Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Rrahim SADIKU : Shpirt dhe mendje e cekur

Shko poshtë 
AutoriMesazh
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Rrahim SADIKU : Shpirt dhe mendje e cekur Empty
MesazhTitulli: Rrahim SADIKU : Shpirt dhe mendje e cekur   Rrahim SADIKU : Shpirt dhe mendje e cekur EmptySun Mar 30, 2008 6:51 am

Një flori që s’vlen as sa një pesëcentësh


Floriu angazhohet, si “myhyb” i qarqeve antishqiptare serbe dhe fut hundët kudo, duke etiketuar, denoncuar e kërcënuar. Ai, me të ardhur Millosheviqi në pushtet, angazhohet me mish e me shpirt për shkatërrimin e autonomisë së Kosovës. Dëshmi për këtë janë shkrimet e shumta të tij, ku kërkon me ngulm dënim politik e shtetëror të shqiptarëve, edhe si individë e edhe si popull. Këtë e thotë hapur në artikujt që ka botuar në “Duga”, “NON”, “Nin” e në disa të tjera.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Rrahim SADIKU : Shpirt dhe mendje e cekur Empty
MesazhTitulli: Re: Rrahim SADIKU : Shpirt dhe mendje e cekur   Rrahim SADIKU : Shpirt dhe mendje e cekur EmptySun Mar 30, 2008 6:52 am

Rrahim SADIKU : VESHTRIM

Shpirt dhe mendje e cekët


Në këtë “reagim” të tij, që si duket, kësaj here e ka shkruar pa ndihmën e ndokujt, Floriu del i mjerë intelektualisht, i cekët shpirtërisht dhe pa as më të voglën kulturë shkrimi. Ai nuk di të formulojë mendime, nuk di të nxjerrë edhe një fakt të vetëm për të reaguar. Shpif për kinse punën time në një gazetë ushtarake, të cilën gjë nuk kam mundur ta bëjë atëherë, sepse nuk e kam njohur, sa për të shkruar, gjuhën serbokroate. Ai e shpif punën e thirrjes telefonike nga ana ime e marrëzi të tjera kësisoji. As kam pasur e as kam nevojë ta thërras me telefon Flori Bruqin. Shkrimin e kam botuar në gazetë dhe kam thënë tërë atë çka kam menduar se duhet thënë.

Me përgjegjësi morale e intelektuale. Kurse, Floriu ka bërë edhe të pamundurën për të fi lluar me mua bisedë telefonike, për të më paditur mandej, se e kam fyer. Kur nuk kam zhvilluar dialog me të, pas së paku njëzet cingërimave të vazhdueshme, ai ka fi lluar të më dërgojë SMS mesazhe; duke më kërcënuar me vrasje; duke më thënë se do të ma likuidojë familjen; duke përdorë një fjalor të padenjë edhe për rrugaçët më të ulët. Ai në “reagimin” e tij nuk ka treguar se për këtë është marrë në pyetje në policinë e Ferizajt, më 18.9.2008 dhe kundër tij është ngritur padia penale, nr. 2007 –CF – 134, me vendimin e Prokurorisë së Ferizajt.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Rrahim SADIKU : Shpirt dhe mendje e cekur Empty
MesazhTitulli: Re: Rrahim SADIKU : Shpirt dhe mendje e cekur   Rrahim SADIKU : Shpirt dhe mendje e cekur EmptySun Mar 30, 2008 6:52 am

Angazhimi i mercenarëve të dijes


Kur kam shkruar për portretin amoral të Flori Bruqit, kam bërë shpalosjen e një tipi, prej një serie të personazheve reale, të ashtuquajtura “patriotike e intelektuale”, që janë shpeshtuar në fushën e dijes e të krijimit te ne, duke krijuar, për veten e për të tjerët, madhështi të rreme. Them këtë sepse nuk po janë të paktë ata që, duke paguar mirë, angazhojnë njerëz të mendjes e të lapsit për të shkruar, krijuar e hulumtuar për ata. Flori Bruqin e kam zgjedhur nga ai mes për faktin se, nga ajo seri, është më i paskrupullti, më i zëshmi dhe më shkatërruesi i atmosferës sonë edhe ashtu të zymtë kulturore, politike dhe ekonomike. E kam zgjedhur Floriun, sepse ai përzihet dhe qullos gjithë ditën e gjithë natën në këto tri fusha. Në tri fusha për të cilat nuk di asgjë si ekspert e për të cilat ka angazhuar mercenarë të shumtë të dijes, që ta furnizojnë me shkrime origjinale e me vjedhje nga interneti.

Pa pikë trupi, mandej, të gjitha ato Floriu i plason përmes internetit dhe pastaj i boton edhe si libra, duke vënë veten si autor. Këtë praktikë, të afi rmimit pa punë e pa dituri, Flori Bruqi e ka fi lluar para luftës, me botimin e “veprave letrare”, shkrimin e të cilave ia kanë bërë emra të njohur të letrave shqipe në Kosovë, disa prej të cilëve tashmë nuk janë në mesin tonë. Floriu më vonë është kujdesur që ata t’i zëvendësojë edhe me krijues nga Shqipëria.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Rrahim SADIKU : Shpirt dhe mendje e cekur Empty
MesazhTitulli: Re: Rrahim SADIKU : Shpirt dhe mendje e cekur   Rrahim SADIKU : Shpirt dhe mendje e cekur EmptySun Mar 30, 2008 6:53 am

Oreksi për famë të rrejshme


Pas lufte rrethi i interesimit dhe oreksi i tij për famë të rrejshme është shtuar. Gama e tij e autorësisë së rrejshme është zgjeruar shumë. Atë tash e ke të njohur edhe në fushën e: historisë, publicistikës, kritikës, psikologjisë, farmakologjisë, mjekësisë, kriminalistikës, spiunazhit etj. Ka krijuar kështu një “institucion” veprimi antikulturor, rrënues të intelektualëve dhe denoncues, ku del në dukje marrëzia më e injorantëve dhe e mençurakëve, të lidhur bashkë e të bërë betonarme. Flori Bruqi nuk e di çka do të thotë lodhje krijuese, kërkim shkencor, shkrim i veprës origjinale. Sepse asnjëherë nuk është lodhur për do dhe i duken si llokume, vetëm zgjat dorën e merr. Ai kujton se arritjet në fushën e krijimit e të shkencës bëhen duke e blerë punën studimore dhe krijuese të të tjerëve. Kujton se falsifi kimi dhe uzurpimi i shkrimeve dhe studimeve të autorëve të ndryshëm e bënë edhe atë autor dhe të njohur. Ai kujton se mund të jetë botërisht autor i shkrimit për dëshmorin Rexhep Bislimi, duke mos e ditur se ai shkrim është shkruar dhe lexuar nga Xhabir Morina, në akademinë solemne, me rastin e përvjetorit të vdekjes së këtij heroi ferizajas; është cituar nga shtypi dhe është i xhiruar në videokasetë.

Nuk e di se si ka pasur fytyrë e si ka pasur guxim për ta nënshkruar këtë shkrim e për ta hedhur në internet (ndoshta edhe në ndonjë libër) Flori Bruqi. Me të vërtetë “guxim shqiptar”! Ai kujton se mund të quhet autor libri një njeri që brenda kopertinave ka grumbulluar shkrime nga antika, nga mesjeta, nga e sotmja, e plot gjëra të tjera, të përziera si gjërat në thesin e lypësit, kur e dimë se secila prej atyre punimeve, që janë aty, kërkon specializim, njohje të thellë dhe punë të madhe e të veçantë. Kush është, pra, Flori Bruqi? Të gjitha këto që kemi thënë deri tash, e shtyjnë lexuesin të pyes: Kush është ky Flori Bruqi?! A është “fl ori”, si shtihet, apo ndryshk i kamufl uar?! A është bashkëpunëtor nga më të zellshmit që pati UDB-ja në Kosovë, apo patriot që punon e vuan për Kosovën? Është autori i njëzet e pesë veprave (!) apo analfabet i krijimit artistik dhe i shkencës? Floriu ka qenë gjithnjë, e si po e shoh nga sjelljet e tij ndaj shumë intelektualëve që nuk i shërbejnë atij, edhe ka mbetur ndryshe i kamufl uar.

Sa ishte ushtar në Pivkë të Sllovenisë, punoi mjek në garnizonin ushtarak, me diplomë mjekësie nga Universiteti i Lubjanës. Kur e hetuan që e ka falsifi kuar diplomën, e dënuan me burgim të gjatë, nga i cili del shpejt, i liruar nga “mjekët ushtarakë”, thënë më mirë nga KOS-i (shërbimi i fshehtë i ushtrisë jugosllave), si i çmendur! Kjo ndodh më 1980. Pas ngjarjeve të vitit 1981, Floriu del bashkëpunëtor i pothuaj të gjitha gazetave antishqiptare serbe dhe shkruan me qindra artikuj kundër popullit të vet. Më 1983 Floriu na del student i kriminalistikës në Beograd dhe punëtor i sigurimit shtetëror jugosllav, gjë të cilën e konfi rmon vet, me nënshkrim, në një kërcënim që atë vit ua dërgon organeve shqiptare të pushtetit në Deçan.

Deri më 1987, Floriu angazhohet, si “myhyb” i qarqeve antishqiptare serbe dhe fut hundët kudo, duke etiketuar, denoncuar e kërcënuar. Ai, me të ardhur Millosheviqi në pushtet, angazhohet me mish e me shpirt për shkatërrimin e autonomisë së Kosovës. Dëshmi për këtë janë shkrimet e shumta të tij, ku kërkon me ngulm dënim politik e shtetëror të shqiptarëve, edhe si individë e edhe si popull. Këtë e thotë hapur në artikujt që ka botuar në “Duga”, “NON”, “Nin” e në disa të tjera.

Pra, për pesë vite me radhë Flori Bruqi kërkon publikisht, në shkrimet që i ka nënshkruar me emër e me mbiemër kundër shqiptarëve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Rrahim SADIKU : Shpirt dhe mendje e cekur Empty
MesazhTitulli: Re: Rrahim SADIKU : Shpirt dhe mendje e cekur   Rrahim SADIKU : Shpirt dhe mendje e cekur EmptySun Mar 30, 2008 6:53 am

Gjithnjë si veshka në dhjam


Pas heqjes së Autonomisë së Kosovës, Floriu bëhet autoritet dhe vranë e kthjellë, shpesh edhe humbet pa gjurmë. Ai e di se ku ka qenë, çfarë shërbimesh ka kryer, për kënd dhe për çka. Deri në fi llim të viteve të nëntëdhjeta Floriu është plotësisht në rolin e vet:
bashkëpunëtor i hapur i serbëve, falsifi kues, mashtrues dhe përfi tues i madh i parave. Që nga ato vite ai na del herë defektolog, herë profesor i kulturës fi zike, herë farmakolog, me çka arrin të krijojë një rreth bashkëpunëtorësh, të cilët e ushqejnë me sado pak njohuri, nga këto fusha. Gjatë viteve të nëntëdhjeta, për shumicën e shqiptarëve vetëm të zymta, Floriu nis e bëhet emër në letrat shqipe, duke botuar prozë e poezi, të cilën ia shkruajnë të tjerët dhe ai i paguan. Në rast se i duhen, mund t’ia përmend me rend të gjithë ata që kanë shkruar pjesë-pjesë librat e tij!

Me mbarimin e luftës, Floriu është si veshka në dhjam. Ka krijuar pasuri, është bërë shkrimtar, ka çdo gjë më shumë se sa ka ëndërruar ndonjëherë. Por nuk ka qetësi. Ka frikë se e kaluara antishqiptare do t’i hakmerret. Prandaj i duhet të bëhet patriot dhe atë, tash pas mbarimit të luftës, edhe luftëtar për liri e të drejta të shqiptarëve!!! Floriu “lufton” për të drejtat e shqiptarëve tash, në liri, kur pushtuesi nuk është më këtu?! Sfi duesi dhe degraduesi Floriu ka guxim e shkruan për “tradhtarët” e popullit shqiptar. Dhe si “autor”, aty, fut vetëm emra të atyre që nuk i pëlqejnë, që i urren dhe që i duket se duhet të njollosen! Me fshehjen e vetes dhe me fushatën për degradimin e të tjerëve, Bruqi ka guxim që ta kërcënojë secilin, që nuk e njeh Floriun për autoritet, duke përdorë pa kursim etiketimet: “udbash”, “tradhtar”, “bashkëpunëtor i Serbisë“ e të ngjashme.

Floriu ka guxim e sillet si mik i atyre që i ka ndjekur, veprën e të cilëve, me të gjitha mjetet e mundësitë që kishte, e ka njollosur. Dhe, me paratë që u tund para hundëve, gjithnjë, e me ngërdheshje para tyre, i sfi don, i përul dhe beson se edhe ua vret idealin e tyre. Një provokim intelektual Kompilimin e tij me titull “Guximi shqiptar” vetëm e kam përmendur. Sepse si libër i këtillë, si botim, është vetëm një marrëzi e një provokim intelektual, sidomos për të gjithë ata që i ka shtyrë ta lavdërojnë e quajnë vepër të madhe atë vjedhje të hapur. Floriu nuk është person me të cilën kam dashur apo dua të merrem, sepse çdo gjë te ai kundërmon: prishje, vjedhje, denoncim, shërbim dreqit të zi. Duke reaguar kundër meje, Floriu ka cituar Fatmir Terziun, Nehat S. Hoxhën, Abdullah Konushevcin, akademik prof. dr. Namik M. Shehun. Për ato që Floriu i prezanton si shkrime të të lartpërmendurve, nuk kam koment. Le të mbetet në ndërgjegjen e tyre ajo se çka do të mendojnë, çka do të thonë e si do të veprojnë tash e tutje, në raport me Flori Bruqin.


(Infopress, E premte, 25 janar 2008, f. 9)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Rrahim SADIKU : Shpirt dhe mendje e cekur Empty
MesazhTitulli: Re: Rrahim SADIKU : Shpirt dhe mendje e cekur   Rrahim SADIKU : Shpirt dhe mendje e cekur EmptySun Mar 30, 2008 6:54 am

Ferit RAMADANI :

ARGATËT E PRIVILEGJUAR SHQIPTARË TË DIOQEZËS SË TELEFËVE !


Shkrimi i poetit, patriotit, luftëtarit , Rrahim Sadiku, më ka nxitur të dal dhe të denoncoj jo vetëm një mellas që vepron në Kosovë, por si soji i tij , ka gjithkah në përmasën shqiptare ku kthetrat e robërisë së sllavëve ngritën perandorinë për një shekull! Të tillë dallkaukë që deri dje mbushnin faqet e gazetave , revistave, në Kosovë dhe në Maqedoni ka akoma ! Ata e kanë përmutur pamjen e tyre prej servili qyshkur bëheshin shehira të sistemit kriminal federalist, dhe bënin përkushtime për kriminelin Tito!

Në këtë kohë, kur janë ndërlikuar rrethanat, ata shfrytëzojnë gjithë boshllëkun e një rregullimi, i cili do të flasë për kritere të drejta të vlerësimit ! Por, dihen të gjithë ata që duan të shtihen se janë të sojit të liberalëve, apo demokratët që u stërvitën në poligonet e UDB-es. Kot shpurdhin !

Edhe linja e këtij shkëlqimi të mellasit, që kërkon shkëlqimin, sipas praktikës dhe teorisë së boshtit të përshtatshmërisë ortodoksiste, ka marrë një hov denoncues, pa dashur të pranojë realitetin, e pastaj , sipas ditarit të “ sukseseve” që e patën në të kaluarën dhe e parapëlqejnë edhe për në të ardhmen, na ka mundësuar ne shqiptarëve të flasim për listën përfundimtare të një bilanci tragjik i cili, gjithmonë në faturën e llogarisë sonë ka marrë tatimin e vlerës së shtuar të lirisë, gjakut dhe jetën e shqiptarëve, edhe atë, vazhdimisht nëpër shumë dekada e ka këmbyer si dhuratë ngushëllimi, për ta siguruar njëherë e përgjithmonë lumturinë e klasës shtypëse të sojit ortodoks sllav, dhe argatët e privilegjuar shqiptarë të dioqezës së telefëve!

Për gjithë këtë veprim të kriminalizuar sistemor , prej të cilit, mbrohen, gjithë rruzulli tokësor, veçmas përmasa më e madhe e civilizimit dhe e orientimit demokratik evroamerikan, që është mobilizuar gjithmonë si të mbrohet e të dalë imune nga ai virus kanceroz, shqiptarët e kanë të pamundur ! Kjo flet për realitetin e ndërthurrjeve koloniste ku gjejnë mbështjen Bruqat ! Ata që gatuajn pogaqen e vëllazërim bashkimit me sërboderrat , barabarësinë dhe lirinë, e cila, vetëm trumbetohet! Në realitet ishte dhe është, murtajë ogurzezë e robërisë, dhe antivlerë njerëzore, prej nga bëhej përçarja, jobarazia, dhe dhuna që veproi me çdo metodë, kundër mirëqenies shqiptare!

E pozicionuar kështu ajo, përgjithmonë u përpoq dhe përpiqet që shqiptarëve t’ua falë katandinë, me një fjalë , t’i zhbëjë nga territori i vet, nga e drejta natyrore dhe legjitime e, gjithsesi përpiqet t’i paaftësojë edhe nga kreacioni i prodhimit, i konsumit, i administratës, i politikës, i kulturës...!

Në vend të profileve si Rrahim Sadiku, krijues, patriot dhe luftëtarë, të dalin ganecët si Bruçat, Buçat, Kucat,...!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Rrahim SADIKU : Shpirt dhe mendje e cekur Empty
MesazhTitulli: Re: Rrahim SADIKU : Shpirt dhe mendje e cekur   Rrahim SADIKU : Shpirt dhe mendje e cekur EmptySun Mar 30, 2008 6:55 am

Baki Ymeri :


DHELPRA E BALLKANIT

Çuditemi se si Serbia nuk ka qenë në gjendje deri tani të kuptojë se sot një shtet duhet të jetë së pari i civilizuar, i ndritur si një diell, që të mund ta tërheqë botën e errësirës në dritë, në mënyrë të lirë, por jo t’i tërheqë me forcë në errësirë disa popuj shumë më të ndritur!

(Artikull i botuar në Bukuresht, në të përjavshmen Shqiptari (Albanesul), nr.25/1889)



Shkrimi i dedikohet Skiles së Kosovës FLLoro Bruqo VIQ - DERRIQ

t'i ndërpresë veprimet që ia mësoj padronja që i shërbeu, dhe në stilin e Sërbosllavisë me kërcënime ,u vardiset shqiptarëve, që i falën çdo gjë KOSOVËS , ndërsa TENEQE BRUQI, përpiqet t'ia grabisë pamëshirshëm, duke ia nëpërkëmbur edhe lirinë e qenësisë, ME METODAT Që I PëRDOR !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Rrahim SADIKU : Shpirt dhe mendje e cekur Empty
MesazhTitulli: Re: Rrahim SADIKU : Shpirt dhe mendje e cekur   Rrahim SADIKU : Shpirt dhe mendje e cekur EmptySun Mar 30, 2008 6:55 am

BAKI YMEERI : DHELPRA E BALLKANIT



Kemi thënë se kremtimi mbi ngjarjen e Kosovës fsheh në vetvete një bërthamë të rrezikshme kundër integritetit të Turqisë dhe Austro-Hungarisë. Ky kremtim ishte me këtë rast një pjatë me dy faqe karshi Europës. Duke e parë se Fuqitë e mëdha nuk kanë dyshim ndaj këtij kremtimi, Serbia u grabit të përgënjeshtrojë lajmin e të sigurojë fuqitë për pastërtinë e qëllimeve të saj…Këto sigurime, ndërkaq, ishin dinake, ngase Serbia nuk e mbajti fjalën siç ishte fjala, por i doli dyftyrësia menjëherë në shesh.

Kremtimi u mbajt në Krushevë. Këtu u vendos të ngritet një monument për ta përkujtuar evenimentin e Kosovës tani e 500 vjet më parë. Për inaugurimin e fondamentit qe ftuar edhe Mbreti. Në mes të qytetit, në vendin e monumentit, u ngrit rastësisht një portë triumfale, mbi të cilën shkruhej qëllimi i kremtimit.

Çka mendoni se u shënua mbi këtë hark të triumfit?

Ja se çka: “Vetëm bashkimi do ta shpëtojë Serbinë”.

Ky mbishkrim, i analizuar veçmas, nuk është veçse një farsë e pafajshme, por i vënë në lidhje me atë që pason, është tejet kompromitues. Dhe ç’mendoni se pason? Diç që e skandalizon tërë botën: janë të shënuara të gjitha viset me të cilat ka shije për t’u ntrashur Serbia, domethënë mikja dinake e Turqisë dhe Austrohungarisë. Ja se çka shkruan:

“Serbia-Bosnja-Serbia e Vjetër-Hercegovina-Maqedonia-Zeta-Banata-Sirmia-Kroacia-Baçka-Dalmacia-Sllavonia.”

Don të thotë se Serbia don ta gëlltisë tërë rajonin mesdhetar të Austro-Hungarisë dhe tërë Gadishullin Ballkanik, ngase Epiri dhe Trakia që kishin mbetur të pashënuara në portë, vijnë vetvetiu, porsi miza përdhese mbi kapelën e priftit. Serbia në këtë mënyrë don t’ua mbyllë me përsosshmëri Ballkanit dhe Karpateve portën e civilizimit perëndimor dhe ti lerë të shuhen në errësirën e lindjes. Do të donim që të përgjigjet Serbia: si mund të pajtohet dinakëria e këtij mbishkrimi me sinqeritetin e premtuar Europës nëpërmjet qarkullores diplomatike të 8 qershorit të këtij viti, përmes së cilës i siguron fuqitë e mëdha mbi pastërtinë e qëllimeve të këtij manifestimi kombëtar Serb?...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Rrahim SADIKU : Shpirt dhe mendje e cekur Empty
MesazhTitulli: Re: Rrahim SADIKU : Shpirt dhe mendje e cekur   Rrahim SADIKU : Shpirt dhe mendje e cekur EmptySun Mar 30, 2008 6:55 am

BAKI YMERI ; DHELPRA E BALLKANIT


Dhelpra e ngrirë në stepat e Veriut vjen të strehohet e të shkrihet në klimat e ngrohta e mirëbërëse të Ballkanit, dhe pasiqë këndellet një çik, i vjen shija për t’i ngrënë të gjithë zogjtë mikpritës, dhe po aq të mëdhenj, të Ballkanit. U munduam t’i gjejmë Serbisë ndonjë të drejtë të vogël me të cilën do të mund t’i legjitimonin sado pak këto qëllime, dhe nuk gjetëm askund asgjë. Një epokë e vogël, e parëndësishme dhe fort e shkurtë, e ka patur edhe ajo në shekullin e XIV-të, dhe tani i ka ardhë shija, porsi breshkës, të fryhet më shumë se ç’duhet dhe të bëhet sa një buall, verës me rezidence në Konstantinopojë, për t’i vënë bazat e lindjes së pasur, ndërsa dimrit në Timishoarë, ku do të mund të marrë pjesë pa vështirësi në ballot e Karnevalit, që të luajë kazakisht me Boheminë dhe Galicinë, që të mos pëlcasë ngase e ka lëkurën tejet të ngushtë.

Pastaj, në bazë të një të drejte të këtillë, aq absurde, do të mund që edhe ne Shqiptarët t’i pretendojmë sot të gjitha viset të cilat i pat përvetësuar dikurë Aleksandri i Madh i Maqedonisë, do të donte poashtu edhe Rumania t’i pretendonte të gjitha provincat që i posedonte Perandoria Romake, dhe si do ta ndjente veten Serbia atëherë, dhe ku do të arrinim me pretendime të këtilla ekstravagande? Mos vallë i han lëkura Serbisë dhe ka nevojë për ta kruar një çik, apo është ngopur me pavarësi dhe don të bëhet përsëri pronar?

Çuditemi se si Serbia nuk ka qenë në gjendje deri tani të marrë vesh se sot një shtet duhet të jetë së pari i civilizuar, i ndritur si një diell, që të mund ta tërheqë botën e errësirës në dritë, në mënyrë të lirë, por jo t’i tërheqë me forcë në errësirë disa popuj shumë më të ndritur! Dalmatinët dhe Kroatët kanë protestuar shumë kohë para këtij kremtimi, kundër intencave për t’i aneksuar, dhe me gjithë këtë, Serbia i do, dhe don t’i gëlltisë edhe përkundër dëshirës së tyre! Ka harruar ta shohë Serbia se gjendemi në shekullin e XIX-të.

(E gjeti në Bukuresht dhe e përktheu nga rumanishtja: Baki Ymeri)

GAZETA SHQIPTARI (Albanezul), Nr.25. 1889
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Rrahim SADIKU : Shpirt dhe mendje e cekur Empty
MesazhTitulli: Re: Rrahim SADIKU : Shpirt dhe mendje e cekur   Rrahim SADIKU : Shpirt dhe mendje e cekur EmptySun Mar 30, 2008 6:56 am

PROTEST
KUNDËR RECENSIONEVE DHE KOMENTEVE TË FALSIFIKUARA

Shkruan ; Bahtir HAMZA,
21.JANAR.2008.




Është shumë çudi,poqese shiqojmë foton e Flori Bruqit, në biogarfin e tij,duket si me qenë djali i Dushan Ristiçit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Rrahim SADIKU : Shpirt dhe mendje e cekur Empty
MesazhTitulli: Re: Rrahim SADIKU : Shpirt dhe mendje e cekur   Rrahim SADIKU : Shpirt dhe mendje e cekur EmptySun Mar 30, 2008 6:56 am

PROTEST
KUNDËR RECENSIONEVE DHE KOMENTEVE TË FALSIFIKUARA

Shkruan ; Bahtir HAMZA,
21.JANAR.2008.





...Përndryshe në anën tjetër ,nëse shqiptarët e Shqipërisë dëshirojnë të kenë miq shqiptarët e Kosovës,ata duhet të njohin kohën e sistemit komunist,të Josip Broz Titos (dëgjoni këngët:”Marshall Tito,Në Kali të Bardhë”ose ”Shoku Tito ne të jemi përbetuar”)dhe të Aleksader Rankovicit, të shtetit Jugosllav, dhe konfliktet mbi shqiptarët e Kosovës, dhe atëherë dhe tani t’i njohim aktualitetet e jetës jo normale, si çdo gjë normale, të shqiptarëve kosovar,të i njohim të vertetat e UDB-ashit Flori Maxun Bruqit, e të UDB-ashëve tjerë ,e më pasë të lidhen miqësi me kosovar,duke i pasur kriteret e përbashkata.!!!
__________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Rrahim SADIKU : Shpirt dhe mendje e cekur Empty
MesazhTitulli: Re: Rrahim SADIKU : Shpirt dhe mendje e cekur   Rrahim SADIKU : Shpirt dhe mendje e cekur EmptySun Mar 30, 2008 6:57 am

PORTERETI AMORAL I FLLoro Bruqo VIQ - DERRIQ






- Listen e UDB-ashëve kosovar,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Rrahim SADIKU : Shpirt dhe mendje e cekur Empty
MesazhTitulli: Re: Rrahim SADIKU : Shpirt dhe mendje e cekur   Rrahim SADIKU : Shpirt dhe mendje e cekur EmptySun Mar 30, 2008 6:57 am

ARGUMENTE PËR


FLORI BRUQIN alias floro bruqoviq - derriq


NJË KOSHERE PLOT VRERË - tradhëtie
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Rrahim SADIKU : Shpirt dhe mendje e cekur Empty
MesazhTitulli: Re: Rrahim SADIKU : Shpirt dhe mendje e cekur   Rrahim SADIKU : Shpirt dhe mendje e cekur EmptySun Mar 30, 2008 6:58 am

PORTERETI AMORAL I FLLoro Bruqo VIQ - DERRIQ

Rrahim Sadiku


Flori Bruqi tashmë disa dekada është i pranishëm në mediat serbe, shqipe e më gjerë. Dhe ka bërë emër atëherë e vazhdon të bëjë edhe sot me falsifikimet, me aferat e ulëta dhe me lidhjen e ngushtë me interesat që donin të realizonin pushtuesit serbë në Kosovë.

Puna e tij lidhet madje edhe me interesat që ka sot Serbia për shkatërrimin e institucioneve legale në Kosovë dhe për instalimin e njerëzve të saj në sa më shumë pozita të rëndësishme brenda këtyre institucioneve. Floriu angazhohet për shpalljen tradhtarë dhe armiq të sa më shumë njerëzve që kanë peshë e emër në Kosovë dhe për shpalljen patriotë e njerëz të sakrificës të sa më shumë tradhtarëve dhe të sa më shumë shërbëtorëve që ka pasur ky popull. Këtë e bënë duke e ditur se kështu është duke e ngatërruar të vërtetën për historinë, vlerat kombëtare e mbi të gjitha për të mohuar e degraduar sakrificën për liri e për atdhe. Sepse, nëse Floriu është patriot shqiptar i Kosovës; nëse Floriu shëtit kudo me disa nga njerëzit e shquar të sakrificës që ka pasur Kosova; nëse Floriu mund të shpallë patriot dikë e tradhtar një tjetër, sipas direktivave që vetëm ai i di se ku dhe nga kush i merr, atëherë çfarë vlere i mbetet gjakut të derdhur? Çfarë kuptimi kanë gjithë ato rini të humbura burgjeve dhe shtrohet pyetja: përse kemi bërë gjithë ato sakrifi ca e gjithë atë luftë atëherë? Te Floriu janë të mishëruara të gjitha ato kundër të cilave ne, si popull e si njerëz, kemi luftuar:

bashkëpunimi i hapur dhe i fshehur me armikun në të gjitha periudhat, ç’prej se ai ka arritur moshën madhore
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Rrahim SADIKU : Shpirt dhe mendje e cekur Empty
MesazhTitulli: Re: Rrahim SADIKU : Shpirt dhe mendje e cekur   Rrahim SADIKU : Shpirt dhe mendje e cekur EmptySun Mar 30, 2008 6:58 am

PORTERETI AMORAL I FLLoro Bruqo VIQ - DERRIQ


2.

Ai ka shkruar për kombin e tij e për bashkëkombësit e tij gjëra të ulëta; ai e ka ulur dinjitetin e intelektualëve shqiptarë, duke i blerë ata, duke i detyruar të shisnin talentin e tyre krijues për të fi tuar bukën e gojës, duke ia shkruar romanet Floriut, i cili i paguante dhe i paguan me paratë e marra nga tradhtia, pra nga bashkëpunimi me Serbinë. Dhe ai ia ka parë hajrin asaj pune, sepse ka botuar si të vetat një sërë librash dhe ka bërë pasuri e ka krijuar mundësi që të mbledhë rreth vetes edhe më shumë sakatë të ndërgjegjes e me ta dhe përmes tyre të bëhet edhe historian, edhe bamirës, edhe diferencues, edhe sulmues e edhe shumëçka tjetër.

Pa ditur si bëhet shkrimi letrar, pa përjetuar as edhe një mundim prej krijuesi, ai ka arritur të zë vend në mesin e atyre që gjithë jetën torturohen nga mundimet e të krijuarit, madje ka arritur të bëhet edhe një shkrimtar mjaft problematik.

Dhe e gjithë kjo madhështi që ka dashur të fi tojë e që beson se edhe e ka fi tuar ai, me ndryshimet e bëra pas luftës, realisht është tretur si vesa para diellit. Floriu ka mbetur si një njollë e zezë në kujtimet e atyre që logjikojnë me kokë të ftohtë dhe asgjë më shumë. Dhe kjo e gërryen Floriun nga brenda. Por, Floriu nuk mund të rrijë pa qenë në qendër të vëmendjes, prandaj na del përsëri përpara dhe me çdo kusht do të bëhet njeri medial.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Rrahim SADIKU : Shpirt dhe mendje e cekur Empty
MesazhTitulli: Re: Rrahim SADIKU : Shpirt dhe mendje e cekur   Rrahim SADIKU : Shpirt dhe mendje e cekur EmptySun Mar 30, 2008 6:59 am

PORTERETI AMORAL I FLLoro Bruqo VIQ - DERRIQ


3.

Prandaj, kohëve të fundit ai ka vendosur të bëjë emër në disa fusha ku tashmë ka emër, por nga ana e kundërt. Etjen për të bërë emër si shkrimtar, si romansier madje, e ka shuar. E ka shuar deri diku edhe etjen për të bërë emër si gazetar, sepse aty nuk i ka ecur fare, madje as kur ka paguar.

Atij tashti i duhet patriotizmi.

Dhe jo patriotizmi që pajtohet deri diku me arritjet e pasluftës në Kosovë. Jo.

Sepse Floriu duhet të jetë më patriot si ata që vuajtën burgjeve, që u gjymtuan për liri, që dhanë më të dashurit. Ai, sa herë që i jepet rasti, shkruan e flet për Adem Demaçin dhe mundësisht edhe fotografohet kudo që është Demaçi, simboli i sakrificës shqiptare. Në rrjedhë të këtyre synimeve që ka, Floriu na del edhe si përkrahës i flakët i

Lëvizjes “Vetëvendosja” dhe kërkesave të saj. Si i këtillë që e ndjen veten, ai merr guximin edhe të shkruaj, si bënë në librin “e tij” elektronik “Guximi shqiptar”, kur, kinse, nga dr. Namik Shehu, udhëzohet të përcjellë urimin e Shehut, që si akademik (!) paska gjetur shqiptarin më të ditur pikërisht te Flori Bruqi!!!

Ky akademik Namiku ANEMIK e porosit Bruqin:

“Më lejoni që nëpërmjet Jush të përshëndes me dashuri shokun, mikun dhe njeriun Tuaj më të dashur z..... Albin Kurtin, atdhetarin e shquar të popullit të Kosovës”.

E lexova këtë në faqet e librit prej disa qindra faqesh, për sajimin e të cilit me siguri nuk do të mjaftonte as aftësia e gjeniut më të madh dhe u habita. Qëkur qenka Flori Bruqi mik i Kurtit. Dhe, nëse vërtetë Albin Kurti është “shoku, miku dhe njeriu” i Flori Bruqit, atëherë mos pyet hallin. Unë nuk e besoj se Kurti fl et me Floriun, le më ta quaj shok e mik, po Floriut as që i bëhet vonë për këtë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Rrahim SADIKU : Shpirt dhe mendje e cekur Empty
MesazhTitulli: Re: Rrahim SADIKU : Shpirt dhe mendje e cekur   Rrahim SADIKU : Shpirt dhe mendje e cekur EmptySun Mar 30, 2008 6:59 am

PORTERETI AMORAL I FLLoro Bruqo VIQ - DERRIQ


4.

Atij “librin historik” ia kanë shkruar të tjerët,

kurse brenda rreshtave të tij krijon edhe nga pak “histori patriotike” edhe për vete.

Duke e ditur se shumë nga ne lexojmë pak, se edhe më pak kemi dëshirë e përgjegjësi qytetare t’i kundërvihemi të pavërtetës, sidomos jo publikisht, Floriu bëhet shok e mik, i zgjedhur e zëdhënës i kujtdo. Dhe këtë ai nuk e bënë kurrë rastësisht e as nga bindja. Sepse, ai do dhe e ka për detyrë që të na e kthejë krejt ndryshe faqet e historisë. Ai do që ne dhe të tjerët që interesohen për ne, shqiptarin dhe historinë shqiptare ta shohim vetëm ashtu si do ai. Dhe Floriu na shkruan libra historie me tema, shtrirje e informacione që vështirë e ka ta përballojë një akademi e tërë.

Recensentë i bëhen (ose i bënë ai) edhe akademikë e njerëz të tjerë të kulturës, studiues të artit e të krijimit imagjinativ, sepse i duhen dhe pasi përmes tyre do të imponohet... ..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Rrahim SADIKU : Shpirt dhe mendje e cekur Empty
MesazhTitulli: Re: Rrahim SADIKU : Shpirt dhe mendje e cekur   Rrahim SADIKU : Shpirt dhe mendje e cekur EmptySun Mar 30, 2008 7:00 am

Anetar i Nderuar i shkinokaurrisë sërbe,

Ti


PORTERETI AMORAL - FLLoro Bruqo VIQ - DERRIQ !


5.

Duke shkruar “Guximin shqiptar” Floriu, pa pikën e mundit e të njohurisë, ngritet mbi akademikët, mbi krijuesit, mbi shkencëtarët. Dhe kështu na del në dritë një Flori Bruq që sikur shkëlqen nga dija, edhe pse ai nga kjo anë nuk ia thotë fare; dhe kështu na ndrit përball si një fisnik e njeri i sakrificës dhe jo një denoncues i popullit të vet e si sahanlëpirës i atyre që vranë e torturuan shqiptarë; dhe kështu ne njohim një intelektual ashtu si do ai ta njohim e jo ashtu si është në të vërtetë e aq më pak jo ashtu si e njohin të gjithë ata që kanë punuar për atdheun e për kulturën kombëtare. Floriu do të bëhet shkrimtar, historian, emër i madh në letrat shqipe, duke qenë injorant dhe trutharë, për sa u përket këtyre fushave. Sepse në fusha të tjera, në ato të falsifikimit, të mashtrimit, të intrigës, të bashkëpunimit me armikun, të lidhjes me njerëz të të gjitha kategorive e të të gjitha niveleve është i aftë dhe kreativ sa nuk ta merr mendja. Në fushën antikombëtare dikur Floriu ishte shumë produktiv, mu ashtu si po do të jetë “produktiv” sot në fushën kombëtare dhe për këto të gjitha po e vërteton ka mendje shumë pjellore!! Besoj se vështirë mund të gjendet edhe një shqiptar që mund të krahasohet me të. Duke qenë i këtillë Floriu e ka për detyrë dhe për dëshirë të na paraqitet si patrioti më i kulluar që ka pasur ndonjëherë dheu shqiptar!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Rrahim SADIKU : Shpirt dhe mendje e cekur Empty
MesazhTitulli: Re: Rrahim SADIKU : Shpirt dhe mendje e cekur   Rrahim SADIKU : Shpirt dhe mendje e cekur EmptySun Mar 30, 2008 7:00 am

M J E R A K U

FLLoro Bruqo VIQ - DERRIQ !


Dobësia e tij e vetme, për rrugën që ka zgjedhur e të cilën tash disa dekada e ndjek me konsekuencë, është besimi i madh në atë se njerëzit harrojnë dhe se të gjithë ata që nuk harrojnë ose nuk duan të harrojnë, mund të blihen.

Dhe Floriu kujton se veprimet e tij kundër shqiptarëve e kundër Kosovës janë harruar, ose së paku është blerë kujtesa e atyre që nuk harrojnë. Me këtë besim ai është kudo i pranishëm si atdhetar, si shkrimtar, si shkencëtar, si gazetar e si çka jo, nëpër institucione qeveritare, nëpër institucione arsimore, nëpër institucione kulturore, nëpër media, nëpër kafenetë më të frekuentuara të Prishtinës e të Kosovës.

Po dëgjoi se ka diku manifestim publik, Floriu është aty. Ai bënë e ndoshta edhe beson, se ajo që ka punuar, shkruar e vepruar, është harruar. Ai nuk do as ta dijë madje se janë gjallë njerëzit që kanë pësuar nga veprimet e tij, se janë ende në faqe të gazetave artikujt e denoncimet që ai i ka bërë kundër bashkatdhetarëve të tij dhe kundër atdheut të tij.

Floriu shtihet se harron që është ndër shqiptarët e rrallë që ka shkruar shkrime nga më denigrueset për kombin e tij, për njerëzit e rrethit të tij, për kulturën e traditën kombëtare dhe të gjitha ato i ka nënshkruar me emër e me mbiemër dhe pa pikë turpi a keqardhje, madje atëherë kur ende nuk e kishin kapluar këto “drithma e përkushtime atdhedashurie” .

Por, e vërteta është se ne shqiptarët nuk jemi edhe aq harrestar. Shumë prej nesh ende i kanë para syve shkrimet plot vrerë të Floriut nëpër faqet e “NIN”-it, “Borbës”, “Dugës”, “Politikës”, “Jedinstvos” e shumë gazetave të tjera serbe, pas leximit të të cilave na janë skuqur faqet, ngase na vinte turp që një shqiptar kishte rënë aq poshtë.

Tash, derisa askush nuk e tund kosheren e tij të mbushur me Vrerë (TRADHëTI ), nga e cila, po të derdhej, me siguri do të vërshonte jashtë shumë vrer që ka mbledhur me vite aI kundër popullit të Kosovës e lirisë së tij. Nuk e di pse ai mu këtë koshere e tund dhe stërtund vazhdimisht ?!!!

(Infopress, 18 janar 2008, faqe 9)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Rrahim SADIKU : Shpirt dhe mendje e cekur Empty
MesazhTitulli: Re: Rrahim SADIKU : Shpirt dhe mendje e cekur   Rrahim SADIKU : Shpirt dhe mendje e cekur EmptySun Mar 30, 2008 7:02 am

ASGJË PËRPOS TË SË VËRTETËS

Shkuan:Prof. Besnik Kastrati.
30-Dhjetor-2007.

Me përfundimin e luftës së përgjakshme gjithpopullore,erdhi më në fund çlirimi i shpirtrave shqiptar nga ndjenja e njerëzve të rendit të dytë.
Pas luftes i zgjatën veshët lepujt(dora e zgjatur e UDB-es) që dridheshin deri në palcë të eshtrave se çka do të bëhet me fatin e tyre!
Ndër këta lepuj ishte dhe është edhe Flori Bruqi,i cili kur e vërejti që nuk do të ketë hakmarrje,por do të i lëne spijunët që të vriten me ndërgjegjen e tyre,mori guximin dhe dual në skenë,por me skenar ndryshe!
Ai filloi me lajka e lavdërime të veprimtarëve, politikanëve,intelektualëve,
herojnjëve e shkrimtarëve,pastaj me politiken e serbit filloi të lavdëron vetvetën,dhe kapërceu çdo limit të normales,filloi të interviston vetvetën,dhe të del si patriot e shkenctar,e madje shkoi aq larg sa mundohej të kyqej edhe në veprimtaritë aktuale të mekanizmave për pavarsinë e Kosovës.Por harroi Flori Bruqi që shqiptarët nuk janë më si kanë qenë,prandaj me injorancë qeshen me te, rinia,e veprimtarët deri te intelektualët e shkrimtarët!
Gjithnjë duke u munduar të “lajë vetveten”me një kokëfortësi të derrit të egër që edhe kur e sheh që ka për të u ngujuar në dru ai vazhdon tërfëllimin e tij,ashtu edhe Flori Bruqi vazhdoj të hyjë në fazën imagjinatës dhe ngriti gradat e tij në shërbimet sekrete,nga spiun i CIA –ës,deri te gradat ushtarake,kolonel i AKSH-ës,që hasi në përqeshje e demantime zyrtare në media publike!
Nuk u ndal as këtu por vazhdoi prap duke parë se po i rrallohej rrethi i bashëpuntorëve (që i kishte përfituar me thirrje e lutje,për një kohë të shkurtë),ai filloi të shfrytzojë emra të njerëzve të shquar duke iu formuar adresa falso të internetit e poashtu edhe duke imagjinuar disa të tjerë ai mbronte vetvetën dhe mundohej të dilte në breg, sepse ishte zhytur në pellgun e gënjeshtrave të veta!
Mendonte që nuk din askush të vërejë manipulimet dhe gënjeshtrat e tija,dhe mbas një kohe të shkurtër u zbulua.
Kështu Flori Bruqi,filloi me kërcnime për likuidime fizike të njerëzve të pafajshëm,dhe këtu paraqitej me postin e kolonelit të AKSH-ës,dhe kërcnonte në emër të FBKSH-ës!
Egërsia e tij arriti kulmin,filloi të dërgon e-maila brutal e banal,pastaj dhe filloi të ju lejë takime njerëzve të pafajshëm për të u ballafaquar fytyrë për fytyrë.Kur edhe ky plan politik i dështoi filloi të nxitë njerëzit në pozita kundër intelektualëve e shkrimtarëve patriot,e edhe kundër puntorëve të mediave elektronike e të shkruara!
Për fat të mire edhe këtu hasi në gozhda,dhe më në fund Flori Bruqi, filloi taktitën tjetër,kinse po tërhiqet nga polemikat dhe po shkon në pushim,ndersa në emra falso vazhdonte të dërgonte e-maila fyes dhe kërcnues,e mandej edhe duke përdhosur njerëz të tjerë, figurat kombëtare e letrare, që janë shumë me vlerë për Kosovën dhe gjithë shqiptarët në botë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Rrahim SADIKU : Shpirt dhe mendje e cekur Empty
MesazhTitulli: Re: Rrahim SADIKU : Shpirt dhe mendje e cekur   Rrahim SADIKU : Shpirt dhe mendje e cekur EmptySun Mar 30, 2008 7:03 am

Spiunëve,UDB-ashëve shqiptarë të Serbisë,lakmia ua kishte zhdukur arsyen njerëzore,porsi bishat që kërkojnë prenë e tyre,hulumtonin në Kosovë!
Flori Bruqi bashk me shokët e tij:

1) Alban Gervalla,
2) Bashkim Hasanaj
3) Gani S.Demjaha
4) Ramadan Avdimetaj
Dhe mynafikët gjetën prenë e tyre!

Viktimat e UDB-ashëve ishin shkrimtarët,shkenctarët,poetët e gazetarët,studentët e mërgimtarët të cilëve ju kanë tharë lotët për Kosovën dhe ju kanë bërë gacë me të cilen mundohen të ringjallin jetën në Kosovë!
Këta lotë ju dalin nga fajsia e patriotizmit që nga këta shpirtra njerëzorë burojnë fjalët dhe veprat e bukura aq të nevojshme për shqiptarët.
Burrëria e tyre është karakteri të cilin e kanë përgjithmonë me vete.
Sado që Flori Bruqi me shokët e tij mbajnë në duar megafonin propagantistik me shpifje të llojllojshme, ashtu që si me kashtë të thatë mundohen të shuajnë zjarrin,ata nxisin vllavrasjen,prap se prap ne njohim madhështinë e fjalëve dhe veprave të fuqishme,që entuziazmojnë mahnitshëm shpirtrat e trazuar për edukim dhe kulturë shqiptare!
Flori Bruqi bashkë me tre shokët e tij krijuan këtë TURP,me këto adresa falso:

1. ALBATROS DRINI
2. ALBANA FERATI(Shkup)
3. ALBANA FERATI(Burim,ish Istok)
4. ALBANA FERATI(Washington)
5. ALBERT SHABANAJ
6. ARBEN SHKUPI
7. ARSIM JONUZI
8. AVDULLAH KONOSHEVCI,
9. BESNIK PRISHTINA
10. BASHKIM HASANAJ
11. BEDRI ZAHITI
12. FJOLLA RUSHITI,
13. FLORIM SLATINA,
14. HAKI DEMJAHA,
15. HASIM RUSHITI
16. ILAZ PROKSHI,
17. ISMET SHABANI
18. KAMBER RAMAJ
19. KOL SHKODRANI
20. LIRIJE DOMI,
21. LIRIM SHABANI
22. LUAN SHALA
23. RAMADAN AVDIMETAJ
24. REXHEP SELIMI
25. SABRIJE HALITI
26. SAMILE JAHAJ,Profe.(Maqedoni)
27. SAMIR BERISHA
28. SEFER DEMAJ
29. SEFER SMAJLI
30. SERBEZE HOXHA
31. SELVETE H.HOXHA,
32. SMAJL SEFERAJ
33. SHABAN DEMA
34. SHKUMBIM TAFILAJ
35. SHPETIM SHABANAJ
36. SHYHRETE GORAJ,
37. TAHIR SINANI
38. XHAFER SYLAJ
39. VALENTINA KORQA,
40. VIKTOR SHKODRANI
41. ZOJE SHALA
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Rrahim SADIKU : Shpirt dhe mendje e cekur Empty
MesazhTitulli: Re: Rrahim SADIKU : Shpirt dhe mendje e cekur   Rrahim SADIKU : Shpirt dhe mendje e cekur EmptySun Mar 30, 2008 7:03 am

Pastaj kjo nuk i doli mjaft,sepse planet i rrënoheshin.
Gjithmonë dilte dikushi që iu kundëvihej drejt,rrept dhe qartë,prandaj Flori Bruqi, thirri në ndihmë njerëzit, me lajkat e tij dhelpërore dhe arriti të i futë në rrjetin e vet këta njerëz të kulturës sonë:

1. ENGJELL SHEHU
2. FADIL SHYTI,
3. GANI S.DEMJAHA,
4. HAMDI NUHIJU
5. JETON KELMANDI,
6. KEZE(KOZETA) ZYLO
7. KOLEC TRABOINI ( Pendelkalteri )
8. MERDANA KELMENDI
9. MONA AGREGORASIN,(BOSTONI)
10. NAMIK M.SHEHU
11. RAJMONDA MOISIU
12. XHAFER SYLA,
13. VITOR STEFA-LEKA,

Kështu që Flori Bruqi me mendjen e tij të ndalur që në kohën e komunizmit,shpalli veten,ushtarak e spiun,mjek e letrar e edhe aktivist në vetvendosje,por NUK ËSHTË ASGJË TJETËR VEQSE NJË SPIUN I SERBISË QË KA PËRFITUE NGA BEOGRADI NJË DIPLOME TË DIF-IT!
Flori Bruqi,me ndihmësit e tij, muarr guximin të kërcënojë me likuidim fizik në emër të AKSH-ës e FBKSH-ës këta njerëz:

1) Bahtir Hamzën,
2) Engjell Shehun,
3) Krenar Gashin,
4) Sali Bashoten,
5) Sami Lushtakut,
6) Zenun Qelajn etj.

Duke e parë idiotizmin e Flori Bruqit u diferencuan këta intelektualë:

1) Avdullah Konoshevci,Prof.
2) Bahir Hamza,poet,
3) Bedri Zahiti, Dr.
4) Gafurr Adili,”zëdhënës i FBKSH”
5) Kadri Mani, Prof.
6) Xhafer Syla,Mr.

Flori Bruqin errësira e urrejtjes e verboi ,pa menduar gjatë pëdhosi shumë shqiptar, emra të njohur të letërsis shqiptare të mediave dhe poashtu edhe figura të shquara të kombit tone e të huaj, këta janë:

1) AVDULLAH KONOSHEVCI
2) ABDULLAH SELMANI
3) ARBANA XHARRA
4) BAHTIR HAMZA,
5) BEDRI KASTRATI,
6) BESNIK KASTRATI NGA GJAKOVA,
7) BESNIK KASTRATI NGA PEJA,
Cool BESNIK KRASNIQI,
9) BESNIK MATOSHIN
10) CASEY COOPER JOHNSON
11) EKREM KASTRATI,
12) ENVER HASANIN
13) FAIK ISPAHIU
14) FADIL GASHI,
15) FATOS KASTRATI,
16) FISNIK KASTRATI
17) ILIR KASTRATI,
18) IRHAN JUBICA
19) ISUF DEDUSHAJ
20) JETA XHARRA
21) KRENAR GASHI,
22) KRENARE MALOKU
23) LENDITA AZIZI
24) LUAN KRASNIQIN
25) MUHAMET HAJRULLAHU
26) NEHAT HASANIN,
27) NEZIR MYRTA,
28) NORA HASANI
29) RAMI MISLIMI
30) REXHEP KASTRATI
31) SALIH BASHOTA,
32) SEFEDIN KASTRATI ,
33) SYZANA FIRZA
34) SHANI KASTRATI,
35) UKE LESHI,(JUSUFAJ).
36) VISAR KASTRATI,
37) ZEKERIA CANA,
38) ZENUN ÇELAJ,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Rrahim SADIKU : Shpirt dhe mendje e cekur Empty
MesazhTitulli: Re: Rrahim SADIKU : Shpirt dhe mendje e cekur   Rrahim SADIKU : Shpirt dhe mendje e cekur EmptySun Mar 30, 2008 7:04 am

ÇKA PËRFITOI FLORI BRUQI NGA KJO MARATONË E SHPIFJEVE!

Duke fyer rëndë nderin e personaliteteve autoritative,Flori Bruqi reflektoi theksueshëm pamaturinë e tij personale në rrafshin imagjinar dhe qartë vizualizoi qëllimet e tija për të hyrë në bërthamat e veprimtarive operative që luftojnë për ardhmërinë e ndritshme gjithëpopullore,me të vetmin qëllim ,raportimin dhe shembjen e rinisë dhe patriotëve shqiptarë!


ASGJË PËRPOS TË SË VËRTETËS


Me intervenim nga Beogradi Flori Bruqi u fut në lidhjen e shkrimtarëve,dhe aty vazhdoi aktivitetin e tij,dmth,prej vitit 1975-1999,ku përgjatë kësaj kohe kishte qenë mjaft aktiv për shërbimin sekret serb.
Përgjithsisht Flori Bruqi nuk është vetem,me te janë shumë që sot flenë të qetë,dhe nuk kanë ndërgjegje që i brenë për punët e pista që kanë bërë, vetëm të përfitojnë diploma e banesa, dhe pse shqiptarët e zgjedhur ,patriotë e të dijshëm,puntorë e udhëheqës,student e fshatarë,këngëtar,poet e mërgimtarë u kalben në burgjet e Serbisë e të Kosovës,shumë fëmijë mbeten jetima nga likuidimet e prindërve të tyre,tinzisht e haptas.
Mbas vitit 2000,u shpalosën dosjet e bashkpuntorëve të UDB-es dhe aty në mesin e UDB-ashëve ështe Flori Bruqi,Këto u shpallën në media elektronike e të shkruara!
Emri i Flori Bruqit spiun i UDB-es tani është i njohur për opinionin,dhe në një artikull të gazetës Shkodra,Irhan Jubica,zbulon maskarallyqet e Flori Bruqit,pastaj web faqet si në student info,prishtina team,forumi shqiptar,albanianhub-ch,e shumë e shumë të tjera,ku Flori Bruqi duke quajtur veteveten “gjeni” në mënyren komuniste iu kundërvye të gjitha faqeve,me shpifje e gënjeshtra,dhe më në fund të gjitha faqet shqiptare më të priviligjuarat në internet e përjashtuan,dhe e emëruan “Flori Bruqi manjakun e internetit”

Me këtë fragment nga artikulli i znj.Keze(Kozeta)Zylo,shumë i qëlluar dhe i titulluar:” Kritiku “mik”, po e demton se tepermi edukimin e shijeve estetike te lexuesit.” Shkëpusim fjalët e kryetarit Amerikan te viteve 1801-1809,pikërisht në Deklarimin e pavarsisë së Amerikes kishte thënë:” Asgje nuk mund ta ndalojë një burrë në këtë Planet për konceptet e drejta që ka për arritjen e qëllimit të tij, por nga ana tjetër asgjë nuk mund ta ndalojë një burrë në këtë Planet për konceptet negative që ka, por do të ndalohet, në arritjen e qellimit të mbrapshtë të tij".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Rrahim SADIKU : Shpirt dhe mendje e cekur Empty
MesazhTitulli: Re: Rrahim SADIKU : Shpirt dhe mendje e cekur   Rrahim SADIKU : Shpirt dhe mendje e cekur Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Rrahim SADIKU : Shpirt dhe mendje e cekur
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Një shpirt i tretur në 1300 kodra të Shqipërisë
» vargjet qe ju ngelin ne mendje...
» Femrat pyesin, mashkujt përgjigjen...

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: