Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 ANTOLOGjI E POEZISË ARVANITASE

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

ANTOLOGjI E POEZISË ARVANITASE Empty
MesazhTitulli: ANTOLOGjI E POEZISË ARVANITASE   ANTOLOGjI E POEZISË ARVANITASE EmptyFri Sep 26, 2008 6:41 am

ANTOLOGjI E POEZISË ARVANITASE

  • Teuta Kamberi-Llalla
  • O E BUKURA MORE
    Petkat e të mirat tona
    Na i lam te Korona
    Krishtin na kemi me ne
    Oj e bukura More
    Thell të plas, me lot ndër si
    Na të lipisnjëm, Arbëri!
    Petkat e të mirat tona
    Na i lam te Korona
    Shën Mërin kemi me ne
    Oj e bukua More!
    Thell të plas, me lot nder si
    Na të lipisnjëm, Arbëri!
    Petkat e të mirat tona
    Na i lam te Korona
    Papën na kemi me ne
    Oj e bukura More!
    Thell të plast, me lot ndër si
    Na të lipisnjëm, Arbëri!
    Malet tan me lis e driza
    Të bukur sheshe me muriza
    Të bukur kroje, të bukur gropa
    Të bukur gjerdhe me fallopa!
    Jemi e vemi ndë Itali
    E më s’ju shomi me këta si!
    Dherat të huaj hare s’kan
    Se s’mbllin printët tan
    Prindë, luftuat me thik më dor
    Ndërpër shi e ndëpër bor
    Ni ju lëm pa një qiri
    E pa një vajim. Oj Arbëri!
    Luajtim valle nd’atë More
    Shtum kangjele ndë ato hje
    Klisht e tona të bukuruara
    Shpizit tona të nderuara!
    Ni vjen Turku, Turku i zi
    E tërpron klish e shpi
    Qeti: Shihni jet e re,
    Na tha Dorja, zoti Ndre,
    Lipim qellnjëm ka do vemi
    Se buartim mallin e s’e kemi
    Me kët zemër, me këta si
    Klajëm keq kët Arbëri!
    Ndallandishe e ler e ler
    Kur të vish ti njatër hjer
    Vjen të vish ti te Korona
    E s’gjën më shpit e tona!
    Më së gjën trima hajdhjar
    Po ngë një qen, çë kloft i vrar!
    Kur u nistin gjith anit
    E dherat tan iktin ka sit
    Burrat gjith me një vajtim
    Thirrtin grat me një vajtim,
    Dil e hana ti, Stihji!
    Oj More! Oj Arbëri!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

ANTOLOGjI E POEZISË ARVANITASE Empty
MesazhTitulli: Re: ANTOLOGjI E POEZISË ARVANITASE   ANTOLOGjI E POEZISË ARVANITASE EmptyFri Sep 26, 2008 6:42 am

Kristo Papadhopulos
GLUHA JON
Kemi gluhën pa gram
si na e than në mend e mbam.
Gluha vetëm flitet
edhe sa vete ritet
Ritet edhe shtonet
nuku pakësonet
shtonet edhe ritet
edhe sa vete flitet
Gluha kuvendonet
edhe sa vete shtonet
Arvanite me kamar
kudo ven jan të par
Kaq vitra shkuan
prindët se haruan
gluh e Besën na lan
“të mos i haroni than”


  • GLUHA
    Arvanitat këndonin
    gluhën mos e haronin
    Gjigjion si këndon ai plaku
    shihe si lëviz ai gjaku
    Goj m’ goj e mbahet jeta
    mbahet me këng t’ drejta
    Arvaniti s’ mund t’ shkruan
    me këndimin tër i ruan.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

ANTOLOGjI E POEZISË ARVANITASE Empty
MesazhTitulli: Re: ANTOLOGjI E POEZISË ARVANITASE   ANTOLOGjI E POEZISË ARVANITASE EmptyFri Sep 26, 2008 6:44 am

Vagjel P. Lapi
NE ARVANITASIT
Gluha jona, vetëm thuhet,
nuk’ e llan për t shkruhet
Këng porsimet shtruora
t mos ven haruora
Nga Sokrati e Perikliu
xum si vete ndreqi niriu
E nga Aristidhi vet
xum koma ç isht e drejt
Mendi Mistos, Ksenofon
isht qesem e na mbëson
Ng’ata bura, sa ç shkuan
mendi in ç than, e ruon
Ng’ ato mende muorm frim,
Sa na than, mir i dim
Na dhan krehe, hapët mend
ng’ ajo fort e mbam vent
Arvaniti, ku lluftoj
nga tuti ipari shkoj


  • Mos rim si t’ vdekur
    malet t’ marëm tor
    t’ vishemi nd’ hekur
    t’ marëm pall nd’ dor
    Po ngrini kriet, zemëra pllot
    kulitoni prind tan
    pse at vend ç’ rojm sot
    llëruor na e dhan
    Me frim lliris, me këto arm
    ti shtijm turqit nd’ det
    vendin llëruor t’ e bam
    ashtu t’ e tshonin djelt
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

ANTOLOGjI E POEZISË ARVANITASE Empty
MesazhTitulli: Re: ANTOLOGjI E POEZISË ARVANITASE   ANTOLOGjI E POEZISË ARVANITASE EmptyFri Sep 26, 2008 6:45 am


  • MINISTRAT ARVANITAS
    Kemi gjasht Ipurgo
    nuk vëlenjën një lepto.
    Kemi sum vulefti
    nuk vëlenjën po një-di.
    Kemi edhe një Muxuridh
    do na muxurisnj sit.
    Mir bën edhe Karidhi
    çë thëret vre Muxuridhi
    Edhe ipurgi bën mir
    t’ë dërgonj ndë Sirë
    të ikënj edhe nga këtu
    pse u tha, e u bën dru.
    Këto thom, edhe s’thom më
    pse ndë filaqi më vë.



  • DASHURISË
    Do pjenjë sajtën
    si e shkon vajza ditën
    Vajza nat edit n’ argali
    Djali nuk e sheh me si me si
    Jain vajza nat e dit
    për të drenjë sum prik
    Do bënem gjarpr me pika
    ti shkone vajz ne sajta
    Do bënem gjarpr i bardh
    ti shkoni vajz në mitar



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

ANTOLOGjI E POEZISË ARVANITASE Empty
MesazhTitulli: Re: ANTOLOGjI E POEZISË ARVANITASE   ANTOLOGjI E POEZISË ARVANITASE EmptyFri Sep 26, 2008 6:46 am

SATIRË
Ç e ve tragjashkën shtrëmbër
Të më çëpos zëmrën;
Tartëgji re bukuzi
ç mëvjën tër një n’avlli
si gajdhur ç do tagji
Tendra mua ish ni pram edhe liviz
si një gjarp pa bisht
hapa misoforin të zër
shkau dhemoni e hiri ne vër
Moj Garefo zure u mblakse
të shtrëmbrat ç dje nuk lashe
Mëkat shum Garafale
pa bur je e vetm s’fle
Mikun ç nani çove
s’të ka qe ç vjen pasoe
Folm Garefo si me flase
mos ke turp ç më lashe
S’më do timos u s’të dua
ç për tiedhe për mua



  • PRIFTI I KATUNDIT
    Do japim tuti nga ni pulli
    ti blem priftit ni ksull
    Do japim tuti nga ni qengji
    ti blem priftit ni rryp
    Do japim tuti nga ni vit
    Ti blem priftit këmish
    Do japim tuti nga ni ber
    të blem për klisinë ksefter
    Do japim tuti nga ca grurr
    ti blem priftit ni gajdhur
    Do japim tuti nga ni ve
    ti blem edhe prëftresësh ni podhe
    Do japim tuti nga niçik musht
    ti blem priftit këpuc
    Do bëjm edhe ni kamin thingjill
    ti blem priftit petraqilli
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

ANTOLOGjI E POEZISË ARVANITASE Empty
MesazhTitulli: Re: ANTOLOGjI E POEZISË ARVANITASE   ANTOLOGjI E POEZISË ARVANITASE EmptyFri Sep 26, 2008 6:48 am

PËR DITËT E JAVËS
E Hënë
Dojë të lanjë të Hënënë
rashë e çajta këmbënë
E Martë
Dojë të lanjë të Martënë
mëma s’më mbaj djalënë
E Mërkurë
Dojë të lanjë të Mërkurë
dosa më hëngër sapunë
E Enjte
Dojë të lanjë të Enjtenë
kali buar shegljenë
E Premte
Dojë të lanjë të Premtenë
kush të mbaj të krëmtenë
E Shtunë
Dojë të lanjë të Shtunë
keshë njatrë punë
E Dielë
Të Dielë çë do Këngonjë
nxora gunënë e pleshtonjë.



  • -U jam nikoqir i ri
    bleva një ghaidhur të zi.
    U jam nikoqir i parë
    bleva një ghaidhur të bardhë.
    -Ç’ë ke tërë këtë kamar
    kur ke ghaidhurë pa samar?
    -Ea të na shosh mularë
    ç’e kemi kurupit marrë.
    -U a kam parë edhe mularë
    tri këmbë dhe një të çarë.
    The mu të i ngorth mular-i
    t’i uljej djalit kamar-i.
    -Ea të na shosh shtëpinë
    sa e bukurë, çë rrimë.
    -Dhe shtëpinë u a kam parë
    ishtë etim për të rarë.
    -Ea të na shosh ambarë
    e kemi plot grurë të larë.
    -U a kam parë dhe skatharë
    malimënga dhe skatharë.
    Vate djalë-i të kungon
    shtiu kandilënë çë shkon.
    Vate djalë-i t’anispas
    kërisnë shokëtë një gas.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

ANTOLOGjI E POEZISË ARVANITASE Empty
MesazhTitulli: Re: ANTOLOGjI E POEZISË ARVANITASE   ANTOLOGjI E POEZISË ARVANITASE EmptyFri Sep 26, 2008 6:48 am

Krinë dhe gharifalë
pemë e bukur, çë je
për të ndijurë në hje.
Shumë lule hapi verë-a
po si ti s’janë të tjera.
Shumë lule hapi Maj
po në ti më ra sevda-i.
Keni soj ka trandafile,
jeni trima edhe kopile.
Sojnë e keni ka pjeshkë
jeni trima edhe të zeshkë.
-Thuaj më sa vëlezër ke
t’i fiteps portokale.
Thuaj më sa vëlezër jeni
t’i qendis lule në podhe.
Thuaj më sa vëlezër jeni
T’u këndoj kudo të veni.
-Vëlezër, motëra pesë-gjashtë
si vasiliko-i në ghastrë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

ANTOLOGjI E POEZISË ARVANITASE Empty
MesazhTitulli: Re: ANTOLOGjI E POEZISË ARVANITASE   ANTOLOGjI E POEZISË ARVANITASE EmptyFri Sep 26, 2008 6:49 am


  • VAJTIMI I ShËN MËRIS
    Ng’ ande parr
    vin një andarr
    vin një grua
    tuke klar
    Vin një grua
    gjoketh plote
    tuke mbiturr në lote.
    Ng’ ande par
    vin një andarr
    Shirmëria tuke klar.
    Tuke klarr duke thirr
    pse i vran monobirr.
    Tërë zjarm edhe shëm perr
    këmb duarrt të prërr.
    Pse epa shtatarosur
    nd një krig karfosur
    Kush të vrau meregjet
    ata qenët ata Ovret
    Djalithim nga thika shkove
    zembrën ma pirvlove
    Sa e dhe drizat u thanë
    nga tromareza ç pane
    Mblidhi lule nga të kroi
    për ti vëm tor Krishtit
    Mblidhi lule ng të malit
    për ti vëm tor djalit
    Mëma nga djal ç të vajton
    Vet mua të kulltoni.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

ANTOLOGjI E POEZISË ARVANITASE Empty
MesazhTitulli: Re: ANTOLOGjI E POEZISË ARVANITASE   ANTOLOGjI E POEZISË ARVANITASE EmptyFri Sep 26, 2008 6:51 am

VDEKJA E LUFTËTARIT
Duall e bukura në derë
Me një shtamnezë me verë
e me qelqethin në dorë
jip të pijn të varfëret.
O ti mjer i varfërith
çz më vjen ng’ amaqeza
mos më pashe zotin t’ im;
Pash shum luftorez
zotin tëndë nuk e njoha.
Ish një trim i bukurith
mukur dhe i jelburith
me mustaqë të ngrehurith
me një kallë të brimurith
me një sellë mëndafshëtë
me një nigë të velushtë
me një frenthë krisonem
me një flamurë në dor.
U m’ e pash, o zonjë kallthin
qei sellën nga barkut
e me flamur dzarë dzarë...
Arru kalli ndër të thënët
Se to i shkret e i halinosmë
ku m’ a lashe zotin tëndë
zotin tënd e zotin t’ im;
U gjith fushazit m’ i rodha
gjithë pronjezit kërceva

e gjith malezit m’ i jetsa.
Pro në fushë të Anapulit
ne një humbjez s’ i arrëjta
mbi një drasë të marmurtë
m’ i kumbisa këmbëzit,
po më ‘shkan të katrëzet.
Qeni Turk më ‘ra përsipër
ë m’ i qethi kriethit.

Mot e shum kazand i mir
ç na ban zotë o, je mir;
Mir jam si do zoti in
Ia zot o, ia zoni
Ia ashtu si vjen ai fili
ashtu t t roni i biri
edhe spitonikoqiri
Me sakulen t krisat
me gaitan t krisostaft
Ni her nd mot nd mot
t pagues rusoliot
And t t z’ r dora shum
ni flori e ni dukat
jepua trimave
me urat, me urat
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

ANTOLOGjI E POEZISË ARVANITASE Empty
MesazhTitulli: Re: ANTOLOGjI E POEZISË ARVANITASE   ANTOLOGjI E POEZISË ARVANITASE EmptyFri Sep 26, 2008 6:52 am

Mirë se na erdhi vit i riu
mirë se të na pëlqenj.
Si sot-Thojnë të vjetrëtëjia
të Ser-Vasilitë,
njëri çjë vjen ga e mira,
çjë vjen ga kallomira.
Në derë t’ avlloportësë
du zojqë çjë këndoinë
çjë kanë sitë ga dhiamante
edhe për Krishtin u ndisën
edhe për të kënduara
një Dukim e u jipin.
Gjigjuni vllezër, gjigjuni
gjigjuni edhe gjitone:
Mos ja ndonjë i varfërë
mos ja ndonjë i shkretë
mos ja ndonjë i shklepurë
çjë nuk mundon të vinjë;
Mos ja ndonjë çjë sgjigjetë
mos ja ndonjë sëmurmë
mos ja ndonjë i vërbuar
çjë nuk na sheh i ziu;
Trëgonj ndonjë pjatë fai
tregonj gjë të ëmbla
edhe Krishti do na vinj
bashkë me vitin e ri.
“Motë më shum”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

ANTOLOGjI E POEZISË ARVANITASE Empty
MesazhTitulli: Re: ANTOLOGjI E POEZISË ARVANITASE   ANTOLOGjI E POEZISË ARVANITASE EmptyFri Sep 26, 2008 6:52 am

DhERVENOXORITIKA KALANDA
Mir se të vini viti iri
mir se mir se të na çoni
Zonja e shtëpis e zoti
ni mil vitra të na roni,
të ken tëmira, hare edhe gaze,
të mos ken seklet, kajmo edhe maraze.
Po jeni georgo ni mill shos të bëni,
të mblonet shtëpia të mbetet e nga llëmi.
Po jeni çopan me dhen, me dhi,
të shtonet kopet tri her
sa të shkoni viti iri
të mblonen malet edhe laka
tër lae edhe bardhaka.
Po bëni njaty pun,
dhiafori të jet llum.
Me zembr e me aspirt
U thomi mote shum.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

ANTOLOGjI E POEZISË ARVANITASE Empty
MesazhTitulli: Re: ANTOLOGjI E POEZISË ARVANITASE   ANTOLOGjI E POEZISË ARVANITASE EmptyFri Sep 26, 2008 6:54 am

MARK BOÇARIT
Bie bor e bie shi
u xi jeta, shum, u xi.
ngrin krie në Graiqi
zjarrë vun ne shum xhami.
Ferman në gjith Turqi...
Prite, prite, o Rumeli
nizamet lloj-lloj.
Pashai me Miriallan
në çader bërdha van.
‘Inshallah” të gjith than
për në Mesollogjill e kan.
“Fuora”, palla e jatagan,
të ndërojn sa jan
të luftoin me Rajan.
Mesollogji me ndigjon
vuri vajete e vajton
Duaj ndihm s’ çon,
Kapetanët kërkon
Zuri rënjën e rëkon
Shqipetarët vëzdon.
Ishin bërdha Shqipetar
shahina, trima pa an
nga Suli u ngren e van
me dufeqë e jatagan.
Ish një bur, trim, iri
i zeshk mustaqezi
po rij me mallengoni
mbaj dorën mbi harmbi
mbaj vesh e s’ flit njeri,
Marko Boçari ish ki.
Mbaj vesh edhe ndigjoj
psheretiu edhe rëkoj
nga trimat e tij vëzhdoj
rëmbeu karjofil e shkoj.
Tha: “Do vdes a do roj
këtë jet, s’ mund te shkoj
nat e dit, “oj” dhe “oj“!
Shoket tij nëmëroj
treqind vet plot i mblodhi.
U thot: “O shok, o asllan
Mos e gëzojm, dinjan
si Raja ne Turkollar!
Sonte do t’ u derdhim gjakun
t’ u ndrojm din e iman.
Sonde t’u biem pran
se kam “Tan a epitan”
të zë nga mjekrët Pashan
Katillar, e Agallar.
T’i pritni me jatagan
asnjë mos lëni të gjall.
të shkulet kjo farr
se na poq, ena vu zjarr
Muhameti me Kuran.
Folni Shqip me Shqiptar
“Bam” pos bëni as mb’ një an.
Gjasht-dhjet eni pran
sa të rëmbejm Pashan.
Ngadale, o kordhetar
vrsini karaull e par.

Vrisni një e vrisni dy,
vrisni sa shihni me si,
si kur ullqët në dhi.
Allah, Allah o Turqi,
at vat ç holqe ti,
at vat në erreshi,
shkrëtove kaqë ordhi.
O shokë “medet-medet,”
shkoi Markoa si Mbret!
Pashan kërkon e s’ flet,
në çader nuk e gjet.
Zu nga mjekrët një lanet,
turqe helqur thërret:
“Aman thuajm kush je;”
“U jam, derk nuk më njeh;”
‘Aman more çili je ti;”
Dar i darit, nuk ë di;
Jam një kapedan i ri
thuhem Marko-Boçari,
erdha vetëm për ty!
Turk i dar e zuri dridhm
shokërit u vu një thirm:
“Turqë të mbesoni din
të më shpëtoni fat-zin,
Se Kaurët më bin!”
Dar i darit, nuk di;
Jam një kapedan i ri
thuhem Marko-Boçari,
erdha vetëm për ty!
Turk i dar e zuri dridhm
Shokërit u vu një thirm:
“Turqë të mbesoni din
të më shpëtoni fat-zin,

Se Kaurët më bin!”
Një Arrap me karabin
u ul e i shtroj syn,
koditi bajrakën e mir,
Marko Boçarin shahin!
E vrau!! “Shokë Shqipëtar
binu qent se më vran.
Më muar plumbi në ball,
mirmëni sa jam i gjall“.
U xi jeta, u bë mugjë
tërë trimat si u ngullën
e bën se duall ujë
djelët e Sulit me vull
Shahinat ne dor e muar
edhe ne Mesollogjë e pruarn.
E pruarn në Mesolloj
te shpëtonin, po s’ shpëtoj.
Mesollogji u helmua,
derdhi lotet si krua.
Mesollogji, po t’a thon,
ku e ke Markon Sulion
Ku lufton si qej zakon
Tërër me jatagan në dor;
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

ANTOLOGjI E POEZISË ARVANITASE Empty
MesazhTitulli: Re: ANTOLOGjI E POEZISË ARVANITASE   ANTOLOGjI E POEZISË ARVANITASE EmptyFri Sep 26, 2008 6:55 am

Anastas Kullurioti
XINXARI
Pra sa të dua ti, nxinxar, o këngëtar!
nd’ ajo degë, çs’ je ngalkuar mbë të kotë
medrekj ishtë a mesditë, per ti ishtë bëhar
dh’ as një para sjep ti për gjithë botë
Të ngrëna, e të pira s’ ibën për këtu...
as mos’ ngargomë bëne. / si tëi pëlqen
Ti dëgëza këjon; / vete e rri më më tëhu.
Ndë të ngjuajshin dh’ andej; ti eshkjëllkjen.
Të klajsh, a të rëkojsh kurrë s’ eke ndër mend,
ndë mos të ndaftë njëra, ti çson njatrë,
dunjaj s’ ubuar, dhe për ti ishtë tër një vend,
e le të thonë se je.
Vetëmë lerë je të këndojsh gjithë mot,
dhe këngatë nga jeta m’ ike dzënë,
az me pahir kërkon të të japë inë Zot,
ati tshë sdesh me hir të të kish dhënë.
Thonë se dhe ipëderëz je, nxinxar ivarfër!
se u lutshe milingonës’ një grusht grurë!
tërremëtort’! munjafiq jan ë si gjarpër,
se kur, izithi, ;sjlashe degen’ e drurë!
S’ ke fajth ti! se kur do dunjaj ashtu, isht’
ikejq, mërzitën këmbëtori kalëtorin,
edh’ as ipaturi atë çsë ska ehelq,
as nusen’ plaka’, as plaku dhjalëtorin.
Këndo pra mik, dunjanë kurrë mos e pjejt,
këndo ti kaqja bukuri të kota
e pra ndë vdirresh ti nga uja, mos të pret,
podë do mos vdiret’ e gjithë bota;
Me mir’ të ngorthsh nga uja, se ti hash ti sot,
atë çsë me punim mblodhe të tjerët,
e pra, nani ndë jesh ivarfër, ka inë Zot.
Do vinjë kohë, të pejrojsh, imjerë!...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

ANTOLOGjI E POEZISË ARVANITASE Empty
MesazhTitulli: Re: ANTOLOGjI E POEZISË ARVANITASE   ANTOLOGjI E POEZISË ARVANITASE EmptyFri Sep 26, 2008 6:56 am

Anastas Kullurioti
TË GjIThA BAShKËPUNONjËNË
Tërë punojmë ndë ki dhe
se ashtu ishtë çthë na ka hje
Ca me duar, ca me mendë,
ca me mendë, ca me parmendë
ti punon me plor me qe,
qëron arnë glëmkuqe
u punoj me gjidhë marrë
sipr mbë një kartë e bardhë.
Ti avllaqe bën të nglatë
u aradhazë ndë kartë.
Ti mbjell farënë mbë lashtë
e pret të bësh buk’ e kashtë
u fjala shkuanj mbë kartë
Ti avllaqe bën të nglatë
u aradhazë ndë kartë
të prjer mendë të marrëtës’
Me ndjersë arënë ti e vadis,
me gjak pemën’ ti eskalis.
ndë kart’ u gjurmonj surtuqe
gjurma zeza, gjurma kuqe.
Tërë punojmë ndë ki dhe,
s’ ashtu duhe të mere.
Nëkë shihni bletënë
si përpjekën vehtenë,
mbë gjithë lulezë po rri
e mbleth mjalt’ edhe qeri.
Pra shihni edhe greth’ ezi,
çë ngjoheshtë me mërrzi.
Pse smbën punazë të drejta
po vjedh mjaltëtë nga bleta
edhe bleta eze dh’ evret,
dhe kufarrth ja shtje ndë dhe.
-Pra, shihni edhe milingonën,
ç’ andej këte na pret dhromnë,
pra mbleth koqe, pra mbleth drudhe,
pra mbleth drith edhe marulle.
Mbleth soron’ e bën hazne
per dimër t’ iqetë mere.
Pra shihni edhe fluturaqën’,
çë këcen-këcen pra bllakën’,
fluturon lule mbë lule!
veshurë rroba të mëndafshta
shkëlqim-bukura përjashta,
t’ idura me shum kollorë
verponjën’ sitë, po t’ ishohë.
Po shkon jetën’, pa qëllim
e pra ngorth po lërë kuljtim.
‘Ashtu jan’, edhe ata trima
çë punonjn’ si ajo krimba!
Pse spunonjën’ dhe para skanë
kur mblakenë çë të hanë.
Gjegjuni trima të ngërdhimë,
le ti lëmë ato çë dimë
Me pakjë pra le të rrojmë,
qet-qet, jetën’ të shkojmë.
Se këto ndë ki dunja,
të gjitha janë të mbrazëta
shpatatë thikat’ le ti bëjmë,
plorë, çapa edhe drëpënjë!
njëri njatrënë mos vrasmë,
me dorë a armë, mos ngasmë
Qe ti forrë;... ngrapu me dhenë!
-Se, sa epret aqjë të prekën.
Bota do përshurshurishur’,
me pleh e me ujë vadisur’.
Me djersë tënë do potiset’,
me shërbes ara stoliset.
Me punim bukën’ të hamë
të lodhur ndë shtrat’ t’ emarmë.
Me paqjtim, jetën’ të shkojmë,
të keqjetë ti harojmë.
Me shëndet ti jemi sa rrojmë,
pa shërëtor të na shëronjë
Tërë punonjën’ ndë ki dhe,
se ashtu ishtë çë u ka që
punon ara, deti,
punon dheu, punon qameti
punon qielli me illjt.
Punon Kora, punon Vjeshta
Vera, Dimëri edhe vreshta
linjtë e pematë pononjënë!...
veç tembelëtë rëkonjënë!,,,
Kush punon, ka dhe para,
ka gjitha të mirata
po, tembeli e pashërbjeri;...
ngorth nga ujlëza imjeri!...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

ANTOLOGjI E POEZISË ARVANITASE Empty
MesazhTitulli: Re: ANTOLOGjI E POEZISË ARVANITASE   ANTOLOGjI E POEZISË ARVANITASE EmptyFri Sep 26, 2008 6:57 am

Mitro Truqis
LULESANA
Lulesana vej të kuar
ira drapëri e buar!
Mblidhuni argat te çojmë
pë’ r mos barë argatikonë.
Van’ e çuanë draperinë
ate dhë’ mbë gjarpërinë!
Pa kur zu Lulsana e kuar,
të’ rë argatia u buar.
Ndju se sa ebë ‘n, rrimadhë...
di-tri limare nd’ aradhë
Kur do lith, nje tromarjare...
dhemë sifturisnë fare
kur do ilith; kur do ishtrrëngon...
çë’ do fare, çë’ kërkon...
gju vij ngljun’ i zgjas ndë mes,
dhemët’ i këpun si presh.
Kur këputi njatrë, ksana,
fundit prapëtë, Lulesana.
Poqi krietë do pllakë.
........... tërë ndë llakë.
Nde kaj zjarm, nde kaj kaimo...
na, edhe plaku Kollovo!
“Plasi dheu nga posht’ e vuall;...”
Nga katadhiavolu duall;
U qas e itha ndë vesh,
moj rri... kali psiqi, të’ qesh.
Podë jemi, gjë’ të’ huaj;
Nga një soj-nga soj juaj.
Tata im, ish nga Koleshtë,
Nde një thes, e ve’ rëm leshtë...
Tata im, edhe jot’ ëmë...
Prire kashtënë ndë’ lëmë
Qafrë atjë nga mesimeri
thuaj se e katiferi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

ANTOLOGjI E POEZISË ARVANITASE Empty
MesazhTitulli: Re: ANTOLOGjI E POEZISË ARVANITASE   ANTOLOGjI E POEZISË ARVANITASE EmptyFri Sep 26, 2008 7:02 am

Dh.Th
NDE EPARA VASILlOPUVA JONE LEKSANDRA
Të këndonnë ndë arbërishte,
Ç’ ishtë gluhë trimmërishte,
Ç’ eflit nafarhu Miauli,
Boçari, dhe gjithë Suli.
I
Duav diev ndë mal,
si të pa siprë ndë kal,
ufsheh bërdha ndë në re,
të ndritonjësh ti ndë dhe.
-----
Kur ti vinje ka Tatojë,
Hëna dil ka Jmitojë,
tuke shtif sit’ e te pa,
ndrito për mua ti të tha.
-----
Drita je çë sperëndon,
lulea e lulevet çë mblon
vendetë ka merudhi,
kado vete e kado rri.
-----
Parnithi një krino nxuar,
e ka marudhia e hovë,
erdh një Dhuk’ e na emuar,
e ekev ndë Peterhovë.
-----
Lulea e lulevet me fletë
bërdha ndë pallat jë vetë,
kur hin bërdha ndë një gardh,
ka gjithë luletë ti sbardh.
-----
Drita luan ndë diamant,
çel e shqep ndë një perlandë,
bërdha ndë si tënd çë luan;
edi vetëm’ aj çë ruan,
të sglidh më të mirën’ vajzë
për ti shkon ndë glisht’ unazë.
-----
Ketu e tri milë vjet,
vasillopuv nëk’ uvjet,
të mos ngjitej ati lart,
të shih Lenënë ndë Spart.
-----
Lenënë çë njer pastaij
ka të bukurit’ e saij,
një çë dh’ asajë i pëlqev
vasillopuv e rrëmbev.
-----
Pastaij ka tri milë vjet,
na uleshe ti ç’ i glet
Lenesë, ndë kurm ndë si,
ndë t’ ecurë ndë bukuri.
-----
Ndai menate del një ifth,
çë strros natën’ e embif,
për posh dheft’ e sjell ditë,
pra ja thonë ‘Afrëditë.
-----
Ti je aij ifthi çë na sjell
ditënë kur del si diell,
ka pallati, e na rruse
ndë në horë, si një nuse,
me të tëmë me të tatë,
e të mblonmë me uratë.
-----
‘Athinjote gafarlinë,
vashëza e para jinë,
çë dërgon ‘Elladha nuse,
e ebën Dhukeshë ruse.
-----
Hënëzën e ndjek ga natë,
n’ ifth imadh çë bën për shtatë
prap’ asaij ecën ndë qiell,
njerë sa të dalë diell.
-----
Ti Leksandhrëzo je Hëna,
ka dritta e diellit e bëna,
Dhuka Pavgoa isht’ ifthi,
çë të ndjek, njerë sa prifti,
me kurorë tu bashkonjë,
e unazat’ tu ndërronjë.
-----
Ç’ atë ditë çë uleshe,
e ndë kurm këmishë veshe,
egjull di u rrusnë e ndijnë,
siprë kunjës’ e të frijnë,
erënë të bukurisë,
frimënë të mirëzisë,
e të vunë gaz ndë buzë,
për të flasësh si thulluzë,
si të dreknë llotrëtarë,
t’ ëmblë shiumë ndë të parë
duar glishtëra vambadha,
çë ndë gra të jenë rrava
dhe një faqe bardhë kuqe,
trandafillesë bumbuqe
të hrusaftë lesh të vunë,
dhe ka duarzët’ të zunë,
rro të thanë Principeshë,
se do bënesh një Dhukeshë.
II
Posht’ ati ndë Falire,
luan deti me stere
herë piqetë ndë gur,
herë fle siprë ndë shiur;
qasetë e puth shiurenë,
htillqetë e qesh me dhenë
kur frin erëza më shumë,
mblon shjurenë gjithë shkumë,
vjen ndë votshaill i pushtron,
priret’ e i rrëkuon,
meta qaset’ e i sjell,
për të spardhenë ndë diell.
-----
Ndai menate deti qellk
bënetë, e anës heillk
di kupizë një buljar,
çë këmba nëk i shkeli bar,
se ndë psaropuvë u rrit,
trëmbu den’, andaj s’ umbit,
pora ulurë mbë hundë,
një trimopuv detit fundë
shih, mos shkon ndonjë llavraikë,
për ti bjerë me kamajkë.
-----
‘E ndaij mbrëma mbë të hirë
dielit, një pasqirë,
deti gjith’ i Faliresë
bënetë, dhe preij steresë,
duken’ illzit e dhe Hëna,
çë ka rgënd’ janë të bëna,
bërdha nd’ ajo pasqira,
e shiohën’ faqetë të mira.
-----
Ndë një k’ ato net verore,
më ebukura shkëlltore,
ka sa ishnë ‘Athinjote,
Pireote, dhe Nisiote,
jeshe ti billjo Leksandhrë,
veshurë fustan me handhrë,
me të tëmë me të tatë,
ditë njerë mnjesënatë
e sa ntanë juvet shkojnë,
ti të shihnë gjithë dojnë,
se m’ ebukura kopile,
jeshe ti, një trandafille,
e ndë theatro sa ishnë,
kshivë tënd ndë golië kishnë,
dhe përtipurë e thanë,
se me pak kairo e ndanë,
me një Dhukë ravoniase,
e dhe kshivë tënd, e dhashe,
të vesh gjetëh të martonesh,
me prind bashkë të gëzonesh
ata kshilletë ahera,
s’ ishnë k’ ata çë merr era
nani duav të vërteta,
pse i shkruan e dhe fleta,
nëkë shkuanë tre muajë,
gjegm ravonazëtë tuajë.
III
Kur jotëmë ti të puav,
n’ ifh’ iri ndë qiell duav
ifthin ata sa epanë,
van’ e piejtin’ xhopanë,
çë njeh illzitë ndë qiell,
kur ska hënë, kur ska diell
ajë u tha, “ifthin’ çë patë,
tetëmetë vjet ga natë
sipr’ ‘Athinësë do jetë,
do dritonjë sa për tetë
po pastaij ndë tramundanë,
do te htilqë jatr’ ifth ntanë,
torrë nd’ ata di psa gjashtë
illz do dalliënë për jashtë,
e do bënenë një pulië,
tate mëmë, dierm fudullë”.
-----
‘At’ u tha plaku xhopani,
ka ‘Ozajë e dhe ka stani,
çë ga natë ncjer dhentë
e kuosnjën’ (ndane qentë)
e aij rri e sheh ndë qiell,
njerë sa të dalë diell,
ka ven’ illzitë çë thonë;
çë përgjegjen ‘me t’ ënëzonë;
po do një k’ ata xë vanë,
për të pjejnë xhopanë,
ndjejti ato x’ u foli,
plaku i ‘Ozaijt ‘Raholi,
se ato xh’ u tha ahera
vanë e i muar era.
-----
Nani më çë ti urritshe,
dhe ka kurmi uvërvitshe,
nani më xh’ uravoniashe,
e dhe kshivë tënd’ e dhashe,
ndë një Dhukë të ‘Rusisë,
me uratë Shirmërisë,
e me muajë ca ndë dorë,
ve unazë edhe kurorë,
nani ndjejtin’ e thanë,
çë kuilltuanë xhopanë,
se për ti aij ifthi duav,
kur jiotëmë ti të puav,
nani u duk se ku do vejie,
se çë burrë do të kejie
se çë ditëne ç’ uleshe,
u duk çëla do të jeshe.
III
Çë ka vaiza ndër mend të saij,
kur ravniaset’ e pastaij,
sa ti vërë prift kurorë,
dhe unazënë ndë dorë;
vetëm’ mëmatë e dinë,
çë kuiltonen’ gjithë vinë,
se ndonjë nëkë harron,
dit’ të miratë sa shkon,
e sa do ftoqi të ketë,
vaiza thotë se do jietë,
burr isaij kur do të marrë,
zonnjë, e pasura e parë.
-----
Po ti bilë vasilesë,
çë pret danë një martesë,
m’ eftakratorit’ të vjanë,
çë ‘Rushia ane mbanë,
me një sivet’ të përgjerë,
vete shpeit mbi glu ti bjerë,
Ti thom bilië vasilesë,
çë do bënesh një Dhukeshë,
e do të falenë gjeritë,
egëzuarë natë e ditë,
mendi jit çë jiatrë thotë;
po me zëmërë të plotë,
se do ndihnjësh varfërinë,
të sëmurmitë ftoqinë,
atto çë të xu jotëmë,
çë do një s’ itha një nëmë,
po i falemi si mëmë,
çë kur shkeli vendë tënë,
pse me aqë djerm çë puav,
nëkë shkoj ditë çë sduav,
ndë spitalja të vej vetë
një kshiv t’ emblë për ti thetë
të sëmurmit ç’ ivjen torrë
krietë ka sjarmi gorë;
si jotëmë ekështerë,
për të lënë, për të mjerë,
kur do jesh’, dhe me farmirë,
gjithë monë do jesh mirë.
IV
Duavë lulezët’ e Privit,
duav mjallcëza e divit,
ka kofinea e saijë,
çë bërdha dimëri e mbaijë,
lule mbi lule lëftëron,
mjalltë golënë sa mblon,
priretë pastaij ndë bletë
e be mjaltëtë ndë petë.
-----
Ti je mjallcëza e Privit,
çë ndë lule bërdha rron,
ti je mjalltëtë e kshivit,
kur na flet e na shjon.
-----
Privi shkojë e dhev u mvlua,
Trandafille u garkua,
lule u vesh pasadoish,
ngun e sbardh kado të rris,
male, ara, vreshta, shpeva,
driza t’ egra ‘dhe të mbjeva,
të thërresënë se hiri,
Mai muaji m’ imiri,
muaji i merudhisë,
muaji i dashurisë.
-----
Ti Leksandrë për ‘Elladhë
Ti me Dhukënë të madhë
ndë ‘Rushi kur do vesh nuse,
par do veni davanndushe,
çë ka dimëri mbatanë,
Majë qevë kudo vanë,
Majë do jesh’ për gjithë vinë.
si kur jesh’ e dhe nd’ ‘Athinë.
-----
Davandushet’ kudo venë,
atje ndrenjënë folenë,
barkëbardha krehëzeza
një par nxë bërdha foleza
ditën’ ecënjënë jashtë,
e ga natë flënë bashkë,
themëra çë pjev vetë
i pushtron e i ngroh vetë,
mblon folenë zoiks pa pendë,
vete, vjen nd’ ata ka mendë,
miza gjuan, tagji sjev,
e tagjis ata çë pjev,
sa të rritenë i ruan,
dit’ e natë m’ ata luan,
ve ga zok të lëftëronjë,
exë vetë të largonjë,
vëzdon diemt’ esaij të rrinjë
prihu dimëri të vinjë
se kur del muaji Gushti,
e ka vresta, rëjedh mushti,
ze e ftohet e dhe nata,
netë bënenë të gljata
davandushea me fëmilë,
le folenë e ikën milë
e sa zoiq vanë ‘Rusisë
prirenë preij Barbarisë
‘Ashtu edhe Ti Leksandrë,
kur me Pavgonë do ndreni
folen’ tuaj ndë musandrë
tatë e mëmë kur do jeni,
me ca zoiq të lëftëruam
‘dhe ka gjithë të bekuam,
kur të shohësh se ftoh era,
se shkoij vjeshta skoij dhe vera,
e se drashenë ndë qiell
retë, e gjakun sdel diell,
se ka driza fleta bie,
ps’ eshkund’ era e eshtje,
eni rrusuni nd’ ‘Athinë,
për të shkoni gjimsë vinë
për të shohën ‘e dhe male,
djemtë tend ‘e dale dale
të na njohnë ‘e ti shohmë,
të na shohën ‘e ti njohmë.
V
Bë të hirë bë të dalë,
ka limnjona e Piresë,
gjithë monë ka një fjalë
për ti bilë vasilesë
do të thenë ka karavi,
çë të shihnë ndë aij kavi,
çë enjohm një gur të thatë,
e ebëri gardh i tatë,
do të thenë se të shihnë,
shiumë herë e të nihnë
me të tëmë me të tatë,
‘dhe me gjithë vjezëratë,
çë vëzdonjëtë me qalë,
dara ndë Lipsokutalë,
gjithë sa ka Salamina
vijnë prrima trehandina,
me plëhurëzë të kuqe,
garrfalina me bubuqe,
e kur qaseshinë ntanë,
sitë shtijnë ane mbanë,
kulluriotetë me mbolë,
kshivë tënd’ kejnë ndë golë,
Ti Leksandrë, të të shihnë,
‘dhe ka ntanë të të nihnë,
me të tëmë, çë ndë krie,
xunë bollinë se shtie,
si një nuse Lepsiniote,
Megarite, Kulluriote,
se xu gluhën arbërishte,
e eflet si flet shklerishte,
e kamar të madh e kemi,
arbërortë sa ku jemi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

ANTOLOGjI E POEZISË ARVANITASE Empty
MesazhTitulli: Re: ANTOLOGjI E POEZISË ARVANITASE   ANTOLOGjI E POEZISË ARVANITASE EmptyFri Sep 26, 2008 7:04 am

VI
Dit’ u qasnë çë fëmila
vasiles’, edhe pallati
ndreqeshinë, se ti bila
je epara çë dha fati,
të ravnjashesh të martonesh,
dhe epara të gëzonesh.
Dhuka imadh ndë ‘Aleksandrë
isht’ e vjen për ti Leksandrë,
të të vërë një unazë,
njer sa je akoma vaizë.
-----
Peaiza zë të nxintë,
bati qasetë të frinjë,
erëza zu e u shtrua,
kavi Flevëvet u mblua,
ka karavë trehandina,
dukenë dhe ka ‘Athina,
preij Piresë vinjën ‘prrima,
se i shtin e batit frima.
Preij san Xhorxhit shumë thevë,
duketë si jastr’ e mbjevë,
një fergadhë çë fon ncjer,
her’ esheh e her erbjer,
qasetë u duk ka dara,
shkumon puari përpara
nde imadhi ka panderë,
me një shqipje me di krerë,
ndë prim sarturë një jatrë
me një kriqë çë bën për katrë,
ç’ esheh bërdha ndë panterë,
si nj’ ehapëtë grësherë,
sa të thesh paterimonë,
erdh përjashta ndë limnionë,
zunë topëtë e bijnë,
k’ armamentotë çë shtijnë,
‘dhe ka thom limniona umblua,
çë me nj’ orë nëk u shiua,
ndë antene lart ungjinë,
shokët e nd’ aradhë hinë
urra gjithë i thërrisnë,
sa dhe veshëtë të grisnë.
-----
Kur fërgadha u qas e nguli,
puarin’ ntanë ndë kav,
thonë nafarhu Miauli,
se ndë varr të tij ungjav,
kur gjeg’ thirrmëtë ka urra,
çë thërrisnë kaqë burra,
e gjeg’ copëtë çë bijnë,
turk’ indotë se ishtijnë,
poqi këmbët’ e salltari,
u pëtaks jashtë ka varri,
e thom bullberit si pa,
vu një thirrmë k’ atti la.
“binu Turivet vre trima,
vola ndë kuvertë qima,
bumber bërdha ndë fusheqe,
mbloni denë astropeleqe,
dijni armadhën’ e Turqisë,
të shiohmë ditë lefterisë”!
-----
Fomn’ e bullperit e muar
era ka limniona enxuar,
‘dhe karavëte udukne,
ka senjallotë çë nguijnë
e ndë tre katarte tundej,
‘Rusea panterë e shkundej
si shtif sitë e i pa
nafarhu, erdh e u tha
pruar kurmin’ e pa ntanë
duar lidhurë vardhianë
e epiejti çe sivej;
çë vuja ndë varr ndihej;
po vardhiani zu e dridheij
gluha u lidh e nëkë sglidheij
na një djalë vin ka dara
i ndinnë nafarhut përpara
aij i tha, se një fergadhë,
erdh e suav ndë limnionë.
Pavgonë dhukën’ të madhë,
për të japë arravonë
ndë e bila e vasilesë
çë të di kanë një besë,
nafarhu këur gjeg’ s’ ‘Elladha
krushqi bëri me ‘Rusinë
nani tha u dogjë armadha
e Turqisë, e u binë
turitë ndë det’ të thevë
dhe pa savan të pështjevë!..
atto tha e dhromnë muar,
ndë varr hiri e urbuar.
VII
Ju të parëtë e Moresë
‘dhe Kaptandë të Steresë
Nikoqirët’ të Nisivet!
ngruni shihni se çë sivet!
djemt e Basilesë tënë,
nuse ‘dhe gabre u bënë,
Kostandinoa Gjermanisë,
‘Aleksandra e ‘Rusisë
gruni gjithë e uroni,
e gëzonuni se throni
ethnosit, çë bëtë juve
rrënjë shtif e ncier lule,
Shkruajta ndë 26 Marsit 1889 ndë Pire.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

ANTOLOGjI E POEZISË ARVANITASE Empty
MesazhTitulli: Re: ANTOLOGjI E POEZISË ARVANITASE   ANTOLOGjI E POEZISË ARVANITASE EmptyFri Sep 26, 2008 7:05 am

Aristidh Kola
RrENjA JONË ARBERORE
Rrënjë e fortë arbërore,
Kush mund të të presnj?
Kush mund të të fshjehnj?
Kush mund të të pështronj?
Rrënjë e fortë arbërore,
Lulje e fleta meta more.
Rrënjë e fortë arvanite,
Rrënjë e burrave të motit,
Rrënjë Heraklliut e Akillefit,
Rrënjë Aleksandroit edhe Kastriotit.
Rrënjë e fortë arvanite,
Nga merr shpirt e meta rrite?
Rrënjë e fortë shqiptare,
Rrënjë e Boçarit e Bubullines,
Rrënjë e fjales besalidhes,
Rrënjë e bukurisë dhe trimereses,
Rrënjë e fortë shqiptare
Nga ajo jeta nuk u bare
Rrënjë e argjendtë të Greqisë,
Hiu e pluhuri t’Anatolise
Të pështroi, të luftoi, nuk të mundi
Nuk të shuajti nga jeta
Rrënjë e argjiendtë të Greqisë
Ajo je të Shqipërise dhe t’Arbërisë.
Me gur-madhe të keinë pështruar
Thanë se u buarsh nga jeta,
Thanë se u thajte, thanë se vdiqe
Vune nje pempë të hollë në varr.
Edhe thanë:
“Kjo ishtë nga rrënja e parë”.
Thanë të rrema, thanë psefti
Logapiasesin pa ty.
Rrënjë e fortë, rrënjë e argjendtë
Hape dhenë, e çajte gurin
Dhe ne diall nxore kurmin!
Nxore kllara, nxore fleta
Dhe gëzonet tuti jeta.
Bekuar rrënjë e bekuar nga Mëma-Dhe,
Bekuar rrënjë nga Zoti Diall!
Bekuar rrënjë me ujit Detit:
Lulëzo si bukuria e Afrodites!
Lulëzo si dhri ne malj,
Trimëronu, lulëzo dhe bukuronu.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

ANTOLOGjI E POEZISË ARVANITASE Empty
MesazhTitulli: Re: ANTOLOGjI E POEZISË ARVANITASE   ANTOLOGjI E POEZISË ARVANITASE EmptyFri Sep 26, 2008 7:06 am

Vangjel P. Lapi
S’LODhE FARE
(Për papa Andonio Bellusci)
Papa Andon, re papa Andon,
je një zog, çë këndon.
Je një zog çë këndon,
afër ti njeriu gëzon.
S’lodhe fare e tër punon,
rrënjë tan ti e çon.
Tër Greqinë ti e shkon,
Arvanitëvet çon toron.
Og, re ti im vathi Andon,
kush të njohu s’të haron.
Falem nde tënë Zon,
të të ket mirë Andon.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

ANTOLOGjI E POEZISË ARVANITASE Empty
MesazhTitulli: Re: ANTOLOGjI E POEZISË ARVANITASE   ANTOLOGjI E POEZISË ARVANITASE EmptyFri Sep 26, 2008 7:06 am

Brodhimas Nikolaos
KIShEM TRIMA
Kishem trima shqipetarë
Çë në luft ishnë të parë.
Boçari dhe Xhavellina,
Mitromara, Bubulina.
Ndreu Miaulli, ai ka Nidra
Sulli çë do e kujtoni në vitra
Ndë karjofill edhe ndë pall
Shqipetarë ishnë të parë.
Kur e hilqenë shadërmanë
dunja tuti, ik i mbanë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

ANTOLOGjI E POEZISË ARVANITASE Empty
MesazhTitulli: Re: ANTOLOGjI E POEZISË ARVANITASE   ANTOLOGjI E POEZISË ARVANITASE EmptyFri Sep 26, 2008 7:06 am

Brodhimas Nikolaos
N’ATA MIQT
N’ata miqt e Shqiperisë
dhe vgjezerit e Arbërisë
u dergonj të falla shuma
ka këtu ka katundi jinë.
Ka një shqipetar i ndarë
ç‘u ka gjegjurë, alla s’ju ka parë.
T’falla u dergonj me nj’vëlla
ç’u ka ardhur atje lla.
Si çë thojen Perëndia
papuj im ish ka Premetia.
Gramati nëk di shumë
për të shkruanjë më shumë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

ANTOLOGjI E POEZISË ARVANITASE Empty
MesazhTitulli: Re: ANTOLOGjI E POEZISË ARVANITASE   ANTOLOGjI E POEZISË ARVANITASE EmptyFri Sep 26, 2008 7:07 am

Brodhimas Nikolaos
VËLlEZËRVE TË LUFTËS SË 1821
Paparseni Kranidhioti
edhe Miauli Nidrioti
Nga Peca Bubulina
qejn Dhidhimiot bashk trima
Janj Argjirin Kapetan
Gjor Verlin Dhermatan
Papui Kolj Bardhi,
Edhe Pano Ksulubardhi
Bashkë ish dhe Dede Madhi
edhe Barbandoni Madhi
Karasulu Anagnost
dhe Sarandi ç ri nga posht
Lufte qejn dit e nat
Ndë Pallamidh edhe nde Napl
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ANTOLOGjI E POEZISË ARVANITASE Empty
MesazhTitulli: Re: ANTOLOGjI E POEZISË ARVANITASE   ANTOLOGjI E POEZISË ARVANITASE EmptyFri Sep 26, 2008 8:56 pm

Eshte nisme e guxuar per te pasqyruar Antologjine e Poezise Arvanitase. Nisma "BILIGOA" eshte per te pergezuar. Realizon nje njohje te Letersise sone Kombetare edhe per ata, qe nuk kane njohuri per kete Poezi, por edhe per ata qe e njohin fare pak.
Edhe nje here ju pergezoj.
Kristaq F. Shabani
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





ANTOLOGjI E POEZISË ARVANITASE Empty
MesazhTitulli: Re: ANTOLOGjI E POEZISË ARVANITASE   ANTOLOGjI E POEZISË ARVANITASE Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
ANTOLOGjI E POEZISË ARVANITASE
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Antologji me poezi shqipe: "Lotët e Virgjër"
» Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008
» PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË
» Bodler, Rebeli, që i parapriu poezisë moderne
» Mbrëmje e poezisë kushtuar Kosovës në Egjipt

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: