Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Poezi kushtuar heroit te Kosoves Halit coka

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
lutfi coka
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar

Male
Numri i postimeve : 35
Age : 66
Vendi : shqiperi
Registration date : 29/06/2012

MesazhTitulli: Poezi kushtuar heroit te Kosoves Halit coka   Fri Mar 17, 2017 9:18 pm








 
   Lutfi  Coka
POEZI kushtuar heroit te Kosoves Halit Coka

,
























Per Kosove kane lidh besen

Kur ne taban paska trimeri
Ja len pas brezit te ri,
Djemte e arnit kane ba betimin
Ne Kosove me ba luftimin

Kane lidh bese si burrat moti
Do luftojne si Kastrioti;
Qe Kosova te kete liri
Jeta jone te behet fli.

Vazhdojne luften ne UĒK
Nate e dite si rrufe.
Krah per krah me Kosovare
Nga Shqiperia vullnetare.







Eshte Samiu dhe Imeri
Qe armikun e kap tmerri.
Ne ball prin trim Haliti
Zemer gur prej graniti.



Oju trima ,djem te ri,
Po luftoni per liri.
Amanet te paret kane lene,
Plumbin ne ball me i dhene…


Vazhdojne luften pa u nda,
Halit coka ne lufte kara.
Dy te tjeret mbajne betimin.
Ne Kosove  vazhdojne luftimin.




Lamtumire  o Arni im i dashur


Kur Kosova kish nevoje per burra
Trim ate forte e Bajram Curra.
Qe ne zemer kane trimeri,
Per Kosove e per Shqiperi.


Tre trima ,tre djem te ri
Po nga Arni ne malesi,
Kan lidh besen si trimat moti
Do luftojne si Kastrioti.


Ne front te luftes ata jane,
Po hane barut me dhembe.
Nuk po dine ēfare eshte frika,
Ēfare eshte topi dhe prita.





Nate e dite ne llogore,
Tu be lufte me taborre.
UĒK njofton boten,
Nuk e shojme gjalle Kosoven.



Ne prag te luftes,
Ne prag te lirise,
Bije djali i Shqiperise.
Emri tij s’harrohet kurre,
Per Kosove eshte flamur….





Betimi  solem I Halit Cokes


Ne Kosove behet kerdia,
Vritet gruja e femija.
Vritet  burri e djaleria,
Ndizet vendi,kallet shpija.

Kjo  masaker s’eshte ne histori
Me u vra pleq e femije.
Me u vesh vendi ne zi,
Mos me pa gezim me sy.


Kush eshte burr e gjak Shqipetar,
Te rroku armet sa  me pare.
Ne Kosove per me shkue,
Popullin vella me ndihmue.





Halit coka djale i njome,
Mori rrugen per Kosove.
U rrejshtue ne UĒK,
Fillon luften si   rrufe.


Ne transhe ku shkrehet topi
Kush eshte burre e i zoti.
Me i pari prin Haliti,
Gjoksin zjarre ,zemer ēeliku.

Hidhet ne sulm zemer trimi
Me shpejtesi jep kushtrimin.
Nuk ka armik qe i del ne ball,
Halit cokes trim te rralle..

Ne beteje ai eshte flamur,
Nuk i trembet syri kurre.
Ēan perpara me furi,
Ben armikun shkrumb e hi.




O  ju  serb qofshi mallkuar
Mos drejtoni tankun mue.
Se per Kosove te lire,
Ta shkrije tankun me zingjire.

Ne llogore buron trimeria
Digjet flake e tere ushtria.
Armet vjellin nga gryka zjarre,
Halit coka  mbetet i vrare..

Ne betejen e tre prillit,
Pushoi kenga e bylbylit.
Ulen poshte e prekin token,
Ne nderim per Halit coken.



Timat s’qahen ,por nderohen
Ne cdo kohe perkujtohen.
Si symbol i trimerise,
Lavdi gjaku i lirise!..







        Portreti


Trup i holle e i gjate
Sy kalter zemer mjalte.
Vetulla te zeza plot bukuri,
Me ate fetyre plot hijeshi.

Kish buzeqeshje plot bukuri
Me ate zemer  gjithe miresi.
I buzeqeshur pa kufi,
Lum kush afer atij i rri.

Trup i gjate e i lehte,
Goje embel ,mendje mprehte.
Fjale pak plot mendime,
Te jep shprese e ngazllime.





Ne ēdo vend ku ti shkoje,
Shoqerine forte e doje.
Te don forte e te puth ne ball,
Halit Coka djale i rrall.


Punetore sa me s’ka
Asaj pune pa iu nda.
Tu  punu me ore te gjata,
Nga mengjezi der sa nata.


Fjale pak e pune shume,
Tere naten pa gjume.
Tu qeshur me vllazeri,
Entuziazem ne ēdo shtepi…..








Shko  bylbyl!


O bylbyl qe shkon tu fluturue,
Mal e fusha tu kerkue.
Amanet me me ndihmue,
I kam djemet tu luftue.


Shko ne Kosove ti fluturim,
E me jep ndonje njoftim.
Djemte e mi a i ke pa?
Luftes eger pa iu nda?...


Kur te ulesh tu pushu,
Ne ate ane me shikue.
Djemte e mi vall ku jane?..
A bejne lufte ne ato ane?











Shko bylbyl ne ato lugina,
A i ke pa ato trima?
A luftojne me Kosovare,
Ne  front a jane te pare?

Shko bylbyl ne ato fusha,
Ulu pak ne ato gemusha.
E lesho forte nje ze,
Halit Coken a e ke pa?


O bylbyl lesho nje za,
Nese Halitin e ke pa.
Jepi urim nga zemrat tona,
Pushka jote ,diell Kosova!..









  Bylbyli  vjen , kreu nje amanet
Ne Kosove une kam shkue
Ne ate vend kam pushue.
Gjithe vendi i shkaterrue,
Tere Kosova tu luftue.


Gjaku i kuq mbulon token,
Behet tmer per Europen.
Ēfare une kam pa me sy,
Nuk i them perseri……


Atje pashe une djemte e ri
Po luftonin per liri.
Ne llogore  qendroje si burre,
Nuk u trembet syri kurre.









Ne krah me Kosovare
Ne front jane te pare.
Ne lufte u ka hije,
Pushka e tyre ,ere lirije.


Buroje kan trimerine,
Shtroje  kane  shoqerine.
Ne lufte kan guximi,
Per force kane betimin.

Dite e nate me pushke ne sy,
Ne shi e debore.
Perballojne cdo stuhi,
Me ate arme ne dore.

---Dhe bylbyli nuk duket ma,
As ne se kemi pa.
Don te thote Haliti ka ra,
Zemra e bylbylit i eshte nda.




O tre pril ,tre  prill i zi,
Ne te pritem me lot ne sy.
Qe trimat te vijne ne shtepi,
 Me fitore ne gji…..

Sa malet tona,
Do ushtoje jehona.
Jehona e trimerise,
Je nderi i Shqiperise.

Ai bylbyl qe qe merzitur,
Ka fillu me fluturu,!
Pa trima si Halit Coka,
S’fiton lirine Kosova!?……

Nje amanet ato kane shkru,
Me gryke te pushkes tu luftu.
Pa fitu lirine Kosova,
Nuk vijme ne troje tona.

Do kethehemi me fitore,
Te marre ne llogorer.
Ne llogoren e trimerise,
Per lirine e shqiperise.

TRE  PRILLI
Gjysem shtize,
Eshte flamuri.
Po peshon,
Porsi  guri..

Ka pushu,
Lulja e rinise.
Qe n’Kosove,
Luften kish nis.

Ne Deēan
Dielli ka ra.
Por drite!..
Ai nuk ba.

Nuk ben drite,
Ka pse!…..
Nje trim mangut,
Ne UCK...








Zogjte kengen,                                                            
Kan pushue.
Per Halitin,
Tu e nderue..

O Halit,
Te don Kosova.
Te don gjalle,
Ne trojet tona..

Per ate arme,
Qe ra nga dora.
Te nderon,  
E tere Kosova.





Elegji per  trimin Halit   Coka

Sot tre prill ,            
Mbushen dhjete.
S’te kam pare,
S’te shoh ne jete.

Zoti te ka ēuar,
Ty  ne xhenet.
Ti nuk je i lumtur,
Une nuk jam i qete!…

Plot dhjete vera,
Kalojne nga hera.
Stinet nuk nderrohen,
Per mu s’del vera….

S’vjen keq per nene,
Qe rri duke qare.
Ty te sheh ne enderr,
Don me te pare!….





Nene e dashur,
Per ty veē mendon.
Ku je bir i nenes,
Zemra i   gufon!?…

Don te perqafoj,
E te puth ne ball.
O djal im i shtrejte,
Malli me ka marre!…

Lotet qe po derdh,
ēdo dite duke qare.
Ēou biri i nenes,
Njeher me te pare.



S’vjen keq,
Per bab Rizan.
Qe ēdo dite,
Ne zemer te mban…





Te ka rritur,
E te ka burrnue.
Eshte krenar,
Me zemer helmue….

S’te vjen keq ,
Per vellan.
Qe asnje here,
Nga zemra S’ ndan……

Te ka marre malli,
Me pa lirine ?!..
Qe me pushke,
Stolise lirine.

I lehte qofte dheu,
Trupin ta mbulon.
Te ngrihesh nga varri,
Kush ju ngacmon!..




Dhe pikat e lotit,
Kur behen lume.
Ne te helmosur,
Do rrime pa gjum.                                          

A te ka marre malli ,
Prap me u ngrit?..
Me pushke ne krah,
Ne lufte me u ngrit.






Trimeri e kenge!
Trimeri e kenge
Kumbon me hare,
Per ty Halit Coka.
Qe re per Atdhe….

Rruge bomba jote,
Me zjarr te gjate.
Tanket armik,
I kalle ne flake.

Hej trim qendro!?...
Pemet ulin koken,
Sikur lote leshojne.
Sikur te perkundin!,,

Plumbi ku te gjeti
Trim legjendar.
Hapin kush ta ndali,
Mbi token e bardhe..

Edhe kur plumbi,
Ne gjoks te hapi vrime!...
Nepermjet saj ,
Kosova pa lirine.!!??..


          Perjetesimi
Ai qe bije
Per Atdhe,
Lavdi ka,
Gjer ne re.


Eshte nder
E obligim,
Vepren tuaj
Leme trashigim..


Ne Gllogjan,
Ne mes Kosoves.
Shendrit vepra,
E Halit Cokes.


E ka emrin,
Atdhetari.
Per Shqiperi,
Eshte krenari.!.


RIZA   COKA
NJe punetore
Mendje ndritur.
Veper n’veper,
Ka shetitur’.

Ne Va –Dejes,
Ne hidrocentral.
I thot Drinit,
Hovin ndal….

Me traktore,
Per mbi dige.
Tu punu
Nate e dite..
Po kthen
Ujin ne drite..
Manovrator,
Mjeshter  ideal,
Ne gjithe veprat
Pa u ndal….

Me ato duar te arta
E mendje te ndriēuar,
Me djersen e ballit,
Vepra ka ndertuar.

Sa vlere ka heroizmi!

Vitet kalojne,
Si ujet nen ure.
Por emri Halit,
S’harrohet kurre.

Nga gryka e pushkes,
Qe hapte zjarr.
Tani ngroh zemrat,
Per ju Kosovare.!..

Me ate pushke
Stolise lirine.
Brezat qe do vijne,
Ta duan Shqiperine.

Kenga e pushkes,
U fut ne histori.
Ajo do rrezatoje,
Veē perjetesi…..






Nga herozmi,
Erdhi lirija.
Do te kete ne zemer,
Kosova ,Shqiperia.

O Halit,
Me shoke te tjere…
Je frymezim,
 Per ne Je nder!..

Je lavdia e shqiperise,
Krenaria e atdheut.
Je symbol i trimerise,
Je ylli i lirise.







 

Kujtimi   yt  trimeri e rralle

Ushtojne kodra e male,
Dridhet toka me gjemime.
Hovi trimit nuk i ndalet,
N’ lufte ēan me guxime..!!..

Halit Coka djale i ri,
I vendosur te vdes ne kembe.
Ne front te luftes,
Per liri…..

Mu ne ball ka idealin,
Neper duar therorine.
Po lufton titani yne,
Per Kosove e Shqiperine.

Vella ka dashurine,
Bab e nene ka idealin.
Farefis ka Kosoven,
Jestek gurin,shtepi fushen.








Nuse ai ka lirine,
Roberine e ka shembur.
Mbi armikun ben kerdi,
Per nje jete plot liri….


Kallet fusha shuhen jete,
Larte shepirti luftetare.
Neper flake e Plumba,
Shkon Haliti Guximtar!!!


Qe Kosova te jetoj,
Halit Coka marterizon.
Gjithe vdekjen,
e pavdekshme!?……

   

           Pamflet,                          

Ēdo tre prill.
Shkon e vjen.
Zemren time,
Te qete se gjen..

Dielli nxeh,
E ēel buēeta.
Per zemra
Qe jane te qeta….

Nxen shume,
E nuk ben drite .
Per zemra,
Fort merzite!!!...

Dashuria
Per liri.
Eshte vyrtyt,
Per ēdo njeri.








Ka nje tjeter
Qe ben drite .
Brez pas brezi,
Vec shendrite…


Dashuria,
Per Atdhe.
N’ zemer te Halitit,
Kish fole!...


Mbi te gjitha ,
Dashurite.
Eshte njera,
Qe fort shendrit!…
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Poezi kushtuar heroit te Kosoves Halit coka
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Shqiptarėt :: Histori-
Kėrce tek: