Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 MIGRENA

Shko poshtë 
5 posters
AutoriMesazh
Tetovari
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Tetovari


Numri i postimeve : 109
Registration date : 17/12/2007

MIGRENA Empty
MesazhTitulli: MIGRENA   MIGRENA EmptyThu Jan 03, 2008 8:34 pm

MIGRENA Migraene1

Metoda preventive për zvogëlimit e dhimjeve të kokës.
Të zbusësh migrenën pa përdorur kiminë.

Shpresa të reja për pacientët që kanë sëmundjen e migrenës! Me një kujdes paraprak mund të zvogëlohen dhimbjet e kokës në masë të madhe.

Me sport, me teknika të qetësimit dhe me bimë shëruese, sipas një shkrimi të revistës Vital mund të luftohet e keqja në rrenjë.
Më e rëndësishme për pacientët që vuajnë nga migrena është një plan i rregullt ditor, kudo të respektoheshin kohët e të ushqyerit dhe disa çështje tjera. Një herë në javë këta pacientë duhet të rezervojnë kohën për masazh, koncert apo kino. Por edhe aktivitetet tjera në masë mesatare mund të ndihmojnë shumë, si p.sh. vrapimi, ngasja e biçikletës, noti e kështu me radhë. '' Sporti e liron trupin prej hormonave stresore dhe e trajnon trupin që të krijohet një ndryshim i shëndoshë
në mes të shqetësimit dhe qetësimit'' thotë profesori Helmet Gögel dga Klinika për dhimbje në Kil të Gjermanisë. 43 për qind e pacientëve kanë pasur sukses nga një terapi psikologjike e qetësimit. Metoda që, sipas Jacobsonit, mësohet më së lehti, ështe refleksi progresiv i muskujve. Muskujt shtrëngohen dhe menjëher pastaj çlirohen. Kjo metodë, sipas studimëve ka pasur rezultatet shumë të mira. Edhe bimët shëruese mund të ndihmojnë shum në këtë drejtim, në veçanti bima e quajtur Pestasites. Kjo bimë përgjysmon paraqitjen e migrenës siç tregon një studim nga College (kolegji) ,. Albert Einstein'' në New York.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kosovarja
Admin
Admin
Kosovarja


Female
Numri i postimeve : 4833
Age : 38
Vendi : Jashtokësore!
Registration date : 14/08/2007

MIGRENA Empty
MesazhTitulli: Re: MIGRENA   MIGRENA EmptyFri Jan 04, 2008 1:50 am

Tetovari te pergezoje per temen

Ngase ne ditet e sotme dhimbja e kokes apo migrena eshte perhapur ne mase shume te madhe e sidomos ne rastet e tilla 50% te ketyre rasteve jane femrat e sidomos gjate ciklit menstrual apo gjate shtatezenise..

Nga se shkaktohet migrena?

Mendohet se migrena shkaktohet nga çlirimi i një substance kimike të quajtur serotoninë ose 5HT në gjak, që shkakton ndryshime në enët e gjakut në tru. Se çfarë ndodh me saktësi është ende e paqartë por një numër shkaqesh është identifikuar të cilat ndryshojnë nga personi në person. Në më të shumtën e rasteve ndodh një kombimin faktorësh që çojnë në krizë ku mund të përfshihen faktorë ushqyes si çokollata, fruti i portokallit, limoni, brumërat, djathrat, alkooli (veçanërisht vera e kuqe), kafeina, mungesa e vitaminave, ushqime të përpunuara.

Faktorët hormonalë :periodat, hipertensioni apo menopauza

Faktorët psikologjikë: presioni i lartë i gjakut, dhimbjet e dhëmbëve, dhimbjet e syve, sinozitet apo bllokimi i hundëve

Streset emocionale: zemërimi apo depresioni, emocionet e forta, shokimet, çlirimi i tensioneve, çlirimi nga streset.

Streset fizike: mbilodhja, aktiviteti, ndryshimi i rutinës, çrregullimet e gjumit, çrregullimet seksuale.

Faktorët ambientalë : ndryshimi i klimës, lagështira, zhurmat, zërat e lartë, drita.

Si kurohet?
Nuk ka një kurë të përcaktuar por vendoset një trajtim mjekësor që ndihmon. Shumë njerëz përdorin analgjezikët si aspirinën, paracetamolin apo ibuprofenin që në disa raste kombinohen me përbërës të tjerë si kodeina, kafeina, antihistamina apo antiemetikë gjithnjë nën kontrollin e mjekut . Një tjetër medikament që qetëson dhimbjet e migrenës është ergotamina por që tani nuk përdoret më. Ilaçi i njohur si 5HT antagonist ndihmon në korrigjimin e balancimit të serotominës në tru, gjatë krizës. Zbulimi i sëmundjes që në fazat fillestare është i rëndësishëm, edhe pse krizat e migrenës janë të “ fshehura” si dhimbje të shkaktuara nga çrregullimet gastrike dhe merret mjekim me ilaçe që absorbojnë direkt në qarkullimin e gjakut. Disa ilaçe veprojnë në përshtatje të kësaj gjendjeje dhe gjithsesi ndihmojnë përbërës të tjerë të veprojnë më shpejt.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

MIGRENA Empty
MesazhTitulli: Re: MIGRENA   MIGRENA EmptySat Jan 05, 2008 10:41 am

Migrena, eshte nje semundje neurologjike me dhimbje pulsative te kokes e shoqeruar me nause, vjellje, ndjeshmeri ndaj drites, zerave dhe ndaj aromave.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Tetovari
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Tetovari


Numri i postimeve : 109
Registration date : 17/12/2007

MIGRENA Empty
MesazhTitulli: Re: MIGRENA   MIGRENA EmptySun Jan 06, 2008 8:14 pm

Migrena
Dhimbja e kokës na dëshpëron të gjithëve, dhe sipas shkencëtarëve në Harvard, gjysma prej nesh preket nga ajo të paktën një herë në muaj. Specialistët kanë zbuluar se përveç njerëzve kronikë, pjesa tjetër e popullsisë ka më shumë shqetësime gjatë muajve të verës. Pasi në këtë kohë ekspozimi në diell është i madh, dhe kjo shkakton çrregullim. Megjithatë, pjesa më e madhe e dhimbjeve të kokës nuk shkaktohet nga ndonjë sëmundje. Por çfarë i shkakton? Si trajtohen më mirë?
TENSIONI
Kjo është dhimbja më e zakonshme dhe sjell pakënaqësi në kokë, lëkurë apo qafë, dhe shpesh lidhet me ngushtësinë e muskujve. Studimet tregojnë se ato zhvillohen gjatë pasdites, dhe shumë rrallë zgjasin më shumë se 4 orë. Këto lloj dhimbje koke, që vinë nga tensioni, sipas të dhënave e kanë rreth 80 për qind e popullsisë. Më shumë vuajnë gratë se sa burrat, dhe rreth 3 për qind e të rriturve kanë dhimbje koke kronike nga tensioni, me kriza më shumë se 15 ditë në muaj.
Simptomat
Ata që vuajnë ndjejnë një presion të lehtë rreth kokës, pra simptomën universale, por mund t'i dhembin edhe muskujt e qafës dhe shpatullave. Ato mund të shoqërohen edhe me stres. Shkaku ekzakt është i panjohur; mund të përfshihen disa faktorë. Dhimbja e kokës nga tensioni shkaktohet të paktën pjesërisht nga mënyra si nervi i kokës, qafës dhe shpatullave ndjen dhimbje. Kontraktimi i muskujve i shkaktuar nga stresi, depresioni, ankthi dhe pozicioni i qëndrimit mund të shkaktojnë një dhimbje koke; po kështu edhe mbushja e dhëmbëve, muzika e lartë dhe lodhja e syve.
Mjekimet
Qëndrimi i mirë dhe shmangia e lëvizjeve përsëritëse mund të ndihmojë. Mos e mbështesni mjekrën në gjoks kur lexoni dhe mos e mbani telefonin mes shpatullës dhe veshit. Antidepresantët dhe çlodhja e muskujve mund të ndihmojë parandalimin. Trajtime përfshijnë akupunkturën, "Botox", hipnozën, frymëmarrjen e thellë, meditimin dhe jogën.
Dhimbja e kokës nga migrena
Këto dhimbje koke shkaktohen nga enët e gjakut të trurit kur ato punojnë jo normalisht. Enët e gjakut të zgjeruara në kokë janë nxitësi i parë për dhimbjen e migrenës. Këto dhimbje prekin çdo moshë, por më shumë ato midis moshës 20 dhe 50 vjeç. Ekziston dhe një predispozitë gjenetike. Një në 4 gra dhe një në 12 burra mund ta përjetojë këtë dhimbje.
Simptomat
Dhimbje e fortë në njërën apo të dyja anët e kokës. Kjo gjithashtu përfshin dhe dobësi në gjymtyrë, vështirësi në të folur, konfuzion, vjellje dhe ndjeshmëri. Në migrenën me aurë, e cila ndikon 10-20 për qind të të sëmurëve, ka çrregullime vizive, si vija zigzagu dhe zbardhje të shikimit. Dhimbja e kokës nga migrena shkaktohet nga zgjerimi i enëve të gjakut, por se çfarë e nxit këtë është ende e paqartë. Një teori është se enët e gjakut mund të mbireagojnë për të nxitur më shumë stres. Sugjerohet që ky reaksion të ngushtojë disa arterie, dhe që arteriet e tjera të hapen për të thithur më shumë oksigjen për në tru, e cila do të shkaktojë çlirimin e hormoneve të dhimbjes. Kërkimet kanë sugjeruar se edhe një vrimë në zemër shkakton migrenën.
Mjekimet
Një sërë ilaçesh përdoren për të trajtuar këto simptoma dhe për të parandaluar sulmet. Aspirina mund t'i qetësojë simptomat. Triptanët funksionojnë duke ngushtuar enët e gjakut në kokë; bllokuesit beta mendohet se ndalojnë zgjerimin e enëve të gjakut; bllokuesit e kanaleve të kalciumit e lufton pezmatimin; antikonvulsantët ndikojnë sinjalin e dhimbjes në tru. Botoksi gjithashtu mund të përdoret, por me rezultate të ndryshme. Disa nga ata që vuajnë mund të ndihmohen duke pirë kafe dhe duke hequr disa ushqime nga dieta e tyre.
Dhimbja e kokës nga sinusi
Sinusi mund të infektohet kur bllokohet nga mukoza, e cila rezulton në dhembje në kokë dhe fytyrë. Rreth katër në 10 njerëz vuajnë në një pikë në jetën e tyre, dhe kushdo që është ftohur apo e ka zënë gripi apo vuan nga alergjitë është në rrezik.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
**Embelsira**
Hero anëtar
Hero anëtar
**Embelsira**


Female
Numri i postimeve : 2909
Age : 35
Vendi : Kosove
Registration date : 08/12/2007

MIGRENA Empty
MesazhTitulli: Re: MIGRENA   MIGRENA EmptySun Jul 20, 2008 3:25 pm

Meqe antaret me larte ,e paskan bere nje spjegim shume te mire se qka ne te vertet eshte migrena,ateher une po i ceke disa nga keshillat per evitimin e dhembjes:
1.Kontrolloni tensionin gjdo dite,pasi qe luhatjet e tij jane shkak per shfaqjen e krizave te migrenes.
2.Kuroni dhimbjet e dhembeve,dhimbjen e syve,sinozitin ose bllokimin e hundeve pasi ato behen shkak per migrene kronike edhe pas ketyre semundjeve.
3.Evitoni zemerimin,emocionet e forta,shokimet,clironi tensionet,clirohuni nga streset.
4.Evitoni mbilodhjen,ndryshimin e rutines,crregullimet e gjumit,crregullimet seksuale.
5.Mos qendroni ne vende me zhurme te larte,ne ambiente me drita te zbehta si dhe ne ambiente me lageshtire.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
spirito
Anëtar
Anëtar
spirito


Female
Numri i postimeve : 429
Vendi : graveyard
Registration date : 02/07/2008

MIGRENA Empty
MesazhTitulli: Re: MIGRENA   MIGRENA EmptyFri Jul 25, 2008 11:58 am

migrena ka vetem nje ilac. Duhet ti kalosh 60 vjet dhe kalon.
sorry
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





MIGRENA Empty
MesazhTitulli: Re: MIGRENA   MIGRENA Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
MIGRENA
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shëndeti-
Kërce tek: