Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 64 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: "POETI" Nga PETRO DUDI (kushtuar poetit Arben Duka) Thu Jun 08, 2023 11:47 am | |
| POETI Nga PETRO DUDI
Një penë si sqep zogu, një shpatë majëmprehtë, Një zambak që psherëtin, një det që buçet. Një penel që ngjyen te lotët e mjeranëve, Një shufër vetëtimë për xanxat e rrufjanëve. Një galeri e skicuar kalorësish pa fytyra, Në vorbullën e kohës me partira, përçdunira. Një degë me yje- kënga- prush e dritë, Në udhën tymnajë shpirti i jep shpirt. Një qiell me zogj ulur në festivale, Se jemi nga jemi nga Rrëza, nga ato male. Fodullëku doemos, salltanet i trevës, Barbaroz mbi vesh, Borzilok në xhep të xhaketës. Dhe ia thotë Poeti prej dufit , prej qejfit, Dhe i teket e i shkrepet siç i shkrepet Poetit. Sherr e shamata shkruar me rakinë, I butë dhe ëmbëlzak me hyjnore POEZINË. Biberonat shtëllunga fantazirash tjerrin, Në rrënojat e së shkuarës larashët përmjerrin. Shpupuriten gjinkallat me avazin cinxëritës, Laraskat në kafaze te ballkoni i politikës. Poeti- furtunë siç do, i këngon shpirti Ky bilbil protestues Arben Duka Laboviti.
| |
|