Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 KRENARI ËSHTË TË JESH NACIONALIST?!

Shko poshtë 
5 posters
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRENARI ËSHTË TË JESH NACIONALIST?! Empty
MesazhTitulli: KRENARI ËSHTË TË JESH NACIONALIST?!   KRENARI ËSHTË TË JESH NACIONALIST?! EmptyMon Mar 31, 2008 3:42 am

30.03.2008: Nga të gjitha fjalët e terminologjisë së popullarizuar politike, gjithnjë më ka pëlqyer termi NACIONALIST, e veçanërisht NACIONALIST SHQIPTAR.



Ta dush veten si popull, të ndjehesh krenar për atë çka je dhe të angazhohesh në drejtim të realizimit të synimeve kolektive të etnitetit tënd, në asnjë mënyrë nuk nënkupton urrejtjen ndaj të tjerëve, por, përkundrazi, është cytje e natyrshme në drejtim të ngritjes së vetes kah e lartësuara e përgjithshme gjithënjerëzore.
Nderimi i vetvetes përherë rrezaton siguri dhe sinqeritet, dhe kjo gjendje regjistrohet qartë edhe si shprehje e respektit ndaj të tjerëve.
Pa ushtruar ta dashurosh veten, si mund të dish t’i duash të tjerët? Më thoni, a nuk është e vërtetë kjo?
Nëse me bindje të fortë do të kultivojmë një dashuri të shëndoshë ndaj vetes, atëherë s’ka dyshim se edhe të tjerët do të na duan ne dhe ne ata.
Mbivlerësimi i të tjerëve dhe dyshimi i formuar ndaj vlerave vetjake, në asnjë mënyrë nuk është altruizëm, apo internacionalizëm, por një nxitje e shkaktuar nga kompleksi i vlerës së ulët, shprehur si nihilizëm paranoid.
Nëse kuptimin e nacionalizmit e analizojmë më thellësisht, aty kurrsesi nuk do të vërejmë mangësinë e altruizmit; përkundrazi, kjo ndjenë e dashurisë ndaj vetes dhe vlerave vetjake do të reflektojë sigurinë dhe mirëbesimin edhe më të madh në raportet tona me të tjerët.
Me keqardhje duhet të konstatoj se shumica prej nesh, e veçanërisht mjaft intelektualë, publicistë, politikanë dhe të tjerë, qëllimisht apo nga lajthimi, nocionin nacionalizëm, në përdorimin praktik, e orientojnë kah domethënia e SHOVINIZMIT, i cili, në fakt, ka të bëjë me një egocentrizëm kolektiv të shfaqur në trajtën më reaksionare dhe më të shfrenuar, që shpreh një kolektivitet i cili shpall epërsinë e vet mbi popujt tjerë, duke nxitur e ndezur armiqësitë, grindjet dhe urrejtjet ndërmjet kombeve e racave të ndryshme.
Paralelisht me nocionin nacionalist, në publicistikën tonë të përditshme hasim edhe në një term tjetër, PATRIOT, që, në shikim të parë, na duket se kemi të bëjmë me sinonimin e të parës. Por, edhe pse në esencën e domethënies së këtyre dy fjalëve është “brumi” i njëjtë, ato patjetër duhet dalluar si dedikime me kuptime logjikisht të ndryshme, sepse nacionalizmi shpreh bindjen e thellë të ndjenjës së krenarisë ndaj përkatësisë vetjake kombëtare dhe është tërësisht e natyrës emocionale. Ndërsa, në anën tjetër, patriotizmi, përveç anës emocionale si bindje, nënkupton edhe veprimin konkret të angazhimit në këtë drejtim. Pra, të jemi më pragmatikë: nacionalistët tregohen në bindje, ndërsa patriotët në veprime. Andaj, vetë fakti se këto dy nocione si domethënie mes vete kanë lidhshmëri koherente, patriotizmi tregohet si niveli më i lartë i nacionalizmit të kurorëzuar në veprim.
Me qëllim që t’i kemi sa më kuptimplote këto dy shprehje reciprokisht të ndërlidhura mes vete, është e paevitueshme të mos i përmendim edhe dy “surrogate“ terminologjike, që në praktikën e teorisë politike kanë të bëjnë edhe me dy domethënie të reja konkretizuese: “patriotizmin dhe nacionalizmin ekstrem”.
Nisur nga një logjikë e përgjithshme se çdo bindje apo veprim i tepruar mund të kalojë në formën e shprehjes së saj ekstreme, edhe nacionalizmi dhe patriotizmi mund të kenë kuptimet e veta të skajshme. Por, nëse këto nocione i trajtojmë në kornizat e tyre të veprimit hapësinor - kohor, atëherë ato nuk duhen të konsiderohen aspak si të dëmshme. Bile-bile, në momente të caktuara, edhe tepër të nevojshme. Në fakt, kemi të bëjmë vetëm me një interpretim të aplikuar gabimisht, i cili, varësisht prej vendit dhe momentit të përdorur, devijon në drejtim të domethënies së shovinizmit.
Një mundësi e shfaqjes së nacionalizmit dhe patriotizmit ekstrem tek ne shqiptarët, do ta kushtëzojë vetëm ekstremiteti i rrezikimit të qenies sonë kombëtare dhe agresiviteti i shprehjes së saj, në rend të parë, në planin regjional hapësinor (varësisht nga raportet ndërfqinjësore ), dhe nga ana tjetër, varësisht nga politikat globale dhe qëndrimit ndërkombëtar ndaj nesh.
Në kuadrin e ngjasimeve të gabuara të praktikës terminologjike, në këtë kontekst na paraqitet edhe një term tjetër- FASHIZMI, i cili, gjatë definimit të shkallës dhe intensitetit të përcaktimit të një nacionalizmi, shpesh përdorohet nga ana e teorisë analitike.
Fashizmi është ideologji në thelb tërësisht shoviniste e instaluar në organizimin shtetëror si sistem dhe i ngritur mbi principet e mbivlerësimit të vlerave vetjake. Pra, sikurse cekëm tek nacionalizmi që ishte si bindje dhe patriotizmi si veprim, edhe në këtë rast do t’i kemi dy kuptime: shovinizmin si bindje dhe fashizmin si veprim. Pra, fashizmi ndërtohet mbi bindjet shoviniste dhe në praktikë shprehet nga pozitat e pushtetit të instaluar mbi këto baza ideologjike.
Pozicionimi i shqiptarëve pa marrë parasysh nivelin e nacionalizmit dhe patriotizmit të tyre, kurrë dhe në asnjë mënyrë nuk mund të arrijë shkallën e fashizmit, sepse ajo në thelb nuk është shoviniste dhe luftën, që është edhe një karakteristikë e fashizmit, do ta përdorë vetëm si kundërpërgjigje gjatë rrezikimit eventual të integritetit të vet qenësor dhe territorial.
Sot, të gjitha popujt e botës me shtetësi të instaluara funksionale, gjatë rrjedhave historike të evoluimit të tyre, i kanë kaluar fazat vetjake të nacionalizmit dhe patriotizmit edhe më ekstrem. Kjo tendencë, edhe pse sot na duket si sipërfaqësore, në këto shtete quaja moderne, ende nuk është zhdukur në tërësi, por vetëm është transformuara në një kahje tjetër.
Meqë, praktikisht, këto shtete e kanë të instaluar shtetësinë e vet me të gjitha elementet e funksionimit të përsosur, dhe ata, në kuptim klasik të fjalës, nuk ndjejnë më ndonjë kanosje ndaj qenësisë së tyre nacionale. Në këto rrethana, nacionalizmi dhe patriotizmi i tyre është i orientuar në drejtim të zhvillimit dhe prosperitetit shoqëror-politik dhe ekonomik të etnitetit vetjak.
Patjetër se, dikur, edhe nacionalizmi dhe patriotizmin ynë, do t’i ngjasojë këtyre shteteve, por vetëm kur edhe ne ta arrijmë nivelin e plotë të sovranitetit tonë kombëtar, dhe si të mëvetësishëm, përmes vullnetit tonë të lirë, mund t’i shkrijmë disa elemente të këtij sovraniteti edhe në emër të integrimeve të paevitueshme evropiane dhe internacionale që janë në zhvillim e sipër. Andaj, elementet e nacionalizmit dhe patriotizmit ekzistojnë tek çdo popull, por, mënyra, forma, cilësia dhe kahja e shprehjes së tyre, varen nga vetë realiteti konkret i gjendjes së atij populli.
Ne sot, në asnjë mënyrë nacionalizmin dhe patriotizmin tonë nuk duhet krahasuar me modelet e shteteve të ndryshme të zhvilluara, por me përkushtim të plotë duhet punuar në drejtim të ngritjes sa ma të madhe të kësaj ndjenje tek masat tona.
Arsyet dihen: ne ende nuk jemi të lirë, ne ende nuk mund të vetëvendosim për fatin tonë dhe ne ende nuk e kemi në funksion shtetin me kuptimin e plotë të fjalës!
Nacionalizmi i mirëfilltë shqiptar dhe normalizimi i botëkuptimit në raport me të tjerët, do të ketë edhe sprova nga më të ndryshmet.
Pa marrë parasysh cilësimet që do të bëhen, me këtë rast për qëndrimet tona nacionaliste dhe patriotike nga qarqet e ndryshme ndërkombëtare, e posaçërisht si më agresive, ato do të vijnë nga Serbia, këmbëngulësia jonë në këto principe, patjetër do ta neutralizojë këtë botëkuptim të gabuar dhe me kohë ajo do të promovohet si një çështje standarde e realitetit të ndryshuar të një qasjeje tjetër ndaj saj.
Edhe pse, kohën e fundit, kultivojmë shpresën se së shpejti do ta kemi njëfarë pavarësie të Kosovës, siç po na shkojnë punët, nuk do të jetë bash ashtu. Në këtë moment tejet të rëndësishëm për ne, duhet ta dimë patjetër se çfarëdo qoftë ky status i ardhshëm, Kosova do të kufizohet me Serbinë, e cila gjenetikisht është dhe mbetet një shtet shovinist dhe antishqiptar. Ajo kurrë nuk ka hequr dorë dhe as që do ta bëjë këtë ndonjëherë në synimet e saja për rikolonizimin e Kosovës.
Duke pasur për bazë këtë realitet, ne si shqiptarë edhe në të ardhmen patjetër duhet punojmë në drejtim të përmbarimit të qëllimit tonë të fundit: bashkimin e të gjitha tokave të shkapërderdhura shqiptare në një shtet të natyrshëm dhe unik.
Tek atëherë, në Ballkanin e trazuar do të kemi një balancë të forcave kundërthënëse e cila do të bëhet pretekst i fortë që Serbia të heqë dorë nga këto plane të errëta kolonialiste ndaj trojeve shqiptare. Po ashtu, në këto rrethana të rikrijuara, edhe nacionalizmi dhe patriotizmi shqiptar vetvetiu do të evoluojë kah prototipet si të shteteve ekzistuese moderniste.
Dhe për fund, me plot të drejtë mund të konstatojmë se nacionalizmi dhe patriotizmi shqiptar na nevojiten ende dhe për një kohë të gjatë. Prandaj, kurrë të mos ngurrohemi të jemi ata!


Adnan Abrashi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

KRENARI ËSHTË TË JESH NACIONALIST?! Empty
MesazhTitulli: Re: KRENARI ËSHTË TË JESH NACIONALIST?!   KRENARI ËSHTË TË JESH NACIONALIST?! EmptyTue Jun 24, 2008 12:09 am

"Dhe për fund, me plot të drejtë mund të konstatojmë se nacionalizmi dhe patriotizmi shqiptar na nevojiten ende dhe për një kohë të gjatë. Prandaj, kurrë të mos ngurrohemi të jemi ata!"

Jo për një kohë të gjatë ,por perjetë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhavo_
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
xhavo_


Male
Numri i postimeve : 782
Registration date : 20/03/2008

KRENARI ËSHTË TË JESH NACIONALIST?! Empty
MesazhTitulli: Re: KRENARI ËSHTË TË JESH NACIONALIST?!   KRENARI ËSHTË TË JESH NACIONALIST?! EmptyTue Jun 24, 2008 12:31 am

Nacionalizmi do të na izoloj si komb. Patriotizmi është shkalla më e lartë e sakrificës për te drejtën e të vertetën. Ka një dallim shumë esencial mes ketyre dy termave: nacionalizmit dhe patriotizmi!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

KRENARI ËSHTË TË JESH NACIONALIST?! Empty
MesazhTitulli: Re: KRENARI ËSHTË TË JESH NACIONALIST?!   KRENARI ËSHTË TË JESH NACIONALIST?! EmptyTue Jun 24, 2008 12:51 am

Besoj se kombit shqiptar i duhet me shume se kurrë nacionalizmi ,kuptohet jo nazionalizem ideologjishë por duke parë rrethanat dhe poziten gjeografike ku populli shqiptar gjendet në mesin e një fqinjësie të keqe ku me shekuj e shekuj pati përpjekje për eliminim të vlerave nacionale-kombëtare shoqërore,historike po ashtu përpjekjet për eliminim ose asimilim të kombit shqiptar besoj se kjo arsyetohet .. ( nëse nuk jam keqkuptuar ) .

Të kuptohemi jo racizem

Po citoj :
"Me keqardhje duhet të konstatoj se shumica prej nesh, e veçanërisht mjaft intelektualë, publicistë, politikanë dhe të tjerë, qëllimisht apo nga lajthimi, nocionin nacionalizëm, në përdorimin praktik, e orientojnë kah domethënia e SHOVINIZMIT, i cili, në fakt, ka të bëjë me një egocentrizëm kolektiv të shfaqur në trajtën më reaksionare dhe më të shfrenuar, që shpreh një kolektivitet i cili shpall epërsinë e vet mbi popujt tjerë, duke nxitur e ndezur armiqësitë, grindjet dhe urrejtjet ndërmjet kombeve e racave të ndryshme. "

edhe mua do me vinte keq nëse shihet në këtë aspekt
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhavo_
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
xhavo_


Male
Numri i postimeve : 782
Registration date : 20/03/2008

KRENARI ËSHTË TË JESH NACIONALIST?! Empty
MesazhTitulli: Re: KRENARI ËSHTË TË JESH NACIONALIST?!   KRENARI ËSHTË TË JESH NACIONALIST?! EmptyTue Jun 24, 2008 1:08 am

Nacionalizmi dhe racizmi janë gati e njejta gjë, vetëm se ndryshojnë përmasat. Perderisa racizmi ndanë njerëzit në grupe me numër te vogel por me pjestar të shumtë, nacionalizmi i ndanë në grupe te shumta më me pak pjestarë. Shqiptarët historikisht i ka shquar patriotizmi, dashuria për atdheun, për lirinë, për të drejten, te vertetën, por edhe hakmarrjen e asaj qe ka ndodhur me parë -  te cilat janë qëllimet e patriotizmit; ndërsa nacionalizmi fillon nga ideja e urrejtjes ndaj një populli tjetër, superioritetit dhe dëshirës për të pushtuar te tjerët, duke i konsideruar si njerez te dores se dytë, nga grykësia. Lufta jonë, si shembull ajo e e Uçk-së, nuk kanë qenë se ne urrejmë ndonjë popull tjetër, apo gjuhë etj. mirpo ka qenë luftë për liri, për vend, për te drejta njerëzore, për drejtësi, për të vertetën. Nacionalizmi na shpie në izolim ndaj botes. Patriotizmi na fton qe te mbajmë inatë te vazhdueshëm me armiqt, perderisa ata nuk ndryshojnë qendrimin ndaj nesh. Nacionalizmi ne kete pikë është permanent dhe nuk lë hapsirë as paqje, por gjithmonë sheh dallimin; por patriotizmi urren vetëm atë qe te urren, derisa nuk e ndryshon qendrimin e tij. P.sh. nëse Serbia na lë të qetë, ne nuk do te kishim nevoj ta urrenim. Ky është dallimi mes nacionalizmit dhe patriotizmit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

KRENARI ËSHTË TË JESH NACIONALIST?! Empty
MesazhTitulli: Re: KRENARI ËSHTË TË JESH NACIONALIST?!   KRENARI ËSHTË TË JESH NACIONALIST?! EmptyTue Jun 24, 2008 1:17 am

Nacionalizem = Ideologji dhe politik reaksionare e borgjezis se nje vendi ,e cila i vene interesat e veta te ngushta klasore mbi gjithçka ,duke i paraqitur si interesa te te gjithe kombit ,e quan kete me epror ndaj kombeve te tjera dhe ndeze perçmimin e armiqesin ndaj tyre .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

KRENARI ËSHTË TË JESH NACIONALIST?! Empty
MesazhTitulli: Re: KRENARI ËSHTË TË JESH NACIONALIST?!   KRENARI ËSHTË TË JESH NACIONALIST?! EmptyTue Jun 24, 2008 1:23 am

RACIZEM

Teori dhe politike reaksionare ,qe mbeshtetet ne pikpamje antishkencore se racat kane dallime rrenjsore ndermjet tyre ,se ndahen ne raca te ''larta ''e ''te ulta'',dhe se raca me e larte ka te drejt te shtip dhe te shfrytezoje racat e tjera ,perbuzja dhe shtipja e racave te tjera .

Xhavo _

Analizo ç'fare dallimi kane tani Nacionalizem dhe racizem .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

KRENARI ËSHTË TË JESH NACIONALIST?! Empty
MesazhTitulli: Re: KRENARI ËSHTË TË JESH NACIONALIST?!   KRENARI ËSHTË TË JESH NACIONALIST?! EmptyTue Jun 24, 2008 1:28 am

une nuk po citoj më shumë ,shkrimi i mësiperm nga Adnan Abrashi më pëlqeu shume dhe të njejtin mendim kam ..e ka shtjelluar kuptimin më të drejtë për mendimin tim
vazhdim të mbarë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhavo_
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
xhavo_


Male
Numri i postimeve : 782
Registration date : 20/03/2008

KRENARI ËSHTË TË JESH NACIONALIST?! Empty
MesazhTitulli: Re: KRENARI ËSHTË TË JESH NACIONALIST?!   KRENARI ËSHTË TË JESH NACIONALIST?! EmptyTue Jun 24, 2008 1:46 am

Për mua dallimi është vetëm në formë dhe përmasa por jo në përmbajtje dhe cilësi. Nacionalizmi ndanë njerëzit sipas kombeve e popujve dhe nxitë urrejtje mes tyre, racizmi në anën tjetër ndanë njerëzit sipas racave e prejardhjes dhe po ashtu nxitë urrejtje mes tyre. Por patriotizmi ndanë njerëzit sipas parimeve (te drejtës apo te padrejtës, te mires apo te keqes, urrejtjes apo dashurisë etj.) Mirpo nuk duhet harruar fakti se edhe kombi perceptohet krejtësisht ndryshe nga popujt e ndryshëm. 
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rolling
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
rolling


Male
Numri i postimeve : 2086
Age : 31
Vendi : Shqiptari
Profesioni/Hobi : Revolucionar
Registration date : 17/05/2008

KRENARI ËSHTË TË JESH NACIONALIST?! Empty
MesazhTitulli: Re: KRENARI ËSHTË TË JESH NACIONALIST?!   KRENARI ËSHTË TË JESH NACIONALIST?! EmptyTue Jun 24, 2008 1:52 am

xhavo
ky spjegimi yt qe ja ke bere nacionalizmit me shume i pershtatet etnocentrizmit, urrjejtje nda popujve tjere.


nacionalist eshte ta duash popullin tend, nese nje ppopull nuk eshte naconalist atehere ai eshte ne rrezit te asmilohet, dhe ne shqiptaret jemi ne rrezit nga kjo per shkak se i idealizojme te huajt
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

KRENARI ËSHTË TË JESH NACIONALIST?! Empty
MesazhTitulli: Re: KRENARI ËSHTË TË JESH NACIONALIST?!   KRENARI ËSHTË TË JESH NACIONALIST?! EmptyTue Jun 24, 2008 2:08 am

Xhavo _

Une pajtohem plotesishte me mendimin e rolling ka bere shume nje perkufizim te mire per te kuptuar fjalen nacionalist ,e te dallohet nga ajo racist .

respekt rolling
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
xhavo_
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
xhavo_


Male
Numri i postimeve : 782
Registration date : 20/03/2008

KRENARI ËSHTË TË JESH NACIONALIST?! Empty
MesazhTitulli: Re: KRENARI ËSHTË TË JESH NACIONALIST?!   KRENARI ËSHTË TË JESH NACIONALIST?! EmptyTue Jun 24, 2008 2:11 am

Edhe unë pajtohem se aty ka një dallim, por jo esencial. Ai dallim me tepër është për nga forma, përmasat, rrjedhat etj. por jo cilësia. Ato pra dallojnë në diçka, se përndryshe nuk do te perdoreshin dy emra, por vetëm një. Nacionalizmi dhe racizmi kanë lidhje shumë te mëdha mes veti dhe nxisin njëra-tjetren.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rolling
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
rolling


Male
Numri i postimeve : 2086
Age : 31
Vendi : Shqiptari
Profesioni/Hobi : Revolucionar
Registration date : 17/05/2008

KRENARI ËSHTË TË JESH NACIONALIST?! Empty
MesazhTitulli: Re: KRENARI ËSHTË TË JESH NACIONALIST?!   KRENARI ËSHTË TË JESH NACIONALIST?! EmptyTue Jun 24, 2008 2:13 am

eshte e vertete qe shpesh keto dyja perzihen por ketu po flitet per nacionalizmin e vertete
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





KRENARI ËSHTË TË JESH NACIONALIST?! Empty
MesazhTitulli: Re: KRENARI ËSHTË TË JESH NACIONALIST?!   KRENARI ËSHTË TË JESH NACIONALIST?! Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
KRENARI ËSHTË TË JESH NACIONALIST?!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kush eshte krenar qe eshte shiptare
» Perse t'jesh mashkull eshte diçka e bukur.!
» A eshte me mire te jesh femer apo mashkull?
» Perse te jesh femer eshte dicka shum e bukur
» Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ??

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: