Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 DITA E 23 QERSHORIT PRODUKTON PAQE …

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

DITA E 23 QERSHORIT PRODUKTON PAQE … Empty
MesazhTitulli: DITA E 23 QERSHORIT PRODUKTON PAQE …   DITA E 23 QERSHORIT PRODUKTON PAQE … EmptyTue Jun 18, 2013 8:51 am

Fjala e shkrimtarit dhe paanëshmëria

Kur ditët e javës së fundit parazgjedhore po “bien”…
DITA E 23 QERSHORIT PRODUKTON PAQE …
nga Kristaq F. Shabani poet, shkrimtar, studiues, estet
President i Lidhjes Ndërkombëtare të Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve "PEGASI" ALBANIA
Anëtar i Lidhjes se Shkrimtarëve të Botës (IWA(, WPS, AOM, ABI, IBC
"Njeriu i vitit 2011"i shpallur nga Instituti Biografik Amerikan
Anëtar nderi i shumë Lidhjeve të Shkrimtarëve dhe Poeteve te vendeve te ndryshme
Fitues i shumë titujve dhe çmimeve ndërkombetarë

Hyrësi

Këput një lule në pamje me mbi 64 ngjyrime, por faktikisht dy ngjyrime predominuese.

Penat e mprehta dhe ato simbolike dinë të trajtojnë aspektin , shembullin, dinamikën…
Skicimet tyre , pa dyshesë janë të pranueshme nga inteligjentja…
Dikur në tratativën dhiogjeniane kërkohej njeriu me kandili. Kërkohej dritësimi për t’i hapur rrugë novacionit, novatores. Lodhësia lodhej në lodhësinë e sistemit, në rrugësimin e përgjatë dhe natëerrët… Megjithatë tentimi dhiogjenian vijonte dhe kërkonte njeriun e nevojshëm ndriçues…
E njëjta tablo vijon dhe sot: “Dhiogjeni” niset përsëri në kërkim , por në kushte të tjera …Të gjithë imitojnë Dhiogjenin duke kërkuar njeriun e domosdoshëm për të lezetuar dhe frymëmarrë ardhmërinë e tyre… Shumë herë nisen njerëzit “Dhiogjenë” në këtë rrugëtim krijues…
Njerëz tentues që kërkojnë të bëjnë liderin dhe shpesh e formojnë me plastelinë, duke i dhënë trajtë frymëmarrëse …

1. Shoqëria jonë ka nevojë për ”FRYMORËT” jo “KURMORËT”
Dalin në pah “Kurmorët”… Por kjo shoqëri ka nevojë për “FRYMORË”…
Përpjekjada e e ujit të ndenjur dhe e trofeut.
Ndeshësi kundërshtish… Berisha - Rama.
Frikësimi se do të ndodhë diçka, do të ketë trazira më 23 qershor e shprehur nga propaganda dhe fjalamania ndoshta është trill. Kjo asqë duhet të shkohet ndërmend, por sidoqoftë masa duhet të merren. Edhe në rast humbjeje potenciale Berisha do të tregojë se është një politikan i zoti, do ta dorëzojë pushtetin me shumë kulturë dhe etikë, pasi ai, pavarësisht nga etikimet e bëra, do që ta vijojë jetën politike, pasi, do s’do njeri apo tjetri, ai ka kontributin e vet në politkën shqiptare…Pra Berisha do të respektojë vendimin e Sovranit!
Po Rama? Shpesh trumbetohet dhe thuhet se Ramën duhet ta provojmë. E pse mos t’i jepet ky shans? Rama është dhe artist dhe shpirti i artistit , krijuesit është shpirt transformues… A nuk e transformojë Tiranën ? Realisht po… Le ta transformojë dhe Shqiperinë …Ta vijojë atje, ku e lë Berisha!
Duhet të mësohemi me rotacionin! Duhet t’i japim fund këtij tranzicioni të gjatë dhe të eliminojmë mendësitë evropiane apo të miq-armiqve tanë se ne nuk dimë të bëjmë shtet, kur ne kemi dhënë kontribut në bërjen e shteteve të tjerë…
Po dhe sikur të mos ndodhë ky tranzicion do të kemi të bëjmë me një administratë shtetërore të lodhur, në të cilën janë futur militantët dhe ka shkelmim të profesionalizmit… dhe apatia, meititeti do të sjellë pasoja të tjera të rënda, sado që mund të përdoren arnimet…
Qëllimi ynë duhet të jetë: EVROPA!
Duhet t’i japim fund aktrimit dhe shfaqeve të diletantizmit politik …
Të gjallërojmë shpresën. Midis dy ngjyrimeve të përzgjedhim me gisht në kokë dhe pikën mbi “i” alternativën e progresit…

2.*
Dhe disa ditë dhe do të bier sipari i një fushatimi elektoral: fjalëzim mbushur me fraza mbetëse në mendje dhe në vetëmendje, bukuri shprehëse dhe antibukuri, mendim i thellë dhe sipërfaqësor; prekje të thelbit dhe anashkallim të tij; pankarta dhe antipakarta, flamuj dhe flamurka, premtime dhe zhgënjime totale, module fjalimesh përsëritës nga një miting në tjetrin pa nerv me premtime rakitike dhe thenësi prolikse ; profeci aty këtu, shpërthime gazmimi, ruajtje të pozicionimit, mitingashë të sprovuar , të cilët nuk kanë lidhje me thelbin, por kanë gurmaz të përsëritin brohorimën, njerëz që shikojnë tjetrin si antitjetër; thurës lavdesh dhe lulkash për mos ndryshim të situatës dhe qëndrim të “ujit” të ndenjur qeverisës… Një përpjekjadë për qëndrim dhe një përpjekjadë për të marrë trofeun… Dy protagonistë: Njëri kërkon të mbajë në pushtet ngjyrën dhe ngjyranët e sojit të tij dhe ngjyra tjetër në kërkim të fitores për ta kthyer ngjyrën në kryengjyrë… Të tjerë që harlisen dhe ngjiten nëpër dy trupngjyrat…
Mbizotërimi i frazës: Do të vijojmë …
Dalje në skenë i frazës premtuese: Do të bëjmë të pamundurën për të ndryshuar …
Bijëzat dhe mbesesat : Na provoni, nuk do t’ju zhgënjejmë…
Listë emrash kandidimi. Kaq shumë sa të mërzitet syri në lexim… kandidatë realë, poetencialë, kandidatë ëndërrues, të cilët kënaqen me shkrimin e lajmit sensacional në jetëshkrimin e tyre: kemi kandiduar për deputet në vitin 2013! Një botë çudirash, ku dhe vetë ajo habitet me zellin e fotografisë, spotit, me afishimin me lëvizje, aleancë, ardhmëri, gjetje emërtimesh për të trumbetuar buzëqeshjen dhe lëvizjen drejt progresit “fjalë”… Në ekrane televizorësh intervista dhe kundërintervista, analitikë me nerv dhe pa nerv…, premtime nga më të sofistikuarat, të cilat kthehen në të kundërtën e tyre!… Njerëz të kandiduar që vetëm provojnë si e kanë zërin dhe si u del zëri, që krenohen dhe jetojnë në ëndërr fitoren… Një rrokopujë dinamike… Takohesh me ta dhe të nxjerrin fletushkën e tyre me frazën tashmë dalë boje: Voto numrin ….

3. Javës së fundit po i bien ditët…
E hëna ra ..
Sot është e martë dhe shpejt dhe kjo ditë do të bier…
Lodhje , fraza, takime, dancime, brohoritje, premtime, hedhje lumi…
Disa kandidatë që konkurrojnë me këtë sistem përpiqen nga siguria e tyre e fitores të sigurojnë të dytin , të tretin , të katërtin e listës dhe kështu me radhë…
Grisje posterash nga kundërtitë …
Mititantizmi shfaq aftësinë ….
4.*
Në këtë roman ngjarjesh aktrojnë presonazhet sipas aftësive të tyre… Ish deputetë , të cilët u provuan dhe nuk thanë asgjë, veç ngrinin duart me urdhër, ose u mbrojën me atë që ne ishim në opozitë dhe kaq fuqi kishim! … Ose deputetë të pozitës, të cilët pasi morën votën nuk u dukën te Sovrani, ose e shfrytëzuan deputetllëkun për t’u pasuruar deri në tejkufijtë… Harruan premtimet e dhëna, qëndrimin me zemër të gjërë për elektoratin e tyre…, humbën fizionominë …

5. Veçantia: Vangjel Tavo në Gjirokastër
Kur hapen Portat e Shpirtit

Natyrisht pena e mprehtë dhe simbolike është e aftë të trajtojë dhe të reklamojë prezencën e gjetjes …
Ajo mes kandidatëve për deputetë , të cilët kanë vlera të larta përfaqësimi veçon, pavarësisht nga tentimet kundërshtare… Jeta ka nevojë për dimension dhe për prezencë të intelektualizmit superior për të tërhequr inteligjenten dhe profesionalizmin larg despotizmit dhe profanizmit ekstrem dhe urdhërimit , mbajtjes nën tutelë…
E sheh mes zgjedhësve të vet, argumenton , bind… Flet një shqipe të bukur. Flet me gjuhën e realizimit. Flet me gjuhën e komunikimit të përhershëm dhe të pranisë së përhershme.. pavarësisht se kë forcë politike përfaqëson ….Buzëqesh, kur duhet buzëqeshur, serioz kur duhet përdorur serioziteti…Praktik në realizimet e veta.. Qindra shembuj njerëzorë, të cilët shprehin falenderimin ndaj përkushtimit të tij dhe marrjes së përgjegjësisë, për të cilën bën të pamundurën…Me dorë në qafë, me dorështrënguar… të njeh si fytyrë , por edhe si emër.. Nisiator, këmbëngulës, bashkëbidsedues dhe bashëkrealizues!… Komuniteti e ndjen pulsimin e njeriut të zgjedhur në hapësirën katërvjeçare… Ai ka treguar katërcipërsiht se jeton me shqetësimet e komunitetit që e ka zgjedhur dhe është kthyer në një deputet professional, i cili e çon zërin e popullit në Tempull dhe mundohet të zgjidhë gjithçka që varen nga ai… Ky zë dhe ky veprim impulsues dhe realizues i duhet popullit… Nuk I duhet meskiniteti, trumbetimi sa për të shkuar radhën dhe paaftësia…
K y zë i duhet edhe Leterësisë , Artit , Kulturës, Medias, pasi Vangjeli gjatë gjithë ekzistencës së Lidhjes Ndërkombëtare të Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve “Pegasi” Albania ka dhënë kontributin e tij duke impulsuar zhvillimin me daljen në pah të disa librave të rinj të talenteve të rinj, apo ndihmesë në median pegasiane … Madje ai gjithmonë është interesuar për shkrimtarët, artistët… Kjo është një pikë e fortë dhe nevralgjike e tij… Jeta ka nevojë për të tillët me aftësia të madhe vepruese. Ai, tashmë, është në sprovë… Gjirokastra e njeh mirë Vangjel Tavon, por tashmë dhe Përmeti e Tepelena shohin tek ai një model të lartë përfaqësimi .. A duhet t’i jepet ky shans.. këtij deputeti profesional ?! Natyrisht që po . Ai ka ditur të bëhet njeriu sfidues … dhe i dashur për të gjithë në këto kushte , kur humanizmi goditet ashpërisht ...

Gjirokastër , 18 qershor 2013

Ketë shkrim do ta gjeni edhe në wwwbashkimikombetar.com
Tvitter Kristaq F. Shabani
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
DITA E 23 QERSHORIT PRODUKTON PAQE …
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» DITA E FLAMURIT, DITA E PAVARËSISË, DITA E PËRGJEGJËSISË
» DITA E FLAMURIT, DITA E PAVARËSISË, DITA E PËRGJEGJËSISË...
» Dita e Shën Valentinit - Dita e të dashuruarëve apo e të mas
» Çka do te bëhet pas 15 Qershorit
» Marti Ahtisari fiton cmimin nobel per paqe!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: