Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Fjal te urta

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Femi Halimi
Fillestar/e
Fillestar/e
Femi Halimi


Male
Numri i postimeve : 33
Age : 69
Vendi : Gjilan
Profesioni/Hobi : Redaktor i Revistës Letrare "Ujëvara" Gjilan
Registration date : 05/01/2011

Fjal te urta Empty
MesazhTitulli: Fjal te urta   Fjal te urta EmptyWed Apr 27, 2011 5:42 pm

Fjalë të urta
dhe sajesa




Vrima që nuk mbyllet, bëhet gropë! Dhe gropa që nuk mbyllet, bëhet përrua. E kështu me radhë!...

Tash, nuk po lëshon më kush grue, -po thotë mixha Osman.
Pa shkumbë kafen!, -porositi me zë të lartë malësori në kafiteri mes shumë femrave. -Unë, shkumboj vetë!
Të gjithë kanë sy, por të gjithë nuk shohin.
Pasi pashë, çka duhet të bëj për ta fituar një vend pune, dola të shes cigare në rrugë.
Më keq se prostitucioni, -punësimi me kusht.
Ti bëhet ligjit një banesë sociale, sepse e meriton më.
Agimi më mirë që vdiq në Koshare, se të vdiste më vonë, në ndonjë koshare tjetër.
Lufta për pushtet pas lufte, u bë Luftë Qytetare, pas Luftës Nacionale.
Një gotë, e larë mirë dhe e fshirë me pecë të terur, shndritë si yll mëngjesi. I këtillë është njeriu i mirë.
Duke mbrojtur arsyen me çdo kusht, e humbim atë.
Gjarpëri nën sqetull nuk shtënet.
Tri këshilla! Mos shko shpesh te motra, mos u miqëso me njeriun e shtetit dhe mos e mbaj skamnorin.
Ujkut i bën dëm emri, më shumë se puna.
Që po i dhemb Sërbisë në Libi, po e kuptoj! Por nuk po kuptoj, pse do tanëve po u dhemb në Sërbi?!
E gjet tengjerja kapakun, që nga vjeshta.
Zjarri niset me të imëta.
Të mbrapshtit, i shkon puna mbarë, por jeton në frikë të pabesisë.
Gurët e pronës, luajnë tok me pronën.
E drejta e kusarit është, preja.
Mbrojtja teritoriale te ne ka shkuar aq larg për mbarë, sa edhe nxënësit po mbajnë armët nëpër qanta.
Kush e solli lirinë, o Halil Garria?!
Kosova është republikë, por çfare?!
Kështu nuk jemi marrë vesh!, -po thotë kërlesht baca Sejdë Maliqi, me sytë të kuq, kapuq!
Një lavd, sa dhjetë këshilla, kot!
Paraja mundë të gjithë, dhe edhe atë që e ka.
Mahia ndritë, urrejtja ngrysë.
Mahia e Shekullit në Kosovë: ish të burgosurve politikë, do tu kompenzohet burgu, me euro!
Armikut edhe në paqë e besë, kah dera mos i bi
Lavdi mbulon të keqen që pritet të bëhet;dhe edhe kjo është një e keqe.
Miku i mirë, -i mirë me ne, dhe edhe më i mirë me të tjerët kur flasin për ne.

Merre të drejtin dhe çoje në tempujt e Perëndisë dhe atje do ta hedhin jashtë për të pabesë.



Femi Halimi
Prill 2011
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Fjal te urta
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Baca Adem Demaçi,Armiqt nuk mallkohen me fjal!
» Fjale te urta popullore...
» Fjale te urta popollore

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Psikologji-
Kërce tek: