Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Ulçera, si mund të frenohen dhimbjet

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Musafir
Vizitor
avatar



Ulçera, si mund të frenohen dhimbjet Empty
MesazhTitulli: Ulçera, si mund të frenohen dhimbjet   Ulçera, si mund të frenohen dhimbjet EmptySat Sep 01, 2007 1:15 am

Ulçera, si mund të frenohen dhimbjet

Personat më të prekur nga sëmundja sëmundja e ulçerës në stomak janë pikërisht meshkujt. Ende nuk dihet shkaku i vërtetë i shfaqjes së saj. Por meqenëse ulçera në më të shumtën e rasteve është e pranishme te personat, që konsumojnë pije alkoolike, mendohet se mund të jetë kjo arsyeja pse ajo është më e përhapur te meshkujt.
Njerëzve që vuajnë nga ulçera në stomak nuk u rekomandohet të pijnë kafe. Konsumimi i saj do të ishte e dëmshme për shëndetin e tyre. Gjithashtu, nuk u këshillohet përdorimi i aspirinave. Njerëzit që konsumojnë alkool dhe që vuajnë nga kjo sëmundje duhet të tregojnë një kujdes të veçantë. Alkooli i marrë me aspirinën ose analgjezikë të ngjashëm rrit rrezikun për gjakrrjedhje nga stomaku.
Mjalti
Një prej mundësive të pakta që përdoret për kurimin e ulçerës në stomak është mjalti. Vetitë e tij kuruese janë të dukshme nëse ai përdoret të paktën 4 lugë çaji mjaltë në ditë. Ky përfundim u bë i ditur pas shpalljes së rezultateve të një studimi të kryer në Zelandën e Re. Në të morën pjesë më shumë se 2000 pjesëmarrës, në të cilin u vërtetuan efektet pozitive të tij. Mjalti kishte në përbërje të tij elementë, të cilët kishin efektë rigjenerues, sidomos te plagët. Ai i pastronte ato dhe i mbronte nga infeksionet e ndryshme. Për kurimin e kësaj sëmundjeje shpesh mjalti mund të përdoret me lëngun e gjetheve të murrizit. Çaji këtyre gjetheve duke u përzier me një sasi mjalti duhet lënë për 24 orë në një enë dhe më pas pihet nga 1 lugë çdo mëngjes.
Lule basani
Lule basani është një nga bimët më të rëndësishme, që rekomandohet për kurimin e ulçerës në stomak. Çaji i përftuar nga zierja e kësaj bime në një përzierje me vajin e ullirit, lihet për rreth 40 ditë në një enë prej qelqi. Kur kjo masë të marrë një ngjyrë të kuqerremtë, atëherë mund të përdoret. Masa e krijuar në formë kremi mund të përdoret çdo mëngjes derisa ajo të japë rezultatin e dëshiruar.
Hudhra
Njerëzit që konsumojnë në masë hudhrën janë më pak të prekur nga sëmundja e ulçerës në stomak. Ky është një nga zbulimet e kohëve të fundit. Ajo ka veti dizinfektuese. Hudhra mund të konsumohet e gatuar, e njomë, por edhe e thatë. Në rastet kur ajo gatuhet, mundësisht jo shumë të butë, por më e mira do ishte të skuqet fare pak për të mos i humbur vlerat e saj.
Një tjetër mundësi që na sjell mjekësia popullore është përzierja e majdanozit, grëmit dhe mustaqeve të misrit.
Lëngu i përftuar nga këto bimë pihet për 5-6 ditë. Pas kësaj përzihet një lugë piper i zi i bluar, 1 lugë sheqer, pak kinë e shtypur dhe vezë e rrahur. Me këtë përzierje bëhen tableta, të cilat pihen nga 3 në ditë. Edhe ky mjekim përsëritet për 6 ditë radhazi.
Detaje:
ALKOOLI
Personat që preken më shpesh nga sëmundja e ulçerës në stomak janë meshkujt. Kjo vihet re sidomos te ata që konsumojnë në mënyrë të rregullt pijet alkoolike. Ende nuk është zbuluar se cilat janë shkaqet.
ASPIRINA
Njerëzit që vuajnë nga ulçera në stomak dhe që janë përdorues të pijeve alkoolike duhet të tregojnë kujdes. Alkooli i marrë me aspirinën ose analgjezikë të ngjashëm rrit rrezikun për gjakrrjedhje nga stomaku.
KAFEJA
Të sëmurëve, që vuajnë nga ulçera në stomak, u ndalohet rreptësisht pirja e kafesë. Nuk u këshillohet të konsumojnë as produkte që kanë në përbërje të tyre kafenë. Konsumimi i saj çon në keqësim të shëndetit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
bovari
Anëtar i ri
Anëtar i ri
bovari


Numri i postimeve : 78
Registration date : 11/08/2007

Ulçera, si mund të frenohen dhimbjet Empty
MesazhTitulli: Re: Ulçera, si mund të frenohen dhimbjet   Ulçera, si mund të frenohen dhimbjet EmptySat Sep 01, 2007 4:12 am

Kjo semundje deri vone nuk dihej nga mjeket.Prejardhjen e ka nga ballkani dhe si arsye ne baze te kerkimeve te bera eshte perdorja e miellit te misrit.Dhe ka faktore qe ndikojne sepse mund te jene nervore dhimbjet qe fillojne ne ne fillimi e brinjes se fundit dhe mbaron deri prane shtylles kurizore.
Ka ulçer te fshehur e cila kur provokohet e mundon individin.
Ka edhe gastrit i cili demton muret e stomakut.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ulçera, si mund të frenohen dhimbjet
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» KOSOVA GJITHÇKA MUND TË JETË, POR JO...
» A do ekzistojë Maqedonia si shtet?
» Kafeja, ja përse mund ta pimë
» Si mund të humbni peshë të tepërt
» Si mund Tibeti te çlirohet nga Kina.!!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shëndeti-
Kërce tek: