Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Lufta e Qarrit (1941-1945), krenaria e kombit shqiptar

Shko poshtë 
3 posters
AutoriMesazh
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Lufta e Qarrit (1941-1945), krenaria e kombit shqiptar Empty
MesazhTitulli: Lufta e Qarrit (1941-1945), krenaria e kombit shqiptar   Lufta e Qarrit (1941-1945), krenaria e kombit shqiptar EmptyThu Dec 30, 2010 7:15 am

Halil Ajvazi: Lufta e Qarrit (1941-1945), krenaria e kombit shqiptar
E Diel, 26-12-2010, 08:00pm (GMT)


Lufta e Qarrit (1941-1945), krenaria e kombit shqiptar


Nga Mr.sc.dr. Halil Ajvazi


Këto ditë, më 23 dhjetor u mbushën 66 vjet nga beteja e njohur që është zhvilluar në Qarr të Kosovës Lindore (Komuna e Kamenicës), ndërmjet pjesëtarëve vullnetarë dhe fshatarëve patriotë dhe trima për të mbrojtur dhe dalë zot trojeve etnike, në njërën anë, dhe Brigadës së XVII-të partizane (serbo-maqedone) në anën tjetër, brigadë antishqiptare e njohur me nofkën „E pergjakshmja“. Pse? Ngase kudo që kishte shkelur, kishte larë me gjak shqiptarët e pambrojtur: burrat dhe gratë, duke mos i kursyer as shtatëzanat, pleqët dhe fëmijët nën moshën 18 vjeçare, madje dhe foshnjet. Faktikisht, betejat e lavdishme shqiptare filluan nga Karadaku i Shkupit e deri në Qarr të malësisë së Kamenicës, ku u shkatërrua totalisht kjo brigadë çetnike dhe famëkeqe.
Siç dihet, deri në gjysmën e dytë të vitit 1943, pjesa lindore e Kosovës ishte zonë nën okupimin bullgar. Dikund, në këtë kohë, kapitullojnë Italia dhe Bullgaria. Kontrollin mbi tokat shqiptare e marrin forcat gjermane në kohën kur ishte kulmi i luftës së dytë botërore. Tani edhe zonat që ishin nën okupimin bullgar i bashkohen Shqipërisë etnike të asaj kohe, qeverisë së Dr. Rexhep Mitrovicës. Pushteti gjerman ia kishte njohur „neutralitetin“. Kufiri verilindor shtrihej tani prej Gurit të Zi deri në Medvegjë e Kurshumli të Nishit, në majën e Sitilisë e deri në mes të Vranjës dhe Bujanocit, dhe përmes “udhës së frëngit“, siç i thoshte populli hekurudhës, deri në periferi të Shkupit. Kjo gjendje zgjat deri në fund të vitit 1943, kur pushtetin mbi tokat shqiptare e marrin partizanët shqiptarë dhe jugosllavë. Në fshatrat shqiptare ndërmjet Kitkës dhe Bujanocit, brigadat partizane jugosllave nisin të depërtojnë në pranverë të vitit 1944. Për të okupuar dhe pushtuar malësinë e Gallapit të Bujanocit - Hashaninë, detyra i ishte besuar Brigadës së XVII-të sërbo-maqedone (në të cilën kishte edhe partizanë shqiptarë), e cila kudo që kishte kaluar, i kishte larë në gjak trevat shqiptare, duke e bërë shkrum e hi malësinë e Karadakut.
Për këtë e merr edhe emrin Brigada e XVII-të Maqedone-Kosovare, e ashtuquajutura “brigadë e përgjakshme”. Në gjysmën e dytë të dhjetorit kjo Brigadë arrin në Rogoçicë-Roganë. Në Katushnicë të Rogoçicës, brigada ndahet në dy pjesë. Njëra pjesë merr rrugën për në Hogosht dhe tutje për në malësinë e Gallapit të Kamenicës, ndërsa pjesa tjetër niset për të dalë në Qarr, me qëllim të shpartallimitë të forcave vullnetare shqiptare, të grumbulluara në Çukën e Qarrit. Brigda me mbi l. 200 partizanë arrin në Qarr në peridhën 18-23 dhjetor të vitit 1944 (natën e Kërshëndellave). Për tua treguar rrugën ata i kishin mar pesë bashkëpuntorë:


1. Demushin e Tafës,
2. Shaipin e Shefkit nga Karaqeva,
3. Hysenin e Smajlit nga Priboci,
4. Ramadan Januzin – Shestakin e Breznicësë dhe
5. Muharrem Isahini nga Tërnoci i Madh, të cilët e pranojnë bashkëpunimin dhe anëtarsimin e tyre në radhët e brigadës XVII-të.

http://www.zemrashqiptare.net/images/articles/2010_12/19156/u1_Qarri.jpg




Pamje nga fshati Qarr ku u zhvillua një nga betejat më të lavdishme në mbrotje të trojeve etnike, nga 18-23 dhjetor 1944


Me të arritur në Qarr, shtabin e kishin vendosur në shtëpinë e Raqipit të Behlul Brahimit, i cili, për pak, i shpëton ekzekutimit nga Rizahi i Azemit dhe Tafili i Ajvazit. Komandanti i kësaj brigade ekzekutohet nga Fazli Ramadani në bashkëpunim me Rizah Azemin dhe Tafilin e Ajvazit. Komandant i kësaj Brigade ishte Lluka Bozhovič, komisar Luka Čaurič, ndërsa kryeshef shtabi ishte Ilija, me kombësi malazeze. Në Qarr me rrethinë vepronte Kompania e Qarrit e që si ndërlidhje e shfrytëzonte Sulejman Hajdar–Qarrin, i cili ishte në bashkëpunim të ngushtë me Mulla Idrizin dhe Syl Zarbicën që ishin përgjegjës për Malësinë-Hashanin.
Në këto vise operonin forcat vullnetare nën komandën e Mulla Idrizit dhe bashkëluftëtarve të tij, të njohur si: Muharrem Fejza, Sylë Zarbinca, Shefki Desivojca, Tafil Ajvazi, Sylejman Qarri, Fazli Ramadani, Lamë Breznica e shumë të tjerë. Vlen të përmendet se këto forca vullnetare më parë kishin qenë për përgaditje luftarake në Shqipëri, por shumë nga to kishin keqëpëdorur misionin për çka kishin vajtur deri atje sa që kishin tentuar të fusin urrejtje vëllazërore, duke u marrë madje edhe me hajni dhe maltretimin e qytetarëve të pafajshëm. Siç duket, edhe këtu kishte depërtuar OZNA, për t’i futur disa spiunë, por në një numër të papërfillshëm, pasëardhsit e të cilëve sot e kësaj dite derdhin lot krokodili për ta. Këto forca ishin të koncentruara rreth kufirit të quajtur Guri i Zi dhe Quka e Qarrit. Kështu, më 12 Dhjetor 1944 kalon shtabi i lëvizjes në Zarbincë.


Luftëtarët më të mirë dhe më të njohur për shpartallimin e brigadës pushtuese ishin: Tafili i Ajvazit - Qarri me Fazli Ramadan - Novosellën e Vranjës dhe Riza Azem – Qarrin, Sejdi Ibishi me të vëllanë, Hysen Ibishin, Shaipi i Halimit, Zena i Alisë, Tafili i Ajvazit - Qarri me Fazli Ramadan-Novosellën e Vranjës dhe Riza Azem-Qarrin (i ashtuquajturi “LEKA”). Për këta tre të fundit thuhet se kishin luftuar si luaj me pushkë-mitralezë të rëndë të prodhimit anglez, duke i sjellë humbje të konsiderueshme armikut. Thuhet se atë natë në Qarr ishin grumbulluar rreth 600 luftëtarë, vendas dhe vullnetarë. Fuftëtarët shqiptarë e fillojnë sulmin me një furi të paparë, si në kohën e Idriz Seferit (Skënderbeu i Karadakut). Lufta kishte qenë shumë e ashpër dhe zhvillohej në terrin e një nate shumë të ftohtë dhjetori, dhe nga një afërsi përleshjesh gjoks më gjoks.
Pas gjysmës së natës, shumica e luftëtarëve „jabanxhi“ tërhiqen në Priboc, ndërsa me mbeturinat e Brigadës kishin mbetur të përballen thuajse vetëm Qarralitë dhe Fazli Ramadani nga Novosella e Epërme, miku më besnik i Talif Ajvazit dhe Rizah Azemit, I njohur me pseudonimin “Leka”. Lufta kishte vazhduar deri të nesërmën pasdite. Të nesërmen bëjnë kërdi mbi partizanët sllavo-komunistë, luftëtarët e mëdhenj të kombit, si Tafil Ajvazi, Rizahi i Azemit dhe Fazli Ramadani i Novosellës së Epërme (pas lufte i arratisur në Shqipëri). Thuhet se as 20-30 partizanë të kësaj brigade nuk kanë shpëtuar të gjallë. Në mesin e të vrarëve mbeti edhe komandanti i brigadës, eshtrat e të cilit pushojnë dikund në Qarr. Është interesante dhe enigmë historia e mbërritjes së kufomave të kësaj brigade, brenda një nate, deri në fshatin Hodonoc (në Kërshlant dhe në Domoroc). Prej qarralive që luftuan më së shumti në Betejën e Qarrit ishin:


1. Tafili i Ajvazit,
2. Rizahi i Azemit,
3. Sadria i Sherifit,
4. Fazli Ramadani - Novosellë
5. Zejna i Alisë,
6. Muharremi i Sadikut,
7. Fejzullahi i Ramizit,
8. Rizahi i Ramizit,
9. Ramushi i Qazimit,
10. Jakupi i Rexhepit,
11. Zahiri i Rexhepit,
12. Oruçi i Ibishit,
13. Sejdia i Ibishit.


Disa javë pas Betejës së Qarrit, dhe pikërisht me themelimin e shtetit fantomë të krijesës artificiale të quajtur Jugosllavi, pikërisht me 7 janar 1945, vjen në Qarr për tu hakmarrë për humbjet e tmerrshme që kishin pësuar partizanet, Brigada e XVI-të partizane, e plotësuar me ushtarë të rinj, shtesë nga Morava Jugore dhe Maqedonia. Kjo brigadë bën tmerr në Qarr, duke ua vënë shtëpive zjarrin dhe duke i therrur bagëtitë. Me tradhëti kjo brigadë i merr të gjithë meshkujt mbi moshën 18 vjeçare dhe i pushkaton (21 meshkuj të pushkatuar, të cilëve as sot nuk u dihen varret). Rrugës për në Gjilan ua kanë bashkuar edhe 12 shqiptarë nga Shipashnica e Epërme. Besohet se janë dërguar në Gjilan dhe janë pushkatuar, duke u hudhur të gjithë në një grope të përbashkët. Vetëm në dy familje të Qarrit nuk meret asnjë mashkull (të M. B. dhe P. V.), për të cilët dyshohet sa kanë qenë besnikë ndaj regjimit serbo-sllav. Brigada pritet nga M. B. dhe P. V. P., me direktiva të Ramadan Januz-Shestakit, që të tre komunistë të përbetuar të kohës dhe bashkëpunëtorë të brigadave partizane, si asaj të XVII-tës po ashtu të asaj të XVI-tës.
Këta persona me familje pas luftës deri në vdekje kanë marrë pensione si veteranë të luftësë dhe hyzmeqarë të Sërbisë. Më poshtë po japim listën e Qarralive të pushkatuar në janar të vitit 1945, e të zhdukur të cilëve as sot e kësaj dite s’iu dihen varret, janë:


1. Tafil Ajvazi (gjyshi i autorit),
2. Destan e Rufat Azemi, babë e djalë,
3. Arif Ajvazi,
4. Qazim Ramë Ahmeti,
5. Hamiti i Habimit,
6. Zejnulla e Jashar Reshit Veseli, të gjithë vëllezër,
7. Sadri, Ramiz e Rexhep Sherifi dhe djali i Rexhepit, Lazimi,
8. Brahimi i Halitit,
9. Rizahi i Ramizit dhe Gjelili i Halimit, të gjithë të lagjes së Brahimëve,
10.Oruçi dhe Hyseni i Ibishit, vëllezër, si dhe
11.Rizadi i Ramizit nga lagja e Danovitëve.


Ishte marrë dhe pushkatuar edhe Ramiz Rexhepi, një djal i ri nga Ramabuça, i cili rastësisht kishte qëlluar mysafir te e motra e vet në Qarr, e shumë të tjerë. Kthtrrave të brigadës dhe kolaboracionistëve i shpëton Haki Sadri Sherifi, 17 vjeçar, falë një gjendshmërie të rastit, duke ikur dhe fshehur në plemën e përbashkët që shërbente për të ruajtur ushqimin e bagëtisë, por shpëton, ndoshta falë edhe moshës së mitur! Ndërsa i plagosur rëndë në këtë betejë ishte Rasim Qazimi, i cili për pasojë mbeti invalid për tërë jetën.
Në vitet e pesëdhjeta të shekullit të shkuar, Fazli Ramadani burgoset, por arrin të lirohet me besë për një javë kinse të grumbullonte armatimin e shumtë, të cilin e posedonte. Për t’i shpëtuar likuidimit, Fazli Ramadani-Novosella arratiset për në Shqipëri, me ndihmën e familjes dhe farefisit. Në ndihmë i del edhe djali i Tafil Ajvaz - Qarrit: Zuka i Tafilit, duke ia huazuar një pençe (kije) në të holla (vlen të përmendet se Zuka, djali i Heroit të popullit Tafilit, që luftoi për idealet e snjenjta për një Shqipëri Etnike në kohën kur e ndihmoi bashkëluftëtarin e babait të tij për t’u arratisur për në Shqipëri ishte vetëm 13-vjeçar).
Deri më 1999 kur Kosova u lirua nga thundra sërbe, ishte halë në sy për okupatorin, si djalë i luftëtarit të madh të kombit, dhe i cili kurrë s’e ndali veprimtarinë kombëtare, qoftë me propagandë kombëtare apo edhe me të holla, qoftë duke i dhënë rëndësi shkollimit të djalit të tij (H. A., i cili gjithashtu e ndihmpoi UÇK-në dhe UÇPMB-në, 1998-2002) në institucionet më prestigjioze ndërkombëtare, duke e ditur se penda dhe pushka për pushtuesin është kanceri me metastaza që do t’i sjellë fundin e sigurt pushtuesit shekullor. Gjithashtu, ai bëri furnizime me armatim për dasma, ahengje, por edhe për njësitë e UÇK-së, para dhe gjatë luftës 1997-1999 dhe 2000-2003. Angazhimi i tij për furnizimin me armë pati edhe pasoja më 1993, kur u burgos dhe u maltratua deri buzë likuidimit, por pasi arriti e i shpëtojë më të keqes, ai më 1998-1999, deri me futjen e NATO-së në Kosovë, emigroi në Zvicër (ku gjithashtu ishte mjaft aktiv për kauzën kombëtare). Lufta e Qarrit në dhjetor të vitit 1944, është krenaria e kombit shqiptar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lufta e Qarrit (1941-1945), krenaria e kombit shqiptar Empty
MesazhTitulli: Re: Lufta e Qarrit (1941-1945), krenaria e kombit shqiptar   Lufta e Qarrit (1941-1945), krenaria e kombit shqiptar EmptyFri Dec 31, 2010 4:05 pm

shum itersant MEDALIM ku i paske gjet kaq detalisht , bash mke shti me shiku me ket biemer te kti fshati se kem lidhje familjare me do njerz,.
PERSHENDETJE .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Lufta e Qarrit (1941-1945), krenaria e kombit shqiptar Empty
MesazhTitulli: Re: Lufta e Qarrit (1941-1945), krenaria e kombit shqiptar   Lufta e Qarrit (1941-1945), krenaria e kombit shqiptar EmptyFri Dec 31, 2010 6:13 pm

I neumi Xhema, falenderimi i takon autorit te shkrimit, sa e sa histori qe ia imponu e mohu popullit ton, sidomos prej luftes dyte e kendej,sa vuaajtjet e sa viketima qe i pat populli yne, historia na mesonete se "jan " trathetar! Zoti i farofet faeen e poshter shkinore. ju pershendes sinqerishet, gezuar vitin e Ri 2011,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 54
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

Lufta e Qarrit (1941-1945), krenaria e kombit shqiptar Empty
MesazhTitulli: Re: Lufta e Qarrit (1941-1945), krenaria e kombit shqiptar   Lufta e Qarrit (1941-1945), krenaria e kombit shqiptar EmptySat Jan 01, 2011 12:35 am

Shum tem e mir vetëm me sa po vrej unë Autori i paska cek vetëm familjarët e vet , me sa edij unë tai kan mar pjesh shum e shum dhe nga ta shum kan mbte të vdekur që nuk i paska cek fare , Ati kan luftu i të gollaku , siq jan fashtrat Suharrna ,Novosela , Zarbinca , Ramnabuqa , Pribovci , Desivoj , Sotllari e shum e shum fshatra tjera , i lutem autorit që të hulumtoj më shum dhe ti sjell të gjitha ato shenime , ......
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Lufta e Qarrit (1941-1945), krenaria e kombit shqiptar Empty
MesazhTitulli: Me rastin e 66 vjetorit të luftës së Qarrit.   Lufta e Qarrit (1941-1945), krenaria e kombit shqiptar EmptySat Jan 01, 2011 9:07 am

Sherif Sherifi: Fazli Ramadani (1921-1994) - Luftëtar i njohur dhe patriot në malësinë e Bujanocit
E Premte, 31-12-2010, 07:06pm (GMT)


Fazli Ramadani (1921-1994)
Luftëtar i njohur dhe patriot në malësinë e Bujanocit



Me rastin e 66 vjetorit të luftës së Qarrit.


Nga Sherif H. SHERIFI


I lindur i rritur e i edukuar në frymën patriotike, luftëtar i devotshëm për të drejtat kombtare për bashkim. Kushtet për jetesë në Malësinë e Bujanocit si dhe në vendlindjen e tij - Novosella e Epërme ishin të vështira; nukë kishte shkolla, rrugë, institucione shëndetësore, e kushte tjera që mund të bënin jetën normale. Familja Ramadani në fshat kishte fuqi punëtore të mjaftueshme, andaj edhe më leht krijonin të mira materiale duke punuar tokën si dhe në rujtjen e blektorisë. Kështu që kishin kushte më të mira në krahasim me të tjerët.
Fazliu që nga rinia i donte vizitat, kishte shumë miq dhe shokë, dhe për t’i bërë vizitat dhe punët tjera, patjeter sherbehej me kalin e tijë ”GJOKIN” i cili ishte i dalluar në atë malësi,ky pra dallohej edhe si kalorës i mire.

http://www.zemrashqiptare.net/images/articles/2010_12/19196/u1_FazliRamadani.jpg


Në moshën më të mirë, (23 deri 25 vjeqare) ishte kyqur në luftën e levizjes kombëtare. Pas përfundimit të luftrave ai ishte njëri ndër ilegalet - Kaçakët që kishte jetuar më gjatë në Kosovë. Pasi që ju kishte bërë e pa durushme jeta nga presionet e pushtetit sidomos nga UDB-ja, Kangarashi dhe “Baftiar UDB-a” që vepronin në këto anë vendos dhe diku viteve të 50-ta arratiset në Shqipëri. Ai ishte shumë principiel e temperament, padrejtesit nuk i duronte kudoqofshin dhe nga do që i vinin, kështu që edhe në Shqipëri pas një periudhe të qetë burgoset dhe mban disa vite burg në burgjet famkeqe të Shqipërisë siq ishte ai i BALLSHIT. Edhe pas lirimit nga bugu lirinë e kishte shumë të kufizuar. Në maj të vitit 1992 ishte hera e parë që e takoja në Tiranë, edhe pse ishte i shtyer në moshë akoma ruante vitalitetin e malesorit qe kishte udhehequr shum beteja dhe aksione luftarake në Kosovë. Fjalët e tija të fundit që mbaj mend ishin: “ Kosova pa kryengirtje të armatosur nuk çlirohet nga shkau, une edhe në këtë moshë që akm, jam i gatshëm që për lirin e Kosovës edhe një herë me kap pushken”. Ishte mjaft optimist por vdekja nuk i lejoi të shkel token e Kosovës më. Vdiq në Tiranë në moshën 73 vjeqare duke lene pas bashkshortën, dy djemët dhe dy vajzat.
Si shumë beteja që kishin zhvilluar luftetarët trima të guerilës shqiptare edhe beteja e Qarrit për shumë kohë mbeti e pa ndriquar, e bashk me te edhe luftetaret që ishin bartës të ktyre luftrave. Pushteti okupus sllav si dhe komandot e larta ushtarake të tyre këte e benin me qellim: për të mbuluar turpin se si sulmonin popullatën e pa mbrojtur shqiptare, krimet që bënin nëpër vendbanimet e tyre por edhe humbjet e psuara në shumë luftra si kjo e Qarrit. Ashtu siq ishte ky territor verilindor pjesë e pa ndashme e Kosovës, edhe luftrat shtriheshin gjatë tër brezit kufitar, Karadak mbi Presheve, Hashani- Malësi e Bujanovcit dhe Kamenicës. Në kto vise operonin forcat vullnetare nën komandën e Molla Idrizit dhe bashkeluftëtarve të tij të njohur si: Muharrem Fejza, Sylë Zarbinca, Shefki Desivojca, Sylejman Qarri, Fazli Ramadani, Lam Breznica e shumë të tjer. Keto forca ishin të koncentruara rreth kufirit të quajtur Guri i ZI dhe Quka e Qarrit. Kështu më 12 Dhjetor 1944 kalon shtabi i lëvizjes në Zarbincë. Forcat okupuese të prira nga pushtetarët e OZN-së në Gjilan nga Vllada Popoviq, Sima Miliniq dhe Jovo Shotra më 17 dhjetor 1944 marrin vendim që në drejtim të kësaj zone të drejtojë një forcë të madhe ushtarake për t’i dhën grusht të fort lëvizjes.


Forcat vullnetare ndërkohë mbajn kuvendin në Zarbincë te shtëpija e Dulahit të Hajrës. Aty ishin 1000 luftëtar të gatëshem të gjith të armatosur. Në kuvend për Komandant ishte rizgjedhur Idriz Hajrullahu, sekretar Muharrem Fejza e zëvendës Sylë Zarbinca.

Më 18 Dhjetor të vitit 44 në drejtim të Qarrit dhe luginës së Desivojcës nisën luftëtarët e “ Brigatës XVII gjakatare Maqedone” Në vendin e quajtur Katushnicë të Roganës brigada ndahet në dysh, në drejtim të Qarrit ku ishin të përqëndruara forcat guerile dhe në drejtim të Desivojcës, Laqiqit dhe Vriqecit. Për tua treguar rrugën kta marrin Demush Tafë Kastratin dhe Shaipin e Shefkit, e gjatë rrugës për në Qarr edhe Hysen Ismajlin nga Pribovci. Kështu kishte veprue edhe krahu tjeter i brigadës që shkonete në drejtim të Desivojcës. Ata për ti përcjell kishin marrë dy sërbë të Shipashnicës, Ilia Aleksiqin dhe Sava Stojkoviqin, e me ta edhe Halil Poliqken - Bunjakun i cili me 21 Dhjetor bëhet kryetar i Komunës së Hogoshtit. Edhe pse kta mysafir të pa ftuar në Qarr nuk ishin të sigurt në qëllimet e tyre prap nuk e mendojshin atë se çka mundet me ju ndodhë. Kështu komandanti i tyre Lluka Bozheviq kishte thën se: “NE JEMI BRIGADA E XVII MAQEDONASE GJAKATARE DHE S’JA KEMI FRIKËN ASKUJT”.
Brigada e XVII kishte 1800 ushtar,më shumë se gjysma ishte drejtuar për në Qarrë prej tyre një numër i vogël kishte arritur të ikte gjatë zhvillimit te luftës. Nuk dihet data e sakt kur kishin arrit në caqet e caktuara, por me që ata ishin nisur me 18 dhjetor ata diku kishin kaluar natën ose kishin planifikue që në Qarr të kalojn natën e “qetë” e të nesërmën me vazhdue sipas planit që kishin. Sulmi në Gjilan ishte bër me 23 dhjetor, të njejtat forca nga Qarri dhe krahu tjetër i Desivojces janë angazhue në Gjilan . Ata gjatë rrugetimit kanë qendrue dy net në Përlepnicë duke besuar në këto të dhëna del se luftrat në Qarr dhe Gallap, janë zhvillu natën e 18 dhjetorit dhe të nesërmën me 19 dhjetor 44.
Ata në Qarr kishin mbërri natën në një motë të ftoht. Posa hynë në fshat ia vënë zjarrin disa plemeve, stogjeve të sanëve dhe shtëpive, e më pas vendosën nëpër shtëpi e llogore për ta kaluar natën . Shtabin e kishin vendos në shtëpin e Behlul Ibrahimit me roje e vëzhgues dhe përforcime tjera. Sipas të dhënave të dëshmitarëve që ishin luftëtar aktivë dhe ndër më të përmendurit ishinë: Fazli Ramadani nga Novosella, Riza Azemi dhe Haki Sherifi nga Qarri. Në shtepin e Behlulit ku ishte shtabi e ku ishin vendosur eprorët e ushtrisë së okupatorit, përmes përcjellsëve Demushit dhe Hysenit kërkonin t’ju sjellin nuse dhe vajza të reja


Qarri fotografuar nga një distancë 2-3 km, me date 19.09.2010, nga Sh. Sherifi
me ju sherbye! Posa ishin informuar për keto rrjedha Fazli Ramadani dhe Rizah Azemi i drejtohen shtabit, “Hyzmeqarët i nxjerrin disi jashtë dhe kërkojn nga ata që ta thrrasin Komandantin. Së pari Fazilu ia vret kalin komandantit e më pas edhe ate vetë. Kurse Demushin edhe Hysenin i detyrojn të ikin në drejtim të një prroi të mbushur me therra dhe ashtu me rafale armësh gjuajn në drejtim të tyre. Këta spiuj kishin mbetur gjallë por kurr nuk kishin pasur guxim me u takuar me Fazliun dhe Rizahun. Komandanti i lëvizjes Molla Idrizi paraprakisht ju kishte përgjigjur komandantit Bozhoviq dhe një herit kishte apeluar te luftëtarët e vet që “ Zjarrit me zjarr, vdekjes me vdekje me ju përgjigjë ”.

http://www.zemrashqiptare.net/images/articles/2010_12/19196/u1_Qarri.jpg

Urdheri i komandantit nuk thehej në asnjë menyrë, ai vetëm
zbatohej, këtyre kriminelve ashtu duhej bërë mikpritja, ata kishin qen të pa dëshiruar dhe të pa ftuar. Pushkën e par si duket e kishte shkrepur dikush mbi rojen e armikut e cila ishte vendosur te “Trinat” ashtu quhet vendi. Ky fatekeq i pari i radhes kishte dhezur zjarr per tu ngrohur dhe ashtu në dritë të zjarrit e kap plumbi. Në Qarr vepronte kompania me përgjegjës Sylejman Qarrin forcë kjo që ishte e komanduar direkt nga komandant Mulla Idrizi. Në mbrojte të Qarrit ishin mobilizuar numër i madh i vullnetarëve të udhëhequr nga Muharrem Fejza, ata e kishin filluar sulmin furishem nga te gjitha drejtimet, forcat qetnike që vetën e quanin partizan mbetën të hutuara, ata që gjendeshin nëpër shtëpi e pësuan të parët. Në shtëpin e Zejnullah Alishahinit e cila ishte e mbushur plot me ushtar të armikut Fazliu me pushko mitroloz nga kati përdhes qëllon në pllafon “meskat” dhe i vret të gjith nëpër dhoma nalt ku ishin duke pushuar pasë rrugëtimit të gjatë. Një pjesë që i kishin shpëtuar plumbave të mitralozit duke ikur i pret te shkallët ai me bashkluftëtar dhe s’len asnjë të gjallë.
Luftimet nuk kishin pushuar gjatë tër natës, pjesa më e madhe e luftëtarëve ishin tërhequr në drejtim të Pribofcit, në fshat kishin mbetur vetem Qarralit, Fazli Ramadani dhe disa luftëtar nga Kranidelli: Man Hamiti, Rexhep Fazli Qehaja, Musli Beha, Kamer Selim Lakna, Ramadan Bala nga Novosella e Poshtëme dhe Muharrem Iba nga Shipashnica. Të nesërmen mbi luftetarët e armikut që kishin mbetur me vazhdu luftën Fazli Ramadani kishte bërë kërdi duke mosë i lën as vend me vdek, i ndihmuar nga bashkëluftëtaret Bajram Ferizi nga Zarbinca dhe luftare të tjerë.


Edhe Kontributi i luftetarit Tafil Ajvazi ishte shumë i madh. Ai të nesermën me një grup ushtaresh në mesin e të cilëve edhe Haki Sherifi i cili është akoma në mesin e të gjallëve kishin nxën pritat te Sana e Kadrisë. Tafili e fliste mirë gjuhën Sërbe dhe pa pritmas deri sa qëndronin në lagame “instikame” bërtet fuqishëm “ Napred Braqo” Përpara Vllezër, e ushtarët armiq të hutuar duke mos ditur se nga po ju vjen kjo komandë marrin turr përpara kurse ushtarët çlirimtarë që ishin përball tyre i presin me breshëri armësh duke mos lën asnjë të gjallë.
Në kete luftë për veq ushtarëve vullnetar të viseve tjera u dalluan edhe vendasit nga Qarri: Rizah Azemi, Zejnulla Shahini, Tafil Ajvazi, Sylejman Qarri, Ramush Qazimi, Muharrem Sadiku, Fejzullah Ramizi, Sejdi Ibishi, Sadri Sherfi, Zejnullah Rashiti, Rizah Ramizi etj.
Duhet cekur se i tërë fshati ishte i mbushur me kufoma dhe pregaditje ushtarake, pjesën më të madhe e kishin tërhequr gjatë natës në vijim deri në Hodonocë.


Haki S. Sherifi 84 Vjecar
Shumë kohë pas luftës kundërmonte erë e pa durushme, qenët bartnin eshtrat poshtë e lartë, por kishte raste ku varroseshin kufomat e mbetura e që nuk ju dihej identeti. Në Qarr edhe sotë ka vende ku emertohen sipas varreve si p.sh.: Vorri i mustafës, Vorri i magjupit, i komandantit etj. Behet fjal për komandantin e vrar Bozhoviq por nukë dihet vendi i sakt. Të rralla janë ato familje që nukë posedonin ndnonj mbetje luftarake të armikut, si bajoneta, matare , helmeta etj.

http://www.zemrashqiptare.net/images/articles/2010_12/19196/u1_HakiSSherifi.jpg

Pas përfundimit të kësaj lufte forcat vullnetare të indinjuara për torturimet që bëheshin ndaj të burgosurëve shqiptar në burgjet e OZN-së në Gjilan, nisen për të çliruar Gjilanin, gjatë rrugetimit ata ndalen në Përlepnicë ku kalojn natën. Ndërkohë vie lajmi se partizanët e brigadës XVI sërbo-maqedone kishin hy në fshatrat e karadakut mbi Preshevë dhe po bëjnë masakra mbi popullatën e pafajshme, duke mos kursyer të sëmurët, pleqët, fëmijët por edhe grat, dhe po vazhdonin në drejtim të Bujanocit. Ky lajm sikur ju jep forcë për të vazhduar për në Gjilan. Duhet cekur se nga sulmi kohë më parë në Ferizaj kishin fituar mësime. Të revoltuar për humbjet që kishte pas brigada e XVII në malësin e Bujanocit dhe të Kamenicës, me 07 Janar 1945 me qëllim hakmarrje në keto treva pikrisht në Qarr shkon brigada e XVI serbo-maqedone . Kur arrinë në fshat vendosen në shtëpin e Musli Bajramit. Ata kishin regjistra të prëgaditura më heret se kend duhet me arrestuar e kend jo. Vendosja në shtëpin e Musli Bajramit ishte tregues se keto punë i kishin kryer me heret Ramadan Shestaku nga Breznica dhëndërri i Musli Bajramit në bashkëpunim mekomunistin Isa Kadriun nga Tërrnovci. Në fillim në shtepinë e Muslisë i grumbulluan të gjithë meshkujt që ishin prezent në fshat. Këtij skenari i shpëtoi Haki Sherifi me shkathtësi të rastit por edhe i ndihmuar nga i ati Sadriu. Kur futet në dhomë ku ishin të gjith aty ishte edhe babai i Hakiut Sadri Sherifi i cili i thot “ Merre kënaten e na sjell do ujë me pi” por nje herit i jep edhe shenjë që të ikte.
Ky ashtu vepron dhe kur del te dera hasë në rojen armike dhe Elmaz Bajramin i cili ja merr kënaten kurse Isufi i jep një cigare dhe e porositë “qoja Qazimit në dhomë”! Tu e pa se ska rrugedalje tjeter nga ana e kundert e hymjes nga kati i parë disa metra larg dhe lartë kërcen përmbi disa taraba dhe shkon në shtepin e Arif Ajvazit e cila ishte me plotë fëmij të vegjël të cilët ngroheshin pran votres,e ku ishte bërë terr nga tymi . Aty Hakiu struket prapa fëmijve i vetëdijshëm se do ta ndjekin. Pas pakë kohe futen ushtaret me bajoneta të hapura të shoqeruar nga Elmaz Bajrami hallakasin gjithkah por fati nuke e shofin Hakiun. Duke dalur nga aty Elmazi e kishte parë Hakiun por nukë e kishte zbuluar. Ky ishte një gjest që duhet përshëndetur me çka lirohet nga një pjes e fajit qe kishte bër pakë më pare.
Pas përfundimit të luftes në emër të spastrimit të shtetit të krijuar Jugosllavi nëpër shumë vise shqiptare bënin mobilizimin e të rinjëve, arrestime, ftesa për informata dhe mënyra tjera me qëllim te futjes së frikes në populate.Të gjithë keta njerz i zhdukshin ase i benin invalid te përjetshëm .Me poshtë është paraqitur lista e të kidnapuarve shqiptar neper fshatrat e Kosoves lindore që kishin bëre forcat Jugosllave në fund të vitit 1944 dhe fillimit të vitit 1945:


Qarr 21 - (Persona të zhdukur) Stanec 19
Shipashnicë 8 Preshevë 7
Hogosht 6 Vriqec 2
Kopornicë 3 Livoqë 12
Sllubicë 11 Tërpezë 5
Dobrosin 2 Koretin 3
Doberçan 4 Dazhnicë 2
Kokaj 3 Sopot 85
Pogragjë 5 Kërrstiq 2
Busavatë 8 Topanicë 2
Gosponicë 29 Tërrstenë 3
Gare 2 Konqul 10
Makresh 24 Miratocë 15
Pozharan 28 Bukurocë 13
Rekali 3 Tërrnavë 10
Marec 23 Allashec 4
Ruboc 4 Izvor 2
Lluqan 13 Ropotovë 52


Edhe pas 66 viteve këtyre viktimave nukë ju dihen gjurmët se ku i kan zhdukur.
Emrat e meshkujëve Qarrali, të kidnapuar dhe të zhdukur nga ish regjimi komunist Sërbo-Jugosllav i instaluar menjëher pas okupimit të Ksovës 1945 nga kjo krijesë fantome:
1. Habim Reshit Veseli
2. Hamit Reshit Veseli
3. Zejnullah Reshit Veseli
4. Jashar Reshit Veseli
5. Sadri Sherifi
6. Rexhep Sherifi
7. Ramiz Sherifi
8. Lazim Sherifi
9. Destan Azemi
10. Rufat Azemi
11. Arif Ajvazi
12. Tafil Ajvazi
13. Ibrahim Haliti
14. Riza Ramizi
15. Xhelil Halimi
16. Rashit Behluli
17. Oruq Ibishi
18. Hysen Ibishi
19. Rizad Ramizi
20. Qazim Ramadani
21. Ramiz Rexhepi ( nga Ramnabuqa)
Dëshmitarët e këtyre ngjarjeve thonë se nga dy familje nuk është marr as kush çka don të thot se dikush ka bashkpunuar me okupatorin. Një person është shperngulur nga Qarri dhe deri në vdekje ka marr penzion ushtarak të Jugosllavisë. Ky shtet barbar i pa aftë për tu ballafaquar në front kështu kishte vepruar në mënyr tinxare në pa besi. Ata nukë u knaqën deri me shkatrrimin e kesaj krijese të quajtur Jugosllavi, nuk e ndalnin presionin në forma të ndryshme, deri kur u shkatrrua jugosllavia si shtet në tërsi me 1999.
Në pamundësi që në këtë artikull të përshkruhen të gjitha ngjarjet që kishin ndodhur në kët periudhë kohore, e që ndërlidhën njëra me tjetrën. Jam fokusuar më tepër për Luftën e Qarrit dhe për disa nga pjesmarrësit e sajë. Për këte dhe ngjarjet e tjera në këto treva, vërtet shumë pakë është shkruar edhe pse ka nje histori shumë të begatshme për sa i përket kauzës kombëtare. Për deri sa nuk është bërë tepër von kërkohet një angazhim i kronistëve, historinëve dhe akademisë së shkencave ta thon fjalën e vet, të angazhohen në zbardhjen e kësaj historie me vlera kombëtare. Po qe se nukë shkruhen ngjarjet historike ato edhe harrohen e më e keqja mund të përsëriten pa ditur me umarr me parandalimin e tyre. Një ashtu siq ka ndodhur në një periudhë jo shumë të largët me Sanxhakun e Nishit, Toplicë dhe Kurshumli, etj. Në atë drejtim tani është duke shkuar edhe malsia e Bujanocit, në foton e fashatit Qarr shifen vetëm shtëpit nga largsia, përderisa shtëpit janë të boshatisura, e toka djerrin, ngase ky regjion ka përjetuar një egzod masiv pas 1999. Tani pushtuesi ka filluar të ekspluatoj pasurin e krijuar shekuj me radhë si dhe të shkatrroj qdo gjurm të egzistimit ton në këto treva, si për ironi kan shkatrruar edhe varrezat e të parve tan.


Korospodenca e autorit:
Sherif H.Sherifi
Petrit / Dardanë
Tel: +377 (0) 44 231314
Email: sh.sherifi@albaniaonline.com
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Lufta e Qarrit (1941-1945), krenaria e kombit shqiptar Empty
MesazhTitulli: Re: Lufta e Qarrit (1941-1945), krenaria e kombit shqiptar   Lufta e Qarrit (1941-1945), krenaria e kombit shqiptar Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lufta e Qarrit (1941-1945), krenaria e kombit shqiptar
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lufta e Kryezive ishte lufte bejleresh e jo lufte kombet
» Krijime nga Jorgo S. TELO
» Historia e Kombit Shqiptar dhe figurat e saj
» shala e bajgores gjate periudhes 1912-1941
» Qëndresa antikomuniste në Shalën e Bajgorës 1941- 1950

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: