Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 SHTETI HOLANDEZ PËRGJEGJËS...

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 73
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

SHTETI HOLANDEZ PËRGJEGJËS... Empty
MesazhTitulli: SHTETI HOLANDEZ PËRGJEGJËS...   SHTETI HOLANDEZ PËRGJEGJËS... EmptySat Jul 19, 2014 9:05 am

Shteti holandez përgjegjës për 300 vdekje të Srebrenicës

Një gjykatë në Holandë ka vendosur se shteti holandez është përgjegjës për vdekjen e mbi 300 njerëzve në masakrën e Srebrenicës.
Gjyqtarja kryesuese, Larissa Elwin, në gjykatën civile ka shqiptuar vendimin të mërkurën në qytetin holandez, në Hagë.
Larissa Elwin tha se Holanda është përgjegjëse për vdekjen e njerëzve të vrarë në korrik të vitit 1995, pasi u larguan nga një kompleks i OKB-së, e cila ishte një "zonë e sigurtë" e përcaktuar dhe e mbrojtur nga trupat paqeruajtëse holandeze.
Gjyqtari vazhdoi duke thënë se paqeruajtësit holandezë të OKB-së duhet të kenë patut njohur se njerëzit e deportuar do të vriteshin pasi kishte prova se serbët kanë bërë krime gjatë luftës.
Ishin 300 burra në mesin e më shumë se 8.000 burrave dhe djemve, të cilët ishin vrarë nga trupat serbe të Bosnjës, të udhëhequra nga Ratko Mlladiç, pasi që forcat e tij ishin më shumë në numër se forcat e paqeruajtësve holandezë, të cilët u dorëzuan nën presion dhe i detyruan mijëra familje myslimane të largohen nga kompleksi holandez i OKB.
Rasti ligjor kundër qeverisë Holandeze ishte paraqitur nga nënat e Srebrenicës, të cilat përfaqësojnë rreth 6.000 gra të veja dhe të afërmit e viktimave.
Të afërmit e mirëpritën vendimin për gjetjen kufizuar të përgjegjësisë; megjithatë, ata e kritikuan se aty, sipas vendimit, nuk janë përfshirë të gjitha viktimat.
"Është e qartë se gjykata nuk e ka ndjenjën e drejtësisë," tha Munira Subashiç, kryetarja e grupit, duke shtuar: "Si është e mundur të ndahen viktimat dhe të thotë një nënë që shteti holandez është përgjegjës për vdekjen e djalit të saj në njërën anë dhe jo në anën tjetër telave në kamp?”
Gjenocidi i Srebrenicës ishte kulmi i një politike të spastrimit etnik nga ana e forcave serbe të Mlladiçit për të krijuar një shtet të pastër serb në Bosnje. Gjatë luftës së viteve 1992-95 në Bosnje, rreth 100. 000 vetë u vranë nga trupat serbe.

Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë
======================================================

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
SHTETI HOLANDEZ PËRGJEGJËS...
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Politika e shteti
» Shteti dhe Kombi
» SHTETI I EPIRIT
» Shteti kleptoman, që u vjedh Zotin atyre që e besojnë!
» Shteti i Gjon Kastriotit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: