Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 NË HAP ME RUGOVËN

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 73
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

NË HAP ME RUGOVËN Empty
MesazhTitulli: NË HAP ME RUGOVËN   NË HAP ME RUGOVËN EmptyTue May 08, 2012 11:27 pm


Botime të reja: ”NË HAP ME RUGOVËN”
Shkruar nga Adnan MEROVCI

Këto ditë të bukura, me diell, në javën e parë të muajit maj, 2012, doli në Prishtinë, doli në dritë libri me titull: ”NË HAP ME RUGOVËN” shkruar nga Adnan Merovci.
Adnan Meorvci, njëri prej personave më të afërt të ish-kryetarit të Kosovës, Ibrahim Rugova, në këtë libër ka përmbledhur kujtimet me të. Libri është voluminoz dhe ka katër pjesë.
Në pjesën e parë, Adnan Merovci ka shkruar për veten dhe raportin me kryetarin dr. Ibrahim Rugova, në pjesën e dytë ka shkruar për Rugovën si qytetar dhe lider politik, në pjesën e tretë shkruan për miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij. Kurse, pjesa e katërt e librit është plotësuar me fotografi dhe dokumente për Rugovën, të nxjerra këto nga arkivi i pasur i autorit, Adnan Merovci.
Pos Ibrahim Rugovës, libri i Adnan Merovcit flet edhe për marrëdhëniet dhe personazhet e njohura shqiptare të kohës si Adem Jashari, Fehmi Agani, Hashim Thaçi, Sali Berisha dhe Azem Hajdari.
Ditën e hënë, në mesditë, me 7 maj 2012 u bë përurimi i librit në sallën e konferencave të hotelit “Grand” në Prishtinë, e cila ishte mbushur përplotë.
Ceremonia e përurimit është hapur me videospotin e këngës në anglisht “Kosova calls for peace”, që kishte bërë bashkë shumë këngëtarë të muzikës gjatë viteve ’90, ndërsa është përmbyllur me dokumentarin që në mënyrë kronologjike ka përshkruar historinë më të re të Kosovës. Dr. Ibrahim Rugova aty ka vend qendror. Ky film dokumentar prej 18-minutësh, ishte përgatitur, po ashtu me materiale arkivore, nga Adnan Merovcit.
Adnan Merovci, autori i librit, foli pakëz për librin, ai tha:
”Atë që ka ditur, ka dashur dhe ka mundur e ka thënë në libër”.
Për librin, e më tepër për Ibrahim Rugovën, kanë folur analisti Halil Matoshi, shkrimtari Arif Demolli, e gazetari Baton Haxhiu.
Analisti. Halil Matoshi, Rugovën e ka përfshirë në një trekëndësh të personaliteteve të shquara ndër shqiptarë, që sipas tij e kanë ndërtuar Kosovën me të mirat dhe dhimbjet saj.
“Me fol për Rugovën është e lehtë, madje është bërë trend. ‘E let’ sepse guha asht p’ej tuli e kan n’gjak s’e qet!’ Kshtu e thotë Leka i Dukagjinve, kodifikuesi i rregullit jetësor të arbërve mesjetar. Është vetëm edhe një figurë monumentale që e ndërlidh Rugovën me Lekën, Hasan Prishtinën tragjik”, ka thënë Matoshi. Ndonëse vepruan në epoka të ndryshme, sipas Matoshit, këta tre burra janë bërthama e mendimit civil të kosovarëve.
“Rugova ishte kryeneç po aq sa Leka dhe tragjik po aq sa Hasani. Rugova e ka njohur mirë etnopsikologjinë dhe kodet e fshehura të jetës së shqiptarëve etnikë të Kosovës dhe dëshirat e tyre për me kanë të lirë e të pavarur i kodifikoi e artikuloi ma mirë se çdo kush tjetër”, ka thënë Matoshi, që është ndalur edhe në plot momente të “periudhës së Rugovës”.
Sipas Halil Matoshit, Rugova ia doli të mbetet humanist i papërmirësueshëm, dhe këtë përpiqet ta thotë në këtë libër edhe Merovci, madje sipas tij “nuk do të ngopemi tu e njoftë Rugovën.”
Shkrimtari, Arif Demolli, që njëherësh është edhe recensent i librit të Merovcit, kryetarin Rugova, ndër të tjera, thotë se e çmon edhe për arsye se ai hoqi dorë me vetëdije të lartë patriotike nga pasioni dhe përcaktimi i tij jetësor – nga letërsia dhe studimi i saj.
“Prandaj isha tepër kureshtar ta dija se si ngrihej ai në piedestalin e liderit nga fusha e letërsisë, si e udhëhiqte një pjesë të kombit pa institucione të mirëfillta, pa ushtri e polici, pa financa të rregullta”, shprehet Demolli, teksa shtron edhe pyetje tjera kur bëhet fjalë për presidentin historik.
“Si arriti ta bënte grusht një popull të tërë, i cili për një fjalë të tij mund të hidhej në zjarr, e si i besonte aq shumë kauzës së vet paqësore - të na shpëtonte nga shfarosja – kur Ballkani po digjej flakë”, ka thënë Demolli.
Kujtimet e Merovcit, Arif Demolli thotë se e kanë kthyer sërish në kohët e vështira, poshtëruese, por edhe të lavdishme në të njëjtën kohë.
“Ato më zgjuan sërish kureshtjen për të mësuar më tepër për jetën dhe veprimtarinë e kryetarit Rugova, sidomos për ato momente e detaje të cilat nuk janë zhvilluar para opinionit”, ka thënë Demolli.

Dhe më në fund, gazetari, Baton Haxhiu, ka thënë se të gjithë mund të flasin për rugovizmin e të shkruajnë për doktrinën rugoviste, por ata që duan të bëjnë tash e tutje këtë gjë, duhen së pari ta lexojnë librin e Merovcit. E këtë për tri arsye.
“E para se ka rrëfime autentike të njeriut që ka qenë në secilën ngjarje, së dyti se në disa fjali prek se çfarë ka qenë rugovizmi i vërtet i jetës së presidentit Rugova, dhe së fundi ai ka hequr të gjitha misteriozitetet rreth takimeve, jetës dhe raportit të tij me njerëz të tjerë”, ka thënë Haxhiu.
Sipas autorit, Adnan Merovci, ky libër, përveç tjerash fokusohet në ilustrimin e Rugovizmit. Pra, si autor, kam dhënë shembuj të Rugovizmit. Zbërthimin e tyre e bëjnë lexuesit. Jemi mësuar të dëgjojmë shumë herë për Rugovizëm, Filozofi Rugoviane etj, por nuk kemi shpjegime konkrete, çfarë do të thotë. Libri i’u dedikohet kryesisht të rinjve që nuk i takuan kohës së Rugovës” ka thënë Merovci për Indeksonline...

Mexhid YVEJSI, Gjakovë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

NË HAP ME RUGOVËN Empty
MesazhTitulli: Re: NË HAP ME RUGOVËN   NË HAP ME RUGOVËN EmptyWed May 09, 2012 11:34 am

Adnan merovci pas lufte shkruajti disa dite rreshte neper gazeta se rugova ishte shpijun dhe bashkpunetore i Millosheviqit ,u largue nga ldk.u bashkue me pdk.
Qfare ftyre ka ky njeri njehere shan e quan tradhtare e tashe pa kurrfar turpi e lavderon.
jena bere psikopata te vertet.
sa thojne keshtu sa ashtu po intervisten qe ka dhene neper gazeta nuk hahet ajo ruhet.
Marre per kesi njerez me 100 ftyra.
Kush ishte prezent ne promovim te librit bashkpunetoret e serbise..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
NË HAP ME RUGOVËN
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: