Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Botime të reja: Një libër i ri – përplotë dëshmi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 73
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

Botime të reja: Një libër i ri – përplotë dëshmi Empty
MesazhTitulli: Botime të reja: Një libër i ri – përplotë dëshmi   Botime të reja: Një libër i ri – përplotë dëshmi EmptyWed Jul 13, 2011 12:50 am



Dr. Besnik R. Bardhi

“Agoni e Shpresa”

"FAIK KONICA"
Prishtinë, 2011


Këto ditë, verë 2011, doli nga shtypi libri “Agoni e Shpresa”, i cili ka 343 faqe, dhjetëra fotografi, i pasuruar me dukumente si dëshmi, nga autori Dr. Besnik R.Bardhi nga Gjakova.
Libri ka tre kapituj, të cilët kanë shkrime të ndryshme, me dëshmi rëqethëse, për fatin e fatkeqësinë e shqiptarëve...
Akademik, Pajazit Sh. Nushi, i cili është recensent i librit, në vend të parathënies, ndër të tjBotime të reja: Një libër i ri – përplotë dëshmi
era, shkruan:
“Shtrohet pyetja: Si është përjetuar, vallë kjo gjendje nga ana e atyre që i rezistuan dëbimit e nuk ia kthyen shpinën qytetit të dashur, qytetit të gëzimit dhe të lotëve të të parëve, duke rrezikuar, madje, edhe jetën e tyre, të familjeve të veta dhe ardhmërinë e vet? Për këtë është rrëfyer e shkruar dhe ka çfarë të thuhet dhe të shkruhet ende, por përjetimet dhe qëndrimet e Dr. Besnik R. Bardhit dhe angazhimi i tij për liri të vendit, të paraqitura në këtë libër të tij, kanë veçoritë e veta, të cilat këtë libër e bëjnë të merituar për shpalosje me kujdes. Vallë, përse?
Për faktin e qëndrueshëm se përjetimet, qëndrimet dhe zotimet atdhetare të Dr. Besnik R. Bardhit mbështeten në burime autentike, të ngjarjeve e ndodhive të njëmendësisë jetësore-historike që i ndodhën kombit tonë në të kaluarën e afërt të tij.
Këto janë vetëvëzhgime të një mjeku humanist, zhvilluar dhe formuar në kushte të caktuara sociale, politike dhe të ekonomisë së pazhvilluar në rrethanat e robërisë së vendit të tij.
Në këto vetëvëzhgime, të përshkruara me përkushtim të veçantë në këtë libër, dallohet filli i altruizmit karakteristik, por edhe bunti i ndërgjegjes mjekësore e i humanizmit karakteristik. Nga parashtrimi i kësaj ngjarjeje del konstatimi se helmimet e fëmijëve shqiptarë ishin një lloj “laboratori” i posaçëm i vërtetimit të vetëdijes profesionale - mjekësore të tij.”
“Autori e përqafon me plotë bindje pohimin e Xhim Moranit, sipas të cilit “Serbët vepruan si banditë – prandaj Serbia nuk ka të drejtë të qeverisë në Kosovë”.
Me botimin e kësaj vepre Dr. Besniku i ngeli besnik traditës kulturoetnike e atdhedashëse të Sulejman Vokshit, të Bajram Currit, të shkencëtarit mendjendritur Selman Riza, njeriut të dashuruar në Kosovën dhe në Gjakovën e tij, njeriut të pikëlluar, që vdiq larg Gjakovës, dhe shumë të tjerëve. Tradita e këtillë shihet edhe në porosinë e lënë fëmijëve të tij Medlinës, Betimit dhe Poemës që: “Orën e parë të historisë t’ua kushtojnë njohjes së vuajtjeve e gjakut të derdhur për liri të vendit, në mënyrë që historia të mos përsëritet kurrë më”.
Në këtë libër të veçant, thënë shkurt, janë paraqitur shumë të dhëna historike gjatë periudhës 100 vjeçare të pushtimit serb, sidomos gjatë periudhës së viteve 1990- 1999, si dhe shumë shkrime publicistike, me analiza politike, përshkrime, letra të hapura, të gjitha këto paraqesin vizione të qarta për kohën aktuale kur janë shkruar.
Kurse, autori i këtyre rreshtave, në vend të pasthënies, ndër të tjera, për këtë libër, shkruan:
Para jush paraqitet Dr. Besnik R. Bardhi, për herë të parë, me një libër
Libri i Dr. Besnik R. Bardhit “AGONI E SHPRESA“ do të mbetet në histori si një instrument i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive dhe mjeti më efikas për të siguruar ruajtjen e këtyre njohurive, dëshmive, rreth Gjakovës, rreth Kosovës…
Bota e internetit sikur po e largon njeriun, në veçanti, brezin e ri nga faqet e librit, por libri mbetet ushqim i pazëvendësueshëm i kulturës, i historisë, i përparimit, i zhvillimit, i ruajtjes së kujtesës së popujve, i së vërtetës, sepse libri është është oksigjen i vetë jetës…
Libri i Dr. Besnik R. Bardhit është një përmbledhje e shkrimeve publicistike, që kanë përmbajtje historike, politike, fetare, atdhetare e familjare, por që është i dobishëm për çdo familje shqiptare, në veçanti për familjet gjakovare…
Në Pallatin e Paqes në Hagë qëndron ky nënshkrim:
“Nëse e do paqen, kujdesu për drejtësi.”
Në tërë librin e tij, Dr. Besniku i qëndroi besnik të vërtetës dhe me devotshmëri u kujdes për drejtësi, për Gjakovën, për Kosovën...

Kush është Dr.Besnik R. Bardhi?

Besnik Bardhi lindi më 1 prill 1957 në Gjakovë, ku kreu shkollën fillore dhe gjimnazin. Në muajin nëntor të vitit 1983, diplomoi në Fakultetin e Mjekësisë, pranë Universitetit të Prishtinës.
Në vitin 1986, filloi specializimin në degën e Otorinolaringologjisë, së pari në Klinikën e ORL-së në Prishtinë, pastaj pjesën e dytë, e vazhdoi në Zagreb, Kroaci.
Në prill të vitit 1991, përfundoi specializimin në Klinikën e ORL–së dhe të Kirurgjisë së qafës “Sestre Milosrdnica” në Zagreb.
Në Gjakovë, në nëntor të vitit 1990, u zgjodh kryetar i parë i Degës së PSHDK-së, që ishte partia e dytë, në skenën politike pluraliste të asaj kohe në Kosovë. Besnik Bardhi ishte në krye të delegacionit të PSHDK –së, në Shqipëri, në shtator të vitit 1991, me këtë rast shkaktoi incident të rëndë diplomatik. Në intervisten e dhënë gazetarit z.Arben Xhixho, në Radio Tirana për emisionin Radio e Jashtme, Bardhi mes tjerash pat deklaruar:
" Komunizmi është ideologji e huaj për shqiptarët dhe si i tillë duhet çrrënjosë nga të gjitha trojet shqiptare ".
Po ashtu po në atë kohë në ilegalitet, së bashku me një grup veprimtarësh në Gjakovë, veproi në Shtabin e Mbrojtjes, që njihej si Shtabi i Luftës për qytetin e Gjakovës.
Merret vazhdimisht me shkrime të teksteve publicistike, tema e së cilave janë rrjedhat aktuale politike. Këto tekste kryesisht publikohen në internet si dhe në gazetat e ndryshme në trojet shqiptare...
Dr. Besnik Bardhi është lexues, studiues i pasionuar, është njohës i gjuhës angleze, kroate dhe polake. Pasioni i tij është fotografia dhe kamera filmike, njihet si një ndër foto–kino amatorët më të vjetër në Kosovë. Përdorë internetin që nga viti 1996.
“AGONI E SHPRESA” është libri i tij i parë.
Dr. Besnik Bardhi jeton në Gjakovë, ku punon punon në klinikën e tij private për sëmundjet e hundës, veshit dhe fytit dhe kirurgji të qafës dhe fytyrës, Bardhimed.

Mexhid Yvejsi, Gjakovë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Botime të reja: Një libër i ri – përplotë dëshmi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» "Gjurmë në kohë" - Libër i ri nga Faik Miftari
» Dëshmi të gjalla të luftës italo-greke
» Uniforma e Ilirit, dëshmi e sakrificës për liri....
» NJË LIBËR I RI - 99 EMRAT E BUKUR TË ALLAHUT
» NJË LIBËR I RI : 99 EMRAT E BUKUR TË ALLAHUT

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Art dhe Kulturë-
Kërce tek: