashkët heshti,

Heshtën edhe ne.

Heshtja jonë fliste shumë!



Të lumtë! O Din Mehmeti!

Erdhe n’kafe si meleqi

Aty ku rri dreqi!

Na afrove mes veti,

Na afrove me Zotin...!



Shënim:

Kjo poezi u botue në revistën „FRYMËZIMI“, Nr.6, faqe:27, Gjakovë, Shtator, 2000.



Mbrëmë në Gjakovë në moshën 78 vjeçare u nda nga kjo jetë, kaloj në jetën e vërtetë, poeti – Din Mehmeti.

Din Mehmeti lindi në 1932 në fshatin Gjocaj të Junikut. Ka studiuar për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Beogradit. Ka qenë profesor shumëvjeçar në Shkollën Pedagogjike të Gjakovës.

Sot, me 12 nëntor 2010, në Gjakovë, n’orën 15, në varrezat e qytetit, pranë varrit të Prof. Selman Rizës, u varros me nderime poeti-Din Mehmeti.

Poeti-Din Mehmeti poezinë e parë e botoi në vitin 1949, në revistën letrare “Jeta e Re”, Prishtinë.

Vepra më të njohura të tij janë:

Në krahët e shkrepave (1961),

Rini diellore. (1966)

Dridhjet e dritës (1969),

Heshtja e kallur (1972),

Fanar në furtuna (1981)

Agu, dramë (1982),

Prapë fillimi (1996),

Klithmë është emri im ( Tiranë 2002),

Mos vdis kur vdiset (2001).



Mexhid YVEJSI

Gjakovë, 12 Nëntor 2010








Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Çka tha poeti - Din Mehmeti Empty
MesazhTitulli: Re: Çka tha poeti - Din Mehmeti   Çka tha poeti - Din Mehmeti EmptySat Nov 13, 2010 1:06 am

shum poezi e mi por ky ka qen njéri nga denocuesit e ADEM DEMAQIT SA INTERESANT DHE TRAGJIKE......
DIN MEHMETI
FAREDIN GUNGA
ZEKRI ACANA
DHE CA TE TJER................!!!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 42
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Çka tha poeti - Din Mehmeti Empty
MesazhTitulli: Re: Çka tha poeti - Din Mehmeti   Çka tha poeti - Din Mehmeti EmptySun Nov 14, 2010 1:30 am

Syte qe shkrepin dashuri

M'jane shkime dritat e syve te gjalle
kthinave te mbremjeve luginave te nxira
e vargeve te fetyres se shterrur
derdhi puste fryre te shpiertit
ne shtratin ku te rrita, o femij.
-Eja, biro,
te mbledhi rreth stomit te gjinjeve te
brenjtur,
ti ngrohu brinjet e kerrusura
ulrimave te ferfellazave te mallkuara
eja, bir-o, ta ndije gjakun duke vluar!...
D.MEHMETI

Ngushellime per familjen Mehmeti, dhe per mbare popullin shqipetare per vdekjen e poetit tone, poeti yne u prefte ne paqe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Çka tha poeti - Din Mehmeti Empty
MesazhTitulli: Re: Çka tha poeti - Din Mehmeti   Çka tha poeti - Din Mehmeti Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Çka tha poeti - Din Mehmeti
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poeti/ja e preferuar
» POETI dhe FJALA
» POETI dhe FJALA
» POETI YNË SADIK KRASNIQI
» POETI YNË NEBIH BUNJAKU

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: