Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 13 tetor 2014 TELEFONATE E MADHE E URIMIT E "PEGASI" ALBANIA

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11458
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: 13 tetor 2014 TELEFONATE E MADHE E URIMIT E "PEGASI" ALBANIA   Wed Oct 15, 2014 11:37 pm

Ora 22.00-22.15
TELEFONATE E MADHE E URIMIT E "PEGASI" INTERNACIONAL ALBANIA
I telefonova Poetit tė madh Agollit… Iu prezantova …. Mė njohu menjėherė …
*
Nė ora 22.00 tė ditės sė sotme tė 13 tetorit , nėpėrmjet njė bisede tė kėndshme , shumė miqėsore, i urova, nė emėr tė gjithė poetėve , shkrimtarėve , artistėve , studiuesve pegasianė, kudo ku ndodhen. nė vend, nė trojet shqiptare dhe nė Botė, poetit tė madh Dritėro Agolli: “Gėzuar ditėlindjen ! Jetė tė gjatė, sa vetė jeta !”
Zhvilluam njė bisedė tė jashtėzakonshme, duke kujtuar momente tė bukura, ēaste shumė emocionante tė kaluara nė takimet e ndryshme nė Tiranė , Tropojė e Gjirokastėr, gjatė gjithė kėsaj periudhe jetėsore kreative. Ai mė foli me shumė pėrzėmėrsi dhe me njė logjikė tė jashtėzakonshme. Kujtuam shume moment e nga takimet nė Bajram Curri, Tiranė . Folėm pėr letėrsinė , artin , kulturėn , Ēajupin , Filip Shabanin , Sotir Papulin… hithrat dhe manushaqet …
Unė e urova edhe nė emėr edhe tė zagoritėve , intelektualėve dhe pėrfaqėsuesve tė Botės sė saj shkrimore.
Foli me shumė nostalgji pėr Gjirokastrėn , Zagorinė… Kujtoi rininė nė kėtė qytet tė bukur , ku kaloi njė pjesė tė rinisė sė tij dhe mė tha shprehimisht : “ Gjirokastra ėshtė vendlindja ime e dytė”…
“Tani unė u plaka …, nxitoi tė mė thoshte, - dhe tė gjitha kėto qė thamė i kujtojmė me emocion… “.
“Jo, - I thashe , ju jeni 40 vjeē!”
Mė gėzoi fakti qė ishte nė njė ditė tė shkėlqyer dhe aspak i lodhur nga festimet…
E njoftova dhe pėr Antologjinė Poetike Universale dhe vendin e veēantė tė nderit qė ka nė tė si “NDERI I PEGASIT” Albania .
Ai mė deklamoi pjesė nga poema e tij pėr Devollin dhe unė i deklamova poezinė time pėr Profetėt. Qeshi i emocionuar. Por nuk lamė pa pėrmendur dhe ekuacionin : talent + raki= supertalent. Qeshi …
U mbyll biseda me lajtmotivin pegasian: “ Jemi tė gjithė Ėngjėj.. Ejani tė bashkojmė krahėt tė fluturojmė sė bashku!”
“Me ju, - i thashė, - krahėt tona bėhen mė tė forta!
Ndėrkohė poeti hodhi njė romuz tė bukur : “Si do tė bėjmė me djajtė ?!” E lashe pyetjen e tij ne reticence tė bardhė …
I urova : “Natėn e mirė dhe 100 pėrvjetorė tė tjerė!”
I dhashė fjalėn: “Njė ditė ne pegasianėt , bashkė me ne dhe skulptori, poetin Haxhi Kalluci, miku I tij dhe yni do tė tė vimė t’ju takojmė… “.
“Mirė se tė vini!” u dėgjua zėri i ngrohtė i poetit …
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
13 tetor 2014 TELEFONATE E MADHE E URIMIT E "PEGASI" ALBANIA
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: