Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Ndihma Islamike lehtëson vështirësitë e të krishterëve në Ir

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 73
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

Ndihma Islamike lehtëson vështirësitë e të krishterëve në Ir Empty
MesazhTitulli: Ndihma Islamike lehtëson vështirësitë e të krishterëve në Ir   Ndihma Islamike lehtëson vështirësitë e të krishterëve në Ir EmptySun Aug 24, 2014 8:41 am

Ndihma Islamike lehtëson vështirësitë e të krishterëve në Irak

Veprimtaria e organizatës humanitare “Ndihma Islamike” ka filluar që nga ditët e para të konfliktit për të siguruar furnizimet thelbësore për irakianët e zhvendosur.
Kairo –
Ndërsa media botërore u përqëndrua në dëbimet e krishterëve të Irakut nga Mosuli, një grup i vullnetarëve muslimanë nga Ndihma Islamike ka punuar në heshtje për të siguruar ndihmë thelbësore humanitare për familjet në nevojë të cilat u dëbuan me forcë nga shtëpitë e tyre nga konflikti në Irak.
"Familjet në rrethet Nineva, Al-Hamadanya dhe Ba'sheka kanë përfituar nga shpërndarja, që ishte në koordinim me kishën lokale," shkruan në faqen e saj Ndihma Islamike.
Familjet e krishtera janë nga qyteti verior i Irakut, Mosuli, të cilat u larguan sepse “Shteti Islamik” ju bëri kusht, të konvertohen në Islam, të paguajnë taksë, nëse nuk paguajnë ata duhet të vriten.
Paralajmërimi u lexua, u transmetua në xhamitë e Mosulit të premten pasdite, dhe u transmetua në të gjithë qytetin përmes altoparlantëve.
"Ne ofrojmë për [të krishterë] tri zgjedhje: Islam;Kontrata që përfshin pagesën ... në qoftë se ata refuzojnë këtë, për ata nuk do të ketë asgjë, përveç shpatës, " shkruan në njoftimin transmetuar.
Aty thuhet se kreu i Shtetit Islam, Ebu Bekr el-Bagdadi, grup i cili tani quhet Kalifi Ibrahim, kishte urdhëruar të krishterët të cilët nuk duan të qëndrojnë dhe të jetojnë në ato kushte për të "lënë kufijtë e Kalifatit Islamik".
Pavarësisht paralajmërimit të ISIL-it, rreth 500.000 banorë në provincën e Ninevas u zhvendosën kur lufta shpërtheu në qershor.
Mijëra familje të krishtera ishin të detyruara të largohen edhe nga qyteti i dytë më të madh i Irakut, Mosuli, nga luftëtarët e armatosur.
Thuhet se i kanë lënë vetëm me rrobat e trupit, disa janë duke kërkuar siguri në Kurdistanin e Irakut, ndërsa të tjerët kanë ikur në lindje të Ninevas, ku disa janë strehuar nëpër kisha, shkolla dhe ndërtesa të papërfunduara.
Luftimet, gjithashtu, vazhdojnë në Irakun perëndimore, ku konflikti i tejzgjatur në Anbar, është shkaku që të paktën 72.000 familje të largohen nga shtëpitë e tyre.
Verpimtaria e Ndihmës Islame në Irak ka filluar që nga ditët e para të konfliktit për të siguruar furnizime thelbësore për irakianët e zhvendosur.
"Në Anbar dhe Salaheddin, mbi 3.000 familje kanë marrë pako ushqimore dhe 2.000 pako higjienike janë shpërndarë," shkruan në faqen e saj, Ndihma Islamike.
"Pothuajse 25.000 artikuj të ndryshëm të veshjeve janë dhënë për banorët e zhvendosur në Anbar - ndërsa familjet e prekura nga përmbytjet në Abu Ghraib kanë përfituar 7.000 artikuj të veshjeve."
Grupi humanitar “Ndihma Islamike” ka partneritet edhe me Oganizatën e Kombeve të Bashkuara për të arritur një numër të madh të irakianëve në nevojë.
“Ndihma Islamike” kohët e fundit ka nënshkruar një marrëveshje me UNICEF-in për të ofruar ujë, artikuj sanitar dhe të higjienës në Sinxhar dhe për të mbikëqyrur shpërndarjen e artikujve të ndihmës jetike për rreth deri në 8.000 banorë në nevojë," tha organizata humanitare Ndihma Islamike.
"Ne jemi afër për të filluar vendosjen e rreth 1.000 tendave familjare nga “Nihma Islame” për të ofruar strehim të përkohshëm për ata që kërkojnë sigurinë në kamp".

Burimi: OnIslam Staff
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë

=====================================================


Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ndihma Islamike lehtëson vështirësitë e të krishterëve në Ir
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Vështirësitë na burrëruan me shpejt, na bën njerëz luftarakë
» Al-Az-hari i bën thirrje të krishterëve...
» Thellohet intoleranca dhe diskriminimi kundër të krishterëve
» Ndihma e shpejt mjekesore
» Gjermania me Bankë Islamike

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: