Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 LËVIZJA PEGASIANE " PEGASI DHE DREJTSHKRIMI I GJUHËS AMTARE"

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

LËVIZJA PEGASIANE " PEGASI DHE DREJTSHKRIMI I GJUHËS AMTARE" Empty
MesazhTitulli: LËVIZJA PEGASIANE " PEGASI DHE DREJTSHKRIMI I GJUHËS AMTARE"   LËVIZJA PEGASIANE " PEGASI DHE DREJTSHKRIMI I GJUHËS AMTARE" EmptyMon Jan 14, 2013 5:14 am

LËVIZJA PEGASIANE " PEGASI DHE DREJTSHKRIMI I GJUHËS AMTARE"
Janar - Dhjetor 2013


Të zbatojmë me përgjegjësi rregullat drejtshkrimore
nga Kristaq F. Shabani

Ne Krijuesit duhet të jemi të parët, të parat, të cilët, të cilat, duhet t’i zbatojmë këto rregulla dhe të mbajmë qëndrim kategorik ndaj shkeljeve të patolerueshme .Të gjitha publikimet kanë gabime ortografike të tmerrshme… Po shkojmë kështu në një anormalitet gjuhësor…

Në krijimet,të cilat publikohen ka skandale gjuhësore, drejtshkrimore. Këto skandale reflektohet totalisht te ata , nxënësit,studentët që mësojnë gjuhën shqipe. Fenomen i tmerrshëm: Studenët nuk dinë të shkruajnë me rregulla drejtshkrimore. Ka dhe mjaft pedagogë të tyre, të cilët nuk i njohin ato, madje,dhe shënjat e pikësimit… Arrihet deri atje sa në vend të dypikëshit, vendoset pikëpresja . O tempora, o Mores!…

Pegasi po aktivizon nje grup mësuesish, mësuesesh të gjuhës shqipe, të cilat do të ndërhyjnë vrullshëm në korrigjimin e materialit të publikuar dhe do të vendosin notë në DREJTSHKRIM…. Ato nuk do të identifikohen, por do të jenë në kuadër të kësaj lëvizje pegasiane" PEGASI DHE DREJTSHKRIMI I GJUHËS AMTARE" S’duhet të abuzojmë me gjuhën shqipe…

Të nderuar miq , mundohuni t’i korrigjoni poezitë tuaja, duke zbatuar rregullat drejshkrimore dhe paraqitni ato pastër .


Apel

Domosdoshmëria e pikësimit në një vepër të shkruar
nga Flutura Dervishi, mesuese e gjuhes shqipe

Është më se e vërtetë. Gjithkush është ndier i lumtur, teksa në duar ka marrë një libër të bukur, i ri apo i vjetër qoftë ai. Ndodh që të tërhiqesh nga emri i autorit, titulli apo dhe kopertina e librit, por më pas vëren se brendia lë për të dëshiruar.
Libri është i veçantë, është i bukur, të ngelet në kujtesë, kur të gjithë komponentët janë në kompleksitet, duke mos harruar edhe shenjat e pikësimit, të vogla në dukje, por të mëdha për nga rëndësia.
Të rastis shpesh kohët e fundit të lexosh libra, kryesisht me poezi, ku forca e fjalës shprehëse – emocionale e autorëvë depërton brenda teje e ti si lexues, dehshëm, tërhiqesh nga tematika e zgjedhur, trajtimi me profesionalizëm i temës nga autori, nga magjia e figuracionit artistik, por në kontradiktë me to qëndron fakti se pothuajse pikësimi në këto poezi mungon.
Natyrshëm lindin pyetjet:
- A thua të jetë në “modën” e kohërave “moderne” edhe kjo gjë, ku dhe shenjat e pikësimit t’i lëmë për në askund, se njeriu i sotëm, njeriu i internetit s’ka nevojë më për to?
- Po si mundet të lexohet e të kuptohet një material i shkruar pa shenja pikësimi? A nuk do t’i shkonte kësaj shprehja “shkrimet pa pikesimin, si gjella pa kripë”?

Librat shkruhen për t’u lexuar nga të gjithë. Kush është i stërvitur, falë profesionit më në kontakt me librat apo dhe pasionit për librat, arrin të kuptojë atë ç’ka autorët përcjellin përmes vargjeve, por jo t’i përjetojë ato emocionalisht, pasi e vëren që s’janë aty, ato, të domosdoshmet, shenjat e pikësimit, të cilat tregojnë shumë.
Po masa tjetër e lexuesve, që për arsye të ndryshme të mosmarrrjes shume me lexime, e ka të vështirë t’i lexojë këto poezi për t’i kuptuar, për t’i shijuar, si t’ia bëjë? Nga se të orientohet?
Përse të ketë mungesë të shenjave të pikësimit apo keqpërdorim të tyre në disa prej librave artistikë, të cilët mbajnë vulën e autorëve, redaktorëve e të korrektorëve letrarë? Ku është profesionalizmi i këtyre të fundit?
A nuk është për të ardhur keq që të zbehet talenti, puna gjithë pasion e autorëve të ndryshëm prej neglizhencës së punës që bëhet në drejtim të përdorimit të shenjave të pikësimit?
Gjithsecili, kur merr përsipër të shkruajë diçka, të mos harrojë shenjat e pikësimit, rëndësia e të cilave është e padiskutueshme në paraqitjen dinjitoze të asaj që lexuesi merr në duar të lexojë.
Ato s’duhen nënvlerësuar, edhe për faktin se libri dhe interneti duket sikur konkurojnë me njëri – tjetrin, për vetë zhvillimin e vrullshëm të teknologjive në ditët e sotme dhe, kur të rinjtë rendin më shumë pas tyre.
— with Nijazi Ramadani and 49 others.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
LËVIZJA PEGASIANE " PEGASI DHE DREJTSHKRIMI I GJUHËS AMTARE"
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Festaniada e titujve pegasianë
» GJIROKASTRA PEGASI VEPRIMTARI "PEGASI DHE TALENTET E RINJ"
» PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA
» DREJTSHKRIMI LUMTURI NDJEN KUR E SHKRUAN BUKUR GJUHEN
» Kush po e shkatërron gjuhën amtare?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: