Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 “Drejtësia” e Irineut në Prizren!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 73
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

“Drejtësia” e Irineut në Prizren! Empty
MesazhTitulli: “Drejtësia” e Irineut në Prizren!   “Drejtësia” e Irineut në Prizren! EmptyMon Jan 03, 2011 11:28 pm


“Drejtësia” e Irineut në Prizren!


Shkruan: Prof. Dr. Xhabir Hamiti


Drejtësia është elementi më i rëndësishëm në ruajtjen e stabilitetit, rendit, qetësisë, paqes dhe bilancit në mesin e shoqërive njerëzore. Funksionimi i drejtësisë në mënyrë direkte nënkupton edhe funksionimin e respektit dhe vlerave njerëzore për të gjithë pa dallim, ndërsa ngritja dhe mosfunksionimi i saj në mesin e një shoqërie, pashmangshëm paralajmëron anarkinë dhe destabilitetin. Drejtësia është çelësi i qetësisë, kurse nëpërkëmbja dhe anashkalimi i saj është çelësi i turbullirave dhe i luftërave.

Ajo që më nxiti për të shkruar mbi drejtësinë, ishte pikërisht deklarimi i kryepeshkopit serb z.Irienej, i cili dje në kishën serbe në Prizren, lutej për drejtësi dhe thirrej në drejtësi duke u lutur për popullin e vuajtur serb, me rastin e shugurimit të peshkopit të tij, pasardhësit të Artmeijës, z.Teodosije. Por z. Irinej, si njeri që përfaqëson mesazhin e fesë së tij hyjnore, drejtësinë do të duhej ta shikojë si drejtësi për të gjithë pa dallim, e jo duke u munduar që t`a përvetësojë atë vetëm për veten dhe popullin e vet të cilit ai i takon.

Pyetja është e pa anashkaluar në këtë rast: Ku ishte z. Irinej dhe shokët e tij që nuk e ngritin zërin atëherë kur nga formacionet serbe; ato para policore, policore, paramilitare e militare, pamëshirshëm vrisnin e dhunon qindra mija njerëz të pafajshëm në gjithë territoret e ish-Jugosllavisë dhe së fundi edhe dhjetëra mijëra qytetarë në Kosovë.

Ju z. Irinej, në Prizren po ndienit dhimbje për jetët e serbëve të vrarë, e që është më se normale, sepse jeni pjesë e gjakut dhe fesë së tyre, por si njeri i Zotit dhe i së Drejtës Hyjnore, ju nuk do të guxonit që me këtë rast t`i anashkaloni edhe mijëra shqiptarë të vrarë e të masakruar, fati i të cilëve vazhdon të jetë mister edhe në ditët e sotme!
Ju e dini shumë mirë se ushtarët tuaj, jo vetëm që vranë shqiptarët në luftën e fundit në vendin tonë, por ata morën me vete edhe kufomat e tyre, për t’i zhdukur gjurmët e tyre në lumenjtë tuaj të rrëmbyeshëm, ose edhe për t’i bërë pluhur e hi në furrat e fabrikave gjithandej në vendin tuaj, familjet e të cilave rënkojnë vazhdimisht për më të dashurit e tyre!

Hirësia e juaj, në fjalën tuaj në Prizren, përmendi edhe kishat serbe të shkatërruara në vitin 2004, po përse për hir të Drejtësisë, nuk përmendet edhe 218 xhami në Kosovë, të cilat për një kohë shumë të shkurtër u rrafshuan për tokë nga forcat tuaja ushtarake në vitet: 1997-98, kurse mbi 30 imamë e shehlerë u vranë pamëshirshëm në të gjitha anët e Kosovës. Faji nuk është jetim, ai gjithsesi ka një adresë, e adresa është më së e qartë!

Drejtësia i nderuar z.Irinej, ose duhet të jetë drejtësi për të gjithë e njëjtë ose ajo nuk është drejtësi ! Si njeri i Zotit, hakun dhe drejtësinë duhet ta thoni edhe atëherë kur ajo është i/e hidhur. Ju, e dini shumë mirë se, ne luftën nuk e deshëm, ishin pikërisht forcat tuaja ato të cilat na imponuan atë përkundër vullnetit tonë, ndërsa ne nuk qëndruam duarkryq para xhelatit. Pra, forcat tuaja politike dhe ushtarake ishin ato që me dhunë instaluan masat e aparteidit në Kosovë; mbyllen shkollat tona, universitetin e vetëm që kishim, fabrikat, për gjithë ne, vetëm e vetëm pse flisnin dhe besonim Zotin ndryshe nga ju.

Aparati i juaj shtetëror ishte ai i cili pati bërë aq shumë zullum, sa që shqiptarëve u mundua tua ndalonte edhe ajrin e frymëmarrjes për gati dy dekada me radhë. Lufta e jonë ishte vetëmbrojtje e nderit dhe kombit tonë. Ne ishim në vendin tonë dhe në shtëpitë tona, ndërsa ju mirë e dini se, vendstrehimin dhe vendbanimin e vet, e ruajnë dhe e mbrojnë instinktivisht edhe shtazët, e lëre më njerëzit e pajisur me arsye dhe logjike të shëndosh. Forcat tuaja erdhën në vendin tonë dhe e ndezën fitilin e luftës, na burgosën, na persekutuan e na vranë; fëmijë e gra, pleq e plaka, burra e gra të pafajshme, ndërsa kuptohet dhe është më se normale dhe më se e kuptueshme se lufta kur ndizet dhe merr përmasa, ajo pas vete lë edhe viktima nga të gjitha anët e palëve luftuese në të cilën përfshihen edhe njerëzit e pafajshëm.

Prandaj, drejtësi është që, ju të pranoni fajin tuaj dhe t’i kërkoni falje publikisht, bile jo vetëm neve, por të gjithë popujve në ish- republikat e Jugosllavisë, për gjithë dëmin njerëzor dhe material që shkaktuat padrejtësisht, në të cilin bëjnë pjesë edhe bashkëkombësit e juaj serbë, sepse edhe ata ranë viktimë e politikës fashiste dhe raciste, të cilës i priu i pari i juaj Slobodan Milosheviçi.

Liderët fetar nuk mund të jenë liderë të vërtetë shpirtëror, përderisa ata bien pre e politikave të padrejta dhe shfaruese siç ishte ajo e Milosheviçit. Bashkëjetesa si dhe ardhmja e shoqërive nuk mund të kultivohet dhe zhvillohet duke thirrur në racizëm në emër të cilësdo fe. Prandaj, si njeri i fesë, si studiues dhe si qytetarë, ftojë të gjithë krerët fetarë serbë në rend të parë, por edhe ata politikë, që të këndellën dhe ta pranojnë realitetin e krijuar në Kosovë para dhe pas pavarësisë së saj. Kosova tanimë ka marr rrugën e vet, prandaj stabiliteti i sajë, pashmangshëm nënkupton stabilitetin e të gjithë qytetarëve, pra edhe të atyre serb. Të gjithë popujt në Ballkan po punojnë dhe po aspirojnë që një ditë të jenë pjesë e Evropës dhe standardeve evropiane, ku lëvizjet e gjithë qytetarëve, liria e shprehjes dhe fesë do të jenë të barabarta për të gjithë, prandaj mos u bëni pengesë e këtyre hapave të cilët janë në të mirë të të gjithë qytetarëve tanë.

Drejtësia e Zotit është e barabartë për të gjithë. Ai e do drejtësinë dhe ata të cilët e përfillin atë. Nëse besoni dhe thirreni në Zot, nëse faleni dhe përuleni në faltoret e Tij, atëherë duhet të besoni edhe në porositë e Tij hyjnore, të cilat ftojnë dhe porosisin se, të gjithë njerëzit duhet të jetojnë të lirë aty ku kanë lindur dhe ku janë zhvilluar, e ne jemi lindur këtu dhe këtu do të qëndrojmë - ne nuk mund të zhbëhemi nga dheu ynë. Prandaj, mos keqpërdorini faltoret për të mbjellë urrejtje në emër të fesë dhe të nacionalizmit. Feja është institucion shpirtëror derisa nuk keqpërdoret, e kur keqpërdoret ajo më nuk është fe, por është anarki!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
“Drejtësia” e Irineut në Prizren!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» JA SI U KREMTUA NE PRIZREN 131 VJETORI I LSHP
» Kush do t,i fitoj zgjedhjet në Prizren?
» A do te ishte me mire po te ngritej Flamuri ne Prizren

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: