Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 LAJM I GËZUESHËM PËR PEGAISTËT

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

LAJM I GËZUESHËM PËR PEGAISTËT Empty
MesazhTitulli: LAJM I GËZUESHËM PËR PEGAISTËT   LAJM I GËZUESHËM PËR PEGAISTËT EmptyThu Feb 14, 2013 5:34 am

LAJM I GËZUESHËM PËR PEGAISTËT
URAGANI “PEGAS” I PAPËRMBAJTSHËM , FALË IDEVE AVANCUESE
MË 15 MARS 2013, ORA 10.00, PËRUROHET NË TEPELENË KOMPLEKSI “FATOSI” SI DHE KRYHET VEPRIMTARI E MADHE NE MJEDISE TË TJERA TË TEPELENËS…
NJË MËSIM I MIRË PËR TË GJITHË … INISIATIVA KRIJUESE E NJERËZVE, QË E DUAN LETËRSINË ARTIN DHE KULTURËN …
BIBLIOTEKË E PEGASIT NË TEPELENË,… MJEDIS, KU DO TË ORGANIZOHEN DHE TAKIME ME KRYESUESË TË LIDHJEVE TË NDRYSHME NDËRKOMBËTARE….

‘Një apel pegasian për Letërsinë , Kulturën dhe Artin ”

Dega e Lidhjes për Telepenën i jep parësi librit...

Kryetari i Degës së LNPSHA “PEGASI” Albania për Tepelenën, Fabulisti ISLAM KALEMI , thekson: ‘Kjo nismë ka si qëllim të kthejë në një traditë të bukur bashkëpunimin e poetëve , shkrimtarëve , studiuesve , njerëve të artit dhe rritjen e interesit për vendlindjen dhe librin, kulturën, artin .. Një bashkim i tillë harmonik krijuesish do të sjellë nxitje , rritje dhe treguesë të suksesshëm në sferën krijuese individuale, e cila do të ndikojë dhe në jetën e vetë popullatës së kësaj treve kulturëdashëse. Ne do të bashkëpunojmë ngushtë me pushtetin vendor për të realizuar këtë veprimtari të madhe ..., ku do të përcaktojmë qartë edhe mjediset e tjera, të cilat do të vizitohen e do të kryhen veprimtari poetike . Ne kemi planifikuar edhe nje "kafe poetike" nga bamirësia e lexuesve tanë që na adhurojnë ...Po kështu dhe një koncert dhe nje Ekspoze libri të krijuesve tanë ... Themi se do ta konkretizojmë me sukses këtë veprimtari të madhe ...”.
Më datën 15 mars 2013 në Tepelenë do të përuroret BIBLIOTEKA "PEGASI" E LNPSHA "PEGASI" ALBANIA , DEGA TEPELENË , e cila do të jetë pjesë e "BAR BUFE FATOSI", e konceptuar tashmë, e rikonstrukturuar me parametra moderne . Në këtë mjedis , i cili , krahas Bar-Bufe, do të ketë dhe mjedise shlodhëse, pushimi e shërbimi. Krahas kësaj në këtë mjedis do të lexohet libri, do të behet njohja me librin e ri dhe me autorët, të cilat do të përgatiten nga stafi i Pegasit , që është në veprimtari të gjithanshme. Një monitor i madh do ta lozë këtë rol . Kjo bibliotekë do të ketë, pa dyshim, libra të autorëve tepelenas , të autorëve pegasianë si dhe autorëve pegasiane nga Bota si dhe të autorëve të tjerë nga Shqipëria dhe diaspora . Lidhja Pegasi në Tepelenë po tregon sesi duhet këndvështruar pasuria më e çmuar e pasurisë memçurore, libri… Bashkitë e qyteteve të Jugut , duhet të kishin marrë masa dhe të siguronin mjedise për këtë Lidhje aktive . Shpesh herë është kontaktuar për këtë problem dhe asgjëja është mbizotëruese…
Le të kthehemi te Biblioteka dhe mjedisi bashkekohor , i cili do të përurohet më datën 15 mars 2015 , ku do të marrin pjesë në këtë përurim nga Tepelena e Gjirokastra, Saranda e Delvina, Fieri, e Korça, Tirana, Berati, Përmeti e Vlora, Kosova dhe krijuesë shqiptarë me banim në Greqi, te cilet do të marrin pjesë edhe në veprimtarinë ndërkombëtare” Një apel pegasian për librin”, ku, në këtë mjedis, do të organizohet një konferencë shkencore me objekt librin, do të çelet dhe një panair ekspoze i librit pegasian. Gjithashtu pjesëmarrësit do të njihen me kalanë e Tepelenës dhe mjediset e tjera historike …

Tepelena ka një botë shkrimore të begatë poetë, shkrimtarë, studiuesë : Agim Shehu, Sadik Bejko, Çerçiz Myftari, Lirim Deda, Petrit Ruka, Ferit Lamaj , Izet Çulli, Maliq Lila, Novruz Shehu, E’them Ruka, Luan Meta, Lule Shameti, Kozeta Zylo, Majlinda Rama, Bujar Rama,Luljeta Nuraj(KOUBATI), Rezo S. Çulli, Murat Memalla, Qazim Shemaj, Xhezo Canaj, Luan Ziflaj,Daut Gumeni, Ilirian Zhupa, Faik Deda,Agim Basha ,Veli Llakaj , Shkelqim Hajno, Islam Kalemi, Halil Qendro, Sheh Ali Hormova, Isuf Kalo, Shyqyri Hysi Krenar Progonati, Petref Liçaj, Albert Zholi, Isuf Çela, Neim Pasha , Xhemil Çela, Ferit Lila, Ëngjëll Shametaj, Selfo Allka, Sulo Gërbi, Xhafer Majko, Flora Llavdaniti, Bejo Hajnaj, Delo Serjani, Ëngjëll Fino, Irfan Zhupa, Kadri Shameti, Kastriot Lamaj,Murat Dervishi, Ali Manaj, Zagoll Shehu, Vita Lila, Mitat Canaj, Llukan Stavri, Zihni Hasko, Zenel Kaba , Arshi Dolla, Murat Dervishi, Sami Sakaj, Begë Musta, Elmas Sherifi, Fitim Caushi, Rrapo Ormeni, Veli Hoda, Skënder Hasa, Nasip Maçi. Nuri Seferi. Mihal Gjergji. Limos Pazaj, Novruz Dede, Leonidha Mërtiri, Hasan Dalani, Hamit Kabaj, te cilët duhet të marrin pjesë në këtë veprimtari pegasiane ,e para e këtij lloji , duke vendosur në fond të Bibliotekës pegasiane në Tepelene librat e tyre të botuara , të cilat do të shërbejnë edhe për ENCIKLOPEDINË E SHKRIMTARËVE SHQIPTARË…Natyrisht, të gjithë këta do të vinë me shpenzimet e veta në Tepelenë në këtë ditë … Në vend të krijuesve, të cilët nuk janë në jetë, do të vijë një përfaqësues nga familja e krijuesit …

Për zhvillimin e kësaj veprimtarie në Tepelenë, Presidenca e Lidhjes Ndërkombëtare të Poetëve , Shkrimtarëve dhe Artistëve “PEGASI” ALBANIA do të hartojë programin në bashkëpunim të ngushtë me Degën e Lidhjes së saj në Tepelenë…
Merr pjesë në këtë veprimtari
GRUPI POLIFONIK “ LUNDRA E KËNGËS LABE” SI DHE ARTISTI I MERITUAR GOLIP JAUPI...

N ë këtë veprimtari do të marrin pjesë dhe :

1. KRISTAQ F. SHABANI, PRESIDENT I LNPSHA “PEGASI’ ALBANIA
2. HASIJE SELISHTA KRYEZIU, PRESIDENTE E LNPSHA “PEGASI’ KOSOVA
3. SHEFQETE GOSALCI, SEKRETARE E PËRGJITHSHME E LNPSHA “PEGASI” KOSOVA
4. FLUTURA MAÇI, TIRANË, SEKRETARE PËR ARTIN E LNPSHA “PEGASI’ ALBANIA
5. PERIKLI SHULI, KOORDINATOR I LNPSHA “PEGASI’ ALBANIA
6. XHELAL LUCA, KOORDINATOR I LNPSHA ‘PEGASI” ALBANIA DHE KRYETAR I DEGËS SË LNPSHA “PEGASI” ALBANIA PËR DIBRËN
7. LULJETA NURAJ (KOUBATI) SHKRIMTARE , SELAMINË, GREQI
8. DINO KOUBATIS, IWA, W.P.S, IAPWA ”PEGASI” PRESIDENT I KLUBIT “KAFE E IDEVE” SELAMINË , GREQI
9. KOZETA ZAVALANI,Z/PRESIDENTE KRYETARE E DEGËS SË LNPSHA “PEGASI’ ALBANIA, PËR TIRANËN
10. MAJLINDA SHABANI, GJIROKASTËR , Z/SEKRETARE E PERGJITHSHEME E LNPSHA “PEGASI” ALBANIA
11. MAJLINDA RAMA , FIER Z/PRESIDENTE E LIDHJES SE KRIJUESVE “PEGASI’ ALBANIA
12. ARJAN KALLÇO, KORÇË Z/SEKRETAR I PËRGJITHSHËM I LNPSHA ”PEGASI’ ALBANIA
13. DHIMITËR MITI, PËRMET, Z/KRYETAR I DEGËS SË LNPSHA ”PEGASI”
14. LAURETA ROSHI, GAZETARE , DEGA E LNPSHA ”PEGASI’ ALBANI SARANDË
15. NATASHA XHELILI, POETE, DELVINË
16. RAJMONDA ADEMI, TITANË, LNPSHA “PEGASI’ ALBANIA, PËRKTHYESE
17. YLLI TOSKA , BERAT, SHKRIMTAR, LNPSHA”PEGASI’ ALBANIA
18. KRISTO STOJA , KRYETAR I DEGËS SË LNPSHA “PEGASI’ ALBANIA PËR GJIROKASTRËN
19. HADËR MEVLANI , N/KRYETAR E DEGËS SË LNPSHA “PEGASI’ ALBANIA PËR GJIROKASTRËN
20. ELEFTERIA KALLOJERI N/KRYETARE E DEGËS SË LNPSHA “PEGASI’ ALBANIA PËR GJIROKASTRËN
21. OSMON BOJAXHI, KYETAR I DEGËS SË LNPSHA “PEGASI” KOSOVA PËR SHARRIN...
22. KASTRIOT HADËRI, TIRANË , LNPSHA "PEGASI’ ALBANIA
23. LUAN ZIFLAJ , ATHINË , GREQI, N/KRYETAR I DEGËS SË LNPSH “PEGASI’ ALBANIA PËR ATHINËN

24.VASIL DEDE, FIER ANETAR I LNPSHA "PEGASI" ALBANIA
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
LAJM I GËZUESHËM PËR PEGAISTËT
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lajme nga Shqiperia
» Shumëpritshmëria e një lajmi të gëzueshëm nga VOLTIZA DURO

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: