Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

  Hëna i afrohet më së shumti Tokës !!

Shko poshtë 
4 posters
AutoriMesazh
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

 Hëna i afrohet më së shumti Tokës !! Empty
MesazhTitulli: Hëna i afrohet më së shumti Tokës !!    Hëna i afrohet më së shumti Tokës !! EmptySat Mar 19, 2011 1:02 am

Më 19 Mars 2011

Hëna është afruar më shumë se kurrë në këto 18 vjetët e fundit, duke bërë që katastrofat natyrore të ndodhura gjatë këtyre tre muajve të parë të vitit 2011 të lidhen me të ashtuquajturin “mallkim të Hënës”.

Si rrjedhojë e një cikli normal astronomik, sateliti i vetëm i Tokës do të arrijë më 19 mars distancën më të afërt që mund të arrijë prej nesh, 356 577 kilometra, duke bërë që të shihet më e madhe se kurrë.
Në fakt, nën efektin e gravitacionit të Diellit, Hëna lëviz midis distancave nga 356 mijë deri në 410 mijë kilometra nga Toka.

Pas nje dite, Hëna do të duket saktësisht 14 për qind më e madhe se zakonisht, perspektivë që për disa është e frikshme.

Sipas një teorie të pashpjegueshme të besuar nga disa njerëz, në vitet kur Hëna i afrohet më shumë planetit tonë, ndodhin vazhdimisht katastrofa.

Për hir të së vërtetës, këto tre muaj të parë të vitit 2011 kanë pasur secili nga një katastrofë natyrore.

Në janar, Australia u njoh me përmbytjet më të mëdha në histori. Në shkurt, qyteti i Zelandës së Re Christchurch u shkatërrua nga një tërmet, ndërsa një tjetër tërmet dhe cunami rrënuan bregun verilindor të Japonisë, duke kanosur edhe me një katastrofë bërthamore. Shocked Shocked Shocked
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

 Hëna i afrohet më së shumti Tokës !! Empty
MesazhTitulli: Re: Hëna i afrohet më së shumti Tokës !!    Hëna i afrohet më së shumti Tokës !! EmptySat Mar 19, 2011 8:51 am

PO qfar hane ore leje ket, se kjo esht pun e ZOTIT te madhit qe na ka jaratis,mos mirri me pun te huja,spse kshtu qe po ja bejn disa ngacmime te Madhit po na shkakton, tuli CUNAMI, se aj i drejton kah te don vet tok e han e te gjitha........)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

 Hëna i afrohet më së shumti Tokës !! Empty
MesazhTitulli: Re: Hëna i afrohet më së shumti Tokës !!    Hëna i afrohet më së shumti Tokës !! EmptySat Mar 19, 2011 8:51 am

PO qfar hane ore leje ket, se kjo esht pun e ZOTIT te madhit qe na ka jaratis,mos mirri me pun te huja,spse kshtu qe po ja bejn disa ngacmime te Madhit po na shkakton, tuli CUNAMI, se aj i drejton kah te don vet tok e han e te gjitha........)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 42
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

 Hëna i afrohet më së shumti Tokës !! Empty
MesazhTitulli: Re: Hëna i afrohet më së shumti Tokës !!    Hëna i afrohet më së shumti Tokës !! EmptySun Mar 20, 2011 1:35 pm

A e pat mbrem hanen kush? Si ju duk ... une nuk munda ta shoh ishte mjegull ketu, cka me ka ardh inat, inshalla ende nuk eshte largu e eshof sonte...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

 Hëna i afrohet më së shumti Tokës !! Empty
MesazhTitulli: Re: Hëna i afrohet më së shumti Tokës !!    Hëna i afrohet më së shumti Tokës !! EmptySun Mar 20, 2011 8:41 pm

Mos u frigo Drini se nqat vend e ki kue e ke pa para mjegulles kush nuk ta prek.......
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 42
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

 Hëna i afrohet më së shumti Tokës !! Empty
MesazhTitulli: Re: Hëna i afrohet më së shumti Tokës !!    Hëna i afrohet më së shumti Tokës !! EmptySun Mar 20, 2011 9:07 pm

Oooooo Xhem po thoin nuk kish pas afru koxha mebrem , kish qen nje rast i mir me shku me hulumtu pak me "Tornado" para se te na mallkoi edhe nje her...!!!!!!!!!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

 Hëna i afrohet më së shumti Tokës !! Empty
MesazhTitulli: Re: Hëna i afrohet më së shumti Tokës !!    Hëna i afrohet më së shumti Tokës !! EmptySun Mar 20, 2011 9:25 pm

Paj mir kishte me qen, po qka me hulumtu Drini gur zall akull livadh i ZOTIT..............!?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 42
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

 Hëna i afrohet më së shumti Tokës !! Empty
MesazhTitulli: Re: Hëna i afrohet më së shumti Tokës !!    Hëna i afrohet më së shumti Tokës !! EmptySun Mar 20, 2011 10:03 pm

Tana te mirat qenken o Xhem,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

 Hëna i afrohet më së shumti Tokës !! Empty
MesazhTitulli: Re: Hëna i afrohet më së shumti Tokës !!    Hëna i afrohet më së shumti Tokës !! EmptySun Mar 20, 2011 11:59 pm

E bat histori me kete han!
Dola sot se pash kerkund me met merak qe aq poshte ka ra dhe se pashe ,ndoshta fluturoje perpjete !
O zoti i di keto pune ,kiamet ,e zjarm e uje ai i leshon cilit do popull ,se jena trenue e skemi te ndalur,
Ai do ti ndal ,pasi spo ndalen vete me pislleqe e gjana te keqija qe sta merr mendja..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

 Hëna i afrohet më së shumti Tokës !! Empty
MesazhTitulli: Re: Hëna i afrohet më së shumti Tokës !!    Hëna i afrohet më së shumti Tokës !! EmptyMon Mar 21, 2011 1:14 am

Mbrëmë, Hëna, sateliti i vetëm natyral i planetit tonë ishte në pozicionin më të afërt me ne, të paktën në harkun kohor të këtyre 20 viteve të fundit. Disa e shohin si një kuriozitet, disa e studiojnë shkencërisht, të tjerë ndjellakeqës kishin parashikuar madje edhe shkatërrime dhe gjëma…
Çfarë ndodhet aty lart në qiell? Ndonjë zog, ndonjë avion? Jo është super-Hëna. Mbrëmë në darkë bota është përfshirë nga një fenomen hënor relativisht i rrallë, në rast se u referohemi viteve të jetës së një qenieje njerëzore. E ata që i ngrenë sytë në qiell shumë rrallë, pra nuk janë admirues të dukurive qiellore dje e kanë ngritur kokën për të parë një fenomen që do të përsëritet pas shumë vitesh. E megjithatë, duhet thënë se nuk është se ka pasur ndonjë gjë të jashtëzakonshme mbrëmë në kupën qiellore, ndonjë gjë krejtësisht të ndryshme dhe unike nga qiejt e netëve të tjera. E megjithatë, ata që mund të konsiderohen si vëzhgues të rregullt të qiellit kanë vënë re se fqinja jonë epokale, Hëna, ka qenë mbrëmë pak më pranë nesh, krahasuar me herët e tjera dhe si pasojë më e shndritshme. Arsyeja e kësaj dukjeje të veçantë është se Hëna ka qenë dje shumë më pranë Tokës nga sa ka qenë këto 18 vitet e fundit. Astronomët pasionantë e përshkruajnë një ngjarje të tillë si “super-Hëna” dhe duke qenë se Hëna ndodhet në fazën e saj të plotë të ciklit, në shumë vende të botës ajo është shfaqur me të vërtetë si një Hënë gjigante dhe e shndritshme në kupën qiellore. Për astronomët amatorë dhe profesionalë, një Hënë e tillë e madhe, pranë nesh ofron mundësinë që edhe ne të ndihemi më afër dhe më intimë me satelitin tonë të vetëm natyror. Ndërsa për mendjet që parapëlqejnë misteret dhe konspiracionet një super–Hënë nuk është aspak një ngjarje që duhet mirëpritur me buzagaz. Edhe para tërmetit shkatërrimtar të Japonisë disa vëzhgues kishin paralajmëruar në lidhje me armagedonin që do të shkaktohet nga afrimi i jashtëzakonshëm i Hënës me planetin tonë. Kjo për shkak të një force shtesë gravitacionale që ushtrojnë dy trupat qiellorë ndaj njëri-tjetrit e që nuk mund të kalojë pa u vënë re dhe pa pasoja në Tokë.
Richard Nolle, një astrolog amerikan që pretendon se është shpikësi i shprehjes “super–Hëna” dhe që sipas asaj që thuhet në sajtin e tij në internet ka parashikuar bombat e vitit 1993 në Qendrën Botërore të Tregtisë, ka parashikuar për ditën e djeshme një makth të vërtetë meteorologjik në të gjithë planetin përfshi krijimin e baticave dhe zbaticave të jashtëzakonshme, tërmeteve të shkallës 5 deri 6 ballë dhe të shpërthimit të tufaneve dhe shtrëngatave shumë të fuqishme.
“Duke qenë se është një fenomen në shkallë planetare nga ky fenomen i super-Hënës nuk do të mbetet pa u prekur asnjë vend, apo zonë e Tokës dhe kjo Hënë do të ketë ndikimin e një rrebeshi dhe trazire të madhe meteorologjike ndaj ata që kanë për të bërë udhëtime gjatë periudhës 16 deri më 22 mars duhet që të shtyjnë planet e tyre”, thotë astrologu.
Pas goditjes shumë të madhe të tërmetit japonez e pasuar me një cunam po të përmasave të mëdha dhe problemeve që pasuan prej tij përfshirë edhe atë atomik, ky astrolog, por edhe mbështetës të tjerë thonë se këto janë prova të qarta të çrregullimeve që po ndodhin në planetin tonë. Kjo veçanërisht kur këto kategori astrologësh kanë deklaruar gjithashtu se edhe cunami aziatik i vitit 2004 dhe përmbytja e madhe australiane në mesin e viteve ’50 ndodhën gjithashtu për shkak të pozicionit shumë të afërt të Hënës me Tokën. Për fat të mirë shumë sizmologë, astronomë dhe shumë shkencëtarë të tjerë janë të një mendjeje për sa i takon faktit që këto dukuri me pasoja shkatërrimtare kanë ndodhur thjesht nga graviteti i shtuar i Hënës ndaj Tokës. Sipas tyre do të duheshin shumë më tepër prova se deri më tani për të vërtetuar një hipotezë të tillë.
Në momentin më të afërt me Tokën, Hëna ndodhet saktësisht 220 000 milje larg nesh, ndërkohë që në pozicionin hapësinor më të largët të saj ajo ndodhet plot 254 000 milje larg. Edhe pse dihet se forca gravitacionale e Hënës shkakton baticat dhe zbaticat e deteve në Tokë ajo nuk është kurrë e asaj force dhe e atyre përmasave që të zhvendosë pllakat tektonike të Tokës dhe të shkaktojë efekte të tjera në sipërfaqen e saj si tërmete, apo vullkane a shembje të ndryshme. Për më tepër ajo nuk ka forcë të tillë që të ndikojë edhe te moti i planetit në atë përmasë sa të shkaktojë stuhi, përmbytje apo dukuri të tjera.
Një specialist i Qendrës Oqeanografike Kombëtare në Britaninë e Madhe deklaroi dje se të gjitha idetë se Hëna shkakton tragjedi në Tokë nuk janë shkencërisht të bazuara në asnjë fakt apo provë konkrete dhe se për sa i përket shkencës së astronomisë, sipas saj të gjitha baticat dhe zbaticat janë fenomene plotësisht të parashikueshme. Gjatë periudhës kur Hëna ndodhet më pranë planetit Tokë është i vërtetë fakti se pikërisht zbaticat dhe baticat janë 10 deri 15 herë më të fuqishme se zakonisht. Por sipas shkencëtarëve, kjo nuk do të thotë që mund të ketë çrregullime të natyrës shkatërrimtare dhe mbi të gjitha nuk duhet që kjo dukuri të shërbejë si një pretekst për të krijuar panik në popullatën që nuk është e specializuar me fenomene të tilla dhe me pasojat e tyre në Tokë.
Që prej disa ditësh rrjete të ndryshme të internetit janë mbushur me parashikime të frikshme për natën me super-Hënë, si dhe kanë furnizuar edhe rrëfimet e sajteve të teorive konspirative. Phil Plait, që ka një blog për astronominë është përpjekur që të minimizojë të gjithë zërat panik-përhapës duke deklaruar se atribuimi që i bëhet Hënës si një trup qiellor që ka fuqi shkatërrimtare ndaj jetës në planetin Tokë është tërësisht i rremë dhe i pabazuar në shkencë: “Nëse do të kishte ndonjë lidhje mes Hënës dhe këtyre fenomeneve dhe kjo do të ishte e dukshme, atëherë gjeologët, sizmologët e shkencëtarë të tjerë do të kishin lëshuar paralajmërime prej kohësh për popullatën e botës dhe për rrezikun që vjen nga një ngjarje e tillë astronomike. Këta janë njerëz që ua kanë kushtuar jetën e tyre pikërisht të kuptuarit të funksionimit dhe ndërtimit të Tokës dhe marrëdhënies së saj me trupat e tjerë qiellorë përreth dhe do të ishin duke ulëritur nëse një gjë e frikshme do të pritej të ndodhte. Ata nuk kanë vënë kujën, sepse nuk ka asnjë arsye për një gjë të tillë”, thotë astronomi në sajtin e tij.
Tërmeti japonez dhe cunami që pasoi atë ka ndodhur në një moment kur Hëna ndodhet vërtet larg Tokës. Megjithatë, shkencëtarët e vërtetë as nuk ia kanë hedhur sytë teorisë “shkatërrimtare” të super-Hënës. Por si për ironi të fatit ka prova shkencore që sugjerojnë se për shkak të afrimit të Tokës ndaj Hënës në këtë trup qiellor shkaktohen tërmete.
Iluzioni
“Iluzioni i Hënës” është ai që na bën të na duket Hëna e madhe kur është në afërsi të horizontit të Tokës. Mendohet se Hëna është më e madhe, sepse është truri ynë që e percepton si të tillë. Përse truri ynë bën gabime të tilla kjo çështje i përket një tjetër debati. Disa argumentojnë se kur Hëna është e ulët në horizont ka shumë objekte si kodrat, shtëpitë, pemët me të cilat bëhet krahasimi i përmasës hënore. Kur Hëna është në mes të qiellit dhe është tërësisht e izoluar nga çdo objekt me të cilin mund të krahasohej, atëherë ajo duket më e vogël. Por pilotët që fluturojnë në lartësi të mëdha ndonjëherë pësojnë edhe ata iluzionin e Hënës, edhe pse nuk kanë ndonjë objekt krahasues përreth. Në këtë rast mendohet se Hëna shfaqet më e madhe për shkak të mënyrës me të cilën ne perceptojmë qiellin në tërësi dhe jo vetëm Hënën.
Hëna në shifra
220 000 milje është largësia më e vogël mes Tokës dhe Hënës
254 000 milje është largësia më e madhe mes Tokës dhe Hënës
12-13 është numri i afrimit të Hënës me Tokën gjatë një viti
10-15% shtohet ndikimi gravitacional i Hënës gjatë fazës së super-Hënës
5.5 është magnitudë e tërmetit më të fortë të ndodhur në Hënën


http://www.botasot.info/reklama/5542012142_03ab11dbc4_z.jpg


http://www.botasot.info/reklama/5540602127_.jpg




http://www.botasot.info/reklama/5541150507_f32887f355_z.jpg






[img][/img]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

 Hëna i afrohet më së shumti Tokës !! Empty
MesazhTitulli: Re: Hëna i afrohet më së shumti Tokës !!    Hëna i afrohet më së shumti Tokës !! EmptyFri Mar 25, 2011 2:13 am

Fundi i botës? Pas dy muajsh, jo në 2012: Manifestime në Times Square
Transmetuar me 7 Mars, 2011 Ora 20:33
Nju Jork, 7 Mars 2011 NOA/Ervin Tirana – Fundi i botës është pak më afër. Pas kërcënimeve katastrofike për vitin 2012, data e re për ditën e fundit të botës është 21 maji 2011. Me dhjetëra pankarta ku shkruhej kjo datë janë hedhur nga manifestues gjatë javës në Times Square.

Manifestuesit kanë shpërndarë fletushka duke tërhequr vëmendjen lidhur me fenomenin në fjalë.
Sipas tyre kjo datë është e saktë pasi garantohet në Bibël.
“Në Bibël – shpjegojnë ata – Zoti thotë se një ditë është sa një mijë vjet.

Pra, në qoftë se një javë është shtatë mijë vjet, ne e dimë se kur Perëndia i tha Noe (emri i një patriku biblik më i rëndësishmi pas Adamit dhe përpara Avrahamit), i cili kishte shtatë ditë për të ikur para shkatërrimit universal, Ai ishte gjithashtu duke i thënë botës se kanë mbetur 7000 vjet për t’i shpëtuar zemërimit të Perëndisë në Ditën e Gjykimit. Shtatë vjet pas vitit 4990 para Krishtit (viti i përmbytjes universale) arrijmë në vitin 2012 pas Krishtit. Por një vit duhet të hiqet sepse kalendari ynë nuk ka llogaritur një vit. Pra, 4990+2011-1=7000.
Por, përse 21 maji? Thjesht: kjo është dita e shtatëmbëdhjetë e muajit të dytë, sipas kalendarit biblik. Dhe përmbytja e madhe ka ndodhur vetëm në ditën e shtatëmbëdhjetë të muajit të dytë.

Megjithatë, jo të gjithë janë të humbur: Lajmi i mirë është se dikush mund të shpëtojë, siç thuhet në një nga shenjat më optimiste: “Ndoshta ti je një nga të zgjedhur e Tij dhe do të shpëtohesh para se të jetë tepër vonë”.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

 Hëna i afrohet më së shumti Tokës !! Empty
MesazhTitulli: Re: Hëna i afrohet më së shumti Tokës !!    Hëna i afrohet më së shumti Tokës !! EmptyFri Mar 25, 2011 2:18 am

Fundi i botës do të vijë në 2116
Transmetuar me 24 Mars, 2011 Ora 00:44

Gjermani, 24 Mars NOA Update – Në çfarë ore është fundi i botës? 2012 po afron dhe gjithmonë e më shumë ulet probabiliteti se raca njerëzore dhe toka do të shkojë drejt zhdukjes pikërisht në këtë periudhë dhe kjo sipas interpretimit të profetësisë Maja. Problemi i parë në lidhje me parashikimin e 2012 është se data mund të jetë e gabuar. Kjo është ajo çka mbështesin vëllezërit Böhm, që e kanë shtyrë këtë interpretim për vitin 2116. Studimi që është publikuar në revistën Astronomische Nachrichten shënon një revolucion për të pasionuarit ndaj fundit të botës.

Bohumil dhe Vladimir Böhm, i pari matematicien ndërsa tjetri një docent i historisë dhe i kulturës maja. Problemi, sipas tyre, është se populli Maja ishte aq i fiksuar me numrat në një mënyrë të tillë që përdorte dhe jo vetëm një kalendar.

Ai fetar përbëhej nga 260 ditë, ai bujqësor ishte i njëjtë me tonin: 365 ditë. Javët e tyre ishin me 9 ditë. Më pas ishte dhe i ashtuquajturi cikli i gjatë, i cili përbëhet nga 1 milionë e 872 mijë ditë. Lidhja mes këtyre kalendarëve antikë dhe këtij që kemi ne është shumë komplekse, pasi duhet të përballen data, evenimente dhe burime.

Në përfundim të kërkimeve të gjata, Böhm kanë rënë pre e gambit të John Eric Sidney Thompson, arkeologut që ishte i pari që bëri paralelizmin e dy sistemeve. Gabimi i tij kishte të bënte me faktin që nuk ka llogaritur një periudhë të gjatë pushimi në kalendarin Maja, e shkaktuar nga lufta e gjatë që bllokoi dhe numërimin e ditëve. Pasi kanë azhornuar datat, përfundimi i vëllezërve Böhm është se për fundin e botës duhet të presim vitin 2116.

r.b/NOA

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 42
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

 Hëna i afrohet më së shumti Tokës !! Empty
MesazhTitulli: Re: Hëna i afrohet më së shumti Tokës !!    Hëna i afrohet më së shumti Tokës !! EmptyFri Mar 25, 2011 10:31 pm

Paskem shpetuar edhe per 4 vite...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

 Hëna i afrohet më së shumti Tokës !! Empty
MesazhTitulli: Re: Hëna i afrohet më së shumti Tokës !!    Hëna i afrohet më së shumti Tokës !! EmptySat Mar 26, 2011 5:03 pm

Cito :
Fundi i botës do të vijë në 2116
Transmetuar me 24 Mars, 2011 Ora 00:44

Gjermani, 24 Mars NOA Update – Në çfarë ore është fundi i botës? 2012 po afron dhe gjithmonë e më shumë ulet probabiliteti se raca njerëzore dhe toka do të shkojë drejt zhdukjes pikërisht në këtë periudhë dhe kjo sipas interpretimit të profetësisë Maja. Problemi i parë në lidhje me parashikimin e 2012 është se data mund të jetë e gabuar. Kjo është ajo çka mbështesin vëllezërit Böhm, që e kanë shtyrë këtë interpretim për vitin 2116. Studimi që është publikuar në revistën Astronomische Nachrichten shënon një revolucion për të pasionuarit ndaj fundit të botës.

Bohumil dhe Vladimir Böhm, i pari matematicien ndërsa tjetri një docent i historisë dhe i kulturës maja. Problemi, sipas tyre, është se populli Maja ishte aq i fiksuar me numrat në një mënyrë të tillë që përdorte dhe jo vetëm një kalendar.

Ai fetar përbëhej nga 260 ditë, ai bujqësor ishte i njëjtë me tonin: 365 ditë. Javët e tyre ishin me 9 ditë. Më pas ishte dhe i ashtuquajturi cikli i gjatë, i cili përbëhet nga 1 milionë e 872 mijë ditë. Lidhja mes këtyre kalendarëve antikë dhe këtij që kemi ne është shumë komplekse, pasi duhet të përballen data, evenimente dhe burime.

Në përfundim të kërkimeve të gjata, Böhm kanë rënë pre e gambit të John Eric Sidney Thompson, arkeologut që ishte i pari që bëri paralelizmin e dy sistemeve. Gabimi i tij kishte të bënte me faktin që nuk ka llogaritur një periudhë të gjatë pushimi në kalendarin Maja, e shkaktuar nga lufta e gjatë që bllokoi dhe numërimin e ditëve. Pasi kanë azhornuar datat, përfundimi i vëllezërve Böhm është se për fundin e botës duhet të presim vitin 2116

UUUUUUUUUU SA KEQ SA U BERA GATI PER ATE SPEKTAKEL DESHTOJ Sad VALLAH EDHE KETA SHKENCTARET JAN BER RRENACAK No pale BOLL KEQ ME RRJET BURRAT
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





 Hëna i afrohet më së shumti Tokës !! Empty
MesazhTitulli: Re: Hëna i afrohet më së shumti Tokës !!    Hëna i afrohet më së shumti Tokës !! Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Hëna i afrohet më së shumti Tokës !!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Planeti X dhe rreziku që i kanoset Tokës
» Xhiro mahnitëse rreth Tokës
» Çka urreni më së shumti?
» Kush genjen me se shumti
» Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ??

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shkencë-
Kërce tek: