Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i sakrificës për liri

Shko poshtë 
+20
shahini
......
Delia
haxhiu
arbeni24
xhema
voglushja
Xili
valmir9
an-di
intro
feratkoca
forca1
zeriatdheut
Argent
MUHAMETII
Orfe@
dibranja
Beton
Euridika
24 posters
Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor
avatar



Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri Empty
MesazhTitulli: Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i sakrificës për liri   Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri EmptyWed Mar 05, 2008 7:18 pm

Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri FotoB



Fenomenalë janë njerëzit e veçantë, të cilët me veprat dhe bëmat e tyre lënë gjurmë të pashlyeshme në momente të caktuara të historisë.

Një fenomen i tillë, me përmasa të piedestalit jo vetëm kombëtare, është ADEM SHABAN JASHARI, i lindur në Prekaz të Drenicës, më 28 nëntor të vitit 1955 dhe i rënë në pavdekësi më 6 mars të vitit 1998, po në Prekaz.
Shkrimet e deritanishme që janë publikuar për Adem Jasharin, përveç në raste të veçanta, nuk lënë përshtypjen e analizave të thella studimore, në pasqyrimin me përgjegjësi dhe njohuri profesionale të këtij fenomeni unikat, jo vetëm në historinë shqiptare. Për më tepër, shumica e shkrimeve të deritanishme, janë shënime të zakonshme jetëshkruese, në të cilat vërehet qasja uniforme, stili i rënduar me figura tejet të përgjithësuara dhe mjaft të konsumuara në letrat tona.
Përmasat heroike, sakrifikuese, të Adem Jasharit dhe të Jasharëve të tjerë të Prekazit, tani dëshmorë të kombit, janë përmasa të veçanta, unikate në historinë e qytetërimit botëror.

Akti i heroizmit vetësakrifikues të JASHARËVE është akt fenomenal dhe si i tillë i takon një tipologjie së veçantë studimore shkencore.

Fenomeni Adem Jashar, është fenomen sui generis, fenomen që i tejkalon përmasat kombëtare e rajonale, është fenomen që mund të paraqitet vetëm njëherë në historinë e qytetërimit, ose njëherë gjatë disa shekujve. Duke folur për fenomene të tilla, studiuesi i vëmendshëm i etnopsikologjisë shqiptare dr. Kristë Maloku, në studimin e tij Shteti apo kombi? shkruar në vitet e tridhjeta të shekullit njëzet, ndër të tjera ka shkruar: Shpëtimtari i kombit duhet të ketë fantazi krijuesi si Platoni, … entuziazëm djalërie si Alkibiadi, vullnet vetëflijues si Sokrati. Por kësi shpëtimtarësh të kombit nuk mbijnë aq lehtë në Shqipëri e as tjetërkund, sepse Zoti i dërgon ata vetëm njëherë brenda qindra e mijëra vjetësh. Dhe, i dërgon vetëm si një kurorëzim të një pune të gjatë kombëtare, plot orvatje e mundime, si një lulëzim të shkëlqyeshëm mbi gjethe, gjemba e ferra të një kopshti të kulturuar kombëtar. Kristë Maloku, Shteti apo kombi, botuar në revistën Dardania Sacra nr.4 Prishtinë 2002,f.74. Ky konstatim vegimtar i Kristë Malokut, përputhet në tërësi me përshkrimin që ai i bënte shpëtimtarit, heroit të një kohe të caktuar historike.

Veçantia tipike e këtij fenomeni i ka specifikat e veta në kohë dhe në hapësirë. Rrëfimi për luftën, qëndresën dhe sakrificën e Adem Jasharit, Hamëz Jasharit, Shaban Jasharit dhe të JASHARËVE të tjerë në Prekaz, më, 5.6 dhe 7 mars të vitit 1998, është rrëfimi më tronditës, në të njëjtën kohë rrëfimi më krenar dhe më i sublimuar nga të gjitha rrëfimet e tjera të luftës dhe të sakrificës njerëzore, të kryera në emër të idealit të lirisë, në emër të çlirimit nga makineria më e tmerrshme që ka sunduar ndonjëherë në botë.

Filozofi më i madh idealist gjerman, Georg Vilhelm Fridrih Hegel, në veprën madhore “Fenomenologjia e shpirtit” në kapitullin, Perënditë dhe njerëzit, ndër të tjera ka shënuar: Forcat e përgjithshme disponojnë në vetvete shenjën e individualitetit, e cila është e lidhur me principin e veprimit. Nga kjo del se vepra e tyre manifestohet si veprim i lirë, i cili përgjithësisht rrjedhë prej tyre. Kështu kanë vepruar perënditë, kështu veprojnë edhe njerëzit*.( Hegel Fenomenologjia e shpirtit, BIGZ 1974 faqe 420.)

Pikërisht në suaza të këtij përkufizimi filozofik të Hegelit, duhet zbërthyer frymën e principit të jetës dhe të veprës së Adem Jasharit, të Anteut të kohës sonë, i cili u përball me forcën e brutalitetit barbar, për të ngadhnjyer mbi atë forcë djallëzore, me aktin e qëndresës dhe të heroizmit unikat, të papërsëritshëm në historinë e qytetërimit.

Fenomen unikat vetëflijues


Fenomeni Adem Jashar, ka ndodhur vetëm njëherë, ka ndodhur në kohë dhe hapësirë të caktuar, ka ndodhur në momentin vendimtar të historisë sonë. Fenomeni i tillë nuk mund të përsëritet. Ai është unikat, origjinor, autentik.

Për ta sjellë në jetë Adem Jasharin dhe për të bërë të tillë çfarë ishte, natyra ishte treguar e pa kursyer. Ai ishte shtathedhur, i tillë si Akili, apo Gjergj Kastrioti. Hyji e kishte pajisur me mendje të kthjellët, me gjykim të shëndoshë dhe me veti vetëflijuese, në mbështetje të së mirës dhe urrejtje kundër së ligës. Nga historia kombëtare i kishin lënë mbresa të veçanta rrëfimet për Bajram Currin, Çerçiz Topullin, Oso Kukën, Azem Galicën e Selman Kadriun.

Njëzimi i fuqisë fizike dhe mendore në qenien e tij përbënte tërësinë harmonike, të mbushur përplot me impulse pozitive, për të përballuar me sukses sfidat me të cilat e ballafaqoi koha.

Fenomeni Adem Jashar, nuk do t` ishte në atë përmasë i kompletuar, po të mos ishte i biri i Shaban Jasharit, një burrë trim dhe atdhetar i kulluar, dhe biri i nënë Zahides, një grua amazone shqiptare. Nuk do të ishte fenomen me përmasa të tilla po të mos e kishin mbështetur në çastin vendimtar: vëllezërit, bashkëshortja, të afërmit dhe tërë familja e ngushtë dhe e gjerë, në momentin përmbarues të bëmës së tij heroike. Nuk do të ishte me përmasa të tilla fenomenal, po të mos ishte lindur në Prekaz të Drenicës, pikërisht më 28 nëntor të vitit 1955.

Në tiparet e fizikut të tij, hetojmë të gjitha vijat karakteristike të fytyrës, të flokëve, të hundës dhe të syve, krejtësisht identike me tiparet e Lekës së Madh. Po të vëmë përballë skulpturën e Lekës së Madh të punuar nga skulptori grek, 2300 vjet më parë dhe po ta krahasojmë me fizikun e Adem Jasharit në moshën e tij 35 vjeçare, do të vërejmë elementet më identike të mundshme të ngjashmërisë, sikur ndodh jo rastësisht me ngjashmërinë në mes njerëzve të një race. Pamja fizike e Adem Jasharit rrezaton forcë, qëndresë, heroizëm, patos revolucionar, pathyeshmëri. Në figurën e tij janë sintetizuar të gjitha elementet shpirtërore dhe fizike me përmasa të veçanta.

Hapërimi i tij krijon përshtypjen e hapëruesit historik, të Marathonomakut të Madh, lajmëtarit, luftëtarit, vetëflijuesit, projektuesit të lirisë dhe bërësit të fitores. Më 5.6. dhe 7 mars të vitit 1998, Adem Jashari i kishte kënduar lirisë, i kishte kënduar tokës shqiptare, e cila edhe pse kishte filluar të digjej nga piromania sodomiste sllave, edhe pse do të lahej në gjakun e mijëra dëshmorëve e martirëve, qysh atëherë kishte filluar frymëmarrjen e lirisë.


Parashikimi i Nostradamusit për Njeriun e Madh


Fenomeni Adem Jashar, i përket profecive të parashikuesve më të njohur të historisë së qytetërimit.
Rrëfimi historik për Adem Jasharin, duke e krahasuar atë me personazhe të caktuara të Biblës apo të rrëfimeve të tjera para antike dhe të kohës antike si, Anteu, profeti Job, Juda Makabe, Spartaku e shumë të tjerë, është rrëfim që në shumë segmente i tejkalon tregimet e moçme mbi trimërinë, qëndresën, vendosmërinë dhe vetësakrificën.

Rrëfimi mbi bëmat dhe qëndresën e Adem Jasharit, në mënyrë vegimtare është prezantuar edhe në parashikimet profetike të Mishel Nostradamusit, i cili ka paraparë me saktësi shumë nga rëniet e ngritjet në historinë e njerëzimit.

Në një katrenë të Nostradamusit për Njeriun e Madh, thuhet:

Veprat e vjetra do të përfundojnë
Dhe nga çatia e keqja do të bjerë mbi Njeriun e Madh.
Parshikues të mëdhenj, OMSCA,Tiranë, 1999, faqe 145.
Po t`i analizojmë me vëmendje këto dy vargje, në kontest të kohës dhe hapësirës sonë historike, do të zbërthejmë enigmën parashikuese të Nostradamusit.
Me aktin luftarak e vetëflijues të Adem Jasharit dhe të JASHARËVE, më 7 mars të vitit 1998 në Prekaz, përfunduan veprat e vjetra, përfundoi skllavëria dhe rrojtja zvarranike, përfundoi deliri i rrojtjes nëntokë, i jetës së ngjashme me jetën e urithit.

Dhe, për të përfunduar përgjithmonë e vjetra shekullore skllavëruese:

Nga çatia e keqja do të bjerë mbi Njeriun e Madh.
Çatia e Kullës së Adem Jasharit ishte përshkuar me zjarrin e të gjitha armëve shfaruese të artilerisë së Mabusit, (Milosheviqit). Zjarri i predhave armike ra, jo vetëm mbi çatinë e kullës së Njeriut të Madh, por edhe mbi të gjithë Jasharët që qëndruan në Kështjellë.

Gjithnjë duke analizuar profecitë e Nostradamusit do të hasim edhe në vargje të tjera mjaft kuptimplote:

Një vrasje aq e egër, sa askush nuk mbeti i gjallë!
Vepra e cituar faqe 126.
Edhe ky konstatim vegimtar, sado që duket i përgjithësuar dhe mund të korrespondojë edhe me shumë ngjarje të tjera të mizorishme, që kanë ndodhur dhe ndodhin kudo në botë, të përkujton të veçantën e profecisë, së Nostradamusit, faktin real se, më 7 mars të vitit 1998 në Kullën e Qëndresës historike shqiptare, në Prekaz, asnjë kështjellar nuk mbeti i gjallë, mirëpo pikërisht atë ditë, filloi shembja e përgjithmonshme e sundimit të satanait serb në vendin tonë.

Fenomeni i përjetësisë


Fenomeni Adem Jashar, në historinë tonë më të re, në ndërgjegjen e liridashësve shqiptarë, është ngulitur jo vetëm si kult që simbolizon trimërinë, vendosmërinë, sakrificën, po mbi të gjitha është simbol unikat i fuqisë dhe i vitalitetit kombëtar, simbol i përsëritjeve ciklike të ngritjeve shqiptare, pas rënieve të shumta. Adem Jashari është Mesi i realizuar, është shpëtimtari që e kemi pritur me shekuj, është udhërrëfyesi dhe shembull dhënësi realist i lirisë.

Epiqendra e heroizmit dhe qëndresës shqiptare sot, nuk mund të mendohet pa ideatorin dhe projektuesin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari. Vepra e tij heroike ishte dhe vazhdon të mbetet burim i frymëzimit më të fisnikëruar kombëtar për të gjithë shqiptarët liridashës dhe më gjerë. Vizita, që shqiptarët, por edhe shumë liridashës e humanistë të tjerë nga mbarë bota i bëjnë Kullës së Jasharëve, tani në Kompleksin Memorial Kombëtar, në Prekaz, është tregues se pikërisht në qendër të Shqipërisë po përjetësohet një vendpelegrinazh i ri i botës shqiptare, një vend i shenjtë jo vetëm i Shqipërisë.

Fenomeni Adem Jashar po ngrihet në monument përjetësie fizike e shpirtërore, jo si mit mesjetar, jo si legjendë e rrëfimeve tradicionale mitologjike, por si një personazh i veçantë dhe realist i historisë me përmasa po ashtu tipike realiste, sepse vepra dhe heroizmi i tij shënuan piedestalin, preken majat ku nuk arrijnë dot as legjendat, shënuan infinitet, përtej të cilave pushon fjala.

Në të gjitha segmentet studimore, në të gjitha format e krahasimit dhe të përshkrimit, fenomeni Adem Jashar, imponohet para së gjithash me origjinalitet, imponohet me veçanti tipike të një tipologjie autentike në paraqitje, që mbërthen në vetvete të gjitha përshtresimet universale të Njeriut, i cili jo rastësisht kishte sfiduar terrin, barbarinë, dhunën, jo rastësisht iu kishte kundërvënë ushtrisë gjakatare të Mabusit (Milosheviqit) të kohës.
Ahmet Qeriqi

Marr nga Radio Kosova e lirë


Edituar për herë të fundit nga Vrana Konti në Thu Sep 04, 2008 3:54 pm, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri Empty
MesazhTitulli: Re: Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i sakrificës për liri   Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri EmptyThu Mar 06, 2008 1:25 am

Pergezime per kete teme i nderuar Lancelot , ka peshë te madhe kjo teme ,
.. i perjetshem qoft gjithmone kujtimi per familjen Jashari
NDERIME
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri Empty
MesazhTitulli: Re: Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i sakrificës për liri   Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri EmptyThu Mar 06, 2008 2:38 am

Pergezime per temen:

Nje ashtu mendoj qe Familja Jashari eshte ne ç'do zemer -shpirt te ç'do shqiptari,i perjetshem qofte bashke me gjithe deshmoret tjer qe ja falen jeten Lirise.

LAVDI.!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Vizitor
Vizitor
avatar



Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri Empty
MesazhTitulli: Re: Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i sakrificës për liri   Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri EmptyThu Mar 13, 2008 3:49 am

Lancelot, pergezime per temen dhe faleminderit per shkrimin e sjellur nga ju.

Shkruan:Bedri ISLAMI
03.III.2008

Pa as më të voglin dyshim që emëri i Adem Jasharit është ndër më të njohurit dhe më të respektuarit në të gjitha trevat shqipfolëse dhe në bashkëkombasit e tij. Është ndër rastet e rradha te historisë njerëzore, jo vetëm të kombit tonë, kur emëri i njeriut, në fare pak kohë, i dalë si nga legjenda, bëhet simboli i popullit të tij. Tashmë, ndryshe nga dhjetë vite më parë, kur ishte e zakonshme të pyetej se " kush është Adem Jashari", rreth emërit të tij është ngritur miti, legjenda dhe e vërteta. Sa lidhje kanë ato me njëra tjetrën, ku është fillesa e njërit dhe vazhdimi i tjetrës, në cilin kufi ndahen ata nga njëra tjetra apo , të tria së bashku, duke mos qenë, veçse vazhdim i njëra tjetrës, përbëjnë atë që sot mund të quhet "çmimi nobel i lirisë" - si është shprehur në ditët e para të pasluftës ministri i sotëm i jashtëm francez, Bernnard Kushner.

Në historinë e kombeve, si dhe në historinë e kombit tonë, ka jo pak shembuj, për të mos thënë se ka mjaft të tillë, në të cilat sakrifica sublime, qëndresa, përkushtimi, janë shfaqur si simbole, nga të cilat është mbajtur gjallë historia. Kjo ka ndodhur edhe tek ne. I janë dashur kombit tonë simbole të herëpashershme, të cilët kanë marrë pas vetes edhe të ardhmen, në një mënyrë ose në një tjetër ata janë bërë fatthënësit dhe dalëzotësit e kombit që i kanë takuar. Mirëpo, ata kanë mbajtur një brez, një ngjarje, një qëndresë, një luftë, kanë pasur një përkushtim, janë ngritur mbi epokën e tyre duke u bërë pjesë edhe e epokave që do të vinin. Brezat janë përkulur në nderim të veprës dhe qëndresës së tyre.

Sidoqoftë, në këtë plejadë qëndrese, në të cilat janë ndeshur burra që kanë zgjidhur hallet e popullit të tyre me armë dhe burra që u kanë paraprirë me pendë, ka qenë pa dyshim saktësisht e qartë se miti i krijuar mbi jetën dhe luftën e tyre, aq sa ka qenë i vërtetë, aq ka qenë dhe njerëzor, aq sa ka qenë i saktë, aq ka patur edhe përmasat e së panjohurës, në të cilat vitet dhe dekadat kanë sjellë zbehjen ose, jo rradhë, edhe rëndimin e kujtesës.

Ata që qëndruan në memorjen e kombit si të përhershëm nuk e bënë vetë këtë, thënë të drejtën as nuk e deshën këtë, por gjithçka erdhi natyrshëm, deri sa njerëzit i bënë pjesë të jetës së tyre të përditshme.

Por rasti i Familjes Jashari ishte i një natyre krejt të veçantë. Për t'u ngritur miti i tyre nuk u deshën vite të shumta e as dekada, nuk u desh që të trasohej rruga, të qetësoheshin ngjarjet, të merrnin rrugë ato; miti i tyre u ngrit vetvetishëm dhe kjo ndodhi që të nesërmen e rënies së tyre.

Kjo nuk kishte ndodhur asnjëherë, kjo nuk kishte ndodhur as në rastin e famëmadhit dhe burrit më të shquar të kombit tonë, Gjergj Kastriotit. Në rastin e mësipërm, të Gjergjit, ai kaloi përmes tri fazave në të cilët kalojnë përsonalitetet e mëdha të historisë. Si e cilëson Fan Noli në librin e tij mbi jetën dhe veprën e Skenderbeut, emëri i tij kaloi përmes glorifikimit që i bënë bashkëkombasit e tij, pastaj përmes mohimit të plotë që i bënë ata që erdhën pas tij dhe së fundi - në drejtpeshimin e gjërave dhe ngritjen e lavdisë së përjetshme.

Adem Jashari nuk kaloi përmes një rruge kaq të gjatë. Ai e kishte pasur një fat tjetër, ai e kishte pasur mohimin para se të vinte dita e 5 marsit dhe rrethimi për herë të tretë i Kullave të Jasharëve. Ai, si të thuash, kishte kaluar përmes së keqes që vinte nga zyrat e Velanisë, nga mallkimet e përbaltjet që i hidhnin prej andej, kishte fshirë me mantelin e tij të luftës përbuzshëm gjithë mllefin dhe helmin që rridhte si ujrat e shirave dhe kishte bërë më tutje. Në se kishte qenë i leçitur nga politika e ditës së Prishtinës dhe lideri i saj, Adem Jashari kishte patur fatin, që duke i takuar një populli që i kishte besuar, kishte ecur në rrugën e tij, e cila ishte tejet e pakrahasueshme me rrugëzimet e pafund, herë gjysëm sllave dhe herë gjysëm përçartëse të njeriut të Velanisë. Përpjekjet që bëhen sot për të vënë një linjë barazimi mes njeriut të Velanisë, të cilit nuk i përmend emërin për të mos e vënë pranë emërit të Jasharëve, janë veçse dështime të tjera të politikës ditore. Për më tepër ata janë të dhimbshme kur bëhen nga njerëz që i kanë takuar një mendimi të ri politik dhe filozofie të re politike në Kosovë.

- Përse ndodhi, menjëherë pas rënies, mitizimi i Adem Jasharit dhe ngritja e legjendës së tij?

- Ishte një rastësi, një thirrje e kohës pasi populli kishte nevojë për një mit dhe për një legjendë, ishte kërkesë apo gjithshka ishte e vërtetë dhe kjo e vërtetë po fillonte të bëhej qartësisht e lexueshme për të gjithë, për pasuesit e tij, por edhe për mohuesit e tij?

Që pas 8 marsit të vitit 1998 emëri i Adem Jasharit, bacës Shaban, Hamzës, dajës Osman dhe i gjithë atyre që luftuan në atë fillim marsi, i kullave që u shkrumbuan, i jetës që u dha, i pushkëve që u ngritën, i luftës deri në sublimitet, u bënë fillesa e simbolit të popullit që i takonin. Për këtë nuk u desh asnjë dekret, dhe si të tillë askush nuk mund ta nxirrte, nuk u muar asnjë vendim, nuk u bë asnjë mbledhje e veçantë, gjithçka rrodhi krejt natyrshëm, tepër njerëzore, sublime do të thoja, deri në atë kufi ku kufiri mes mitit, legjendës dhe të vërtetës nuk është kurrë qartësisht i përcaktuar, sidomos në ditët e para.

A kishte një shkak tjetër, po ashtu aq madhor dhe sublim, sa edhe rënia e tyre që solli mitizimin e menjëhershëm të Adem Jasharit?

- Sigurisht që po. Në ditët e para të pasrënies së tij dhe bashkëluftëtarve të ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka qenë e natyrshme që ana figurative, emocionale, e prekshme, e dhimbshme, më e kapshme - lufta, qëndresa dhe sakrifica, të ishin më evidentet.

Mirëpo këto nuk mjaftojnë për të bërë një mit, ata shumë - shumë mund të bëjnë një shembull, një prijës të ditës, një emër për t'u ndjekur, ata mund të bëjnë një këngë ose shumë këngë - por nuk mund të bëjnë mitin Njeri, nuk mund të hedhin bazamentin e legjendës, e cila në këtë rast, nuk është asgjë tjetër, veçse e vërteta.

Për të kaluar nga emëri i njeriut luftëtar, jo shumë i njohur jashtë Drenicës dhe jo shumë i njohur jashtë strukturave të organizuara të luftës, Adem Jasharit nuk iu deshën më shumë se 48 orë. Që nga dita kur kishte vendosur të zgjidhte çështjen e Kosovës përmes pushkës dhe deri në ditën e rënies së tij ishin më shumë se dhjetë vite aktivitet ilegal, legal e gjysëm legal, mirëpo edhe kjo nuk do të ishte e mjaftueshme për të spjeguar mitin e jashtëzakonshëm të Jasharëve. Që nga dita kur ishin hedhur themelet e para të Fisit të Jasharëve në Prekaz dhe deri në ditën kur do të digjeshën për herë të fundit kullat e tyre do të kishin kaluar treqind vite - mirëpo edhe ky autoktonitet, nuk i ka të gjitha në vete.

Në Drenicë, por edhe jashtë saj, kishte pasur Kosova burra të mëdhenj, të ndritur do të thoja, të cilët ishin sakrifikuar deri ku nuk mbante më, dhe këtë e kishin bërë krejt natyrshëm, duke dhënë pasurinë, bijtë e bijat e tyre, duke e shkuar gjithë jetën luftrave dhe në fund duke dhënë edhe jetën e tyre. Ata e kanë lënë emërin e tyre në historinë e kombit - mirëpo, kjo që po ndodhte në rastin e mitit të Jasharëve do të ishte diçka krejt e re dhe krejt ndryshe në historinë tonë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri Empty
MesazhTitulli: Re: Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i sakrificës për liri   Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri EmptyThu Mar 13, 2008 3:50 am

Vazhdim...

Një shembull i përjetuar: me 9 mars 1998, pra dy ditë pas përfundimit të luftës në Prekaz, në qytetin e Shtutgartit, Lëvizja popullore e Kosovës, do të organizonte një manifestim të madh kundër dhunës dhe pushtimit serb të Kosovës. Ishte manifestimi i parë i madh që bëhej. Organizatorët kryesorë të tij ishin Kushtrim Hadergjonaj, Sheradin Berisha, Gëzim Avdimetaj e të tjerë. Së bashku me profesor Hasan Ukhaxhajn ishim ftuar, si drejtues të Lëvizjes, për të folur në këtë Manifestim. Në sheshin e madh ishin më shumë se njëzet mijë vetë. ( Shiko këtu foton – Sh.B )

Ende nuk dihej saktësisht se çfarë kishte ndodhur në Prekaz, lajmet vinin të paqarta deri në fund, as në familjen Jashari që jetonte në Mynih ende asgjë nuk ishte e qartë. Pikërisht në këtë shesh, për herë të parë, pa kaluar as 48 orë nga vrasja e tyre, emëri i Adem Jasharit gjëmoi. Kam parë njerëz që thërrisnin emërin e tij me gjithë shpirt duke valëvitur flamurin kombëtar, sikur shpirti i tij ishte tashmë në palët e flamurit. Ishte një thirrje e re, krejt e veçantë, nga askush e orientuar, e dalë nga thellësia e shpirtit, megjithëse ende kishte shumë e shumë njerëz që pyesin se " kush është Adem Jashari".

Një javë më vonë, Lidhja Demokratike e Kosovës, në qytetin e Mynihut, nuk lejoi të vihej fotografia e tij në qendër të manifestimit dhe kjo do të ishte nga përpjekjet e fundit të hapura për prishjen e mitit dhe çlegjendizimin e emërit të Adem Jasharit. Pak kohë më vonë kam parë të njëjtët njerëz duke u përbetuar se kanë qenë miqtë më të mirë të tij dhe të familjes së tij. Por kjo është një histori tjetër.

Unë kthehem edhe një herë tek pyetja ime:

- ishte rastësi, kërkesë e kohës apo ishte gjithçka e natyrshme, njerëzore dhe saktësisht e merituar?

Ne jemi mësuar ta shohim në fotografi të ndryshme Adem Jasharin, gjithnjë me armë në dorë, me pelerinën e luftës hedhur krahëve, me mjekrrën e derdhur si ujvarat e bjeshkëve të Sharrit, me shikimin e tij të papërsëritshëm - sytë e tij flasin më shumë se qindra deklarata, jemi mësuar edhe ta përfytyrojmë një njeri që vetëm ka luftuar, ka organizuar aksione, ka qëndruar, ka mposhtur armiqtë, ka ngrohur zemrat e njerëzve. Kështu jemi mësuar dhe të gjitha këto, duke qenë të vërteta, janë njëkohsisht edhe të paplota.

Njerëz që e kanë shkuar jetën me armë kemi pasur gjithnjë, me pelerinën hedhur krahëve kemi pasur po ashtu, që janë vrarë burrërisht me gjithë njerëzit e fisit të tyre, ka ndodhur edhe kjo; sepse na është dashur të luftojmë në shumë dekada. Ka pasur burra si Isë Boletini që në një thirrje të tyre ngrinin në këmbë deri në 15 mijë vetë dhe hynin në Shkup si në shtëpinë e tyre.

Adem Jashari nuk është vetëm fotografia që njohim, vetëm thelbi i asaj që besojmë, nuk është vetëm streha nga e cila, domosdo kanë shkuar të gjithë ata që donin të luftonin - ai është shumë më tepër se kaq. Edhe shumë vite pas rënies së tij, mjaft njerëz që kishin pozicione drejtuese në strukturat e luftës, kur duan të dëshmojnë një qëndrim apo të kenë një mbështetje, krejt natyrshëm i drejtohen Adem Jasharit apo faktit se kanë qenë në lidhje me të, se kanë bujtur tek Jasharët, se kanë patur kontakte ose se u kanë ndihmuar atyre. Nganjëherë, mjerisht, edhe njerëz që krejt rastësisht janë njohur me to apo u kanë bërë konak, tashmë dëshmohen si njerëz të afërt dhe të besuar të tyre. Në fund të fundit kjo është forca që ngjall emëri i Jasharëve, sidomos i Ademit, Bacës Shaban dhe Hamzës dhe ne duhet ta pranojmë si të tillë. Jasharët, duan apo nuk duan, nuk do të mund t'i shmangen kurrë mbështetjes që kërkojnë të tjerët tek emëri i tyre.

- Çfarë e bëri dhe çfarë e bën edhe sot Adem Jasharin krejt të veçantë në historinë e kombit tonë?

- Cila është rrjedha përmes së cilës ka ecur e vazhdon të ecë emëri i tij?

- Ishte ai thjeshtë luftëtari, njeriu me pushkën hedhur krahëve, i hekurt dhe i ftohtë, i pafjalë dhe serioz, apo kishte shumë më tepër se kaq?

Përsonalisht nuk e kam takuar asnjëherë Adem Jasharin. Nuk futem në rradhën e njerëzve që e kanë patur një fat të tillë në jetën e tyre. E kam dëgjuar për herë të parë emërin e tij nga Fehmi Lladrovci dhe vllai i tij, Ramizi, që më pas do të bëhej përfaqsuesi i Adem Jasharit në perëndim, në bazë të një letre që Grupi i Drenicës i dërgoi organizatës në dhjetorin e vitit 1997. Letra ruhet ende në arkivin e organizatës. Fehmiu, kishte një respekt të jashtëzakonshëm për të dhe mendoj se Adem Jashari ishte i vetmi njeri para të cilit përkulej Fehmi Lladrovci. Më pas do të mesoja se edhe Adem Jashari, kur i kishin kërkuar të kishte një ndarje me Fehmiun, do të thonte se " vetëm vdekja më ndan nga Fehmi Lladrovci". Kjo ka qenë njohja ime e parë me të, përmes figurave që ishin të afërta me Adem Jasharin, por, thënë sinqerisht, nuk e kam menduar se po flisnim për njeriun që shpejt, shumë shpejt do të bëhej figura mitike e shqiptarëve. Ishte koha kur ai sapo ishte dënuar me njëzet vite në mungesë, në gjyqin e njohur ndaj Grupit të Drenicës. Më pas e pashë fotografinë e tij dhe më bënë përshtypje sytë e tij, të cilët, kushdo që i sheh me vërejtje, e ndjen se kanë ngjashmëri të jashtëzakonshme me të shqiponjës.

Por unë kam patur një fat tjetër të dyfishtë : kam njohur nga afër, si mik i tyre, familjen e jashtëzakonshme të Jasharëve, të cilët kanë hisen e tyre të papërsëritshme në luftën që është zhvilluar në Kosovë. Unë mund të them me bindje se, në se nuk do të kishte qenë mbështetja e tyre e hapur dhe angazhimi në strukturat e luftës, shumë gjëra nuk do të shkonin ashtu si do të rridhnin punët më tej. Në familjen e tyre, shumë herë, më ka takuar të shoh inçizimet e ndryshme familjare, krejt të zakonshme, të shoh Ademin dhe Hamzën mes familjeve të tyre, të ndjek rrjedhën e jetës që ata kanë bërë, punët e hallet e përditshme, të dëgjoj se si e kanë konceptuar jetën dhe si kanë menduar për të ardhmen e Kosovës, duke folur krejt natyrshëm, i kam parë tek losin me fëmijët në një ditë të zakonshme, si silleshin me prindërit, atë aktin e veçantë kur i merrnin mes duarve të tyre dorën e nënës plakë dhe e përkdhelnin butësisht, hyrjen pa bujë e zhurmë në dhomën e miqve, deri në një ditë të zakonshme kur merreshin me punët e përditshme si do të ishte krasitja e pemëve apo çarja e drurëve në oborrin e shtëpisë.

Fati tjetër i imi lidhet me faktin se në vitet e luftës isha i zgjedhur drejtuesi kryesor i Lëvizjes Popullore të Kosovës, organizatë së cilës i kishte takuar edhe Adem Jashari që nga mesi i viteve 80. Në arkivën e saj ndodheshin ose m'u dhanë më pas mjaft kaseta, në të cilat ishin të regjistruara porositë e Adem Jasharit, mendimet e tij, qëndrimin e tij për njerëz, ngjarje dhe pozicione të ndryshme, kam dëgjuar mendimin e tij, i cili, kishte po të njëjtën peshë dhe po të njëjtën forcë si edhe lufta e tij. Ndodheshin letra të tij, të cilat ruhen edhe sot si thesar i jashtëzakonshëm, dhe përmes tyre, ndonjëra edhe është bërë publike, mund të dallosh qartësisht se pas tij nuk është vetëm njeriu i luftës, por edhe i mendimit vizionar; nuk është vetëm luftëtari, por edhe prijësi, nuk është vetëm e tashmja, por edhe përvoja që kishte shkuar; nuk është vetëm Drenica, por edhe Kosova, nuk është vetëm Kosova, por edhe kufijtë më skajorë të Shqipërisë londineze.

Adem Jasharin unë nuk e kam parë kurrë thjeshtë e vetëm si luftëtar, si dalëzotës i zakonshëm i Kosovës, por shumë më tepër se kaq.

Në këtë dhjetë vjetor të rënies së tij është koha të flasim më gjatë për mendimin e tij filozofik, për vizionin e tij të jashtëzakonshëm, për përmasat që kishte rrokur mendja e tij, për krijimin edhe një herë si në legjenda të treshes së njohur mitike ; babai dhe vllezërit; apo edhe më tej, Familja dhe Fisi, për të shkuar më gjërë, në krejt shqiptarinë.

- Cila ishte filozofia e Adem Jasharit?

- Cili ishte vizioni i tij?

- Çfarë bëri ai më shumë se gjithë të tjerët për të qenë njëkohsisht mit, legjendë dhe e vërteta e kombit tonë?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri Empty
MesazhTitulli: Re: Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i sakrificës për liri   Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri EmptyThu Mar 13, 2008 4:00 am

Shkruan:Bedri ISLAMI
04.IV.2008


Përfytyrimi i Adem Jasharit thjeshtë e vetëm si një luftëtar, prijës apo edhe diçka më tepër asnjëherë nuk ka qenë i saktë. Sepse ka qenë i paplotë. Kjo është thelbësorja. Sepse ka qenë vetëm njëra anë e shfaqjes së tij, ajo më e dukshmja, më e përfytyrueshmja, më e kapshmja. Ajo për të cilën është edhe më e lehtë të flitet, por që jo gjithmonë është e gjithë e vërteta.

Adem Jasharin ne duhet të mësohemi ta shohim përtej këtij përfytyrimi, duhet të mësohemi ta shohim në ato përmasa që janë e vërteta e jetës së tij dhe e mendimit të tij politik, përceptimit të tij vizionar dhe e shfaqjes së tyre në kapërcyellin e shekullit të shkoi.

Shfaqja e tyre në vetvete ose një nga një ka disa ngjashmëri ose shumë ngjashmëri me shfaqje të tilla në lëvizjen tonë kombëtare, por kësaj rradhe, për herë të parë ajo është një plotëri, është struktura komplekse e mendimit dhe e rezistencës, mbështetur në tiparet jo vetëm të kohës që përjetoi, jo vetëm të së shkuarës, por edhe në përceptimin e së ardhmes. Fakti që idetë që kishte mbartur Adem Jashari nuk u shuan sëbashku me rënien e tij heroike, por, në të kundërtën u bënë tej mase dhe tej se zakonshmes më të fuqishme, dëshmojnë se, më shumë se gjithçka, ai kishte patur ide që do të përgatitnin të ardhmen.

Nuk e di dhe besoj se mes tyre nuk do të jenë takuar asnjëherë Adem Jashari dhe vigani i mendimit liberator Ukshin Hoti, por jam i bindur se kanë dëgjuar për njëri tjetrin. Ukshin Hoti ishte njëri ndër figurat e njohura të jetës politike të Kosovës që në ngjarjet e njohura të vitit 1981, ndërsa Adem Jashari, përgjithsisht Jasharët duhet të ishin të njohur për Ukshin Hotin, qoftë për ngjarjet e 30 dhjetorit të vitit 1991, qoftë edhe nga fakti se Ukshin Hoti kishte lidhje me të njëjtat struktura ilegale ku ishte pjesë edhe Adem Jashari. Sidoqoftë kjo nuk është e rëndësishme. Thelbësore se të dy ata, njëri në fushën e filozofisë së shkruar dhe tjetri në fushën e filozofisë së jetësuar, hapën njëkohsisht një fushë të re përjetimi në politikën shqiptare të Kosovës.

- Cilat ishin disa nga momentet më themelore të mendimit politik të Adem Jasharit dhe të vizionit të tij?

Në se shpejt e shpejt, shkurt e shkurt, do të thonim se ishte liria e Kosovës dhe bashkimi i kombit - kjo ishte një aspiratë shekullore, thuajse e të gjithë shqiptarëve në Kosovë. Për të arritur në këtë aspiratë duheshin përcaktuar qartësisht saktë rrugët që do të përshkruheshin, perspektivat që do përcaktoheshin, duhej bërë një gjë e cila , aq sa do të ishte pa kthim, aq edhe do të ishte mrekullisht e dëshiruar, të paktën nga ata që do të ishin në gjendje të bënin luftën.

Djemtë e Shaban Jasharit, pas jetesës më shumë se 300 vjeçare në Prekaz kishin krijuar lidhjet e tyre me tokën. Kjo ishte një lidhje e shumëanshme, jo vetëm jetësore, e përditshme, por edhe në motivin e tyre të qendresës. Hamzë Jashari do të thonte në njerën nga bisedat e tij të lira se " këtu kemi lindur, këtu do të jetojmë, këtu do të vdesim, përtej kësaj toke nuk kemi se ku të shkojmë". Ishin fjalë profetike.

Dihet tashmë se në disa nga muajt e vitit 1991 Adem Jashari dhe disa nga bashkëluftëtarët e tij do të jenë në Shqipëri, në atë që do të quheshin ushtrime ushtarake. Është i njohur fakti se gjithçka ishte dekonspiruar, por kjo nuk është në temën e këtij shkrimi.

Si çdo gjë që lidhej me luftën, Ademi e kishte marrë gjithçka shumë seriozisht dhe do i thotë djemve të grupit të Drenicës se " Kush i a ka mësyer kësaj rruge, duhet me e ditë mirë çka mundet me ndodhë dhe këtu nuk ka hajgare, ia kemi nisë kësaj pune dhe duhet t'i shkojmë deri në fund, pavarësisht se si do të shkojë ajo, me rreziqe apo pa to".

Pas arrestimeve masive të grupeve të ndryshme që u stërvitën në Shqipëri, para shumë kujt u shtrua pyetja se çfarë duhej bërë. Ishin të shumtë ata që morrën rrugën e mërgimit. Disa e humbën emërin e tyre, disa nuk e ditën as vetë se nga do të shkonin, të paktë ishin ata që vazhduan të mbeten në rrjedhat e luftës dhe, edhe më të paktë, ata që u kthyen.

Adem Jasharit, qeveria e asaj kohe, e quajtur e Bukoshit, i propozoi rrugën e mërgimit. Çfarë do të kishte ndodhur në se edhe ai, si jo pak të tjerë, do të kishte bërë të njëjtën gjë.. do të rrugëtonte dhe do të kthehej në një mërgimtar të zakonshëm. Ai edhe mund ta bënte këtë, askush nuk ishte zot i fatit dhe i jetës së tij.

Mirëpo Adem Jashari e kishte mendimin e tij të pjekur politik dhe ky është guri i parë themeltar i çdo qëndrese: për vend tonë duhet të luftojmë në vendin tonë. Nuk na bën mirë as buka e të huajit, as ngrohja e të huajit, as fjala e të huajit. Ai pra mund të rrinte, ta zëmë në Gjermani, mirëpo është nga gjërat e para që nuk i shkon ndër mend. Ndoshta mund edhe të ketë dëgjuar se një profesor i nderuar, ish i burgosuri politik Ukshin Hoti e kishte lënë Universitetin famëmadh të Harvardit për të bërë politikë në Krushën e Madhe, ndoshta edhe jo. Por ai bëri të njëjtën gjë, me të njëjtin mendim politik e filozofi politike të qendresës: lufta duhet filluar nga vendlindja.

( Foto: Adem Jashari - Mr.Ukshin Hoti )

Mendimi i tij ishte pjekur me kohë - nuk ishin dashur vështërsi të mëdha për të patur një mendim të tillë, aq më tepër në një fis ku ai kishte lindur dhe ku kishte formuar karakterin e tij.

Adem Jashari kthehet në Prekazin e Poshtëm.. Asgjë të veçantë nuk ka në këtë fshat bri Skenderajt. Katër lagje: Jasharaj, Kodra, Meha dhe Lushtaku. Tri lagjet e para janë krijuar prej tre vllezërve :Jasharit, Kadriut dhe Mehës, prandaj edhe janë të një gjaku, ndërsa Lushtakët ishin të ardhur disi më vonë në Prekaz.

Megjithatë ky ishte dheu i tij, ai e dinte se nuk mund të shkonte diku tjetër dhe t'u thonte të ngriheshin në luftë, në se nuk e kishte zgjidhur më parë një gjë të tillë në fshatin dhe në gjakun e tij. Atdheu fillon nga vetja - thonë dhe kjo, në rastin e Jasharëve dhe të Prekazit të Poshtëm, është më se e vërtetë.

Ai nuk do të kthehet në vendin e tij për të bërë llafe të pabukë dhe të pafund. Kur ishte kthyer ai kishte përcaktuar që dhjetë vjet më parë përgjigjen e pyetjes, që jo një herë e kishte thënë Hamza " A po bëhet ma laps, a po bëhet me pushkë". E kishin përcaktuar si Fis që ditën kur ishte vrarë kushëriri i tyre Tahir Meha, brezi i tretë i kësaj familje që bënte luftë me Serbinë.

Vizioni i qartë politik se lufta duhet filluar që nga vetvetja e duhet bërë në Kosovë, do të jetë ndër vendimtarët në politikën e fund shekullit të shkuar. Adem Jashari, krahas tij edhe figura të tjera madhore si Zahir Pajaziti, do të kishin meritën e jashtëzakonshme, të papërsëritshme do të thoja që pasi përcaktuan qartësisht vizionin e tyre u bënë njëkohsisht edhe mishërues të këtij vizioni.

Në librin e shenjtë kristian, Biblën, është edhe thënia e njohur e Jesus Krishtit se "nuk mund të jesh profet në vendlindjen tënde". Shembulli i Adem Jasharit dëshmoi se mund të ndodhte edhe ndryshe. Mund të ishte profet edhe aty ku kishe lindur. Kjo do të ndodhte në se nuk do të shkëputeshe kurrë nga vendi yt, në se nuk do i humbisje ato lidhje të veçanta që të mbajnë fuqishëm pas saj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri Empty
MesazhTitulli: Re: Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i sakrificës për liri   Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri EmptyThu Mar 13, 2008 4:03 am

Vazhdim...

Kjo nuk do të thotë se duke qenë vetë jashtëzakonisht i lidhur me tokën ai do të kishte përbuzje ose largesë ndaj atyre që ishin jashtë. Strukturat ilegale që ishin jashtë Kosovës, disa tepër të rëndësishme, si sektori i veçantë pranë Lëvizjes Popullore të Kosovës, apo të tjera do të kishin përherë mbështetjen e tij. Këtë e dëshmojnë letrat që ka dërguar apo porositë që ka dhënë. Edhe në letrën e tij të fundit, dhjetor 1997, është e pranishme një gjë e tillë. Është ndoshta i njëjti mesazh që do të niste nga salla e gjyqit Ukshin Hoti, kur, i pranguar, në prag të burgosjes së gjatë do i dërgonte përshendetjet e tij shokëve të lëvizjeve ilegale jashtë Kosovës.

Ideja e Adem Jasharit për të gjetur mbështetje tek njerëzit e tij, në tokën e të parëve, është tejet e lashtë, ajo është një ide prometheiane. Mirëpo, aq sa është e lashtë, aq është edhe e rradhë në shfaqjen e saj në historinë e kombeve. Ne jemi fatlumë që kishim një Njeri, i cili, në fundin e shkeullit të njëzet e risolli këtë ide tek ne, në formën më të mrekullueshme të shfaqur dhe njëkohsisht në formën më të heshtur. Është ndër rastet e rradha, kur e madhërishmja shfaqet krejtësisht e heshtur.

Vizioni politik i Adem Jasharit shkonte përtej asaj që mund të quhej fusha e tij e veprimit. Që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore dhe deri në fillimet e viteve 90, qendresa kundër pushtimit serb do të kishte disa shembulltyra, herë më të spikatura e herë më të zbehta, por sidoqoftë, thuajse në çdo dhjetë vite, ka pasur një ngritje masive. Kjo ka qenë e rëndësishme, pasi asnjëri brez nuk mund të quhet brez i humbur, pavarësisht se u bënë investime të mëdha për të pasur, jo një, por disa breza të tillë.

Lëvizjet kryengritëse të shqiptarëve në Kosovë deri në shfaqjen madhore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kishin qenë në konturet e kufijve të shqiptarëve jashtë Shqipërisë. Megjithëse e kishin ditur se në rastet e halleve të mëdha mund të mbështeteshin tek shteti amë - gjithçka që ishte rrokullisur në pesëdhjetëvitet e fundit, e bënin të vështirë shkuarjen më tej se dëshira apo ideja.

Adem Jashari do të krijonte, fillimisht në memorjen e tij, e pastaj në konfiguracionin politik të strukturave të luftës idenë e saktë se lufta do të mund të fitohej, në se shteti amë do të ishte streha e dytë e luftës.

Është i njëjti mendim politik i shfaqur në të gjitha veprat e Ukshin Hotit. As njëri dhe as tjetri, megjithëse ishte koha kur mbi Shqipërinë hidheshin gurët e mëdhenj të sharjeve, nuk e mohojnë atë, nuk e shohin si njerkë, por si nënë dhe e trajtojnë si të tillë. Me mijra e qindra mijra artikuj do të shkruheshin në shtypin udbash kundër Shqipërisë, asnjëri prej tyre nuk do të bënte vend në mendimin e Adem Jasharit. Për të bërë sa më të qartë këtë vizion brenda vetes, ai rikrijon mitin e Çerçiz Topullit dhe bashkë me të vllain, Hamzën, mitin e Mihal Gramenos.

Foto: Adem e Hamëz Jashari = Çerçiz Topulli e Mihal Grameno )


Ai mund të ngrinte brenda vetes një mit tjetër. Kishte mjaft të tillë, mirëpo ai e kërkon deri atje ku mendon se mund të jetë shembulli më i skajshëm, në Gjirokastër dhe ku është edhe njëkohsisht më domethënës: një toskë, luftëtar i vrarë nga sllavët në daljen buzë liqenit të Shkodrës.

Disa vite pas ngjarjes së njohur, Murat Jashari, nipi i Hamzës dhe i Ademit, për një ekip kineastësh nga Shqipëria do të thonte se " Shpirtrat rilindin. Shikojeni filmin e Çerçiz Topullit, ngjarjet dhe figurat që kanë lëvizur në atë film dhe në pozicione të ngjashme është gjetur Adem jashari me shokët gjatë luftës. E njëjta ngjarje ka ndodhur, e njëjta luftë. Çerçizi ka patur pak fjalë. Edhe Ademi ka folur shumë pak. Anën diplomatike në filmin e Çerçiz Topullit e ka udhëhequr Mihal Grameno. Atë rol, ndërkaq, tek ne e ka pasur Baci Hamzë..."

E vërteta është edhe më e gjërë se kaq. Mirëpo nipit të Jasharëve, në modestinë e tij, i takonte vetëm kaq të thonte. Mirëpo, ajo që ishte themelore dhe që ka mbetur ende në kujtesën e të gjithëve është pikërisht miti që ngriti Adem Jashari, jo thjeshtë se nuk mund të ngrinte një mit tjetër, por sepse e kishte të qartë tashmë se njerëzve u duhej ideja e luftës së përbashkët, jo vetëm përmes gjërave të zakonshme, por edhe përmes miteve.

Në ditët e netët e luftës së njohur të 5, 6 dhe 7 marsit, Adem Jashari do i kthehej edhe një herë mitit të tij : gjatë gjithë kohës ai do të këndonte këngën e njohur të Çerçiz Topullit. Do e përsëriste dhe e ripërsëriste, do e kthente në thirrje e forcë, dhe më pas, pak kohë pas përfundimit të luftës, Besarta, e vetmja mbesë e fisit që mbijetoi do të thonte se " sa kam dëgjuar bacin Adem që këndonte, hiç nuk kam pasë frikë..."

Vizioni i Adem Jasharit se lufta duhej kaluar përmes të gjithë kombit do të ishte më se i saktë dhe jetik. Ai, në shumë raste do të ishte ndër faktorët më përcaktues dhe njeriu i heshtur, Adem Jashari e kishte ditur dhe e kishte paraprirë këtë. Ukshin Hoti do e përcaktonte me veprën e tij, Adem Jashari do e mishëronte me jetën e tij.

Megjithatë nuk janë vetëm këto. Këto ishin dy gurët e mëdhenj që ai ngriti, me forcën e një titani, në rrugën që donte të bënte, por kjo do të ishte po ashtu e pamjaftueshme.

Ai eci edhe më tej…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
dibranja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 542
Registration date : 19/09/2007

Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri Empty
MesazhTitulli: Re: Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i sakrificës për liri   Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri EmptyThu Mar 13, 2008 1:47 pm

Ne kujtim te familjes Jashari 10-vjetori



Kujtimi per familjen Jashri qe dha sakrificen per Kosoven me 1998 nuk do ta harojme kurre,ku dhjete vjet pasi forcat serbe rrethuan Prekazin dhe rrafshuan shtepin e Jasharajve ,plot dhjet vejte jan bere nga renja e Adem Jasharit dhe familjes se tije ku kjo renje madheshtore ka tronditur shpirtin tone qe ka levize historin tone te re dhe ka pershpejtuar ardhmerin tone,kur flitet per kete famije te Jsharajve medoemos do ti kujtojme gjithe deshmoret e kombit qe flijuan jeten qe ne sot te kemi ardhemri me te ndritshme,dhe i kujtojme te gjithe ata qe ne menyre te ndryshme jane sakrifikuar per Kosoven poashtu i kujtojme me dhimbje te madhe te gjithe ata cileve ende nuk ju dihet varri.Ne kete pervjetor te familjes Jashari nuk mund te mos thksohet se per fatin e Kosoves rrol te madh ka lujatur sheti ku shum breza kane qeuajtur shtetin am-Shqiperia,ku pa te nuk do te behej ashtu sic eshte be as lufa clirimtare,ku ajo e beri ate qe ishte me se e natyrshme –e beri ate qe eben vellai per vellane.Adem Jashari me vetfilimin e tije trgoi se populli shqiptare eshte historikisht i pjekur per te bere sakrificat me te shterjta per liri.,ku me vendosmerin e tije ai trgoi fuqin morale dhe kombetare te popullit shqiptar vendosmerin qe do te ket populli shqiptare per liri dhe pavarsi,ku mos te harojme se Uck-ja luajti role te rendesishem e cila nuk do te zhduket kurese -ajo eshte thelbi shpirteror clirmimtar i popullit shqiptar.Ku mund ti quajm me fat keta breza te rrinj qe do te vine fatlum qe do ta gezojne frytin e 17 shkurtit 2008,te cilet do te jene te pavarur per caktimin e te drejtave te tyre,e jo tju caktojne te tjeret.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri Empty
MesazhTitulli: ADEM JASHARI ISHTE TRURI DHE ZEMRA E PAVARËSISË SË KOSOVËS,   Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri EmptyTue Apr 08, 2008 6:10 am

*** Është i mjerueshëm, i paparanueshëm dhe, i pa kurrfarë baze etike, kombëtare dhe revolucionare konstatimi i gabuar, ekstrem dhe i papeshuar historikisht, politikisht, diplomatikisht dhe ushtarakisht se “Ibrahim Rugova ishte truri, kurse Adem Jashari zemra e pavarësisë së Kosovës”!?
 
*** E vërteta e dëshmuar para mbarë kombit shqiptar dhe para mbarë botës, është se Adem Jashari ishte edhe TRURI edhe ZEMRA e pavarësimit të Kosovës. Kjo e vërtetë nuk mund të shlyhet me “gomë të kuqe” e as të mohohet qoftë në kohë paqeje a në kohë lufte, pavarësisht nga interesat heterogjene antikombëtare të matrapazëve të politikës propagandistike ditore, të informimit, të publicistikës dhe të kuazishkencës historike shqiptare dhe joshqiptare.

*** E vërteta racionale konkrete si drita e diellit për pavarësinë e Kosovës është legjenda historike kombëtare dhe ndërkombëtare Adem Jashari, jo “fikcioni”, kulti i mitizuar, i fetishizuar dhe “refleksi i kushtëzuar” i saj Ibrahim Rugova.

*** Në favor të kësaj të së vërtete të madhe dhe të pakundërshtueshme historike kombëtare dhe ndërkombëtare për Adem Jasharin dhe UÇK-në, që shkallmoi politikën interte kapitulluese të “refleksit të kushtëzuar” të Ibrahim Rugovës, flasin edhe këto dy vlerësime të pakontestueshme (historikisht, politikisht, diplomatikisht dhe, mbi bazën humanitare , demokratike dhe të drejtës dhe drejtësisë ndërkombëtare) të trurit, të etikës, të ndërgjegjës, të profesionalizmit, të demokracisë dhe të haminzimit të Amerikës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri Empty
MesazhTitulli: Re: Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i sakrificës për liri   Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri EmptyTue Apr 08, 2008 6:10 am

Shembulli i parë: * “Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës luftojnë për të njëjtat vlera dhe parime...lufta në favorin e UÇK-së, është lufta për të drejtat e njeriut dhe për vlerat amerikane.” (Senatori JOE LIEBERMAN, cituar sipas “Washington Post”, më 28 prill 1999). “The United States of America and the Kosovo Liberation Army stand for the same human values and principles ... Fighting for the KLA is fighting for human rights and American values." (Senator Joe Lieberman, ‘The Washington Post,' April 28, 1999).
Shembulli i dytë: * “Shqiptarët nuk kanë luftuar për autonomi, por për pavarësi dhe, mirëfilli, jo të mbeten nën suzerenitetin jugosllav.”(The Albanians did not fight for autonomy but for independece and surely not to remain under Yugoslav suzerainty.” (Henry Kissinger, Does America Need a Foreign Policy?,New York, 2001, p.270).
Partizanët e të gjitha partive politike shqiptare, së këndjemi edhe ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), duhet ta mbajnë parasysh faktin se, historia më e re e mirëfilltë dhe objektive e pavarësisë së Kosovës mund të shkruhet vetëm duke u mbështetur në faktet dhe në argumentet e provuara të zhvillimit të ngjarjeve politike dhe historike në Kosovë (1990-2008).
* * *
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri Empty
MesazhTitulli: Re: Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i sakrificës për liri   Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri EmptyTue Apr 08, 2008 6:11 am

Politikisht është gabim jo vetëm të pohohet dhe të shkruhet, por edhe të mendohet se Ibrahim Rugova ishte “truri” i pavarësisë së Kosovës.
Ç’është e vërteta ai me zemër dhe me shpirt (sikurse çdo shqiptar) ishte një dashamirë i vërtetë i pavarësisë së Kosovës, mirëpo ai së bashku me partinë e tij nuk qenë në gjendje që të ndërtojnë strategjinë e kapshme dhe të qëndrueshme politike, diplomatike dhe ushtarake për ta realizuar në praktikë aspiratën e tyre drejt artikulimit dhe rrumbullakësimit të pavarësimit të Kosovës.
Kursi i gabuar i zgjedhjes së taktikës politike të kryeliderit Ibrahim Rugova, bëri që zgjidhja e çështjes së statusit politik të Kosovës, të zvarritet një dekadë (1990-1999). Si rrjedhim, dhe si antitezë teorike dhe praktike e një politike të tillë të dështuar 10-vjeçare, doli në sipërfaqe Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) me në krye komandantin e saj, Adem Jashari.
Me shfaqjen e Adem Jasharit dhe të UÇK-së në skenën ushtarake dhe politike të Kosovës (1998), përfundon edhe miti artificial i politikës eksperimentale gandiane të Ibrahim Rugovës dhe të partisë së tij. Kështu që, në vend të politikës dhe të rezistencës pasive kosmopolite të LDK-së së Ibrahim Rugovës, erdhi në shprehje zbatimi konkret në vepër i strategjisë realiste politiko-ushtarake të UÇK-së me në krye Adem Jashari. Si rrjedhim, efektet pozitive të kësaj strategjie shpëtimtare të Kosovës, së shpejti, brenda një intervali kohor shumë të shkurtër u ndien si në planin e brendshëm kombëtar, ashtu edhe në atë ndërkombëtar, sepse nga politika e falimentuar dhe nënshtruese 10-vjeçare e rugovizmit, kalohet në politikën aktive të rezistencës së armatosur luftarake të çlirimit dhe të pavarësimit të Kosovës. Këtë strategji të drejtë dhe të jusitifikueshme të UÇK-së me në krye Adem Jashari, e përqafuan dhe e ndihmuan si populli shqiptar i Kosovës, ashtu edhe bashkësia ndërkombëtare. Këtë e provoi edhe ndërkombëtarizimi konkret de facto dhe de jure i Kosovës, pas arritjes së Marrëveshjes historike të Rambujesë (shkurt 1999).
Merita kryesore historike, politike, diplomatike dhe ushtarake për ndërkombëtarizimin, për shpëtimin dhe për pavarësimin e Kosovës i përket UÇK-së me në krye Adem Jashari, e jo politikës pasive të pacifistëve të dështuar të eksperimentit gandian të LDK-së me në krye Ibrahim Rugova.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri Empty
MesazhTitulli: Re: Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i sakrificës për liri   Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri EmptyTue Apr 08, 2008 6:12 am

Asimetria
Me gjithë dëshirën provokuese të pabazë të politikës së fetshit dhe të kultit të individit të ishtarëve dhe të mbështetësve të Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), përkatësisht të kryeliderit të saj, që për “llogari” të tyre materialiste, karrieriste dhe promovuese në sy të opinionit publik shqiptar dhe të atij ndërkombëtar, Rugovën nuk mund ta njëjtësojnë dhe ta krahasojnë me figurën dhe me veprën heorike grandioze të Adem Jasharit, sepse Rugova ishte “refleks i kushtëzuar” politik dhe eksperiment i falimentuar i filozofisë idealiste gandiane, kurse Adem Jashari ishte truri, zemra dhe forca aktive centrifugale e përshpejtimit të pavarësisë së Kosovës. Kjo është asimetria kryesore që e dallon Adem Jasharin dhe UÇK-në nga Ibrahim Rugova dhe nga politika pasive me “refleks të kushtëzuar” të eksperimentit të dështuar utopist gandian.
Ndaj, është i pabazë dhe i paqëndrueshëm vlerësimi i gabuar, ekstrem dhe i papeshuar se “Ibrahim Rugova ishte truri, kurse Adem Jashari zemra e pavarësisë së Kosovës”!?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri Empty
MesazhTitulli: Re: Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i sakrificës për liri   Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri EmptyTue Apr 08, 2008 6:12 am

Katër gabimet fatale,që e varrosëm mitin artificial
të pavarësisë së shpallur të Kosovës(1990)
- Gabimi i parë, brenda mandatit të tij dhjetëvjeçar (1990-1999), Ibrahim Rugova nuk kishte kurrfarë koordinimi as bashkëpunimi strategjiko-politik, diplomatik as ushtarak me Tiranën zyrtare rreth konkretizimit të pavarësisë së Kosovës.
- Gabimi i dytë, me të dalë në skenën publike ushtarake dhe politike të UÇK-së me në krye Adem Jashari(1998), Ibrahim Rugova deklaroi se ato janë “forca sekrete të Serbisë”(!?) – Kjo anatemë, edhe nëse është bërë me “marrëveshje” në relacionin politik LDK – UÇK, ka qenë dyfish kontraproduktive dhe e dëmshme, sepse në këtë mënyrë regjimit vrastar gjenocidal të të Serbisë Slobodan Milosheviqit, zyrtarisht i është dhënë “sinjali i gjelbër”, që t’i lufotjë dhe t’i asgjësojë forcat luftarake të UÇK-së me në krye Adem Jashari, me motivaicon se ato nuk kishin asgjë të përbashkët me politikën primitive paqësore gandiane të LDK-së.
Fatkeqësisht, këtë deklaratë fataliste zyrtare të kryeliderit të LDK-së, pa vonuar shumë kohë nga përhapja e saj, e kapitalizoi politika e terrorit gjenocid e Serbisë së Slobodan Milosheviqit, e cila, duke përfituar nga rasti i krijuar, ajo dërgoi në Prekaz fallangat e saj të armatosura policore, paramilitare dhe militare të Serbisë, ku në aksionin e tyre tinzar dhe barbarik vunë në shtetrrethim Kullën heroike legjendare të Shaban Jasharit, me ç’rast gjatë luftës treditëshe(5-7 mars 1998) heroike kundër 8000 forcave të armatosura me 200 tanke të blinduara serbe, vriten Shabani, Hamza dhe Ademi së bashku me 17 anëtarë të trjerë të familjes së tyre Jasharaj.
Ky ishte kulmi i tradhtisë dhe i dështimit të politikës eksperimentale gandiane të Ibrahim Rugovës, sepse gjatë tërë mandatit të tij (1990-1999), asgjë konkrete nuk kishte ndërmarrë, që në rast shpërthimi të luftës të mbronte popullin nga terrori dhe gjenocidi shfarosës i Serbisë kolonizatore dhe imperialiste.
- Gabimi i tretë, më i rëndë dhe më i pafalshëm përmbyllës politik i Ibrahim Rugovës ishte,kur UÇK-ja doli në skenën publike, ai në mënyrë flagrante cenoi Kushtetutën e Kaçakanikut (7. IX.1990) të Republikës së Kosovës, sipas së cilës ka qenë i detyruar të dilte në krye të komandimit të dhe të drejtimit ushtarak të forcave ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
- Gabimi i katërt, paqyrohet në faktin se, pas vënies së Kosovës nën administratën e jurisdiksionit ndërkombëtar të UNMIK-ut dhe të KFOR-it (10 qershor 1999),me propzomin e kryeshefit të UNMIK-ut, Bernard Kushner, kryelideri i LDK-së, Ibrahim Rugova pranoi që të shuhen të të gjitha institucionet e proklamuara fiktive të Republikës së Kosovës, si dhe aktet normative juridiko-kushtetuese të shpalljes së pavarësisë saj siç ishin: (1) Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut 1990; (2) Kushtetuta e Kaçanikut, 7 shtator 1990 dhe (3) Referendumi gjithëpopullor, 26-31 shtator 1991.
Këto janë ndër shkaqet kryesore politike, diplomatike, historike, kombëtare dhe ndërkombëtare pse Ibrahim Rugova nuk mund të konisderohet as truri e as zemra e pavarësisë së Kosovës, veçse një imitues pasiv i thjeshtë i koekzistencës primitive paqësore. Strategji fataliste kjo, e cila Kosovës i kushtoi me djegjegn, me terrorin dhe me qindra e mijëra viktima dhe varreza masive të saj, si rrjedhim i mosorganizimit me kohë të rezistencës luftarake gjithëpopullore shqiptare kundër agresionit dhe gjenocidit të fallangave paramilitare, policore dhe militare të regjimit çetniko-fashist barabar të Serbisë pushtuese kolonialiste dhe neokolonialiste të Slobodan Milosheviqit.
 
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri Empty
MesazhTitulli: Re: Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i sakrificës për liri   Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri EmptyTue Apr 08, 2008 6:38 am

Truri dhe zemra e pavarësisë së Kosovës
ishte pushka top e Adem Jasharit
Dalja në skenë e UÇK-së dhe lufta e saj heroike çlirimtare kombëtare, si dhe organizimi i rezistencës gjithëpopullore shqiptare kundër Serbisë gjakatare, ishte meritë e trurit, e zemrës dhe e guximit patriotik shqiptar të Adem Jasharit, përkatësisht të Jasharajëve së bashku me bashkëluftëtarët, me bashkëmendimtarët, me bashkëveprimtarët, me bashkideologët, me bashkëprojektuesit e tyre të idesë, të programit dhe të vizionit real të çlirimit dhe të pavarësimit të Kosovës nga okuparori kolonial shekullor serbomadh.
Pavarësisht nga interesat e ndryshme dhe nga tendencat subjektive dhe negative të individëve dhe të grupeve të ndryshme politike të interesit, që në çfarëdo forme kanë pasur dhe, ende kanë privilegje, përfitime materiale dhe karrieriste nga politika e LDK-së(1990-2008) së Ibrahim Rugovës, figura dhe vepra revolucionare kombëtare shqiptare e heroit legjendar, Adem Jashari nuk mund të krahasohet në asnjë aspekt me “trurin” e politikës pasive nënshtruese dhe kapitulluese (1990-1999) të Ibrahim Rugovës.
Prandaj, në kuptimin objektiv dhe realist as shkenca, as politika e as diplomacia e mirëfilltë shqiptare e as ajo ndërkombëtare nuk kanë argumente të vlefshme që të tërheqin asnjë krahasim dhe paralelizëm të njëjtësimit të Ibrahim Rugovës me Adem Jasharin, i cili së bashku me të villain Hamzën dhe me babain Shabanin dhe me tërë familjen etij 20 anëtarëshe u flijua për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Si rrjedhim, i luftës së drejtë heroike mbrojtëse çlirimtare kombëtare të komandantit dhe të strategut projektues dhe veprues të UÇK-së, Adem jashari, më 24 mars të vitit 1999, me iniciativën, me mbështetjen dhe me pjesëmarrjen direkte të Shteteve të Bashskuara të Amerikës së drejtuar na ish-presidenti, Bill Klinton, Aleanca e Atlantikut Verior (NATO) e bombardoi Serbinë gjenocidale dhe pushtuese të Slobodan Milosheviqit, me ç’rast Kosova u çlirua përgjithmonë nga thundra soldateske e hegjemonizmit dhe e kolonializmit shekullor serbomadh (1912-1999).
Po të mos kishte krisur pushka çlirimtare revolucionare e heroit të pavdekshëm legjendar Adem Jashari dhe e bashkëluftëtarëve të tij të flijuar dhe të gjallë nën flamurin e rezistencës kombëtare shqiptare të Ushtrisë Çlirimtare Kosovës(UÇK) as NATO-ja e as Amerika nuk do të ndërhynin ushtarakisht kundër Serbisë agresore për ta çliruar Kosovën shqiptare ngase deri në çastin historik vendimtar të daljes në skenë të UÇK-së së Adem Jasharit, në Kosovë mbretërnonte “politika paqësore” e LDK-së së Ibrahim Rugovës (1990-1999), e cila ishte kamuflimi më oportun i shtypjes dhe i terrorit gjenocid të Serbisë policore dhe ushtarake në Kosovë.
Statusi dhe pozita e sotme e Republikës së Kosovës (17.02.2008), direkt dhe indirekt është vepër meritore e luftës çlirimtare kombëtare e Adem Jasharit-UÇK-së, të cilën ligjërisht, politikisht, diplomatikisht dhe ushtarakisht e mbështeti Amerika dhe NATO-ja. Në këtë kontekst, nuk mund të bëhet asnjë krahasim tjetër qoftë me përmbajtje politike, diplomatike apo ushtarake. Preteksti dhe arsyeja kryesore për thyerjen e boshtit të kurrizit të makinerisë ushtarko-policore dhe paramilitare nga ana e NATO-s dhe e Amerikës, ishte shpëtimi i strategjisë kombëtare çlirimtare ushtarake të UÇK-së së Adem Jasharit, jo i politikës dështuese antilufatarake të Ibrahim Rugovës, politikë kjo, e cila më se dhjetë vjet e ka vonuar lirinë dhe poavarësinë e Kosovës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri Empty
MesazhTitulli: Re: Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i sakrificës për liri   Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri EmptyTue Apr 08, 2008 6:39 am

Rugova nuk ishte as truri i LDK-së
Edhe në kuptimin e ngushtë të fomimit dhe të drejtimit të politikës së LDK-së, Rugova nuk ishte truri, por kryetari i saj. Ndërkaq, truri dhe forca motorike e LDK-së ishte krijuesi dhe ideologu i saj, Akademik Fehmi Agani.
Si pasojë e humbjes së intensitetit, të krijimit dhe të përfilljes së prirjeve të inercionit, të spontanitetit, të zbatimit të strategjisë së frikëzimit, të defetizimit, të liderizmit, të anarakisë, të korrupsionit, të provencializmave të ndryshëm dhe të nënshtrimit të politikës fiktive gandiane të rugovizimit, Profesori ynë i nderuar atdhetar i devotshëm, Fehmi Agani pat dhënë dorëheqje nga posti i nënkryetarit të LDK-së.
Pikërsiht, pse kjo ishte e vërtetë teorike dhe praktike në favor të realizimit të konceptit të pavarësisë së Kosovës, politika terroriste dhe gjenocidale e regjimit tiranik antishqiptar e Slobodan Milosheviqit, përmes fallangave dhe bandave paramilitare e policore të saj, në mënyrën ataviste e kanë vrarë Akademikun tonë të shquar, Fehmi Agani, jo Ibrahim Rugovën për shkak të faktit se “truri politik” i tij asnjëherë nuk ka paraqitur as më të voglin rrezik për interesat grabitçare kolonialiste të Serbisë në Kosovë.
Rasti i likudiimit të Akademikut të ndjerë Fehmi Agani dhe rasti i heroit dhe i trimit legjendar Adem Jashari së bashku me bashkëmendimtarët, me bashkideologët, me bashkëprojektuesit dhe me bashkëluftëtarët e tyre politikanë, stratregë dhe ushtarakë etj. (1912-2008), është prova e pakundërshtueshme historike dhe faktike se, Serbia kolonialiste dhe gjenocidale gjithmonë e ka likuiduar trurin dhe zemrën e Kosovës, përkatësisht të Shqipërisë Etnike, që në në çfarëdo forme e ka kundërshtuar, e ka luftuar dhe e ka rrezikuar interesin kolonial dhe hegjemonist të Serbisë gjenocidale në Kosovë.
Madje, pavarësisht nga titujt ushtarakë, politikë e shkencorë, politika terroriste gjenocidale e Serbisë së dikurshme dhe të sotshme ka likuiduar dhe, do të likuidojë çdo shqiptar (nëse i jepet rasti,qoftë edhe korrier edhe bari etj.) në qoftë se ajo konsideron se, ata paraqesin ndonjë rrezik për interesat e saj kolonialiste. Në të kundërtën, ajo nuk kishte arsye që të likuidonte as Mahmut Bakallin as Ibrahim Rugovën, as Sinan Hasanin, as Ali Shukriun etj., sepse ata nuk kanë ishin kurrfarë rreziku për interesat e brendshme as të jashtme të politikës së Serbisë.
Në këtë vështrim, ekzekutimi i Fehmi Aganit nuk ishte kurrfarë befasie për shqiptarët që e njohin mirë doktrinën dhe praktikën e historisë dhe të politikës së derisotme të marrëdhënieve serbo-shqiptare në Ballkan (1844-2008), sepse politika strategjike shtetërore dhe kishtare e Serbisë kolonialiste gjenocidale në vazhdimësinë e saj historike si prioritet ka pasur vrasjen, likuidimin, burgosjen, torturën, kompremtimin, izolomin, përndjekjen dhe spastrimin e trurit dhe të zemrës së çlirimit, të pavarësimit, të mbrojtjes dhe të ribashkimit të kombit dhe të shtetit shqiptar, e jo shërbëtorët dhe vasalët e saj nënshtrues me “vulë” të eksperimentit gandian rugovist etj.
Të njëjtën strategji likuiduese terroriste dhe gjenocidale sikurse ndaj trurit të Adem Jasharit, Serbia e ka zbatuar edhe me rastin e vrasjes së heronjve dhe trimave legjendarë shqiptarë siç ishin: Azem Bejta, Isa Boletini, Hasan Prishtina, Haxhi Zeka, Bajram Curri..., etj., dhe i qindra e mijëra shqiptarëve të tjerë patriotë që iu përkasin gjeneratave dhe kohëve të ndryshme të historisë së derisotme të Kosovës-Shqipërisë Etnike.
Duke qenë se,që nga krisma e parë e pushkës top e Adem Jasharit për çlirimin, për lirinë dhe për pavarësinë e Kosovës, është varrosur antipragmatizmi i politikës gandiane dështuese rugoviste, është turp, është injorancë dhe është provokim armiqësor, të pohohet publikisht para popullit shqiptar dhe para bashkësisë ndërkombëtare, se I.Rugova “ishte truri, kurse Adem Jashari ishte zemra e pavarësisë së Kosovës”, kur tërë Evropa dhe bota e di,se truri dhe zemra e përshpejtimit dhe e jetësimit të lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës ishte Adem Jashari me bashkëluftëtarët dhe me heronjtë e tij të rënë dhe të gjallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri Empty
MesazhTitulli: Re: Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i sakrificës për liri   Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri EmptyThu Aug 28, 2008 6:43 am

VARDISJA DHE BËRLYKJA KOMIKE POST FESTUM E LAROVE NË EMËR TË HEROIT ADEM JASHARI (!?)

*** Se injoranca dhe tradhëtia nuk kanë fund, as brirë, kështu, këndon edhe këngëtari ynë i mirënjohuar patriot DRENICAR shqiptar, Ibish Broja: “-Hajde, hajde, oj hafi, hajde, hajde, oj mafi, ku ma kini starën Serbi”!

*** Edhe autori i bashkohet kësaj psherëtime mallkuese të këngëtarit popullor të shquar, Ibish Broja kundër të gjithë atij soji të përdalë, që nuk ka asnjë lidhje me emrin dhe me veprën kombëtare patritotike të ADEM JASHARËVE (as për së gjalli, as për së vdekuri).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri Empty
MesazhTitulli: Re: Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i sakrificës për liri   Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri EmptyThu Aug 28, 2008 6:44 am

KU ISHIN LAROT MË 5, 6, DHE 7 MARS 1998, KUR ADEM JASHARËT RANË HEROIKISHT NË PREKAZIN LEGJENDAR?

- Po të ndërhynte me kohë ushtria shqiptare e Republikës së Shqipërisë (më 1989, kur Serbia agresore dhe gjenocidale, me tanke dhe me avionë luftarkë e pushtoi Kosovën shqiptare, ashtu sikurse Rusia Gjeorgjinë, më 7 gusht 2008, me qëllim që t’ia shkëpusë Osetinë Jugore), sigurisht se Serbia militariste dhe policore, do të detyrohej të zbrapsej nga kryerja e terrorit dhe gjenocidit në Kosovën shqiptare (1989-1999).

Ndërhyrja ushtarake e Shqipërisë në mbrojtjen preventive të Kosovës nga agresioni dhe gjenocidi serb, pa dyshim se, do të ndikonte pozitivisht edhe në ndryshimin e politikës së çoroditur defetiste dhe nënshtruese të LDK-së së “Mahatmagandit” të Ballkanit. Mirëpo, fatkeqësisht, meqë ndodhi e kundërta, Kosova u gjet nën “thikën” e gjenocidit çetniko-fashist serbomadh, kështu që, në një mënyrë, së bashku me popullin shqiptar të Kosovës, u sakrifikua dhe u viktimizua edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës me në krye kryekomandatin e saj legjendar, ADEM JASHARI, i cili më 5, 6 dhe 7 mars të motit 1998, së bashku me të vellain Hamzën, me Babain Shabanin dhe me tërë familjen e tij 22 anëtarëshe, luftuan trimërisht me pushkë në dorë kundër më se 8000 mijë trupave invaduese çetniko-fashiste serbe, të cilët pas luftës së pabarabartë treditore kundër hordhive barbare serbe, bijnë heroikisht në logun e betejës për lirinë e Kosovës, me ç’rast e paguan veten, duke ia vrarë armikut mbi 70 policë në Prekazin e Poshtëm të Drenicës. Lavdi të përjetshme emrit dhe veprës së tyre të ndritshme njerëzore, kombëtare dhe atdhetare shqiptare! Kjo qëndresë dhe kjo luftë heroike e ADEM JASHARAJVE, ashtu sikurse ajo e Azem Bejtës me Shotën Galicën dhe me bashkëluftëtarët e tij heronj, si dhe rezistenca dhe lufta e përgjithshme heroike e UÇK-së për jetë të jetëve ia ndryshoi historinë Kosovës.

Pushka e Adem Jasharit e tronditi tërë botën liridashëse, por jo, edhe ndërgjegjen e kalbur dhe të ndryshkur të filoserbëve shqiptarë, të cilët, edhe pas vdekjes së Adem Jasharit, edhe pas pavarësimit të Kosovës, më 17 shkurt 2008, ende nuk i kanë prerë lidhjet miqësore me Serbinë.

Pyetja që tërë jetën, do të kërkojë përgjigjjen e ndërgjegjës sonë shqiptare:
- Ku ishim ne, kur KËSHTJELLA E QËNDRESES HEROIKE E ADEM JASHARAJVE U GJEND NË SHTETËRRETHIMIN E HEKURT TË 8000 FORCAVE ÇETNIKO-FASHISTE SERBE, Më 5, 6 dhe 7 Mars 1998?

Sipas kronikës së kohës, thuhet se “ka qenë e pamundur çarja e rrethimit të hekurt të Familjes së JASHARAJVE dhe të Prekazit nga 8000 forca policore serbe me tanke, me topa, me raketa dhe me armë të tjera luftarake...”(www.geocities.com, op.cit. nga www.dituriaislame.com). Megjithatë, ky është vetëm një konstatim i autorit Dr.Mehmet Rukiqi, i cili, shikuar në aspektin e përgjithshëm ushtarako-strategjik mbrojtës së Kosovës, sipas Kushtetutës së Kaçanikut (1.IX.1990) të Republikës së Kosovës dhe sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë 22..XI.1998), është i diskutueshëm, sepse në rastin konkret, edhe politika zyrtare e Prishtinës në krye me Ibrahim Rugovën dhe me Bujar Bukoshin, edhe politika zyrtare e Tiranës me në krye Fatos Nanon dhe me Sali Berishën, kanë dështuar në mbrojtjen ushtarake dhe luftarake të shqiptarëve dhe të Kosovës nga ana e Serbisë agresore dhe gjenocidale, sepse kanë vepruar në kundërshtim me dispozitat dhe me nenet e sanksionuara në të dy kushtetutat, ku flitet për marrjen nën mbrojtje të shqiptarëve në rast kërcënimi të çdo rreziku dhe, të çdo agresioni luftarak të jashtëm. Ky është shkaku dhe pasoja kryesore, pse, ndër të tjera, (në kuptimin e ngushtë), është bërë shtetrrethimi i Familjes së ADEM JASHARIT dhe i Prekazit heroik të pamposhtur, si dhe më pas, djegja e tërë Kosovës (në kuptim të gjerë) nga bandat policore, paramilitare dhe militare të Serbisë soldateske të Slobodan Milosheviqit.

Likoshani, Qirezi, Llapushniku, Prekazi-Drenica dhe i gjithë Dukagjini- Kosova në flakë, kurse kryeqyteti Prishtina “oazë paqeje” dhe “qendër lulëzimi” e biznesit serbo-shqiptar. Vizitori i rastit kishte përshtypjen se, vërtet në Kosovë mbretëronte qetësi dhe paqe, sepse, ngado që sillej, nuk shihte asgjë të pazakonshme, mbase asgjë nuk lëvizte në kuptimin e ndryshimit të “idilës romantike” të politikës nënshtruese dhe kapitulluese të LDK-së.

Edhe pse të gjithë ne që jetonim në Prishtinë, i dëgjonim krismat e pushkëve, të topave, të granatave, dhe, me sytë tanë të verbuar e shihnim tymin e dalë nga baruti, që si re e zezë ngrihej në qiell nga të shtënat e panumërta të armëve dhe të municioneve të shumta të agresorit pushtues çtniko-fashist serb, që i shkrepte në popullsinë e pafajshme shqiptare dhe në shtëpitë e tyre, që nuk ishin larg Prishtinës.

Esenca e realitetit të “jetës romantike” në Prishtinë, ishte e barasvlershme me dështimin dhe me kapitullimin e plotë kolektiv. Mirëpo, këtë miopët dhe “sportistët” e LDK-së së Ibrahim Rugovës nuk e pranonin dhe, nuk donin ta shihnin, sepse qorrazi dhe, pa kurrfarë mbulese i besonin anekdotës stereotipe të “një gomari”, të cilin e kishte pasë shqyer ujku, por ai, kursesi të bindej se ajo ishte e vërtetë, por “thoshte,- inshalla jam në ëndërr”. Ky ishte kuptimi i reales së “jetës romantike-paqësore” në Prishtinë, kur tërë Kosova ndodhej në shtetrrethim luftarak, terrorist dhe gjenocidal të Serbisë së Slobodan Milosheviqit (1989-1999).

Edhe pse kjo ishte e vërtetë, besimtarët e “pejgamerit” të rrjeshëm të LDK-së, popullin e gënjenin dhe e mashtronin se në “Kosovë nuk do të ketë luftë kurrë”, edhe pse lufta zhvillohej para “hundës” së tyre “politike-paqsore”. Mirëpo, ata, për hir të interesave të tyre materiale, financiare, ekonomike, tregtare dhe karrieriste politike (që të pasuroheshin sa më shumë, duke bashkëpunuar me Serbinë) në kurriz të politikës së vetë pejgamerit të tyre, dhe të popullit, e kishin për detyrë që të propagandonin në popull, se në ”Kosovë nuk do të kishte luftë” ngase “pejgameri” i tyre iu kishte dhënë një garanci të tillë premtuese. Kështu që, të verbuar nga interesi i tyre egoist personal dhe grupor partiak, “sportistët” e LDK-së së Ibrahim Rugovës (në vend se ta përgatitnin dhe ta mobilizonin me kohë Lëvizjen e Rezistencës Gjithëpopullore Shqiptare si brenda, ashtu edhe jashtë Kosovës kundër agresionit dhe gjenocidit të Serbisë), ata u përqëndruan në realizimin e interesave të tyre personale dhe grupore, “humbën nga mendja”, duke hapur dyqane, shitore, firma, kompani tregtare dhe ekonomike me Serbinë, duke ndërtuar pallate moderne, duke shpërngulur (me autobusë dhe me kombibusë privatë, me çime shumë të larta të agjencive turistike shqipfolëse) me qindra e mijëra shqiptarë në vendet e ndryshme të Evropës, duke tregtuar ditë e natë mallra të ndryshme me Serbinë, duke hapur ordinanca mjekësore private, të cilat nuk i plotësonin as kushtet elementare sanitare, të funksiononin si një burektore, lëre më si ambulanca mjekësore. Mirëpo, kjo u konvenonte edhe Serbisë, edhe pronarëve të tyre, sepse qëlllimi i tyre ishte, se si të vjelin sa më shumë marka gjermane dhe para nga pacientët e tyre, e shumë pak humanitar dhe mirëbërës
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri Empty
MesazhTitulli: Re: Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i sakrificës për liri   Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri EmptyThu Aug 28, 2008 6:45 am

Viktima të filozofisë së koekzistencës primitive paqësore

Ne në Prishtinë ishim vetëm “viktima të gjalla” (me ndjenja të përgjumura dhe të topitura njerëzore dhe kombëtare, si rrjedhim i ëndërrave, i premtimeve, i shpresave dhe i iluzioneve të shkreta të politikës filozofike idealiste (religjioze dhe shoqërore) indiane të LDK-së së “Mahatmagandit”(1990-19989).

Nga frymëzimi, nga indoktrinimi dhe nga “infektimi” i politikës filosofike të “Mahamtmagandit”, ne zgjodhëm rrugën e pacifizmit dhe të defetizmit pasiv të koekzistencës primitive paqësore, në vend të politikës së koekzistencës aktive paqësore pragmatike, e cila në thelb nuk pranonte mashtrime, premtime, pritje të pafund dhe durim të kotë pothujse 10-vjeçar, por rezistencë, këmbëngulësi, vizion dhe gatishmëri për lëvizje dhe angazhim konkret aktiv drejt ndryshimit të politikës pasive kozmopolite, me qëllim që të ndërtohej një strategji koekzistente e bashkimit të të gjitha subjekteve politike shqiptare jo vetëm në Kosovë, por edhe në gjithë hapësirat e tjera të Shqipërisë Etnike.

Një politikë e tillë e gabuar dhe mashtruese ua “shpërlau” trurin atyre shqiptarëve, që verbërazi ishin mashtruar nga premtimet pothuajse 20-vjeçare boshe të LDK-së dhe të kryetarit të saj, Ibrahim Rugova, se liria dhe pavarësia e Kosovës, ishte vetëm çështje e kohës. Mirëpo, rrethanat politike, praktika 2o-vjeçare provuan të kundërten. Kosova u bë e pavarur dhe e lirë, vetëm më 17 Shkurt 2008, si rrjedhim i lindjes, i zhvillimit, i rritjes dhe i afirmimit të luftës çlirimtare kombëtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) me në krye Komandantin e saj legjendar, Adem Jashari. Kjo luftë e UÇK-së e drejtuar dhe e komanduar nga Legjenda Kombëtare Shqiptare, Adem Jashari, ishte preteksti dhe shkaku kryesor pse SHBA-të dhe NATO-ja e bombarduan Serbinë e Slobodan Milosheviqit, me qëllim që ta ndihmojnë dhe ta shpëtojnë UÇK-në së bashku me tërë popullin mbi dy milionësh shqiptar të Kosovës (24 mars-10 qershor 1999).

Logjika absurde e filozofisë politike e tejkaluar (dhe e pazbatueshme për kohën dhe për rrethanat historike, politike dhe shoqërore të Ballkanit sizmik, si rrjedhim “i termeteve” bizantine-serbosllave me në krye Piemontin e tyre-Rusinë cariste) e “gandizmit” të LDK-së (1990-1999), ishte pa asnjë vlerë për interesin e përgjithshëm të kombit dhe të Shqipërisë), duke ndenjur “duarkryq”, duke pirë “çaj rusi” dhe, duke pirë “kafe makiato” italiane nëpër “baret” dhe, nëpër tavernat me mbishkrime dhe me tagra serbe, të cilat, sipas pohimit të gjysmëpronarëve të tyre shqipfolës, ishin “prona mikste”, gjë që ata nuk mund të “mbijetonin” ndryshe. Fitimin e pazarit ditor, të fituar nga konsumatorët shqiptarë, e kishin të përbashkët me padronët e tyre serbomëdhenj, të cilët, pa punuar fare, merrnin para të gatshme (në valutat gjermane, amerikane, zvicerane, franceze etj. dhe, jetonin në kurrizin, në gjakun dhe në djersën e shqiptarit.

Paradoksi i papranueshëm dhe i pajustifikueshëm i tendencës së “miqve të rinj” shqipfolës, se edhe ata “ishin jasharë”(!?), kur dihet se ata, edhe gjatë kohës së luftës, edhe në kohë paqeje ishin dhe, edhe sot, janë vetëm zagarë të Serbisë, sepse as dikur, e as sot nuk i kanë prerë “lidhjet miqësore" dhe dashurinë me Serbinë kolonialiste gjenocidale.

– Pse, tash, pas rënies dëshmor për lirinë dhe për pavarësinë e Kosovës-Shqipërisë Etnike, “shumëkushi” po i vardiset përvetësimit dhe jetësimit të trimërisë, të lavdisë, të heroizmit të historisë së emrit dhe të veprës heroike çlirimtare kombëtare dhe patriotike të ADEM JASHARIT, kinse “janë pjesë e pandashme” e tij?! – Kur dihet se, ata, në çastin e “orës së madhe vendimtare” historike shqiptare, nuk kanë qenë as afër, as me Adem Jasharin në çastin e fundit të jetës së tij, me rastin e vrasjes së bashku me familjen e tij heroike martire në mbrojtjen e PRAGUT ARBËROR SHQIPTAR të shtëpisë së tij stërgjyshore ilire-shqiptare-në Prekaz të DRENICËS së pamposhtur shqiptare nga ana e mbretërve dhe, nga ana e krajlëve të Serbisë.

Të gjithë ata që kanë qenë në dijeni me kohë për shtetërrethimin e familjes Jasharaj, e nuk kanë marrë masat e nevojshme të mobiliizimit të përgjithshëm luftarak për të marrë pjesë në mbrojtjen kolektive shqiptare të saj, pa dyshim se u kanë mbetur borxh edhe Adem, Hamzë, Shaban Jasharit dhe tërë familjes së tyre; u kanë mbetur borxh luftës heroike të UÇK-së, si dhe, i kanë mbetur borxh mbarë Kosovës shqiptare të përgjakur.

Tash (pothuaj se një dekadë) pas vdekjes heroike të ADEM JASHARIT së bashku me familjen e tij martire, shumëkush (për qëllime të errëta, mafioze, karrieriste politike dhe bajraktariste), në forma të ndryshme po orvatet të manipulojë me emrin dhe me veprën e tij, sepse ai, tanimë nuk është në mesin tonë.

Tanimë, “pasi u fal Bajrami”, lehtë është ta “dhunojmë” çiftelinë dhe sharkinë, lapsin dhe letrën, duke i kënduar HYMNE LAVDIE me arsye emrit dhe veprës së pavdekshme atdhetare kombëtare patriotike shqiptare të Adem Jasharit-JASHARAJVE, po ku ishim atëherë, në ato kohë të stuhishme, kur ai me vëllain Hamzën, me Babain Shabanin dhe me bashkëluftëtarët e tij, më shumë jetoi dhe veproi në ilegalitet nëpër malet e Drenicës-Kosovës, duke zhvilluar luftë guerile kundër bandave dhe fallangave terroriste çetniko-fashiste të regjimit gjenocidal të Serbisë së Slobodan Milosheviqit (1992-1998).

Tanimë, është lehtë edhe të pohojmë, dhe të shkruajmë në format më panjerëzore, se “kemi qenë shokë, bashkidealistë, bashkëpunëtorë dhe bashkëluftëtarë të ngushtë dhe të pandashëm” me idealin, me figurën dhe me veprën e ndritshme patriotike ADEM JASHARI(!)

Mirëpo, fillimi, zhvillimi dhe epilogu i ngjarjes tragjiko-heroike të Adem, Hamzë dhe Shaban Jashari së bashku me anëtarët bashkëluftëtarë të familjes së tyre (nëna, gratë, djemt, vajzat dhe fëmijët), PROVOI TË KUNDËRTËN ngase ata luftuan vetëm tri ditë rresht, pa i ndihmuar askush, ishin në shtetrrethim të plotë nga “8000” forca policore, paramilitare dhe militare çetniko-fashiste barbare, të cilat, ia arritën qëllimit barbar atavist dhe racist të tyre, që të vrisnin Ademin, Hamzën, Shabanin dhe tërë familjen e tyre 22 anëtarëshe.

Tragjedia heroike e FAMILJES JASHARI ndodhi, dhe përfundoi në atë mënyrë, për shkak se, në atë moment të rëndësishëm dhe tragjik historik, të gjithë shqiptarët “kishin pasë vdekur”.- Asnjë nuk u gjetë afër tyre, (as në vijën e parë të zjarrit, e as në prapavijën mbrojtëse të shpartallimit të armikut shtetrrethues terrorist gjenocidal serbomadh) në mbështetje të tyre me pushkë në dorë për t’i bërë ballë armikut barbar pushtues serbomadh.(!?)
– Çdo justifikim në këtë temë, është i papranueshëm
E, tash, pas flijimit të tyre për dheun dhe për kombin shqiptar, me aspiratën jetësore për ta parë Kosovën-Shqipërinë Etnike të lirë dhe të pavarur, JA QE 10 vjet në kohë paqeje, si kërpudhat pas shiut dolën “shumë simpatizues dhe ithtarë” të Adem Jasharit, ku në forma të ndryshme: “ me sharkia, me çiftelia, me pena, me libra, me artikuj, me politika, me diplomaci, me biznese, me firma, me miliona, me miliarda dhe me biliona etj.”, po orvaten që, në forma të ndryshme, të dëshmohen se “ishin dora e djathtë” e ADEM JASHARIT(!?)
- Përkundrazi, ishin "gishti i zgjatur" i Serbisë okupatore dhe kolonizuese në Kosovë.

Mirëpo, në fakt, asnjëri prej këtyë rrencave të kohës paqësore nuk kanë qenë as bashkëidealistë, as bashkëpunëtorë, e as bashkëluftëtarë të Adem Jasharit, se po të ishte kjo e vërtetë, ai farësoji hibrid i “kohës së kashtës” (pas të shirave), nuk do ta kishin lënë ATË vetëm dhe të izoluar në shtetrrethim të hekurt të “8000” forcave të soldateskës serbe, por do të kishin qenë në të njëjtat llogore me pushkë në dorë me BACËN ADEM JASHARI, ME BACËN HAMZË JASHARI, ME BACËN SHABAN JASHARI DHE ME GJITHË FAMILJEN E TYRE 22 ANËTARËSHE JASHARAJ-NDERI, BESA, SINQERITETI, KRENARIA, TRIMËRIA DHE NDËRGJEGJJA JONË LIRIDASHËSE, KOMBËTARE DHE ATDHETARE SHQIPTARE...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII


Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri Empty
MesazhTitulli: Re: Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i sakrificës për liri   Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri EmptyThu Aug 28, 2008 12:11 pm

Adem Jashari gjithne do mbetet legjende e gjalle e shqiptarise, dhe frymezim per cdo shqiptar!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Argent
Anëtar
Anëtar
Argent


Male
Numri i postimeve : 244
Age : 47
Vendi : Ilirida
Registration date : 12/08/2008

Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri Empty
MesazhTitulli: Re: Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i sakrificës për liri   Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri EmptySat Aug 30, 2008 12:00 am

''Po te kishte cmim
Nobel per heroizem,
pa dyshim se do ta fitonte Adem Jashari''
Lavdi deshmorve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri Empty
MesazhTitulli: Re: Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i sakrificës për liri   Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri EmptySat Aug 30, 2008 12:14 am

Cmimi nobel nuk mjaftone per te ai meritone gjithcka qe eshte shqiptare por ne nuk jemi duke ja realizuar vetem e rejme duke i thane BAC U KRY
JO PO DUHET MI TREG DREJT BACIT MI TANE BACE TE REJME SE NUK ESHTE KRY
LAVDI DESHMOREVE
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Argent
Anëtar
Anëtar
Argent


Male
Numri i postimeve : 244
Age : 47
Vendi : Ilirida
Registration date : 12/08/2008

Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri Empty
MesazhTitulli: Re: Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i sakrificës për liri   Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri EmptySat Aug 30, 2008 12:29 am

Jane te rall ata qe tregojn drej si Bac Ademi
Ademi u lind ne nje dite te shenuar-diten e Flamurit dhe pavaresise se Shqiperise,me 28 nentor 1955.Ndonse mbaroi shkollen e mesme teknike,asnjeher nuk punoi ne pune te shtetit.Ishte i qete, fliste pak.Megjith pamjen e ashper,disi te frikshme,nuk mbaet mend te ket pasur ndonje ngatrres me shqiptaret .Me mustaqe vesh me vesh dhe mjekren e zeze ngjante me nje re,ee cila kercenushem leviz per te shkeputure diku.I rritur ne nje kulle ku flitet per lufte dhe trimrite shekullore te trimave per clirim...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri Empty
MesazhTitulli: Re: Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i sakrificës për liri   Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri EmptyTue Sep 02, 2008 2:16 am

Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri Default

Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri Pixel-vfl73 Ju keshilloi te gjithve me vemendje te ndegjoni kete bised dhe te bejem kete analize edhe ne .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri Empty
MesazhTitulli: Re: Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i sakrificës për liri   Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri EmptyTue Sep 02, 2008 2:20 am

Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri Default Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri Pixel-vfl73
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
forca1
Anëtar i ri
Anëtar i ri
avatar


Male
Numri i postimeve : 88
Vendi : GJERMANI
Profesioni/Hobi : PILOT
Registration date : 13/01/2008

Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri Empty
MesazhTitulli: Re: Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i sakrificës për liri   Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri EmptyWed Nov 05, 2008 12:52 am

Adem Jashari i jap ''Jetes Shqipetare'' nje Vlejt e cila ishte zhdukur shum koh te shqipetaret e Kosoves.

Adem Jashari nje Heroj i paharruar per Mua....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri Empty
MesazhTitulli: Re: Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i sakrificës për liri   Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i sakrificës për liri
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 3Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
 Similar topics
-
» Ademi e Hamza e filluan luftën duke kënduar
» ISA BOLETINI NË 100 VJETORIN E FLAMURIT
» Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.
» Përmbledhje nga krijues të ndryshëm
» Çka shkruan Adem Jashari në letrën dërguar LPK-së në Dhjetor

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: