Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Jezusi (H.Isai a.s.) në Kur-an

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 73
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

Jezusi (H.Isai a.s.) në Kur-an Empty
MesazhTitulli: Jezusi (H.Isai a.s.) në Kur-an   Jezusi (H.Isai a.s.) në Kur-an EmptyMon Sep 12, 2011 12:28 am



Jezusi (H.Isai (a.s.) në Kur-an

Myslimanët e njohin Jezusin për të dërguar të
Zotit dhe i besojnë profetësisë së tij.
Shumë nga rinia myslimane shqiptare, që s’i kanë
plotësuar dituritë fetare sikurse lypset, nuk e njohin
mirë identitetin e Jezusit, dhe mund të kenë formuar
ide të gabuara mbi personin e tij të lartë.
Kjo bindje e gabuar që mund të kenë formuar ata,
mund të bëhet shkak që, pa ditur gjë, të dalin nga
rrethi i Islamit. Për t’i ardhur në ndihmë kësaj klase,
këtu poshtë po sjellim kuptimin e disa vargjeve të
Kuranit që flasin qartë mbi identitetin, krijimin dhe
misionin e Jezusit, i cili në Kuran quhet Isa, i biri i
Merjemit (Marisë).
“Përmende, o i dashuri im, atë kohë, kur engjëjt i
thanë: O Merjem, Zoti të përgëzon me një fjalë prej
Tij që e ka emrin Mesih, Isa, i biri i Merjemit, i cili
është i vlefshëm në dynja e në Ahiret dhe është nga
të afërtit e Zotit.” (Kurani, III: 45)
“Merjemi tha: O Zot, si mund të kem unë një
djalë, kur nuk më ka prekur njeri? Kjo që thua ti qëndron,
-iu përgjigj-porse Zoti krijon ç’të dojë; Ai kur
vendos të krijojë një gjë, i thotë vetëm “Bëhu!” dhe
ajo bëhet.” (Kurani: III-47)
“Zoti ia mëson atij librin e diturinë; ia mëson edhe
Teuratin e Ungjillin dhe e dërgon si profet te bijtë e
Israilit, të cilëve iu thotë: Unë ju kam ardhur i veshur
me një shenjë të mrekullueshme: Unë ju bëj një gjë
prej balte si shtat shpeze, pastaj i fryj dhe ajo, me
lejen e Zotit, bëhet shpezë; i shëroj edhe sytë e atyre
që kanë lindur të verbër; i shëroj edhe abrashët; i
ngjall me lejen e Zotit edhe të vdekurit; ju paralajmëroj
edhe ç’bëni e ç’depozitoni nëpër shtëpia; pa
dyshim në të gjithë këto ka shenja që dëshmojnë
dërgimin tim, në qoftë se besoni!” (Kurani: III-49)
“Unë vërtetoj Teuratin dhe kam ardhur me qëllim
që t’ju lejoj disa gjëra që i keni pasur të ndaluara; unë
ju kam ardhur me shenja prej Zotit; pra kini frikë
Allahun dhe m’u bindni.” (Kurani: III-50)
“S’ka dyshim se Allahu është Zoti im dhe Zoti
juaj; pra adhurojeni Atë; kjo është udha e drejtë.”
(Kurani: III-51)
“Kur Isa-i e diktoi mosbesimin e popullit Israil,
tha: Cili prej jush është përkrahësi im në rrugë të
Zotit? Ne jemi përkrahësit e rrugës së Zotit-thanë
apostujt, - i besuam Zotit e ti dëshmo për ne se jemi
myslimanë.” (Kurani: III-52)
“Kur i tha Allahu: O Isa, Unë do të të marr, do të
të ngre pranë Meje e për të pastruar prej atyre që të
mohuan; dhe ata që të besuan do t’i bëj superiorë deri
në ditën e Kiametit përmbi ata që të mohuan; pastaj
do të ktheheni te Unë e atëherë Unë do t’ju gjykoj për
kundërshtimin e konfliktin që keni pasur.” (Kurani:
III-55)
“Pa dyshim, puna e Isait për Allahun është si
puna e Ademit që e krijoi prej toke dhe pastaj i tha:
“Bëhu!” edhe ai u bë.” (Kurani: III-59)
“Ky lajm i vërtetë të ka ardhur prej Zotit tënd; pra
mos u bëj prej atyre që dyshojnë.” (Kurani: III-60)
“O (i dashur) Muhamed! Atyre që të kundërshtojnë
ty në punë të Isait mbasi të ka ardhur njohuria,
thuaju: “Ejani të thërrasim bijtë tanë dhe bijtë tuaj,
gratë tona dhe gratë tuaja, veten tonë dhe ju vetë dhe
pastaj të lutemi që mallkimi i Zotit të bjerë mbi anën
që gënjen.” (Kurani: III-61)
“O i dashuri Im, përmende edhe atë kohë, kur ka
për t’i thënë Allahu: O Isa, i biri i Merjemit, a ti u ke
thënë njerëzve që veç Perëndisë të marrin ty e nënën
tënde për Zot? Hasha, o Zot im, që s’ke farë mungese
– ka për t’i thënë Isai, - nuk ka se si të them unë një
fjalë që s’është e drejtë; në qoftë se e kam thënë, Ti e
di! Ti, o Zot, i di gjithë ç’kam në veten time e unë s’i
di të Tuat; Ti, pa dyshim, je i vetmi që i di plotësisht
të fshehtat.” (Kurani: V-116)
I madhi Isa vazhdon në fjalë:
“Unë s’iu kam thënë atyre gjë tjetër, veçse ç’më ke
urdhëruar Ti për t’iu kumtuar; ju kam thënë,
adhuroni Allahun që është Zoti im e i juaji; edhe deri
sa qesh gjallë qesh dëshmitar mbi ta (d.m.th. nuk
pata dëgjuar kësi fjale edhe mbasi më more ke qenë
vetë përgjues e kontrollues i tyre; Ti, o im Zot, je
dëshmitar mbi çdo send.” (Kurani: V-117)
“O i dashuri Im, përmende edhe atë kohë, kur
Isai, i biri i Merjemit iu tha: O bijtë e Israelit, me të
vërtetë unë jam Profet i Allahut që më ka dërguar te
ju për të vërtetuar Teuratin e për t’ju uruar me gëzimardhjen
mbas meje të një Profeti që e ka emrin
(Ahmed); e kur ky Profeti (i paralajmëruar prej Isait)
erdhi duke sjellë me vete edhe provat e forta, thanë,
kjo është një magji e qartë.” (Kurani: 61-6)
“Kush është më fajtor (i padrejtë) se ai që shpif
rrena kundër Zotit, kur thirret në fenë Islame; por
edhe Allahu nuk e sjell në rrugë të mbarë popullin e
padrejtë.” (Kurani: 61-7)
“Ata duan të fikin me buzët e tyre Dritën e madhe
të Zotit, i cili është plotësuesi i Dritës së Vet,
megjithëse mohuesit e urrejnë këtë gjë.” (Kurani: 61-

“Është vetë Zoti që e ka dërguar Profetin e tij me
Dritë në dorë, edhe feja e Vërtetë do të fitojë superioritetin
mbi krejt fetë e tjera, sado që këtë punë e
kanë mëri idhujtarët.” (Kurani: 61-9)
“Atyre që u dhënë dituri, e shohin se ajo që t’u ka
zbritur nga ana e Zotit tënd është vetë e vërteta edhe
mbarëson në rrugën e Zotit të plotpushtetshëm e të
lavdëruar.” (Kurani: 34-6)

“Zani i Naltë”, Tiranë, Nr. 2, Shkurt 1935



Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Jezusi (H.Isai a.s.) në Kur-an Empty
MesazhTitulli: Re: Jezusi (H.Isai a.s.) në Kur-an   Jezusi (H.Isai a.s.) në Kur-an EmptyTue Sep 13, 2011 11:17 pm

Cito :
Unë s’iu kam thënë atyre gjë tjetër, veçse ç’më ke
urdhëruar Ti për t’iu kumtuar; ju kam thënë,
adhuroni Allahun që është Zoti im e i juaji; edhe deri
sa qesh gjallë qesh dëshmitar mbi ta (d.m.th. nuk
pata dëgjuar kësi fjale edhe mbasi më more ke qenë
vetë përgjues e kontrollues i tyre; Ti, o im Zot, je
dëshmitar mbi çdo send.” (Kurani: V-117)
“O i dashuri Im, përmende edhe atë kohë, kur
Isai, i biri i Merjemit iu tha: O bijtë e Israelit, me të
vërtetë unë jam Profet i Allahut që më ka dërguar te
ju për të vërtetuar Teuratin e për t’ju uruar me gëzimardhjen
mbas meje të një Profeti që e ka emrin
(Ahmed); e kur ky Profeti (i paralajmëruar prej Isait)
erdhi duke sjellë me vete edhe provat e forta, thanë,
kjo është një magji e qartë.” (Kurani: 61-6)
“Kush është më fajtor (i padrejtë) se ai që shpif
rrena kundër Zotit, kur thirret në fenë Islame; por
edhe Allahu nuk e sjell në rrugë të mbarë popullin e
padrejtë.” (Kurani: 61-7)
“Ata duan të fikin me buzët e tyre Dritën e madhe
të Zotit, i cili është plotësuesi i Dritës së Vet,
megjithëse mohuesit e urrejnë këtë gjë.” (Kurani: 61-

“Është vetë Zoti që e ka dërguar Profetin e tij me
Dritë në dorë, edhe feja e Vërtetë do të fitojë superioritetin
mbi krejt fetë e tjera, sado që këtë punë e
kanë mëri idhujtarët.” (Kurani: 61-9)
“Atyre që u dhënë dituri, e shohin se ajo që t’u ka
zbritur nga ana e Zotit tënd është vetë e vërteta edhe
mbarëson në rrugën e Zotit të plotpushtetshëm e të
lavdëruar.” (Kurani: 34-6)


kjo nuk don as me te voglin koment.Kjo tregon kjart se te krishter deviun rregen e drejt,Ati bir shpirti shejt bien poshte edhe nga vete Isai a.s e keta prap hezitojn se isai(jezusi )ishte i biri i zotit larg qoft.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Jezusi (H.Isai a.s.) në Kur-an
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: