Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Shqiptaria

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
halime
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar

Female
Numri i postimeve : 2
Age : 24
Vendi : Bremen Germany
Registration date : 26/05/2012

MesazhTitulli: Shqiptaria   Sat May 26, 2012 11:48 am

♥ ZoTi NA KA FAL,pushka na ka rrit EmrIn e KOm Shqiptar E smuj me u kurit.♥
Autore
Halime Rexhepi
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 3252
Age : 36
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

MesazhTitulli: Re: Shqiptaria   Sun May 27, 2012 12:16 pm

Herzlich willkommen, mir se keni ardhur ne forumin BK, ju uroim qasje te mira.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
xhema
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm
avatar

Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 52
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

MesazhTitulli: Re: Shqiptaria   Mon May 28, 2012 7:46 pm

po valla mori halime mir e ki po nuk ishte ashtu si po thua ti,se pot falke zoti e pot hanka dreqi....!
Si shum do qe ju humbi nami e nishani pa te keqen e askujt vetum pse ishin atdhetar te mirfillt,siUKSHIN HOTI.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 3252
Age : 36
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

MesazhTitulli: Re: Shqiptaria   Sun May 18, 2014 1:33 pm

“Ja ēfarė ka Shqipėria mė shumė se Europa”

•"StrawberryFrog - APCO Worldwide", shpallet projekti fitues pėr realizimin e platformės multimediatike "Branding Albania". Prezantohet slogani "Go your own way (Ndiq rrugėn tėnde)" dhe logoja e re

Publikuar mė 17.05.2014 | 13:59

497 1











Ilir Sinanaj

“Plazhe, male, kafene, qytete tė lashta. Ēdo vend evropian i ka. Por Shqipėria ka diēka, qė ato nuk i kanė. Tė ardhmen. Shqipėria ėshtė e hapur dhe gati pėr t’u zbuluar nga udhėtarė tė etur pėr aventura dhe sipėrmarrje nismėtare”. Kėshtu e ka pėrshkruar vendin tonė, nė njė video nė rrjetin e saj zyrtar, kompania e promovimeve “StrawberryFrog”, e cila sė bashku me kompaninė “APCO”, u pėrzgjodhėn ndėr 5 finalistėt, pėr tė ndėrtuar imazhin e ri turistik tė Shqipėrisė, nė konkursin e organizuar nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, ku morėn pjesė 110 kompani kombėtare dhe ndėrkombėtare si edhe individė. Dyshja fituese u pėrzgjodh nga njė juri me 9 anėtarė, nga tė cilėt spikateshin z. Ahmed Al Mansoori, anėtar i Komunitetit nė Punėt e Jashtme, i Planifikimit dhe Burimeve Minerare nė Kėshillin Kombėtar Federal tė Dubait, si edhe drejtor i njė muzeu nė Dubai qė ndėrthur kulturėn hebreje, arabe e aziatike, si edhe z. Bruno Vespa, njė figurė e njohur nė botėn mediatike italiane. Kompanitė e tjera finaliste ishin “Interface Tourism Group”, “CNN”, Hemington”, "MEC Media Network".

Slogani dhe logo

“Go your own way (Ndiq rrugėn tėnde)”. Ky ėshtė slogani i ri i imazhit turistik tė Shqipėrisė, i cili u konceptua nga kompania fituese e projektit “Branding Albania”, qė ka pėr synim strukturimin e mėnyrės sė promovimit tė vendit tonė. Gjithashtu, do tė ndryshojė edhe logoja e turizmit shqiptar. Propozimi i projektit fitues tė “StrawberryFrog APCO” ėshtė njė figurė e krijuar nga 4 trekėndėsha tė kaltėr tė bashkėngjitur dhe tė vendosur mbi njė trekėndėsh tė madh me ngjyrė tė verdhė. Kėto trekėndėsha duke sė simbolizojnė relievin malor tė vendit tonė ndėrsa ngjyrat, klimėn dhe bregdetin. Prezantimin e projektit, nė videon e saj zyrtare, kompania “StrawberryFrog” e mbyll me fotografi tė vendeve tė ndryshme turistike evropiane, tė shoqėruar nga shkrimi: “Mund tė jetė tepėr vonė pėr pjesėn tjetėr tė Europės, tė mbipopulluar dhe me ēmime tejet tė shtrenjta. Por pėr Shqipėrinė; ėshtė thjesht fillimi”.

Shtigje tė reja pėr turizmin aventuresk

Pak kohė mė parė, gjatė njė seminari nė Shkup, pėrfaqėsues tė Agjencisė Kombėtare tė Turizmit (AKT), tė kryesuar nga drejtoresha Julinda Dhame, biseduan mbi mundėsitė e zhvillimit tė mėtejshėm tė turizmit aventuresk nė Shqipėri me pėrfaqėsues tė ‘Adventure Travel Trade Agency’ (ATTA). Anėtarėt e ATTA-s pėrfaqėsojnė mbi 900 sipėrmarrje tė ndryshme nė mbarė botėn. Nė lidhje me kėtė nė njė artikull tė gazetės “New York Times”, Shqipėria u rendit nė vendin e 4-t, ndėr 52 vende, pėr t’u vizituar pėr vitin 2014. Nė kėtė artikull, vendi ynė u pėrshkrua si njė ndėrthurje e bukurisė sė ashpėr tė brigjeve dalmate me rrėnojat arkeologjike tė Turqisė apo Greqisė, e mbėshtjellė me natyrėn karakteristike tė Italisė rurale. Gjithashtu, nė kėtė shkrim si nga destinacionet e dhėna pėr tė shijuar kėto bukuri ishte edhe fshati i Qeparosė.



Kush janė fituesit e projektit “Branding Albania

Kompania “Strawberry- Frog” u themelua nė vitin 1999 nė Amsterdam, Vendet e Ulėta. Synimi i kėsaj kompanie, qė nė fillimet e saja, ishte tė sfidonte agjencitė tradicionale tė promovimit duke krijuar njė strategji tė klasit botėror, si nė komunikim ashtu edhe nė inovacion. Gjatė gjithė kėtyre viteve, kjo kompani ėshtė pėrqendruar nė krijimin e “lėvizjeve kulturore” pėr klientėt e tyre, pėr sa i pėrket krijimit tė markave. Mėnyra sesi kjo kompani vepron, bazohet mbi njė proces tė zhvilluar nga kjo e fundit pėr tė ndėrtuar marka, duke pasur njė pėrqasje pėr tė kuptuar sesi lėvizjet kulturore mund tė krijojnė marka dhe sipėrmarrje. Zgjidhjet e ndryshme qė ofron kjo kompani janė nė varėsi tė nevojave tė sipėrmarrjeve.

Emri i kėsaj kompanie “StrawberryFrog” (ose bretkosa luleshtrydhe) vjen nga kjo lloj bretkose, e cila jeton nė pyjet e Amazonės. Disa nga projektet e “StrawberryFrog” pėrfshijnė fushata pėr kompaninė e uiskit “Jim Beam”, ku ka qenė protagoniste edhe aktorja dhe modelja Mila Kunis, “Emirates Airlines”, “Smart USA” etj. Nga ana tjetėr kompania “APCO Worldwide”, e cila konkurroi bashkė me kompaninė StrawberryFrog”, duke u pėrzgjedhur fitues tė projektit “Branding Albania”, ėshtė njė kompani e pavarur, e specializuar nė komunikim dhe nė ndėrtimin e strategjive pėr sipėrmarrjet. Edhe kjo kompani, nė strukturimin dhe operimin e saj, e sfidon mendėsinė tradicionale, nė mėnyrė, qė tė ndihmojnė klientėt e saj tė jenė tė suksesshėm nė njė botė, e cila ėshtė nė ndryshim tė vazhdueshėm. Kompania “APCO Worldwide” u themelua nė vitin 1984 dhe ka 33 zyra dhe njė staf prej 600 personash nė mbarė botėn.



Mundėsi Bashkėpunimi

Pėrpara se tė shpallej fituesi i projektit “Branding Albania”, kryeministri i Shqipėrisė, Edi Rama, shprehu se tė gjitha kompanitė e pranishme, edhe nėse projekti i tyre nuk do tė shpallej fitues, ata do tė kishin mundėsi tė tjera pėr t’u bėrė pjesė projektesh nė vendin tonė. “Falenderime pėr tė gjithė ata qė morėn pjesė nė konkurs, jo vetėm pėr finalistėt. Suksese tė 5 finalistėve, tė cilėve u them se si pjesėmarrės nė njė sėrė konkursesh ndėrkombėtare qė ne kemi bėrė kėtu nė Shqipėri,- ku kemi futur kėtė traditė prej vitesh nė Bashkinė e Tiranės,- kam parė nė fund tė konkurseve finalistė humbės, tė hidhėruar, qė nuk mė kanė besuar kur u kam thėnė nuk ka rėndėsi, rėndėsi ka qė erdhėt, sepse problemi i Shqipėrisė ėshtė qė askush nuk do tė vijė pėr herė tė parė, por gjithmonė, gjithkush do tė vijė pėr herė tė dytė. E, ju do tė vini prapė. Kanė ardhur prapė e prapė dhe kanė fituar konkurse tė tjera apo kanė bashkėpunuar me ne nė fusha tė tjera. Kėshtu qė ne do tė bėjmė ēmos qė edhe 4 finalistėt qė nuk do tė fitojnė, t’i mbajmė nė komunikim dhe tė bėjmė me ta punė tė mira tė pėrbashkėta.



Imazhi i ri

Duke folur pėr projektin “Branding Albania”, ministrja e Turizmit, Englantina Gjermeni u shpreh se me zbatimin e kėtij projekti imazhi i vendit tonė do tė ndryshojė pozitivisht. “‘Branding Albania’ ėshtė konceptuar si njė projekt, i cili do tė ndryshojė rrėnjėsisht imazhin e trazuar tė vendit tonė. Ky proces do tė na ndihmojė tė pėrcjellim imazhin pozitiv tė njė vendi tė vogėl, por me energjinė dhe vitalitetin e jashtėzakonshėm tė njerėzve tė tij. Ne do tė pėrcjellim potencialin e madh pėr zhvillim, traditėn e mikpritjes, kulturėn e pasur dhe trashėgiminė e jashtėzakonshme historike, vendet dhe peizazhet e mrekullueshme natyrore nėpėrmjet njė logo dhe njė slogani qė na pėrfaqėson”.

_________________
Mos hyr valles, kur nuk di ta hedhesh.
______________________________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 3252
Age : 36
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

MesazhTitulli: Re: Shqiptaria   Mon Jun 20, 2016 1:24 am


_________________
Mos hyr valles, kur nuk di ta hedhesh.
______________________________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 3252
Age : 36
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

MesazhTitulli: Re: Shqiptaria   Thu Jul 28, 2016 8:33 pm


_________________
Mos hyr valles, kur nuk di ta hedhesh.
______________________________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Shqiptaria   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Shqiptaria
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Zonė e lirė :: Tema tė ndryshme-
Kėrce tek: