Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 "Pylli i tė ēmendurve" skicim nga Ylli Ajdini ,"Pegasi"

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11466
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: "Pylli i tė ēmendurve" skicim nga Ylli Ajdini ,"Pegasi"   Thu Mar 27, 2014 3:20 pm

"Pylli i tė ēmendurve"

nga Ylli Ajdini

Kur u nisa nga shtėpia, ishte akoma herėt. Kur mbėrrita nė pyll, nuk kishte shėnja errėsire. Dielli ndėrkohė e kishte larguar vesėn e mėngjesit nga livadhet dhe luginat. Unė u lodha shpejt. Ndėrsa shoku im zinte pritė pas prite, nė pritje tė gjahut, unė u shtriva anė njė ledhi, ku gurgullonte uji i njė burimi. Sidoqoftė gjumi mė zuri menjėherė…Isha mbledhur, thuajse, sa njė grusht nė rrėzė tė njė shkurreje duke qėndruar i palėvizur. Nga thellėsitė po mė vinin oshėtima ulėrimash. I tensionuar, po prisja duke qėndruar nė heshtje, asgjėnė. Fytyra e zėra jo njerėzorė po mė vinin gjithashtu rrotull, duke mė prishur imazhin qė kisha krijuar pėr realitetin. Megjithkėtė nuk isha i ndėrgjegjshėm tė besoja se, ankthi qė ndjeja, po mė vinte prej mos njohjes, apo prej frikės! Gjithēka ishte si unė.
Nė vazhdim sytė mė panė njė ari, as tė zi e as tė murmė, por ashtu, shumėngjyrėsh. Ai desh tė mė qėllonte me njė boēe pishe. Tė mė qėllonte deshte edhe njė majmun. Ai qeshte me mua. Po pėr ēudi edhe unė qesha brenda vetes. Nė kėtė pyll ka edhe kafshė tė tjera. Imitimet e njė papagalli mė pėrcollėn panoramėn dhe larminė e tingujve tė atyre qenieve tė egra. I vėmendshėm ndjeva afrimin e njė kopeje ujqėrish. Ulėrimat e largėta tė tyre i mora si sinjale alarmi, tė cilat ma shtuan edhe mė shumė nga ē’mundej ankthin, por dhe kureshtjen. Pranė meje, syzjarrtė dhe dhėmbmprehtė ishin nė situatė sulmi. Por, duke u parė sy ndėr sy, pėr fat tė mire, sikur vendosėm njė farė mirėkuptimi. Kjo mė leverdiste mua, sepse ata s`kanė arsye tė tremben nga unė. ”Kėto aēilunacione, -mendova,-janė sfidat e kureshtjes”. Ndėrkohė, nuk u dhashė shumė kohė gjykimeve, sepse mu pranė meje shquajta njė kafshė qė shfrynte e shqyente e vetkėnaqur nga pavetėdija, tre kėlyshėt e vet. Ndėrsa pėrtypte tė parin, tė tjerėt pa ditur pėr fatin, loznin e pėrkėdheleshin ende me tė ėmėn. Pak mė vonė ata nuk i pashė mė. Shikimin ma errėsoi, ndėrkaq dhimbja. Para syve tė zgurdulluar e tė mjegulluar nuk munda tė dalloja dot llojin e kafshės, e cila ishte pėrlyer me gjakun e trupit tė vet. Thashė nė heshtje tė plotė nė gjuhėn time, (pėr t’i shpėtuar kėsisoj edhe ndonjė fati tė lig): “O Zot i madh,ē`makabritete kafshėsh!”
Trupi m’u flakėrit e duart m’u ngurtėsuan prej keqardhjes dhe dhembshurisė, prej revoltės, por dhe prej hakmarrjes. Bota m’u pėrmbys vrullshėm. Nuk mė vjen mirė ta them: u lebetita. Sidoqoftė kishte filluar stina e gjuetisė. Por nė kėto anėt tona gjithmonė ėshtė stinė gjuetie. Ishte fillimi i pranverės, dhe majat e pemėve u lėkundėn, si udhėtarėt nė bordin e njė anieje prej erėrave qė sjell zakonisht vetėm perėndimi. Ndėrkohė dėgjova hapa tė ērregullt, por nuk u tremba. Ēasti ishte tė reagoja.
’’Do t’i vras,” -vendosa.
”Pusho, -thashė pasi e peshova mirė mendimin, -mos u ndje!”
Dhe nuk bėra asgjė, ngaqė egėrsirat nuk do ta merrnin pėr mirė veprimin tim. Dhe duke iu bindur rrethanave u bėra pėr njė ēast i vdekshėm. Siē isha, kėshtu i vdekur mora guximin, t’i them vetes: “Po sikur ajo, kafsha,tė ketė mendjen time dhe unė njeriu sytė e saj?”
Nga thellėsia e tokės mė thanė tė mos mėrzitem nė lidhje me kėtė, se pėrsėri reagimi do tė ishte midis moralit dhe nevojės, ndoshta dhe jashtė moralit, por ama patjetėr do tė jetė brenda nevojės sė instikteve. Domethėnė kėshtu do tė jetė ngahera?! E po mirė atėherė…Ja qė fundja s`kam tė drejtė tė gjykoj shqyesin qė kam pėrpara. Tek e fundit, nė kėtė rast kjo nuk pėrbėn dhe ndonjė krim!” “Sidoqoftė,- thashė nė heshtje, sepse vetėm nė heshtje kam tė drejtė tė flas, -vet nuk do ta bėja kurrė njė marrėzi si kjo”. Kėto pyetje midis kotėsisė dhe dėshirave me tė vėrtet i bėja unė , por ato ishin jashtė mendjes sime, sepse unė kam, nė kėtė rast, nga kafsha vetėm sytė. Por aty pėr aty u mendova:
”Pa prit njė herė! Mirė unė, por ēfarė mendon kafsha qė ka nė mendje mendjen time!? Nuk po gjeja nė kėto rrethana asnjė zgjidhje pėr tė qenė qė tė mė jepte shpresė, pėr tė dale, pa u lagur nga ky iluzion. Mendova tė ikja me vrap po mė dukej pa kuptim njė marrėzi e kėtillė. Kisha mėsuar se, nuk duhet harruar, nė asnjė rrethanė, se rruga e vetme s`ishte tė vrapoja, por tė ndeshesha. Por i vetėm gjykova se nuk do tė mund ta bėja dot. Ja pėrse do tė ishte mė mirė tė kėrkoja ndihmė. Dhe kėsaj radhe bėrtita i gėzuar: “Ndihmė…ndihmė!…”.
Heshtje.Po heshtja mė topiti mė shumė. Sidoqoftė, pėr tė qetėsuar disi veten, bėra shpejt e shpejt njė pėrmbledhje tė fakteve: Mjafton tė shpėrbėsh nė njė moment unitetin, nėpėrmjet kufizimit tė ekzistencės dhe atėherė do tė shohėsh kalbėsinė qė e mban nė kėmbė dashurinė.
Papritur ndjeva se u tremba…Ndėrsa ėndrrėn ma prishi e lehura e njė zagari dhe sidomos krisma e njė pushke gjahu; arsyen ma qetėsoi jo pritshmėria e njė reagimi njerėzor, por tė qenurit normale nė kėtė pyll e njė kasapane tė tillė. Pasi u bėra plotėsisht i vetėdijshėm, kuptova pse u tremba.
- Ikim, -munda ti them me njė zė tė mekur shokut.
Dolėm nga pylli, po nuk dija kė tė pėshtyja. Sidoqoftė problemet e prekėshme, por dhe ėndrrat vetėm si ėndrra, nuk lindin nė hapėsira boshe, ndaj pėshtyva para kėmbėve tė mi, mesa munda me nervozizėm dhe pa mėdyshje, mbi epideminė e antivlerave njerėzore. E ndėrsa normaliteti i kėsaj xhungle mė zgjoi pėrfundimisht nga moskuptimet, pėrsėri edhe i zgjuar, ndjeva se trupi dhe, sidomos shpirti, po mė dridheshin prej njė paaftėsie, mėshire e durimi ende tė pakuptimtė. Kur hymė nė njė livadh, aroma e dritės sė diellit e pėrzier me madhėshtinė e bukurisė sė luledeleve, tėrfilit dhe petaleve tė sapoēela tė kumbullave, mė ngopėn mushkėritė me shpresė. Duke ecur, ende midis ėndrrės dhe realitetit, arrita tė dalloja se pėrsėri i pari ēante rrugėn zagari dhe, pas tij, vinte gjahtari dhe pas atij njeriu me ēifte, si pėr inat tė vetes sime, vazhdoja tė ecja unė.




Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
"Pylli i tė ēmendurve" skicim nga Ylli Ajdini ,"Pegasi"
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: