Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Sesion shkencor...

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 73
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

Sesion shkencor... Empty
MesazhTitulli: Sesion shkencor...   Sesion shkencor... EmptySun Feb 06, 2011 1:30 pm


SESION SHKENCOR

Kryesia e Bashkësisë Islame organizoi sesionin shkencor:
“Myderriz Hasan ef. Nahi - jeta dhe vepra (1905 – 1991)”.

Në Prishtinë, më 5 shkurt 2011, në organizim të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës,u zhvillue Sesioni Shkencor
“Myderriz Hasan ef. Nahi – jeta dhe vepra (1905-1991)”.
Këshilli organizativ i Secionit Shkencor kishte këtë përbërje:
Mr. Naim Tërnava – kryetar, Resul Rexhepi – coordinator, Mr. Qemajl Morina
Prof. dr. Qazim Qazimi, Akad. Feti Mehdiu, Prof. dr. Ismail Ahmedi, Faik Nahi
Bahri Aliu, Bahri Siminca, Ahmet Sadriu, Sadik Mehmeti dhe Ramadan Shkodra

Në këtë sesion morën pjesë 22 studiues nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia, e që për temë bosht ishte “Jeta dhe vepra e Myderriz Hasan efendi Nahit.”
Në këtë sesion studiues të ndryshëm dhënë kontribute të çmuara dhe të dhëna të reja për jetën, veprën dhe personalitetin e Hasan efendiut në fushën e arsimimit kombëtar e fetarë.
Një vëmendje e posaçme nga studiuesit i është kushtuer edhe përkthimit të Kur’anit nga Hasan efendi Nahi.
Sesioni u zhvillue në selinë e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, e cila ishte mbushur përplotë dhe filloi n’ora ora 10:00, me këtë program, me këtë renditje:

Hapja e sesionit nga Resul ef.Rexhepi
Ashere nga Kur’ani, kënduar nga Mulla Mustafë Dervisholli
Fjala e hapjes – nga Myftiu i Kosovës, Mr.Naim Tërnava

Në seancën e parë, kryesia e punës kishte këtë përbërje: Prof. Dr. Qazim Qazimi,
Dr. Mehmet Halimi dhe Mr. Elez Ismaili, kurse kumtesat i lexuen studiuesin në vijim:

1. Esat Rexha, Gjakovë:
Hasan efendi Nahi (1905 – 1991)

2. Mexhid Yvejsi, Gjakovë:
Myderriz Hasan ef. Nahi është bir'i Gjakovës,
por i takon gjithë Kosovës...

3. Dr. Nehat Krasniqi, Prishtinë:
Reflekse të traditës kulturore të vendlindjes në
personalitetin e Hasan efendi Nahit

4. Dr. Fahrush Rexhepi, Prishtinë:
Myderriz Hasan efendi Nahi (1905-1991)
(Dijetar e atdhetar i shquar në mbarë Kosovën)

5. Mr. Qemajl Morina, Prishtinë:
Hasan ef. Nahi student në "Al-Az-har" të Kajros

6. Sadik Mehmeti, Prishtinë:
Hasan ef. Nahi myderriz në Medresenë
“Mehmet Pasha” në Prizren


Pas faljës së namazit të drekës, n’ora 12:30 filloi Seanca e Dytë, me kryesi të punës me këtë përbërje:Mr. Qemajl Morina, z.Resul Rexhepi dhe Mr. Idriz Demiri, kurse kumtesat i lexuen këta studiues:

7. Prof. Dr. Qazim Qazimi, Prishtinë:
Hasan ef. Nahi myderriz dhe pedagog në Medresenë
e Mesme “Alaudin” në Prishtinë

8. Mr. Elez Ismaili, Shkup:
Muderriz Hasan Nahi-hoxhë dhe tribuni i popullit të vet

9. Vehap Shita, Prishtinë:
Hasan efendi Nahi pishtar i arsimit kombëtar

10. Dr. Muhamet Pirraku, Prishtinë:
Myderriz Hasan ef. Nahi pishtar dhe përkrahës
i arsimit kombëtar shqiptar

11. Mr. Alban Dobruna, Gjakovë:
Kontributi i Hasan ef. Nahit në mbrojtje
të Gjimnazit të Gjakovës

12. Dr. Mehmet Halimi, Prishtinë:
Fryma kombëtare në veprimtarinë e Hasan efendi Nahit

13. Resul Rexhepi, Prishtinë:
Hasan efendi Nahi përkthyes i kuptimeve
të Kuranit në gjuhën shqipe

14. Akad. Feti Mehdiu, Prishtinë:
Karakteristika në ribotimet e përkthimit
të Kur'ani Kerimi nga Hasan ef. Nahi

15. Dr. Ramiz Zekaj, Tiranë:
Kultura e përkthyesit të Kuranit
në shqip Hasan Efendi Nahi

16. Prof. Dr. Xhevat Lloshi, Tiranë:
Lëvrimi i shqipes në shërbim të gjuhës së shenjtë
të Kuranit

17. Ilmi Rexhepi, Prishtinë
Sprovë për klasifikimin teorik të metodës së
përkthimit të Kuranit nga Hasan ef. Nahi

18. Lavdim BehramiPrishtinë:
Myderriz Hasan ef. Nahi përkthyes dhe komentues
i Kuranit në gjuhën shqipe

19. Mr. Jahja Hondozi, Prishtinë:
Si i ka përkthyer Hasan ef. Nahi prezentin
dhe imperativin kategorik

20. Ali Vezaj, Prizren:
Koment i një letre të Hasan efendi Nahit të vitit 1978

21. Elez Osmani, New York, SHBA:
Kujtime për Alimin - Hasan Efendi Nahin

22. Ramadan Shkodra, Prishtinë
Personaliteti i Hasan ef. Nahit në shtypin shqiptar

Me këto kumtesa interesante nuk u përmbyll Sesioni Shkencor, por u hapë pjesa për diskutime, replika, propozime…
Ndër diskutues vlenë të përmenden Akademik Pajazit Nushi, poeti Rexhep Hoxha, i cili e lexoj me zemër një poezi kushtuar Myderrizit, Hasan ef.Nahi, ish kryetari Bashkësisë Islame të Kosovës, z.Jetish ef.Bajrami, dr. Mehmet Halimi etj.
Në mbrëmje u shfaqë filmi dokumentar, kurse Radio Televizioni i Kosovës e shfaqi në orën 23:25 min. filmin dokumentar’ Myderriz Hasan efendi Nahi-Pishtar i Arsimit në Kosovë , të cilin e ka përgatitur Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës….
Ky Sesion Shkencor, që u zhvillue me 5 shkurt 2011, vërtet n’midis dimrit, por solli pranverën në zemrat e shikuesve, dëgjuesve, qofshin besimtarë, atdhetarë apo veç kureshtarë…

Mexhid YVEJSI, Gjakovë



Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Sesion shkencor...
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: