Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 "NË RRUGËN E BLERIMIT" CIKËL POETIK NGA BUKURI BUÇPAPAJ

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"NË RRUGËN E BLERIMIT" CIKËL POETIK NGA BUKURI BUÇPAPAJ  Empty
MesazhTitulli: "NË RRUGËN E BLERIMIT" CIKËL POETIK NGA BUKURI BUÇPAPAJ    "NË RRUGËN E BLERIMIT" CIKËL POETIK NGA BUKURI BUÇPAPAJ  EmptyMon May 10, 2021 12:55 pm


NË RRUGËN E BLERIMIT


“Eshtë guximtare, e vullnetshme dhe me kërkesë të lartë ndaj vetes … Kërkon të bukurën, ndjenjësoren , lidhje katërcipërisht të saj me botën dhe natyrën …
Ëndërrza e saj është e madhe : Ta meritojë bindshëm vetveten dhe të konkurrojë denjësisht”.
Prof. Kristaq F. Shabani


Cikël poezie nga krijuesja tropojane, BUKURI BUÇPAPAJ

E kam thënë dhe më parë (dhe përforcimi i konceptit tim bleror gjallon) se lulet kreative të rudinave poetike të Tropojës së shndritshme janë të shumëngjyrta…Pra, ngjyra poetike të këtij relievi poetik të tërheqin vëmendjen e Planetit Mental.
Ky vend i magjishëm i ka bërë njerëzit e tij krijues, të poetizojnë, të penelatojnë, të ndjesojnë, të këngërojnë, të ngrenë në piedestal bukurinë e gdhendur në çdo pazazh relievi.
E njoh këtë vend aq shumë, pasi, rreth 15 vite të rinisë sime i kalova në këtë vend ekzotik, ku magjia ishte kryefjalë: Shkëlzeni , një mal i bukur me vështrim e krenari lartësore për t’u pikëtakuar me Qiellin, Maja e Hekurave e mistershme, blerimi përrallor i koleksionit të hatashëm të pemëve , ku gështenja është princeshë ; Valbona nazike me fizionomi hyjnie, thurëse e ëndrrave vezulluese… Kështu mund të vijoj gjatë me përshkrim fantastik, me figura , të cilat i shkojnë për shtat këtij vendi që e njoh në deje, në pore, në damarë… Pale njerëzit e Tropojës; shpirtmëdhenj, besëmëdhenj, kurajozë,…. Kënga “Majë Krahu” përcillet në troje që nga hershëmëria …
Por, vëmendja ime këtë herë përqëndrohet te një krijuese tjetër tropojane me një emër të bukur “Bukuri”, Bukuri Buçpapaj, e cila ndjesitë e saj i shpreh në gjininë më të vështirë të Letërsisë, Princeshën e pavdekshme të letërsisë : Poezinë…

Eshtë guximtare, e vullnetshme dhe me kërkesë të lartë ndaj vetes … Kërkon të bukurën, ndjenjësoren , lidhje katërcipërisht të saj me botën dhe natyrën …
Ëndërrza e saj është e madhe : Ta meritojë bindshëm vetveten dhe të konkurrojë denjësisht. E di që ky rrugëtim është i vështirë , por ajo, me besim të patundur, e ka nisur këtë rrugëtim të bukur…
Dhe përpjekjada e saj për të arritur synimin përkufizohet : “E madhe”…
Suksese, Bukurie!


Poezi nga Bukurie Buçpapaj

1.
Gjuhëzonjëza ime , shqipja ime…
1.
Gjuhëzonjeza ime , Shqipja ime,
Gjuha e Nënës, e Mëmëdheut tim,
Me germat e tua thur poezinë,
Ti, je aorta e zemrës së Kombit tim.
2.
Gjuhëzonjëza ime, sa e vjetër,
E lashtë sa krejt trojet e mia,
Me ty në djep ka folur fëmia
Me ty, o gjuhë, ka shndritë Shqiptaria.
3.
Për ty gjuhëndritura u sakrifikuan,
Shumë bij e bija të mi Shqiptarë,
Ti të shndritësh me germat –ar,
Popullin tim iu bënë margaritar.
4.
O gjuhëzonjëza ime me shkronjat e tua,
U shkrua me penë gjaku historia ,
O gjuhë e shejtëruara ime, e bekuar,
Me germat e tua u shkrua trimëria!
5.
Je gjuha e Gjon Buzukut, e Mesharit,
E Samiut, Naimit, Driteroit e Ismailit,
Je gjakpastër në dejet e Shqiptarit,
Je melodia e ndritshme e mendjes së Atdhetarit.
6.
Gjuhëza ime e bukur, e ardhmërisë ,
Gjuha e De Radës, Fishtës e Bogdanit,
Zonjëza ime, hijerënda e Shqiptarisë ,
Mëndjeartët të ngritën në majat e Piedistalit .

7.
Je gjuha kryezonjë me shkronja te arta,
Në çdo germë një histori të trimtë ke,
Je besë, apel i këngëve të përgjakura,
Se në çdo Shqiptar ti zonjëz je!

Nëntor 2020

2.
Je, thjesht, një fantazi e bukur…

Mbi qepallë të syrit tim rri
e fle,
Natën vonë, kur gjumi më dremit,
Aq bukur vjen, ngadalë, e me merr,
Më miklon aq ëmbël, pastaj ikën larg.

Mbi kokën time përnatë.
Me Panteon dashurie si ëngjëll vjen,
M’i përkëdhel, oh, flokët e gjatë.
Largohesh si ëndërr, askush s’të gjen.

Vjen me yllin, zbret i flaktë nga Yllësia,
Në dritare të zemrës vjen e shkon,
Pluskon e s’ ka të ndaluar kjo magjia,
Në ato pak minuta, ti shpirtin trazon…

Eh, feniks i zjarrtë ç’ qenke kështu vallë?
Vjen e hapëron në qenien time,
Si një iluzion ,ëndërr befas apo mall,
Veç, s’e di, të dashka kaq zemra ime!

Kurrsesi, qepallat s’dua t’i hap,
Frikem, mos më ikën kjo mrekulli .
Të lutem, mos m’u largo përsëri, diku larg,
Jo, jo , s’dëshiroj të ngelem në vetmi!

Madje, s‘dua ta bind veten,
Që je thjesht një fantazi,
Por një qenie e bukur,
Më prodhon të ëmblën dashuri…

05.05.2021


3.
Moj Yllnie, çikë e Malsis’!

Moj Yllnie, çikë e Malsis’,
At shtat të bukur,
Kush ta ka jeretis?
Faqet e kuqe porsi mollë,
Buzt’ e kuqe, si qershi,
Shtatselvi me bel t‘hollë,
Lum, njaj djal’ , çiko,
Që t‘merr e të shti n‘ gji!
Ka po hec si zanë mali?
Rrugës lumi tan t’u kesh,
Baluket të rame te balli,
Shumë e bukur Sokolesh’.
Ndalu pak e lemi nazet,
Se nji dorë muhabet,
Me tu du me e ba,
E diçka, po du me t‘vet…
E je me kand a je vet’?
Mos më kqyr me bisht t‘synit,
Po ama dorën, mori rrush,
Ta lidhim bashkë besën,
Se, sikur unë, s‘të don askush!
Ndaj prej shpirti ty t’u drejtova,
Besa fort, në ty jam dashunue,
Ndaj bashkoi zemnat tona,
N‘fole t‘dashnisë me u ambelzue…
Çikë, mori pash ty e mue,
Zoti ket dit’ ma paska bekue,
Unë e ti me u martue,
E t‘lumtun
Me ty jetën me kalue…

4.
Ah, sikur!...

O bjondinë e bukur
flokëgjatë,
Me orë të tëra
foton tënde kundroj,
Për ty, ky shpirti im
po merr flakë,
A s’e kupton, moj,
sa të dashuroj?!...

E mbaj fshehtas
në shpirtin tim,
E nuk i tregoj
as vetes për ty,
Kam pakëz frikë ,
o lule bekim,
Se, ndoshta,
më largohesh
e s’di se si…

Ndaj të dua ty,
çapkëne flokë ari ,
Më rrezaton me gjithçka
të bukur tënden,
Me ty e mbush përplot
me yje Qiellin,
Sa më ngjake si binjake
me Diellin!…

E bekoi Zoti
lindjen e asaj nene,
Qe e ngjizi kaq të sigurt
bukurinë e qiellit
Dhe, sot, unë brenda vetes
vuaj bukur,
Por, sa e bukur,
kjo vuajtje e rrezediellit…

Sikur ta dije, moj lozonjare,
se çdo çast përgjërohem
e mbetem në kujtim ,
Do të vije ashtu e bukur,
e qetë e pa naze ,
do të përjetoje
dhe ti këtë dashurim…
03.05.2021
5.
Gëzuar festën, Heroina ime .....

I ndritshëm ky varg sot,
mban arome nëne,
Çdo pikë e presje
më shndërrohet lot për ty,
Ti ndriçoke në zemrën time,
si një hënë,
Je më madhështorja
ndër dashuri!

Nënë,
Ndiej se edhe muza ime poetike,
Vështirë e ka të përzgjedhë
poezinë më të bukur,
për ty, nënë heroike,
se të tilla janë nënat për fëminë.

S’dua të zgjatem të numëroj,
Çfarë ti ke bërë për të na rritur,
Dua që në strofat e mi të lartësoj,
Se ti je e bukura nënë, që më ke lindur!

Oh, edhe fleta e bardhë ndjeka
Dashuri ,
Po e kuptoj,
e kam këtë ndjenjë të shenjtë ,
Se lapsi shkruan plot me ndjesi,
Për ty, oj nëna ime,
e dashur e shtrenjtë!

Eh, tash të kuptoj ty,
e dashur nënë,
Pasi u bëra vetë,
qenka ndjenjë e bukur…
Nënat janė të shenjta,
Zoti i ka krijuar,
Botës i dhanë fytyrë
madhështi e nur.

Ndaj, sot në ditënmadhen
e festës tënde
të uroj,
Jo, vetėm ty, por të gjitha nënave
Shqiptare…
Gëzuar, festën tuaj
Mbretëresha Syshqiponjë,
Paçi shëndet e lumturi,
se ju jeni forcë e madhe!

Ju uroj e ju përshëndes
me poezinë time,
Ju heroina e luftëtare.



6.
Të vallëzojmë me vjetët e tua, si me yjet…
*
Dritës së syrit
të “mbaj” motër…
Ditë e madhe sot
për mua e për ty…
Ke ditëlindjen, o yll- drite.
Mall të pamatë në shpirt
E lot përvëlues në sy…
*
Oh, kam shumë mall,
kam lot ujëvarë në sy!
Ah, që s’mundemi
të jemi bashkë
Këtu sonte,
Por prapë se prapë
Bashkë me zemër e shpirt,
si dy motra,
ngrohëse të njëra - tjetrës,
si dy diej,
si dy hëna plot dritë të plota..
Si dy kurora peme
plot bisqe e fryte..
Universi sot vetëm për ty flet…
Mërzi ik largohu,
ik larg sa të mundesh,
Eja, më rrok gëzim,
si kurrë, asnjëherë!
*
Motër e vëlla jetës të pata,
Ti bëre gjithmonë
të pamundurën për mua,
Më ndenje pranë
netëve të gjata,
Me ty e prita çdo ag
të së nesërmes …
Mërzinë time e flake tej,
Ndaj, kam të drejtë
fortlumtur të të dua
Dhe, si princeshë,
të të falem e të të ndjej…
*
Largohu shpejt mërzi sonte,
prej meje…
Eja, këtu kurorë
me lule të ngjyrta,
Le të festojnë gëzueshëm
ëndrrat e rrjedhura
prej meje e teje
Të vallëzojmë me vjetët e tua,
si me yjet…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
"NË RRUGËN E BLERIMIT" CIKËL POETIK NGA BUKURI BUÇPAPAJ
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Përmbledhje nga krijues të ndryshëm
» cikël poetik nga Hysen Këqiku
» UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO)
»  Lida Bashllari : Cikël poetik “IMAZHI I NDJENJËS”
» Persiatje:" Vrullim bisqesh"i autores Bukuri Buçpapa

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: