Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

  Kur thesari etnografik florizon… VIKTOR GASHI

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 Kur thesari etnografik florizon… VIKTOR GASHI  Empty
MesazhTitulli: Kur thesari etnografik florizon… VIKTOR GASHI     Kur thesari etnografik florizon… VIKTOR GASHI  EmptyFri Apr 27, 2012 12:21 am

PASKONGRES

Kur thesari etnografik florizon…

Nga Kristaq F. Shabani, I.W.A, W.P.S, AOM
PRESIDENT I LNPSHA “PEGASI” ALBANIA

Libri albumografik “Thesare etnografike” i hulumtuesit të apasionuar të Argjendarisë VIKTOR GASHI, është një stoli e stolive të shpirtit të bukur, të mendjes së ndritur, të artpunimit mjeshtëror të këtij populli të zgjuar, inteligjent, qëndisës, sikundër është ky popull i bukur, populli shqiptar.
Një paraqitje plot frymëmarrje, e cila përsjell shekujt, mijëvjeçarët e qenies, e prezencës së afirmuar dhe identitetit të patjetërsueshëm…
Ishte i nevojshëm një “shkrim i tillë i artë etnografik”, kësaj here me një të shkruar argjendi , apo argjendërore.
Ky libër është një libër portik, që, sapo hapet portiku, dallësohen e konturohen historikisht vendet ilire me prezencë aktive dhe flitet me shembuj të argjendtë, plotgojorë.
Kohëlashta rrëfen e dëshmon për përhapësi të artit të punimit fantasist të metaleve nga banuesit e hershëm, për artin e tyre, ku kryefjalëzonte mënçuria dhe kallëzon sot ekzistencën historia…
Kjo me këtë trajtim dinamik dhe rrjedhojë del në një përfundim, sa logjik aq dhe saktik: ekzistenca e të “shkruarit” dhe të kuptuarit të simboleve, qysh në hershmëri dhe ngrë mbi këtë shtrat një të vertëtë të madhe: Qëkur është shkruar gjuha e këtij populli të zgjuar?!… Vonëshmëria vihet në pikëpyetje!… Dhe studiuesit e zellshëm duhet të vihen në kërkim të kësaj ideje…sa s’është vonë; të futen frytshëm në gjetjet dhe të mos hallakaten në kotësinë…
Vendi ynë pra ka folur edhe me gjuhën e metalit, pasi është i spikatur nga prezenvca metalore. Është një tokë e motivuar, e quajtur simbolikisht “flori” dhe mbulesa e saj “kapak floriri. Një simbolizim domethënës është dhe fraza e punuar bukur figurativisht e argjendarisht: “Ne jetojmë mbi flori”.
Kjo prezencë e metaleve dritëzoi dhe përvijoi përqëndrimin e vëmendjes ndaj përpunimit plot botë dhe estet të kësaj prezence…
Monedhat ilire sipërojnë këtë art mjeshtëror dhe zotësi intuitive…
Dardanët dhe Pirustët janë supershquar si shfrytëzues të minierave të arit dhe krijimin e ngulitjes demografike. Mandej duhet të theksohet se kanë dhën dhe “leksione’ te popujt e tjerë në këtë art...
Shkenca jonë arkeologjike ka qenë gjithnjë e vëmëndëshme e interesive të eksplorojë nëntokën enigmatike dhe njëkohësisht të shkruajë drejt prezencën historike, pa deformacione .
Kjo është një vazhdimësi tradite e artit të përpunimit të metaleve dhe gjetjet janë të spikatura, të cilat të bindin për profesionalizmin dhe mjeshtërinë e trajtës ilire, shumëprodhueshmërinë e elementëve të tyre, të gjendjes, të plotformimit dhe të derdhjes së karakterit emotiv , të pasqyrimit në këto punime perëndore të botës shpirtërore.
Me një vrojtim të kujdesshëm të materialeve argjendarike të këtij librir vëren: një përparim të tejskajshëm të admirimit shpirtëror në shumë kahje, shumë trajta: Stoli e mjete pune, orendi shtëpiake, kona, veshje e tjera, sende të përdorimit vetiak e tjerë, të cilat, të kombinuar me një kod ndarës dhe përbashkues tregojnë vetveten .
Pra një mjeshtëri e lartë që leksionon apo që këndon këngën e mjeshtrave.
Edhe argendarimi ka qenë një grupim faktor në mbijetimin dhe në trasmetimin vital.
Me gjithë këtë proces kohor me librin e Gashit krijon idenë e qartë të mbijetimit dhe të përndritjes e mbijetimit kalërues.
Shprehen bindshëm synimet e kësaj arritje dhe tentimet, aftësia e shfrytëzimit të pasurisë dhe dhënia trajtë asaj për shërbesë në jetesë, shfaqje dhe shpalosje e inteligjences, intelektit më të spikatur, novacioni i kreaturës, krijimi i minitablove dhe tablove, eksportimi nga një produkt në tjetër, e dalë kjo nga aftsia përpunuese e metaleve. Kjo prezencë shihet qartësisht në aspektin stolior, në bukurimin e kostumeve veshëse me këtë prezencë, një veshje ar-argjend i kompletuar me një ngarkesë të natyruar.
Kjo tregon shijen e lartë të mjeshtrave punues, por edhe të atyre që ideonin dhe konkretizonin njëkohësisht.
Jo pa qëllim një hulumtues pejan është mbingarkuar dhe ka vënë objeksionin e tij për të hulumtuar këtë pasuri..., e cila e ekspozuar nëkoleksion do të tërheqë vëmëndjen e studiuesve , hulumtuesve vendas dhe të huaj, sa s’është vonë. Është kjo një pasuri e begatë, e cila sjell dhe rritjen e afekteve për turistët , të cilët janë kureshtarë për të njohur Kosvën, Shqipërinë...
Këtu në këtë libër fokusohet vetë Peja, si një qytet , kryeqendër apo qytet kryesor i Dardanisë. Dëshmia më okulare është vetë Pazari i Pejës …
Ne admirojmë etjen dhe dëshirën e autorit për të thelluar njohjen në prezencën e mjeshtërisë së përpunimit të stolive dhe mjeteve të tjera, një etje, një dëshirë reale dhe dhënie kontributi për koleksionitet . Kjo prezencë mjeshtërore shpesh është invaduar, është tentuar t’i mbyllet “goja”, të mos dritërojë, të mos të shkëlqejë dhe t’i bëhen edhe kurthime deri në panjohësi dhe humbje të identitetit te tyre. Kjo ka qenë e përligjur, por duhet theksuar mjeshtërisht se njerëzit gjithë ditën kontaktonin dhe bashkëshoqëroheshin me stolinë dhe gjithë natën po me të … Një heroizëm i paparë.
Ky koleksoion habitës i Viktor Gashit të surprizon me prezencën stoli, ekzemplarët e armëev të vjetra, veshjeve popullore, ikonat , materile të nevojshme të bukurisë dhe përdorimit gjithëditor, të cilat dëshmojnë për paraqitjen filmike të një bote nga më të pasurat me ormamentet dhe motivet përshkrues, nëpërmjet mjeshtërisë…
Viktor Gashi është një diellshembull i madh i kontributit në fushën e argjendarisë…
Natyrisht, paraqitje të tilla realizojnë vetëm njerëzit e zgjuar, inteligjentë, emotivët, që e lexojnë kohën dhe ia transmetojmë bukurishëm brezit tjetër dhe vetvetes. Kjo lidhet me prejardhjen dhe transmetimin profesional.
Duke qenë një libër në dy gjuhë , kjo realizon edhe shkëmbimin universal të vlerave… dhe paraqet historinë e shkruar në metal…
Stolia e shqiponjës një shprehje e sigurt e identitetit.
Libri dëshmon edhe për veprimtarinë kolosale koleksioniste të artistit Viktor Gashit... si dhe për gjeografinë e rrokjes.
Ky libër ka një fat të madh: flet, bilbilon, këngëron me natyralitet e dëshmi historinë e natyrshme.
I urojmë z. Viktor Gashi vijim të punës së tij me kontribut mbarëkombëtar...
Gjirokatër, 25 prill 2012


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
Kur thesari etnografik florizon… VIKTOR GASHI
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Krijime nga Violeta Gashi
» Këngët Labe

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: